2020-06-12

“Të nderuar qytetarë, të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm!

Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar rrezikun që mund të sjell ky tubim në përhapjen e koronavirusit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se shpreson që ky tubim të mos ketë efektin e ndeshjes së Ligës së Kampionëve ndërmjet Atalantas dhe Valencias, që besohet se i kontribuojë shpërthimit të virusit në Itali dhe më gjërë.

“Të nderuar qytetarë, të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm!





Të mendohet vetja mbi Zotin, e të paushallizohet mundësia e infektimit me virusin Covid-19, pandemi kjo më e madhe që ka goditur ndonjëherë botën, sikurse të injorohen këshillat e mjekëve dhe ekspertëve të shëndetësisë që çdo ditë porosisin që ne të mbajmë distancën sociale, është e njëjtë sikurse një amator i papërvojë t’ia mësyjë e të ec me majat gishtave të këmbëve në tel. Kjo, sa do të ishte e mundur aq edhe e rrezikshme për të arritur në finish. Pardje, miqtë tanë të ambasadës së SHBA-së dhanë paralajmërimin se: ‘Tubimet në numra të mëdhenj mund të shndërrohen në super-ngjarje të përhapjes së COVID-19’. Njëjtë e thonë çdo ditë dhe mjekët tanë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës. Virusi transmetohet nga njëri tek tjetri. Nëse organizohen tubime të qytetarëve, do të ishte pretekst të shkaktohej një dergje e madhe nga virusi. Dashtë Zoti të mos përsëritet rasti i 19 shkurtit që ndodhi në stadiumin San Siro në Milano të Italisë, ku u infektuan me koronavirus 40.000 tifozët, si rezultat i kontakteve në mes tyre, të cilët e kishin ndjekur ndeshjen e futbollit Atalanta – Valencia”, ka shkruar Zemaj.
Ish-kryeministri Albin Kurti e ka quajtur presidentin e Kosovës hajn.

“Javën e kaluar presidenti ka ngritur një dilemë. Dilemën se a është hajn apo nuk është hajn”, tha Kurti.

“Një qytetar i ri, mbase student, nga ky shesh e quajti presidentin hajn, ama pa ia përmendur emrin. Mirëpo truprojat private të tij e ditën që e ka fjalën për presidentin. Prandaj edhe iu vërsulën qytetarit student. Ne nuk kemi ende prokurori të guximshme që do ta vërtetonte hajninë e presidentit”, tha Kurti.

“Presidenti është hajn, por jo edhe jo shumë gjatë, edhe ndonjë muaj, ai do të shkojë dhe nuk do të mund të vjedhë më. Ashtu sikurse sot që Njazi Thaçi nuk mund të vjedh në KEK e Bedri Istrefi në Telekom”, u shpreh tutje ish-kryeministri.

Kurti tha se “ne nuk e kemi pranuar vendimin e Kushtetueses sepse ishte i padrejtë”.

“Thaçi në orën 1 pas menate shantazhonte deputetët. Kjo qeveri me vota të kontrabanduara është zgjedhur për të bërë dëme e jo punë”, tha Kurti.

18:45
Kurti për rrëzimin e Qeverisë: Ata që e kanë kapur shtetin, u kapën së bashku
Ish-kryeministri Albin Kurti, tha se e mira dhe e drejta mund të vonojnë, por ato vijnë.

Në fjalimin e tij në manifestimin e VV-së, të premten pasdite në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, tha se qeverisja e tij e mirë u ndërpre, “sepse ata që e kanë kapur shtetin nga të gjitha anët, u kapën së bashku”.

“Më 6 tetor e 3 shkurt, ne e çliruam politikën, por e patë se si reaguan regjimi i vjetër dhe kapësit e shtetit. E patë se si presidenti i zgjedhur me vota të kontrabanduara në Kuvend u vërsul për të rrëzuar qeverinë. Në VV ai nuk ka bashkëpunëtorë, por gjeti në LDK, e cila braktisi qeverisjen e mirë dhe tash janë të gjithë së bashku në një qeveri koti dhe që për kumbarë e kanë presidentin. Dhe mirë që janë bashkë, pasi që 20 vjet janë bashkë në vjedhje e zhvatje”, tha Kurti.

18:31
Kurti: Pas çlirimit nga okupatori i jashtëm erdhi një sundim nga brenda
Ish-kryeministri dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, tha se edhe 21 muaj të humbur janë shumë, porse 21 vjet janë të pafalshëm.

Kaq ka Kosova që është çliruar nga Serbia, për çka edhe u mbajt manifestimi i Vetëvendosjes, të premten në Prishtinë. U shënua edhe 15-vjetori i themelimit të VV-së.

“Dua të filloj me një falënderim për secilin prej jush që keni ardhur këtu për këtë ngjarje, por edhe ata që na ndjekin përmes ekraneve, po ashtu edhe diasporën. Para 21 vjetësh, këmbësoria e NATOS-s hyri në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës dhe çlirimin e Kosovës. Sot kujtojmë dhe festojmë këtë liri që e fituam me gjakun e ushtarëve tonë, me luftën e UÇK-së dhe me sakrificën e gjeneratave të tëra. Sot e kujtojmë edhe gjenocidin, vrasjen e mbi 13 mijë civilëve, zhdukjen po ashtu, përdhunimet masakrat e dëbimin e masiv, djegiet dhe gjymtimin e ekonomisë e infrastrukturës. Sot i jemi falënderues NATO-s”, tha Kurti para të pranishmëve.

Më pas foli edhe për periudhën e pas përfundimit të luftës.

“Pas çlirimit nga okupatori i jashtëm erdhi një sundim nga brenda, njëherë përmes UNMIK-ut, e më pastaj përmes një kaste të politikanëve. Kemi një shtet të cilin politikanët e pasuruar përmes korrupsionit bëjnë jetën e të pasurit në një shtet të varfër dhe një sistem gjyqësor ku blihet drejtësia dhe pastrohen kriminelët”, u shpreh Kurti.

Ish-kryeministri, Albin Kurti, para turmës së mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, ka folur edhe për 15 vjetorin e themelimit të Vetëvendosjes. Ka kujtuar edhe parullën me të cilin hodhi hap kjo parti në skenën politike.

