2020-06-07

Nuk e kanë fajin diplomatët e huaj

Akademik Prof.dr. Eshref Ymeri,Ph.D



Diplomatët e huaj nuk mund të qortohen se pse punët nuk shkojnë mirë në stanin e politikës shqiptare. 

Sepse ata e shikojnë dhe janë të bindur që ky stan është një shesh ideal për të bërë një përshesh ideal. 

Dhe, siç ka rezultuar gjatë këtyre tridhjetë vjetëve, diplomatët e huaj përsheshin e kanë bërë të përkryer.

 E në këtë mes nuk ka asgjë për t’u habitur. Sepse në Shqipëri sistemi kriminal komunist gjysmëshekullor nuk u përmbys në dhjetorin e vitit 1990. 

Ai sistem thjesht u zëvendësua me një sistem neokomunist, në përputhje me platformën e kryekomunistit veteran Ramiz Alia, i cili, që në nëntor të vitit 1989, pati deklaruar se “e ardhmja e fëmijëve dhe e nipërve tanë do të jetë e sigurt”, duke lënë të nënkuptohej se këta duhet të jenë përjetësisht në pushtet. 

Prandaj lëvizja studentore e dhjetorit të vitit 1990 ishte një komedi e hollë, e mirorganizuar dhe me efekte mbresëlënëse, për t’i krijuar bindjen mbarë opinionit publik se sistemi komunist po “shembej” në Shqipëri dhe në vend të tij po “vendosej” një sistem i ri demokratik, i cili do të ishte “themeli” për ngritjen e mirëqenies së njerëzve. 

Kryeustai veteran i komunizmit Ramiz Alia dhe shegertët rreth tij, për t’i mbushur mendjen “miletit” se sistemi i vjetër komunist u “përmbys”, ishin të bindur se atij sistemi i duheshin bërë ca arnime, me ca shtojca dhe ca zbukurojca impresionuese, si ekonomia e tregut, iniciativa e lirë, zgjedhje “të lira”, e drejta e grumbullimeve dhe e protestave, fjala e lirë, në bazë të së cilës individi nuk do të ndëshkohej më për mendimet e tij kundër pushtetit. 

Por ama këto shtojca e zbukurojca bëheshin me kusht që, siç e përmenda më lart, bijtë dhe nipat e veteranokomunistëve të mos luanin kurrë nga kolltuku i pushtetit. Siç edhe ka ndodhur realisht gjatë këtyre tridhjetë vjetëve.

Perëndimi evropian e ka ditur me kohë se cila është psikologjia e politikanëve shqiptarë, e ka njohur mirë natyrën e tyre servile dhe mercenare, për shkak të së cilës ata nuk ushqejnë kurrfarë respekti për popullin e vet, por ama janë gati orë e çast që të shndërrohen në rrogozë shembullorë dhe në lepitka të zellshme të të huajve.

 Populli shqiptar, po ashtu, i njeh mirë politikanët e vet se nga gjiri i tij kanë dalë. 

Por e keqja është se vetë populli shqiptar, tradicionalisht, të huajin e ka respektuar dhe vazhdon ta respektojë më shumë se vetveten. Prandaj, gjatë shekujve, jo më kot, është krijuar në gjuhën shqipe ajo e famshmja fjalë e urtë:

“Shtëpia e shqiptarit është e mikut dhe e shtegtarit”.

Pra, shqiptari mikun, të huajin e ka bërë zot shtëpie për shkak të mikpritjes së tij jashtë normave të etikës së komunikimit me të. 

Një qytetar i nderuar kosovar, me banim në Zvicër, shkruan:
“… a na solli neve ndonjë të mirë bujaria dhe zemërgjerësia me të huajt? 

Asnjëherë, kurrë! (Sokol Braha. “Vjen i kodrës, nxjerr të votrës”. Shtypshkronja “Grafobeni”. Prishtinë, 2011, f. 56).

Duke e ngritur kaq lart kultin e të huajit dhe duke shpërfillur kultin e vetvetes, populli shqiptar ka nxjerrë dhe vazhdon të nxjerrë nga gjiri i vet politikanë pa kurrfarë dinjiteti kombëtar.

 Nënkuptohet që politikanët tanë, pa kurrfarë dinjiteti para të huajve, nuk mund të fitonin dot respektin e Perëndimit evropian. Për rrjedhojë, në heshtje, nuk mund ta gëzonin, nuk mund ta gëzojnë dhe nuk kanë për ta gëzuar kurrë respektin e diplomatëve të huaj. 

Sepse servilin, mercenarin të huajt e përbuzin në heshtje, por e shfrytëzojnë vetëm për interesat e tyre dhe vetëm kaq.

Politikanët shqiptarë, të etur deri në marrëzi për të dalë në fotografi me udhëheqës perëndimorë, sidomos me presidentë amerikanë, duke shpenzuar shuma të mëdha parash, fotografi këto për t’ua tundur paskëtaj para hundëve qytetarëve të vet gjatë fushatave zgjedhore, janë shndërruar në karagjozë të vërtetë, sepse me sjellje të tilla ata nxjerrin në pah kompleksin e inferioritetit të tyre, i cili është tepër karakteristik për njerëzit e etur për pushtet, si edhe ulin mjaft poshtë vlerat e mbarë kombit shqiptar

Gjeste të tilla të politikanëve shqiptarë në qëndrimin plot servilizëm dhe mercenarizëm ndaj të huajve, janë nën vëzhgimin e përhershëm të diplomatëve perëndimorë.


 Dhe diplomatët e huaj, kur shikojnë që politikanët shqiptarë, për një fotografi me presidentët amerikanë harxhojnë aq shumë para, pse të mos bëhen ziliqarë edhe ata që të nxjerrin prej tyre ndonjë përfitim personal nga përkrahja që do t’u japin në sytë e opinionit publik. 

Kjo është arsyeja që diplomatët e huaj braktisin selitë a tyre dhe bredhin poshtë e përpjetë nëpër Tiranë, sa nga njëra zyrë pushtetarësh të lartë në tjetrën. 

Gjithmonë ka rënë në sy përkrahja që diplomatët e huaj i japin qeverisë, partisë që është në pushtet. Se ajo i administron financat shqiptare, jo opozita.

Dhe kjo duket sheshit: diplomatët e huaj vijnë në Tiranë me këmishën të mbërthyer dhe kravatën të shtrënguar deri në fyt. 

Por, gjatë ushtrimit të mandatit, fillojnë dhe e zbërthejnë pullën e sipërme të këmishës dhe kravatën e lirojnë fare, se qafa vjen e u bëhet si e demit. 

Kanë të drejtë! Shqipëria e politikanëve në pushtet për ta është lope mjelëse, ndaj ata janë shndërruar në kadilerë.

 Dhe “kadiu kur shikon paranë, ters e vërtit sherihanë”.

Një gazetar i njohur i njërit prej kanaleve televizive, i cili para do kohësh deklaroi se janë të panumërta kërkesat që i drejtohen Brukselit dhe Vjenës për t’u emëruar si diplomatë në Shqipëri. Kishte shumë të drejtë ai gazetar me brumosje nacionaliste: Shqipëria është “toka e premtuar” për diplomatët perëndimorë.

Përkrahja e padrejtë që i jepet qeverisë është vënë re edhe në radhët e europarlamentarëve.

Ish-europarlamentarja Doris Pak (Pack), ka reaguar ashpër kundër Knut Fleckenstein-it për qëndrimin e tij skandaloz ndaj qeverisjes socialiste, gjatë vizitës së tij me 6 europarlamentarë në Tiranë më 27 dhe 28 shkurt 2019, ku sulmoi opozitën për djegien e mandateve të deputetëve.Ajo shkruante:

“Knut Fleckenstein, gjykimi i opozitës në Shqipëri për sjellje jodemokratike është hipokrizi, është një thirrje për ndihmë nga BE-ja. Asnjëherë në vitet e fundit nuk keni kritikuar miqtë socialistë për krimin dhe qeverisjen e korruptuar. Shqiptarët humbën shpresën, po vuajnë dhe lënë vendin. 

Kam turp nga ti” (Citohet sipas: “Deklaratat kundër opozitës, Doris Pack “fshikullon” Knut Fleckenstein: Kam turp nga ti”. Faqja e internetit “Fox Web”. 04 mars 2019).

Nga sa deklaronte zonja Doris Pak, rezulton se Knut Fleckenstein ishte një europarlamentar i korruptuar në Shqipëri dhe, për pasojë, ishte një njeri i pamoralshëm.

 Le të flasim me gjuhën e fakteve.

Gazetari i talentuar Elio Laze ka deklaruar publikisht si më poshtë:

“… Kjo është historia e turpshme me ndërkombëtarët, të cilët vijnë, mbushin ca valiçe, shijojnë benefitet që u ofrohen hoteleve të Tiranës dhe ikin dhe mbushin ca raporte të pavërteta, të paqena… 

Le të marrim zotin Knut, për shembull, jo këtë herë që ishte në Shqipëri para ca ditësh, por herën e kaluar zoti Knut ka kaluar dy netë në hotel Rogner me një vajzë të strukturave të forumit rinor eurosocialist shqiptar… dhe unë nuk besoj që duhen marrë seriozisht raportet që bën Knuti, pasi ka kaluar gjithë natën pa gjumë…”

(Citohet sipas: “Sa para u ofroi mazhoranca kandidatëve të listës plotësuese të opozitës? Gazetari Elio Laze”. Transmetuar në youtube nga “Syri.net”. Intervistues gazetari Alen Xhelili. 05 mars 2019).

