2019-09-21

Ushtria ,policia shqiptare,FSK dhe Policia e Kosovës në gjendje gadishmerie pas termetit të sotëm në Shqipëri


Rezultate imazhesh për flori bruqi
Nga Flori Bruqi 



        Një tërmet i fuqishëm godet Tiranën dhe Durrësin


Një tërmet me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter është regjistruar në Detin Adriatik, në një thellësi prej 10 kilometrash.

Tërmeti është regjistruar rreth 6 kilometra larg Durrësit, por ai është ndjerë edhe në Prishtinë, e Pejë për disa sekonda.

Tërmeti është regjistruar saktësisht në orën 16:04:25.


Lëkundje të fuqishme tërmeti janë ndjerë në Tiranë, duke shkaktuar panik tek qytetarët.



Sipas të dhënave sizmiologjike, tërmeti ka qenë me magnitudë 5.8 me epiqendër në Detin Adriatik.



Tërmeti ka rënë në një thellësi 10 kilometra nën tokë. Paraprakisht nuk ka të dhëna për persona të lënduar, por dyshohet se ka dëme materiale.

Mësohet se në disa banesa në Tiranë janë shënuar dëme materiale, ku janë thyer orendi shtëpiake dhe janë plasaritur mure.

Lëkundjet e forta të tërmetit janë ndjerë edhe në Durrës, si dhe në shumë qytete të tjera të Shqipërisë.



Dy tërmete që kanë ndodhur brenda 11 minutash sot në Shqipëri janë hetuar edhe në shumë vende tjera përreth.


Sipas Earthquake.usgs.gov, dridhjet e tokës janë hetuar në Kosovë, Itali, Bullgari, Bosnjë, Serbi, Kroaci, Greqi, Maqedoni Veriore dhe Mal të Zi.


Një tërmet i fuqishëm godet Tiranën dhe Durrësin

Një tërmet i fuqishëm prej ka goditur Tiranën pas orës 16 të së shtunës. Epiqendra e tij ishte në Durrës dhe me magnitudë 5,8 grade dhe intensitet 7.5 ballë. 


Tërmeti më i fuqishëm i 30 viteve të fundit në Shqipëri

Tërmeti ka zgjatur disa sekonda dhe ka shkaktuar një frikë dhe panik tek qytetarët veçanërisht në Tiranë dhe në Durrës. Shumë prej tyre kanë braktisur banesat dhe kanë dalë jashtë. Disa kanë njoftuar për dëme në banesat e tyre. Një lëkundje e dytë disa minuta pas të parës e ka ngritur më tej alarmin.


Tërmeti 37 persona kërkojnë ndihmë mjeksore


Afro 2 orë e gjysëm pas tërmetit të së shtunës, njoftimet bëjnë të ditur për dëme të shumta në banesa. Ndërsa nga spitali i Traumës njoftohet se 37 persona janë paraqitur për të marrë ndihmë mjeksore. Autoritetet bëjnë thirrje për qetësi dhe kujdes. Policia ka kaluar në gadishmëri të lartë.

Presidenti Ilir Meta vizitë pas tërmetit në Durrës


Presidenti Ilir Meta shpreh keqardhjen për tërmetin që ka tronditur vendin tonë e në veçanti Qarkun e Durrësit dhe Tiranës, njoftoi zedhenesi i tij. Presidenti Meta shpreson për sa më pak dëme dhe pasoja, ndërkohë që është i rëndësishëm monitorimi i situatës në vazhdimësi dhe informimi i qytetarëve nga strukturat përgjegjëse shtetërore. Presidenti Meta po e ndjek situatën me vëmendje dhe shqetësim.



Presidenti Meta vizitë pas tërmetit në Durrës

Presidenti Ilir Meta ka vizituar pasditen e sotme qytetin e Durrësit, ku i regjistrua epiqendra e tërmetit të sotëm. “U njoha nga prefekti dhe përfaqësuesi i shtabit të emergjencës për punën që po bëjnë në terren në kordinim dhe me strukturat qëndore. Është e rëndësishme të evidentohet çdo dëmtim dhe të merren masa për të verifikuar pasojat që mund të kemi dhe për të ardhmen, sidomos në drejtim të banesave dhe objekteve që mund të jenë dëmtuar dhe që mund të jenë problematike për akomodimin e qytetarëve” tha zoti Meta. 

Ai bëri thirrje të “Jemi në kushtet e një vigjilencë të vazhdueshme dhe të përhershme se jetojmë në një rajon problematik. Është e rëndësishme të jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm me të gjitha vendet fqinje sa i takon shërbimeve sizmiologjike në mënyrë që të jemi të përgatitur për çdo situatë”. 

“Është koha për të qenë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme të punohet me një kordinim efikas nga të gjitha strukturat shtetërore, edhe bashkëpunim të komunitetit me këto struktura” i cili pak kohë më parë ka shkaktuar komente të shumta pasi paralajmëroi një tërmet të fortë.


Kryeministri Edvin Kristaq  Rama pritet të mbledhi qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme


Kryeministri Rama pritet të mbledhi qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme

Kryeministri Edivin Kristaq Rama i cili pas tërmetit të së shtuës ka ndërprerë udhëtimin e tij për New York dhe është kthyer në Tiranë, njofton se Sistemi i Emergjencave në funksion të plotë qysh në momentin e parë pas tërmetit tronditës. 

Ai bën të ditur për koordinim të gjithanshëm me prefekturat e bashkitë dhe komunikim i pandërprerë me partnerët ndërkombëtarë, të cilët kanë reaguar menjëherë pas lajmit, duke shprehur solidaritet e gatishmëri në ndihmë të Shqipërisë.

“Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë. Falë organizimit e përkushtimit total të strukturave të kujdesit shëndetësor, të gjithë të plagosurve u është dhënë ndihma e menjëhershme në spitale, nën mbikqyrjen nga afër të ministres e të ekipit drejtues të shëndetësisë” shkruan zoti Rama, ndërsa njofton se të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar janë prej disa orësh në terren, për verifikimin e pasojave në institucionet e në sektorët e varësisë.

Pritet që zoti Edvin Kristaq Rama të mbledhi qeverinë në një mbledhje të jashtëzakonshme.



Qeveria shqiptare bën bilancin e tërmetit

Qeveria bën bilancin e tërmetit


Qeveria shqiptare ka bërë bilancin paraprak të tërmetit të së shtunës, i konsideruar më i madhi në 30 vjetët e fundit. 

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, bëri të ditur se 68 persona janë lënduar nga tërmeti.”Lëndime të lehta që kanë ardhur si pasojë e frikës që kanë përjetuar.E rëndësishme është se nuk ka pasur humbje jete” tha zonja Olta Xhaçka.

Tërmeti ka shkaktuar dëme materiale, kryesisht krisje banesash dhe pallatesh. Në Tiranë ka patur krisje në 46 banesa dhe në tre pallate. Në Durrës ka patur dëme në 4 pallate dhe 42 banesa kryesisht të vjetra, bëri të ditur ministra e mbrojtjes Olta Xhaçka..


Tërmeti në Shqipëri, Hashim Thaçi  dhe Ramush Haradinaj shprehin  shqetësimin dhe solidaritetin e tyre 

Tërmeti në Shqipëri, Thaçi shpreh shqetësimin dhe solidaritetin

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka shprehur shqetësimin dhe solidaritetin e tij me shqiptarët pas tërmetit të së shtunës. “Me shqetësim mora lajmin për pasojat e tërmetit që ndodhi sot në Shqipëri. 
Rezultate imazhesh për fsk e kosoves

Në biseda telefonike me presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama ju shpreha solidaritetin e shtetit dhe popullit të Kosovës, si dhe ua ofrova ndihmën tonë të pakursyer për tejkalimin e situatës” njofton zoti Thaçi. “Të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë” shkruan zoti Thaçi, ndërsa i ka kërkuar Komandantit të FSK-së të jetë në gjendje gatishmërie.