“Jo negociata, Vetëvendosje”, ishte parulla e kërkesës sonë të qartë politike për shtet të pavarur e sovran, që nuk negocion me Serbinë për çështjet e brendshme. Ishim gjithmonë për një shtet që vetëvendos për qytetarët e vet. Për 15 vjet kemi pasur shumë pengesa e sfida, kemi marshuar qindra herë për atë që besojmë se është e drejtë e e dimë që është e vërtetë. Kanë rrahur e lënduar mijëra prej nesh, kanë burgosur e malltretuar qindra prej nesh, e kanë vrarë disa prej nesh, në mesin e tyre Astrit Deharin që e vranë në burg, po ashtu, Monin e Arbenin”, tha Kurti.

Kurti tha se kanë bërë gjithnjë rezistencë brenda e jashtë institucioneve të Kosovës.

“Në opozitë kemi marshuar e protestuar kundër padrejtësive, por edhe kemi adresuar probleme e korrupsionit, shtetit të kapur e varfërisë. Jemi bashkë edhe për një president që do të na përfaqësojë të gjithëve. Disa familje kanë kapur të gjitha institucionet. Duam shtet që punon për qytetarin. Më 6 tetor ka ndryshuar politika e qeveria. Nuk do të kthehemi kurrë para 6 tetorit, në politikën e vjetër të gënjeshtrave. Nuk kthehemi para 6 tetorit sepse kemi parë se qeverisja e mirë është e mundur, luftimi i korrupsionit është i mundur, bordet politike mund të jenë pa familjarë, kemi parë se Kosova mund të bëhet shtet normal e që punon për të gjithë, kemi parë që ndryshimi është i mundur”, u shpreh tutje kreu i Vetëvendosjes.

18:17
Haxhiu: Nuk duam qeveri koti, duam qeveri Kurti
Ish-ministrja e Drejtësisë nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, duke vlerësuar aktivitetin e kësaj partie prej që kur është themeluar para 15 vitesh, ka bërë thirrje për zgjedhje.

“Përball nesh patëm individë e grupime që morën vendime në kundërshtim me kërkesat e qytetarëve tanë, ata zhvatën pasurinë e Kosovës. Hajnat në burg, por hajnat shkojnë në burg vetëm kur qeveris Lëvizja Vetëvendosje”, tha ajo.

Sipas Haxhiut, opozita për VV-në, ishte gjithmonë rezistencë.

“Nuk i frikësuam e as nuk mundën të na shantazhojnë. Pas çdo përballje dolëm edhe më të fortë”, u shpreh Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se zgjedhjet e vitit 2019, ishte fillim i një ndryshimi që nuk mund të ndalet.

“Kjo qeveri koti do të zgjasë shumë pak”, tha tutje Haxhiu.

Haxhiu tha se Qeveria Kurti ka dëshmuar se mund të qeverisë ndershëm.

“Qeveria Kurti ishte e qytetarëve, por nuk iu përshtat atyre që janë rrënues të këtij shteti”, tha Haxhiu, duke shtuar se “tash Kosova drejtohet nga një qeveri ilegale e nga një kryeministër i Hashim Thaçit”.

“Qeveria koti po drejtohet nga një kryeministër helaq”, u shpreh ajo, derisa turma brohoriste “Hashim hajni”.

“Nuk duam qeveri koti, duam qeveri Kurti”, përfundoi ajo.

18:07
Arben Vitia: I duam të vendosurit
I ftuar në skenë për të marrë fjalën, si “ministri më i dashur dhe hero përball pandemisë”, Arben Vitia, tha se Qeveria Kurti, ku bënte pjesë edhe ai, tregoi guxim dhe bëri punë të madhe.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Vitia, në manifestimin e VV-së që po mbahet në Prishtinë për 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, u shprehu falënderime të gjithëve që luftuan pandeminë e koronavirusit, nga mjekët e deri te vullnetarët.

Foli edhe për Vetëvendosjen.

“I duam të vendosurit. Të vendosurit e vullnetit, ata që vullnetshëm të parët shtrijnë dorën. I duam vullnetarët, sepse ata nuk i duan falënderimet, ata motor të lëvizjes kanë ndihmën që japin”, ka thënë Vitia.

17:47
Bogujevci: Ende nuk i kemi hequr pengesat që po dëmtojnë aspiratën tonë, së shpejti shkojmë në zgjedhje
Deputetja e Vetëvendosjes, Saranda Bogujevci, para turmës së mbledhur kujtoi çlirimin e Prishtinës e themelimin e Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu, ajo ka brohoritur para turmës se së shpejti vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Po në këtë ditë të çlirimit, lindi edhe Lëvizja Vetëvendosje. Jam me fat dhe e nderuar të jem pjesë e saj”, u shpreh Bogujevci.

Deputetja, ka kujtuar edhe të mbijetuarit e luftës në Kosovë, në mesin e tyre, edhe familjarë.

“Ka plot arsye sot për të festuar, por nuk po mundemi. Kemi dhënë shumë po nuk jemi aty ku natyrshëm do të duhej të ishim. Për ta gëzuar lirinë do të duhej ta ndërtonin një shtet të fortë, e demokratik sikur vullneti i shumicës sonë. Na dhemb çdo ditë që ende nuk kemi mundur me i heq pengesat që po dëmtojnë aspiratën tonë. Së bashku mund ta ndryshojmë vendin tonë. Nuk guxon askush të shkel mbi demokraci, mbi sovranin e mbi qytetarët e këtij vendi. Forca për të vazhduar përpara është bashkimi ynë në shesh, ata që duan të ecin përpara”, u shpreh Bogujevci, derisa qytetarët brohoritnin “Duam Zgjedhje”.

Bogujevci, u ka thënë qytetarëve se “së shpejti do të shkojmë në zgjedhje”.

“A doni zgjedhje”, pyeti qytetarët ajo derisa turma brohoriti “Duam zgjedhje”.

Pas këtyre fjalimeve, Grupit “Troja” ka nisur performancën para turmës.

17:41
Abazi: Shqipëria ndien se Lëvizja ua ka fituar zemrën shqiptarëve kudo
Veprimtari i VV-së në Shqipëri, Bojken Abazi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje humbi pushtetin, por vetëm përkohësisht.

Ai në manifestimin që po mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, tha se VV-ja tashmë është më e rritur dhe e zgjeruar në të gjitha trojet shqiptare.