Përkrahja e diplomatëve të huaj për qeverinë dhe për partinë socialiste ka arritur here-herë deri në atë shkallë, saqë ndokush prej tyre ëshë etiketuar edhe si anëtar i asamblesë së partisë socialiste. Ndonjë diplomat tjetër, përkrahjen e vet ndaj kryeministrit Rama e ka manifestuar deri edhe në përmasa skandaloze.Rasti i mëposhtëm dëshmon më së miri se njëri nga këta diplomatë është thjesht një rrugaç që duhej përzënë menjëherë me teneqe nga vendi ynë. Por s’kishte kush ta përzinte, se vendi ynë nuk ka zot.

“Mbrëmë ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Borchard, u ka ngritur gishtin e mesit protestuesve shqiptarë që ndodheshin para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ngaqë protestonin kundër arrestimeve të banorëve të “Unazës së Re” nga policia. 

Kjo është e turpshme. Një akt i pastër rrugaçërie nga një përfaqësues me imunitet diplomatik! 

Zhgënjim i madh që diplomacia gjermane të përfaqësohet me një person të tillë! Gjesti i turpshëm i një ambasadori është i dënueshëm dhe duhet ta ndëshkojë Konventa e Vjenës. 

Ai gisht i mesit nga ambasadori i OSBE-së kundër shqiptarëve, në fakt, shpreh krizën spektakolare që ka drejtimi i OSBE-së, drejtim, i cili do t’i besohet qeverisë më antidemokratike të vendeve anëtare të OSBE-së, qeverisë së Ramës që dhunon egërsisht qytetarët e saj dhe liritë kushtetuese” (Citohet sipas: “Turp. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë u ngre gishtin e mesit protestursve shqiptarë”. Faqja e internetit e gazetës “Telegraf”. 14 tetor 2019).

Diplomati Borchard nuk mund të mbante qëndrim tjetër ndaj protestuesve të “Unazës së Re”, prandaj ai gishti i tij i mesit,i ngritur paturpësisht para tyre, dëshmonte më së miri se ai ishte radhitur fuqimisht në përkrahje të kryeministrit Rama.

 Kur ata protestues të gjorë i poshtëronte kryeministri i vendit, siç edhe i poshtroi publikisht, duke i flakur si lecka nga shtëpitë e tyre, si mund të mos i poshtëronte ai diplomat i huaj!

Por, çuditërisht, këtë sjellje rrugaçërore të këtij diplomati të lartë evropian, Brukseli e mori në mbrojtje. Kjo dëshmon fare shkoqurse çfarë qëndrimi “dashamirës” mban Perëndimi evropian ndaj popullit shqiptar.

Nëse diplomatët e huaj, kryesisht perëndimorë, do të kishin sadopak respekt për popullin shqiptar, atyre nuk mund të mos u bënte përshtypje shpopullimi i Shqipërisë me përmasa të frikshme këto shtatë vjetët e fundit.

 Dhe, si zëdhënës të qeverive të tyre, do të kërkonin ndryshimin e stanit politik në Tiranë, në mënyrë që njerëzit të mos braktisin vendin. 

Sipas disa të dhënave shifrore, të botuara para do kohësh në gazetën “Telegraf”, rezulton se gjatë pesë vjetëve (2012-2017) në vendet perëndimore kanë marrë azil 290 mijë shqiptarë, përfshirë edhe kosovarët, pa llogaritur ata që kanë braktisur vendin, të cilët, në tërësi, kapin shifrën mbi gjysmë milioni për të dyja vendet. 

Siç vihet re, Rama dhe Thaçi janë në garë se kush do të arrijë ta shpopullojë më shpejt vendin përkatës. 

Që të dy, duke qëndruar kaq gjatë në pushtet (Rama - 22 vjet, Thaçi - 21 vjet), domosdo që janë duke lenë gjurmë në histori me kontributin e tyre të dukshëm për shpërbërjen e kombit shqiptar. Me sa duket, janë në garë me Putinin, i cili, sipas disa mediave ruse, mendon të largohet nga pushteti në vitin 2036.

Dihet: një politikan mund të qëndrojë gjithë jetën në pushtet vetëm në dy raste: ose kur vendi është mbretëri, ose kur aty është vendosur një sistem komunist apo neokomunist, si në rastin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Shtetet perëndimore, të cilat janë anëtare tëNATO-s, nuk duhej të lejonin që Athina të vazhdojë ta mbajë në fuqi ligjin paradoksal të luftës me Republikën e Shqipërisë, ndërkohë që kjo po bëhej gati të panohej si anëtare e saj që në pranverën e vitit 2008 (u pranua në pranverën e vitit 2009). 

Mirë që Perëndimi evropian nuk e çan fort kokën për vendin tonë, por Vashingtoni nuk duhej t’ia lejonte Athinës kurrsesi një gjë të tillë.

Nisur nga sa u parashtrua më lart, mund të thuhet pa mëdyshje se të pretendosh që diplomatët perëndimorë duhet të mbajnë një tjetër qëndrim në vendin tonë, pra, një qëndrim kundër qeverisjes së keqe të vendit, është jashtë realitetit.

 Kur i zoti i shtëpisë vendos kallëpet e dinamitit në themelet e saj, i huaji s’e ka për gjë të ndezë fitilat. 

Praktika e deritanishme tridhjetëvjeçare ka vërtetuar me fakte se diplomatët perëndimorë kanë shikuar dhe vazhdojnë të shikojnë vetëm interesin personal, në mënyrë që kur të përfundojnë mandatin, të largohen me valiçe “të majme” nga vendi ynë, domosdo, me kontributin e drejtpërdrejtë të qeverisë. 

Prandaj asnjëri prej tyre nuk e ngriti kurrë zërin kundër shndërrimit të Shqipërisë në një Kolumbi të Evropës, me kontributin e drejtpërdrejtë të kryeministrit Rama. 

Se derisa qeveria nuk e çan kokën fare për popullin e vet, si mund të mendohet që ta çajnë kokën për të diplomatët e huaj perëndimorë?!

Indianapolis, Indiana, 07 qershor 2020


2020-06-06

TË PENGOHET ZBRAZJA E KOSOVËS

Apel për popullin e Kosovës

TË PENGOHET ZBRAZJA E KOSOVËS

Sinjalizimet me kohë të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur të Kosovës që të ndërmerren masa të duhura nga të gjitha subjektet politiko-shoqërore, në rend të parë nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Kuvendi i Republikës së Kosovës, asociacionet humanitare, bashkësitë fetare etj. për të penguar shpërnguljet e pakontrolluara nuk u mirëpritën dhe, në një aspekt, u nënçmuan duke theksuar se “këto janë lëvizje të rëndomta të popullatës...” Mirëpo se vërejtjet tona ishin me vend dhe të qëlluara, për fat të keq, i dëshmoi praktika. 

Shpërnguljet masive të familjeve shqiptare nga Kosova për në dheu të huaj, që po bëhet për çdo vit para syve tanë, e sipas disa të dhënave, në këtë dhjetëvjetëshin e fundit, Kosovën e kanë lëshuar mbi 500 mijë veta, tregojnë kjo dukuri, sa shqetësuese aq më shumë e dhembshme, po merr përmasa katastrofike për kombin tonë.

Është plotësisht e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme mospasja apo qasja e pamjaftueshme dhe qëndrimi indiferent ose angazhimi verbal, pa një përkushtim të duhur, serioz dhe të sinqertë nga subjektet dhe faktorët më me përgjegjësi në Republikën e Kosovës dhe jashtë saj ndaj kësaj çështjeje kaq të rëndësishme kombëtare, sepse nesër çdo gjë mund të jetë tejet e vonë, e historia këtë kurrë nuk do të na falë.

 Meqë situata është tejet alarmuese, shtrohet si detyrë mbi të gjitha detyrat kombëtare, para të gjitha subjekteve të Republikës së Kosovës që të koordinojnë aktivitetin e tyre dhe bashkërisht të angazhohen dhe të veprojnë me aksione konkrete për parandalimin e shpërnguljes së mëtejmë, për kthimin e atyre që dëshirojnë të kthehen si dhe për punësimin e atyre që vërtet kanë nevojë për një gjë të tillë. 

Para kësaj murtaje që kërcënon kombin tonë askush nuk ka të drejtë morale, politike, juridike, ekonomike, fetare e të tjera që t’i mbyllë sytë, veshët dhe të heshtë e të mos angazhohet që bashkatdhetarët tanë, e sidomos ata që më se paku kanë nevojë t’i braktisin trojet e tyre e të parëve të tyre, t’ia kthejnë shpinën Kosovës martire në këto qaste më te vështira në historinë e saj.

Kosova dhe populli i saj shqiptar, gjatë historisë, përjetoi dhunë, gjenocid dhe terror . 

Dihet po ashtu se pati edhe shpërngulje të shumta me dhunë. Por, braktisje të tilla sikur këto që po bëhen sot nuk njeh historia jonë kombëtare. Subjektet tona më përgjegjëse politike e shoqërore, që morën përsipër të udhëheqin kombin, gjithsesi duhet ta parandalojë zbrazjen e Kosovës nga popullata shqiptare. 

Në të kundërtën do të jenë përgjegjës para gjeneratave të ardhshme, por edhe të gjitha atyre martirëve tanë që ranë për lirinë e Kosovës dhe çështjen shqiptare në terësi.

Duhet t’u themi sheshazi të gjithë atyre që pa ndonjë arsye ekzistenciale apo të sigurisë personale u detyruan që ta braktisin Kosovën. 

