2019-09-24

“Tokë e mbjellë me varre“ është një titull shumë i fuqishëm fiksional e artistik, kurse përmbajtja e librit paraqet një realitet të tmerrshëm e shumë të hidhur për popullin shqiptar.



Nga Flori Bruqi 


Dje me një ineresim të jashtëzakonshëm te dashamirëve te librit, ne prani te Kryeministrit në detyrë z. Ramush Haradinaj, te kryetarit te Akademisë se Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, z. Skender Kodra e te shumë institucioneve te tjera, përuroi librin:"Tokë e mbjellë me varre" të Dibran Fyllit, në Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani" në Prishtinë.





Fotografia e Dibran Fylli


Të nderuar poetë e shkrimtarë, dashamirë të fjalës së shkruar, Familjarë të Dëshmorëve, Invalidë e Veteranë të Luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të martirëve, personalitete të jetës politike, kulturore e ushtarake, pjesëmarrës të nderuar, jemi tubuar sot që ta promovojmë librin me argumente “Tokë e mbjellë me varre” - Krimet serbe në Kosovë 1998/1999, të autorit, studiuesit, regjisorit e luftëtarit të lirisë Dibran Fylli.


-Puna disa vjeçare e autorit për t’i grumbulluar e radhitur në libër shënimet për të gjitha krimet serbe ndaj popullatës civile shqiptare që ndodhën në Kosovë nuk ishte punë e lehtë, por në fund ia arriti që në këtë libër, në 320 faqe t’i paraqes keqtrajtimet, vrasjet, masakrat, ekzekutimet e popullit të shumëvuajtur shqiptarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Libri flet me gjuhën e argumenteve, pa shprehje poetike e artistike duke i paraqitur emër për emër të gjitha krimet e bëra nga policia, ushtria e paramilitarët serb në Kosovë.

1. Që të mos e zgjasim e të flasim më shumë për librin, atë tashmë e kemi këtu, e kemi para vetes, e kemi në duart e lexuesve, pra vlerën e tij dhe vlerësimin do ta japin lexuesit, kurse unë ftoi para jush për një fjalë rastiKryeministrin e Republikës sëKosovës, Z. RamushHaradinaj, tha në mes tjersh moderatori i përurimit të librit të Fyllit , zt. Faik Gashi.





Fotografia e Dibran Fylli




Fotografia e Dibran Fylli

Për librin ligjeruan: Prof.Dr. Flori Bruqi, Prof. Fatmir Halimi, Rajmonda Maleçka dhe Prof. Asllan Qyqalla, kurse me fjalë rasti për librin folen: Kryeministri Ramush Haradinaj, Kryetari i OVL-UÇK, z. Hysni Gucati, Kryetari i ASHASHA  Akademik Prof.Dr. Skender Kodra, Prof.Dr. Haqif Bajrami etj.

Fotografia e Dibran Fylli

ta nderuar promovimin e librit erdhi nga SHBA z. Zef Pergega nga Televizioni i Miçingenit, shkrimtari dhe politikani i Kosovës Ing. Jahja Lluka, Akademik Prof.dr. Abdulla Mehmeti, nga Shkupi poetë e shkrimtarë nga e gjithë hapësira shqiptare, figura të njohura të jetës politike, kulturore e shkencore, media e shumë dashamirë të fjalës së shkruar...

Fotografia e Dibran Fylli

Diskutimi i gjenralit,Hweroit të gjallë dhe premierit në largim të Kosovës Ramush Haradinaj :


Fotografia e Dibran Fylli

Fjala e premierit në detyrë Ramush Haradinaj :

Të nderuar familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të Luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të martirëve,poetë e shkrimtarë, dashamirë të fjalës së shkruar, personalitete të jetës politike e kulturore, pjesëmarrës të nderuar.Jemi tubuar sot për këtë promovim të librit me argumente “Tokë e mbjellë me varre” - Krimet serbe në Kosovë 1998/1999, të autorit, e luftëtarit të lirisë Dibran Fylli.

Fotografia e Dibran Fylli


Libri të cilin po e promovojmë sot është libër që flet me gjuhën e argumenteve, duke filluar nga Kapitulli i parë që paraqet projektet antishqiptare të kohës së hershme deri të Raporti i ICPM-së të Dr. Mark Skinner në kohën e luftës së fundit.

Kapitulli i dytë, kryesisht flet për të gjitha krimet serbe në Kosovë gjatë viteve 1998/1999, duke filluar nga masakra e Likashanit dhe Qirezit e deri të Krimet e strukturave kriminale serbe në Mitrovicë më datë 03 dhe 04 shkurt të vitit 2000.

 Fotografia e Dibran Fylli


Kapitulli i tretë paraqet shumëraporte dhe dëshmi, kryesisht të KMDLNJ-sëtëbëra gjatë kohës së luftës për krimet serbe mbi popullatën civile në Kosovë.

Kurse nëKapitulline katërt përshkruhen raportet e Organizatave të huajapër krimet serbe në Kosovë, të cilat ishin prezentë gjatë kohës së luftës nëpër Zonat e luftës.

 Fotografia e Dibran Fylli
Kapitulli i pestë është kryesisht i fokusuar në emrat e kriminelëve serb që kanë kryer krime në Kosovë, si dhe nxjerrë epilogun “Askush s'i ndjek kriminelët!” ...

Për ta bërë këtë punë nuk është e lehtë, por autori Fylli për ta përkujtuar të kaluarën tonë jo fort të largët e të hidhur mblodhi shumë të dhëna dhe i renditi në këtë libër që brezat e rinj të mos e harrojnë luftën e lavdishme çlirimtare, mundin e sakrificën sublime të dëshmorëve dhe martirëve të kombit tonë.


Lavdi të gjithë të rënëve për liri, tha në mes tjerash Ramush Haradinaj.




Zt.Flori Bruqi, në kumtesën e tij në mes tjerash tha:


Nëse Dante Aligeri na solli Ferrin e fantazuar me të gjitha labirintet e tij deri tek rrethi i 12-të të perëndisë, në ditët tona doli një Dante i Ri. Ai është shkrimtari kosovar Dibran Fylli.

Ky autor na ka sjellë ferrin e vërtetë njerëzor, jo si dënesë e perëndisë për të këqijat dhe mëkatet e botës njerëzore, por ferrin e shtetarëve e gjeneralëve të Serbisë, të strukturave të ushtrisë e policisë Serbe në librin e tij që pritët të dal nga shtypi këto ditë me titull:" Tokë e mbjellë në varre" (Krimet serbe në Kosovë 1998/1999)
Fotografia e Dibran Fylli
Në këtë libër, nga faqja në faqe njihesh me skena të llahtarshme jo të sajuara, por reale, ku artistët që luajnë, janë: plaka, pleq, gra, burra, mandej dhe fëmijë, femra e meshkuj, është një popull i tërë i vënë në kalvarin e vuajtjes e të torturës, një popull i destinuar për t’u përzënë nga trojet etnike e për t’u qitur fare me gjithçka. Është një vend i cili u bë shkrumb e hi jo vetëm nga zjarri i predhave e bombardimeve, por edhe nga zjarri i vendosur me benzinë nga dora e shkjaut.

Kur lexon këto faqe të këtij libri nuk ka mëndje që nuk luan, nuk ka sy që nuk loton, nuk ka trup që nuk rënqethet, nuk ka qenie që nuk revoltohet, nuk ka njeri që nuk reagon dhe nuk besoj të ketë qenie njerëzore që të mos jetë e gatshme për t’u radhitur në skalionet e luftëtarëve për t’u thënë ndal, këtyre kriminelëve të njerëzimit, arqitekëve të gjenocidit serb në Kosovë apo atij çam në Greqi.

Duke lexuar librin lexuesi futet në botën e krimit, nuk është më njeri, por duket si një profet që vëzhgon çfarë ndodh në atë labirint krimesh dhe i raporton zotit të tij.

Fotografia e Dibran Fylli

Lexuesi xhiron me kamerën e ndjesive, përjetimeve, fantazive dhe riprodhimeve të realiteteve monstruoze që Dibran Fylli , falë aftësive të tij psikologjike, por edhe atyre artistike i sjellë mjeshtërisht në memorien tonë.

Përshfaqet aty Shën Bortolemeu i Gjakovës, objektet fetare qindra vjeçare që digjen, nëna që dhunohen para fëmijëve, mure të përgjakura, bajoneta që presin kopsa, çjerrin gjokse, trupa që digjen me benzinë, makina që mbushen me kufoma dhe nuk dihet ku përfundojnë, prindër që çmenden para torturave të fëmijëve e dhunimeve të nuseve të djemve, gjurmë dhëmbësh nëpër trupësa, shenja plagësh e djegiesh nëpër trupësat e femrave kosovare, sisa të prera, sy të dal, gishta të prerë etj. Shëmbëlltyrat më të këqija të Europës të sotme.

Fotografia e Dibran Fylli


Pikërisht libri i autorit Dibran Fylli është sinteza më e mirë e dëshmisë së krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit serb në Kosovë.

Ai është një apel i hapur për EULEX, BE dhe për Kombet e Bashkuara për të nxjerrë mësimet e duhura e për të vënë para përgjegjësisë çdo shtetar e shtet që kryen krime e gjenocid, për të prerë e parandaluar një herë e mirë dorën gjakatare të masakrimit, terrorizmit e shfarosjes së njerëzve të pafajshëm e të pambrojtur.
Autori i mizoskenave psikologjike të qenieve njerëzore nën presion dhe kanosje për jetë a vdekje.

Në këtë libër janë trajtuar me realizëm temat psikologjike. Në këtë sprovë prej disa faqesh, autori Dibran Fylli jo vetëm paraqitet si njohës i thellë i psikologjisë, por paraqitet i veçantë edhe si prozator. Është veçori dalluese e këtij autori pasqyrimi i proceseve e gjendjeve psikologjike të personazheve të tij artistikisht.

Fotografia e Dibran Fylli

Dibran Fylli me këtë libër ka sjellë një kinoditar me metrazh të gjatë të traumës psikologjike të njerëzve nën dhunim e torturë. Autori me mjeshtëri artistike dhe profesionale ka sjellë në faqet e librit traumën psikologjike të një populli martir siç është populli kosovar, ka realizuar më së miri edhe një model të rrjedhës së proceseve e gjendjeve psikologjike në kushte të veçanta specifike, në kushtet e traumës e të shantazhimit, kur luhet me jetën e vdekjen.


Ky autor nëpërmjet hulumtimit, investigimit, intervistimit nga ai vetë apo të tjerë nga Europa e bota jep të qartë tablonë e krimeve, por edhe të strukturave e autorëve të tyre.
Fotografia e Dibran Fylli
Fotografia e Dibran Fylli

Ai ka mundur të japë një tablo të qartë për atë çka ndodhur në Kosovë para dhe gjatë ndërhyrjes së NATO-s, me synim të mirëpërcaktuar nga Millosheviçi dhe krerët e tjerë drejtues të shtetit Jugosllav.
Nga zbulimet e zt.Dibran Fylli, më duket se ekziston një vijë e kuqe nga viti 1989 deri në vitin 1999, gjë që i tregon qartë ndërlidhjet në të gjitha veprimet që ndërmorën autoritetet serbe në Kosovë, kundër popullatës shqiptare, shumicë në Kosovë.

Fotografia e Dibran Fylli

Kjo gjithashtu mbështetet qartazi nga informacioni i zbuluar gjatë dëgjimit gjyqësor në Hagë për rastet e krimeve të luftës kundër ish presidentit të Jugosllavisë Sllobodan Milosheviç dhe zyrtarëve të tij të policisë dhe ushtrisë.
Fotografia e Dibran Fylli

Më 26 shkurt 2009, këta ish-zyrtarë policorë dhe ushtarakë të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë u dënuan nga Dhoma e III e Gjyqit të Gjykatës për krimet e bëra kundër njerëzimit në Kosovë, në vitin 19991 :
1. Ish- zëvendëskryeministri jugosllav, Nikola Shainoviç,

2. Gjenerali i Armatës Jugosllave, Nebojsha Pavkoviç, dhe

3. Gjenerali i policisë serbe, Sreten Lukiç, secili prej tyre u dënua me nga 22 vjet burgim për krime kundër njerëzimit dhe për shkak të shkeljes së ligjeve ose zakoneve të luftës.

4. Gjenerali i Armatës jugosllave,Vlladimir Llazareviç, dhe

5. Shefi i Personelit të Përgjithshëm, Dragoljub Ojdaniç, u gjetën fajtorë për ndihmën dhe nxitjen e kryerjes së një numri krimesh të dëbimit dhe shpërnguljes së dhunshme të popullatës shqiptare të Kosovës, dhe secili nga ata u dënua me nga 15 vjet burgim.
Prokuroria i fajësoi që të pestë për krime të bëra gjatë fushatës së terrorit dhe dhunës së drejtuar kundër popullatës etnike shqiptare të Kosovës, në fillim të vitit 1999.

....

Fotografia e Dibran Fylli


Bruqi tha edhe këtë :


DIBRANI ME KËTË LIBËR BËRI QË KRIMET E KRYERA NGA FORCAT SERBE MOS T’I GRISË HARRESA QË ATO MOS TË LËNË GJURMË VETËM NË MENDJEN E SHQIPTARËVE, POR ATO T’I KUPTOJNË EDHE TË TJERËT SE NË KOSOVË KA NDODHË GJENOCID PËR SHFAROSJEN MASIVE TË SHQIPTARËVE :

SË FUNDI DUA TË THEM SE KY PUBLIKIM MUND TË PËRDORET EDHE SI PIKË REFERIMI PËR DREJTËSINË E CILA ENDE I MBAN DUART LARG NGA SHUMË KRIMINELË, TË CILËT JETOJNË TË STREHUAR NËPËR SERBI DHE BOTË.