Kryeministri në dorëheqje dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë së Kosova bashkëndjen me qytetarët e Shqipërisë që sot u tronditën dhe e pësuan nga tërmeti që goditi Tiranën, Durrësin dhe një pjesë të Kosovës.“Menjëherë pas këtij lajmi, i kam shprehur shqetësimet dhe gatishmërinë tonë për të ndihmuar të gjithë të prekurit, Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta”, ka shkruar Haradinaj, për dallim nga Thaçi i cili deklaroi se ka biseduar edhe me kryeministrin Edi Rama.Ai ka shkruar në rrjetin social “Facebook” së ka udhëzuar Gjenaralin e FSK-së, Rrahman Rama dhe Drejtorin e Policisë, Rashit Qalaj që të vënë kontakte me homologët e tyre, për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme.



“Në të njëjtën kohë, bazuar në kompetencat tona, Qeveria e vendit do ta ndihmojë Shqipërinë, me një ndihmë financiare për t’i evituar dëmet. Të gjithë të lënduarve u dëshirojmë shërim të shpejt dhe për ata që pësuan do të jemi në dispozicion të plotë”, thuhet në njoftimin e Haradinajt, të shtunën

Tërmetet, si duhet vepruar në mënyrë që të shmangni pasojat!




Tërmetet ndodhin për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës apo shpërthimeve shumë të mëdha që lëshojnë shumë energji, dhe si pasojë ndodhë lëkundja e tokës (e njohur si tërmet).

Tërmetet nuk mund të parashikohen, por mund të mësojmë se si të mbrohemi prej tyre. Nga intensiteti i tërmetit varen edhe efektet shkatërruese të sipërfaqes së tokës.


Më së shpeshti matet me shkallët Merkalievit nga 12 shkallë. Magnituta e tërmetit paraqet njësinë matëse e sasisë së energjisë të lëshuar në epiqendër – epiqendrën e tërmetit dhe është shprehur në shkallë të Rihterit, e cila nuk ka kufi të sipërm, por deri më sot nuk janë regjistruar tërmete me fuqi prej 10 njësive – shkallë. Zakonisht janë paraqitur deri me 9 njësi.


Si të veproni gjatë kohës së tërmetit kur jeni në vendet e hapura

Menjëherë strehohu në një vend të sigurt: te pragu i derës, muret bartëse, poshtë tavolinës ose pjesë të tjera të forta të mobilieve, ose mbuloni fytyrën edhe kokën me duar dhe strehohuni në këndin e murit të brendshëm të ambientit dhe qëndroni aty derisa zgjatë dridhja.

Nëse jeni i shtrirë lëshohuni afër shtratit dhe mbroni kokën me duar. Largohuni nga dritaret, xhamat, nga muret e jashtme dhe dyert ose çdo gjë që lehtësisht mund të rrëzohet siç janë dollapët, raftet, abazhurët ose objekte të ngjashme.


Qëndroni në ambiente të mbyllura për aq kohë sa zgjasin dridhjet (lëndimet më të shumta ndodh gjatë përpjekjeve për tu larguar nga hapësirat e mbyllura derisa zgjasin dridhjet). Për sa kohë zgjasin lëkundjet MOS PËRDORNI ashensorin dhe shkallët.

Kur të jetë sigurt atëherë largohuni, MOS E SHFRYTËZONI ashensorin.

Mos dilni në tarraca ose ballkon. Mos vendoni rafte mbi shtrat Nëse jeni në afërsi të një ndërtese të lartë ose në të, mbrohuni nga xhamat dhe muret e jashtme. Nëse jeni në vend publik (shkollë, qendër tregtare, institucione publike, ente ose shërbime të tjera) – qëndroni të qetë dhe mos bëni panik. Qëndroni më larg grupit të njerëzve që bëjnë panik dhe që lëvizin drejt daljeve. Qëndroni të vetëdijesuar se mund të vijë deri në ndërprerjen e rrymës elektrike / ose mund të aktivizohen alarmet (kundra zjarrit dhe alarme te tjera). Çdo herë afër duhet të keni llambë dore me bateri dhe tranzitor me bateri rezervë, pulse telefonike ose të kombinuara / pulse – digjitale të cilat mund të funksionojnë edhe kur objekti nuk ka rrymë elektrike Menjëherë shkyçni të gjitha burimet e energjisë elektrike, gazin dhe ujin. Nëse keni shfrytëzuar çfarë do lloj burim energjie, shkyçeni kur të mbarojnë lëkundjet.

Nëse shfaqet zjarr mundohuni që ta shuani menjëherë dhe telefononi në numrin falas: 193 Nëse mundeni jepuni ndihmën e parë personave të lënduar që ndodhen në afërsinë tuaj.

Qëndroni më larg ndriçimit rrugor, kabllove elektrike, ndërtesave të larta ( më rrezikshëm është afër daljeve të objekteve dhe nga muret e jashtme). Nëse ndodheni në rrugë bëni kujdes nga objektet të cilat mund të rrëzohen ose nga objektet që mund të bien mbi ju (oxhaqet, tjegullat, xhamat e thyer etj.).

Kokën mbroni me duar ose me çantë nëse keni me vete. Ndaloni nëse keni mundësi, por shikoni mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion. Shmangni ndalesat afër ndërtesave, drunjve, mbikalime ose kabllo elektrike, → Vazhdoni me kujdes kur të ndalen lëkundjet, Shmangni rrugët, urat, rampat të cilat mund të dëmtohen nga tërmeti.


Qëndroni më larg ndriçimit rrugor, kabllove elektrike, ndërtesave të larta ( më rrezikshëm është afër daljeve të objekteve dhe nga muret e jashtme).

 Nëse ndodheni në rrugë bëni kujdes nga objektet të cilat mund të rrëzohen ose nga objektet që mund të bien mbi ju (oxhaqet, tjegullat, xhamat e thyer etj.).Kokën mbroni me duar ose me çantë nëse keni me vete.



Si të veproni gjatë kohës së tërmetit nëse jeni në automjet?

Ndaloni nëse është e mundur, por mos e rrezikoni sigurinë në komunikacion, Shmangni ndalesat afër ndërtesave, drunjtëve, mbikalimet dhe kabllove elektrike, Vazhdoni i kujdesshëm kur të ndalen lëkundjet, → Shmangni rrugët, urat, të cilat mund të dëmtohen nga tërmeti.


Si të veproni nëse ndodheni nën rrënoja?

Mos ndizni shkrepëse. Mos lëvizni dhe qëndroni qetë. Goditni gypat ose murin që të mundet ekipet e shpëtimit të ju gjejnë. Nëse keni bilbil përdorni atë. Bërtisni vetëm nëse është zgjidhja e fundit (me bërtitjen mund të thithni sasi të mëdha të pluhurit, dhe ai është shumë i rrezikshëm). Ruani vetëdijen dhe mundohuni që të orientoheni. Nëse jeni i shtypur me material, filloni me mënjanimin e të njëjtave (kurseni forcën dhe kujdes nga mjetet e mprehta dhe nga lëndimet tjera).



Si të veproni pas valës së parë të tërmetit.

Jeni të përgatitur për lëkundjet e tjera. Nëse objekti është i dëmtuar për shkak të mundësive të paraqitjes së lëkundjeve të tjera, largohuni i qetë, pa panik, ( Fillimisht nënat me fëmijë, të sëmurë, pleq dhe persona me aftësi të kufizuar).

Nëse jeni në objekt të dëmtuar dhe ndjeni erën e gazit ose vëreni kabllo të këputura, mos ndizni qiri ose shkrepëse (ekziston rreziku për eksplozivë).

Ndiqni udhëzimet nga institucionet kompetente. Telefonin përdorni minimalisht (të mos ngarkohet linjat). Mos shfrytëzoni veturë që ekipet e shpëtimit të veprojnë me efikasitet. Mos hyni në ambiente të mbyllura, gjegjësisht nëse objekti është i dëmtuar, nëse ndjehet erë e gazit ose vëreni kabllo të këputura.

Tiranë, Durës,Prishtinë:21.09.2019.


Floripress : 30.07.2019 




Flori Bruqi : " Apokalipsa" e Ilir Metës?!

