2019-09-16

Ka jetë edhe pas 6 tetorit 2019.

Fushata para zgjedhore është jetike për subjektet politike. Por, mbi të gjitha, do duhej të ishte jetike ruajtja e njerëzisë mes politikanëve dhe partive politike.

Ka jetë edhe pas 6 tetorit 2019. 

Edhe pas 6 tetorit  2019 sërish kemi me jetu në këtë Republikën tonë,që quhet Kosovë. 

Sërish do ta shohim në sy shoqi-shojin.

Flori Bruqi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka informacione dhe njohuri për vrasjen e gjashtë serbëve në Pejë në vitin 1998, për të cilën gjë, siç ka thënë ai, askush nuk është përgjigjur.


Më 14 dhjetor 1998, dy persona të maskuar kanë hyrë në kafenën “Panda” dhe kanë vrarë nxënësit e shkollave të mesme: Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetisllav Ristiq, Dragan Trifoviq, Vukosav Gvozdenoviq si dhe studentin, Ivan Radoviq.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , më dt. 1.11.2018 ka thënë : 

“Kam informacione dhe njohuri, por autoritetet tona përgjegjëse janë në kërkim të dëshmive të plota që ky krim i tmerrshëm të zgjidhet. 

Sa i përket Serbisë dhe mua personalisht, prindërit e viktimave mund të jenë absolutisht të bindur se nuk do ta fshehim të vërtetën pavarësisht se kush është ai që ka marrë pjesë në këtë krim të rëndë, qoftë shqiptar apo serb”, ka thënë Aleksandër Vuçiq .

Aleksandër Vuçiq  ka thënë se ai është i pari që ka mbledhur kurajë për të folur për këtë çështje dhe se “nuk brengoset për rrezikun që ka marrë”.

2019-09-15

Ismail Xhaferi: Metamorfozë kameleonësh


Image result for opozita e re
Gjithë jetën e kam dredhur,
Kurrë nuk m’u skuq fytyra,
Se në vendin e fytyrës,
Kam një maskë me disa ngjyra.

Gjithë jetën dredharak,
Pa bërë zhurmë e pa bërë zë,
U kam bërë qejfin të gjithëve,
Me të gjithë e me asnjë.

Që në luftë unë e nuhata,
Së “Balli”” nuk kish derman,
Ndaj në fund ika nga “Balli”
Vura yllin partizan.

Dhe kështu e nisa kthesën,
Natë e ditë shaja ballistët,
Bëja nami mbi kulakët,
Bëja dërmën mbi zogistët.

Pas luftës sërish në ballë,
Idhull kisha komunizmin,
Bëja be edhe rrufe,
Se vdisja për socializmin.

Në çdo hap e në çdo ditë,
Mendoja për këtë kokë,
Të më besonte partia,
Spiunoja ndonjë shok.

Ndërsa groposja të tjerët,
Shkoja jetën bukuri,
Nja 10 veta i dërgova,
Në Burrel e Shën Vasi.

Dhe si sekretar partie,
Unë punova pa ngurim,
Luftë e kasave prej meje
Mori hov edhe zhvillim.

Bëja letra nëpër zyra,
Dhe s’e prishja terezinë,
Informoja udhëheqjen,
Se kush shante qeverinë.

Por të jem pak i sinqertë,
Më shkoi jeta nëpër kthesa,
Së unë nuk kam ideale,
Por kam vetëm interesa,

Ja kështu i shtyva vitet,
Krejt rehat e nëpër zyra,
Si e donte muhabeti,
Jo me një, po dhjetë fytyra.

Ja kështu më shkonte jeta
Vigjëloja ditë e natë,
Dhe tesrën e komunistit,
E kisha kthyer në shpatë.

Në vite e socializmit,
Si unë nuk kishte njeri,
Një dorë përmbi bakllava,
Tjetrën përmbi revani.

Erdhën vitet nëntëdhjetë,
Gjithçka nisi nga fillimi,
Unë i pari ndër të parët,
Thirra “poshtë komunizmi”.

“Poshtë e kuqja, rroftë bluja”
“Poshtë zëri i komunistit”!
Flaka yllin partizan,
Vura shkabën e ballistit.

Prap në zyrë e prapë rehat,
Prap në punë në qejfin tim,
Ata që kisha prangosur,
Vinin më kërkonin ndihmë.

Prap në krye i krekosur,
U dhashë punëve duman,
Ngrysesha me Paskal Milon,
Gdhihesha republikan.

Flak një teser merr një tjetër,
Se ishte bërë deti kos,
Disa vite me Saliun,
Më pas me shokun Fatos.

Eh, sa herë që e kam dredhur,
Asnjëherë merak s’më ngeli,
Nuk të shkon jeta rehat,
Po s’e drodhe si Xhuveli.

Eh, sa herë që e kam dredhur,
Kurrë s’gjendet filli dhe ana,
Ika nga Parti e Salës,
Dhe shkova tek Edi Rama.

Shkuan vitet erdhi ora,
Mora një pension të mirë,
Tani vallen që lashë unë,
Bukur po e heq tim bir.

Shumë të njohur mbledhin buzët,
Flasin fare pa doganë,
Mut i ati, mut i biri,
Mut dhe kush bëri babanë.

Dridhe bir pa le të flasin,
I do ca lajka partia,
Prandaj edhe djali im,
Punon tek Erjon Velia.

Dridhe bir që të hash bukë,
Jo i drejtë, por gjithmonë anës,
Ndaj dhe djali im i vogël,
Punon në bashki në Kamëz.

Dridhe bir si shumë të tjerë,
Ashtu siç bëri babai,
Po s’ishe kameleon
Asnjëherë nuk del në majë.

Dridhe babë, e dridhe bir,
Ky është një zanat i hershëm,
Ndaj dhe në administratë,
S’ka vend për njerëzit e ndershëm.

Gjithë jetën e kam dredhur,
Kurrë nuk m’u skuq fytyra,
Se në vendin e fytyrës,
Kam një maskë me disa ngjyra…

Studimi i shkencëtarëve holandezë që parashikon vdekjen me saktësi të frikshme Një analizë gjaku mund të parashikojë nëse do të vdisni brenda 10 viteve të ardhshme, dhe shifra e frikshme e saktësisë është 83%.





Studimi i shkencëtarëve holandezë që parashikon vdekjen me saktësi të frikshme


Një analizë gjaku mund të parashikojë nëse do të vdisni brenda 10 viteve të ardhshme, dhe shifra e frikshme e saktësisë është 83%. 

Një ekip shkencëtarësh në Holandë zbuluan se duke u bërë matje 14 substancave metabolike në gjak, ata mund të parashikojnë nëse një person mund të vdesë apo jo në 10 vitet e ardhshme.

Shkencëtarët morën të dhëna nga 44.168 persona, nga mosha 18 deri në 109 vjeç. Ata klasifikuan vdekjet e tyre dhe matjet e 226 substancave të ndryshme në gjak, për 17 vite.