RASTET E PARAQITURA KËTU TREGOJNË PSE SERBIA E KA HUMBUR PËRGJITHMONË TË DREJTËN E SUNDIMIT MBI CILËNDO PJESË TË KOSOVËS.

Fotografia e Dibran Fylli


NE DUHET TË JEMI TË VETËDIJSHËM SE EDHE TANI PAS PAVARËSIMIT TË KOSOVËS LUFTA PËR TË VËRTETËN DUHET TË VAZHDOJË DERI NË FUND.
APARATI SHTETËROR SERB KA DHUNUAR MBI 20 MIJË GRA SHQIPTARE…NJË MILION SHQIPTAR TË DËBUAR,40 % E INFRASTRUKTURËS ËSHTË E SHKATRRUAR.
400 MASAKRA KUNDËR SHQIPTARËVE. FJALA VJENË NË IZBICË 160 TË VRARË, TË MOSHUAR,GRA,FËMIJË…NË KRUSH 250 CIVILË TË VRARË,GRA PLEQË, FËMIJË.65 TË PAGJETUR…360 NË FSHATIN MEJE, STUDIME, RECAK,RREZALLË,OBRI,QYSHK, LEBENIQË, BELEG ETJ.ASNJË I AKUZUAR E ASNJË I DENUAR….

Fotografia e Dibran Fylli


ZORAN VUKOVIQ,ISHTE ARRESTUAR NË MARS TË VITIT 2016,NË NIKSHIQ TË MALIT TË ZI.ME PAS AI ISHTE EKSTRADUAR NË KOSOV .VUKOTIC AKUZOHEJ SE NË VITIN 1999 NË VUSHTRI VRAU 4 SHQIPTAR ME ANË TË NJË SULMI NDAJ KONVOJIT TË CIVILËVE NDËRMJET DATËS 2 E 3 MARS TË VITIT 1999 Në FSHATIN STUDIME TË VUSHTRISË.PËR KËTO DYSHIME AI ISHTE LIRUAR..MË VONË AI RIGJUKOHET DHE U DENUA ME 6 VITE E GJASHTË MUAJ PËR AKUZAT PËR TORTURA TË SHQIPTARËVE TË BURGOSUR NË BURGUN E SMREKOVNICËS SË VUSHTRISË…

Fotografia e Dibran Fylli

NDËRSA LUFTETARËT E UCK-SË KANË KALUAR KATRAHURATE E TYRE NËPËR PROCEDURA TË DREJTËSISË NDËRKOMBËTARE TASH E 21 VJET.

EDHE PSE NE SHQIPTARET JEMI VIKTIMA,SOT NË KOSOVË,ME TEPËR KA TË DENUAR SHQIPTAR PËR KRIME LUFTE SE SA SERBË.


Fotografia e Dibran Fylli

Nga 111 personat e akuzuar për krime lufte për periudhën 1999-2018, vetëm 40 janë dënuar, kurse 26 janë të arratisur, përderisa të tjerët janë ende në proces të gjykimit.

Fotografia e Dibran Fylli

Sipas publikimit “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018” të publikuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Prishtinë. deri 23 tetor të vitit 2018 janë proceduar 48 lëndë. Prej tyre 25 lëndë ndaj serbëve, 19 ndaj shqiptarëve, 3 lëndë ndaj malazezëve dhe 1 ndaj komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian (RAE).

Fotografia e Dibran Fylli

Gjithsej janë të akuzuar 111 persona, 44 serbë, 61 shqiptarë, 5 malazezë dhe 1 RAE(Romë,Ashkali,
Egjiptian). Këta malazezë dhe RAE u përkasin forcave serbe”.Pas përfundimit të luftës, me këto krime për një periudhë të shkurtër kohore janë marrë prokurorët vendor, kurse nga viti 2000, ky proces ka kaluar në kompetencë të misionit të UNMIK-ut. Ndërkaq nga viti 2009, aktakuzat për krimet e luftës kanë kaluar tek misioni i EULEX-it, për t’u rikthyer në kompetencë tek prokurorët vendorë këto vitet e fundit dhe tash luftëtarët mirren në pyetje nga Prokuroria Speciale e Hagës. Nga të gjitha aktakuzat e ngritura, 34 shqiptarë dhe 4 serbë janë dënuar.

Fotografia e Dibran Fylli


Në 19 lëndë ndaj shqiptarëve kemi 61 të akuzuar, prej tyre 23 të liruar, 34 shqiptarë të dënuar, 2 janë në arrati dhe 2 janë momentalisht në process.

Tek 25 lëndë ndaj serbëve, kemi 44 të akuzuar, 13 persona të liruar, 4 të dënuar dhe 24 në arrati. Kjo arratisje e madhe ka ndodhur në vitet 2000-2001 nga Qendra e Paraburgimit në Mitrovica dhe nga Spitalet e Mitrovicës dhe i kemi 3 serbë në proces. Janë tri lëndë ndaj pjesëtarëve malazias, ku në total janë të akuzuar pesë malazias, 2 janë të liruar, 1 është dënuar dhe 2 janë të arratisur. Ndërsa ndaj të akuzuarit RAE, është dënuar me 10 vite burgim në shkallën e parë.


Prokurorët vendorë në total i kanë ngritur 16 aktakuza, prokurorët e UNMIK-ut 10 aktakuza dhe prokurorët e EULEX-it, 22 aktakuza.

Sipas publikimit, të gjithë të dënuarit për krime lufte janë dënuar nga 5 deri në 15 vjet.

“Shumica dërmuese e kryesve të krimeve të luftës janë në Serbi. Kryesitë e veprave nuk i ekstradon as Serbia, por as Kosova.

Fotografia e Dibran Fylli

Edhe më herët autoritetet në Kosovë kanë pohuar se kanë të dhëna të besueshme se vendstrehimet e personave të cilët dyshohet se kanë kryer krime lufte në Kosovë gjatë kohës së luftës janë kryesisht në Serbi dhe Mal të Zi, por edhe në vendet tjera të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë.

Gjatë luftës se fundit në Kosovë janë vrarë 13, 518 persona 10.794 shqiptarë 2,197 serbë kurse të tjerët u përkasin etnive të tjera. Prej tyre, 239 kanë qenë fëmijë nga mosha 0 deri në 5 vjeç.

Fotografia e Dibran Fylli

21 vjite pas përfundimit të luftës në Kosovë (1998-1999) emrat e Personave të Pagjetur vazhdojnë të shtohen në Listën Zyrtare. Aktualisht janë 1,653 persona të pagjetur. Në mënyrë që të bëhet përparim në zgjidhjen e fatit të Pagjeturve është e domosdoshme që palët përkatëse t’i shkëmbejnë mes vete informacione të besueshme dhe përkatëse, përfundoi Bruqi.




Sot gjatë promovimit të librit të shkrimtarit Dibran Fylli , Presidenti i Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptaro-Amerikane, Akademik Prof.Dr. Skender Kodra,Ph.D. ,më Dekretoi mê Mirënjohjeje!

Faleminderit Akademik ,Zt. Kodra si dhe ju të dashur miw të pranishëm qê morrët pjesë në këtë envinimet publicistiko - shkencor ku në mes të pranishmëve morri pjesë edhe gjenerali i luftës-Heroji i Paqës, Premieri i Kosovës Zt. Ramush Haradinaj si dhe personalite kombëtare të shkencës, artit, letërsisë, dhe filmit.
Fotografia e Flori Bruqi

Nga Amerika kishin ardhur enkas për zt. Skendër Kodra me bashkëshortën, gazetari shumëvjeçar i Agjencisë Telegrafike Shqiptare zt. Zef Pergega , tash redaktor i TV amerikan në Miçigen,
Akademik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti,Ph.D nga Univerziteti i Shkupit, shkrimtari dhe politikani Jahja Lluka ,ushtar të FSK-sê, ish komandant dhe ushtar të betejave të lavdishme. të UÇK-së,shkrimtar, gazetar të medieve dhe televizioneve tona !

Faleminderit nga Zemra ,për premierin e tashëm dhe të ardhshêm të Kosovës zt.Ramush Haradiinaj, akademik , profesor universitar miq, shok/shoqe , familjar pa dallim partije por si vëllezër dhe motra të një gjaku nëpërmes të librit të Dibran Fyllit “ Tokë e mbjellë me varre”( Krimet serbe në Kosovë 1998-1999) përkujtuam herojt dhe martirët e luftës që kanë rënë për lirinë që fëmijtë tanë e gëzojnë sot!

Janë dekoruar nga AShAShA më Çërtifikata Mirnjohjeje edhe prof. Dibran z Fylli ( autor i librit) si dhe studuesi dhe shkrimtari prof .Lan Qyqalla nga Prishtina!

( F.B, Facebook)



****

Fotografia e Lan Qyqalla



Ndjenje e veçante kur vleresohesh nga Akademia e Shkences dhe Artit Shqiptaro-Amerikane ne Nju Jork, anetar i se ciles jam nga viti 2017. Kete Çertifikate Mirenjohje ma dhuroi Kryetari i Akademise SHASHA z.Skender Kodra te cilin e falenderoj shume. Kreytari i Akademise z.Kodra ishte sot prezent ne perurimin e librit te Dibran Fyllit "Toke e mbjellur me varre"....(Lan Çyqalla ,Facebook)





Fotografia e Abdulla Mehmeti



Fotografia e Abdulla Mehmeti


Akademikik Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

MES NGATËRRESAVE POLITIKE DHE VIZIONIT AKADEMIK

Në Prishtinë, mes vëllezërve dhe motrave nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Nju Jorku, nga promovimi i librit për plagët e luftës që ende kullojnë gjak dhe kuvendimi me shkëndija drite dhe shprese për të ardhmen e kombit shqiptar të bashkuar.

Kjo nuk është pjesë e fushatës për zgjedhje, por pjesë e vizionit për zgjidhjen e nyjes që e ka ngatërruar politika shkurtpamëse çështjen shqiptare.

(23 shtator 2019)

Nga kumtesa :  prof.Asllan Qyqalla(Lan Qyqalla )


Vështrim mbi librin “Tokë e mbjellë me varre”   qëështë disertacion për një titull doktorate të Dibran Fyllit.

