2020-06-15

Cikël poetik nga Mevlyde Mezini-Saraçi




PLAGË

Ëndrrat e mia plagë rrugëve vrastare
Zgjohen përgjumur në stallat evropiane
Zbrazet shpirti toka e etur loton
Nxihen pritjet vdekjet ngrihen akujve
Shpresë mbetet mashtrimi i shumëtrajtshëm
Bankat sërish zbrazen munguar filizash
Ngremë gishtat nga do shpërlajmë vetën e parë
Deri kur do të kullojnë gjak ëndrrat e mia plagë
Vallë a të bren ndërgjegjja edhe ty


TË NDJEJ

Ti erdhe në mëngjesin tim
Unë shikoj veten në pasqyrë
Duart dridhen gota derdhet
Kudo të kërkoj shpirti im
Ngjitem shkallëve ngadalë
Hapa të lehtë më shoqërojnë
Të ndjej e nuk të shikoj
Një hije prapa më ndjekë
Eja qoftë edhe si hije
Më ndjek me hapa ngadalë
Të ndjej aromën tënde
Dua të përqafoj me mall


VRAPIM KOHE

Pres pritjen time të plakur agut të mëngjesit
Rrugët plotë rrudha natyrë e heshtur
Lule të bardha të kuqe të verdha të venitura
Gërryhet mosha fryma ndalet në vrapim kohe
Ata ikin të dërmuar bartin peshën e dhimbjes mbi supe
Malli ua djegë damarët e vendlindjes
Dikush loz vallen e shtrigave para syve tanë
Pse gjithë kjo heshtje mungesë ndjenjash


DASHURIA NUK ZGJAT VETËM NJË DITË

Dhe pse të them të dua vetëm një çast
Më vjen me duar plotë e zbrazur ndjenjash
Me atë shikimin përvëlues ti syrin ma shkelë
Tek të shikoj të humbur me sjelljen tënde të ç’rregullt
E kuptoj sot kryen për sytë e botës një obligim
Të dua çdo sekondë të jetës të dua pa dhuratë
Dua të jem zonjë çdo ditë pa asnjë çmim
Ato lule të vyshkura në duart tua nuk shfaqin dashuri
Në ty shoh burrërinë që zgjat sa një shikim në pasqyrë
Dashuria ime je vetëm ti jo rrobat lulet parfumet
As buzëqeshja jote e fshehur nën kozmetikë
Dashuri është jeta ime me ty çdo ditë natë e vit
Qetësia shpirtërore harmonia dashuria dëshira
Mbesin ëndërr e imja në kthetrat e një ditë


MOS UA NDAL VRAPIN

Kur rrezja nxjerr shikimin në horizont
Mos mi vrit ëndrrat e mia të blerta
As ditët mos i bën pronë pritjesh
Lëri filizat të hedhin hapin e tyre brigjeve
Vrapin le ta bëjnë të buzëqeshur


ERRËSIRA FLET

Hëna unë dhe errësira u bëmë miq të mirë
Pa penguar qamë hallet e problemet e jetës
Pranvera tinëzisht përkëdhelë varfënjakët e sfilitur
Ua premton freskinë e ëmbël në marsin e bekuar
Duart tona dridhen ngrica lëshon perden
Akrepat e orës ndërrojnë vetëm numrat
Jeta zhvillohet pa hetuar ikjen e moshës
Qetësisht zbardhë agu lakuriq puth horizontin
Shpresat buzëqeshin me dhëmbët e zverdhuar
Sy humbur shkëlqimin presin në ankth marsin
Të qara të qeshura zhurmojnë qytetin
Lind ditë e re zemra të reja të vjetra pëlcasin


Dashuri e dhembjes


Ma vodhën kalendarin e lindjes

Në vendlindjen time pa ditë çlirimi

Harkun e syve ma shigjetuan

Karpatët barbarët kriminelët

Edhe hartën ia grisën në agmi

Emrin ia shumëzuan me numrin dy

Për ti bërë dy gjysma të plagosura

Vendlindja ime mungon në kalendar

Pyetjes sime si gjej dot përgjigje

Cila është dita kur feston vendlindja

Të mos shuhem me mallin e pritjes

Pa i larë sytë e mëngjesit në ujin kristal

Në rrjedhën e Ibrit plak ku e rrita shtatin

Apo loti im I tharë qenka bërë ujëvarë

Duke ujitur barin e varrit të babait tim

Në gjysmën e ndaluar të gjeografisë

Mitrovicë dashuri e dhembjes time



Mos


Mos i zgjo ëndrrat e fjetura

Psherëtimave të trishta

Le të flenë ndjenjat e mallit

Luginave të shpirtit të përmallur

Yjeve mos ua zini dritën qiellore

Le t’i ndriçon engjëjt e lirisë


HIJA IME

Mos më kërko kalldrëmeve të bardha
Të buzëqeshur në mes të rinjsh
Atje vetëm hija ime ka mbetur
Me plaçkat e mija në krah përpëlitem
Qiejve, deteve, autostradave
Nëse të merr malli për një përqafim
Më shiko në reportazhe televizive
Fati im u bë lajm edhe në agjencitë botërore
Kur zgjohesh nga gjumi mos u trishto
Tek dëgjon zërin tim të shteruar përmes telefonit
Dua vetëm të them se fati i keq si lugat po më ndjekë
Maleve, kënetave, e rraskapitur në rrugët pa dalje
Mos u shqetëso nëse jam kryefjalë sot
Nuk ma njeh askush as skamjen as plagët
Sot derdhni lotët rrëke jam shumë e sigurt
Deri dje në heshtje kam ngrënë veten time
Nëse jam në kërkim të vetes mos më akuzoni...
Dashurinë për Kosovën e mbaj në zemër
Bashkë me vuajtjet e mia që nuk m’u ndanë kurrë...