Nga këta 44.168 persona, 5512 vdiqën brenda këtyre 17 viteve. Dhe nga 226 substancat në gjak, 14 prej tyre ishin në parametra të ngjashme për 83% të rasteve, ndaj mund të parashikojnë nëse personi do të vdesë në 5 deri 10 vitet e ardhshme me saktësi prej 83%.

Një pjesë e mirë e këtyre substancave nuk janë aspak për t’u habitur, pasi janë tregues të sëmundjeve të zemrës, kancerit e diabetit. 

Të tjera janë po ashtu treguesit e kolesterolit të keq, acidet, albumina e të dhëna të tjera që lidhen me sëmundjet e mëlçisë. Por disa substanca janë risi, si acetoacetatet, të cilat s’ishin lidhur deri më sot me sëmundjet vdekjeprurëse.

Të dhënat janë shumë të rëndësishme për të manovruar kujdesin që duhet të ketë një pacient, e për të vendosur nëse ia vlen apo jo të bëhet një operim i rëndë.

Gjithsesi, të dhënat janë marrë vetëm nga banorë të Europës, dhe nuk është e thënë që mund të vlejnë edhe për racat e tjera.

KADARE: LASGUSH PORADECI, SHKRIMTARI MË I VETMUAR I GALAKTIKËS KOMUNISTE


Image result for kadare me lasgush poradecin
… Më 1944, kur komunistët morën pushtetin në Shqipëri, poeti më i madh i vendit dhe një nga më të mëdhenjtë e kësaj pjese të Europës, Lasgush Poradeci, ishte 45 vjeç. Përveç veprës poetike, që ngjante edhe më luksoze në sfondin disi të ashpër të letrave shqipe, kishte gjithçka tjetër për përhiroren (aureolën) e poetit: Studimet shumëvjeçare në Austri, një lloj prarimi elitar, dy-tri histori dashurie, fejesën me një nxënëse të Institutit “Nëna Mbretëreshë” dhe, kryesorja, një fantaksje, që me pak mirëdashje mund të quhej krisje prej poeti e me pak keqdashje, çmenduri.
Ishte kjo e fundit që, me sa dukej, e shpëtoi. Sunduesit shqiptar do t’i jetë dukur jo fort i rrezikshëm, sidomos në krahasim me shkrimtarët me hije kërcënuese, që e kishin lënë ndërkaq Shqipërinë, si Ernest Koliqi e Mithat Frashëri.
Me kalimin e kohës, terrori forcohej. E bashkë me të etja për pushtet. E pas saj sëmundja e lavdisë. E me të, smira që s’mungon kurrë. Nga shkrimtarët e mbetur prej mbretërisë, dy prej tyre, Dh. Paskon dhe P. Markon, i futi shpejt e shpejt në burg. Më pas, pas prishjes me jugosllavët, me të njëjtin ngut do t’i nxirrte, me shpjegimin se ai s’kishte dashur, por ç’t’i bënte jugosllavëve që kishin ngulmuar! (Stalini s’donte për Mandelshtamin, por ç’t’i bënte Pasternakut!)
Dy të tjerë, Spasse dhe Xoxa, pas një kërcënimi paralajmërues me shkas biografik, u lanë të qetë. Më ngatërrestari i të gjithëve, peshkopi Fan Noli; që e kishte bërë lëmsh Shqipërinë me komplote, kundërkomplote e drama të Shekspirit, për fatin e mirë të tiranit ndodhej në mërgim dhe, i lodhur nga gjithçka, po bëhej gati në moshën shtatëdhjetëvjeçare të hynte si student për muzikë!
Mbetej vetëm Lasgush Poradeci, poeti me hije princi, që e kishte shpallur veten “zog i qiejve”, aq i mënjanuar nga jeta, saqë dukej se do të mjaftonte vetëm një shkelm për ta kthyer prapë atje, midis yjsh, që në të vërtetë ishin dhe titujt e dy veprave kryesore të tij, “Vallja e yjeve” dhe “Ylli i zemrës”.
Ndodhja e një poeti të tillë në një diktaturë komuniste, ngjante si një gabim i stinës. Vendet aleate, Rusia, Hungaria e të tjerë, nuk jepnin shembull kaq të spikatur. Në Rusi për shembull, kishin qenë një grup i përzier, tokësorësh e qiellorësh, Blloku, Majakovski, Ahmatova, Cvjetajeva, Bulgakovi, Pasternaku, që ishin gjendur pak a shumë bashkë. Kurse ky paskësh qenë më i vetmuar se vetmia vetë.
I papërsëritshëm në asgjë, u duk se edhe zgjidhjen e çështjes së tij e gjeti vetë. E përjashtoi veten nga gjithçka, duke ia bërë të qartë paktin tiranit të ri. Ai pakt përmblidhej në dy fjalë: “zëre se s’jam!”.
Kështu ai shestoi atë që u quajt vdekja e tij për së gjalli. Për dyzet vjet nuk do të ndihej askund. Ai e dinte këtë mjeshtëri, ndoshta të vetmen, pas artit. Në kohën e mbretërisë kishte lidhur një pakt të ngjashëm me mbretin Zog. Thelbi ishte i thjeshtë: ti je zog në tokë, unë në qiej. Secili në punë të vet.
Pakti me sunduesin e ri, për çudi, po ecte. Gjëmonin mitingjet nga brohoritjet “Rroftë”! për sunduesin, po aq sa ç’ishte e kundërta: heshtja për poetin. Në vend të rroftë! ishte mos rroftë! Për të mos thënë mos qoftë! E në qoftë se këto do të dukeshin disi të tepruara, puna do të përfundonte te një gjetje disi e mesme: udhëheqësi rroftë! poeti mungoftë!
Ai mungonte aq shumë dhe aq gjatë, saqë një pjesë e njerëzve, për të mos thënë gjysma e Shqipërisë, e dinin të vdekur.
Pakti për një çudi të madhe vijonte. Poeti më i madh i vendit, vazhdonte të rronte me kostumin e vdekjes. Fjala “vdekëronte” u përdor, me sa dukej, për herë të parë për të. Frika nga shkrimtarët e përjetshëm, më i madhi tmerr i çdo tirani, qetësohej prej kurtizanëve të tij. Si mund të ishte i përjetshëm, pa qenë i jetshëm?
Dyshimet megjithatë nuk mungonin. Ishte vërtet i mënjanuar, apo hiqej ashtu? Për çdo rast do të merreshin masat kun-dër tij. Dhe ato u morën: të egra si askund, çnjerëzore.
Si ai që i jep plumbin e fundit viktimës së rrëzuar, për t’u bindur për vdekjen e tij, regjimi shqiptar sajoi një kinse devizë, një maksimë, një klishe: poet i mirë, por njeri i keq!
Janë ca gjëra që ecin në çdo kohë. Çdo vend komunist kishte zyra të veçanta që merreshin me poshtërimin e njerëzve të shquar të kulturës. Shquhej për këtë Gjermania Lindore. Dhe Rusia natyrisht, nëna e të gjithave.
Për Lasgushin pëshpërima më e përhapur ishte kinse çmenduria e tij. Kjo ishte edhe më e lehtë për t’u besuar, për shkak të sjelljeve të tij tepër të çuditshme. Por s’ishte kjo që e dëmtonte, madje bënte të kundërtën. Kurse shpifjet ishin të shëmtuara si për rrallëkënd. Përveç egocentrik, e bënin mosmirënjohës, shpirtkazmë me gruan, shpërfillës e cinik të pashoq.
Sunduesi shqiptar nuk e ka takuar asnjëherë poetin më të madh të Shqipërisë. Pas vdekjes së të dyve, kur u kujtuan se sa turpëruese ishte kjo për tiranin kinse artdashës e frankofil shqiptar, u sajuan me shpejtësi ca shënime ditari të tij, ku të dëshmohej e kundërta: adhurimi për poetin.