Përshëndetje të nderuar pjesëmarrës, folësite librit të Dibran Fyllit kishin përgatitur recensione tëthukta letrare e artistike, kishin cekur fjalëmiradie për librin që me të vërtet e meriton, sepse ky libër është një vepër kapitale për luftën e fundit që bënë UÇK-ja dhe masakrat që bënë pushtuesi nacist serb. Andaj i përgëzoj parafolësit e librit. Unë, nuk kam bërë recension, sepse në bisedë me Dibranin më kishte propozuar, por më në fund më nxori nga recensionisti i librit, e kam marrë me mend shkakun, dhe për atë që më ka heq nga recensionisti, unë e kam përgatitur njëreferimpropozimi të shkurtër.
Kur e thashë më lartë, se është punim për titull doktorate, u mbështeta në disa fakte që i nxora nga ky libër e që janë dëshmi e punës kërkimore, shkencore e studimore. Dibran Fylli nuk ngarendi qe te botoje këtëvepër publicistiko-historike, por mblodhi fakte, grumbulloi dëshmi, hulumtoi arkivat e pahapura, studio me zelle e pune intensive ne zbardhjen e gjurmëve të  kriminelëve serb. Një studim më se 15 vjet deri në zbardhjen e këtyre fakteve e dëshmive të cilat na i ka argumentue në këtë disertacion. Një pune kaq kolosale, një veprimtari titanike që historisë sonë i jep ngjyrime tjera, që historisë sonë i jep emra, ngjarje, vende, komunitet real, e jo imagjinativ. Dhe derisa në këtë vepër nuk përdoret imagjinata, por janë marrë e grumbulluar, sistemuar, ndarë në kapituj e ka vulën e një disertacioni që ne sot e kërkojmë nga Instituti i Historisë dhe ai i Publicistikës ta marrin këtë vepër dhe t`ia japin titullin meritor Doktor i Shkencave publicistiko-historike! Kjo vepër i përmbush të gjitha kriteret edhe shkencore edhe ligjore, elementet baze për të qenë Disertacion shkencor, sepse studiuesi e grumbulluesi i fakteve, Dibran Fylli është si një meteor që çau mëdyshjet e historianëve tanë me trajtesa krejt reale dhe produkcion faktik. Kjo është një punë serioze shkencore, është një fryt i studimit disa vjeçar, është një paraqitje e asaj që ka ndodh, është mbështet në vrasjet, masakrat, djegiet, hudhjet ne puse, prerja e gjymtyrëve, nxjerrja e organeve këto makabre  i përjetoi populli shqiptarë. Autori e ka ruajtur realitetin e kohës, pa u ngarkuar me emocione ndaj tërë një race të tillë të fëlliqur serbe, por vetëm me ata ushtarë, paramilitarë e policë serb që i kryen këto krime. Pra, e ka ruajtur origjinalitetin dhe përkushtimin e plotë historik, faktik e dokumentues. Përpos këtyre dëshmive që na i ka sjell në këtë libër, Dibra ka bërë edhe hulumtime në gjetjen e materialeve që kanë dëshmuar edhe shkrimet e të huajve, për të qenë bindës e argumentues ajo që është rrëfyer e shkruar në libër. P.sh. ka hulumtuar raportin e ICPM  nga Dr. Skinner. Ku e citon se në 82 persona shqiptarë të gjallë që janë transportuar në Serbi, u janë nxjerr organet e tyre nga nazistët serb. Si dëshmi e kësaj në kufomat e tyre nuk janë gjetur gjurmë të vrasjes. Apo therjes, por janë gjurmë të tjera pra të nxjerrjes së organeve…Çfarë dëshmie tjetër duan ndërkombëtarët dhe avokatët tanë, që nuk ngrejnë padi për Serbinë për një nga 1000 format e ndryshme  të të masakruarve shqiptarë?  Autori e citon me fusnotë nga libri I nxjerrë këtë material. Edhe dy tri fakte po i përmend pa mundur me i përmend të gjitha, që na jep të kuptojmë e të dëshmojmë këtu para jush se ky libër është shkencor. Një dëshmi që e ka marrë nga familjarët e që e ka përjetësuar në histori studiuesi Fylli  nga shumë masakra, vrasje e prerje është ajo e fshatit Lepajë të cilët i dogjën pas masakrave e keqtrajtimeve 6 persona shqiptarë. ..dhe shumë raste tjera që janë përfshi në këtë vepër studimore. Libri donë lexuesin serioz, donë studim e ngritje të nivelit akademik. Atë punë që nuk ebëjnë doktorët tanë shkencor në këtë fushë, e bëri Dibran Fylli, atë punë që nuk e bëri institute ynë i Historisë e bëri veprimtari e studiuesi i zellshëm Fylli, atë punë që nuk e bënë as prijësit tanë qeverisës me mbështetjen bile material të botimit të kësaj vepre e bëri vet autori. U deshtë shumë vite, shumë hulumtime, shumë ecje nëpër të gjithë Kosovën qosh më qosh, shumë arkiva sa private aq edhe vetanake, për të shpalos këtu një pjesë të asaj që e meritojnë të gjithë ata që u vranë , u masakruan, ju pren pjesë të organe të trupi, ju nxorën organet të gjalla, i masakruan, i dogjën dhe as varre nuk ju lanë por i hodhën nëpër lumenj, në gropa të përbashkëta, andaj për hir të jetërave të tyre ka qenë dashur që historianët tanë të punojnë shumë më shumë, që studentët tanë të diplomojnë në këtë temë, të mbrojnë masterat e të doktorojnë në këtë fushë dhe qeveria yne ka qenë dashtë ta mbështesë autorin për botimin  ekësaj vepre, në mos jo për mundin e sakrificën.
Fakte: Autroi ka përdorur 113 libra, materiale, gazeta, raporte, dokumente pra është një studim dinjitoz, ka mbledh dëshmi në 256 fshatra e qytete, ka intervistuar më se 377 veta, ka përshkruar 176 vendbanime të masakrave, të gjitha këto të dhëna që na jep ky libër, neve i propozojmë Institutit të Historisë dhe Publicistikës në Fakultetin Filozofik në Prishtinë,  që të marrin këtë vepër, ta shohin dhe ta ftojnë autorin që ta mbroj disertacionin e doktoratës, në një përbërje nga mentorët dhe anëtarët e Komisionit.

Dibran Fyllit , titullin Magjistër i pranohet në bazë të veprave të botuara po në të njëjtën fushë dhe titullin Doktor i Shkencave Publicistiko- historike I takon me nder,respekt e studim të thellë. Uroj që ta gëzoj këtë titull në një mbrojtje formale, sepse  Dibrani me këtë vepër veç e ka titullin që po ia propozojmë institucioneve tona.
Faleminderit juve pjesëmarrës që e përcollët me kaq interesim këtë përurim të veprës së disertacionit të Dibran Fyllit, të cilin  epërgëzoj dhe i uroj shëndet e mbarësi.



Nga kumtesa Ma. Sc. Fatmir Halimi

“Tokë e mbjellë me varre“ është një titull shumë i fuqishëm fiksional e artistik, kurse përmbajtja e librit paraqet një realitet të tmerrshëm e shumë të hidhur për popullin shqiptar.

Autori Dibran Fylli në këtë libër publicistiko-historik, që ende është në dorëshkrim, trajton ngjarjen më të lavdishme të popullit shqiptar të Kosovës prej që njeh historia jonë, pra luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit, si dhe krimet makabre dhe më çnjerëzore që bëri pushtuesi serb.


Dibran Fylli - Tokë mbjellë me varre

Libri si nëntitull ka krimet serbe në Kosovë 1998/1999 – argumente. Lexuesi në baze të kësaj shumë mirë mund ta konceptoj se libri përmban argumente të gjenocidit serb mbi popullatën e pafajshme civile në Kosovë. Agresori serb, në krye më kasapin dhe kriminelin e Ballkanit Sllobodan Millosheviqin ushtroi një dhunë dhe terror të paparë dhe të padëgjuar ndonjëherë në historinë e njerëzimit mbi popullatën shqiptare të Kosovës, vrau më shumë se 14.000 shqiptarë te pafajshëm, me kapacitetet e tij ushtarake, paramilitare dhe policore zhvilloi shumë masakra, ku ndër to sipas Dibran Fyllit janë; Masakra e Reçakut, Masakra e Izbicës, Masakra e Studimës së Vushtrrisë, Masakra e Rudinës në Rahovec, Masakra mbi familjen Deliu, Masakra mbi lagjen Tusus në Prizren, Masakra mbi familjen Duriqi e Bugujevci në Podujevë, Masakra e Mejes, e shumë e shumë masakra të tjera anë e kënd Kosovës.

Këto masakra sipas autorit, armiku i përbetuar i shqiptarëve i zhvilloi kryesisht në ato lagje qytetesh e fshatrash dhe në ato familje shqiptare që ishin të pambrojtura, sepse siç thotë D. Fylli, aty ku ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës agresori serb kurrë nuk arriti ta vras e ta masakrojë popullatën civile, për arsye se burrat e gratë shqiptare që kishin rrokë armët për të mbrojtur popullin e tij dhe për të çliruar vendin ishin viganë, ishin trima të pamposhtur, të cilët këtë e dëshmuan në betejat e lavdishme që u zhvilluan në Prekazin Legjendar, në betejën e Koshares, të Kaçanollit, në betejën Te Tabet e Llapashticës, e në shumë beteja të tjera.

Fotografia e Fatmir Halimi

Duke i bërë një analizë të përgjithshme të librit, vërej se Dibran Fylli në fokus të temës së trajtimit të tij nuk e ka luftën e lavdishme të UÇK-së, por temë e trajtimit dhe e shkrimit janë krimet serbe në Kosovë gjatë viteve 1998/99.

Ai në mënyrë kronologjike na i paraqet të gjitha ngjarjet, luftërat dhe masakrat që i zhvilloi armiku shovinist serb duke filluar nga masakra e Likoshanit dhe Çirezit, e cila ndodhi më 28.02.1998, që u masakruan dhe u vranë 24 viktima civile, mandej na e paraqet ngjarjen e lavdishme të familjes Jashari në Prekaz, që u zhvillua ndërmjet datave 5, 6 e 7 mars të vitit 1989, ku bashkë me 58 të tjerë heroikisht ra edhe komandanti legjendar i UÇK-së, Adem Jashari. Mandej përgjatë viti 1998 me fakte, me argumente, me fotografi dhe me listën e emrave te viktimave na e paraqet masakrën e Qyqavicës, ku më 22 nëntor të vitit 1998, serbët vranë dhe masakruan më se 18 civilë të pafajshëm. Një tmerr dhe masakër serbët bënë edhe mbi popullatën civile të Abrisë së Drenicës më 26.09.1998, ku sipas Fyllit ata vranë 23 shqiptarë.

Kurse për ta arritur kulmin e gjenocidit mbi shqiptarët, ushtria kriminale serbe, më 15 janar 1999, në orët e hershme të mëngjesit, gjithmonë sipas autorit Fylli maltretuan, terrorizuan familjet e pambrojtura të fshatit Reçak. Këta kriminel krejt në afërsi vranë 43 shqiptarë, që kryesisht ishin pleq, gra dhe fëmijë. Kjo ishte masakra më e tmerrshme në Kosovë, të cilën e lajmëruan të gjitha mediumet e botës. Reçaku ishte lajmi kryesor edhe në qarqet politike Evropiane dhe Amerikane. Kjo masakër dëshmoi se gjakpirësi serb po zhvillon një luftë të paparë në zemër të Evropës, se Millosheviqi po vret njerëz vetëm se janë shqiptarë dhe se është duke bërë spastrim etnik. Sipas Dibran Fyllit, i pari që alarmoi botën e qytetëruar për krime serbe mbi popullatën civile në Kosovë dhe në Reçak ishte Villiam Voker, i cili pasi i pa me sytë e tij pleqtë, grat, fëmijët dhe foshnjat e masakruara të Reçakut, tha se këtu nuk ka luftë në mes të dy vendeve, por ka gjenocid, masakër, krim dhe spastrim etnik, sepse sipas veshjes këta njerëz nuk janë ushtar, por thjesht janë bujq, gra dhe fëmijë. Ai nga Reçaku bëri thirrje që bota e qytetëruar dhe forcat e NATO-S ta ndalin gjakpirësin Millosheviq.

Dibran Fylli duke qenë edhe vetë ushtarë i UÇK-ës në Zonën Operative të Drenicës, do të jetë dëshmitar i shumë ngjarjeve dhe masakrave serbe në këtë zonë. Autorit nuk i mjafton vetëm kjo për të përgatitur librin e tij historik, por ai hulumton dokumente të organizatave të ndryshme që vepruan në Kosovë gjatë luftës dhe pas saj si: Organizatën Botërore për të Drejtat e Njeriut, KMDLNJ të Kosovës, OLV-në të UÇK-së, si dhe shumë mediume të shkruara e filmike të kohës së luftës, gazetat vendore dhe të huajat e të tjera. Në bazë të këtyre autori sot sjell një libër të ndërtuar mbi fakte, dëshmi të personave që u shpëtuan masakrave dhe argumente, me lista të emrave të të gjithë atyre që u vranë, u masakruan në mënyrë më çnjerëzore dhe barbare nga forcat serbe gjatë viteve 1998-1999 në Kosovë.

Në lidhje me këtë mund të them se janë shkruar me dhjetëra libra për luftën e fundit në Kosovë, janë shkruar me mijëra vepra poetike e letrare për heronjtë dhe dëshmorët e UÇK-së, por libri “Tokë e mbjellë me varre” i D. Fyllit është libri, i cili më së miri e dëshmon gjenocidin serb mbi Kosovën, është libër i fuqishëm historik për luftën e fundit në Kosovë, i ndërtuar vetëm mbi faktin dhe argumentin.

Fotografia e Dibran Fylli


KONTEKSTI HISTORIK E POLITIK

Sot kanë kaluar 20 vjet që kur ka përfunduar lufta, kurse Kosova përballet me shumë vështirësi, si ekonomike, politike, shoqërore e sociale. Kosova ende përballet me pasojat e kësaj lufte. Në Kosovë janë rreth 2.000 persona të zhdukur gjatë luftës, që edhe pas 20 vjetëve familjarët i kërkojnë eshtrat e tyre, e për këtë më së miri na dëshmon libri i Dibran Fyllit, ku ndër të tjera thotë se ushtria serbe pas çdo masakre mbi popullatën civile, aty ku ka mundur, kufomat i ka marrë me vete, vetëm që të zhduk gjurmët e krimit. Shteti i Kosovës me ndihmën e BE-së ka arrit që t’i identifikoi disa varreza masive në shtetin e Serbisë me kufomat e shqiptarëve, ku mbi to sot Serbia ka ndërtuar pompa benzine apo fabrika, por që ende nuk ka marrëveshje përfundimtare për kthimin e eshtrave të tyre në Kosovë. Edhe pas 20 viteve Kosova ka çështje të pazgjidhura me Serbinë siç janë: kthimin i të zhdukurve, kërkim falja nga ana e Serbisë, njohja e Serbisë shtetin e Kosove, mungesa e shtrirjes së pushteti të Kosovës në pjesët veriore të saj, si në Leposaviq, Zubin Potok e Stari-Tërg, qytete këto që ende nuk i njohin institucionet tona shtetërore. Pra, me një fjalë ne ende jemi në luftë me Serbinë, por tash në luftë politike.

Kosova falë luftës titanike të UÇK-së e fitoi lirinë, por tash në ketë luftë paqësore me Serbinë është duke humbur shumë beteja politike. Gjykata e Hagës që ishte themeluar më herët për krimet në ish-Jugosllavi, gjatë viteve të nëntëdhjeta, arriti që menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë të ngreh padi, ta arrestoi dhe ta burgos kasapin e Ballkanit, Millosheviqin, i cili për disa vite rresht u hetua për krimet në Kosovë, ku shumë shqiptar shkuan atje dhe dëshmuan kundër tij. Sipas autorit të këtij libri kundër Millosheviqit, në Hagë dëshmoi edhe Mustafë Dragaj – i mbijetuari i masakrës më të madhe në Kosovë, Izbicës, i cili në mënyrë të mrekulluar dhe vetëm me fuqinë e Zotit ka mundur të jetë i gjallë nga pushkatimi. Gjykata Ndërkombëtare në Hagë dënoi krimin serb mbi Kosovë duke dënuar dy tre veta si Millisheviqin e Sheshelin, por kurrë deri më sot nuk u dënuan vrasësit e drejtpërdrejtë të shqiptarëve.