A KA ZEMËR

A ka zemër që rrah
A ka ndjenja dikush
A ka sy në këtë vend
Për të parë tmerrin


DIELL QË NGRINË

Acari ngrinë edhe pse dielli ngroh
Në bardhësinë e zymtë të këtij dimri
Përjashta heshtje varri mungojnë shumë njerëz
Brenda frymojmë mes bisedash lajmesh kronikash
Kolonat nuk ndalen vaji i fëmijëve trishton
Bota ime humbi diku maleve kënetave
Më vret heshtja e akademikëve të fjetur
Dëgjoj analiza të zbehura të pseudo analistëve
Gënjeshtrave të veta fillojnë tu besojnë
Evropa hap e mbyll sytë bën projekte kundër nesh
Dëshmi e shekujve të përvuajtur në histori
Në vendin tim barazohet krimineli
Që ndan padrejtësi në pallatet e drejtësisë
Shtetarët pa ndjenja bëjnë shëtitje rrugëve të boshatisura
Mësueset qajnë nga trishtimi për nxënësit e munguar
Bankat e zbrazura më kthejnë në historinë e viteve ‘90
Sërish me lot në sy nënat e vetmuara në vatrat tona
A mban përgjegjësi për popullin dikush në këtë vend


FENIKS

Jam shtrirë në shtrat e pa shpresë
Nuk bëj gjumë fare nga trishtimi
Ju larg atje në rrugët e humbura
Dremisni pyjeve me ëndrra mashtruese
Nuk keni forcë të qani e as të çmendeni
Trishtuar qëllimeve të kota bredhjesh
Pritjesh të reja nga armiqtë e vjetër
Sa e dhimbshme kjo stinë e bardhë
Edhe unë kam njëmijë e një arsye
Të ikë njëherë e përgjithmonë nga lugetërit
Që ma hëngrën edhe kockën e fundit
Ma vodhën lotin e gjakut e të shpresës
Por kurrë nuk do ti stolis barbarët
Të shkelë në rrugët e ndërtuara mbi eshtra
Aty ku janë groposur shqiptarët
Edhe pa bukë e ujë pa shpresën e fundit
Dua të shuhem në tokën time të bekuar
Si feniks të ngrihem shekujve
E ti shikoj si vdesin hajdutët e barkanjozët
Që ushqyen fantazmat e tyre
Me qumështin e foshnjave tona
Kurrë s’u ngopën me gjakun e të rënëve
Duke ia ngrënë edhe themelet Kosovës
Dua të shuhem në tokën time
Feniks të ngrihem shekujve

Mevlyde Mezini – Saraçi lindi më 15.12.1954, në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Studimet master, menaxhimi i emergjencave, i kreu në kolegjin universitar “Biznesi” në Prishtinë.

Në aktivitetin politik e humanitar është inkuadruar në vitin 1989. Në muajin mars të vitit 1998 është zgjedhur kryetare e Këshillit komunal për ndihma emergjente në Gjakovë, për të strehuar të dëbuarit nga zonat e luftës dhe për furnizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në vitin 1998-2000 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Për shkak të aktivitetit të saj politik e humanitar është burgosur nga policia serbe në Gjakovë më 1.6.1998 dhe ka vuajtur dënimin në burgun hetues të Lipjanit deri më 4.12.1998.

Para se të burgosej ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës dhe e letërsisë shqipe në shkollën fillore “At Gjergj Fishta” në Bishtazhin.

Në vitin 2000-2001 ka punuar si zëvendësdrejtoreshë në Drejtorinë për teknologji informative në Qeverinë Komunale të Gjakovës.

Prej vitit 2001–2003 dhe 2006-2007 ka qenë drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës, të Rinisë dhe të Sportit të Gjakovës.

Në vitin 2001-2004 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.

Më 2004 është ambasadore e paqes universale në botë.

Më 2007 u shpall qytetare nderi e Lushnjës.

Më 2012 është shpallur “Gruaja shqiptare e vitit”.

Është shkrimtare dhe autore e njëzetë librave.

Është veterane e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Jeton dhe punon në Gjakovë.



Deri tash ka botuar këto vepra:



Sytë e Pranverës, poezi, “Bogdani”, Prizren, 2000

Ndoshta më s’ka kuptim, poezi për fëmijë, “Bogdani”, Prizren, 2001

Kur jeta duhej jetuar, roman, “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, 2003

Çelësi është diku larg, poezi, “Gjon Nikollë Kazazi”, Gjakovë, 2004

When life has to be lived, roman, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2012

Në rrugëtim me Yllka Domin“- Përkushtime, bashkautore, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2013

Ditëlindja e nënës, dramë për fëmijë, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2013

Jeta është e pamatur, përkushtime, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2013

Ledhatim pritjesh, poezi, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2014

Për ty, poezi, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2015

Murana, roman, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2015

Lot i zemrës, poezi, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2016

Panoramë poetike, poezi, Prekazi, 2014, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2016

I flas heshtjes, poezi, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2016

Ç’faj ka vargu, poezi, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2017

Dhembje që vret, poezi, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2017

Simfoni jete, poezi, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2017

Këndi shkrimor, analiza, recensione, vështrime, kritika letrare, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2018

Oazat e shpirtit, poezi, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2018

Përthekim kohësh, poezi, QKPSHA Gjakova, Gjakovë, 2018

Tregim i jetuar: Kartolina

SOTIR ATHANASI

Motrën time gjithmonë e kishte ndihmuar rastësia se, që në lindje dhe vijueshmërisht, ajo do të ndodhej përherë në vëmëndjen e të tjerëve. Këtyre sikur iu diktohej me forcën e një autoriteti jashtëvullnetor të rre-thanave që, jo vetëm t’a përfillnin, por edhe të përkujdeseshin për ‘të.