Për fatin e keq të tij dhe për fatin e mirë të poetit, ishte një skenë ku të dy personazhet u gjendën përbri njëri-tjetrit si në teatër: bregu i liqenit të Ohrit.
Dihej botërisht se sa i pandarë ishte ky liqen prej poetit. Lidhej me gjithçka të tij, me poezinë, me metaforat e rralla, së fundi me vetë emrin Poradeci, që poeti, duke e marrë prej tij, e kishte shpallur, si të thuash veten, si bir për shpirt i liqenit.
Pikërisht në breg të ujanës së famshme, sunduesi i Shqipërisë e kishte bërë zakon të kalonte çdo vit pjesën më të madhe të verës. Ishin, pra, përbri njëri-tjetrit, disa qindra hapa larg, dhe këtë s’kishte njeri që s’e dinte.
Poeti e kalonte verën pothuajse i vetmuar në “kullën” e tij, siç e quante shtëpizën e vogël jo larg bregut. Dyqind hapa më larg, sunduesi ftonte herë pas here miq, kryesisht anëtarë të Byrosë Politike, gjysma e të cilëve ishin budallenj, por edhe njerëz të kulturës, aktorë nga Korça, për shembull, zyrtarë të rrethit, apo gazetarë a filozofë të huaj majtistë. (Të njëjtën gjë, por me më tepër luks, bënte disa kilometra më tej, në vilën e tij të pushimit, në pjesën jugosllave të liqenit, shemri i tij i përjetshëm, Titoja.)
Pikërisht në këtë skenë idilike, vit pas viti, sunduesi i Shqipërisë deshi t’i tregonte shpërfilljen e tij poetit më të madh të shqiptarëve.
Mbreti Zog, ishte si ishte, më dërgoi dy herë mjekun e tij, kurse ky i tanishmi, as që ka pyetur ndonjëherë jam apo s’jam gjallë.
Këto qenë fjalët që më besoi një pasdite vere në breg të liqenit që mbante emrin e tij.
S’të shoh. Pra s’je. Ky ishte urdhri i diktatorit.
Ky ishte vërtet urdhri, por sunduesi ishte i rremë në sytë e poetit. Ndaj dhe urdhri i tillë do të ishte: i rremë.
Përgjigjja e Lasgush Poradecit ishte ndoshta më e pashembullta në hyllësinë e komunizmit. Në pamje të parë dukej sikur poeti e kishte ulur kryet, duke pranuar mosqenien e vet. Ai kishte veshur kostumin e vdekjes dhe ashtu, si hije, u hoq mënjanë.
Ndërsa vetëvrasja e Senekës kishte vazhduar një natë të tërë, vetëshuarja e Lasgush Poradecit do të zgjaste dyzet vjet. Dyshimet herë pas here rizgjoheshin: është shuar vërtet? Mos po e fsheh kurorën, e bashkë me të skeptrin?
Përgjuesit, ish-shokë të fëminisë, ndonjë arkitekt gjysmë i verbër, apo që hiqej ashtu për ta përgjuar më mirë, nuk i ndaheshin.
Tirani shqiptar duhej të ndiente dehjen e ngadhnjimit; e kishte mposhtur poetin mu në truallin e vet pogradecar e kjo ishte njëlloj si ta kishte mposhtur midis yjsh, banor i të cilit qe shpallur.
Kështu vazhdonte kjo histori, gjersa një ditë, poeti, që prej kohësh pritej të ikte më në fund nga kjo botë, me fjalë të tjera, të vdiste, brenda vdekjes, siç thuhej, dha një shenjë. S’ishte as vjershë kundër shtetit, as mahi a testament, por tjetër gjë: kishte rënë në dashuri.
Ishte mbi 80 vjeç kur ndodhi kjo. Tirani ndërkaq nuk kishte mbushur as 70-të, dhe dihej se prej kohësh u kishte lënë lamtumirën grave.
E kishte marrë vesh vallë? Dhe si e kishte kuptuar? Si sfidë të poetit, si humbje të bastit me të?
Për dashurinë, o Zot
Që shemb një burrë…
Vargjet e ndoshta poezisë më të bukur të tjetrit, të shkruara, me sa dukej, për këtë rast, tingëllonin vërtet enigmatike. Poeti pranonte një rrëzim të tij, një shembje. Dukej sikur i thoshte tiranit: u ktheva në jetë për t’u shembur, por jo prej teje, prej një gruaje.
Në kohën e errët të urrejtjes, ai i qe përkulur dashurisë.
Pyetjes që aq shumë i tmerroheshin të gjithë: ku ishe ti, Adam?, ai mund t’i përgjigjej: sa ishte ai, unë s’isha. Dukej se s’kishte vend për të dy.
Pyetjes tjetër, se ç’bëri aq sa të kujtohej kaq mallëngjyeshëm, do t’i përgjigjeshim ne të tjerët. Ashtu, i pajetshëm, siç ishte, na mbrojti ne të tjerëve prej dufit të herëpashershëm psiko-tiranik, alla Neron. Shkrimtarëve të mëdhenj të vetmuar, iu binte disa herë ky fat i rrallë: ai i rrufepritësit. Etja e tiranit për rrënim, furia e tij, përzier me dehjen që i jepte mposhtja e një princi të artit, përplaseshin e shkriheshin në radhë të parë te ky, pa i arritur të tjerët. Por të tjerët, të shushatur, siç ishin nga tmerri, në vend që t’i ishin mirënjohës, e braktisën në vetminë e tij.
Lasgush Poradeci ishte shkrimtari më i vetmuar i galaktikës komuniste, e ndoshta i krejt planetit. Ne që e donim ishim fare të paktë, jo më tepër se një grimcë rëre në ranishten e pafund të harrimit.
Diktatori vdiq më 1985. Ia kishte lënë, më në fund, vendin, por poetit ende s’po i dilte e ftohta e vdekjes. Më 1986, botuesit tim francez, Claude Durand, që ndodhej në Shqipëri, ia tregova historinë e të parës sfidë të tij, që ishte njëherësh, e fundmja: dashurinë e tij. Atë për një grua. Atë që shembte një burrë.
Novelën “Ikja e shtërgut”, që isha duke shkruar ndërkaq për të, e mbarova me ngut, në mënyrë që Durand-i ta merrte me vete, bashkë me dorëshkrimin e “Hijes” e të “Vajzës së Agamemnonit”.
Lasgushi, ndonëse ishte ende gjallë, s’dinte asgjë, dhe s’do ta merrte vesh kurrë.
Vdiq në vitin 1988, në kohën që në mes të Tiranës po ngrihej shtatorja e diktatorit.
Në dimrin e vitit 1991 shtatorja do të rrëzohej e do të hiqej zvarrë përmes Tiranës. Pak kohë më pas, në breg të liqenit të Ohrit, si një shenjë hyjnore do të ngrihej befas shtatorja e atij që dukej sikur kishte qenë pa jetë tokësore, për ta pasur atë në bronz: Lasgush Poradecit.
Ngrihej si një mrekulli te bregu i liqenit, të cilin ai po e merrte përsëri, pikërisht tek ai breg ku rronte e nuk rronte, ku vdiste e nuk vdiste dot…
E kishte marrë pra, prapë liqenin, dhe pas tij, gjithçka tjetër që kishte humbur. Sepse poetët kanë, veç të tjerash, veçantinë që edhe po të duan të humbin, nuk humbin dot…
(Pjesë nga bisedë me Kadarenë, marrë nga libri “Dosja Bilal Xhaferi” i gazetares Aida Tuci, Onufri, Tiranë, 2014).
Image result for kadare me lasgush poradecin