Veprimi i tyre është në përputhshmëri të plotë me planet e shovinistëve serbomëdhenj për serbizimin e Kosovës, dhe deshën ata apo nuk deshën, në këtë mënyrë u vunë në shërbim të politikës serbe në Kosovë dhe të armiqve më të mëdhenj nuk është bërë vonë, që Kosovën hapakrah dhe të zbrazët t’ia dorëzojmë pushtetit armiqve, ftojmë o tash o kurrë kryetarin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaqin , të gjitha subjektet e tjera politik e shoqërore, asociacionet humanitare, kulturore, shkencore, fetare që, me autoritetin e vet, të angazhohen për pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova dhe të ftohen të gjithë bashkatdhetarët tanë që të kthehen në Kosovë. 

Pra, ata të cilët nuk patën arsye dhe as nevojë të shkojnë jashtë. E shohim të udhës t’u themi të gjithë shqiptarëve brenda e jashtë Kosovës, se Kosova nuk zhvillohet nga Stokholmi, Londra, Boni, Nju-Jorku e Sidnei, por nga Shala e Bajgorës, Kaçaniku, Prizreni, Skënderaji, Llapi e Rugova. Detyrë e të gjithë shqiptarëve sot është të jesh, të qëndrosh në Kosovë dhe ta ndash fatin e përbashkët me të gjithë. Ky është amaneti i të parëve tanë.

Kush e shkel këtë porosi e mallkon kombi, e mallkon historia. Por, ata që e udhëheqin popullin kanë përgjegjësi edhe më të madhe, sepse populli i zgjodhi që ta çojnë në rrugë të drejtë e të mbarë e jo të lejojnë shpërnguljen marramendëse. 

Për pengimin e kësaj sëmundjeje të rëndë e më qëllim të shërimit të saj të shpejtë, Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur të Kosovësu drejtohet dhe propozon që: Kryetari i Republikës së Kosovës, Parlamentit dhe Qeveria e Kosovës dhe të gjitha subjektet e tjera politike, shoqërore, shkencore, fetare dhe humanitarë, që kanë ndikim të madh dhe gëzojnë autoritet në popull, të angazhohen dhe të ndërmarrin këto masa të domosdoshme:


1. Qeveria e Republikës së Kosovës të nxjerrë sa më parë një plateformë mbi pengimin e shpërnguljes së shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.

2. Të shqyrtohet nevoja dhe kushtet për themelimin e fondit solidar kombëtar për pengimin e shpërnguljes dhe kthimin e shqiptarëve të shpërngulur.

3. Të departizohet diaspora, në këtë kuadër Qeveria të sjellë urdhëresat e nevojshme.

4. Të formohet një delegacion i përbashkët i partive politike, i shoqatave, i sindikatave, i cili do t’i vizitonte herë pas here të mërguarit tanë në disa shtete me kërkesë për një bashkim dhe solidaritet më të madh mes nesh dhe për një lidhje më të ngushtë me vendlindjen.

5. Të formohet Aviokompania kombëtare për një siguri më të madhe të udhëtimit të mërgimtarëve tanë.

6. Nëpër shtete e Evropës të hapen filialet e Bankës Kombëtare Shqiptare.

7. Të shikohet mundësia e ndalimit të reklamimit të agjencive turistike në mjetet tona të informimit (kompensimin financiar ta bëjë Ministria e Financave).

8. Në të gjitha nivelet e arsimit të mbahen ligjërata kushtuar shpërnguljes (mbi pasojat dhe rreziku i zbrazjes së Kosovës ).

9. Bashkësitë fetare si ajo katolike ashtu edhe ajo myslimane të organizojnë biseda me besimtarët e vet për nevojën e qëndresës në trojet e veta shekullore.

11. Të vazhdojë aksioni “Të gjithë kundër shpërnguljes”.

12. Të informohen të gjitha organizatat ndërkombëtare mbi eksodin e shqiptarëve, të cilin Qeveria Serbe po e bën posaqerishte ne Presheve ,Bujanoc dhe Medvegje në mënyrë direkte dhe indirekte, duke përdorur dhunën, terrorin dhe gjenocidin vetëm e vetëm që trojet etnike të spastrohet nga elementi etnik shqiptar.

 Këto janë vetëm disa çështje të cilat mendojmë se janë detyrat prioritare që duhet të ndërmerren në parandalimin e shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike dhe kthimin e të gjithë atyre që janë shpërngulur viteve të fundit e që dëshirojnë të kthehen në Kosovë.

Kryetari i Shoqatës
Jahja Lluka

Gjenocidi serb ndaj shqiptarëve


SPASTRIMET ETNIKE DHE GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTAREVE TË SANXHAKUT TË NISHIT

SPASTRIMET ETNIKE DHE GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTAREVE TË SANXHAKUT ...

Akademik Jahja Lluka


Pastrimi etnik dhe Gjenocidi Serb ndaj Shqiptareve te Sanxhakut te Nishit ishte i planifikuar per krijimin e Serbise se Madhe qe nga projekti i Garashaninit. Ky projekt filloje me debimin e dhunshem dhe shkaterrimin e shum qyteteve te banuara me shqiptare, duke filluar nga Nishi e deri te qytetet e Kosoves.

KosovaLindore » LUFTËRAT E POPULLIT SHQIPTARË NË TROJET ETNIKE TË ...


Këto qytete i rrënoi me themel Gjenocidi i regjimeve serbe në hapësirat shqiptare )”. Pastaj e dhëna tjetër: “Në bazë të burimeve arkivore historike e të tjera në trevat e Sanxhakut të Nishit që nga Antika e deri në mes të shekullit XIX ekzistonte në kontinuitet popullsia shqiptare ( Jovan Trifunovski, “Vranjska Kotlina” I, Skopje – 1969, fq.34. Dr. Sabit Uka “Dëbimi i shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit 1877 – 1878”, libri I. Prishtinë, 1994, fq. 220 – 21 etj. ). Procesin e kolonizimit të trojeve shqiptare me elementin sllav, shpopullimin e etnitetit shqiptar, serbizimin gjatë periudhave më të fundit Beogradi e ka zbatuar në mënyrë të veçantëë gjatë “Krizës Lindore” ( 1875 ).

Në Luginën e Nishit kësaj periudhe, u vranë e masakruan 35.000 shqiptarë. Në një lagje të Nishit të banuar me shqiptarë ( dokumentete osmane e vërtetojnë prezencën e banorëve shqiptarë në qytetin e Nishit ), u plaqkitën e dogjën 300 shtëpi. “Disa familje shqiptare iknin dhe tërhiqeshin luginës së Moravës Jugore nëpër të ftohtit e madh, nëpër grykën e Gërdelicës, deri te Vranja e Kumanova… ( Stefan L. Popoviq, “Putovanje po novoj Serbiji”, Beograd, 1950, fq. 345 )”. Shkrimtari serb Jovan Haxhivasilev, duke shtjelluar politikën shfarosëse serbe ndaj elementit shqiptar, shkruan: “Dëbimi i shqiptarëve u bë me qëllim që Serbia të bëhej shtet i pastër nacional dhe, të krijohet mundësia që aksioni i mëtejm të drejtohet kah Kosova. Duke u bazuar në elaborate të ndryshme shpopulluese – naciste, siç është edhe “Naçertania” ( 1844 ) e Ilia Grashaninit një ish zyrtar serb, segmenti si ky, kolonizimi serb në trojet shqiptare, ka këtë fytyrë: “Midis Dy Luftërave Botërore qeveria e krajlit në emër të Reformes Agrare nacionalizoi 129.212. 94 hektar tokë në Kosovë. Gjatë kësaj kohe, në Kosovë janë vendosur 13. 482 familje me rreth 67. 410 anëtarë në 594 vendbanime. ( AJ B. MAR,96 – 21 – 69, Regjistri i kolonive: datë 8. 4. 1940 ).

Marrëveshjet turko-greke-jugosllave për shpërnguljen e shqiptareve ...

Pushtuesit zbatuan gjenocid e etnocid me strategji të tokës së djegur për spastrimin etnik shqiptar të tokave të aneksuara me përkrahje morale, politike, diplomatike e ushtarake të Rusisë e të Evropës. Princi i Serbisë, Milan Obrenoviq urdhëroi ushtarakët dhe paramilitarët çetnikë: “Merita më të mëdha ndaj shtetit dhe kombit serb do t’i ketë ai, i cili do të arrijë të zhdukë e të shpërngulë më shumë shqiptarë!“.Në kushte të një dimri me borë që nuk mbahet mend, nxori nga shtëpitë rreth 300.000 shqiptarë të Toplicës, Kosaonicës, Pustarekës etj., që banonin në rreth 700 lokalitete, prej të cilave rreth 640 plotësisht shqiptare e më shumicë shqiptare islame nga fundi i shek. XVI-fillimi i shek XVII. Rreth 350.000 shqiptarë kryesisht myslimanë larguan nga trojet stërgjyshore ushtritë greke e malazeze. Burimet flasinë për rreth 70.000 shqiptarë të therë, të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarrë vetëm më 1877/8. Asnjë hap të Fuqive të Medha për të parandaluar gjenocidin me shumë tipare të kanibalizmit të shfaqur veçanërisht nga serbët mbi shqiptarët e shqiptarësinë e Sanxhakut të Nishit!?!