Kur lindi ime motër, unë kisha mbushur pesë vjeç. Babai, do të na përshkruante me ngjyra tejet të ndezura dhe po kaq të ndritur një ndodhi teksa po festonim dhjetë vjetorin e ditëlindjes sime. Do të kalonte edhe një dekadë që t’a kuptoja të patreguarën dhe mbase të hamendësuarën që kishte të bënte me acarrimin por, edhe zbutjen e luftës së klasave. Se duhej që qe kjo e dyta që, e kishte ndrequr disi e rivendosur në një farë mënyre, kinse mekanizmin e harmonisë midis njerëzve. Dhe im atë, i qe përfshirë e pse jo, përshtatur hijshëm asaj, gjithashtu.

Shkurt, vajti në maternitetin e vetëm të Tiranës në ato vite dhe kishte në dorë, përveç një buqete me lule edhe një kartolinë. ( E nënvizova miqt e mi, se kartolina për atë kohë ishte tepër e rrallë, për të mos thënë si një stoli e panevojshme. Por, im atë mendonte ndryshe. Kartolina do të vihej në komedinën e mamasë sime-lehonë dhe që duhej, patjetër të zëvëndësonte dorën përkëdhelëse të tim eti. Ose, të paktën të përcillte një mesazh dashurie.

Kartolina ishte e thjeshtë. Një pendë pranë një shishe boje që, gjithsesi e shprehte, veçantinë e dërguesit dhe sidomos gëzimin e tij të jashtzakonshëm. Në ‘të, jo pa frymëzim, im atë do të shkruante. Çfarë? Le t’a lexojmë atë.

“E dashur, të na rrojë vajza!

Vallë, a do të krenohet vëllai me bukurinë e vogëlushes

që sapo ka ardhur në jetë?

Unë shpresoj se po. Nga që ajo,

patjetër që do të të ngjajë ty.

Të lutem puthe, por me kujdes.

I yti për jetë…

(Dhe, në vënd të emrit të tij,

ai kishte shkruar me gërma të mëdha:

FATMADHI

Ajo ditë do të qe e mbushur me peripeci.

‘Aventura’ do të niste që te ajo portë me shufra hekuri, kur një infermjere tiranase, me veshje të bardhë dhe thuajse tejet të ngrirë, kur pa tim atë me orkidë në dorë dhe kartolinën sipër saj, u zbardh nga befasia dhe i ndritën sytë:

– Ej! Me lule vëllai jonë !?!

Dhe pa pritur përgjigjen e tij, shtoi:

– Më pëlqen pa masë. T’a dish. Boll ma me kavanoza reçeli që sillen për me fo barkun. Për kësi lulesh i bi të hollët shpirtit. Të lumtë, vllajo!

– Faleminderit!

– Çfarë ka pjellë, gruaja juaj?

– Nuk ka pjellur. Ka lindur, moj fisnike e palodhur që, shpie lart ngarkesën më të rëndë: dashurinë njerzore. Dhe zbret poshtë shportën më të bukur spërkatur me huzëqeshjen tuaj trëndafil.. . .

Pason një heshtje tejet këndellëse.

Nga ato që jo rrallë na vënë në një pozicion të tillë ku,

vrasja e ndërgjegjes vjen kaq natyrshëm,

kaq butë, sa njerëzorja kthehet në qiellore.

Afrohen edhe të tjerë.

Infermjerja ndodhet ende në atë proçes ku vëndin e zë përshtatja me një bashkëbisedues pak të çuditshëm.

Aspak i vështirë për t’u kuptuar.

Dhe po kaq i lehtë për të pranuar ballasi…

rrëshqitjen e…, gjuhës.

– Më fal, o burrë! Por. . .

Im atë që s’e lë të vazhdojë ndërgjegjësimin:

– Ty të ka falur bujaria jote.

Tek ajo kishte triumfuar më e mira e saj.

U çel si trëndafil. Buzëqeshi:

– Dhe çfarë ka lindur bashkëshortja juaj?

– Vajzë!

– VAJZË ?!?

– Po.

– Dy çudina brënda ditës së sotme, – tha ajo.

Ende nuk po kuptonte që edhe për veten e saj,

përpara tim eti, përbënte, të paktën, një çudi më vete.

Por i ra shkurt, se e ndjente që i duhej me patjetër një shkëputje.

Mbase, për të…, medituar. A për t’u ftilluar.

– Dhoma dhe kati, a është shkru në rregull?

– tha me një të folur instiktive dhe një rihutim të pazakontë.

– Po.

Dhe nuk duhej më shumë që infermjerja me ngjyrë të purpurt në fytyrë, të largohej me nxitimin e fluturës, por edhe në ‘misionin e pëllumbeshës së dikurshme të postës. Me ndryshimin e vetëm se nuk e kishte të lidhur në këmbë porosinë e dërguesit, por e mbante në dorë atë.

(Domethënë kartolinën). Dhe s’kishte aspak faj.

E gjithë biseda me tim atë i ngjiste lojës sonë të fëmijërisë:

ngriva – shkriva.

Veç kësai, Ishte më se llogjike që ajo t’a lexonte e para kartolinën.

Prandaj me një gjallëri dukshëm harlisse, e mori atë nga buqeta (edhe sepse ajo përbënte një karton të palosur si libër dhe të grishtte për të. . ., mëkatuar. Sigurisht që e lexoi me një frymë. Ktheu kryet nga kangjellat, ku im atë ende qëndronte aty, paksa i tërhequr që t’u linte vënd edhe të tjerëve, kur dëgjoi atë të thotë me zë të lartë:

– Çudia e tretë!