Kadare dhe të tjerët – në gostinë e shenjtë dhe mistike të krijimit letrar


Image result for mateo mandala

Matteo Mandala

1.

Ky vëllim përmbledh tri ese të famshme të Ismail Kadaresë që u kushtohen po aq kryeveprave të pavdekshme të letërsisë së të gjitha epokave, nga ajo antike (Eskili), në atë mesjetare (Dante), deri te ajo moderne (Shekspiri). Në këtë antologji, për mendimin tim, mund të përfshiheshin edhe të tjera tekste, si për shembull shkrimet për bashkatdhetarët e tij të ndritur, nga De Rada te Lasgush Poradeci, te Migjeni, apo disa faqe kushtuar Homerit, Ovidit, Servantesit, Gogolit, Pushkinit, Kafkës, Folknerit etj., të shpërndara nëpër korpusin e veprave “eseistike” të autorit që tek e fundit dëshmojnë ballafaqimin e tij intim me pararendësit në kërkim të përsosmërisë artistike. Gjithsesi, arsyeja kryesore e përfshirjes së vetëm këtyre tri eseve kushtuar tragjedive të Eskilit, Komedisë Hyjnore dhe Hamletit, nuk është diktuar nga zgjedhje apo interesa editoriale, por nga dëshira për të nderuar qëndrimin kritik dhe idetë e vetë autorit: liria e përgatitësit të vëllimit për ta “zgjeruar” vëllimin i ka lënë vendin – sikurse është e natyrshme të bëhet, të paktën në këtë rrethanë – vullnetit të autorit.
Kadare, në fakt, në një intervistë që i ka dhënë Jorina Shkreta-Kryeziut, jo vetëm që deklaron hapur se “janë tri ese […] më të rëndësishmet: Eskili, ky humbës i madhHamleti, princ i vështirë dhe Dantja i pashmangshëm”, por, duke u rrekur të shpjegojë arsyet e kësaj zgjedhjeje, na ofron njëherazi disa të dhëna paraprake me interes kritik që do t’i rimarrim shkurt më poshtë, sepse na ndihmojnë të krijojmë një vizion më organik rreth poetikës së autorit të tij. Kjo jo vetëm na detyron të pranojmë se para këtyre të dhënave do të ishte e pavend, madje arbitrare, të ndiqej një tjetër rrugë editoriale, por na bën gjithashtu të vëmë në dukje vlerën e vëzhgimeve të Floresha Dados me të cilat pajtohemi plotësisht edhe nga këndvështrimi metodologjik, ku studiuesja e nderuar thekson rolin qendror të eseistikës në lëmin e studimeve kadareane, duke e konsideruar me të drejtë këtë si një gjini strategjike, me kusht që të zhvishet nga përdorimet dhe shpërdorimet e sofizmit post hoc, propter hoc, për t’ia lënë vendin vetëm atyre interpretimeve hermeneutike që mund të shpjegojnë natyrën komplekse të veprës së njërit prej shkrimtarëve më të mëdhenj bashkëkohorë.

2.

Kadare, portret nga Ina Lajthia
Vlera e “leximit” të librave të mirë nuk mund të thjeshtëzohet në konceptin banal të metaforës bajate të dialogut didaktik, të përdorur nga John Ruskin, koncept me të cilin debatoi Prusti duke u mbështetur te Kartezi. Autori i Recherche nuk pajtohej me idenë që leximi të ishte “një bashkëbisedim me njerëzit më të nderuar të shekujve të shkuar që kanë qenë shkrimtarët”, pasi kjo do të thoshte rrafshim i forcës frymëzuese të veprës, pra cenim i asaj aftësie subjektive të lexuesit që i “përpunon” pareshtur veprat që lexon, në funksion të aftësisë krijuese vetjake. Për këtë arsye Prusti mendonte se “Leximi, ndryshe nga bashkëbisedimi, për secilin prej nesh qëndron në njohjen e mendimit të tjetrit, duke mbetur gjithnjë vetëm, pra duke gëzuar forcën intelektuale që na jep vetmia dhe që biseda e prish, duke mbetur të frymëzuar, me shpirtin dhe mendjen në aktivitet të plotë”. Do nënvizuar këtu se edhe Kadare do të ndalet në të njëjtat koncepte të trajtuara prej Prustit. Do ta bëjë thuajse në të gjitha shkrimet e tij me gjykime letrare dhe do ta përsërisë çdo herë që do të ndiejë nevojën për të theksuar karakterin unik të natyrës vetmitare ku mbështetet si shkrimi ashtu dhe leximi, për të theksuar forcën intelektuale që ngjall frymëzimi, deri edhe për të pohuar të drejtën e rastësisë së zgjedhjes së librit që lexohet, pa harruar të drejtën e pranimit të sfidës së madhe dialektike me të cilën të përball vepra letrare “duke të ftuar” të zhvillosh këndvështrimin tënd dhe të përmbledhësh idetë e tua. Këndvështrim dhe ide të cilat, të përpunuara nën prizmin e botëkuptimit vetjak, jo rastësisht i gjejmë të ndërfutura në veprat në prozë që i japin poetikës kadareane vulën e patjetërsueshme dhe tipike të letërsisë së madhe.
Për “leximet autoriale” të Kadaresë nuk është shkruar shumë, ndoshta sepse – siç u tha – shumë prej tyre janë shpërndarë nëpër vepra të ndryshme, ku shpesh nuk bien fort në sy. Kjo nuk ka penguar, gjithsesi, që vëzhgimet e thukëta të disa studiuesve të shquar nga vende të ndryshme të mundësonin ndër vite përvijimin e një profili të qartë të kontributit kritik që ka dhënë autori ynë në zbërthimin e disa kryeveprave botërore siç janë ato të Eskilit, Dantes, Shekspirit, por edhe të klasikëve të tjerë si Homeri, Servantesi apo Kafka. Këta studiues kanë vënë në dukje së kombinimi i dhuntisë narrative me intuitën e një lexuesi të jashtëzakonshëm siç është Kadare nga njëra anë na ndihmon të zbulojmë disa aspekte të fshehta të kryeveprave letrare, nga ana tjetër, duke rrafshuar dallimet kohore dhe hapësinore mes veprave dhe autorëve të tyre, na fton edhe ne, lexuesit e thjeshtë, në gostinë e shenjtë dhe mistike të krijimit letrar. Nga ky këndvështrim për specialistët e fushës “leximet autoriale” të Kadaresë nuk vijnë si një risi. Shpesh shkrimtarët e mëdhenj u kanë dhuruar interpretime të jashtëzakonshme veprave të kolegëve të tyre: Elioti që lexon Euripidin, Danten dhe Shekspirin, apo Kafka që përzgjedh Floberin, Pound që lartëson Joyce-n dhe ky i fundit që nxit mikun  e tij italian Italo Svevo-n, për t’u përmbajtur në shembuj të epokës moderne, janë vetëm episode të famshme të cilat, megjithëse të shkëputura njëra prej tjetrës, përvijojnë përmasën e përafrisë së pashpjegueshme të ideve që tërheqin misionarët e letërsisë duke i shndërruar njërin në bashkëbiseduesin e parapëlqyer të tjetrit. Në vizionin madhështor që Kadare ka përjetësuar metaforikisht te novela Ëndërr mashtruese, parafrazohet, ndoshta pavetëdijshëm, parimi spekulativ mbi të cilin bazohet sistemi filozofik i Hegelit: ashtu si në progresin e njohjes shkencore vlejnë konceptet dhe jo emrat e tyre që i kanë formuluar, ashtu dhe zbulimet në letërsi u përkasin veprave dhe jo autorëve të tyre. Gjithashtu, nuk mendoj se zbuloj ndonjë të re nëse shtoj se në këtë ndërtekstorësi të shoqishoqme, në këtë lojë të pafund gjurmësh që veprat letrare ndërtojnë midis tyre, në këtë kuvend gjithëpërfshirës mes artistësh të të gjitha kohëve, qëndron sekreti i ruajtjes së krijimtarisë letrare, të përmasës së saj kontradiktore johistorike dhe të perceptimit subjektiv që ndjekësit e saj vërejnë në forcën thuajse metafizike të shkrimit.