“E gjithë Shqipëria i kishte sytë nga Kosova këtë pranverë. Shqipëria e kuptoi se VV-ja e humbi pushtetin, por vetëm përkohësisht. Shqipëria ndien se Lëvizja ua ka fituar zemrën shqiptarëve kudo, në Shqipëri, Maqedoni, Medvegjë e kudo në diasporë”, tha Abazi para të pranishmëve.

Ai shtoi se bashkë, në Shqipëri e Kosovë, shpejt do të ketë arsye për festa të tjera. Paralajmëroi fitoren e radhës të VV-së.

“Bashkë do të çojmë para përpjekjen çlirimtare, bashkë do të ndalim çdo plan që na copton, bashkë do të fitojmë e bashkë do të festojmë”, tha Abazi.

17:27
Aliu: VV-ja qëndroi gjithnjë pranë popullit të vjedhur e të vuajtur
Deputeti Liburn Aliu, para turmës së mbledhur të mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se sot është tubim i dyfishtë. Për Ditën e Çlirimit të Prishtinës, dhe 15-vjetorit të themelimit të VV-së.

“Jemi popull kryengritës që nuk heq dorë nga liria e tij”, tha ai.

Aliu tha se brenda një viti, kur edhe u themelua, VV-ja ka bërë qindra aktivitete.

“Sot jemi shumëfishuar e jemi të parët, po bëhemi më shumë se gjysma e popullit”, tha Aliu.

Aliu para qindra qytetarëve, tha se “dashurinë për popullin e vjedhur e të vuajtur”, VV-ja gjithmonë e ka pasur.

“Duke qëndruar para qytetarëve populli e kupton se Lëvizje do të thotë të bësh ndryshim të thellë”, tha ai.

17:15
Me himnin kombëtar, nis tubimi i Vetëvendosjes
Me himnin kombëtar, Lëvizja Vetëvendosje ka nisur tubimin e sotëm në sheshin “Skënderbeu”. Himni, është këndur drejtpërdrejt.

Ndërkohë, në turmën e mbledhur janë dëgjuar brohoritjet “Duam zgjedhje”, dhe “Me hajna, nuk ka shtet”.

16:36
Qytetarët fillojnë të mblidhen për manifestimin e VV-së, Zemaj tërheq vërejtjen për rrezikun që mund të sjellë
Qytetarë nga vende të ndryshme kanë nisur të zënë pikat në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për ku është thirrur sot manifestim nga Lëvizja Vetëvendosje.

Manifestimi do të nisë në orën 17:00, ndërkohë që VV-ja pret të jenë mbi 10.000 qytetarë.

VV-ja e ka thirrur këtë manifestim për të shënuar 21-vjetorin e çlirimit të Kosovës dhe 15-vjetorin e themelimit të Lëvizjes.

Ka mohuar të jetë protestë për ndodhitë e fundit në skenën politike.

VV-ja ka shënjuar pikat në shesh qysh më herët, kur mbajti “testet për protestë” dhe ka ftuar për mbajtje të distancës.


Pas pandemisë, së shpejti përurohet libri akademik "Leksikon enciklopedik"

   Nga Flori Bruqi


Për herë të parë në trojet tona shqiptare, me një punë të palodhshme në fushën e shkencës, letërsisë, artit, doli kohë më parë nga shtypi libri enciklopedik me titullin “Leksiokon enciklopedik”, botim nën siglën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare-Amerikane – Dega në Prishtinë (Botues Flomed SHPK, Prishtinë).

Libri ka një vlerë të veçantë për kohën dhe që trajton shkencën, letërsinë dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare, në në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.

Recensioni i “Leksikonit enciklopedik” nga Akademia shqiptare ...


Bashkëpunëtoret e Enciklopedisë janë studiues të njohur nga trevat shqiptare ( Akademik Flori Bruqi, Akademik Dibran Fylli, Akademik Hakif Bajrami,Akademik NaimKelmendi,Akademik  Nijazi Halili, Mr.Sci.Fatmir Halimi,Prof. Abdullah Troshupa) të cilët përbëjnë bordin e Librit. Kjo enciklopedi është e para e këtij lloji në hapësirën shqipfolëse.



Ky është një projekt ambicioz në kuadrin e Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve me seli në SHBA, kur ne e dimë se Shqipëria ende nuk e ka enciklopedinë e saj.

Ka pasur një fjalor të hershëm enciklopedik dhe në vitin 2019 ASHAK, botioi ”Fjalorin enciklopedik” me dy vëllime…, ndërsa Enciklopedia Shqiptare-Amerikane e Shkencave dhe Arteve – Dega në Prishtinë, do të ketë disa vëllime… dhe përfshinë kontributin e 352 shkencëtarëve, shkrimtarëve, artistëve në fusha të ndryshme.

Enciklopedia ka si specifikë se mbart elementë vlerësues për çdo autor; çfarë ai përfaqëson, cilat janë tiparet, profili i tij, nga se çmohen veprat e tij qoftë nga shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse.

Është bërë një sistemim i plotë, i ngjeshur i vlerave që ka krijuar shkenca, letërsia, arti shqiptar në shekuj.

Veprat e realizimit socialist janë pjesë e Enciklopedisë dhe historisë dhe nuk mund të veçohen. Ka pasur bota pjesë të errëta dhe përsëri shkruhet për to…



Ashtu edhe ne, kemi qenë ky popull që jemi, kemi pasur këtë kulturë dhe kjo do të thuhet në këtë libër.

Më i vështirë është aspekti historik, se njerëzit janë akoma gjallë, konfliktet janë ende të freskëta, por është gjë e madhe krijimi i hapit të parë.

Ndërsa në rastin tonë unë kam një lloj përgjëgjësie se është botim akademik, bëhet nga njerëz që kanë nivel të lartë akademik për këtë punë dhe çdo gjë kalohet me përgjegjësi në një sitë profesionistësh.
Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja, që dalin edhe në shtypin periodik, do të shfrytëzohen sigurisht.

Çfarë janë botimet për shkencën, letërsinë, artin do të kalohen të gjitha në filtër. Por kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë gjëra të reja.

Enciklopedia… i ka kaluar te gjitha fazat e vlerësimit akademik për botim, ngase bëhet fjalë për një vepër me rendësi kombëtare.

Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexojë dhe studiojë këtë libër, për dhembjen tonë dhe të të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni… vlerësoni, …por ka edhe të tillë, që e gjykojnë librin akoma pa e lexuar.

Më datën 28 Nëntor të vitit 1995, në Amerikë gjegjësisht në Nju Jork u shënua një këthesë e madhe historike në themelimin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.
Themelues të Akademisë janë :

Prof.Dr.Skendër Kodra,
Dr.Ulvi Vehbiu,
  Dr.Adem Harxhi,
  Dr.Namik Shehu,
 Mentor Mata,
Sanie Selita etj.

Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar ngase ka anëtar nga Prishtina dhe Tetova e Presheva,nga Tirana,Shkodra
Gjrokastra…, dhe Diaspora.

Bashkarisht në këtë Akademi organizuam një së si aktivitetesh shkencore dhe kombëtaresi fjala vjenë Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjës së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut ,
70 vjetorit të lindjës së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.

Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senator i gjuhës dhe kultures kombëtare prof.Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtëshkrimit në Tiranë 1972,
kundër qëndrimeve subjective, politike dhe antishkencore të profesor Arshi Pipës.

Dibran - Objave | Facebook

…Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e tyre shkencore i kanë botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria”.

Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Akademik  Dibran Fylli”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) si dhe libri i  Akademik Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.

Është botuar në muajin janar t vitit 2020  libri i parë “Leksikon enciklopedik”, i cili sadopak do ti plotësojë zbrazëtësirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës,letërsisë, artit, kultures etj.ngase një dorcak i tillë biografik dhe bibliografikë deri me tash nuk ka ekzistuar.




Shkencëtaret dhe shkrimtarë tanë etj., edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin e tyre kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre,me përmbajtjet e veprave,me personazhet,me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre së janë shqiptarë.

Gjatë shkrimit të këti doracaku për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin,verifikimin dhe sistemimin e të dhënave.



Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë.




Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një sihariq dhe  kontribut i çmuar i kësaj akademie që nga themelimi i saj vitin 1995 e deri më sot.




Pas një pune të mundishme dhe të suksesshme autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë,letërsi , art, kulturë dhe biznes kombëtar dhe ndërkombëtar.




Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë dhe të larmishme  të shumë  autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit,
Çamerisë dhe në Diasporë.


Autori së bashku me Stafin redaksional ka punuar  për katër vjetë me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e  biografive dhe bibliografive të këtyre njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të Diasporës.

Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj dhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. 



Mirëpo këmbëngulja e tyre ka bërë që asnjë prej këtyre studiuesëve  të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre.


Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.

Nuk kanë hyrë në “ Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare, publicistike,artistike, filmografike,teatrale  etj., qofshin ato të botuara , skenuara etj.,si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre në redaksinë tonë.




Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por dhe prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.

Libri ''Leksikon  enciklopedik: do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve shkencor , si dhe të gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre shkencorë nga fusha të ndryshme.



Bashkëveprimi dhe shtrirja gjeografike ku veprojnë këta autorë ka sjellë një përbashkim të vlerave të krijuara, kanë nxitur njëri-tjetrin për t`u thelluar më tej në fushat ku ata krijojnë apo hulumtojnë .

Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi,inxhinieri ,
shkenca ekzakte, letërsi , albanologji, artin teatral, filmik, vizatimor etj., të cilat lidhen drejtpërdrejtë me identitetin e kombit tonë i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmën e tij.




Ka qenë dhe është detyrë e anëtarëve të kësaj Akademie të thellojnë punën kërkimore shkencore në fushë të Shkencave ekzakte ,
mjekësisë ,teknologjisë informative , albanologjisë , ekonomisë, jurispondencës etj.,  duke shkuar në thellësi të shekullit XXI .




Kjo Enciklopedi është hartuar në mënyrë të tillë që nga lexuesi i zakonshëm e deri te studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë.



Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike që u kanë dhënë emrin e tyre ,të  ngjarjeve më kulmore të historisë sonë të ndritur brez pas brezi.



Kjo enciklopedi përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në të gjitha dimensionet   historike, që  nga lashtësia deri në ditët e sotme.

Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në fushën e dijës .



Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj prof. dr. Skëndet Kodra,Ph.D i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ballkanike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror.



Tashmë Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit skencoro- akademik që prodhohet në trojet  etnike shqiptare duke sjellë gjallëri dhe freski në fushë të artit dhe shkencave kudo në botë.

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve është mbështetur fort mbi arritjet e deri tanishme të dijetarëve shqiptarë, i ka parë kontributet e tyre akademike si arritje të çmuara dhe i ka vlerësuar vazhdimisht.

Por çdo arritje është njëkohësisht pikënisje nga ku fillon e ngrihet një arritje tjetër.




Në këtë kuptim, duke ruajtur vlerën e arritur, janë bërë përpjekje për arritje të reja dhe që këto - kontribute akademike janë të rëndësishme sidomos në fushë të Mjekësisë , Albanologjisë etj.

Albanologjia ende nuk e ka thënë fjalën e saj përfundimtare, sepse kërkohen studime të thelluara në gjuhësi dhe antropologji, në histori dhe arkeologji, në besimet pagane që emërtohen pellazgjike dhe që kanë bashkëjetuar me shqiptarët deri në ditët e sotme.

Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, si akademi e trojeve shqiptare dhe e Diasporës u ka dhënë një ndihmesë të çmuar shkencave ekzakte dhe atyre shoqërore, veçanërisht në fushë të Albanologjisë, ku gjithnjë e më shumë, anëtarët e kësaj akademie kërkojnë të depërtojnë në atë histori që nga historianët quhet parailire.



Nëse për grekët historia para helene apo pellazgjike është e dokumentuar prej autorëve të antikitetit dhe helenët nuk kanë patur asnjë lidhje gjenetike me pellazgët; shqiptarët e sotëm ruajnë tradita dhe zakone që e kanë zanafillën nga ajo periudhë që autorët e antikitetit i emërtojnë pellazgjike siç është adhurimi për lisin e shenjtë apo adhurimi për malin e Tomorit që kanë qenë rite që kanë përcaktuar identitetin e asaj popullsie që quhej pellazgjike.