Kaq tha dhe u ngjit për t’i shpënë mamasë sime:

dashurinë, gëzimin dhe lumturinë e tim eti, për lindjen e sime motre.

Por, ai do t’a kuptonte vetëm pas disa ditësh se çdo të thoshte ajo fisnike tiranase me përcaktorin:

Çudia e tretë !

Qe çasti kur doli mamaja ime nga shtëpia e lindjes shumë e gëzuar.

Tejet e përfillur dhe nën vështrimin e kujdesin e gjithë personelit mjeko- sanitar.

Veç së tjerash, dhoma e saj qe bërë si vënd peligrinazhi.

Çkishte ndodhur?

Infermjerja tiranase lulet ia kishte shpënë mamasë në çast, sapo qe ngjitur në katin dhe posa qe futur në dhomën e saj. Por nuk kishte ndodhur kështu edhe me kartolinën e cila mbërrijti të nesërmen në darkë.

Kartolinën e kishin marë për t’a lexuar së pari infermjeret e të gjitha pavioneve në shenjë solidariteti.

Pastaj zbriti poshtë te laboratorët e analizave.

Natyrisht, jo për t’a zbërthyer e përimtuar mikrobiologjikisht.

Dhe, as për ndonjë shqyrtim ideologjik.

Thjesht për të shuar kureshtjen e atij mesazhi urimi.

Si kudo, edhe këtu, u respektua parimi i shkallëshkallëshmërisë.

Në krye iu dha sekretares së organizatës së partisë e cila punonte në lavanterinë e maternitetit. Ajo, sapo u njoh me materialin, tha:

– Më shpini te fëmija e kësaj nëne. Do t’ia çoj unë në orarin më të afërt të gjirit.

Se ndjehem mjaft e kënaqur për të tillë bashkëshortë të emancipuar edukuar nga PARTIA. ( Se ajo nuk e dinte që im atë ishte I deklasuar ) .

Kur shkuan te Drejtori i këtij Institucioni, që ishte njëherësh edhe një kirurg i zoti dhe me emër në fushën e tij, ai sapo kishte dalë nga një lindje vërtet e vështirë e po lante duart. Tekstin e mesazhit ia lexoi me ton radiofonik një infermjere që shkëlqente, veçanërisht, kur vinte orari i punës politike. E sidomos, leximi i veprave të shokut Enver. Doktori si buzëqeshi ëmbëlsisht,

nga që i doli në shteg porosia e vazhdueshme e tij, tha:

– Këshillat e mia në mënyrë të përsëritur për rolin që luan te lehina veçanërisht ana psikologjike, ju nuk duhet t’i merrni si…, të themi, larje dhe dizinfektim duarsh. Jo dhe këtu ‘JOJA’ duhet të jetë me gërma të mëdha, si të themi: kapitale.

Ndryshe u shpreh Shefja e Financës. Për të kursimet në shpenzime,

sidomos për materialet që siguroheshin te kapitalistet me volutë, përbënin alfën dhe omegën e gjërave.

– Ky tekst, vlen vërtet, se edhe fjalët janë mjaft, po deri në qindarkën e fundit, domethënë deri në gërmën e pasme, të shpenzuara me nikoqirllëk. Bravo autorit të tekstit! Domethënë bashkëshortit të vëmëndshëm të kësaj nëne, i cili si t’i kishte mbështjellë me një bandazh steril, ka dhënë esencën , jashtë ndikimeve mikroborgjeze, i lumtë!

Kështu, me këto përshtypje u kthye mamaja ime bashkë me babanë atë mbasdite të gëzuar e me duar plot. Mbanin në duar motrën time të porsa lindur.

Por këto çaste të lumtura, përfshi edhe mua, që u bëra me një motër, do të prisheshin disi, sapo korjeri solli gazetën ‘Drita’. I vetmi organ ku ishte abonuar im atë. Ai e shfletoi nxitimthi atë dhe u thartua në fytyrë, kur lexoi njoftimin e pakëndshëm që një poeti i hiqej e drejta e botimit, vetëm e vetëm se në poezinë e tij, ai kishte përdorur si metaforë Kullën Eifel. Kaq duhej që të akuzohej për dekadentuzëm.

E vërteta është se ai kishte shkuar në një bazë blektorale dhe aty, i detyruar që të shkruante për një brigadjere, pasi s’kishte parë asgjë poetike, përveç qumështit, kish hedhur, pa e vrarë mëndjen këto vargje:

Dhe në qumësht, sërish brigada,

Me rezultate të larta, ajo del,

Se udhëhiqet nga e bëjshmja, kryelarta,

Me gjoksin si maja e Kullës Eifel.

Për të u tha se autori dekadent pse nuk e krahasoi gjoksin e mjelses me bajonetat të cilat i kemi të ngrijtura për armiqtë e brëndshëm e të jashtëm, të vëndit tonë, por me një objekt borgjez, të ngrijtur me gjakun e klasës puntore shfrytëzuar deri në palcë nga borgjezia. Prandajë le të përfundojë si ai tjetri i festivalit në tekstin e një kënge ku, thoshte se “nga buzët e saj, pikonte era limoni . Kur dihet se pikon era barut.

Nuk e hodhën nga Kulla Eifel. Por i hoqën të drejtën e botimit për gjithë jetën. Llaf goje.

Pas kësaj, im atë i kërkoi time mëje kartolinën për t’a fshehur diku në morinë e librave. Arsyeja? Mund të dilte dikush dhe të thoshte:

Kush është shkruesi i sajë? Pse s’ka vënë emrin e vërtetë, por fshihet pas në pseudonimi FATMADHI?!?