Kriminelët e paramilitarët serbë, të cilët vranë shqiptarë, shkatërruan e plaçkiten shtëpitë tona, dhunuan e në fund i masakruan gratë e fëmijët tanë, ende nuk u dënuan as nga gjykatat tona në Kosovë. E për të gjitha këto nëse gjykatat tona nuk janë në dijeni dhe nuk kanë informacione, atëherë është libri ‘Tokë e mbjell me varre’ i D. Fyllit, i cili edhe me emër e mbiemër i paraqet kriminelët serbë, të cilët janë gjallë dhe sot lëvizin të lirë në Serbi dhe në Kosovë.

Pra libri i dibran Fyllit do të jetë një argument i fuqishëm, një argument i gjallë sot dhe për të ardhmen, për të gjithë ata, apo për të gjitha ato institucione që duan të vendosin drejtësi në Kosovë.

Kosova sot përballet edhe me një proces gjyqësor, që ndryshe do ta quaja ‘Procesi i Absurdit i shek. XXI’. Njerëzimi, por edhe historia e qytetërimit evropian e botëror, ka njohur vetëm procese gjyqësore, ku është dënuar agresori, pushtuesi, apo sulmuesi, që pa të drejtë i ka privuar njerëzit nga jeta, ka bërë krime njerëzore dhe ekonomike. Kurse sot Kosovës pa të drejtë nga Bashkimi Evropian, vetëm për t’i plotësuar apetitet Serbisë, i është ngritur kallëzim penal, i është ngritur një proces gjyqësor “Gjykata e Hagës”, e cila tash donë të dënoi viktimën, donë ta dënoi Kosovën, pra Kosovën përmes ish-komandantëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, të cilët na sollën lirinë. Sot shumë ish-komandantë të UÇK-së janë liderë partiak, janë liderë politik, janë udhëheqës të institucioneve tona, të cilët po thirren për të dëshmuar në Hagë.

Në këtë rast si botues dhe redaktor i librit ‘Tokë e mbjellë me varre’, se për ta dëshmuar pafajësinë tonë, për ta dëshmuar edhe njëherë para botës, se kush është viktima dhe se kush bëri krim e gjenocid mbi Kosovën, të gjithë këta ish- komandantë dhe liderë politik, që po dyshohen sot nga Gjykata e Hagës ta kenë me vete këtë libër para trupit gjykues. Pra të mos flasin ata politikanë në Hagë, por të flet libri ‘Tokë e mbjellë me varre’, i Dibran Fyllit.

Dhe krejt në fund po e potencoi edhe njëherë se ‘Tokë e mbjellë me varre’ është libri më i kompletuar me fakte, dëshmi e argumente, është libri më i përgatitur, më i fuqishëm, që njëherë e përgjithmonë ua mbyll gojën spekulimeve dhe i qet në pah vrasjet, masakrat dhe krimet, që i zhvilloi Serbia në Kosovë gjatë viteve 1998-1999., tha Ma. Sc. Fatmir Halimi.


Fotografia e Sami Sherifi
Prof.dr.Haqif Bajrami : Dokumentimi i krimeve serbe është obligim ndaj brezave që do të vijnë dhe para historisë

Historiani i mirënjohur shqiptar Profesor Dr. Bajrami , dje  ka marrë pjesë në promovimin e librit “Tokë e mbjellë me varre” të autorit Dibran Fylli.Haradinaj ka thënë në këtë rast se dokumentimi dhe argumentimi i të gjitha krimeve të pushtuesit në Kosoë, është detyrë dhe obligim ndaj brezave dhe para historisë.“Dokumentimi dhe argumentimi i të gjitha krimeve të pushtuesit në Kosovë, është detyrë dhe obligim ndaj brezave dhe para historisë. Kënaqësi të isha i pranishëm sot në promovimin e librit “Tokë e mbjellë me varre” të autorit, e luftëtarit të lirisë, Dibran Fyllit”, ka thënë Bajrami.


Profesor Bajrami gjatë diskutimit të tij në promovim tha edhe këtë :..."  ka theksuar se shqiptarët janë përgjakur dy herë në histori, në përpjekje për të mbrojtur të drejtat e tyre.“Shqiptarët janë përgjakur shumë herë nëpër histori në mbrojte të të drejtës së tyre. Për t’i dëshmuar krimet e viteve 1998/99, autori dhe veprimtari Dibran Fylli në librin e tij, pos përkujtimit të projekteve shfarosëse antishqiptare, sjellë të dhëna të dorës së parë, që do të shërbejnë jo vetëm për shkrimin e historisë sonë të re, por edhe për dëshmi që shërbejnë për vendosjen e drejtësisë”,  tha Bajrami .

Ai është shprehur mirënjohës për këtë vepër, që brezat e rinj të mos e harrojnë “luftën çlirimtare dhe sakrificën sublime të dëshmorëve e martirëve të kombit.”

Fotografia e Sami Sherifi

Publicistja e njohur shqiptare nga Tirana Raimonda Maleçka diskutoj dhe e çmoj lartë kontributin e Fyllit si luftëtar dhe shkrimtar.



https://www.youtube.com/watch?v=qYT8oB6kYF8&feature=share&fbclid=IwAR3jCmmKUWunp44T-n7srbwaNDgoofjIDyp7LRwxR38Mj8Die2MeVYJ7t-g



-3:02








2019-09-22

PSE ENDE PËRKËDHELEN SERBËT DHE KUR DO TË KËTË DREJTËSI PËR SHQIPTARËT?




Flori Bruqi


SI NJËRI NDËR RECENSENTËT E LIBRIT’’TOKË E MBJELLË NË VARRE”/KRIMET SERBE NË KOSOVË 1998-1999 / ME KËNAQËSI PRANOVA QË T’I THEM DISA FJALË PËR LIBRIN E SHKRIMTARIT DIBRAN FYLLI ,NGASE EDHE FËMIJËT E KOSOVËS QË NË 
ATË KOHË ISHIN FOSHNJA DHE TË TJERËT QË DO TË LINDIN PAS DUHET TË MËSOJNË PËR REÇAKUN,
IZBICËN ,QYSHKUN, BELEGUN, MEJËN, LIKOSHANIN ETJ. JO PËR TË NXITUR URREJTJE TË VJETRA E AS PËR TË PROVOKUAR FATKEQËSI TË REJA, POR PËR T’U SIGURUAR SE DIÇKA E TILLË NUK DUHET TË NDODHË KURRË MË NË TROJET TONA …


SERBIA SUNDIMIN E KOSOVËS E KISHTE NISUR ME DHUNË, VRASJE E MASAKRIME…


KRIMI DHE POLITIKA SERBE QË ISHTE APLIKUAR NDAJ SHQIPTARËVE, ËSHTË E  MBËSHTETUR NË THËNIEN FAMËKEQE TË DOBRICA ÇOSIQIT SE “GËNJESHTRA ËSHTË FORMË E PATRIOTIZMIT TONË DHE DËSHMI E INTELIGJENCËS SONË NATYRORE”.


NË LIBËR PËRMENDEN ME EMRA DHE MBIEMRA

RASTET E VIKTIMAVE SHQIPTARE TË VRARA NGA FORCAT USHTARAKO-POLICORE DHE PARAMILITARE SERBE DHE QË ISHIN TË SHPALLURA NGA PO ATA SI VIKTIMA TË “TERRORISTËVE SHQIPTARË”.

PROPAGANDA GEBELSIANE SERBE DISA PERSONA
TË VRARË NGA VETË ATA NUK NGURONTE T’I SHPALLTE  TË NJAJTIN “PERSONA LOJALË”.KËTËE BËNTE MË QËLLIM  PËR TË FUTUR PËRÇARJE TEK SHQIPTARET  SI  DHE PËR TË LUAJTUR ME NDERIN E TYRE EDHE PËR SË VDEKURI.

NË SHUMË  RASTE TATA FUSNIN PËRÇARJE FETARE NË MES TË SHQIPTARËVE.


KRIMET SERBE NUK ISHIN RASTE INDIVIDUALE TË KRYERA NGA INDIVIDË TË RASTËSISHËM, POR ISHIN PJESË E PLANEVE OPERATIVE SHTETËRORE SERBE, PËR ZHBIRJëN E   SHQIPTARËVE. OPERACIONI “DJEGIE DHE VDEKJE” I KRYER NE GJAKOVË SI , OPERACIONI “SPASTRIMI”, “PATKOI”..., ETJ. JANË TË PËRSHKRUARA MIRË NË LIBRIN E FYLLIT. 

SI FORMË MË BRUTALE DHE MË ÇNJERËZORE ISHTE EDHE DHUNIMI I FEMRAVE SHQIPTARE NGA FORCAT SERBE.

URREJTJA PATOLOGJIKE KUNDËR NËNËS DHE FAMILJES SHQIPTARE, PROPAGANDA KUNDËR

GRUAS SHQIPTARE DHE LINDSHMËRISË SË SAJ, BËNË QË DHUNIMI TË PËRDORET SI INSTRUMENT PËR TA TERRORIZUAR POPULLSINË CIVILE DHE SI MJET PËR SPASTRIM ETNIK.

FYLLI  EDHE VET ISHTE PJESËMARRËS NË RADHËT E UÇK-SË KUNDËR FORCAVE SERBE, MIRËPO KJO NUK E BËN ASPAK SUBJEKTIVË NË PËRSHKRIMIN E NGJARJEVE, SEPSE TË TILLË NUK E LËNË TË BËHET FAKTET TË CILAT AI I PËRDORË.

LIBRIN E BËN TË FUQISHËM EDHE FORCA E ARGUMENTIT, E SHPREHUR PËRMES 320 FAQEVE ME FOTOGRAFI DHE FAKSIMILE AUTENTIKE QË EDHE NË KËTË FORMË DËSHMOJNË PËRMASAT E KRIMEVE SERBE.


KY PUBLIKIM MUND TË PËRDORET EDHE SI PIKË REFERIMI PËR DREJTËSINË NDËRKOMBËTARE DHE KOMBËTARE  E CILA ENDE I MBAN DUART LARG NGA SHUMË KRIMINELË, TË CILËT JETOJNË TË STREHUAR NËPËR SERBI DHE BOTË.


RASTET E PARAQITURA KËTU TREGOJNË PSE SERBIA E KA HUMBUR PËRGJITHMONË TË DREJTËN E SUNDIMIT MBI CILËNDO PJESË TË KOSOVËS.


NE DUHET TË JEMI TË VETËDIJSHËM SE EDHE TANI PAS PAVARËSIMIT TË KOSOVËS LUFTA PËR TË
  
VËRTETËN DUHET TË VAZHDOJË DERI NË FUND.

APARATI SHTETËROR SERB KA VRARË 13,518 PERSONA ,KU PREJ TYRE 10,794 SHQIPTAR.PREJ TYRE,239  KANË QENË FËMIJË SHQIPTAR TË MOSHËS PREJ 0 DERI 5 VJEQ. SERBËT KANË  DHUNUAR MBI 20 MIJË GRA SHQIPTARE…NJË MILION SHQIPTAR TË DËBUAR,40 PERQIND E INFRASTRUKTURË INFRASTRUKTURËS ËSHTË E SHKATRRUAR.AN KRYER 400 MASAKRA KUNDËR SHQIPTARËVE. NË IZBICË KANË VRARË 160 SHQIPTARË, TË MOSHUAR,GRA,FËMIJË…NË KRUSH 250 CIVILË TË VRARË,GRA PLEQË, FËMIJË.65 TË PAGJETUR…360 NË FSHATIN MEJE, STUDIME, RECAK,RREZALLË,OBRI,QYSHK, LEBENIQË, BELEG ETJ.

AKTUALISHT PAS 21 VJETE JANË 1653 PERSONA TË PAGJETUR .

BIJE FJALA SERBI  ZORAN VUKOVIQ,ISHTE ARRESTUAR NË MARS TË VITIT 2016,NË NIKSHIQ TË MALIT TË ZI.ME PAS AI ISHTE EKSTRADUAR NË KOSOV .VUKOTIC AKUZOHEJ SE NË VITIN 1999 NË VUSHTRI VRAU 4 SHQIPTAR ME ANË TË NJË SULMI NDAJ KONVOJIT TË CIVILËVE NDËRMJET DATËS 2 E 3 MARS TË VITIT 1999 Në FSHATIN STUDIME TË VUSHTRISË.PËR KËTO DYSHIME AI ISHTE LIRUAR..

MË VONË AI RIGJUKOHET DHE U DENUA ME 6 VITE E GJASHTË MUAJ PËR AKUZAT PËR TORTURA TË

SHQIPTARËVE TË BURGOSUR NË BURGUN E SMREKOVNICËS SË VUSHTRISË…

NDËRSA LUFTETARËT E UCK-SË KANË KALUAR KATRAHURATE E TYRE NËPËR PROCEDURA TË DREJTËSISË NDËRKOMBËTARE TASH E 21 VJET.DHE PSE NE SHQIPTARET JEMI VIKTIMA,SOT NË KOSOVË,ME TEPËR KA TË DENUAR SHQIPTAR PËR KRIME LUFTE SE SA SERBË.


DERI ME 23 TETOR TË VITIT 2018 GJITHSEJT JANË AKUZUAR 11 PERSONA,PREJ TYRE 61 SHQIPTAR,44 SERBË, 5 MALAZEZË DHE 1 RAE. KËTA MALAZEZË DHE RAE U PËRKASIN FORCAVE SERBE.