Shqiptaret Ne Sanxhaku I Nishitani

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE PREJ SANXHAKUT TË NISHIT MË 1878-1912 (XIX)

Shkrimtari i njohur serb Jovan Haxhi Vasiljeviq, në librin “Albanska liga” (Boegrad 1909) thekson: “Shqiptarët kanë mbetur në Serbi (lexo në Sanxhakun e Nishit) deri në Gusht” të vitit 1878, përderisa qeveria serbe pas nënshkrimit të Kongresit të Berlinit i shpërnguli përtej kufirit të Serbisë në Kosovë”. Ne të njëjtin publikim lexuesi do të gjejë edhe këto argument: “Motivi kryesor për të cilën qeveria serbe i shpërnhuli shqiptarët prej territoreve të posaçliruara (lexo: Sanxhaku i Nishit), ku kryesisht tani shihet se synimet ishin: që prej Serbisë të krijohet shtet i pastër nacional: që pas vendimeve të Kongresit e të Berlinit t’i kthehen të gjitha territoret në të cilat jetojnë shqiptarët; që aksioni i Serbisë të orientohet në të ardhmen kah Kosova dhe në përgjithësi atje të sigurohet paqja dhe rendi i vendosur nga autoritet serbe. Me atë rast, shpërngulja e shqiptarëve nga qarqet ushtarake pasi tashmë është sqauar se oficerët serb nuk dëshirojnë të kenë në Serbi Shqiptar”. Në lidhje me këtë dukuri, duhet theksuar edhe: Me shpërnguljen e shqiptarëve disa vende në ato territore të Sanxhakut të Nishit kanë mbetur të shkreta, ashtu siç ka pasur fshatra ku edhe emrat nuk u njiheshin më, po edhe pushteti nuk mund t’i njinte emrat e atyre lokaliteteve, sepse nuk ka patur kush t’ua tregojë. Tani ka qenë e nevojshme që ato territore të shkretuara të kolonizohen dhe popullizohen. Në atë drejtim është bërë gabim dhe për çdo ditë po shihet faji i Serbisë. Në të njëjtën kohë, me urdhëresat për shpërguljen e shqiptarëve përtej kufirit, janë dërguar kërkesa që serbët nga ajo anë e kufirit të kthehen këndej në Serbi. Përpjekja që serbët nga ajo anë e kufirit, të transferohen në anën tonë dhe kush të vijë t’i jipet tokë, ka qenë orientim i përditshëm”. Me vonë pushteti serb do ta vërejë se nuk ka qenë e nevojshme për të ndjekë shqiptarët dhe kuptohet se do të bëjë përpjekje për t’i përfituar. Në një kontakt të tillë, më 4 Gusht 1879, në një bisedë në mes të përfaqësuesve shqiptarë dhe serb, përfaqësuesi shqiptar tha: “Mirë është, zotni, por ajo nuk do të bëhet. Ju serbët nuk keni besë e fe. As mbreti juaj nuk ka besë e fe. 



Ai na e dërgoi Proklamatën në kohën e luftës që ta presim dhe ta pranojmë ushtrinë e tij dhe na premtoi se përderisa ne do të jemi qytetarë të qetë dhe të ndershëm, do të na lejohet të qëndrojme në vatrat tona. Ne e dëgjuam ushtrinë dhe pushtetit ju nënstruam. Por më pastaj pushtetmbajtësit e tij, në kohën më të vështirë, na shpërngulën me fëmijë për tri ditë sikur të ishim egërsira. Dhe tani t’ju besojmë Po të mos i besonim fjalës së tij, ai kurrë nuk do të hynte me ushtrinë e tij në Arnautllëkun tonë”. Këto argumenta tregojnë se pas Kongresit të Berlinit 620 fshatra shqiptare kishin mbetur të shkreta. Të dhëna të ngjashme japin edhe statistikat turke. Në atë kohë (1868-1878) Sanxhaku i Nishit ishte pjesë përbërëse e Vilajetit të Kosovës.

AlbaniaPress.com / ShqiperiaPress.com - TE MOLLA E KUQE ME RTV ...


 Prandaj prej shumicës dërmuese të popullsisë, edhe Sanxhaku i Nishit quhej Shqipëri. Në pyetjet që u bëheshin të shpërgulurve prej Sanxhakut të Nishit në territorin e Kosovës shqiptarët përgjigjeshin: “Jam shqiptar. Jam shpërgulur prej Shqipërie, Sanxhaku i Nishit, territore i Prekupës, katundi Vllasë, katundi Mehanë, katundi Maqastenë, katundi Gjakë, katundi Kertok”, e fshatra të tjera që e konsideronin veten pjesë integrale etnike e Shqipërisë. Më vonë pas vitit 1912 këto të dhëna historiografia serbe i falsifikoi dhe i propagandoi nëpër Evropë kinse atëbotë (1878) shqiptarët e Kosovës kishin bërë shpërgulje prej Shqipërisë, gjë nuk i përgjigjet aspak së vërtetës. Në realitet, askund në botë, në asnjë arkivë apo bibliotekë, nuk gjindet ndonjë dokument apo e dhënë se gjatë shekullit, 19-të, prej asaj pjesë të Shqipërisë që u formua më 1913, do të këtë qenë i shpërngulur në Kosovë qoftë edhe një familje. Ky artikull që je duke e lexuar jashtë

Molla e kuqe Dokumentar Pjesa (2) - YouTube


HARESA HISTORIKE:DEBIMI DHE GJENOCIDI SERB NDAJ SHQIPTAREVE NË SANXHAKUN E NISHIT DHE RRETHE TË TJERA

Çlirimi I viseve te pashallakut te Beogradit dhe 6 nahijet tjera gjat viteve 1800 e deri nevitet 1875 ishte e drejt legjitime serbe..Mirpo,ne anën tjetër, ajo largoi popullaten joserbe nga ato treva.Kështu sipas një shenimi historiografik nga periudha 1800 e deri ne vitin 1875 cek se qarqet ushtarake dhe qeveritare serbe i larguan nga viset e lartepermendura dhe nga Lugina e Moraves,siç thot aty,rreth 150.000 banor shqiptare. Regjimet e dinastis se Obrenoviqeve (1817-1903) vazhduan politikën teroriste shtetrore ndaj shqiptareve e boshnjakeve, e gjat’30 te shekullit XIX, me qëllim te spastrimit etnik. Me 2 Mars 1865 Knjaz Mihaili kishte nxjerr ligjin për kolonizimin e te huajve.Me atë ligj territoret te cilët i posedonin shqiptarët,sidomos nga Sanxhaku i Nishit dhe i Pirotit u serbizuan(janë kolonizuar menjeher pas Kongresit te Berlinit,sepse këtu Serbia pranohet si shtet. Duhet theksuar se shqiptarët deri kah fundi i shekullit XIX qenë te vendosur ne shumicen e qyteteve dhe qytezave,fshatrave te Sanxhakut teNishit e me gjer.pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare ishin perqendruar ne qarkun e Toplices(Rethi I Prokuples,Dobriqit,Kosanices dhe pjes te Jabllanices e te Pustarekes me Kurshumli),Qrkun e Vranjes(pjes rethit e te Pustarekes dhe Jabllanicers,rrethi i Leskocit,Polanica,Gerdelica,Masurica,Pqinja,Inogoshtetj.),si dhe ne qarkune e Nishit e disa edhe ne at te Pirotit.Banore shqiptar kishe edhe ne vendet tjera,e sidomos ne qytete,si p.sh..ne Qupri,Paraqin,Uzhic,Krushec,Aleksinc,Karanovc(Kraleve) e deri te beogradi. Popullsia shqiptare ne trevat e Sanxhankut te Nishit, ishte e vendosur kryesisht ne këto vendbanime:
Ja kjo është "Molla e Kuqe" një nga dëshmitë e kufirit Shqipëri ...
Gjithsej:551 vendbanime. Mirpo ekzistojn edhe vendbanime te tjera. Numri i te cilave sillet rreth 700 vendbanime. Procesine e kolonizimit te trojeve shqiptare me elementin sllav dhe te shpernguljes me dhun te shqiptarve për realizuar transformimin e hartes etnike ne favor te vet,Serbia dhe Mali i Zi gjat periudhave me të reja historike,kanë vazhduar te zbatojnë sidomos nga vitet e Krizes Lindore(1875),respektivisht qe nga lufta ruso-turke(1877-1878),kur Serbia pushtoi Sanxhankun e Nishit,ku bënin pjes edhe viset etnike shqiptare si ; Toplica, Kushumlia, Vranja, Masurica, Krahina e Leskocit, Prokupla etj. Serbia ushtroi një gjenecit masiv ndaj popullsis shqiptare,qe u mbështet edhe ne forcat ruse.ushtaraket serb për te realizuar ket qelllim kishin perdorur mjetet me brutale te likuidimit fizik te shqiptarve duke mos kursyer as fëmijët,grat e pleqet.

Шиштари Архиве - Балканска геополитика
 Mbi 35.000 shqiptar te moshave të ndryshme gjeten vdekjen nga zjarri i armeve,i bajonetave , nga djegjet për se gjalli,nga ngrirjet ne debor e akulli. Pati edhe shum nëna te ngrira me foshnje ne gji.Pastaj ata plaqkiten,dogjën e shkaterruan shum fshatra shqipatre. 

DUNA | PORTALB


Djegjet e shkatrrimet e shtepive te shqiptarve qen te pa llogaritshme gati të gjitha fshatrat shqiptare u bën shkrum e hine kulm te dimrit te ashper.vetëm ne njërën nga lagjen e qytetit qenë ber shkrum e hi 300 shtepi shqiptare.Grabitjet e pasurive ishin masive duke nisur qe nga stolit e deri te mobiljet,shtroj-mbuloj,veshjet,parat,drithrat,bulmetrat,bagtit etj. Kolonizimi dhe shfarosja e shqiptarve bëhej ne mënyrat dhe metodat me mizore dhe me barbare,për çka deshmojn edhe vet serbet; “Disa familje shqiptare iknin dhe terhiqeshin ne lugin e lumit te Moraves Jugore,nëpër te ftoftit të madh,pran rrugës nëpër gryken e Gerdelices deri te Vranja dhe Kumanova,shiheshin femijë te hedhur dhe te vdekur dhe pleq te ngrir.terheqja ka qen tragjike,kuajt dhe qet terhiqeshin ngadalë qerret nëpër borë,sepse qerre kishin pak.