Presidenti Ilir Meta nxori para mediave këshilltarin e tij për çështjen e sigurisë kombëtare, për të përforcuar bindjen e tij se Shqipëria po kërcënohet nga një fatkeqësi natyrore.

Sipas këshilltarit të kreut të Shtetit, institucionet përgjegjëse nuk po marrin seriozisht paralajmërimet e sizmiologut grek, dhe as ato të Presidentit.


Kjo situatë ka marrë vëmendjen e gazetarit investigativ Artan Hoxha, i cili me anë të një statusi në rrjetin e tij social Facebook, e ka trajtuar këtë çështje me nota humori."Qeshni ju qeshni po kur te bjere supertermeti ku do futeni pastaj?????!!!!!"




Nga Flori Bruqi

Presidenti Ilir Meta  u vendos në rolin e sizmologut. 

Kreu i shtetit hodhi pas krahëve situatën politike në vend, teksa parashikoi një ‘shkundje’ apokaliptike. Ai madje i kërkoi llogari qeverisë për masat e marra, dhe kërkon informacion mbi situatën.

Një një letër të pazakontë, Meta njofton se vendi ynë duhet të përgatitet për përballjen me një tërmet apokaliptik, që mund të godasë Ballkanin.


Kreu i shtetit shfaqet mjaft i shqetësuar në lidhje me një parashikim të një sizmiologu të vjetër grek. Po si qëndron e vërteta? Sizmiologu i vjetër grek, Akis Tselentis ka nxjerrë blof Metën, duke konfirmuar se asnjëherë nuk ka bërë parashikime specifike për tërmetet.

“Asnjëherë s’kam bërë asnjëherë parashikime specifike për tërmete. E gjitha kjo është fake dhe qesharake”. Ky është reagimi ekskluziv që jep për Shqiptarja.com, sizmiologu Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinës.

Emri i tij u përdor nga Presidenti Ilir Meta, ku teksa e citonte për paralajmërimin e një tërmeti apokaliptik që do godiste Ballkanin, i dërgonte një letër kryeministrit Rama, zv.kryeministrit Braçe dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, që ta informojnë kreun e shtetit a kanë marrë masa dhe a mund ta përballojë Shqipëria një tërmet të përmasave të tilla.

“Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës”, shkruhej në letrën e presidentit Meta.

Por sizmiologu grek në përgjigje të një email-i që Shqiptarja.com i dërgoi duke e pyetur a e ka bërë një parashikim të tillë, dhe a ka biseduar me kreun e shtetit shqiptar, ai përgjigjet:

“Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete. E gjitha kjo është fake (e rreme) dhe qesharake.

Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj”.




Asnjëherë s'kam bërë asnjë parashikim specifik për tërmete,  E gjitha kjo është fake dhe qesharake". Ky është reagimi ekskluziv që jep për Shqiptarja.com, sizmiologu grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinës.

Emri i tij u përdor nga Presidenti Ilir Meta, ku teksa e citonte për paralajmërimin e një tërmeti apokaliptik që do godiste Ballkanin, i dërgonte një letër kryeministrit Rama, zv.kryeministrit Braçe dhe ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, që ta informojnë kreun e shtetit a kanë marrë masa dhe a mund ta përballojë Shqipëria një tërmet të përmasave të tilla.
"Sizmiologu Tselentis ka paralajmëruar për një tërmet apokaliptik që pritet të godasë Ballkanin, që mund të jetë 30 herë më i fuqishëm se ai që goditi para disa ditësh rajonin e Athinës",
 shkruhej në letrën e presidentit Meta të cilën Shqiptarja.com e disponon. 
Por sizmiologu grek në përgjigje të një email-i që Shqiptarja.com i dërgoi duke e pyetur a e ka bërë ai një parashikim të tillë së fundmi? Cili është opinioni i tij lidhur me këtë lajm dhe a ka pasur ndonjë kontakt me kreun e shtetit shqiptar, ai përgjigjet:

"Asnjëherë nuk kam bërë asnjë parashikim specifik për tërmete.  E gjitha kjo është fake (e rreme) dhe qesharake. 
Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj"
Akis Tselentis

Më pas në një përgjigje të tretë për Shqiptarja.com, sizmiologu grek kërkon që presidenti Meta të informohet pasi ajo që shkruhet në letër është një FAKE NEWS.

"Duhet ta informoni atë për këtë FAKE NEWS",
përgjigjet për Shqiptarja.com, sizmiologu grek.


Përgjigja me email e Prof. Akis Tselentis për gazetarët e 

Shqiptarja.com, Antonio Çakshiri, Greta Malaj.



Ndërkohë nga kërkimet në mediat e huaja nuk figuron që një lajm i tillë të jetë publikuar së fundmi dhe që të citoj sizmiologun Tselentis, ndryshe nga sa pretendohet në letrën e Presidentit.
Presidenti i Republikës Ilir Meta vijon që t'u qëndrojë deklarimeve në letrën që i dërgoi kryeministrit Rama ku paralajmëronte se Shqipëria do të përfshihet nga një tërmet apokaliptik, i cili do të prekë Ballkanin duke cituar sizmiologun grek Akis Tsenelis. Report Tv pyeti sot Presidentin Ilir Meta gjatë konferencës për mediat se ku u bazua për letrën që i dërgoi kryeministrit Rama duke ngritur alarmin.

"Unë nuk e di se cfarë ka thënë ky sizmologu grek, këtu janë ato 45 linqet mininale të Greqisë dhe Shqipërisë (tregon listën e medive), besoj se televizioni ja juaj shquhet për korrektesë dhe profesionalizëm të lartë, besoj se do i japë këto. Këtu janë nga BBC, të gjitha mediet greke, por edhe ato që ndonjë kolegu jonë i quan kazan, shpresoj mos u përfshijë ju këtu, janë të gjitha këtu. Sikur e tha edhe këshilltari im, Greqia nuk është vend fqinj me Zelandën e Re, por me Shqipërinë.

Pak muaj më parë ndodhi një tërmet, jo i përmasave që është paralajmëruar sipas medieve nga drejtori në fjalë në Greqi dhe e dini sa e vështirë ishte për të menaxhuar pasojat, po i patët harruar shkoni dhe pyesni banorët dhge fëmijët që u plevitosën atje në ato çadra. Unë nuk kam letër për mediat, por institucionale për qeverinë në zbatim të detyrimeve të tyre ligjore, por ishte më e lehtë të shpërndahej te ju. Besoj se do ta botoni edhe ju me profesionalizimin që ju karakterizon" tha Meta.

Ndërkohë që më herët ishte Këshilltari i Presidentit të Republikës për Çështjet e Sigurisë Kombëtare Bahri Shaqiri që në një konferencë për mediat u shpreh sot se letra u dërgua pas shqetësimit të sizmiologut grek Akis Tsenelis dhe pasqyrimit sipas tij në mediat kombëtare dhe ndërkombëtare.

"Presidenti iu drejtua dje me një kërkesë për informacion Ramës, Braçes dhe ministres së Mbrojtjes mbi kapacitet dhe masat për parandalimin e fatkeqësive natyrore. Kërkesa ishte për parandalimin e pasojave të mundshme për qytetarët. Pas shqetësimit të drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Athinës për tërmet për riskun potencial për një fatkeqësi natyrore në mediat ndërkombëtare.

Kryeministri dhe ministrat duhet të përgjigjen. Cdo nënvlerësim do të shënohet me vëmendje nga Presidenti. Ne do i vendosim në dispozicion një listë me mediat kombëtare dhe ndërkombëtare që kanë shkruar për këtë gjë" tha ai. Por sizmiologu grek Akis Tsenelis në një prononcim ekskluziv për Shqiptarja.com e mohoi duke e cilësuar 'fake neës' dhe kërkoi që të informohet kreu i shtetit. Në një reagim për shqiptarja.com ai u shpreh se nuk ka bërë asnjë parashikim të tillë.

