Ramush Haradinaj flet për programet qeverisëse të Kadri Veselit,Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, gjatë një intervistë të dhënë për medie ka folur për kundër-kandidatët e tij politikë.
Ai ka thënë se premtimet që po bëhen nga ana e tyre janë jo reale.
“Ka një lloj jo realizimi tek oponentët, për shkak se jam në qeveri dhe i di temat dhe mundem me vlerësu premtimet reale.
Kadri Veseli është duke folur për legalizim të objekteve, nuk e di nëse i ka tregu dikush së është aprovuar ligji para një viti, ligji është aprovu në qeveri dhe nuk ka punë për legalizim.
Vjosa Osmani thotë se dua me ç’kap shtetin, me i thanë Vjosës me kanë që e ç’kap shtetin nuk e kishit kap sepse LDK ka qenë pjesë e qeverisë.
Albin Kurti ka fol për ekonomi, gati na ka kthy në kohën sikur në Shqipëri, mendon që duhet me u kthy në një ekonomi komuniste, me i thanë se ka dështu ajo ekonomi në gjithë botën”, ka theksuar ai.
Haradinaj ka thënë se pas zgjedhjeve nuk synon që të krijohet formula e njëjtë e qeverisë.
“Synoj qeveri më të mirë, qëllimi qeverisës është të mos krijohet ekipi i njëjtë. Fakti që kam shkuar zgjedhje kështu është që synojë tjetër qeveri, nuk është mirë të vazhdohet qeverisja e njëjte nëse partitë e njëjta rikthehen në qeverisje është vështirë për Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.
Ramush Haradinaj ka folur edhe për tema tjera të rëndësishëm si dialogu dhe taksa.
Ai ka thënë se partitë tjera nuk kanë pozicion të qartë sa i përket dialogut, dhe se deri tani procesi i dialogut ka qenë jo transparent.
Gjithashtu ai ka pohuar se taksa 100 për qind duhet të mbetet deri në njohje dhe marrëveshja me Serbinë duhet të ndodhë brenda kufijve ekzistues.
Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për historikun e çështjes se taksës 100% ndaj produkteve serbe.
Veseli në Zonën Zgjedhore tha se partnerët e tij e lanë ”në lloç’‘, kur SHBA-të e kërkuarn suspendimin e taksës për 120 ditë, njofton Klan Kosova.
”Ku të janë SHBA dhe BE do të jem unë si kryeministër. Si frikohem asnjë ballafaqimi me Serbinë”.
”Qëndrimi ynë për taksën. Kam bërë një mund shumë të madh. Nuk kanë qenë mirënjohës. Me SHBA-të e kam ofruar opsionin”.
”Historia e taksës e dini si ka vepru. Kanë kërkuar amerikanët 120 ditë suspendim. Suspedimin e kam vendosur në të shkruar me amerikanët. Jam gëzuar kur e kanë pranuar partnerët amerikanë. Kam mbetur në lloç. Ani mirë, mendon që më ka skuq mua, e ka dëmtuar Kosovën e ka dëmtuar veten”.
”120 ditë kanë kërkuar amerikanët suspendim pastaj kalim në reciprocitet kam kërkuar unë ma kanë pranuar. Kam qenë njeriu më i lumtur. Qoftë në mallra qoftë në struktura paralele e meriton 1000% taksë, por këtu ka lidership shtetëror unë jam me SHBA-të sepse Kosova ka nevojë për partnerë të tillë”.
Albin Kurti: Për bashkim me Shqipërinë nuk duhet hequr qafe një pjesë të territorit
Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpjegoi shkurtimisht se si e imagjinon të ardhmen e Kosovës si kryeministër në një intervistë për gazetën sllovene Delo.
Ai tha se Kosova duhet të krijojë marrëdhënie edhe më të afërta me Shqipërinë.
“Ne duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ne kemi dy shtete, por jemi një komb. Ne nuk mund të harrojmë se kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë dhe Serbisë, ai nuk është kufiri shqiptar”, tha Albin Kurti për gazetën Delo.
Kurti, po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës është një histori suksesi por shprehu urgjencën për të ndërruar pushtetin.
“Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk duhet të bëhet duke hequr qafe një pjesë të territorit tonë. Unë besoj se Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe duhet të mbetet e tillë. Ne duhet të shpëtojmë nga elita jonë politike”, deklaroi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Flori Bruqi