Disa nga studimet që janë marrë me periudhat para ilire janë të nivelit akademik dhe përbëjnë arritje të këtij institucioni në botën akademike shqiptare.

Disa nga arritjet e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, kanë prekur në thellësi sferat e dijes njerëzore, aty pasqyrohet qartë identiteti ynë kombëtar, autoktonia e shqiptarëve në trojet e veta, marrëdhëniet me popujt e tjerë prej të cilëve ka dhënë dhe ka marrë çfarë shoqëria njerëzore ka arritur në shkencë dhe arte dhe që kanë shërbyer për një ecje të sigurt të njerëzimit drejt progresit dhe përparimit shoqëror.

Aty do të gjesh të pasqyruara marrëdhëniet e popullit tonë nga qytetërimet e lashta mesdhetare deri në ditët e sotme.



Në studimet e autorëve që janë marrë me historinë e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre del në dukje se uniteti i shqiptarëve ka patur në themel tolerancën dhe harmoninë midis tyre, tipare që janë manifestuar në të gjitha fushat e jetës.

Në këtë enciklopedi do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë ,biznesit , gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti .

Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike.

Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.

Letërsia shqipe është gjetur në këto vitet e fundit në kuota të lartësuara që qëndrojnë denjësisht përkrah letërsisë botërore.

Ajo shkruhet brenda trojeve shqiptare, por dhe jashtë tyre në Diasporë.

Pavarësisht se ku shkruhet dimensioni i saj artistik ka rrokur gjithë dimensionin e hapësirës botërore.


Ajo troket në çdo portë ku brenda saj ka një qënie njerëzore që lufton për ta bërë botën më të bukur dhe më të mirë.

Mjekësia, letërsia shqipe , historiografia, arkeologjia , mikro dhe makroekonomia etj.i ka kapërcyer kufijtë e trojeve të saj, çmohet e vlerësohet ngado, në çdo veprimtari që ka brenda saj përmasën botërore.

Personazhet e mjekësisë janë Nobelista , ata të letërsisë shqipe  etj., e  individualizojnë njeriun e shtrirjes gjeografike ku ata jetojnë dhe veprojnë, po aq lehtësisht u përgjigjen vlerave universale që mbart njeriu i kohëve moderne.

Veprat e artit, sidomos piktura, kanë shtegtuar anë e kënd botës dhe kanë përcjellë botën e pasur shpirtërore të shqiptarit, model nëpër kohra i shpirtit paqësor dhe liridashës.

Në këtë "Leksikon enciklopedik" ku  janë përfshirë   352 autorë në të gjitha fushat e dijës njerëzore  janë nga  trojet tona  shqiptare dhe Diaspora 

Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror.

Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht biliotekave dhe librarive.


Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në Diasporë.

Një falenderim të veçant ka Stafi botues akademik  i cili më përkushtim  kryen punën e tyre më shumë sukses  në këtë Libër akademik.


Prishtinë, 12.VI.2020.

2020-06-11

JAHJA LLUKA : Paraardhësit tanë luftuan në krye me Skenderbeun e plotë trima tjerë, nuk kursyen asgje për ta ruajtur Evropën në thelbin e saj.

Pse  deri më tani askush ska ngritur  aktakuzë  që do të duhej të procedoheshin nga dikush në mënyrë që gjenocidi serb të marr dënimin e duhur.


jahja-lluka-shp-euml-rndan-libra-p-euml-r-shp-euml-rnguljen-e ...

Akademik Prof.Jahja Lluka 

Me ndryshimet kushtuese të imponuara nga Serbia, më 23 mars 1989 në Kuvendin Krahinës së Kosovës do të ndryshojë edhe Kushtetuta e vitit 1974, me çka u suprimua autonomia e Kosovës në Federatën e Jugosllavisë, duke e shndërruar Kosovën në pjesë përbërëse të Serbisë.



Pas kësaj filloi një presion ndaj popullatës shqiptare në Kosovë, e cila ishte e detyruar të tërhiqet nga të gjitha institucionet dhe të vetorganizohen në të gjitha fushat e jetës shoqërore politike.
Kështu, më 2 korrik 1990 Kuvendi i Kosovës e shpalli Deklaratën Kushtetuese, që e definonte Kosovën si Republikë.


Deklarata e Pavarësisë u pasua me nxjerrjen e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik.
Më pas, me fillimin e shpërbërjes së Jugosllavisë, Kosova e organizoi edhe referendumin për pavarësi e sovranitet, të mbajtur në shtatorin e vitit 1991.

U inaugurua Qendra Përkujtimore “Bllacë '99” – ITSH
Nga ky moment, në Kosovë u instalua sistemi i organizimit paralel, që pasoi me zgjedhjet e mbajtura jashtë sistemit juridik jugosllav ose, më saktë, serb.





Dhjetë vitet e kësaj gjendjeje (1989-1999) lanë pasoja të rënda për jetën e njerëzve me persekutime, burgosje, maltretime, por lanë pasoja edhe mbi arsimin, shkencën, kulturën, sportin etj. Gjatë kësaj kohe shqiptarët e mërgatës ishin ata që, duke mbledhur fonde, u munduan ta mbajnë gjallë arsimin, por edhe institucionet paralele shtetërore.
Jahja Lluka | TVT


Si rezultat i kësaj gjendjeje, erdhi deri te organizimi ushtarak i shqiptarëve të Kosovës, që nënkuptonte edhe reagimin e shtetit të atëhershëm jugosllav.

Kështu më 5 mars të vitit 1998 forcat serbe e sulmojnë fshatin Prekaz i Poshtëm, ku e vrasin Adem Jasharin bashkë me 20 anëtarë të familjes së tij (10 prej të cilëve fëmijë), ndërsa numri i përgjithshëm i të vrarëve shqiptarë në atë aksion ishte 55 njerëz.


Ikja nga atdheu për të shpëtuar nga pasojat e luftës nuk mund të ...


Kështu edhe filloi rezistenca e armatosur, që erdhi deri në masakrën e Reçakut më 15 janar 1999, kur forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, që u raportua nga Shefi i Misionit Mbikëqyrës të atëhershëm të OSBE-së në Kosovë.

Pas kësaj vijuan sulmet e NATO-s mbi caqet serbe, që filluan më 24 mars 1999 dhe zgjatën 78 ditë.