Deklarata e plote e keshilltarit te Presidentit Ilir Meta
Nisur nga:

1. Aktiviteti i shtuar sizmik regjistruar në Qarkun e Korçës dhe pasojat në dëm të qytetarëve;
2. Aktiviteti i shtuar sizmik në vendet fqinje Greqi dhe Itali;
3. Deklarimi publik i Drejtorit të Institutit Gjeodinamik të Greqisë, të pasqyruar gjerësisht në median ndërkombëtare dhe kombëtare, me zë dhe figurë;
4. Mungesa e përgjegjshmërisë së treguar nga institucionet përgjegjëse shtetërore për të trajtuar me seriozitetin e duhur këtë deklarim;
5. Fakti që fatkeqësitë natyrore përcaktohen si rrezik i nivelit të parë në strategjinë e Sigurisë Kombëtare;
6. Rekomandimet e dakordësuara në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, datë 16.05.2018 mbi: “Strategjitë sektoriale, paketën ligjore, strukturat, kapacitetet, bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore, rajonale dhe organizatave ndërkombëtare në përballjen me emergjencat civile, si: përmbytjet, zjarret, tërmetet, rrëshqitjet, aksidentet teknologjike etj”

Presidenti i Republikës i është drejtuar dje me një “Kërkesë për informacion” kryeministrit Edi Rama, zëvendëskryeministrit Erjon Braçe, në cilësinë e kryetarit të Komitetit të Koordinimit të Emergjencave Civile dhe Krizave, dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, mbi kapacitetet dhe masat e parashikuara nga autoritetet qendrore dhe lokale për përballimin e fatkeqësive natyrore, me qëllim parandalimin e pasojave të mundshme në dëm të jetës së qytetarëve.

Për më tepër, duke patur parasysh:

1. Mungesën e përgjigjes së ministres së Mbrojtjes për takim institucional lidhur me këtë çështje në institucionin e Presidentit të Republikës;
2. Krizën e rëndë institucionale që ka kapur vendin, përplasjen që ekziston mes institucioneve qendrore dhe lokale, që sjell si pasojë vështirësi në ushtrimin e kompetencave të organeve përgjegjëse;

Qëllimi i kësaj Kërkese ishte informimi mbi funksionalitetin e institucioneve të shtetit në shërbim të qytetarëve, me qëllim parandalimin dhe minimizimin e pasojave të mundshme në dëm të jetës së qytetarëve.

Njëkohësisht, duke patur parasysh që:

- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 92, gërma “h” sanksionon se: Presidenti kërkon mendim dhe të dhëna me shkrim nga drejtuesit e institucioneve shtetërore për çështje që kanë të bëjnë me detyrat e tyre;

- Ligji për emergjencat civile neni 5, pika 2, gërma “ç” sanksionon se:
2. Në ushtrimin e funksioneve të tij për këtë qëllim, Këshilli i Ministrave kryen këto detyra:
ç) Informon Presidentin dhe Kuvendin e Republikës së Shqipërisë për emergjencën civile, për pasojat që vijnë, si dhe për masat e marra për shmangien e saj;

Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së Tij me përgjegjësi të plotë, ka ndjekur rrugën zyrtare të adresimit të këtij shqetësimi të bërë publik nga Drejtori i Institutit të Gjeodinamikës në Greqi, të pasqyruar gjerësisht në median ndërkombëtare dhe kombëtare.

Greqia nuk është vend fqinj me Zelandën e Re, por me Shqipërinë.

Është detyrë thelbësore e një sërë institucioneve zinxhir të shtetit shqiptar të vlerësojnë dhe të marrin masat për riskun potencial të një fatkeqësie natyrore, që nuk është paralajmëruar nga Presidenti i Republikës.

Presidenti i Republikës ka kërkuar informacion dhe i ka inkurajuar institucionet shtetëtore që të trajtojnë me seriozitet shqetësimin e ngritur nga autoritetet zyrtare greke, me qëllim sigurimin e funksionimit sipas ligjit, të strukturave përgjegjëse shtetërore shqiptare për emergjencat civile.

Rrjedhja e menjëhershme në mediat “lëpirëse” të PPPd-ve të Kërkesës për Informacion të Presidentit të Republikës, me qëllim manipulimin e opinionit publik dhe shmangien e vëmendjes nga skandalet në rritje, dëshmon vetëm mungesën e respektit ndaj shtetit të së drejtës dhe bashkëpunimit të përgjegjshëm ndërinstitucional.

Vonesat dhe paaftësia e dëshmuar vetëm 2 muaj më parë në menaxhimin e pasojave të tërmetit në Korçë, e verifikuar jo vetëm nga këshilltarët e Presidentit, por dhe nga vetë banorët dhe mediat e pakapura, ishte dhe është e mjaftueshme që Presidenti të kërkojë marrjen e masave në kohë.

U kujtojmë kryeministrit dhe ministrave, se e kanë për detyrë në zbatim të Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi, t’i përgjigjen me seriozitet të plotë Presidentit të Republikës mbi planin e masave në shërbim të qytetarëve.

Çdo nënvlerësim i ushtrimit të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore të institucioneve të tjera do të shënohet me vëmendje në institucionin e Presidentit.

Presidenti i Republikës garanton se askush nuk do ta ndalojë në ushtrimin e kompetencave të Tij kushtetuese, me përgjegjësi të plotë dhe të papërkulur në interesin më të mirë të funksionimit të shtetit, si dhe në mbrojtjen e interesit më të mirë qytetar, publik dhe kombëtar.

****



I pyetur nga Report Tv nëse është i gatshëm për të rregulluar marrëdhëniet Presidentin Ilir Meta pas luftës institucionale të muajve të fundit, kryeministri Rama u përgjigj duke thënë se është gati ta ndihmojë kreun e shtetit nëse ia kërkon.

"Jo nuk e kam në plan, por jam gati ta ndihmoj Presidentin nëse ma kërkon, pasi jam shumë i keqardhur për Presidentin dhe gjendjen e institucionit. Do të vijoj që të kursehem sepse realisht situata e presidentit është e rëndë dhe nuk dua ti shkoj më shumë vështirësi në perceptimin e realitetit" tha ai.

Një koment kishte edhe për letrën që Meta i dërgoi për 'tërmetin apokaliptik'. "Tërmetin e ka shumë të thjeshtë, të nxjerrë një dekret dhe e shtynë" tha Rama me ironi. Por a është takuar kreu i qeverisë me kreun e shtetit në javët e fundit pas zgjedhjeve? "Jo faleminderit" e mbylli Rama.

Individi pa dinjitet s’mund të prodhojë vepra dinjitoze


Rezultate imazhesh për flori bruqi


NGA FLORI BRUQI


Jorge Francisco Isidoro Luis Borges do t’i mjaftonte vetëm një fjali për ta dhënë mrekullisht thelbin e dinjitetit: “Individ dinjitoz është ai që ia del të jetë në paqe me veten dhe me të tjerët”.

Thënia e njohur e Immanuel Kantit se “Individi pa dinjitet s’mund të prodhojë vepra dinjitoze”, duket që u përket atyre postulateve që s’vjetrohen kurrë, pavarësisht konotacioneve që mund të fitojë fjala “dinjitet” në kohërat moderne apo postmoderne.

Në Fjalorin e Gjuhës Shqipe, përmes një shprehje fare pak dinjitoze, jepen dy shpjegime të fjalës “dinjitet”: 1. Tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish (nderi, krenaria etj.); vetëdija që ka njeriu a një grup njerëzish për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi i tij për vetveten; shfaqja e jashtme e kësaj vetëdije dhe e këtij nderimi.

Dinjiteti kombëtar.

Dinjiteti i njeriut (i familjes, i ndërmarrjes, i institutit). Me (pa, plot) dinjitet. Ngre (ul, fyen, merr nëpër këmbë) dinjitetin. S’ka pikë dinjiteti. Flet (sillet) me dinjitet. 2. Cilësia e mirë a vlera e lartë e diçkaje që e bën atë të çmohet. Me dinjitet artistik. Vepër plot dinjitet.

A ka dinjitet shkrimtari i sotëm shqiptar?

Jo pa dhimbje, derisa flas edhe për veten më duhet të përgjigjem (zë-ulët): “Jo”.