JANË TË DËNUAR 40 SERBË,KURSE 26 JANË TË ARRATISUR,PËRDERISA TË TJERËT JANË NË PROCES TË GJYKIMIT.

PAS PËRFUNDIMIT TË LUFTË,ME KËTO KRIME PËR NJË PËRIUDHË TË SHKURTËR KOHORE JANË MARR PROKURORITË VENDORE,KURSE NGA VITI 200 unmik-U.NDËRKAQ NGA VITI 2009 ËSHTË MARRË EULEX-I, PËR TU RIKTHYER NË KOMPETENCË TEK PROKURORET VENDORË,KURSE SIVJET ME LUFTËTARËT E LIRISË PËR GJËJA KRIME LUFTE PO MERRET PROKURORIA DHE GJYKATA  SPECIALE NË HAGË.

NGA T GJITHA AKUZAT E NGRITURA,34 SHQIPTAR DHE 4 SERB JANË TË DËNUAR ME BURGJE EFEKTIVE.


NË 19 LËNDË GJUQSORE TË USHTRUARA NDAJ SHQIPTARËVE KEMI 61 TË AKUZUAR,PREJ TYRE 23 TË LIRUAR,34 SHQIPTAR TË DËNUAR,2 JANË NË ARRATI DHE 2 JANË MOMENTALISHT NË PROCES GJYQËSOR.TEK 25 LËNDË NDAJ SERBËVE,KEMI 44 VETË TË AKUZUA,13 PERSONA TË LIRUAR,4 TË DENUAR DHE 24 JANË NË ARRATI.KJO ARRATISJE E MADHE KA NDODHUR NË VITIN 2000-2001 NGA QENDRA E PARABURGIMIT NË NITROVICË DHE NGA SPITALI I MITROVICËS DHE KEMI 3 SERB NË PROCES.JNË 3 LËNDË NDAJ  5 MALAZEZËVE,2 JANË TË LIRUAR, 1 ËSHTË I DENUAR DHE 2 JANË TË ARRATISUR.NDËRSA NDAJ TË AKUZUARIT RAE,ËSHTË DËNUAR ME 10 VITE BURGIM NË SHKALLËN E PARË.

PROKURORËT VENDORË KANË NGRITUR 16 AKTAKUZA, PROKURORËT E UNMIK-UT 10 AKTAKUZA DHE PROKURORET E EULEXIT 22 AKTAKUZA.TË GJITHË TË DENUARIT PËR KRIME LUFTE JANË DENUAR NGA 5 DERI NË 15 VJET.

DHE KREJT NË FUND ,NËSE DANTE ALIGIERI NA SOLLI FERRIN E FANTAZUAR ME TË GJITHA LABIRINTHET E TIJ DERI TEK RRETHI I 12-TË I PËRENDISË, NË DITËT TONA DOLI NJË DANTE I RI SHQIPTAR.AI ËSHTË SHKRIMTARI DHE LUFTËTARI I LIRISË DIBRAN FYLLI.
DIBRANIT I UROJMË SHËNDET TË MIRË SI DHE SUKSE NË VAZHDIMËSI.




Alfred Moisiu, këshillat e “kryeplakut” për krizën!

Karriera e zotit Alfred Moisiu është e pangjashme edhe me fantazinë filmave të Hollivudit. E shtrirë në dy shekuj, e në dy regjime-, ajo nis me fundin e Luftës së Dytë Botërore më 1945 dhe rilind me përfundimin e Luftës së Ftohtë në 1990.


Moisiu, këshillat e “kryeplakut” për krizën!

Gjenerali ka dalë tre herë në pension, ka qenë zv/ministër Mbrojtje në dy sisteme, dhe është i vetmi nga 6 Presidentët e tranzicionit i zgjedhur me pëlqimin e qeverisë dhe opozitës së kohës.

Në kohën e polarizimit ekstrem politik, gjenerali i votuar me 97 vota në Kuvend nga PD dhe PS të drejtuara nga “dinozaurët e politikës kohës (Nano dhe Berisha) e nisi dhe e mbaroi mandatin 5 vjeçar duke mbetur President mbi palët.

90 vjeçari Moisiu, vijon të jetë aktiv në jetën politike sa herë që politika me trillet e saj gjendet në ngërç, por edhe kur kërkohet mendimi për probleme që kanë lidhje me refomat e mëdha në vend apo zhvillime të rëndësishme në rajon. Për reformën në drejtësi thotë se “rakisë po i hidhet ujë”. Për Kosovën ka thënë: “Është krahinë e Shqipërisë’

Zoti Moisiu mendon se vendit i duhet një kryeplak “për të ndarë davanë” dhe këtë rol duhet ta luajë kryetari i shtetit. Por për ta luajtur siç duhet, dhe siç e kërkon vendi, ai prej kohësh ka propozuar që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli.

Shqipëria është gjendur rregullisht çdo pesë vjet në krizë politike për shkak të zgjedhjeve. (2007, 2012, 2017..) Shqiptarët e vranë frikën nga zgjedhjet më 1991. Elita politike ende ka frikë nga ajo që del prej kutive të votimit. Kërcënimi për të mos hyrë në zgjedhje, greva urisë së deputetëve në bulevard, çadra publike dhe djegia e mandatave janë kontribute origjinale shqiptare në manualin e tranzicionit demokratik.

Në 2007 Kryeplaku i vendit, i dha zgjidhje krizës duke mbajtur mbyllur përfaqësuesit politik në Presidencë për 48 orë dhe duke ua bërë të qartë se nuk do të dilnin prej aty pa gjetur zgjidhje. Në 2012 u provua restorant Krokodili në Strasburg. Në 2017 kriza u zgjidh nga vetë aktorët vendas – me shtyrjen e përbashkët BE- SHBA (Mekalister, Hoiti).

çdo krizë ka minuar jo vetëm stabilitetin politik, por edhe rrugën e vendit drejt BE-së.

I dalluar për gjuhën e drejtpërdrejtë, dhe për sensin e detyrës dhe përgjegjësisë ndaj vendit, Alfred Moisiu do të flasë sonte në #Përballë për krizën e fundit dhe rolin që mund të luajë arbitri vendas, para arbitrave të huaj.

Ju keni thënë se “për zgjidhjen e krizës politike nuk duhen drejtuar sytë nga ndërkombtarët”. Nga t’i drejtojmë….?

Më vjen ndërmend një fjalë e vjetër që thotë: “mikun nderoje, por qoshen mos e lësho”. Pra, në këto raste qoshen duhet ta mbajë i zoti i shtëpisë. Duhet ta mbajmë ne shqiptarët. Sigurisht me ndihmën e ndërkombëtarëve e cila është e vlefshme veçanërisht për ne si komb që kemi shumë halle historike, por jo në gjithë problemet që kemi nevojë dhe sigurisht që ende kemi, por jo në çdo gjë dhe jo çdo herë. Nuk duhet të sillemi si ai fëmija tekanjoz që duhet të marrë dorën e babait apo të nënës për të ecur në rrugë të drejtë. Në këtë kuptim unë gjithmonë kam qenë dhe mbetem i mendimit që krizën duhet ta zgjidhim vetë. Siç bën çdo vend xhanëm. Ku kemi parë në Europë, flas për Europën Perëndimore, që të bëhet krizë dhe të vijnë të tjerët ta zgjidhin. Italia, vendi ynë fqinj ju e dini ka patur krizat e dynjasë, Greqia po ashtu vetë i ka zgjidhur. Politikanët duhet ta zgjidhin krizën. Politika për mua është mision. Ai që hyn në politikë duhet të bëj mirë hesapet se në politikë hyhet për t’i shërbyer vendit dhe jo për t’i shërbyer interesave personale. Për fat të keq, për fat të keq duhet ta përsëris dhe nuk më vjen mirë ta them, por duhet ta them se kështu janë faktet dhe ngjarjet: këtu hyhet në politikë për t’u pasuruar. Të hysh në politikë për t’u pasuruar? Kjo nuk është politikë, kjo është abuzim. Ose ta themi më shqip: vjedhje se kështu po ndodh.Pra, ata duhet ta gjejnë fjalën, politikanët tanë.


Ju keni thënë: “Ne duhet të kemi “kryeplak” i cili ndan davanë dhe për fat të keq ky duhet të jetë kryetari i shtetit”

Kushtetuta e obligon kryetarin e shtetit se është përfaqësues i unitetit të popullit. Pra derisa je i ngarkuar me detyrën dhe ke pranuar ta marrësh përsipër këtë detyrë, duhet edhe ta kryesh atë. Kjo është. Nuk do shumë filozofi për ta gjetur atë. Nuk është se po e them unë. E thotë Kushtetuta. Ju e përmendët me shumë të drejtë rastin e 2007, ka qenë pak a shumë si i tanishmi….
Çikërrrima kanë qenë nëse e shohim nga pozicioni sot, jo çertifikata, jo libreza ushtrisë, jo diploma e shkollës së mesme….

Ee po puna është Lutfi, që kishte mosbesim. Dhe ky mosbesim ekziston akoma dhe ky për mendim është rrënja e gjithë defekteve dhe të këqijave që kemi ne në politikë: është mosbesimi i politikanëve ndaj njëri-tjetrit dhe mosbesimi i popullit ndaj politikanëve. Vërtet ishin çikërrima problemet e paraqitura, por mungonte besimi për të hyrë në zgjedhje. Atëherë thoshin (për votat) na i vjedhin. Edhe sot jo na i vjedhin jo na i marrin. Jo Ali Hoxha, por Hoxhë Aliu. Eshtë e njëjta gjë. Kriza e 2007 e pati zanafillëm që në muajin korrik. Jo hyjmë, jo nuk hyjmë, jo nuk kemi siguri, jo nuk kemi karta identiteti- këto problematika me një fjalë përmblidhen në mosbesim. Më kujtohet shumë mirë në atë kohë përfaqësuesi i OSBE-së në Tiranë më erdhi dhe më tha: zoti President, po e zgjidh këtë punë. Faleminderit- i thashë. Në fakt asgjë nuk u zgjidh. Në atë kohë në opozitë ishte PS dhe PD ishte në pushtet. Data e zgjedhjeve ishte caktuar në janar të 2007. Zgjedhjet ishin çështje ditësh. Atëherë u bëra ftesë gjithë forca politike- partive parlamentare. E kemi edhe një foto që bëmë pasi u zgjidh problemi…..Por ku i mblodha u thashë: zotërinj kështu nuk mund të vazhdojmë. Jemi shtet demokratik. Një shtet që nuk është në gjendje të bëj zgjedhje nuk është më shtet. Jo se e them unë, po kështu është. U thashë përgjegjësia juaj është që të kemi zgjidhje. U thashë se do të përdorim metodën e Vatikanit kur zgjedh Papën: merren fletet e votimit dhe digjen dhe në momentin që del tym i bardhë nga oxhaku të gjithë e marrin vesh që është zgjedhur Papa. Këtë e thashë në formë figurative. Ata qeshën. Edhe unë qesha me ta, por unë ama e kisha megjithë mend.
U the që askush nuk do të largohet nga këtu pa zgjidhje?

Fakti që pati më vonë disa përpjekje për t’u larguar, tregon se në fillim nuk e kishin megjithë mend, pastaj e kuptuan. T’i vija të gjithë bashkë për të folur ishte humbje kohe se do të nisnin sherret. Nuk donim sherre. Donim zgjidhje. Morëm 8-9 çështje që nuk binin dakord. I ndava në dy grupe dhe me këshilltarët e mi, Afrim Krasniqi dhe Artur Metani, komunikonin mes dy grupeve. Natën e parë në orën 2:30 të mëngjesi vjen një nga ata, që tani nuk dua t’i përmend emrin- e kuptova se erdhi për të parë a isha unë në zyrë. Unë e kisha ndarë mendjen dhe nuk mund të shmangesha. Për fat të mirë u arrit marrëveshja. U rakorduan gjithë çështjet. U bë një deklaratë që u nënshkrua nga të gjithë. U bë dhe foto e famshme. Por kjo marrëveshje më detyroi të shtyja zgjedhjet. Anullova dekretin e parë dhe nxorra një dekret të dytë. Nuk është shumë normale veçanërisht në praktikën e punës time. Nuk tërhiqem kollaj, por u binda se duhej ndryshe nuk arrinim qëllimin për të cilin ishim mbledhur. Sigurisht sot është më ndryshe. Situatat nuk ngjajnë dhe secila ngjarje ka specifikat e veta.
Tani ju si e shikoni ka më shumë tym të zi sot se në 2007?

Në radhë të parë unë them që tymin e zi dhe tymin e bardhë e bën vullneti politik. Këtu mund të vij kushdo, edhe Trumpi të vij po nuk pati vullnet politik nuk ka zgjidhje. Politika është mision. Eshtë njëlloj si të shkosh në luftë. Në luftë shkohet, por asnjë nuk e di a kthehet. Edhe në politikë hyhet, por jo gjithmonë do të dalësh me sukses.
Me dallimin e vetëm siç thoshte Çurçill që në luftë vritesh njëherë, në politikë ke rast të vritesh disa herë.. A besoni që Presidenti mund ta luajë rolin e personit që ndërmjetëson mes palëve?