3.

Eskili
Qëllimi kryesor i këtyre faqeve përjashton mundësinë e ndërmarrjes së një hetimi të dyfishtë: nga njëra anë të një shqyrtimi shterues të stilemave të shumta që Kadare thotë se i ka rikuperuar nga leximet vetjake të veprave të Eskilit, Dantes, Shekspirit dhe kolegëve të tij të shumtë, nga ana tjetër, të vendosjes së tyre përgjatë lakores së ndjekur nga poetika e tij më se pesëdhjetëvjeçare. Të gjithë lexojmë të njëjtat faqe, por nuk i “asimilojmë” në të njëjtën mënyrë dhe, për pasojë, nuk krijojmë të njëjtin vizion, siç mund të bëjnë në fakt vetëm ata që bashkëndajnë misterin e krijimit letrar, perceptojnë sekretin dhe ambiguitetin e tij, njohin zhvillimin e dhimbshëm, dramat dhe madhështitë e fjalës së shkruar artistike, kodet sekrete që e ngrenë, – siç vëren me të drejtë Kadare në lidhje me “gjuhën italiane” të Dantes, – nga kusht komunikimi të zakonshëm në një mjet të fuqishëm përmes të cilit shfaqet sublimja, hyjnorja. Prandaj shkrimtarët janë të veçantë, të gjithë pa përjashtim: mënyra e tyre e “leximit” të historisë së letërsisë nuk është e zakonshme dhe sidomos nuk përkon me po atë kënaqësi leximi që bashkon lexuesit e tjerë, të zakonshëm apo me përvojë qofshin. Shkrimtarët mësojnë nga kolegët e tyre, dhe kur binden se janë gati, përkthejnë në gjuhët e tyre vetjake simbolet universale të letërsisë. I tillë ka qenë edhe rrugëtimi i Kadaresë qysh në moshë të re, qysh kur mbeti i mrekulluar nga leximi i Makbethit dhe nga fantazmat që gjeti aty. Më vonë ato shfaqje joracionale gjetën një shëmbëllim emotiv edhe më të mprehtë, por këtë herë energjia e ndërsyer që buronte nga leximi, hasi në përpjekjen kryeneçe të shkrimtarit për ta shtruar dhe për ta mbrujtur atë sipas mënyrës së vet.
Këtë e dëshmon ky fragment i veprës Pesha e kryqit, ku Kadare duke folur për periudhën rinore kur sapo kishte filluar të merrej me letërsi, përshkruan “përvojën” e vet si lexues i veçantë dhe ia beson pasionet e veta letrare së njëjtës botë që ushqente vitalitetin e tij krijues:
“Nuk ishin vetëm gjetjet që më gëzonin, më shumë se ato ishte natyrshmëria me të cilat iu ngjiteshin subjekteve. Si një thirrje instinktive ato ndillnin format, dhe format shfaqeshin qysh në thirrjen e parë. Kishte edhe raste që më mundonin, më ngatërronin, ma bënin mendjen lëmsh, por kjo ishte një torturë e mrekullueshme. Përpiqesha, për shembull, të gjeja një truall të ri, që bashkë me hapësirën të kishte brenda kohën. Tragjikët qenë përpjekur t’i shkrinin por s’kishin mundur, ndaj në pamundësi të kësaj, si një zgjidhje të përkohshme kishin lënë ligjin e tri uniteteve. Dantja i qe afruar më shumë kurse Shekspiri më pas i qe larguar përsëri. Shekspiri kishte bërë zbulesa të tjera. Zot, ky laborator ishte me mundësi të pafundme dhe ty të vinte të thërrisje si i dehur: unë jam i lumtur, unë kuptoj…”.
Dante

4.

Ky “rrëfim” është i rëndësishëm për disa arsye që po i renditim më poshtë: arsyeja e parë është e natyrës historike, pasi ka të bëjë me shqetësimet, jo medoemos intime, të gjysmës së dytë të viteve ’60, mu në kulmin e krizës që fillimisht përfshiu Kadarenë pas ndalimit të Përbindëshit, ndërsa fill më pas i hapi rrugën ringjalljes së tij intelektuale me përpunimin e romaneve të mëdha që shënuan kufirin pa kthim të vizionit të tij të ri poetik. Qysh atëherë – dhe është kjo arsyeja e dytë, do të thosha, e rrafshit estetik – tragjikët grekëme Eskilin në krye, pastaj Dante i ndjekur nga Shekspiri, u bënë frymëzuesit kryesorë të procesit krijues që do të ripërtërijë laboratorin e shkrimtarit. Aty do të ngjizen tekstet komplekse të romaneve kryesore, të gjithë pjella të një mendjeje përpunuese që prodhonte pa pushim forma, struktura, modele duke i shkëputur nga mishi i vet. Pa iu referuar këtyre tri majave të letërsisë së madhe botërore, nuk kuptohet mrekullia tërheqëse dhe konkretësia stilistike, veçantia gjuhësore e mendimit dhe përmasa ontologjike e realitetit që do ta veshin fjalën estetike të Kadaresë me një forcë narrative unike dhe të patjetërsueshme.