Si për ta ngushëlluar veten dhe kolegët e mi, po shtoj se problematika në fjalë, domethënë “dinjiteti i humbur i shkrimtarit” duket së është një shqetësim mbarë-kombëtar çka lidhet, me siguri, me “dinjitetin e humbur” të vetë letërsisë.

Sipas studiuesit Ridvan Dibra ”Konsumizmi i shfrenuar, triumfi i imazhit, realitetet elektronikë, ekspansioni i medias etj. duket se vërtet ia kanë lëkundur letërsisë dinjitetin e dikurshëm”.

(Në parantezë, gjithherë e kam fjalën për autorë dhe letërsi serioze, që rreken t’u rezistojnë kohërave dhe ndërrimit të përvitshëm të modave).

Amerikani, Joseph H Bloom njëri ndër emrat më të lavdishëm të kritikës letrare bashkëkohore, shprehet plot dhimbje: “Talentet e mëdha janë shurdhuar një herë e mirë nga realiteti i medias amerikane.

Kush mund t’i rivalizojë me parodi lajmet e televizorit, gazetës dhe fjalimet e qeveritarëve?

Realiteti amerikan është më grotesk dhe më qesharak se cilado parodi, sado e mirë qoftë…”. (Kur realiteti amerikan paraqitet i tillë, imagjinojeni tonin, të dashur miq).

Të dënuar të përballen e të jenë pjesë e një realiteti të tillë, disa prej shkrimtarëve shqiptarë bashkëkohorë (post-modernë që të gjithë!) duket se kanë zgjedhur rrugën më të lehtë e më të shkurtër: e kanë hequr nga vetja e tyre dinjitetin, sikur ai të ishte zorrë qorrë a diç tjetër e panevojshme.

Kujt i është shitur dinjiteti?

Së pari, pikërisht asaj për të cilën kanë nevojë më shumë. Asaj që të bën të njohur e “person publik” edhe pse mund të kesh botuar vetëm dy-tre tekste të dyshimtë. Asaj që të bën të famshëm e delirant, deri edhe në ëndrra me Nobel. Asaj “lubie” që për ta shuar urinë e vet të përditshme, “gëlltit çorbën” e gatuar prej lloj-lloj grafomanësh e sharlatanësh. Domethënë medias.

Argumente?

– Shikojeni paraqitjen e shkrimtarëve nëpër gazeta ditore, ekranet televizivë: herë fodullë e herë kinse shpërfillës, teksa për hir të pranisë mediatike dëshmohen të gatshëm të debatojnë e diskutojnë për lloj-lloj argumentesh e problematikash jashtë fushës së dijeve të tyre, domethënë jo letrare.

(Para disa ditëve , një poet i lakuar bashkëkohor fliste plot kompetencë për avantazhet e centraleve atomikë).

– Lexuesi i pasionuar i lexon intervistat apo auto-intervistat e tyre nëpër faqet kulturore të përditshmeve tona: megalomani e neveritshme, vetëmburrje e vetëvlerësime foshnjarake, mungesë e plotë etike, modestie e qytetarie.

(“Kur flet libri, autori duhet të heshtë”, përsëriste para pak kohësh postulatin e njohur të filozofit gjerman me origjinë polake Friedrich Wilhem Nietzsche:” Merrni pjesë në promovimet për çdo libër të botuar: seanca të bezdisshme hipokrizie mes “miqsh të gotave dhe të femrave” e që fill të nesërmen media e unshme i bën publike.

– Shfletoni librat e botuar: foto autorësh delirantë e me pamje profetike (kujtesë: post-modernizmi nuk e pranon autorin-profet), shënime entuziaste në kapakët e pasmë, që do ta skuqnin nga turpi edhe vetë Xhejms Xhojsit (James Joyce) për shembull etj.

Shkrimtari bashkëkohor shqiptar (përsëri u kërkoj ndjesë përjashtimeve) duket i etur për njohje e famë, qoftë edhe për një “filxhan lavdi”.

Dhe këtë lavdi (i yshtur, si duket, edhe nga ndonjë rast pararendës) kërkon ta arrijë sa më shpejt e më lehtë, duke e konsideruar punën e tij kryesore, domethënë punën e mundimshme me tekstin letrar, si punë të dorës së dytë. Kurse parësore për të bëhen:

1. paraqitjet e vazhdueshme mediatike në gazeta dhe televizonet tona ;

2. pjesëmarrjet nëpër lloj-lloj mitingjesh e festivalesh letrarë anë e kënd Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Globit;

3. radhitja e sa më shumë çmimeve të fituara (jo pak të dyshimtë e fiktivë) etj.



Këtë situate sipas Ridvan Dibrës “ në thelb tragji-komike – të letrave tona pas viteve 1990, e “favorizojnë” edhe dy mungesa extra, tipike shqiptare:



1. Mungesa thuajse e plotë (uluritëse kjo mungesë!) e kritikës letrare, e cila, kuptohet nëse do të ekzistonte, mund t’ia dilte (ndoshta?) t’i “ulte gjelat që këndojnë majë togut të tyre plehut” dhe të nxirrte në pah vlerat e mirëfillta letrare-estetike.



2. Mungesa e plotë e organeve të specializuara letrare, estetike e kritike (me siguri, duhet të jemi i vetmi vend në botë me një mungesë të tillë!), ku shkrimtarët mund të botonin, diskutonin e debatonin mes vedi dhe jo të silleshin si futuristët e para 100 viteve, duke i mbajtur mëri njëri-tjetrit e duke u zënë me grushte klubeve”, thotë Dibra.



E megjithatë, humbjen e dinjitetit ndër shkrimtarë nuk e justifikon asnjë mungesë apo situatë, sado të pafavorshme qofshin ato. Sepse pasojat kanë filluar të duken.

 Gjithnjë e më shumë po shtohen zërat (dashakeqë e nostalgjikë), që rreken t’ia mohojnë çdo vlerë letërsisë shqipe të pas viteve 1990, duke e vendosur bile në rrafshe krahasuese me realizmin socialist.

Gjithashtu, të gjitha sjelljet që përmenda më sipër e që dëshmojnë mungesë dinjiteti nga vetë shkrimtarët shqiptarë, ftohin dhe largojnë edhe më lexuesit seriozë.

oDhe besoj që një dukuri e tillë bëhet e dhimbshme sidomos për ata shkrimtarë të përkushtuar, që kanë dhënë e vazhdojnë të japin vlera të qëndrueshme e të spikatura letrare si fjala bije :

(Ismail Kadare, Dritëro Agolli, Fatos Kongoli, Eshref Ymeri,Bardhyl Londo,Xhevahir Spahiu, Fatos Arapi,Zija Çela, Visar Zhiti,Fatmir Terziu,Skënder Buçpapaj,Mujë Buçpapaj, Izet Duraku, Përparim Hysi,Agron Shele,Amiko Kasaruho,Fatime Kulli,Lola Shehi, Raimonda Moisiu,Rexhep Shahu, Albana Nexhipi,Zef Pergega, Edmond Tupja,  Nikolla Spathari, Ema Andrea, Elona Tabaku,Rasim Bebo,Ferida Ramadani-Zmijani,Vullnet Mato,Mimoza Hysa,Ligor Shyti,Flutura Açka , Jerida Kulla, Eljan Tanini, Fran Ukcama,Linditë Ramushi Dushku,Rami Kamberi,Raimonda Maleçka,Vjollca Tiku Pasku,Riza Lahi,Andi Meçaj, Lisjana Demiraj, Kabil Bushati, Rexhep Qosja , Azem Shkreli,Ali Podrimja,Ibrahim Rugova,Ramiz Kelmendi,Din Mehmeti,Adem Gashi, Xheladin Mjeku, Flora Brovina,Qerim Ujkani, Reshat Sahitaj, Naim Kelmendi, Skënder Zogaj,Shyqri Galica,Rushit Ramabaja, Migena Arllati,Shefqet Dibrani, Kadrush Radogoshi,Dibran Fylli, Mehmet Kajtazi, AntonPashku,Ruzhdi Baloku,Sejdi Berisha,Halil Haxhosaj, Resmi Osmani,Iljaz Prokshi,Akil Koci, Bedri Halimi, Adem Zaplluzha,Nebih Bunjaku,Musa Ramadani,Mehmet Kraja, Zejnullah Rrahmani,Bilall Maliqi,Bedri Zyberaj,Shefqet Dibrani,Nazmi Rrahmani,Xheladin Çitaku,Kadri Tarelli, Begzad Baliu,Zeqir Fazliu,Adem Avdia,Fritz Radovani, Agim Desku, Agim Berisha, Mentor Thaqi,Musa Jupolli,Esat Loshaj,Hydajet Hyseni,Rexhep Ferri,Gëzim Ajgeraj,Emira Ymeraj, Makfire Maqedonci-Canolli, …etj).