JUNAK ODBRANE NOVOG PAZARA: Šaban Poluža (1871-1945)


Disa femij te hedhur,te humbur apo gjysm te vdekur nga lodhja dhe uria kanë qen te enjtur dhe te fryr si daullja,disa i linte shpirti atëherë kur tanet i ushqenin ose pas ngrënies”(Të dhenat nga Stefan L.Popoviq-Putovanje po Novoj Serbie, (Udhtimi nëpër Serbin e Re) Beograd,1950,fq.345).

Lavdi shqiptarëve të rënë në Çanakala – Gazeta Impakt

 Shkrimtari serb Jovan Haxhivasileviq,shpjegon qëllimet e qeveris serbe për pushtimin e territoreve ne Jug.Ai shkruan se debimi i shqiptarve u be me qëllim”qe Serbia te bëhet shtet i pastër nacional dhe te krijohet mundsi qe aksioni serb ne të ardhmën te drejtohet ka pjeset e Kosovës”. Me ndjekjen e shqiptarve disa fshatra ne ato an mbet plotësisht te shkreta,disa fshatrave nuk u diheshin emrat, sepse nuk kishte kush ti tregonte.Nga këto vise për një koh te shkurter u be pastrimi etnik mbi 700 fshatrave e vendbanimeve shqiptare me një popullsi rreth 300.000 veta.Ne vend të tyre u vendosen serbet dhe malazezet besnik te regjimit. Popullata e debuar shqiptare nga Sanxhaku i Nishit,kryesisht u vendos ne territorin e Kosovës se sotme,disa u vendosen ne territorine e maqedonis e shum prej tyre te mjer perfunduan jasht Kosovës,përtej Bosforit,ne shkretetirat e Anadollit e me gjer. Disponojmë edhe me te dhenat e fshatrave ne Kosovë, ne te cilat u vendosen kjo popullat.



                       ***********


Plani gjenocidal serb ndaj shqiptarëve 


Akademik  Flori Bruqi


Shpërngulja masive me dhunë e shqiptarëve nga trojet e tyre – që filluan në vitin 1877/1878, e për të vazhduar edhe më vonë, pas largimit të Perandorisë Osmane nga këto troje, gjatë luftërave ballkanike, pikërisht në vitet 1912/1915, pastaj midis dy luftërave botërore (1919-1941) dhe pas Luftës së Dytë Botërore (periudha midis viteve 1950-1960), e deri në vitin 1998-1999, kur afërsisht mbi 800 mijë persona lanë vendin e tyre dhe u drejtuan për në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi etj., si dhe në vendet e tjera të Evropës dhe më gjerë – paraqet një nga tragjeditë më të mëdha që i ka ndodhur këtij populli.

Ahmet Qeriqi: Dëbimi masiv i shqiptarëve nga trojet e tyre etnike ...
Shpërngulja masive me dhunë e shqiptarëve nga Kosova gjatë kë tyre periudhave dihet mirëfilli se lidhet me procesin e politikave shkombëtarizuese që ndiqnin qarqet drejtuese serbe të Beogradit ndaj popullatës autoktone në këto vise dhe me pretendimet territoriale të serbëve në dëm të tokave shqiptare dhe popullatës së saj.
Sanxhaku i Nishit - Wikipedia


Në të vërtetë gjenocidi i fundit i serbëve kundër shqiptarëve të Kosovës u realizua mbi bazën e një plani të mirëpërcaktuar nga Beogradi shumë kohë më parapara që mbante emrin “Operacioni Patkoi”. Mbi bazën e këtij plani famëkeq rifilloi dhuna e hapur në Kosovë më 1998, dhe sipas një skenari të mirëpërgatitur ishte paraparë dhe filloi edhe shpërngulja e 800 mijë shqiptarëve nga Kosova dhe vendosja e po aq serbëve të sjellë nga Bosnja dhe Kroacia.
Vitet 1999 - 2001| Prof. Dr. Zeqirja... - Arbërorët e Maqedonisë ...
Në të vërtetë shpërngulja me dhunë e shqiptarëve nga Kosova midis viteve 1998-1999, ndonëse e shkurtër, ajo, si asnjëherë më parë, ishte shumë masive, sepse, sikurse u tha, afërsisht mbi 800 mijë persona lanë vendin e tyre dhe u drejtuan kush si mundi dhe kah mundi, shumica u vendosen në Shqipëri po edhe dhe në vendet e tjera fqinje.
Ja si bashkëpunoi Turqia me Jugosllavinë për shpërnguljen e ...
Shteti amë – streha e parë

Sikundër në të gjitha periudhat e mëhershme, pra edhe në këtë të fundit, të parëve që do t’u kenë rënë hise dhe barra kryesore për të strehuar dhe mirëpritur shumë nga vëllezërit e tyre të shpërngulur me dhunë nga Kosova dhe viset e tjera shqiptare në ish-Jugosllavi kanë qenë pa dyshim Shteti Shqiptar dhe popullata mikpritëse e tij. Kështu, vetëm në luftën e fundit në Kosovë (1998-1999), Shqipëria ishte, pa dyshim, u bë jo vetëm pritësja e parë e të dëbuarve me dhunë nga vatrat e tyre, por ajo akomodoi dhe u përkujdes për rreth 65-70 për qind të numrit të përgjithshëm të rreth 800 mijë shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova.
Shperndajeni sa më shumë Ta kujtojmë... - Sanxhaku i Nishit ...

Duke analizuar kronologjinë e ngjarjeve për etapën e fundit, pra atë të vajtjes së shqiptarëve nga Kosova në Shqipëri midis viteve 1998-1999, vërejmë se brenda saj mund të përcaktohen dy faza. Faza e parë filloi nga 2 shkurti 1998 dhe zgjati deri në 28 janar 1999. 


Për shkak të luftimeve në Kosovë midis forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), qindra mijëra shqiptarë për t’i shpëtuar terrorit serb braktisën shtëpitë e tyre dhe u zhvendosën në qendra të tjera banimi ose në male. 

Rreth 100 mijë veta dolën jashtë Kosovës dhe deri në nëntor 1998, 15 mijë e 929 ose 15,9 për qind e të larguarve u strehuan në Shqipëri.

Priftërinjtë shqiptarë dhe “një qëndrim i hapur antisllav”

Priftërinjtë shqiptarë dhe “një qëndrim i hapur antisllav”
Sentimentit kundër priftërinjve dalmatinas e sllavë mund t’i shtohet edhe ndjenja e kultivuar e fuqishme antiturke, që e përçon qartazi peshkopi i Sapës, Pjetër Budi, në veprim­ta­rinë e tij të gjerë të botimeve, përkthimeve, të katekizmave, fja­lo­rëve dhe poezive që synojnë një rikthim në traditën skënder­begiane të rezistencës heroike antiosmane. Në fakt, siç shprehet Molnari, Budi “u përpoq që të përfshinin kombin shqiptar në ndërmarrjen evropiane antiosmane”. Bartl thotë se kudo në shprehjet e këtyre priftërinjve shqiptarë shihet “një qëndrim i hapur antisllav” dhe se në të gjitha këto ndoshta shihet “një formë embrionale e ndërgjegjes kom­bëtare shqiptare”

Faktori shqiptar konsiderohej tepër i rëndësishëm, së bashku me gjeografinë e tij pranë-bregdetare, për plane ambicioze kryengritëse. Kështu që, pothuajse i tërë shekulli XVI dhe një pjesë e madhe e shekullit XVII kanë njohur me dhjetëra plane, konspiracione e ambicie të shteteve italike, sidomos Spanjës, për të zhvilluar kryengritje dhe operacione ushtarake në një zmbrap­sje antiosmane. Tom Plesha, i dërguari “i të gjithë popujve të mbre­­të­risë së Maqedonisë e Shqipërisë” u shfaq në Romë më 1595 si akter i shumëpërmendur. Një shqiptar tjetër nga Tivari, Mark Samueli, u shfaq në maj 1596 dhe ia ofroi shërbimet e veta nuncit apostolik në Venedik për një rebelim në Shkodër, por duke aku­zuar bashkëvendësin e tij, Pleshën, për mashtrim. Më 1608, Nikolla Renesi viziton Hercegovinën e Shqipërinë në emër të spanjollëve për të dhënë lajmin e gatishmërisë së flotës spanjolle për t’u ardhur në ndihmë kryengritësve potencialë të Ballkanit. Mbretëria spanjolle kishte shpenzuar mbi 200 mijë dukatë në projektet e saja ambicioze në Shqipëri në këtë kohë. Në këto përpjekje, që shpesh sillnin akterë realë, por edhe aventurierë të ndryshëm, ishin plot ballkanas të tjerë, sikurse vojvoda Gërdan i Nikshiqit të Malit Zi, që ishte i lidhur me patrikun Jovan. Domenik Andrijasheviqi është një eksponent tjetër hercegovas, i cili shkon në Romë, Graz e Pragë për të kërkuar ndihmë për kryengritje në emër të hercegovasve. Por, edhe kryepeshkopi i Ohrit, Athanasi, më 1608 dërgoi tre persona në Romë për ta ndi­h­muar urgjent kryengritjen në Himarë, në bregdetin shqiptar.