5.

Një arsye tjetër që meriton të merret në konsideratë është ajo që ka të bëjë me botimin, pra me aspektin filologjik. Pikërisht kjo arsye përligj edhe më mirë zgjedhjen e përfshirjes në këtë vëllim të vetëm tri eseve në fjalë. Me shumë gjasa shkrimet e tjera do të na e kishin larguar vëmendjen nga ndikimi që ushtruan mbi prodhimin letrar të Kadaresë autorë si Eskili, Dante dhe Shekspiri në momentet e veçanta kur esetë përkatëse u konceptuan dhe u botuan, çka do të ndryshonte ndjeshëm perspektivën kritike mbi veprat e shkruara përgjatë gjysmës së shekullit që na ndan nga viti 1965. Në fund të fundit, nëse Kadare e ka ndjerë të nevojshme t’ia dorëzojë shkrimit vlerësimet për veprat që kanë ndikuar më tepër në formimin e tij, jo vetëm jemi të detyruar të ndjekim projektin e tij spekulativpor dhe ta dekodifikojmë atë në dritën e rrugëtimit të artit të tij. Vetëm duke i lexuar veprat sipas kritereve sinoptike mund të rrokim plotësisht simbiozën e ndërtekstorësisë për të cilën flasin Bachtin dhe Kristeva: edhe tekstet kanë një histori marrëdhëniesh mes tyre, që duhet respektuar në mënyrën më absolute. Për pasojë, nga këndvështrimi i historisë së shkrimit të eseve do thënë se ato u përkasin periudhave të ndryshme, pra pasqyrojnë një prirje shpirtërore të veçantë të autorit në çastin kur ka vendosur t’i shkruajë ato.
Shkrimi i esesë për tragjeditë e Eskilit, për shembull, i përket vitit 1985; u botua për herë të parë si hyrje e vëllimit të tragjedive që Kadare i përktheu vetë në shqipe, ashtu siç kishte bërë Pier Paolo Pasolini me italishten. Ndërsa pesë vjet më vonë, në 1990, teksti i esesë u botua si vëllim më vete. Nga viti 1990 deri më sot kanë dalë botime të tjera me variante jo pa rëndësi që kanë meritën të dokumentojnë evolucionin e mendimit kadarean si dhe punën e pareshtur kritike që i ka lejuar shkrimtarit shqiptar të rishohë fragmentet më të rëndësishme të variantit të parë dhe, ndonjëherë, të bëjë plotësime me vlerë shpjeguese. Ndër to do përmendur leximi kritik i Homerit, me të cilin më 1999 studiuesi francez i historisë greke antike Pierre Carlier ka komentuar shfaqen e parë ekfrastike në mbarë historinë e letërsisë me vargjet e pavdekshme të këngës XVIII të Iliadës ku përshkruhet parzmorja e Akilit. Pikërisht te ky interpretim i Carlier Kadare ka gjetur një dëshmi të jashtëzakonshme të ritit të gjakmarrjes, e prej këtej ka forcuar bindjen se ligjet zakonore shqiptare mund ta kenë prejardhjen nga lashtësia greke.
Ndryshe qëndron puna me dy esetë e tjera, të cilat pavarësisht varianteve tekstore që hasen në botimet e shumta, ruajnë të paprekur të njëjtën arkitekturë, përmbajtje dhe stil, si për të pohuar ndikimin pozitiv të ushtruar nga kushtet e reja politike të Shqipërisë.

6.

Nga këndvështrimi tematologjik gjatë leximit të këtyre eseve bien në sy referimet e vazhdueshme kadareane për raportin e ndërlikuar mes artit dhe realitetit siç na paraqitet ai te veprat e Eskilit, Dantes dhe Shekspirit, duke respektuar kulturat përkatëse, pra “maskën” e tragjedisë antike dhe konceptin trihapsinor të botës tjetër sipas vizionit katolik mesjetar. Për të mos heshtur për temat që e fusin poetikën kadareane në ujërat e realizmit magjik ballkanik, ku bie në sy motivi i kthimit nga bota tjetër (revenant) dhe funksioni prej ndërmjetësi me botën e përtejme që i jepet “fantazmës”, metaforë që pasqyron historinë dhe që Kadare e përdor në mënyrën e bashkëbiseduesve të tij të mëdhenj për t’u përballuar me të shkuarën duke i dhënë asaj “rol të rëndësishëm për çuarjen e kumteve nga njëra botë në tjetrën”.
Shekspir
E ç’mund të thuhet për rëndësinë që Kadare i jep cilësisë që bashkon këta të mëdhenj të letërsisë kur krijojnë personazhe që i marrin nga realiteti dhe i plazmojnë në përputhje me parimin sipas të cilit është në tagrin hyjnor të shkrimtarëve të jenë njëkohësisht krijues dhe të krijuar, ta shohin veten si personazhe mes personazheve, fantazma mes fantazmave, duke u shndërruar edhe ata vetë në gjysmë të vdekur a gjysmë të gjallë! Ç’mund të thuhet për kërkimin e pareshtur të temave rituale antropologjike, si gjakmarrja, besa dhe mikpritja, të sanksionuara në Kanunin e Maleve, që Kadare e interpreton si pjesë e një trashëgimie më të vjetër dhe më të gjerë ballkanike që rrjedh nga bota klasike greke e Orestit dhe që u shtri në mbarë Europën, deri në viset e ftohta të Jutlandit të Hamletit!
Lista e temave të zhvendosura apo thjesht të “rigjetura” nga Kadareja mund të zgjatet edhe më tej, duke përfshirë aty atë të “dyzimit”, që u shfaq te Hamleti në të njëjtën mënyrë si shpikja shekspiriane e “metateatrit” e cila, nga ana e saj, e shtyu autorin tonë të eksperimentonte arkitektura narrative që nuk u përmbaheshin rregullave të realizmit socialist, pa lënë mënjanë reflektimet e thukëta mbi vlerën e gjuhës poetike, duke filluar me italishten e Dantes e cila, mutatis mutandis, ka të njëjtën rëndësi që i jepet shqipes së sotme letrare, e cila pikërisht me veprën e Kadaresë ka arritur majat më të larta të shprehjes artistike. Një temë tjetër e rëndësishme e marrë nga leximi kritik i të mëdhenjve të letërsisë është çështja e ndërlikuar e raportit mes kohës dhe hapësirës, çështje që gjen trajtim të gjerë në veprën narrative të Kadaresë, por që shkrimtari shqiptar nuk ngurron ta trajtojë me ton analitik duke ndërfutur në esenë kushtuar Hamletit një analizë të skicuar paraprakisht te Ftesë në studio për vargjet e Iliadës që rrëfejnë duelin e pavdekshëm mes Hektorit dhe Akilit rrëzë mureve të Trojës: një analizë që duket se zbaton metodën që përdor Zherar Zhënet për veprën e Prustit, të cilin jo më kot Kadare e mban si shkrimtari që ka pështjelluar në mënyrë të ndërgjegjshme rrjedhën kohore të rrëfimit.