Ishte koha e të tilla arsyetimeve dhe jo e K A R T O L I N A V E

Dy vëllime poetike me lirika nga Besim Xhelili



Shkruan: Besim Xhelili Vjenë,

Shkrimtari shqiptar Besim Xhelili, i cili jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë, këto ditë solli para lexuesve dy tituj të rinj poetikë me lirika të dashurisë. Vëllimi i tij i tetë me radhë titullohet “Fragmente të një zemre të dalldisur…” dhe ai i nënti “Vragë malli”.




Besim Xhelili vjen nga Tetova dhe tash e 20 vjet jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë. Ka të botuar 7 libra me poezi dhe romanin e tij të parë “1803”, botuar në shqip në vitin 2016, kurse në janar të vitit 2018 edhe në gjuhën gjermane dhe atë suedeze. Me këto dy tituj të rinj ai sjell tek lexuesit poezi të vrullshme, lirika pasionale dhe ndjenja të një zemre të lënduar. Heraherës poezinë e tij e përshkojnë edhe çaste gëzimi, mirëpo në përgjithësi tek krijimet e tij vërehet mbizotërimi i dhembjes, mallit, lotit, mërzisë, mungesës, harresës e shembjeve të forta shpirtërore. Vetë titujt e librave tregojnë lëngimet e një zemre të dalldisur, e mbetur në vetmi dhe me vragë të pakalueshme malli.

Recensent i të dy titujve është kritiku i mirënjohur Prend Buzhala, kurse redaktimet i kanë bërë Hasan Qyqalla dhe Ejup Ajdini. Me një vështrim në të dy librat na paraqitet kritkja e mirëfilltë Migena Arllati.

“Pavdekësia e dashurisë, e personifikuar te sytë, shfaqet si sonatë e përkryer. Përkryerja dhe pavdekësia janë etimoni shpirtëror i jetës përgjithësisht, dhe i artit lirik, në veçanti. Poeti gjithnjë gjendet në kërkim të dashurisë. Në një kërkim të përgjithmonshëm. Situatat emocionale të këndimit të kësaj ndjesie, janë të shumta: qetësi dhe trazim, lektisje dhe mall, fshehtësi dhe magji, mister dhe mërzi, gëzim dhe hidhërim, por edhe meditime e reflektime që nuk prajnë”, shprehet recensenti Buzhala.

“Poezitё e para nё vёllim jo rastёsisht i kushtohen syve, pasi me sa duket poeti njёjtёson mendimin e tij me thёnien: “Sytё janё problem i vёrtet, ato flasin edhe kur nuk duhet”. Nёn efektin e njё vёshtrimi depёrtues, njё buzёqeshjeje tё heshtur dhe tё njё ndjenje tashmё tё ndaluar, ai mundohet tё marrё e tё japё ҫ’tё mundё nga vetvetja, vetёm e vetёm qё tё ketё nё zotёrim njё zemёr qё e don por qё pёr fat tё keq e refuzon. Tashmё kjo ndjenjё e ka pushtuar dhe ai prej kohёsh pёrpёlitet nё pёrsiatje pafund, me shpresё se megjithatё diҫka do tё arrijё tё bёjё, nёse jo kthimin e dashurisё, tё paktёn pёrjetёsimin e ndjenjёs sё shpirtit tё tij tё brishtё”, shprehet Migena Arllati.


“Të saldohen dy shpirtra që dashurohen është më tepër se hyjnore! Kjo, se raste të tilla globalisht janë pak. Por cila do ishte këtu sakrifica prej të dashurit, që e merr si parësore, pa asfarë hamendje poeti: “Për atë fytyrën tënde, një ditë do të futem në ferr”! Kjo, nuk është mit as legjendë. Janë vargjet mishëruese të poetit për fytyrën e saj! Është më shumë se sakrifikim! Zëri që ngreh, në botën aktuale (rreale), ku dashuria nuk e ka as kuptimin, as vlerën, as sakrificën si dikur…!”, thotë redaktori Hasan Qyqalla.

“Përmasat jetësore të jetës dhe të dashurisë nuk kanë fund, pasi ato janë edhe lajthitja dhe pengu më i madh brenda qenies njerëzore. Prandaj poeti nuk dorëzohet në udhëtimin e tij nëpër udhët e jetës dhe rrugëtimin e dashurisë. Pse ndodh kështu me poetin? Sepse kjo mësymja qëndron në egon e veçantë që ka Besimi për dashurinë. Ai nuk ndërmerr hapa kaq të vështira për vardisje false, as nuk e mundon epshi i rastit, por është diç më tepër… Është një ndërtim egocentrik dhe me një brumosje të thellë, për fenomenin e quajtur dashuri. Kjo duket përmes ndjeshmërisë dhe gjerësisë lirike, të cilat i kultivon me ëndje në vargun e tij lirik për dashurinë, që është edhe strumbullari i zhvillimit të shoqërisë njerëzore”, rëfehet në vështrimin e tij redaktori Ejup Ajdini. Këto dy tituj munden të porositen direkt tek autori, përmes faqes së tij personale www.besimxhelili.at ose përmes postës elektronike besim@live.at. Autori ka në planifikim orarin e promovimeve të këtyre librave, por në vendlindje kjo do të ndodh me gjasë kësaj vere. Në Austri dhe në Europën Perëndimore ka mundësi edhe më herët të bëhet ndonjë promovim, për të cilin autori me kohë do të publikojë njoftimet përkatëse

Demir Reshiti : “Endje”



Patriotizmi - “profesioni” më i kollajtë ndër shqiptar


Studiuesi dhe shkrimtari  Demir Reshiti  ka botuar librin “Endje”,  nën kujdesin e Shtëpisë Botuese “Thesari”.