Pothuajse nuk ka plan, ambicie a konspiracion gjatë she­kujve XVI e XVII në të cilin Shqipëria apo “Shqipëria Venecia­ne” nuk e ka rolin kryesor.

Fiset shqiptare si kryengritës dhe rebelë të përhershëm

Fiset shqiptare, sidomos kelmendasit, përmendeshin në shumë raporte si kryengritës dhe rebelë të përhershëm në burime të ndryshme të shekullit XVII.

Por, për dallim nga kroatët, shqiptarët duke qenë të ndry­shëm dhe duke mos pasur “kushërinj” etnikë e gjuhësorë, duke qenë në një situatë komplekse pas pushtimit otoman dhe duke u ballafaquar me multikonfesionalizëm, jo vetëm në ndarjen e ve­riut katolik me jugun ortodoks, por tani edhe me islamizmin gjithnjë në rritje, filluan të ndërtonin gradualisht mendimin për identitet, duke u nxitur edhe nga politikat e kundër-refor­ma­cio­nit. Që nga vepra e parë e Gjon Buzukut – “Meshari” më 1555 – e deri te veprat e Budit, Bardhit e Bogdanit, filloi një traditë e hershme dhe e gjatë kulturore e gjuhësore shqiptare, shumë e lidhur me katolicizëm.

Në fakt, është interesante se si brenda vetë klerit katolik shqiptar lind një diferencim dhe vetëdijesim për të shkolluar sa më tepër kuadro përmes Propagandës Fide, për të nxitur botime në gjuhë popullore të kuptueshme, por edhe për të kapur poste me rëndësi hierarkike kishtare dhe sidomos për të kundërshtuar priftërinjtë e huaj që nuk njihnin gjuhën e zakonet vendore.

Një shprehje e qartë e një politike diferencuese që mbajtën priftërinjtë e kleri shqiptar aty kah shekulli XVI tregon për një qasje që kundërshtonte sjelljen e klerit nga jashtë, që nuk dinte gjuhën dhe zakonet e vendit.

Më 1577 “pleqëria” apo paria e Priskës dhe Lezhës i dër­guan letër papës me kërkesë dhe mbështetje për një kandidat ipeshkvnor me arsyetimin se ai ishte bir i kombit shqiptar.

Korrespondenca e ipeshkvit të Stefanikës, imzot Maki­ja­shit (Nicolò Mechaisci), në relacion me ipeshkvin e Lezhës, Stoj­qinin, që filloi më 1 qershor 1599, është shumë ilustrative. Ma­kijashi ankohet në Romë, duke e zezuar ipeshkvin e Lezhës, i cili madje gjatë studimit në Venedik paska shkuar në teatro e bor­dele, se si ishte burgosur në kuvendin e Shën Françeskut dhe ishte shpëtuar në Romë nga burgu prej shqiptarit Anton Bruni, e të tjera. Akuza vazhdonte tutje për shërbimin e tij të keq në Shqipëri, se nuk është i rregullt në mesha, nuk i respekton agjërimet, bën keqpërdorime financiare, duke marrë të holla edhe nga spanjo­llët, bën jetë të shkujdesur e të shthurur e të tjera.

Për Peter Bartl është e qartë se e tëra rrjedh nga identitetet e ndry­shme të këtyre klerikëve të lartë: Stojqin është sllav nga Dub­ro­vniku dhe kishte kombësi të ndryshme. Për më tepër, jo vetëm Makijashi, por edhe bashkëkombësi i tij, ipeshkvi i Sapës, i cili nënshkruhet së bashku me të në letër-ankesën në fjalë, tregojnë hap­tazi një mosdurim e armiqësi ndaj raguzanëve, duke i mbaj­tur për “armiq për vdekje të shqiptarëve të mjerë”.

Në fakt, Mekijashi si ipeshkëv i Stefaniakës dhe Nikollë Bardhi (Nicolò Bianchi), peshkop i Sapës, së bashku me klerin tjetër lokal shqiptar, për më shumë se një vit (1602-1603) kishin mbushur me letra kardinalë të ndryshëm me ndikim dhe vetë papën Klementin VIII, duke akuzuar me një varg akuzash për shkelje e keqpërdorime të ndryshme klerikët e huaj, peshkopin e Lezhës të përmendurin Innocenzio Stoicino, si dhe priftërinjtë Veli­­slavi dhe Francesco Scoroveo, që të gjithë nga Dubro­vni­ku.

Nga ky aksion i adresimit të Vatikanit nga kleri shqiptar shihej një projekt i organizuar i klerit shqiptar, i cili akuzonte rëndë priftërinjtë dalmatinas e dubrovnikas, në fakt priftërinjtë sllavë dhe haptazi kërkohej emërimi i priftërinjve shqiptarë me dije të gjuhës, vendit e zakoneve vendore.

Ballafaqimi i klerikëve “ilirë” dhe shqiptarë

Në fakt, të përlarjet ishin edhe për kufij dioqezash. Në rastin konkret, Stojqinit i shihej për të madhe nga kritikuesit e tij që ai përfshinte krahina e hapësira të tëra brenda territorit të tij dio­qe­zal edhe pse, sipas Makashit, ai posedonte një rrogë të majme që i siguronte papa.

Akuzat shkonin edhe aty që këta klerikë “të huaj” nuk bren­­goseshin për popullin dhe në rrethana të vështira, sidomos kur rastet përkeqësoheshin nga presionet e turqve, ata nuk qanin kokën dhe i braktisnin besimtarët. Sugjerohej që në këto raste klerikët shqiptarë nuk do t’i braktisnin interesat e popullit e be­sim­tarëve. Bartl thotë se kudo në shprehjet e këtyre priftërinjve shqiptarë shihet “një qëndrim i hapur antisllav” dhe se në të gjitha këto ndoshta shihet “një formë embrionale e ndërgjegjes kom­bëtare shqiptare”.

Ballafaqimi i dy lobeve të klerikëve në mes të atyre “ilirë” (dalmatë e sllavë) dhe shqiptarë rreth posteve të rëndësishme në rajon kishte vazhduar në disa raste, sikurse edhe me rastin e për­zgjedhjes së argjipeshkvit të Tivarit më 1657 dhe të peshkopit të Sappa më 1682.

Më 1682, gjashtë tregtarë shqiptarë nga Venediku tentuan të ndalnin zgjedhjen e Marin Jeliq nga Dalmacia jugore për pe­shkop të Sappas, me arsyetimin që shpreh mjaft – se ai ishte një i huaj që nuk e njihte gjuhën shqipe.

Një rivalitet i këtillë i lobeve kishtare erdhi në shprehje si­domos rreth juridiksionit të prelatëve në Kosovë e Shqipëri në vitet e njëzeta të shekullit XVII. Kleri shqiptar kërkonte që prelatët të njohin gjuhën shqipe, ndërsa kleri nga Dalmacia e Herce­go­vina ankohej që kishte një obstruksion dhe pengesë në punë dhe që refuzohej nga klerikët e vendësit shqiptarë.

Këtij sentimenti kundër priftërinjve dalmatinas e sllavë mund t’i shtohet edhe ndjenja e kultivuar e fuqishme antiturke, që e përçon qartazi peshkopi i Sapës, Pjetër Budi, në veprim­ta­rinë e tij të gjerë të botimeve, përkthimeve, të katekizmave, fja­lo­rëve dhe poezive që synojnë një rikthim në traditën skënder­begiane të rezistencës heroike antiosmane. Në fakt, siç shprehet Molnari, Budi “u përpoq që të përfshijë kombin shqiptar në ndërmarrjen evropiane anti-osmane”. Ai e shihte Shqipërinë si çelës të sundimit turk në Ballkan dhe nëse kjo do të zhbëhej aty, atëherë otomanët mund të përziheshin lehtë nga pjesët tjera në Evropë.

Rritja e klerit të ri e të arsimuar shqiptar i pozicionoi ata për të pasur ambicie më të shprehura karshi posteve të rëndë­si­shme kishtare. Në fakt, gara e lobive “ilire” (sllave) dhe shqip­ta­re kapi një dimension përtej Ballkanit, saqë rivaliteti u shpreh madje edhe në Romë. Interesant është sidomos rasti rreth hos­pi­cit së Shën Jeronimit në Romë. Sherri plasi rreth garës për një post kishtar në mes të një shqiptari e slloveni, dhe grupi i përbërë prej dalmatinasve, boshnjakëve e kroatëve u përpoqën të nda­lonin hyrjen dhe anëtarësimin në Cofraternite, në vëllazëri, për shqiptarët dhe kandidatët nga Provincat Trashëguese Austri­a­ke. Kundërshtia shpuri deri tek përpilimi i disa trakteve të ndryshme në periudhën 1652-1655. Çështja mbërriti larg, deri aty se çka në fakt është përkatësia “ilire”, saqë procesi gjyqësor u zvarrit me vite për të dhënë vendimin e gjyqit të Sacra Romana Rota më 1655: Fitorja i takoi së ashtuquajturës “Illyrias së voglë” katolike, që u mbrojt nga dalmatinasi Jeronim Pashtriq. Është interesant se si ky kontest njohu argumente dhe kundër-argumentet mbi origjinën e etnisë dhe gjuhës shqipe.

Verdikti do të thoshte se “ilirët” ishin banorët e Kroacisë, Slla­­vonisë, Dalmacisë e Bosnjës.