Më ke bërë një pyetje dhe më ke vënë në siklet. Nuk e kam zakon as të kritikoj as të mësoj qoftë paraardhësit apo pasardhësit e mi, sepse ai që është atje, ai e ka barrën në kurriz dhe ai e di çfarë peshe ka thesi që ka në kurriz. Ne nga jashtë e shohim, por nuk dimë sa është pesha e tij. Gjykoj se Presidenti duhet të bëj çmos për ta zgjidhur krizën, ndryshe nuk po kryen detyrën e tij kushtetuese. Sigurisht duhet bërë kujdes, sepse njeriu ka edhe emocione. Presidenti njeri është nuk është se ka rënë nga qielli. Por kur ngre pretendime dhe bën deklarata duhet të bëj kujdes se çdo shprehje e tij duhet të krijojë një atmosferë sinqeriteti, një atmosferë sigurie te njerëzit poshtë dhe një atmosferë që bën të mundur zgjidhjen e problemit.
Ju keni thënë që politika shqiptare nuk i do Presidentët dhe fakt është se askush nuk ka arritur të ushtrojë detyrën e Presidentit në dy mandate, por për z. Meta ju keni thënë se mund të ushtrojë detyrën e kryetarit të shtetit për 10 vite, për dy mandate. Çfarë keni patur parasysh?

Eshtë e vërtetë. E kam bërë këtë deklaratë edhe duke gjykuar urtësinë e Metës, pavarësisht nga mosha, jo se është i ri, por për mendimin tim Presidenti duhet të jetë në një moshë goxha më të madhe, kam gjykuar edhe mënyrën se si ai ka arsyetur në mjaft raste. Duke patur parasysh se ai i njeh mirë të dy palët, komunikon me dy palët dhe nuk e ka problem- dhe kjo është gjë pozitive për mendimin tim. Në këto kushte kam menduar se do ta kishte shumë më të lehtë që në këtë atmosferë mosbesimi të krijonte një klimë të balancuar mes forcave politike për të ecur përpara. Mirëpo nga e thënë në të bërë është në mes një det i tërë…
Sa mendoni se do të zgjasë ky konflikt, në kushtet kur opozita ka dalë nga Parlamenti dhe distanca mes palëve është më e largët se kurrë?

Të them të drejtën këtë “djegien e mandateve” që sapo përmendët unë e kam dëgjuar prej kohësh, që në 2017, por nuk më shkonte mendja kurrë se do të arrihej deri këtu. Nuk më shkonte mendja se ne kemi një klasë politike me përvojë. Nuk mund të themi se është pa përvojë. Madje ka aq përvojë sa nuk duhet të rrinte më dhe t’i hapte rrugë të tjerëve.
Duhet të dilte në pension?

Por nganjëherë duket se përvoja e tepërt e derdh kupën. Mendoj se kjo krizë është shumë e vështirë që të parashikosh se kur do të zgjidhet. Që do të zgjidhet do të zgjidhet se nuk ka gjë pa zgjidhur. Kjo vetkuptohet. Por unë nuk kuptoj ca gazeta që flasin për përplajse, për luftë civile. Si ka mundësi që një organ shtypi të thotë: “o burra rrëmbeni armët? Do të kemi përplasje?!” Gjakrat duhen ftohur dhe jo të nxehen më shumë. Kriza mund të zgjidhet shpejt, sikundër mund të zgjasë shumë. Por, kjo krizë nuk e di sa kam të drejtë mund të ndihmojë edhe në pastrimin e klasës politike.
Si?

Sepse u tërhoqën nga politika. Faktikisht tërheqja nga Parlamenti është tërheqje nga politika. Politika në Parlament bëhet. Politikën e bëjnë të gjithë shqiptarët se e kemi qef këtë punë, por nuk mund të quhen të gjithë politikanë. Politikanë janë ata që janë në Parlament dhe merren me detyrat e tyre në vijimësi. Kjo një pjesë të politikës mund ta nxjerrë në pension dhe ta rehatojë sepse mesa duket ka nevojë. Disa ekstremizma janë shumë bajate dhe demode dhe jo vetëm që nuk i përgjigjen frymës së politikës europiane, por nuk i përgjigjen as Ballkanit. Po të shohësh Ballkanin klasa politike ka ndryshuar kudo. Në Maqedoninë Veriore erdhi kryeministër Zajev. As e njihte njeri më parë. Eshtë nga Strumica, afër Bullgarisë. Ishte kryetar bashkie. U zgjodh dhe fakti është se pati sukses për një problem shumë të madh me Greqinë. Kjo ishte një plagë për Balllanin, kemi edhe plagë të tjera në Ballkan, por kjo ishte një plagë e vjetër që u zgjidh përfundimisht dhe ishte një hap shumë pozitiv. Pra sjellja në skenën politike të figurave të reja ka elementë pozitiv sepse ata nuk janë bartës….
Ju mendoni se kjo krizë është moment i mirë për të nxjerrë figura të reja, forca të reja, lëvizje të reja…

Them se po. Kjo është e vetmja rrugëzgjidhje.
Nuk e shihni zgjidhjen që këta që janë të merren vesh me njëri -tjetrin?

Këta që janë e kanë të vështirë se kanë kaluar në aktin ekstrem. Djegia e mandatit është një vetvrasje politike. Derisa kalon në vetëvrasje çfarë do të zgjidhësh?! Nuk u la një shteg hapur. Si mund të zgjidhet? Unë nuk e përfytyroj dot që mund të zgjidhet në këtë situatë me këta politikanë që u larguan nga Parlamenti me këtë metodë. Çdo gjë ndodh. Asgjë nuk na habit më. Edhe fakti që ndërkombëtarët janë të tërhequr.
Pse mendoni se janë të tërhequr?

Janë edhe për arsyet politike në Europë. Tani jemi në prag të zgjedhjeve që po bëhen për Parlamentin Europian. Por në shumë vende ka situata të ndezura, Francë, Gjermani, Itali, kanë hallet e veta shkurt muhabeti. Ata e ndjejnë shqetësimin për Shqipërinë se Shqipëria është një faktor shumë i rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor. Eshtë një situatë që duket qartazi që forca të tjera, shtete të tjera duan të fusin hundët në Ballkan. Kjo situatë ja lehtëson atyre detyrën. Nuk është në interes as të Ballkanit, as të zhvillimeve të tanishme as të demokracisë as të Perëndimit.
Unë mendoj se i vetmi shtet që mund të ketë ndikim serioz janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po e vlerësuan që duan të venë dorë dhe them se duhet ta vlerësojnë, ata po, ata mund t’i japin drejtim, por këta që dolën nga Parlamenti nuk e di se si….

…do të kthehen?

Ata nuk kthehen dihet kjo punë. PD, sigurisht është një forcë e madhe politike, por ne kemi shembuj të forcave të tjera të mëdha politike, parti që janë larguar nga terreni politik. Psh Partia Demokristiane në Itali ka qenë forca kryesore që nga viti 1946. Nuk e ke më tani. Nuk merret vesh ku është. Ekziston, por është në miniaturë. Ka edhe shembuj të tjerë që mund të sjellim. Mendoj se politikanët që u tërhoqën kanë detyrë për hir të kontributeve që kanë dhënë, se me thënë të drejtën nuk janë pa kontribut, për hir të detyrimit që kanë ndaj popullit, për hir të detyrimit që kanë për një qëndrim kaq të gjatë në politikë, të paktën duhet tani të ndihmojnë për të krijuar një klimë mirëbesimi mes politikanëve që kanë mbetur në skenë.
Pas 3 muajsh janë zgjedhjet lokale. Në 2007 ju i shtytë zgjedhjet. Shikoni mundësi që opozita të futet në këto zgjedhje? Do të kërkojë më shumë kohë opozita apo do të zhvillohen zgjedhje pa pjesëmarrjen e PD dhe LSI.

Unë them se kjo situatë nuk është e ngjashme me atë të 2007-tës. Atëherë u arrit mirëkuptimi dhe kërkohej kohë për të realizuar çfarë u vendos, prandaj u bë edhe shtyrja. Kemi 3 muaj deri në zgjedhje. Nuk shoh arsye pse duhen shtyrë zgjedhjet. Unë them se opozita nëse nuk merr pjesë në zgjedhjet vendore atëherë merr fund fare përfundimisht. Pra flas për partitë që përbëjnë opozitën. Nuk e kuptoj se ku do të shkojnë. Disa ditë më parë në një komunikim me median hodha një mendim dhe po e përsëris: rezultatet e zgjedhjeve vendore do të tregojnë se sa të drejtë ka njëra apo tjetra palë. Nëse në këto zgjedhje mazhoranca humbet atëherë detyrimisht duhet të kalohet në zgjedhje të parakohshme…sepse ka rënë pesha e saj politike.
Para se të shkojmë në zgjedhje. Thelbi i krizës është ajo që ju thoni: mosbesimi që lidhet me zgjedhjet. Ai dyshim i 2007-tës që kishte opozita në atë kohë është rikthyer në një formë tjetër nga opozita e sotme…

Lutfi, ju e thatë në hyrje që kam një stazh të gjatë….
Vetë jeta juaj tregon se në çdo situatë ka një rrugëdalje.

Unë po ju them: në mars të 1992 unë kam qenë ministër i Mbrojtes së qeverisë teknike. Për faktin që shteti ishte disintegruar, nuk punonte asgjë, nuk punonin telefonat, ushtria ishte në rregull. Ushtria në atë kohë, ndërlidhja e ushtrisë ka ndihmuar për të dhënë të dhënat për votimet. Unë dhashë një urdhër të veçantë për këtë, shefi i Shtabit të Përgjithshëm e ndoqi. Kanë qenë 2000 e ca pika hapje me telefon kudo në çdo fshat. Mbledhjen e të dhënave ushtria e kishte shumë të lehtë për ta bërë. Shumë më lehtë se Telekomi se telekomi nuk ekzistonte në atë kohë ishte shpartalluar. Pra u bënë zgjedhjet vërtet shumë të mira. Nuk pati asnjë problem. As në votime as në sulme ndaj kutive të votimit- më vonë i kemi dëgjuar këto historira. Dhe në atë kohë pati gjëra serioze. Ish presidenti asaj kohe Ramiz Alia humbi në Tiranë përballë një inxhinjeri, Franko Kroqi që është bërë për ndjesë pastë – dhe Presidenti asaj kohe humbi në një zonë që konsiderohej si kështjellë e Partisë së Punës së asaj kohe. Atëherë pata edhe një shqetësim. Në Tiranë ishin katër brigada tankesh dhe nuk ishin pak. I mora komandatët e brigadave në telefon dhe u thashë: mbani vesh zërin tim. Vetëm po t’u marr unë në telefon do të lëvizni….
Kishe informacion apo frikë…

Informacion nuk kisha me thënë të drejtën. Përkundrazi informacioni ishte pozitiv. Ushtria në atë kohë e kërkonte ndryshimin. Sigurisht ushtria në atë kohë nuk mendonte që do të trajtohej në atë mënyrë si u trajtua nga politika, sepse politika shqiptare e tradhëtoi ushtrinë shqiptare. Ushtria shqiptare mbajti qëndrim vërtet shumë patriotik dhe në përputhje me dëshirën e popullit. Nuk i doli ndesh dëshirës së popullit. Kjo është një gjë që historia duhet ta vlerësojë, sepse politika nuk e ka vlerësuar. Oficerat tanë që i kanë shërbyer popullit dhe kanë një ndjenjë të lartë patriotike dhe nuk është vetëm tek ne, në të gjithë vendet e botës ushtarakët nga kjo anë kanë një formim të veçantë sa i përket patriotizmit, ndjenjës së detyrës, ndershmërisë dhe rrallë dëgjon ndonjë ushtarak që të bëj ndonjë gjë….
Zoti President në Shqipëri janë zhvilluar shumë zgjedhje, por që nuk janë kontestuar janë ato të vitit 1992 dhe të vitit 2005 që përkoi edhe me kohën që ju ishit kryetar shteti. Pothuaj të gjitha zgjedhjet e tjera janë kontestuar, është folur për numërim elektronik, është folur për administrimin apolitik të zgjedhjeve deri te ideja e më shumë rol për të huajt….

E thashë edhe më parë dhe nuk dua të përsëris për rolin e të huajve. Të gjithë e dinë. Jo vetëm politikanët. Në Shqipëri ata që vijnë në pushtet kërkojnë me çdo kusht të qëndrojnë në pushtet, ndërsa ata që janë në opozitë kërkojnë me çdo kusht të rimarrin pushtetin. Kjo tendencë te politikanët tanë për fat të keq qëndron dhe sigurisht kjo na ka dëmtuar rëndë. Na ka dëmtuar rëndë, sepse politikën e shohin si biznes dhe jo si detyrë ndaj atdheut dhe popullit. E kam thënë dhe herë të tjera: jam idealist. Kjo nuk do të thotë nga ana ideologjike. Jam idealist se mendoj se detyrën që merr çdo politikan, çdo nëpunës, çdo njeri duhet ta kryejë atë në përputhje me ligjin, në përputhje me kushtetutën dhe interesat e popullit. Gjithmonë kam thënë: unë punoj për shtetin, shteti duhet të mendoj për mua. Ky është parim i drejtë. Dhe kudo kështu është. Ne këtë nuk e zbatojmë. Eshtë për të ardhur keq se klasa e vjetër ka infektuar edhe të rinjtë që kanë ardhur në politikë. Kemi të rinj që kanë studiuar jashtë, kanë marrë botëkuptimin perëndimor për demokracinë dhe shtetin dhe kur vinë këtu duken të druajtur dhe në disa raste ja kalojnë edhe etërve të tyre politik. Eshtë për të ardhur keq.
Zoti President ju thatë se politika është bërë biznes. Nëse do të funksiononte drejtësia kjo nuk do të ndodhte. Po ju citoj: ““Nuk po them ndonjë gjë të re, se drejtësinë në këtë derexhe e ka çuar politika, nisur nga qëllimi për të mbrojtur veten si dhe për të vazhduar me mentalitetin e vjetër, që për çdo gjë vendos partia” dhe më pas kur duke folur për reformën në drejtësi keni thënë: “rakisë ju hodh ujë’. A mund ta sqaroni pak më shumë?