Në këtë libër janë përmbledhur studimet e Demir Reshitit, që janë  të botuar në  shtypin e kohës gjtë viteve të fundit, gjegjësisht për përmbledhjet e ndryshme qoftë ato  poetike, veprave  prozaike, monografive, publicistikës, ditare, vepra të përkthyera, filma e pjesë të ndryshme  teatrale.


Përmes këtij libri,ofrohen informacione të shkallës së lartë për veprat për të cilat shkruan shkrimtari i mirënjohur  Demir Reshiti, duke i kushtuar rëndësi, gjuhës, nëpërmjet të cilës komunikon lirshëm me lexues të ndryshëm dhe arrin të thellohet në shtresat më të thella të veprave të cilave u qaset.


Demir Reshiti , lexuesit shqiptar i  sjellë vështrime mbi veprat e çmuara zhanresh të ndryshme.


 Këto vështrime janë të domosdoshme për krijimin e një atmosfere kulturore dhe një ambienti vlerësues, që ndikojnë  dukshëm  në rritjen e cilësisë së veprave, që shkruhen sot në Kosovë, Shqipëri dhe vende tjera ku banojnë dhe veprojnë shkrimtarët shqiptar.



Botohet një libër me ese e studime nga Demir Reshiti

Libri "Ëndje",  është ndarë në VIII pjesë:


I.Publicistikë, 

II. Ditarë, 
III. Ex libris,
 IV. Romane, 
V. Poezi,
 VI. Monografi, 
VII. Nekrologji, 
dhe VIII. Film/Dramë.

Secila nga pjesët që përbëjnë një tërësi, janë shkrime paraqitëse për libra zhanresh të ndryshme, përkatësisht tekste autoriale për libra të botuar të autorëve të shumtë shqiptar.


Botohet monografia “Luleborë Sharri” – Autorë, Demir Reshiti e ...


Demir Reshiti lindi më 24 qershor 1963 në Bresanë të Sharrit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Sharr dhe Skënderaj, ndërsa fakultetin ekonomik, fakultetin e gazetarisë dhe studimet postdiplomike për gazetari në Universitetin e Prishtinës Prishtinë. Shkruan kryesisht poezi, prozë dhe publicistikë. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Laureat i çmimeve të para për poezi për fëmijë në “Takimet e Gjeçovit” dhe në manifestimin tradicional “Ora e Tahir Deskut”. 

Veprat:

Trung i ndarë, 1992; 
Ofshamë,1995; 
Abetaka, 1995; 
Reshje nën Pikëllimë, koautor, 1996;
 Ngutëm ta kapërcej kohën, 2000; 
Libri i Mrekullive, 2001;
 Libri i Gjeneratës, monografi, 2009;
 Mik me Diellin, 2012; 
Luleborë Sharri, monografi - koautor, 2016; 
Libri i Mrekullive, vjersha të zgjedhura për fëmijë, 2017; 
Endje, kritikë letrare, 2019. Etj.

Ka punuar si kryeredaktor, redaktor dhe gazetar në disa mediume ("Rilindja", "Radio Kukësi", "Kosovapress", "Radio Sharri", "Zëri i Kosovës", "Epoka e Re", revista "Sharri", revista "Paqja", gazeta "Tribuna shqiptare", gazeta "Lajm"...). 

Aktualisht punon në RTK-Radio në Prishtinë si autor dhe prezantues i emisionit "Më Afër" që iu kushtohet bashkatdhetarëve në mërgatë.

F.B.

F.B

A I KA LIBRI SYTE E PISTE…?!


zef pergega


Akademik  Zef Pergega

…ngjarje e rendesishme ne jeten komunitare e kombetare. 

Ne Prishtine botohet "Leksikoni ekciklopedik" nen siglen e Akdemise se Shkencave dhe Arteve ne New-York, nen kujdesin e Akademik Flori Bruqit dhe nje stafi profesionist…

Libri eshte me shume se nje mije aktivitete, ashtu si fotografia qe eshte me shume se nje mije fjale.  

Libri eshte paraporta e identitetit kombetar, qe flet e deshmon edhe kur i zoti edhte pa goje e nuk degjon!

 Botekuptimi i njeriut te madh eshte perhere migrim, ku cdo shqiptar nga e mbara eshte nje pishtare, zemerzjarre per vendin e tij! 
Prof.Dr.FLORI BRUQI | Një dritare e re

Akademik Flori Bruqi, shkrimtar 

Sot shtrohet nje pytja: A i ka libri syte e piste?!

 Poetet dhe ato qe shkruajne mendojne me te drejte se syte e librit jane margaritare, qe bejne drite ne fundin e erret te detit te harreses komebatre. 

Dibran - Objave | Facebook


Shqiptaret jane te shquar per trimeri, por jo per libra. 

Sot dy gjera mendoj se jane ne dukje e ngrejne krye: Se pari ne kemi frike nga te gjallet dhe se dyti u besojme shkrimtareve te huaj , te cilet kane kontribute, por jo te perjetshme ne nje kohe qe tani ka njereze te shkolluar qe mund ta bejne punen e tyre.

Demir Reshiti - Mobile - KosovaPress

 Demir Reshiri shkrimtar dhe gazetar i në Radio "Kosova".


 Eshte fatale qe ne vazhdojme tu referohemi atyre dhe shkrimtareve qe kane kaluar ne jeten e pasosur nga se kemi frike te rrisim dhe te u permendim thenjet njerezve te gjalle qe shkrujane. 

Ne si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove u referohemi shkrimtareve te realizmit socialist dhe akademive te fjetura, qe te ngjajne si murgjit e manastireve me mjekrra te gjata , por fjalet i kane te pakta. 