7.

Bazuar në gjithë ç’thamë më sipër, është e pamundur të mos ndikohemi nga forca përfshirëse që frymëzon leximi i këtyre eseve, një lexim që mund ta quajmë “autorial” nëse do të mbërrinim ta ndanim nga leximet e tjera, më të thjeshta dhe të zakonshme, më të cilat tashmë jemi mësuar prej konsumit gjithnjë e më të dobët dhe banal të letërsisë së madhe. Në fakt, nëse ia dalim t’i shpëtojmë këtij kurthi, ndoshta edhe ne mund të marrim pjesë në dialogun e heshtur që zhvillohet mes mendjeve të ndritura të letërsisë qysh prej kohëve homerike. E atëherë ndoshta edhe ne si lexues të zakonshëm do të mund të largojmë dyshimet dhe të davaritim mjegullat mistike që fshehin misteret e letërsisë; më në fund edhe ne do të thërrasim të gëzuar: “Unë jam i lumtur, unë kuptoj…”./exlibris/
Hora e Arbëreshëvet, tetor 2017
Përktheu nga italishtja:
Prof. Dr. Blerina Suta

Paditen mediat që propagandojnë radikalizma, ekstremizma dhe nxisin akte terroriste


Paditen mediet të cilat propagandojnë radikalizma, ekstremizma dhe nxisin akte terroriste

Ka kohë që vazhdimisht dëgjojmë sesi portale, gazeta e adresa false a anonime fyejnë, shpifin, propagandojnë ekstremizma a nxistin akte kriminale, e që nuk janë sanksionuar, nuk janë ndjekur ex officio nga Institucionet kompetente të Republikës së Kosovës.
Më 12.09.2019, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, paditësi Skënder Jashari ka paditur Portalin Koha Islame, Gazetën Impakt dhe një adresë të rrejshme në facebook, për disa shpifje,
fyerje, shkrime nxitëse-shtytëse dhe propaganduese të terrorizmit islamik, me të cilat kanë patur qëllim keqinformimin e besimtarëve musliman në Trojet Shqiptare, prej të cilëve pastaj të
manipulohet ndonjë person, për të kryer a tentuar të kryej akt terrorist kundër Skënder Jasharit, apo sipas gjitha dyshimeve, që të kryejnë akt terrorist agjentët e Serbisë duke ia mveshur
aktin e tillë gjoja shqiptarëve të besimit islam. Siç kishin tentuar edhe në rastin e 27.05.2009, agjentët islamik të Serbisë të kidnaponin e që për pasojë tentuan ta vrisnin, por që pastaj polic
hetues të policisë së Kosovës, të cilët janë identifikuar si agjent të Serbisë, kërcënonin që mos të akuzohej terrorizmi islamik i dirigjuar nga Serbia. Njejtë edhe në rastin e Kërcënimit të Natës së
Pashkëve të 2012, ndaj Skender Jasharit, ku organizata terroriste islamike e Serbisë “ Xhihadi Thërret”, kërcënojnë se “do ia heqnin kokën” etj. Padia për shpifje dhe ofendim e paraqitur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka për qëllim kompensimin material të shkaktuar ndaj viktimës, nga fyerja, shpifja, rrezikimi i jetës së tij, krijimi i shqetësimit serioz dhe kërcënimet konkrete të jetës së tij. Nga Gjykata është kërkuar që:

1. Të urdhërojë ndalimin e shpifjeve, fyerjeve nga Koha Islame, Gazeta Impakt dhe të një adreseje false të facebookut, të bëjnë edhe në të ardhmen;
2. Të urdhërojë që të tërheqin materialet shpifëse dhe fyese që kanë bërë kundër Skender Jasharit si Koha Islame, Gazeta Impakt dhe dhe të një adreseje false të facebookut;
3. Të demantojnë materialet e tilla shpifëse dhe fyese kundër Skender Jasharit dhe të kërkojnë falje publikisht: Koha Islame, Gazeta Impakt dhe dhe të një adreseje false të
facebookut;
4. Të kompensojnë materialisht për gjithë dëmin që i është shkaktuar, shkaku i shpifjeve dhe përmbajtjes kërcënuese dhe nxitëse të akteve terroriste kundër Skender Jasharit, që
kanë bërë Koha Islame, Gazeta Impakt dhe dhe të një adreseje false të facebookut.
Gazeta Impakt dhe Koha Islame, kërkohen që në emër të zhdëmtimit dhe kompensimit të gjithë dëmeve, vuajtjeve, fyerjeve, shpifjeve, kërcënimeve dhe shqetësimeve që i kanë
shkaktuar të gjithë njerëzit shkaku i shkrimeve shpifëse dhe fyese që kanë bërë kundër tij, ta kompensojnë secila në vlerë nga 150.000 (një qind e pesëdhjetë mijë) euro.
Padia dokumentohet dhe faktohet katërcipërisht me prova të cilët shumica kanë qenë publike, shkrimet fyese, shpifëse dhe nxitëse të akteve të terrorizmit islamik të dirigjuar dhe për
qëllim-interes të Serbisë, kundër Skender Jasharit si:
1. Gazeta Impakt, publikon një shkrim fyes, kërcënues dhe nxitës të terrorizmit islamik, gjatë muajit maj 2019, me titull:”Facebook-u mbron faqen ekstremiste Feja e Shqiptarit eshte Europa dhe Skender Jasharin” 1
2. Koha Islame si portal, ashtu edhe faqja e saj në facebook, publikoi dhe shpërndau përmes faqes së saj në facebook. Shkrimin kërcënues, fyes dhe nxitës të terrorizmit
islamik, të titulluar:” Skënder Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në Zelandën e Re!” 2 të publikuar më 06.07.2019.
3. Gazeta Impakt, kopjon shkrimin që ka bërë Koha Islame, të titulluar: “Skënder Jashari, katoliku i Kosovës që imiton terroristin në Zelandën e Re!”, 3 të publikuar më 06.07.2019, duke ndihmuar në shpërndarjen edhe më shumë të shpifjes që ishte bërë kundër Skender Jasharit.
4. Gazeta Impakt, rreth dy javë më parë nga data e 04.09.2019, publikon një tjetër shkrim fyes, shpifës, kërcënues dhe nxitës të akteve të terrorizmit islamik kundër Skender
Jasharit, të titulluar:” Katoliku fashist Gjergj-Skender Jashari sulmon rolin e hoxhallarëve në Luginën e Presheves” 4