Por, e tëra ndoshta mund të shtjellohet e kuptohet në ku­adër të një gare më të gjerë rreth përzgjedhjes së prelatëve në postet nëpër Shqipërinë Veriore, Serbi e Dalmaci, për çka lobet rivale po pozicionoheshin karshi Propagandës Fide.

Por, peticione bënte edhe ana tjetër. Është interesant edhe episodi i ballafaqimit me përpjekjen e reformës, kur katolikët e Letnicës, së bashku me ata të Janjevës, Novobërdës e Trepçës i kanë dërguar letër papës për të denoncuar një prift të infiltruar luteran nëpër kishat dhe famullitë e tyre. Prifti i infiltruar luteran kishte qëndruar për 6 muaj, sipas kësaj letre, dhe kishte propaganduar reformën, kishte mbajtur mesha, kishte kryqëzuar fëmijët dhe kishte arritur të krijonte huti, derisa ishte hetuar.

Ishte ky vetëm një episod, por që kishte ndodhur më 1578, në kohën kur protestantizmi kishte filluar edhe në Gjermani e Evropë. Ndër të nënshkruarit në këtë letër-peticion, më të cilin kërkoi që të rikthehej prifti katolik i parapëlqyer nga komuniteti, apo ai të promovohej në titull më të lartë. Nga të nënshkruarit e Letnicës ishin Steja Nelin dhe Jovan Jovanovic. Bëhej fjalë për priftin Marjan Brajanoviq, i cili lavdërohej nga autorët e let­rës se kishte arritur t’i rikthente në katolicizëm të konvertuarit në ortodoksizëm dhe që kishte lënë një përshtypje shumë të favor­shme në komunitet për shtatë vjet, duke arritur autoritet edhe tek ortodoksët dhe tek autoritete turke. Në fakt, ishte ky një peticion i organizuar me të cilin kërkohej që Brajanoviq të zinte postin e argjipeshkvit në Tivar, apo në vendin e zbrazur ipeshkvnor në Lezhë. Pasi që këta u drejtoheshin edhe autoriteteve kishtare në Dubrovnik, nuk është për t’u çuditur që pas saj qëndronte edhe Raguza.

Gjendja e priftërinjve në Shqipëri e Kosovë

Në fakt, Roma, përshtypjet e para për gjendjen e rëndë të katolikëve në Shqipëri e Kosovë i ka marrë nga vizita e Komu­lo­vicit dhe jezuitit Tommaso Raggio më 1584, si dhe më vonë prej vizitës së Marin Bizzit, më 1610. Selia e Shenjtë kishte fituar përshtypjen e parë më të detajuar në këtë kohë nga kjo vizitë, mbi islamizmin në rritje, pakësimin e katolikëve në qytete, larushinë, si dhe sugjerimin interesant për hapjen e një kolegji për të arsimuar kuadro klerikësh mu në Letnicë, që shihej si më e shmangur dhe ideale për një punë të tillë, si një qendër arsimore rajonale. Bizzi konsideron që duhet hapur një kolegj i veçantë ballkanik në Itali për të rinjtë shqiptarë.

Bizzi, në anën tjetër, e thekson veçanërisht rolin ushtarak të katolikëve shqiptarë për mbrojtje të Italisë, pa harruar të për­mendë edhe Skënderbeun. Ai i sugjeron Selisë së Shenjtë ripërtër­itjen e hierarkisë kishtare dhe forcimin e misioneve.

Ndonëse këto ishin informacione me vlerë, ato ishin më shumë të një natyre tjetër dhe nuk përqendroheshin në çështje etnike, ngase të dy raportuesit nuk ishin shqiptarë. Siç vëren edhe Molnar, shumica e këtyre vizitorëve apostolikë në fillim ishin dalmatinas dhe më shumë e kishin fokusin tek aspektet kon­fesionale, liturgjike dhe deri diku konsiderata e mundshme ushtarake, pa bërë ndonjë ndërlidhje në mes tyre dhe idesë nacio­nale e etnike.

Por, më vonë prelatët katolikë shqiptarë, sipas formateve të misioneve me bazë të koncentruar kombëtare, në frymën e Pro­pagandës Fides, farkëtuan tutje nocionin etnik si kombëtar, duke i dhënë kuptim më të gjerë edhe territorial e identitar sipas sensit të hershëm modern.

 Se në çfarë forme nisi diferencimi nga “ilirizmi” sllavo-jugor? Kush ishin po­lemizuesit e parë dhe autorët e teorisë së origjinës së shqiptarëve? Përse, sipas tij, ata nuk janë aziatikë, por “maqedonas”, të cilët ishin dety­ruar të tërhiqeshin në male nga dyndjet e serbëve e bullgarëve?

Forca e zakonit në “Shqipërinë tjetër”

Forca e zakonit në “Shqipërinë tjetër”
“Megjithatë, dikujt mund t’i shkojë mendja se lidhja e tepërt me vlerat tradicionale, si dhe konsideratat ekonomike janë përgjegjëse pse shtëpitë e reja janë ndërtuar në oborrin e shtëpisë së vjetër. Mbi të gjitha, ato do të mund të ndërtoheshin në tokën bujqësore të Hadrive, tani që nuk ka rëndësi parësore ekonomike, nëse nuk do të ishte në kundërshti me zakonet tradicionale rurale, si dhe si ndryshim i madh radikal me aspektet e familjes tradicionale”, shkruante gazetari i prestigjiozes “New York Times”,

Dennison I. Rusinow në pjesën e dytë “Fshati, fabrika dhe kosovarët” të studimit “Shqipëria tjetër: Kosova 1979”. Dhe sot, gjithandej Kosovës, syri të rrokë nga pesë-gjashtë shtëpi identike vëllezërish. Ka edhe aso me mure të ngjitura, e që e njihen si “shtëpi me shumë kulme”. Masat për parandalimin e përhapjes së virusit me kurorë kanë shtyrë institucionet që t’i angazhojnë artistët e figurat e ndryshme publike që t’u bëjnë thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi.

Artisti Sislej Xhafa është frymëzuar nga masat kundër pandemisë në SHBA për veprën që në thelb ka rolin e strehës. Të pastrehët, duke fjetur nëpër ulëset e metrove njujorkeze, janë në fokus të videove të fundit të realizuara nga Xhafa. Përmes tyre ai i është përgjigjur thirrjes së galerisë “Galleria Continua” për të treguar një përvojë personale ose artistike në kohën e pandemisë.

“Ai gjatë një xhiroje nëpër metrotë e New Yorkut ka vënë në pah shumë gjëra që më parë kanë qenë të padukshme e njëkohësisht ka vënë në pikëpyetje edhe konceptin shtëpi. I ka përthekuar të gjitha këto përmes disa videove që janë publikuar nga “Galleria Continua” në faqen e saj në Facebook. “Pasi që shtëpia është aty ku është zemra, zemra këtu është e padukshmja që bëhet e dukshme”, ka thënë artisti Xhafa  nëpërmjet komunikimit me e-mail në mesprill.

“Përveçse”

Në mesmaj, nga Meksika, poeti Xhevdet Bajraj ka nxitur në Facebook dhjetëra komente të rahovecasve që kanë lexuar poezinë “Përveçse”, pjesë e veprës “Lëngu i trëndafilave”, botuar më 2017 nga Botimet KOHA. 

Vargjeve, si “Unë mund të mbijetoj kudo/ Zot/, por askund nuk mund të lulëzoj/ përveçse/ atje/ ku është ajo”, ua ka bashkëngjitur një shtëpi të vjetër në qytetin e rrushit. “Në këtë dhomë mbi rrugë, saktë para 50 vjetësh, jam lindur unë”, ka komentuar Bekim Beko Durguti në platformën sociale.

Etnologu Valon Shkodra thotë se populli ka krijuar shumë shprehje e fjalë të urta që mishërojnë lidhjen me shtëpinë, duke i listuar disa sosh: Askund nuk e ki më mirë se në shtëpinë tënde; Hyn e del si në shtëpi të vet; Kolibë, kolibë është shtëpia ime; Shtëpi pushke; Shtëpia pa djepa e ahuri pa vjeta nuk bon hiç; Nuk mbahet shtëpia me miell hua.

Plani i shtëpisë me të çarshisë nuk shkon; Shtëpi mikpritëse; Shtëpi bukëdhënëse; Shtëpi e madhe, e të tjera.

“Studiuesi amerikan Robert Rakoff shprehet se shtëpia është një objekt kulturor me kuptim. Shtëpia është vend i sigurisë, i kontrollit, i pushimit, i ngrohtësisë, shtëpia ka identitet dhe intimitet”, thotë Shkodra, duke shtuar se shtëpia si mjedis për mënyrën e jetesës përmbush funksione të ndryshme kulturore e sociale.

“Është vendi më i rëndësishëm i familjes, andaj është edhe traditë që të ruhet nderi i shtëpisë, dhe kjo traditë është përcjellë gjeneratë pas gjenerate”.

I kthehet një tjetër fjale të urtë popullore: "’Po t’u bë oxhaku me shej’, në këtë rast e ka kuptimin e shtëpisë, (nëse është bërë ndonjë e keqe në shtëpi), nuk të nevojitet as pasuria e botës, sepse shqiptari për një nder rrnon”.

“Magjia e ligjërimit” si rrëfim personal në formë kujtimesh

“Magjia e ligjërimit” si rrëfim personal në formë kujtimesh
Në librin “Magjia e ligjërimit” poeti dhe mendimtari Agim Vinca thotë: “Poet i vërtetë është ai që është i pajisur me shqisën e gjashtë, atë që nuk e kanë njerëzit e thjeshtë, të zakonshëm: invencionin”. Këtë tipar, nga i cili buron, prodhohet, del apo shpërthen një krijim origjinal, merr rrugë një mendim apo ide shumë e rëndësishme, mund ta quajmë mbindjesi. E gjithë krijimtaria e tij e larmishme si: poet, kritik, historian i letërsisë, antologjist, publicist, polemist, prozator, përkthyes, pedagog, intelektual, mendimtar e të tjera e merr nismën, forcën, thellësinë dhe shkëlqimin pikërisht nga kjo mbindjesi.