Ne diaspore vepron Akademia e Shkencave dhe arteve, per 25 vjet , e cila eshte kthyer ne nje institucion shkencor e kulturor, duke mbledhur ne menyre vullnetare figura te larta te shkences, letersise dhe artit ne diaspore.

 Kjo e ka gjalleruar jeten e komunitetit ne botimin dhe promovimin e librave.

 Ajo po sponsorizon botimin e tyre, duke treguar se libri eshte dokumenti me i rendesishem i nje kombi dhe kultures se tij.

 Prof Skender Kodra dhe akademik Flori Bruqi, palca e ketij organizimi te pa paguar, po tregojne vlera bashkimi dhe vlersimi per shume figura qe kane lene gjurme ne shkencen tone, ngase institucionet ne Shqiperi e Kosove jane ferre murizi per nga subkoshienca e tyre partiake e materiale.

 Ata kurre nuk kane sposorizuar nje liber dhe as kane promovuar nje te tille. 

Edhe ata i referohen te huajve dhe jo shqiptareve. 

Ata nuk blejne nje libere si mund te jene Akademi?!

 Me teper u ngjajne pleqeve te senatoriumeve…

Keto dite doli nga shtypi nje veper voluminoze “Leksikoni Enciklopedik” nen kujdesin e Akademise se Shkencave dhe arteve ne New-York dhe drejtorit te saj Akademik Flori Bruqi nga Prishtina. 

Nuk kishte si te ndodhte ndryshe. Ky autor i mese 48 veprave e ka pjekurine me zemer ne dore se njerezit e punes duhen nderuar e vlersuar, duke mos pritur pushtetin apo pushtat e paguar prej tyre vetem e vetem qe kultura jone te jete gojembyllur para fqinjeve grabitqare. 

Me kete botim te Flori Bruqit me shoket e tij tregon se libri i ka syte prej margaritari qe vret friken dhe erresiren me 352 protogonistet e saj nga te gjitha trevat. 

Njrezit e mire i kemi prane, por nuk i vlersojme. Ate qe ka bere kjo Akademi nuk e ka bere nje shtet e as dy shtete bashke.

 Flori Bruqi eshte nje nga intelektualet e ralle ne panteonin e kultures kombetare, i cili i ushqyer me tabanin e tradites familjare te pragut te vet, e larteson figuren e individit ne mbare trevat shqiptare, pa kurrfare kompleksi fetar, qe perkushtohet e kycet ne ceshtjen kombetare, per te ngritur kalane e rezistences dhe te mbijeteses se identitetit tone kulturor etnik shqiptar. 

Sot njerezit jane te rendur pas fitimit qofte duke shitur lire ne treg eshtrat me gjithe gjakun e lirise e Flori Bruqi i gdhendur ne ndergjegjen kombetare, transmeton miresi me syte e ndriqimit ne fletet e librit te kohes, per ti lidhur kohet si kallezat e grurit shqip. 

Kjo fryme eshte pra themeli nga projekton te atdhmen e kultures Akademine  e Shkencave dhe Arteve  ne New-York themeluar nga nje njeri shume i devotshem dhe aktiv ne ceshtjen kombetare Prof.Dr. Skender Kodra.

 Kjo qe teme e emisionit per mergimtare e udhehequr me profesionalizem e kulture ne radio “Kosova” nga Demir Reshiti, i cili sot vendosi nje komunikim me diasporen shqiptare te Armerikes, per ta vazhduar ne emisonie te tjera. 

Bashkimi nuk na vjen nga politika se ajo ka thika, por nga kultura e Kosova ka plot te tille si Flori Bruqi e Demir Reshiti…

Ne diasporen shqiptare nuk blejne dhe as sponsorizojne librat. 

Keshtu ne e kemi celur hendekun e humbjes dhe te asimilimit. 

Ne fakt eshte krim te asimilohen mbi nje milion shqiptare ne Amerike.

 Nuk ka librar, bilblioteke, qender kulturore, por vetem patriotizem deri ne marri, politike deri ne shfrenim e urrejtje… 

Nje grusht njerezish blejne libra. Ne krye te radhes eshte Dom Ndue Gjergji.

 Pak malesore blejne libra dhe ndihmojne...

 Mund ti numerosh me gishta! As nje kryetar nga 250 shoqata ne diasporen e Amerikes nuk blejne libra. 

Libra nuk blejne as institucione e kultit, madje njeri prej tyre kam degjuar se i kane hedhur ne kosh te plehrave disa nga librat e dhuruar.

 Nuk behet fjale te promovojne. Kete nuk e bejne as mediat vizive te komunitetit. Kuptohet kush i ka syte e piste…!...

Detroid (USA), 15.6.2020.

Zef Pergega "Arkëmorti i ishullit mbi gjak".

Sapo ka dalë nga shtypi libri i ri i publicistit, shkrimtarit e studiuesit te njohur Zef Pergega titulluar "Arkëmorti i ishullit mbi gjak". 
Ky liber vjen si rezultat i nje pune disa vjecare te autorit i cili prej 22 vjetesh jeton ne Shtetet e Bashkuara! 

Libri trajton gjeresisht persekutimin e shqiptareve ne Malin e Zi, rrjedhat e jetes se tyre, kulturen, zakonet gjuhen, etnogjenezen dhe fakte historike te panjohura deri tani. 

Zef Pergega eshte nje nga shkrimtaret dhe publicistet shqiptare me te njohur dy dekadat e fundit ne USA. 


Kontributi i tij vjen permes 26 librash te botuar dhe te pritur me shume entusiazem, sidomos nga komuniteti shqiptar ne Michigan e me gjere, ne krejt Ameriken. 


Vepra me karakter akademik e zotit Pergega eshte nje pasuri e vyer e kultures se kombit shqiptar. 