(Kërkojmë ndjesë për shkrimtarët  tjerë që   veprat e tyre  nuk i kam patur dhe të njajtat nuk  janë analizuar nga ana e ime në këto vitët  e fundit) .

E përsëris se dinjiteti i shkrimtarit bashkëkohor paraqitet problematik edhe ndër shoqëritë tjera më civile se e jona.



Porse aty nuk mungojnë edhe aktet e qëndresës e të sfidës. Sa për ilustrim, po përmend vetëm dy shembuj.



Shkrimatri i famshëm çek Milan Kundera (01.04. 1929) ka më shumë se 33 vjet (1982) që nuk jep intervista, i bindur tashmë në hipokrizinë dhe artificialitetin që ato, shpeshherë, përmbajnë në vetvete.



Kurse novelisti amerikan Thomas Ruggles Pynchon (08.05.1937-), njëri prej zërave më interesantë të narratives bashkëkohore amerikane (natyrisht post-modern!), ka publike vetëm një foto të hershme në internet, kurse gazetarët që i kërkojnë intervista, i përzë me të shara.



Jam i bindur se ithtarët e post-modernes mund t’i konsiderojnë si donkishoteskë këto raste, duke shtuar se statusi i shkrimtarit ka ndryshuar dhe nuk është si ai i para 100 viteve.



Por nuk e besoj që ka pasur, ka dhe do të ketë ndonjë epokë, kur statusi i shkrimtarit përcaktohet nga bjerrja e dinjitetit të tij.



Nga shkrimtarët e pas viteve 1990, përveç një letërsie cilësore e ndryshe, (vepra të tilla nuk mungojnë) kam pritur e besuar edhe në akte dinjiteti e qytetarie, duke iu kundërvënë kësisoj pararendësit famëkeq realizëm socialist, që u shqua pikërisht për mungesë dinjiteti e qytetarie.



Nëse fillimet dukeshin premtuese e shpresëdhënëse, tashti e pohoj me dhimbje se ndihem i zhgënjyer.



Thjesht ndërrim diktaturash, më duket.Nëse dje dinjiteti i shitej apo i falej diktaturës komuniste, sot i shitet apo i falet “diktaturës mediatike”. Kurse vitet 1930, ku mund të gjenim jo pak modele dinjiteti e qytetarie edhe ndër shkrimtarë, duken gjithnjë e më të largët.



Mediat dhe televizionet tona ngrenë pyetjen: Sa dhe si vlerësohen shkrimtarët dhe poetët në Kosovë,Shqipëri ,Maqedoni, Kosovë Lindore, dhe a kanë ata një lloj statusi?”



Hedhja e këtij “asi” në tryezë, në mos qoftë thjesht sa për të fituar një emision a një intervistë në TV tona apo gazete, më shumë, duket se është njëfarë ndihme që media jep që shoqëria të kuptojë diçka më shumë se ç’ndodh dhe ç’pretendohet në këtë kohë dhe në këtë klimë të përgjithshme “mosvëmendjeje ndaj shkrimtarit, librit dhe leximit”.



Ndonëse vetë do të këshilloja që mediat tona elektronike, të shkruara etj., në vend të pyetjeve retorike, të krijonin më shumë hapësirë, duke shtuar fletë apo kohë televizive për letërsinë, përsëri grishem t’i përgjigjem kësaj pyetjeje, që në të vërtetë edhe para përgjigjes sime ka njohur qindra përgjigje e rrugëzgjidhje të mbetura në rrafsh konstatimi dhe utopie.



E formuluar në kohë, pra “sa dhe si vlerësohet shkrimtari sot” kjo pyetje të bën të mendosh përmes opozicioneve dje-sot, këtu-atje, Lindje-Perëndim, si dy modelet ku shkrimtari vendoset përballë shoqërisë dhe pret që ajo të reagojë me vlerësim, shpërfillje apo thjesht të hyjë në komunikim të natyrshëm.



Për të qenë të besueshëm duhet të kujtojmë edhe atë fazë të jetës krijuese ku shkrimtarët e Lindjes (përfshi këtu edhe shkrimtarët shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria) u krekoseshin shkrimtarëve të Perëndimit se kishin gjithçka falas dhe të garantuar: shërbim mjekësor falas, arsimim falas, shtëpi falas, studio falas, piano, penela e bojëra, pushime dhe leje krijimtarie të garantuar një herë në vit dhe botime të sigurta, njëlloj si dhe honorarët.



Njëra anë e balancës, duket haptazi, qe plot. Ana tjetër e balancës kishte vetëm një njësi, himnizimin e kësaj parajse e cila përmes letërsisë së ideologjizuar, më shumë se përmes vetë indologjisë, bëhej jo vetëm e besueshme, por e dashur dhe e ëndërruar, duke krijuar edhe në mungesë lirie të shprehuri idiolatrinë mbi “statusin shoqëror të shkrimtarit”.

Të gjorët shkrimtarë të Perëndimit!



Ndiheshin të dëbuar nga kjo parajsë! Atyre u mungonte, siç dhe u mungon statusi. Por modeli i shkrimtarit të Lindjes tanimë ka rënë dhe ka mbetur vetëm ai i shkrimtarit përballë një shoqërie vlerash përfshi këtu edhe ato të tregut.

Të mësuar me atë gjendje, falsiteti më shumë sesa vërtetësie, iluzioni më shumë sesa serioziteti, shkrimtarët shqiptarë, sidomos pjesa më e madhe e atyre që i kanë jetuar të dy kohët, por jo pak edhe nga ata që krijimtarinë e kanë nisur pas viteve 1990, ndihen keq dhe ankohen për mungesën e statusit shoqëror (kupto shtetëror).

Këtë “nostalgji për status” ata kërkojnë ta paguajnë jo vetë, por t’ua paguajë shoqëria e cila prej tyre jo rrallë etiketohet si turmë lexuesish të padenjë, që gati-gati nuk i meriton shkrimtarët e saj të mëdhenj. Por në vend të presin që dikush të bëjë diçka për ta, shkrimtarët nuk mund të jenë të kënaqur me gjendjen mazokiste të rënies së lirë që po pëson “esnafi” i tyre.



Ankesat për mungesë statusi dhe vëmendjeje tingëllojnë si një vetëlinçim publik. Kjo për faktin e thjeshtë se “esnafi” i shkrimtarëve, sipas atyre që shoh e dëgjoj çdo ditë, për mua rezulton se është më i përfaqësuari në Shqipëri e më pak në Kosovë.



Shkrimtarët (ose të ngjashmit) prej vitesh i gjemë këshilltarë në Presidencë, në Kryeministri, në Ministri të Arsimit, Ministri të Kulturës, e në të tjera ministri që nuk kanë lidhje me kulturën. Ata i gjejmë drejtues institucionesh kulturore, anëtarë bordesh ku miratohen strategji, projekte, politika e tekste për lexim.



Ata janë pjesë e kryesive dhe kolegjiumeve të medieve tona. Janë dhe kanë qenë parlamentarë, ministra, profesorë, dekanë, rektorë profesorë e gjer tek mësues të thjeshtë. Ata janë pra të kudondodhur.