Libri “Magjia e ligjërimit” është “rrëfim personal në formë kujtimesh”, fryt i këmbënguljes dhe i një bashkëpunimi të gjatë e shumë të studiuar nga ana e shkrimtarit tashmë të mirënjohur Miftar Kurti me poetin dhe mendimtarin e shquar Agim Vinca në saje të njohjes së gjithanshme të veprës poliedrike të tij, vlerave pa fund që sjell ajo në letërsinë shqipe si e tillë dhe në shkencën e letërsisë veçanërisht, por edhe në mendimin e veprimin intelektual mbarëkombëtar. Kurti ia ka dalë mbanë të na japë një vepër krejt të veçantë ku shpërfaqet jo vetëm jeta dhe krijimtaria artistike, shkencore dhe intelektuale e Agim Vincës, por vlerësohen dhe analizohen arritjet, mangësitë e dobësitë e trashëgimisë sonë kulturore, gati njëshekullore, si edhe hedh dritë e hap perspektiva të qëndrueshme e shpresëdhënëse për të ardhshmen.

Jeta midis “çizmes serbe dhe opingës maqedone”

Përveç gjashtë kapitujve libri është pajisur edhe me një anketë mjaft interesante, si dhe me një fotoalbum të vogël por shumë kuptimplotë.

Në rreth njëqind faqet e para të librit përmes intervistës me pyetje e përgjigje të drejtpërdrejta shpaloset jeta e Agim Vincës mes “çizmes serbe dhe opingës maqedone”. Përmes një gjuhe të pastër e të pasur, plot elegancë e muzikalitet, njihemi me familjen dhe fisin e tij, me jetën në vendlindje, Veleshtë, shkollimin në Strugë, punësimin dhe ushtrinë, studimet universitare e pasuniversitare, periudhën e veprimtarisë dyzetvjeçare akademike në Universitetin e Prishtinës, jetën në paqe e në luftë, atë private e shoqërore deri në rolin e ministrit nën administrimin ndërkombëtar dhe pas robërisë serbe e daljes në veprimtari të lirë deri sot.

Në këtë shpalosje madhështore të një jete dinamike dhe shumë aktive lexuesi befasohet këndshëm nga faqja në faqe.

Në një familje relativisht të madhe Agimi ishte më i vogëli, “i teti në Bronx”, si thotë ai me shaka. Pikërisht ky, me punën e vet titanike do t’i ngrejë vetes një monument të lartë, të denjë për një hero të kohës sonë. Megjithëse jetoi vetëm 19 vjet në fshat e pastaj mori rrugët e botës kurrë nuk e harroi vendlindjen. Në atë rrugëtim nga klasa e tretë nis shoqërimi i tij me librin që do të zgjasë gjithë jetës. Në atë rrugë do ta ndiqte gjithmonë jehona e fjalëve të babait për vatanin dhe flamurin kuqezi, që një ditë, sipas tij, do të valonte përsëri “në Kosovë e Çamëri”.

Në këtë rrugëtim pune dhe lufte ai ka qenë i pranishëm në mbarë hapësirën shqiptare ku si profesor universiteti ka ligjëruar në Prishtinë e Tiranë, në Shkodër, Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Prizren, Gjakovë e tek arbëreshët e Italisë, e kështu edhe në botën e jashtme me paraqitje publike në festivale e tribuna si krijues dhe intelektual në Paris, Romë, Gjenevë, Hamburg e New York e deri në Jerusalem e Ramallah, por një brengë e shqetëson edhe tani pasi fare pak ka qenë i pranishëm në Shkup, shumë me vonesë në Tetovë dhe aspak në Strugën e rinisë së hershme, pikërisht atje ku Unioni i Intelektualëve të Maqedonisë me seli në Shkup propozoi shpalljen e tij ”Qytetar Nderi i Komunës së Strugës”, të cilës jo vetëm i ka kënduar me shpirt në një poemë nga më të bukurat e letërsisë shqipe, por me veprën e ndritur dhe punën e vet titanike ia ka bërë emrin të njohur kudo në botë.

Agim Zogaj : Gënjeshtra është në vetë qenien e serbit

Politikanët serbë, kësaj radhe, Gjuriqi dhe Vulini, vazhdojnë ta propagandojnë gjuhën kërcënuese,ofenduese, retorikën politike, në thelb primitive ndaj Kosovës, kundrejt popullit dhe zyrtarëve tanë. Në shikim të parë, do të mund të thoshim se, kjo nuk na befason, sepse vjen nga zyrtarë nacionalistë, me traditë dhe edukim politik serbomadh. Megjithatë, invazioni më i ri diplomatik, krejtësisht nacionalist, shovinist dhe shumë i rrezikshëm i Serbisë, vërsulja për ta mohuar të vërtetën për masakrat serbe në Kosovë, për ta anatemuar luftën heroike të popullit tonë me në krye UÇK-në e lavdishme, është përtej shqetësimit dhe arsyes së qytetërimeve të shekullit XXI. Etiketimet, gënjeshtrat, trillimet, kërcënimet e burrështetasve serbë, paralajmërojnë rrezik edhe në rrafshin e sigurisë rajonale. Diplomacia evropiane, ndërsa, për habi, po mjaftohet me ndonjë reagim shumë të zbehtë dhe të pa qartë, madje, ndërkohë edhe duke i bërë favore të reja Serbisë!
Tani, pas deklaratës poshtëruese të kryetarit serb Vucic, akuzat serbe janë edhe më të sofistikuara. Gjuriqi, në deklaratën e tij më të re, na akuzon për, gjoja qëllime, siç thotë : “…terroriste dhe kriminale”!? Kurse, Vulini, duke i dalë në mbrojtje nacionalistit Vuçiç, ripërsëriti kualifikimin, gënjeshtrën monstruoze të ish bashkëpunëtorit të Millosheviqit dhe krahun e djathtë të Sheshelit se : ” Reçaku është një gënjeshtër”.
Ndonëse, në rastin e Vuçiçit, Vulinit dhe Gjuriqit e të ngjashmëve serbë me ta, gënjeshtra, trillimi, mashtrimi, tradicionalisht janë politikë e njohur e udhëheqësve serbë, ne po ua sjellim në kujtesë fjalët, deklarimet e frymëzuesit të tyre ideologjik, antishqiptarit, Dobrica Qosiqi i cili,konstaton dhe pranon se :
Ne gënjejmë me qëllim që ta mashtrojmë veten…gënjejmë nga mëshira, nga paturpësia, që ta fshehim mjerimin tonë…Gënjeshtra është formë e patriotizmit serb…Gënjeshtra është interes shtetëror serb. Gënjeshtra është në vetë qenien e serbit!

Kush na qenka pra, në traditë dhe me histori mjeshtër i fabrikimit të gënjeshtrave, jo vetëm politike ? Gjuriçëve, Vulinëve dhe të gjithë atyre serbëve që vazhdojnë me shekuj të jenë vërbësisht gënjeshtar, mashtrues, pushtues, vrasës, ju vetëm kundër shqiptarëve, përgjigja u erdhi nga Dobrica Qosiqi i tyre i cili, me pendën shoviniste, veçmas për ne shqiptarëtparalajmëroi, ndjelli dhe mbolli gjak, urrejtje e varre!
Vulin, ndërsa, siç dinë vëllazëria serbe, sllave, në lidhje me masakrën serbe në Reçak, qenka nxituar t’i dalë në përkrahje kryetarit të tij, Vuçic, duke e ripërsëritur, gënjeshtarin, mashtruesin, arrogantin, “ vozhdin” e ri serb. Sikur Gjuriqit, krijuesit të furtunave dhe mjegullave politike serbe, edhe Ministrit serb të mbrojtjes, Vulin këtij kujdestari të devotshëm për të sajuar kërcënime edhe ushtarake drejt Kosovës po ia rikujtojmë deklaratën e një bashkëvendësi të tij, një ndër të parët intelektualë serbë që kishte dalë kundër Millosheviqit, arkitektin e njohur, Bogdan Bogdanoviç. Më 26 janar 1999, në intervistën e realizuar ( me autorin e këtij shkrimi, në ato vite, korrespondent nga Kosova i Radio “Deutsche Welle”) për Programin shqip të Radio “Deutsche Welle”, në pyetjen: “Cili është komenti i juaj lidhur me masakrën serbe mbi banorët e fshatit Reçak në Kosovë”, Bogdanoviç ishte përgjigjur:” Ky është tmerr! Unë, këtë masakër e shohë si një vetëvrasje morale të Serbisë…Unë nuk di se çfarë mendojnë, njerëzit të cilët sot janë në krye të Serbisë për fëmijët e tyre, për të ardhmërinë…Jam i zhgënjyer!”
Çfarë argumente të tjera, duhet t’ua sjellimnë vëmendje, pushtetarëve nacionalistë serbë, pra, nga vetë mendimet e bashkëkombasve të tyre, për ta ndalë, këtë vërsulje, këtë arrogancë, të urrejtjës, të racizmit, e të kërcënimeve të hapura, jo vetëm diplomatike ndaj Kosovës ?


( Autori është ligjërues në Departamentin e Shkencave Politike të UP )

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...