Urime miku im Zef Pergega, mirenjohje per kontributin tuan te Madh! Me shume dashuri Marashi!

2020-06-14

Krokodilë si kafshë shtëpiake/ Çfarë nuk dini mbi presidentët amerikanë


Xhorxh Uashingtoni ishte një flokëkuq

Xhorxh Uashingtoni, njihet botërisht nga imazhi i tij në karmonedhën e dollarit. Në fakt, ato që duken si flokë të bardhë, janë paruket që ai mbante në atë kohë, dhe që ishin për kohën një modë dominuese. Flokët e tij origjinale ishin të kuqe.

Xhon Adams ishte presidenti i parë që jetoi në Shtëpinë e Bardhë

Ai ishte presidenti i dytë në historinë e Amerikës, por i pari banor i Shtëpisë së Bardhë. Ai u transferua aty më 1 nëntor 1800, në vitin e fundit të mandatit të tij të parë dhe të vetëm. Më herët, jetoi në “Shtëpinë e Presidentit”, një godinë 3-katëshe prej tulle në qytetin e Filadelfias.

Tre presidentë kanë vdekur më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë

Në festën më të madhe kombëtare të SHBA-së kanë vdekur presidentët Xhon Adams, Tomas Xheferson dhe Xhejms Monro. Madje Adams dhe Xheferson vdiqën në të njëjtën ditë:4 korrik 1826. Monro vdiq 5 vjet më vonë, më 4 korrik 1831.

Xhon Kuinsi Adams, mbante në vaskën e banjos një krokodil si kafshë shtëpiake.

Edhe pse ka disa dyshime mbi vërtetësinë e kësaj historie, supozohet se krokodili ishte një dhuratë e veçantë nga ana e gjeneralit të famshëm francez për ndihmën që u dha kolonive amerikane gjatë Luftës Revolucionare, Markezi dë Lafajet.

Martin van Buren, ishte i vetmi president që mësoi anglishten si gjuhë të dytë

Presidenti i tetë, Martin van Buren, ishte presidenti i parë që lindi dhe u rrit plotësisht si një qytetar amerikan. Ai lindi në komunitetin holandez të Kinderhuk në Nju Jork, dhe gjuha e tij e parë ishte holandishtja. Kjo e bën presidentin e vetëm amerikan, që e fliste anglisht si gjuhën e tij të dytë.

Uilliam Herrison, mbajti fjalimin më të gjatë gjatë inaugurimit në detyrë, por pati presidencën më të shkurtër.


Më 4 mars 1841, Herrison mbajti atë që hyri në histori si fjalimi më i gjatë i një presidenti amerikan në ceremoninë e inaugurimit. 

Plot 8.445 fjalë, dhe gati 2 dy orë për t’u lexuar. Mjerisht, vetëm 32 ditë më vonë ai vdiq nga pneumonia, pasojë e një ftohjej që e mori pikërisht gjatë fjalimit të tij maratonë.

Xhon Tajler pati 15 fëmijë, më shumë se çdo president tjetër

Tajler pati 8 fëmijë me gruan e tij të parë, Leticia Kristian, që vdiq nga një goditje në tru në vitin 1842, gjatë mandatit të tij parë dhe të vetëm. Dy vjet më vonë, ai u martua me Xhulia Gardiner, me të cilën pati edhe 7 fëmijë të tjerë.



Presidenti i 15-të i Amerikës, ishte beqari i vetëm që ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë disa historianë, spekulojnë se ai kishte një lidhje intime me politikanin Uilliam King.

Abraham Linkolni e rriti mjekrën, bazuar në këshillën e një vajze 11-vjeçare

Kur nisi fushatën për president, Linkolni ishte i rruar. Por në tetorin e vitit 1860, ai mori një letër nga 11-vjeçarja Grejs Bedel. “Nëse do të mbani mjekër, unë do të përpiqem t’i bind vëllezërit e mi që të votojnë për ju. Do të dukeni shumë më mirë, pasi fytyra juaj është shumë imcake”- shkruante vajza. Një muaj më vonë, Linkolni nisi të shfaqet në publik me mjekër.

Gjenerali me pesë yje Duajt Ajzenhauer, nuk mori mori pjesë në asnjë luftim në fushën e betejës

Ajzenhauer u bë president kryesisht për shkak të karrierës së tij të dalluar ushtarake. Ai shërbeu 35 vjet në ushtrinë amerikane, dhe në të dyja luftërat botërore. Gjatë Luftës së Dytrë Botërore ai u emërua Komandant Suprem i Forcave Aleate, dhe drejtoi Operacionin Overlord për çlirimin e Evropës në qershorin e vitit 1944. Por në asnjë rast, ai nuk pati një përvojë reale në fushën e betejës.

Para vrasjes, Xhon Kenedi ishte 5 herë shumë pranë vdekjes

Të gjithë e dinë se Kenedi u vra në Dallas më 22 nëntor 1963. Por vdekjen e ka pasur pranë edhe 5 herë të tjera. Në moshën 2-vjeçare, për pak sa nuk vdiq nga ethet e kuqe. Gjatë luftës së Dytë Botërore, po lundronte me njësinë e tij ushtarak në Paqësor, kur japonezët e bombaduan anijen. Ai u detyrua të notonte për 4 orë, deri në ishullin më të afërt.

Katër vjet më vonë, Kennedy u shtrua në spital me sëmundjen e Adison. Sëmundja iu përsërit disa vite më vonë, kur gati vdiq. Ndërkohë në vitin 1954, pësoi një infeksion të traktit urinar pas një operacioni. Gjatë dy përvojave të fundit, Kenedi përfundoi për disa orë në gjendje kome.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...