Më 9 qershor 1999 në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja ndërmjet NATO-s dhe RSFJ-së, që nënkuptonte largimin e ushtrisë jugosllave nga Kosova dhe vendosjen e forcave të NATO-s, të quajtura KFOR.


Sipas raportimeve të bëra, gjatë këtij konflikti luftarak janë vrarë 13.549 persona, prej tyre 76 % civilë, ndërsa 24% kanë qenë pjesëtarë të forcave të armatosura. 1.400 viktima kanë qenë të moshës nën 18 vjeç.


Përjetësisht në Memorien Shqiptare Bllaca '99 - FJALA e LIRË

Gjatë kësaj kohe, përveç veprimeve luftarake, ajo që pësoi më së shumti ishte popullata civile. Sipas raportit të Kryqit të Kuq të Maqedonisë, që e ka ndjekur gjithë situatën në atë kohë, gjatë vitit 1998 – për shkak të veprimeve luftarake, në Maqedoni ishin vendosur 800 refugjatë. 


Kjo situatë ishte e menaxhueshme derisa ishte në këto shifra. Por, kur filluan sulmet e NATO-s në Serbi dhe në pika të tjera ushtrisë jugosllave në Kosovë, gjendja u bë shumë e vështirë për popullatën civile.

Bllaca 1999”, treni i tmerrit kosovar kthehet në muze – ALSAT-M

Prandaj pranvera e vitit 1999 ishte vala më e madhe e refugjatëve në Maqedoni. Sipas Kryqit të Kuq, ky numër për një javë u rrit në 400.000 sosh, që ishte një krizë e papërballueshme për Maqedoninë.


Kështu, derisa Maqedonia po merrej me organizimin e pritjes së valës së refugjatëve, nga 31 marsi deri më 6 prill 1999 në pikën kufitare të Bllacës, në territorin e Maqedonisë, qëndruan disa qindra mijë kosovarë, të ardhur me tren, me makina, por edhe në këmbë, që qëndruan aty disa ditë derisa u zgjidh çështja e kampeve të refugjatë brenda vendit dhe transportimi i tyre në vende të treta. Ato ishin ditë të rënda, sepse qindra mijëra njerëz u desh t’i kalojnë netët në qiell të hapur.


Shqiptarët në tragjedinë e luftës së Kosovës dhe populli mik ...


Prandaj, për shkak të motit të ligë, mungesës së ushqimeve (edhe pse aktivistët humanitarë dhe bamirësit ndihmonin me sa fuqi kishin), u shënuan dhjetëra vdekje, veçanërisht të fëmijëve dhe mbetën trauma të pashlyeshme për ata njerëz.

Kjo zgjati derisa Republika e Maqedonisë gjeti mundësitë dhe krijoi kapacitete që t’i pranojë këta refugjatë, për çka u angazhua gjithë bota e qytetëruar.


Por, Bllaca mbeti sinonim i Holokaustit për shqiptarët, që gjatë asaj jave të valës së refugjatëve mbetën në qiell të hapur, duke u përpjekur ta shpëtojnë ekzistencën e tyre. Ngjashëm me rrëfimin biblik të Eksodit.


Çegran, përkujtohet 20 vjetori i eksodit kosovar – HasanPrishtina.eu


Sipas asaj që shkruhet në të dhënat e Kryqit të Kuq, nga Kosova janë deportuar gjithsej 920.000 persona, ndërsa në Maqedoni gjatë gjithë krizës janë vendosur diku 440.000 refugjatë.

Për këtë arsye, atëbotë në Maqedoni u ndërtuan disa lagje/kampe të përkohshme për refugjatë, si në: Stenkovec, Radushë, Çegran, Neproshten, Katllanovë, Dare Bomboll – Vodno, Strugë, Lubancë, Çiçino Sello, Shuto Orizarë, që u ngritën në tenda me ndihmë të organizatave të ndryshme ndërkombëtare.

Vetëm gjatë kësaj kohe në zbutjen e kësaj krize ndihmuan Kryqi i Kuq i Gjermanisë, Kryqi i Kuq i Finlandës, Kryqi i Kuq i Spanjës, Kryqi i Kuq i SHBA-ve, Gjysmëhëna e Turqisë, Gjysmëhëna e Kuvajtit, “Mjekët pa kufi” etj.


Gjatë dhe pas vendosjes së refugjatëve nëpër kampe janë regjistruar 400 fëmijë të humbur, që është dashur të bashkohen me familjet e tyre, ndërsa janë regjistruar edhe 1.670 kërkesa për gjetje të familjeve, nga të cilat 734 kanë rezultuar me sukses.
Përveç vendosjes në kampe të refugjatëve, atëbotë është shënuar një solidarizim i paparë nga popullata Shqiptare në Maqedoni, e cila gati 60% të refugjatëve i mori në shtëpi private.


Realizohet hapi i parë i inaugurimit të memorialit të gjenocidit ...

Kriza e refugjatëve përfundoi në verën e vitit 1999, pas futjes së NATO-s në Kosovë, kur shumica e tyre u kthyen në vatrat e tyre.
Sa herë vjen pranvera, në kujtesen tonë na sjell lule me aromë gjaku. Na ndajnë dy dekada, nga episodet e tmerrit, të cilat nuk mbaruan as pas Luftës së Dytë Botërore.


Kampi i Bllacës ishte vazhdimësia e një gjenocidi i cili mori formën apokaliptike, duke shënuar kështu një shekull rresht, vuajtje dhe spastrimi etnik, ndaj popullit shqiptar.


Sot, kur e kthejmë kohën pas është pothuaje e pamundur të mendohet ajo katastrofë humanitare, që u ngjiz në kontinentin e lashtë europian.


Bllaca 99, Treni që barti shqiptarët, shndërrohet në Muze të ...

 Pas kampeve të përqëndrimit ndaj hebrejve, u tha “kurrë më” s’do lejohet diçka e tillë. Por vula e kësaj djallëzie, kaloi mbi trupa shqiptarësh, të cilët në frymën e fundit po kërkonin shpëtimin, së paku të vdisnin me dinjitet.

Në kufirin e Bllacës, po gërshëtoheshin, dy epoka të ndryshme. Viti 1999, po përmbyllte një cikël ku ç’njerëzia kishte triumfuar me vellon e saj të zezë, e që po gëlltiste trupa të gjallë, pa moshë e përtej moshes. 