Unë nuk jam jurist. Profesioni im është inxhinjer ushtarak, por gjatë kohës që isha në detyrën e kryetarit të shtetit unë u mora me drejtësinë se e kuptova menjëherë që aty është e keqja jonë e madhe. Drejtësia është një nga shtyllat kryesore të shtetit dhe demokracisë. Pa drejtësi është vështirë të kesh shtet, është e vështirë të mendosh se ke ndërtuar demokracinë. Sigurisht që reformat i takonin qeverisë dhe Parlamentit, por ama duke parë këto gjëra në vitin 2005 krijova një grup pune- jo për reformë se nuk e bënim dot edhe po të donim, por për të hedhur disa piketa të një strategjie për reformën në drejtësi. Për fat të keq e dënuan të gjithë forcat politike. Mazhoranca e kohës e quajti: “Testamenti i Moisiut”. Moisiu nuk e bëri për testament, por për të kontribuar. Ajo nuk ishte vepra e Moisiut, por e disa juristëve të përzgjedhur shumë të aftë që merreshin me atë punë. Më vonë pasi u largova nga detyra jam marrë me këtë temë. Ju e dini që kemi krijuar një forum, Forumin Civil 2010 dhe po të lexoj një pasazh të fjalës që kam mbajtur më 30 tetor të 2010 në tryezën e organizuar për drejtësinë. “Sigurisht, problemi më serioz dhe që duhet shtruar për zgjidhje është seleksionimi i gjyqtarëve ekzistues, nuk mund të themi dhe nuk është e vërtetë se të gjithë gjyqtarët janë të korruptuar. Por që ka të tillë dhe jo të paktë dihet dhe pranohet nga të gjithë. Mendoj se një rrugë mund të ishte zgjedhja e një komisioni të përbërë nga njerëz të njohur për ndershmëri dhe objektivitet të cilët mund të merreshin me këtë detyrë. Një ligj që gjykoj se duhet hartuar për këtë qëllim është e nevojshme që të përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë gjyqtarët që duhet të qëndrojnë më tej në gjyqësor. Një nga kriteret kryesore që mendoj se do të ishte më i rëndësishme do të ishte seleksionimi pasuror. Dmth çdo gjyqtar duhet të mbrojë pasurinë e tij, por të dhënat e burimit të pasurimit duhen verifikuar me të gjitha mundësitë që ka shteti përfshirë këtu edhe shërbimet sekrete”. Kjo është thënë në 30 tetor 2010.
Pothuaj 9 vite më parë. Pyetja ime është….

E kam fjalën këtu. Po të shikosh tani flitet për vetting. Atëherë nuk njihej me vetting.


Pse keni thënë se rakisë po i hidhet ujë?

E kam ndjekur reformën në drejtësi dhe vërtet u bë një reformë e mirë. Sigurisht ndihmuan edhe të huajt. Por edhe juristët tanë kontribuan dhe me thënë të drejtën i kemi shumë të mirë nuk janë të këqinj …
Juristët i kemi të mirë, por drejtësinë e kemi të keqe.

Aty është e keqja. Makinat i kemi të mira, por shoferët i kemi të këqinj. Reforma u bë dhe jam shprehur disa herë: politika duhet mbajtur sa më larg nga reforma se politika po ndërhyri e bën pis. Mirëpo politika bëri ç’bëri i futi hundët. Reforma parashikonte që KLD, KLP, KED, gjithë këto organe kryesore do të zgjidheshin nga organet që do të dilnin nga ligji që do të hartohej pas miratimit të reformës, por politika tha jo, ne duhet ta themi fjalën tonë. Me sa duket, këtu edhe ndërkombëtarët që asistonin ceduan për mendimin tim. Nuk duhet të kishin ceduar. Çfarë ndodhi? 5 i zgjedh Parlamenti 6 i zgjedhin këto organe. Pra rakia u zbut, ju hodh ujë. Pa ujë, ata të 11 duhet të zgjidheshin nga organet që ishin për këtë punë, sigurisht në përputhje me ligjin. Kjo është.
Ju keni përmendur në një rast se “Kur isha në detyrë në bisedë me prokurorin i thashë, se kur një ministër takohet me të duhet t’i hyjnë të dridhurat, në kuptimin simbolik, se prokurori kur bën zullume nuk të fal dhe të nxjerr para përgjegjësisë ligjore. Pra, kështu duhet të jenë prokurorët tanë. Po ndodh e kunderta”. Pse jemi ne në situatën që prokurori “dridhet” dhe ministri qesh?

Dëgjoj shumë që tani flitet me të drejtë se mbeturinat e komunizmit nuk po luftohen si duhet, krimet janë harruar, por ne kemi harruar një gjë të rëndësishme: reminishencat e së kaluarës në politikën tonë, tek politikanët tanë.
Ku i shihni ato?

Reminishenca kryesore është partia shtet. Atë thoshte Enver Hoxha dhe këta tanët, të gjitha palët, gjatë gjithë këtyre 30 viteve këtë thonë. Ai do të ketë Kuvendin, do të ketë qeverinë, do të ketë drejtësinë. Kushtetuta i ka të ndarë pushtetet dhe një themel i dytë shumë i rëndësishëm për demokracinë është ndarja e pushteteve. Këtë e pranojmë me gojë se e kemi të shkruar në kushtetutë. Praktikisht nuk e pranojmë. Po të shohësh psh: prokuroria merr një hap, menjëherë pala e rrezikuar hidhet: është politike. Po dale pak. Lere tjetrin të punojë. Janë të tmerrshëm politikanët tanë. Menjëherë i venë vulën: “politike”. Pse? E dinë që kur nuk i intereson po the: politike do të sfumohet çështja. Ne vuajmë akoma. Nuk e kuptojmë çfarë do të thotë: ndarje pushtetesh. E kam shkruar në kujtimet e mia: kryeministri kohës i ndërronte drejtorët e doganave çdo 3 muaj. Më bëri përshtypje. Kur zgjedh një individ në në detyrë duhet menduar mirë. Kur e zgjedh nuk mund të luash më se do të thotë nuk e ka zgjedhur tamam. Duhet të mbash edhe ti përgjegjësi dhe të largohesh nga skena politike si kryeministër. E zgjodhe dhe e vendose dhe të doli bllof, atëherë do të thotë se edhe ti nuk je në rregull. Atëherë bëra një letër kryeministrit të kohës: çfarë bëni kështu? Më thoni pse hoqet X-n dhe vendosët Y-n. Cila është arsyeja. Përgjigja sigurisht edhe sot e kësaj dite nuk ka ardhur.
Ju e keni kuptuar pse i ndërronte kaq shpesh drejtorët e doganave…?

Sigurisht që e dija. Jo vetëm kaq ka qenë një drejtoreshë doganash. E thirra për t’i dhënë kurajo për t’i thënë: zonjë kjo është një gjë e madhe. Ke marrë barrë të madhe përsipër, por detyrën duhet ta kryesh mirë. Puna e parë është që ti nuk duhet të cedosh para askujt përveç ligjit dhe kushtetutës. Po pate vështirësi – i thashë – eja tek unë. Më tha faleminderit dhe iku. Mbas 6 muajsh u largua!


Iku edhe nga Shqipëria.

Jo para se të ikte nga Shqipëria erdhi tek unë dhe më tha: dua të punoj në stafin tënd. Megjithë qef do të merrja i thashë, por të dhashë një porosi që nuk e zbatove. Pra nuk je e vlefshme për stafin tim. Më pas iku…
Për drejtësinë ju keni përdorur një shprehje të Balzakut. “Rrjeta mund të jetë, por jo për mizat e mëdha” – Besoni se rrjeta e drejtësisë së re do të jetë edhe për mizat e mëdha?

I dashur Lutfi, ne drejtësinë si sistem nuk e kemi patur të keqe. Puna është që e prishëm sistemin. E thatë pak më parë edhe ju. Në gjykatën e Lartë dërgohej një njeri dhe i thoshin: unë të kam çuar, mbaje mend. Kjo ç’do të thotë, do të thotë: ke vajtur atje, por do të zbatosh atë që dua unë. Dhe ai, atë punë bënte. Ose janë dëgjuar gjëra të tmerrshme që X paguante X shumë për të marrë atë post. Çdo të thotë kjo? Kjo do të thotë që unë që kam marrë këtë post me këtë X shumë do të mendoj që unë i dhashë 300 atij, por i mora borxh se një shumë të tillë nuk mund ta ketë njeri – atëherë unë duhet të marr 600, 300 t’i kem për të larë borxhet dhe 300 për vete
Drejtësi paska patur por e shtrenjtë shumë…

Kjo e shkatërroi. Ky sistem tani, mendoj se është shumë rezultativ se mënyrat e kontrollit janë të tilla që edhe po të duan të bëjnë gabime, nuk kalojnë dot rrjetën. Meqë përmende La Fontenin ai ka edhe një histori me gomarin, dhelprën dhe luanin që kapin një dele dhe i thonë gomarit të ndante prenë: e ndau në tre pjesë dhe kokën ja dha luanit. Ky e goditi fort se nuk i pëlqeu dhe kur prenë e ndau dhelpra dhe të gjithë ja dha luanit. Ky i fundit i kënaqur e pyeti: ku ke mësuar kaq mirë moj dhelpër? – nga ai që po tund këmbët aty- i tha ajo. Po nuk u tundën këmbët tek ne… ne kemi vuajtur nga mungesa ndëshkueshmërisë.
Problemi është se kemi shumë gomerë dhe dhelpra, por na mungojnë luanët. Në mungesë të luanëve….kemi hijenat.

Po, është e vërtetë….
Zoti President, ju folët për shtetin, për përgjegjësinë dhe për bindjen tuaj që ushtarakët janë më të prirur, më idealistë për të realizuar detyrën. Një tjetër gjeneral, është ministër i Brendshëm, ish gjeneral. Ka hedhur idenë e përfshirjes së ushtarakëve në polici, marrjes së trupave nga ushtria për t’i përdorur për policinë me arsyetimin se kosto nuk rritet dhe kemi nevojë për njerëz të kualifikuar. Si e gjeni këtë ide?

Unë këtë ide me thënë të drejtën e gjej me shumë vend sepse nuk dua të përsëris ato që thashë më sipër për ushtarakët. Eshtë për të ardhur keq. Jo se policia nuk ka njerëz të mirë. Unë i njoh edhe ata. Më 2013 kur ka ardhur një delegacion i BE-së, ju keni qenë në atë takim, unë u ngrita dhe thashë ne kemi dy polici: një në detyrë dhe një e kemi në shtëpi. Kjo është reminishencë e vjetër. Kryeministri e do policinë e tij. Or zotni policia është e shtetit, i përket shtetit për të zbatur kushtetutën, ligjet. Ti bëj detyrën tënde. Pra ne duhet ta zhveshim…se kryeministrin ne e kemi bërë si Padishah. Nuk e di edhe Sulltani….
Padishahu ka patur më pak kopetenca, ka qenë më i kontrolluar.

Ka patur mbërthecka që nuk e linin të fliste shumë. Nuk po flas këtu për mbretëritë perëndimore që ata që më 1200 feudalët nuk i bindeshin Mbretit në mënyrë absolute. Këtu tek ne drejtorin e policisë e do të vetin dhe atë do ta flakë menjëherë. Si? Duhet të ketë ligje të tilla që të mos e lejojnë kryeministrin të bëj këtë punë. Që të flakësh atë (drejtorin e policisë) duhet të kesh arsye shumë të forta. Ju e dini që unë hyra në një debat me kryeministrin e kohës për Prokurorin e Përgjithshëm. Pse?! Kushtetuta ka tre kushte se kur mund të shkarkohet Prokurori Përgjithshëm. Asnjë prej këtyre 3 kushteve mua nuk mu paraqit. Edhe unë mund të kisha vërejtjet e mia, por nëse ne do të lejojmë që të vijoj kështu se nuk më pëlqen mua a të lutem shumë. Ti mund të heqësh ministrin tënd. Dakord. Hiqe. Atë e ke të ekipit tënd, por nuk ke punë me drejtorin e policisë, nuk ke punë me prokurorin, nuk ke punë me gjyqtarin. Pushtetet janë të ndara. Këtë duhet ta arrijmë. Dhe unë them se kjo reformë do të na çojë atje. Por edhe reformën siç e thashë më parë politika nuk ndenji pa i hedhur ujë rakisë për ta zbutur. Po të shohësh tani se ka shumë debat që thonë se reforma dështoi, nuk po zbatohet. Nuk është e vërtetë. Mua më erdhi mirë që edhe zv/ambasadorja e SHBA në një takim që u bë së fundmi me rastin e 10 vjetori të Shqipërisë në NATO tha se “jeni gabim”. Këto nuk janë të vërteta. Këtu është puna. Ne këtë duhet ta kuptojmë. Duhet ta kuptojmë mirë. Fjala e vjetër thotë: po nuk u turbullua nuk kthjellohet. Ky është turbullim. Dhe është momenti që politika shqiptare duhet të dalë në rangun e politikës europiane. Deri më tani kemi qenë në një rang me një përzierje të pakuptueshme, komuniste anarshiste, dreqiste, por ajo që duhet të ishim nuk ishim.
Ideja e xhandarmërisë. Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka artikuluar edhe këtë ide.