Studiuesi Arian Leka thotë “Atëherë kujt ia kërkojnë shkrimtarët “statusin” dhe përse u duhet ai? Kujt i adresohen dhe a nuk e kuptojnë se ndodhen para pasqyrës sa herë që flasin për statuse shkrimtarësh dhe mungesë vëmendjeje nga shoqëria e cila pret t’i shohë ata sa më pak të rreshtuar nën modelin shkrimtarë të të gjitha llojeve bashkohuni”?



Në sesionin letrar të FNP “Drini poetik”, që mbahet çdo here më 8 e 9 qershor në Prishtinë-Prizren- ka krijuar hapësira multimediale që kanë të bëjnë me çështje të procesit letrar po aq edhe me raportet e letërsisë me realitetin ideologjik nën diktaturë dhe më vonë, me një kohë të re ku shkrimtari e humbi pozitën mbështetëse të mecenatit shtetëror i cili ishte njëfarësoj edhe “porositësi” i veprës së artit.



Letërsia shqipe nuk ka pasur fatin e letërsive të tjera. Shtrohet pyetja”.



Po nëse shkrimtari “vdes” në momentin që libri është në duar të lexuesit”, Fatos Kongoli jep këtë përgjigje: “Unë jetojë me një libër derisa sa e përfundoj së shkruari. Mendoj se kur botohet, ai nuk është më imi.” Por ai e shikon të arsyeshme rishikim e një vepre gjatë ribotimeve. Kjo është diçka që ai vetë e ka bërë.”



Dhe kur bëhet fjalë për rishikimin e veprave dhe korrigjimet e asaj që ke shkruar edhe dyzet vjet përpara, një shembull për t’u komentuar është shkrimtari Ismail Kadare i cili në një deklaratë të tij pohon se kjo lidhet me procesin letrar në kushtet e mungesës së lirisë së shkrimtarit.



Unë kam parasysh atë çka Ismail Kadare ka thënë në një intervistë se gjella e burgut paskesh dalë më e mirë për një numër arsyesh.



“Nuk e kam kuptuar se çfarë ka dashur të thotë Kadare. Gjella e burgut që ha tjetri gatuhet më mirë apo gjella e burgut që ha vetë.”, shton shkrimtari Visar Zhiti.



Si kanë ndryshuar shijet e lexuesit?



Ajo që ne quajtëm liri ka ndryshuar jo vetëm për krijuesin, por dhe për lexuesin. Tashmë shkrimtarët tanë janë një hap me lexuesin evropian.

Ne Kosovë, Shqipëri etj., jemi fatlum në krahasim me mjaft vende të tjera sepse kemi më shumë lexues.



Shkrimtari Zija Çela thotë “Nuk besoj se do të kem shpëtuar pa ndonjë kompromis të këtij lloji, për një fragment apo një fjalë të shkruar. Një shembull: si vjen letërsia. Në vitin ‘84 kam qenë në Kukës dhe kam shkruar një roman, “Burrat nuk dalin nga lufta”.



Po të botohen sot katër recesionet e saj kohe, është krejt ndryshe.



Përfundimi i recesioneve dhe i redaksisë ishte “Sipas Zija Çelës burrat kanë dalë nga lufta”, nuk quhej më një roman dekadent. Në vitin ‘90 ka qenë një kohë e ethshme për të botuar shkrime të cilat nuk ishin botuar, aq më tepër të dokumentuara me recesione.



Kuptova se ai që ishte kundër këtij botimi, tani isha unë, sepse kishin kaluar vite dhe nëse ideologjia është afatshkurtër, beteja estetike është e përjetshme. Standarti gjithmonë krijon më shumë hapësirë për komunitetet, por e ngushton hapësirën e individit.



Thelbi i një shkrimtari është individualiteti i tij, që të jetë i ndryshëm nga të tjetër. Nëse censura në vendin tonë tashmë është lënë mbrapa, ajo që nuk lihet mbas është autocensura.



Gara me veten është preferenca ime. Por mund të them se e kemi ende të mangët kulturën e leximit, kuptohet se faktorët mund të jenë të natyrshëm. Ruajtja e kulturës së leximit është e domosdoshme.



Natyrisht që ndryshimi është shumë i madh. Por ka dhe një ndryshim tjetër që e sfumon këtë ndryshim, pasi njeriu e krijon lirinë brenda vetes.



Mund të jesh i burgosur dhe mund të jesh i lirë në mendime. Mund të jesh i lirë, por je i burgosur pasi nuk mendon ashtu siç duhet. Në këtë kuptim dhe para dhe pas nëntëdhjetës shkrimtarët kanë pasur privacionet e tyre. Madje mund t’u ketë kushtuar shumë shtrenjtë.



Kjo situata paradoksale në sistemet diktatoriale ku ndodh që të lindë letërsi më e madhe se në sistemet e lira.



Letërsia nuk është thjesht produkt shoqëror, produkt i një sistemi, por është produkt i një grupi individual.



Pra vepra e një shkrimtari mbetet pavarësisht sistemit,thotë Çela dhe shton:”Këtu janë dy gjëra krejt të ndryshme.



Nuk mund të bëhet krahasimi sepse tirazhet e atëhershme i botonte shteti dhe shteti i blinte. Në kuptimin që vërtet mund të botoheshin librat në njëzet mijë kopje, por shumicat i blinin prapë bibliotekat.



Autori nuk paguante gjë, dhe merrte vetëm një honorar simbolik.



Ndërsa sot, për ata libra që shiten, kemi një shtije reale. Kjo nënkupton faktin se i boton shtëpia botuese dhe i blen publiku.



Si kanë ndryshuar shijet e lexuesit?



Lexuesi është i informuar, vërtet nuk botoheshin shkrimtarë bashkëkohorë kontemporanë, por letërsia e madhe botohej dhe atëherë sepse botoheshin klasikët Homeri, Servantesi, Shekspiri, Tolstoi, etj. Janë shkrimtarët që formojnë shijet, por mungonte pjesa më e madhe e letërsisë.



Këta autorë e formonin shijen atëherë, e formojnë dhe sot. Kur flasim për shije të mirëfillta, mund të themi se dhe sot kërkohen këto botime. Kërkohet gjysma e modernistëve, ajo pjesë që mungonte.



Por në rast se sot kërkohen shkrimtarë të një letërsie komerciale, atëherë kjo është një gjë tjetër sepse ndodh në të gjithë botën.



Nuk është shija e vërtetë, shija e mirëfilltë. Vërtet Daniele Steel në të gjitha vendet shitet me miliona kopje, por është një letërsi e ditës, një letërsi kalimtare etj.



Dhe krejt në fund theksojë se ka shkrimtarë që nuk kanë bërë kompromise. Të gjithë e kanë bërë kompromise , për pjesë të vogla të cilat duhet të hiqnin apo duhet të shtonin, por e kanë bërë.



Kohë më pare në një intervistë për Radio Radicale, radio kombëtare dhe politike në Itali ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Ettore Sequi shprehet lidhur me nismën e tij në dialogun me shkrimtarë, artistë, filozofë të cilët ndajnë me ambasadorin pikëpamjet mbi integrimin evropian të Shqipërisë.



Duke iu referuar bashkëbisedimit me shkrimtarin e mirënjohur shqiptar, Ismail Kadare, Sequi shprehet se i ka mbetur në mendje shprehja e shkrimtarit ku thotë: “Evropa është shteti natyral i Shqipërisë, i vetmi shtet! Kështu besoj se kjo gjë është pak a shumë perceptimi i të gjithë shqiptarëve. Shqipëria është një vend shumë filo-Evropian.”



Lidhur me personazhin e dytë që ambasadori do të ftonte në bashkëbisedim, Sequi nuk jep një emër konkret por shprehet se do të jetë “një personalitet jo shqiptar dhe shumë i njohur në botën globale.”



I pyetur nga gazetari Artur Nura se a ka dialog mes palëve politike në vendin tonë, ambasadori i kujton politikanëve shqiptarë se “dialog nuk simbolizon monologë të ndryshëm të palëve.”



Duke iu referuar integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, diplomati thotë se “Ballkani dhe në zë të veçantë Shqipëria është duke bërë shumë progres, megjithëse me një seri vështirësish.”