Prapa këtyre trupave që ishin ç’njerëzuar, po mbeteshin tokat e stërgjyshërve, andrrat, kujtimet, lotët, lindjet, dashuritë dhe varret. Po mbesnin luftëtarët të cilët deri në frymën e fundit, patën vullnetin t’i kthenin pushkën njërës ndër ushtritë më të fuqishme në Evropë, por që kjo e fundit veç luftë burrash nuk bënte. 

Ishin hiena që donin me çdo kusht zhdukjen nga kjo tokë të një populli të tërë vetëm pse ky popull ishte shqiptar.

Pasardhësit e Lekës së Madh, Pirros sy-patrembur e Skenderbeut hyjnor, që dikur ruajtën Evropën dhe civilizimin e lashtë, në vitin ‘99 mbi trupat e tyre, po bartnin vulën e tmerrit, kaosit, pa shpi e pa atdhe ishin detyruar të merrnin rrugët e botës, për të mos u kthyer më kurrë, pa prag e pa varre, këmbëzbathur e barkëthatë, me sy të shterrur nga lotët, për t’u shuar në hirin e hiçit.


Njezet e nje vite pas, ky memorial trenash, të cilët bartën mijëra shqiptarë, më ngjallë një emocion të përzier. 


Ideja e këshilltarit të Haradinajt, i kushtoi ku - Syri Kosova ...

Kur e mendoj çfarë kemi kaluar, ndihem thellësisht i trishtuar por kur e shoh që pas njëzet e nje vitesh kemi një shtet, Kosovën tonë sovrane, jam thellësisht i lumtur. 

Le të jetë shenjë kujtimi për brezat që do vijnë vuajtja e kombit tonë.

Mos të na humbas as një çast nga kujtesa se ku ishim dje, ku jemi dhe ku duam të shkojmë.


Realizohet hapi i parë i inaugurimit të memorialit të gjenocidit ...


Faleminderit NATO-s, dhe Presidentit Clinton të cilët na ndihmuan, por kjo ndihmë ishte një borgj ndaj shqiptarëve, sepse paraardhësit tanë luftuan në krye me Skenderbeun e plotë trima tjerë, nuk kursyen asgje për ta ruajtur Evropën në thelbin e saj.

Viti 1999 shënon një kthesë për shqiptarët, bota e kuptoi se ky popull asnjëhere nuk ushtroi gjenocid dhe dhunë ndaj askujt, veç se qe i detyruar me mish e shpirt të luftojë për ta mbrojtë pragun e shpisë, që të rrojë me dinjitet në trojet e veta, trashëgim dhe amanet nga të parët.(JAHJA LLUKA).

2020-06-08

Shkruan Flori Bruqi :Loti ne qerpikun tënd apo kthehu në gjirin tim(Recension për librin e Jahja M.Llukës "Eja në pranverë", Prishtinë, 2020)

Rezultate imazhesh për wikipedia jahja lluka

"Eja në pranverë " të shkrimtarit , Jahja M. Lluka , (botuar nga SHBKAL“Naim Frashëri”, Prishtinë, 2020)



Poeti pejan Jahja M.Lluka(17 mars 1952) është autorë i librit të nëntë me titul ”Eja në pranverë” , sjellë vargjëet e tij sublime mbi dashurinë ,lotin , jetën: 

Dashuria ime më je



Ajër që thithin mushkëritë e mia

ti më je

e mira ime që më mban në jetë

ti më je

dorë e bardhë e butë

ti më je

Se zemrës që m’i shton plagë

ti më je

Dritë që ndriçon qiellin

ti më je

Nuse si hëna në kupë

ti më je

pranverë e luleborë

ti më je



Poeti Jahja M. Lluka , shkruan pa dorashka për dashurinë e tij të sinqertë , për vajzat me bardhësi bore që janë të pa djallëzuara , ai flet dhe shkruan për bardhësitë e borës, fytyrën dhe frymën rinore që është e shkrirë dhe e ngrirë në dëborë :

E bardha ime je


Sa herë m'i ngul sytë e shkruar

shkrihem

ëmbël e mjaltë ka buza jote

më shkrin

Moj e bardha ime me bardhësi bore

mos shkrij

po më qeshet fytyra

e zemra po më bëhet mal

ti ma ndal frymen

e më ngrinë

ti ma kthen rininë

Moj e bardha ime

e shkrirë dhe e ngrirë në dëborë

Nuk i dihet se si lind poeti. Familja mund të thonë diç për të. Megjithatë ato nuk mund të na e thonë dot gjithçka.


Megjithatë, për traditën e sotme në paraqitjen e tij më një libër , të ri poetik "Eja në pranverë" autori na sjellë një libër jubilar, më dhjetra poezi duke e shfletuar botën e tij për të bukurën :


Thirrja jote pret


Ti e theve gurin e zemres sime

M’i vrave krejt armiqtë e apokalipsit të huaj

U qesha

sa e madhe qenka dashuria e vertet

Të pashë me thikë me pushkë

teksa mbroje emrin tim

Oj e bardha ime

e bardhë në dëborën tonë

ti m'i ke marrë mendët

e më shumë shpirtin

Rezultate imazhesh për wikipedia jahja lluka
Jahja M.Lluka , sot shkrimtar, politikan dhe akademik i mirënjohur prej vitesh ka shkruar e botuar disa libra:: Edhe ti Atdhe;Vargje vetmie;
Mos eja në ëndër ;Në kalanë e zemrës sime ; Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja dhe rewthina 1912/1994;Për Shtetin tim,Kosovën;Kosovo from "Naçertanie"to independence 1844-2008 ;
Përmbledhje shkrimesh.



Publicistika dhe Poezia e tij vjen si "klorofili" i rinuar poetik, me poezi qytetare, më fjalë të reja dhe më një rebelimit gjuhësor , tematik dhe artistik . Sikurse dihet, letërsisë, çlirimi dhe risitë kryesore i vijnë prej gjuhës.