5. Gazeta Impakt, publikon një shkrim tjetër fyes, shpifës, kërcënues dhe nxitës të akteve të terrorizmit islamik kundër Skender Jasharit, më 09.09.2019, me titull:” Islamofobi
Gjergj-Skënder Jashari sulmon përsëri: Harruam Europën, për çallmen osmano-islame!” 5
6. Derisa nga një adresë false e facebookut, e emërtuar si “Mirjeta Saiti” nga postimet e saj në facebook, shohim që poston kundër Ramush Haradinaj( duke e akuzuar për anti-islamik), ashtu edhe kundër Arbana Xharrës, kunder një mesueseje të Prizrenit, si dhe kundër Skender Jasharit. Nga komentuesit shihet që më së shumti kundër Skender Jasharit kanë komentuar, sesa kundër Ramush Haradinaj, Arbana Xharrës etj. Madje ka përgatitur fotografinë kërcënuese, fyese, shpifëse dhe nxitëse të akteve të terrorizmit islamik kundër Skender Jasharit, me mbishkrimin: “Ky është islamofobi Skender Jashari katoliku i Kosovës që po përpiqe ta imitoj terroristin e Zelandës së Re” ndërsa poshtë fotos është shkruar: “Çka mendoni ju për të? Dhe Mos hesht. Shpërndaje.” 6
Madje shihet që janë bërë 43 shpërndarje, 10 komente dhe 20 reagime në këtë postim. 7 Mirjeta Saiti, ka disa pastime që i bënë kundër Skender Jasharit, si psh: Gjergj Shqipëria-Skender Jashari shihet në një foto të saj 8 e cila dy herë është shpërndarë. Qëllimi i fotografisë së tillë, është pos fyerjes, kërcënimit, shpifjes edhe nxitja e akteve terroriste islamike kundër Skender Jasharit apo edhe si mbulim aktesh terroriste të Serbisë që do ia ngarkonin pastaj terrorizmit islamik! Shumica e kërcënuesëve, fyesëve janë nga Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, vendet e BE-së( Zvicër dhe Gjermani) por edhe nga Republika e Kosovës. Madje shihet edhe një adresë tjetër e rrejshme, e emërtuar “Ari Ari Zhitia” adresë kjo e cila fyen Nënë Terezën, Skenderbeun, dhe
Skender Jasharin! 9 Fotoja fyese, kërcënuese dhe nxitëse e akteve të terrorizmit islamik kundër Skender Jasharit, e bërë nga “Mirjeta Saiti”, është shpërndarë edhe nga adresa “Ari Ari Zhitia” për 34 herë, madje qëllimisht ka shpërndarë nëpër disa dhjetëra faqe dhe grupe në facebook.
Shpërndarësit e postimeve-shkrimeve fyese dhe kërcënuese të Koha Islame, Gazeta Impakt dhe fotografisë fyese dhe kërcënuese të adresës së rrejshme të facebookut, janë bërë në formë të të grupës dhe në formë të qëllimshme-të organizuar( shih psh: kërkesa e adresës së rrejshme të facebookut që të shpërndahet fotografia; apo veprimi i shpërndarjes së fotos së tillë qëllimisht nga një adresë tjetër false të facebookut që qëllimisht shpërndan fotografinë e tillë). Qëllimisht disa dhjetëra faqe dhe adresa të facebookut, kanë shpërndarë postimet e tilla, me qëllim të fyerjes, kërcënimit dhe nxitjes së akteve terroriste kundër Skender Jasharit. Derisa indirekt në shpërndarjen e materialit të tillë, ndikojnë edhe terroristët islamik të dënuar( p.sh:
B. B. etj) apo hoxhallarë radikal si A. A etj.
Shkaku i këtyre shkrimeve shpifëse, fyese, kërcënuese dhe nxitëse të akteve të terrorizmit islamik kundër Skender Jasharit apo në adresën e tij; kanë shkuar qindëra kërcënime me jetë; i
është rrezikuar siguria dhe jeta tij; pa përfshirë shqetësimet, fyerjet dhe shpifjet e bëra ndaj tij; fotografimet e fshehta; etj. Më shqetësuese janë kërcënuesit në formë të organizuar në disa
grupe, mes tyre shihen edhe një zyrtarë korrektues në Republikë të Kosovës; kërcënues të ngjajshëm me ISIS-in; kërcënime nga njerëz dhe mes tyre në formë të grupës, që vijnë nga vende të ndryshme të rajonit. Këso kërcënimesh, të ngjajshme i kishte patur njejtë edhe në rastin para se t’i ndodhte tentim-vrasja më 27.05.2009.
Derisa gjykata kompetente, në të cilin rast e përfaqësoj Skender Jasharin, presim që t’i kompensohet meritorisht dëmi që i është shkaktuar në çdo aspekt. Derisa siç e konfirmon edhe
Skender Jashari, tashmë ka paraqitur edhe kallëzim penal, ndaj gjithë atyre që kanë shpif, fyer, kërcënuar apo kanë nxitur a tentuar akte terroriste islamike kundër tij.

1 https://gazetaimpakt.com/facebook-u-mbron-faqen-ekstremiste-feja-e-shqiptarit-eshte-europa-dhe-skender-jasharin/
2 http://kohaislame.com/skender-jashari-katoliku-i-kosoves-qe-imiton-terroristin-ne-zelanden-e-re/?fbclid=IwAR1dKcogaaJCYpVlvJbSsZxh3rlEVCXTVOG7H5DmKjE7s9ZMSn-K38dJ3Sg
3 https://gazetaimpakt.com/skender-jashari-katoliku-i-kosoves-qe-imiton-terroristin-ne-zelanden-e-re/?fbclid=IwAR1YOdwZr2ipCJyMRzAQJ7tMg1tsgmmNK_U6JgQEwyrlbpPwfH36SO7y4zU
4 https://gazetaimpakt.com/katoliku-fashist-gjergj-skender-jashari-sulmon-rolin-e-hoxhallareve-ne-luginen-e-
presheves/?fbclid=IwAR28z0CQ46zFwR3PxYkKnMRCk6VmwBZwEaZrZnymqU1RDpshDcd1CgEyq78

5 https://gazetaimpakt.com/islamofobi-gjergj-skender-jashari-sulmon-perseri-harruam-europen-per-callmen-osmano-islame/
6 https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2341734782583144&set=a.1699457336810895&type=3&theater
7 https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2341734782583144&set=a.1699457336810895&type=3&theater
8 https:// https://www.facebook.com/mirjeta.saiti.5/posts/2218808971542393
9 https://www.facebook.com/profile.php?id=100010524258041&__tn__=%2CdlCH-R-&eid=ARAIfHii9UFxzmm8T8IhX3SKkGdk1iXzOGQd7TVfuiVUORK3ubsDHuIrumFy1Neu75U9yfz2orcloqXK&hc_ref=
ARTCXP1ZID6PKMF2JpnYyCh3pjrLLsX3dvtxoe3H_XmWvJTylOq-4KhweW6fP1xAd_0






Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...