Ambasadori flet edhe për raportet dhe interesat, përgjegjësinë e BE-së për zgjerimin e saj me Ballkanin dhe veçanërisht Shqipërinë.



Ismail Kadare që është një evropian i bindur i botës shqiptare, por që është edhe shkrimtari më i mirë shqiptar, ndoshta edhe në dimensione Ballkanike dhe jo vetëm.



Midis të tjerësh, ka qenë së fundi edhe në listën e shkurtër të konkurrentëve të Çmimit Nobel për letërsinë.



Kështu pra, më duhet të them se pata idenë e këtij dialogimi për të arritur të kuptoja se çfarë një personazh domethënës mendon në lidhje me Evropën dhe të ardhmen Europiane të Shqipërisë.



Kështu kam dashur të shpjegoj dhe dua të shpjegoj, për shembull në intervistën me Kadarenë në mënyrë të kthjellët, se çfarë në fakt, presin shqiptarët nga Evropa.



Një frazë nga ky bashkëbisedim më ka mbetur thellësisht në mëndje, Kadare më tha: Evropa është shteti natyral i Shqipërisë, i vetmi shtet! Kështu besoj se kjo gjë është pak a shumë perceptimi i të gjithë shqiptarëve. Shqipëria është një vend shumë filo-Evropian.



Kadare është një shqiptar europian. Ai jeton si në Tiranë ashtu edhe në Paris, por unë besoj që na nevojitet të dimë se cili do të jetë personi i dytë që do të vazhdojë këtë dialog me ju?



Sugjerojë publikisht që politikanët tanë, nuk duhet të kenë një diplomë formale universiteti, por duhet të kenë edhe njohuri minimale në lidhje me filozofinë politike perëndimore, pra të njohin minimalisht veprat e Tomas Hobbes, John Lock, (François-Marie Arouet) Volterit dhe Jean-Jacques Rousseau, apo Konrad Adenauer, Alice De Gasperi, Robert Schuman, Altiero Spineli, vizionarët e historisë që frymëzuan Bashkimin Evropian.



Markezi thotë “ s’kam dashur që librat e mi të kenë fatin e sanduiçeve. Letërsia e sanduiçeve është letërsia rozë e një gjuhe fakirfukareshë dhe të shterpët. Letërsia e madhe, ku bën pjesë edhe Hrabali, s’ka asnjë lidhje me të. Për mua ka dy lloj letërsie.



Letërsia e fabulës dhe letërsia e stilit.Tek kjo e dyta fabula është thjesht një pretekst. Tek Hrabali i gjejmë të mpleksura të dyja. Duhej ruajtur kjo veçori e veprës së tij. Pastaj ç’është përkthyesi tjetër, në mos po fjalë?



Volteri, Borges dhe Pamuk ftillojnë se te secili prej nesh ekzistojnë dy, ose më shumë qenie të tjera. Kësisoj unë s’kam pse të mos ta besoj që ekziston një Hrabal i hedhur nga dritarja me të shtatë macet e tij, por edhe një tjetër që mund ta ketë vrarë veten i lodhur prej vanitetit njerëzor…




(Autori është anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane në New York :




2019-09-20

Debatet parazgjedhore për kryeministër të Kosovës


Kosovo's prime minister, Ramush Haradinaj, talks during an interview with Reuters in Pristina in October.

Ramush Haradinaj flet për programet qeverisëse të Kadri  Veselit,Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit

Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, gjatë një intervistë të dhënë për medie  ka folur për kundër-kandidatët e tij politikë.

Ai ka thënë se premtimet që po bëhen nga ana e tyre janë jo reale.

“Ka një lloj jo realizimi tek oponentët, për shkak se jam në qeveri dhe i di temat dhe mundem me vlerësu premtimet reale. 

Kadri Veseli është duke folur për legalizim të objekteve, nuk e di nëse i ka tregu dikush së është aprovuar ligji para një viti, ligji është aprovu në qeveri dhe nuk ka punë për legalizim.

Vjosa Osmani thotë se dua me ç’kap shtetin, me i thanë Vjosës me kanë që e ç’kap shtetin nuk e kishit kap sepse LDK ka qenë pjesë e qeverisë.

Albin Kurti ka fol për ekonomi, gati na ka kthy në kohën sikur në Shqipëri, mendon që duhet me u kthy në një ekonomi komuniste, me i thanë se ka dështu ajo ekonomi në gjithë botën”, ka theksuar ai.



Haradinaj ka thënë se pas zgjedhjeve nuk synon që të krijohet formula e njëjtë e qeverisë.

“Synoj qeveri më të mirë, qëllimi qeverisës është të mos krijohet ekipi i njëjtë. Fakti që kam shkuar zgjedhje kështu është që synojë tjetër qeveri, nuk është mirë të vazhdohet qeverisja e njëjte nëse partitë e njëjta rikthehen në qeverisje është vështirë për Kosovën”, ka deklaruar Haradinaj.

Ramush Haradinaj ka folur edhe për tema tjera të rëndësishëm si dialogu dhe taksa. 

Ai ka thënë se partitë tjera nuk kanë pozicion të qartë sa i përket dialogut, dhe se deri tani procesi i dialogut ka qenë jo transparent. 

Gjithashtu ai ka pohuar se taksa 100 për qind duhet të mbetet deri në njohje dhe marrëveshja me Serbinë duhet të ndodhë brenda kufijve ekzistues.

Rezultate imazhesh për kadri veseli
Kadri Veseli: Më lanë në lloç kur Amerika e kërkoi suspendimin e taksës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për historikun e çështjes se taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Veseli në Zonën Zgjedhore tha se partnerët e tij e lanë ”në lloç’‘, kur SHBA-të e kërkuarn suspendimin e taksës për 120 ditë, njofton Klan Kosova.

”Ku të janë SHBA dhe BE do të jem unë si kryeministër. Si frikohem asnjë ballafaqimi me Serbinë”.

”Qëndrimi ynë për taksën. Kam bërë një mund shumë të madh. Nuk kanë qenë mirënjohës. Me SHBA-të e kam ofruar opsionin”.

”Historia e taksës e dini si ka vepru. Kanë kërkuar amerikanët 120 ditë suspendim. Suspedimin e kam vendosur në të shkruar me amerikanët. Jam gëzuar kur e kanë pranuar partnerët amerikanë. Kam mbetur në lloç. Ani mirë, mendon që më ka skuq mua, e ka dëmtuar Kosovën e ka dëmtuar veten”.


”120 ditë kanë kërkuar amerikanët suspendim pastaj kalim në reciprocitet kam kërkuar unë ma kanë pranuar. Kam qenë njeriu më i lumtur. Qoftë në mallra qoftë në struktura paralele e meriton 1000% taksë, por këtu ka lidership shtetëror unë jam me SHBA-të sepse Kosova ka nevojë për partnerë të tillë”.

Rezultate imazhesh për albin kurti

Albin Kurti: Për bashkim me Shqipërinë nuk duhet hequr qafe një pjesë të territorit

Në mesin e javës tjetër, një fushatë parazgjedhore fillon para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë më 6 tetor.

Udhëheqësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, shpjegoi shkurtimisht se si e imagjinon të ardhmen e Kosovës si kryeministër në një intervistë për gazetën sllovene Delo.

Ai tha se Kosova duhet të krijojë marrëdhënie edhe më të afërta me Shqipërinë.

“Ne duam marrëdhënie të mira me Shqipërinë. Ne kemi dy shtete, por jemi një komb. Ne nuk mund të harrojmë se kufiri i Kosovës me Shqipërinë është kufiri i Jugosllavisë dhe Serbisë, ai nuk është kufiri shqiptar”, tha Albin Kurti për gazetën Delo.

Kurti, po ashtu u shpreh se Republika e Kosovës është një histori suksesi por shprehu urgjencën për të ndërruar pushtetin.


“Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë nuk duhet të bëhet duke hequr qafe një pjesë të territorit tonë. Unë besoj se Republika e Kosovës është një histori suksesi dhe duhet të mbetet e tillë. Ne duhet të shpëtojmë nga elita jonë politike”, deklaroi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje.


Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...