Rezultate imazhesh për jahja lluka

Poeti Lluka jetën e tij e ka për dy sy - mes puthjeve , lotëve, borës ,mallit,dashurisë , mirëqenies - në mes luftës dhe fatit :


Dimër i ngrohtë


Bora filloj kohëra më parë

Më shoqerojë shtigjeve me ty

Unë i lodhur e mall pata për dy sy

Sy ka bota por pak si sytë e saj

Ata sy bojqielli e me mendje të lartë

Kur ik fryma ik dhe aroma jote manushaqe

Ti dimrin e bënë verë moj e bukura ime

Dikur kam mendu qe jeta është luftë

Por sot e gjitha që kam quhet fat


Rezultate imazhesh për  jahja lluka
Pa dashuri, ai nuk mund ta shijojë dëborën , gjumin apo gojën e saj e di të vërtetën që ky si poet e ëndërron çdo herë :

Mos folë për dashuri


Mos më fole për dashuri

Nuk kam nevojë per fjalë tëëmbla

Gjakun në ujë do shndërrohet

Sa herë po me genjenen

Po dua dashurin tënde

e dashuri nuk janë fjalet

Nuk e du gojen tende

Po zemren

Mos me thur poezi

Se rimat i di vete

me lejo qe në sytë e tu

Në brengosjen tënde

Ta gjeje të vërteten për ne

Ma kthe dashurinë nëse mundesh

Por te lutem mos me folë për dashuri

Ma dëshirë kam të ëndroj i vetem



Jahja M.Lluka erdhi në këtë kohë të pandemisë si çlirues i fjalës. Brenda qartësisë që poeti nuk e braktisi kurrë, dhe se fjalën poetike deri në jermi, prodhojë një liri që po i frigëson brezat e vjetër dhe të rinjë. Ai brenda strukturës, gjithmonë mbetët i ashpër, i qartë më mallin dhe malet e Bjeshkëve të Namuna . Ajri, stinët vjeshta e dimri janë dhe stinët e tij të poezisë:

Peja ime


Peja ime

te ty nisa hapat

e thura lavde kreshnike

secili emër ka rininë e pikuar moteve

unë e di ku jeta e ka amën

e në ty

vazhdon rrita jote e bukur.



Jam nisë me fuqinë e erës

e me dehjen e kohërave

dikur do marrin secilen datë etnie

krijesa ime

këtu e atje

do thuren motet e përgjakura


atdhe


Puthjejet dhe lëpirjet e lotëve nga qerpikët e sajë, janë parandjenja përshpëritëse në natën e tij të fundit :

Loti ne qerpikun tënd


Mos fleje deri sa te puthi

Se ne mengjes udhtoje larg

A do kthehem nga kjo rruge

Mos do vdes

Mos fleje deri sa te puthi

Ka nje parandjenje se fundi

është ku për herë të fundit

Po të lëpij lotin nga qerpiku yt

Me shiko

me merr në gji

e me pershperit të dua

Ndoshta neser tjetrit

Këtë refren ia thua

Të dua

Mos fleje deri sa të puthi

Se kjo mund te jetë nata e fundit


...Të bukuren e këtij libri më poezi po e shpalosim  më këto vargje:


Kthehu në gjirin tim


Kthehu se une po vuaj

Përjetësisht kam me te dashur

Përjetësisht kam me të prite

Dëm është të jetojmë kështu

kemi mundur te jemi të lumtur



Po vuaj për ty, kthehu

Endrrat e mija me ty janë

Askush si ti nuk me ka dashur

Kot te kerkoj në shtigjet e vetmisë



Po kerkoj buzet tua

Duart tua qe me perqafojne

Nuk ka si ti do te vajtoj

Se si ti nuk ka



Nuk do te perjetoje

Dashuri si me ty

Nata yjet deti

Ne te perqafuar si nje

Kthehu ne gjirin tim


Duke e parë nga sot, vëmë re se Jahja M.Lluka do të ketë vendin e vet mbizotërues në letërsi . Ai mund të quhet poeti rinuar i qytetit të Lumbardhit ...Themi i qytetit në kuptimin e madh, si qytetërim, si polis, si universalitet.



Ta njoh shpirtin e lagur



Ta njoh fijen e flokut zemer

Fije fije i kam prek me dorë

Ta njoh shpirtin e lagur

e nuk heshti kot

Ta di qeshjen e syve

të gojes krejt mjalt

Ta ndiej eren e trupit e them a jam gjalle

Kur ta puthi buzen e syrin i them vetes

Je mbret

Ty të kam zemer moj

ty të kam jete



Kësisoji në studion e tij dimërore, Lluka e gjen shpirtin e babait të tij :

Pse je i merzitur baba


O princi im

Jam merzit se nëna yte

Nuk me don më

Me duhet të iku larg

-Po unë te dua baba

E di këtë princ

Për këtë jam i gezuar dhe i merzitur

-E ku do ikesh baba

Nuk di biri i babit

Mjaft larg sa nuk do të të shohe

Mjaft afer që të shohe per ditë

Afer shum afer zemres sime

Bërthama gjuhësore e tij që është vetanake vetjake, e ardhur në unin e tij me filozofinë e përsëritjes ciklike të kohëve, të mitikes dhe të modernes, me respektimin e mjeteve poetike të gjithëkohshme, gradualisht e bëri poezinë e Llukës të kthjellët në strukturat e saj, të ndjeshme ndaj formave poetike të tilla si ndaj vargut, rimës, kadencës. Kësisoji respekti i tij ndaj dëshmorëve , tradites shqiptare është e gërshetuar me risitë, kristalizimet rinovuese, në gjuhë , në përmbajtje që na përkujton trishtimin dhe dhembën heroike të të rënëve për liri :

Plaga jote Mejë


Me shumë se ditët e vitit u vranë të Ti

Që ne sot me pasë pak liri

Kur derdhet gjaku shqiptar pse je në atdhe

Kur armiku nuk njeh aspak njerzi

E kaplon lakmia e smira për zi

376 shpirtra dhanë jeten shqip

Se Kosova ish ma e shtrejt

se kjo pranvere me diell

Eh, tokë shumë e bijt e tu i ke marrë

Se hasmi deken ua donte me sy

Pak bre pak po kemi çka me fol

Se toka na u nbush me deshmorë

E lulet çelin e vyshken pa bijte e bijat tona

Kur vdes liria vdes edhe shqiptari

Se gjithçka e vlefshme quhet Kosove.


Prishtinë, 8.6.2020.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...