Kam qenë edhe unë me këtë ide kur isha në detyrë, megjithëse e gjeta si nismë që ishte prekur nga paraardhësi im, por nuk donin. Xhandarmëria ka tjetër edukatë. Eshtë pjesë e ushtrisë dhe po të shikosh gjithë shtetet kryesore kanë xhandarmëri. E ka, Franca, Italia, Spanja. Kanë traditën sigurisht. Po edhe ne nuk jemi pa traditë. Kemi traditën e xhandarmërisë së Zogut. Në atë kohë xhandarmëria ishte pjesa më e organizuar. Kishte shkollë. Shpesh janë nxjerrë si injorantë. Nuk është e vërtetë. Sigurisht nuk ishin njerëz të lexuar. Nuk kishin lexuar Tolstoin, ose shkrimtarët e mëdhenj të botës, por ato rregulla që i kishin mësuar, i kishin mësuar mirë në shkollë. Zogu pat marrë një gjeneral anglez që e vuri në krye të xhandarmërisë shqiptare. Thatë pak më parë që unë kam dhënë një propozim që Prokurorin e Përgjithshëm është mirë ta marrim nga jashtë. Se ne i vemë bishta mor zotni.
I qëndroni ende kësaj ideje?

Në kuadrin e kësaj reforme nuk qëndron më kjo ide, se kjo reformë po bëhet nën vëzhgimin e rreptë të ONM-së (Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit) të BE-së dhe SHBA-së dhe them se duhet të dalë një njeri sagllam. Por këtu kemi problem sjelljen e klasës politike. Ata sulmojnë çdo vendim gjykate, çdo veprim prokurorie kur nuk i pëlqen. Nuk është puna se thonë se kanë shkelur këtë nen e atë nen. Jo. Thonë është politike dhe pikë. Edhe i vë vulën. Nuk është e drejtë. Këtu ka një gjë edhe media. Nuk luan rolin e saj. Për fat të keq. Media është goxha e zhvilluar, por kemi një media…
Media që luan për veten dhe jo për publikun….

Media që luan për veten. Ai shefi po t’i dalë kundra edhe Presidentit të Republikës i nxjerr një mijë shpifje përmes gazetave dhe medias së tij. E përdor si kobure pronari. Për fat të keq një pjesë e gazetarëve punojnë në të zezë akoma. Si mund të luftojë ai informalitetin kur vetë nuk është në rregull. Pra bën një luftë fallco se vetë ka pranuar gjendjen e tij.
Shqipëria prej 2008 është anëtar i NATO-s ju keni qenë themelues i Shoqatës së Atlantikut, kur u pranua Shqipëria në NATO u tha se tani jemi në paradhomën e BE-së, vendi ka më shumë stabilitet, më shumë siguri, duke qenë vend anëtar i NATO-s do të vijnë më shumë investime të huaja. Ndonjëherë duket që jeta me zig-zaget e veta jo domosdoshmërisht na çon në atë që thoshte Hegeli se koha do të bëj më të mirën…Ne duket sikur bëjmë hapa prapa. 11 vjet më pas ne duket se jemi më larg BE-së dhe jo më afër se ç’ishim në 2008…

Gjithë problemi është se për fat të keq politika jonë hyrjen në NATO dhe BE më shumë i do si mburojë…


Si trofe për qeverinë e radhës….

Për të marrë një mandat të ri dhe për të vazhduar mundësisht përjetësisht në detyrë. Jo çdo gjë që thuhet duhet të merret shabllon. NATO vërtet i krijon këto kushte, por duhet t’i krijosh vetë në radhë të parë. Unë përdor shpesh një thënie popullore, megjithëse më kritikojnë më thonë se përdor shumë….
Asgjë të keqe nuk ka.

Kam një mik që më thotë se i përdor shumë. Megjithatë do ta përdor. Një fjalë e urtë thotë: gomarin nga balta e nxjerr i zoti. E ka thënë populli. Nuk e them unë. Mirëpo kjo është filozofi popullore.
Kjo vlen, por për rastin kur njëri e tërheq dhe tjetri e shtyn dhe jo njëri tërheq e tjetri shton baltën.

Po, nuk ka kuptim kur njëri e tërheq dhe tjetri i mëshon për ta zhytur në baltë. Ne një gjë nuk po kuptojmë: ndihma e huaj ka kuptim kur ndihmojmë veten.
Kur keni krijuar shoqatën e Atlantikut, në kohën e polarizimit ekstrem politik, kur në Shqipëri nuk kishte shqiptarë, por demokratë dhe socialistë, në atë kohë në kryesi të shoqatës ju ftuat Pandeli Majkon dhe kur ju kritikuan se po merrni një socialist ju u përgjigjët: në NATO do të shkojmë me dy këmbët. Sot, 30 vjet më pas pse është më i vështirë dialogu mes pozitës dhe opozitës?

Politikanët tanë çdo gjë e shohin në prizmin e interesit personal dhe partiak. Interesi kombëtar nga i pari del i treti ose i katërti. Këtu është e keqja. Në radhë të parë duhet parë interësi i shtetit, i popullit, i kombit i vendit. Po lëvizëm nga kjo devizë do të falimentojmë.
Ju keni thënë një deklaratë që ka ngjallur jo pak reagime kur u tha: Kosova është krahinë e Shqipërisë.

Kam thënë atë që ka qenë, atë që është, kam thënë realitetin. E kam thënë në Prishtinë në një aktivitet dhe kam thënë: siç është Myzeqeja siç është Labëria ashtu është dhe Kosova. Sepse kështu është. Flas për Shqipërinë që ka qenë si një territor i banuar nga shqiptarët. Seç ndodhi më vonë, me zhvillimet historike dhe këtu Europa na ka një borxh të madh, duke nisur që nga Kongresi Berlinit…
Pse themi se Europa na ka borxh?

Na ka borxh. Më 1913 ministri i jashtëm i Anglisë në kongresin e ambasadorëve, kur u mbyll kjo punë, pasi raportoi në dhomën e komuneve tha: “zotërinj ne bëmë një gjë të mirë. Vërtet mund të na kritikojnë. Shqipërisë i kemi hyrë në hak, por rëndësi ka jo ajo çfarë i bëmë Shqipërisë, por ajo që ne arritëm të evitojmë përplasjen mes aleatëve të mëdhenj të Europës.
Pyetja e fundit. Më datën 1 dhjetor ju mbushni 90 vjet. Çfarë mësimesh i ka dhënë jeta një njeriu që ka jetuar 9 dekada dhe shikon përpara?

Shumë nga gjërat që thashë janë mësimet që kam nxjerrë nga jeta ime. Kam patur një baba, gjeneral Spiro Moisiun. Ka qenë shumë patriot. Ka marrë pjesë në 5 luftra në jetën e tij, gjithmonë në shërbim të vendit. Ai nuk jepte gjëra të formuluara, por me sjelljen dhe veprimet e tij gjithmonë ka ndikuar tek unë, tek vëllai dhe tek motra. Kam nxjerrë disa konkluzione që i quaj postulate të miat. Po nuk respektove veten nuk të respekton njeri. Këtë nuk e kam mbajtur sekret. E kam thënë gjithnjë dhe ua kam thënë dhe kryeministrave me të cilët kam punuar: “zotërinj, po nuk respektuam veten, kush do të na respektojë ne…Anglia? Amerika? Italia? Franca?. Ngrihet tjetri mu në mes të Parlamentit dhe i thotë plehrë kryeministrit?! Ore ai mund të ketë 1000 kusure. Unë nuk e mbroj kryeministrit. Le të përgjigjet për gjynahet e tij, por ama nuk jam dakord në asnjë mënyrë me përdorimin e kësaj gjuhe. Këtë e sheh dhe e dëgjon një i ri, një djal i ri, një vajzë e re që janë e ardhmja e vendit. Si do të edukohen ato?… ne duhet të kemi parasysh një gjë: shteti është i shenjtë. Shteti është i shenjtë për këdo, për çdo shqiptar dhe shtetin duhet ta ruajmë, ushtari, oficeri, polici, doganieri, financieri, politikani e kështu me radhë.

BE ofron ndihmë Shqipërisë për termetin

Nga Flori Bruqi 


Tërmeti më i fuqishëm në 30-vitet e fundit”



“Tërmeti i rënë pasditen e kësaj të shtune, ishte më i fuqishmi i 30-viteve të fundit”. Kështu deklarojnë sizmiologët, të cilët thonë, se në total janë regjistruar mbi 300 pasgoditje, të cilat kanë pasur intensitet më të ulët se dy lëkundjet e para, të cilat ishin 5.8 dhe 4.2 të shkallës Rihter. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, nuk pritet të ketë më lëkundje, megjithatë tërmetet janë një dukuri natyrore që ende nuk mund të parashikohen.


Eurodeputeti Johannes Hahn reagon për tërmetin në Shqipëri:
I shqetësuar dhe i trishtuar, BE ofron ndihmë

Komisioneri për zgjerimin, Johanes Hahn zhvillon takim me autoritetet në Prishtinë

Eurodeputeti Johannes Hahn ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Shqipëri, pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë, shoqëruar me një sërë lëkundjes të tjera të forta, të cilat vijojnë akoma. Përmes një mesazhi në “Twitter”, Komisioneri për Zgjerim, Hahn, shkruan se është i trishtuar dhe shqetësuar nga seria e tërmeteve shkatërruese, me qindra të lënduar dhe dëme serioze në infrastrukturë.


“I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri, të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes Mekanizmit te Mbrojtjes Civile Evropiane “EU CivilProtection Mechanism”, shkruan Hahn.



            Durrësi pas tërmetit, qytetarët ende të trembur


Qytetarët e Durrësit ende nuk e kanë marrë veten nga lëkundjet e forta të tërmeteve të së shtunës. Pjesa më e madhe e tyre e kanë kaluar natën jashtë, në oborre shtëpish, makina, lulishte si edhe pranë çadrave që Bashkia e Durrësit ka ngritur pranë Stadiumit. Në mëngjes qytetarët janë rikthyer në banesa për të parë dëmet që kanë shkaktuar tërmetet e fuqishme. Këto janë dëmet në lagjen numër 4 në Durrës. Qytetarët ankohen për cilësinë e punimeve, ndërkohë që kërkojnë ndihmë nga shteti. Ndërkaq, me urdhër të Kryeministrit, e gjithë administrata e rajonit të jugut është e angazhuar në Durrës, për të verifikuar në kohë reale dëmet e lëkundjeve në qytetin bregdetar.



Dëmet nga tërmeti dhe çadrat e emergjencave civile në Tiranë


Paniku nga tërmeti i një dite më parë bëri që shumë qytetarë ta kalojnë natën e mbrëmshme jashtë në sheshe dhe qendrat pritëse të emergjencave që u ngritën. Nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit në 6 zona të ndryshme të Tiranës u instaluan çadra, ndërsa punonjësit e policisë, bashkisë dhe zjarrfikëses kanë orientuar qytetarët që kërkonin ndihmë.

Shumë qytetarë kanë raportuar pranë njësive administrative dhe çadrave të ngritura demet në banesa duke kërkuar ndihmë për t`i riparuara ato. Drejtuesja e njësisë administrative nr.5 Violeta Killa tha  se fluksi i raportimeve ka qenë në rritje gjatë paradites ndërsa grupet e verifikimit që janë ngritur shkojnë në çdo adresë që raportohet.

Në zonën e njësisë nr.5 raportohen 5 pallate me krisje dhe një numër banesa private të dëmtuara. Ky këtu është pallati që të gjithë e njohin si pallati i Gëzim Kolaverit, pranë Komunës së Parisit. Çarja në shtesën mes dy pallateve është e madhe dhe kjo ka krijuar panik të madh mbrëmë te banorët.

Një tjetër qendër pritëse emergjencash ishte edhe palestra pranë shkollës Betim Muço në Kombinat. Shumë banorë të Kombinatit kaluan natën në palestër ndërsa të tjerë në lulishte.

Shumë ndërtesa 2 dhe 5 katëshe 50 vjeçare kanë pësuar dëmtime të dukshme. Ky pallat është në rrugën Haki Stermilli. Banorët janë të traumatizuar nga dëmet në mure dhe trarë ndarës dhe kane frikë të qëndrojnë në shtëpi. Grupet e verifikimit të dëmeve në njësisë administraive 6 hyjnë në apartamentet e 10 pallateve të raportuara me dëme duke mbajtur shënime dhe duke orientuar banorët

Ky është një tjetër pallat me ri, i ndërtuar nga firma Alb Ital Konstruksion. Çarja e dukshme në fasadën e jashtme të pallatit dhe brenda në mure ndarës e trarë të banesave ka vendosur në panik qytetarët

Më të traumatizuarit vazhdojnë të jenë fëmijët një pjesë e të cilëve refuzojnë të hyjnë në banesa nga frika e përsëritjes së përjetimeve të një ditë më parë

Çadrat e qendrave pritëse të emergjencës do të vazhdojnë të jenë të hapura edhe sot gjatë natës dhe do të presin çdo qytetar në nevojë për strehim dhe ushqim.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...