Agjencioni floripress.blogspot.com

2019/09/16

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ka informacione dhe njohuri për vrasjen e gjashtë serbëve në Pejë në vitin 1998, për të cilën gjë, siç ka thënë ai, askush nuk është përgjigjur.


Më 14 dhjetor 1998, dy persona të maskuar kanë hyrë në kafenën “Panda” dhe kanë vrarë nxënësit e shkollave të mesme: Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetisllav Ristiq, Dragan Trifoviq, Vukosav Gvozdenoviq si dhe studentin, Ivan Radoviq.


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq , më dt. 1.11.2018 ka thënë : 

“Kam informacione dhe njohuri, por autoritetet tona përgjegjëse janë në kërkim të dëshmive të plota që ky krim i tmerrshëm të zgjidhet. 

Sa i përket Serbisë dhe mua personalisht, prindërit e viktimave mund të jenë absolutisht të bindur se nuk do ta fshehim të vërtetën pavarësisht se kush është ai që ka marrë pjesë në këtë krim të rëndë, qoftë shqiptar apo serb”, ka thënë Aleksandër Vuçiq .

Aleksandër Vuçiq  ka thënë se ai është i pari që ka mbledhur kurajë për të folur për këtë çështje dhe se “nuk brengoset për rrezikun që ka marrë”.

No comments:

Post a Comment

Shpallja e pavarsisë së Kosovës më 17 shkurt të 2008 nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me qendër në Hagë, që përfaqëson gjykatën e nivelit më të lartë të ës  së Kombeve të Bashkuara(OKB), pub...