2020-08-02

Gratë shqiptare në Siri në alarm: Ushtarët kurdë po na rrëmbejnë fëmijët, shteti shqiptar s’po bën asgjë!

Fëmijët shqiptarë të mbetur në kampin Al-Hawl në Siri po rrëmbehen nga çadrat. Për rikthimin e tyre autoritetet shqiptare nuk kanë marrë asnjë iniciativë konkrete, ndërsa situatën alarmante e shprehin vetë nënat në kamp nëpërmjet 3 letrave të dërguara në redaksinë e A2. Fëmijët e moshave 11 vjeç e sipër po rrëmbehen nga brendësia e kampit nga ushtarët kurdë, ndërsa askush nuk ka informacion se përse po ndodh diçka e tillë apo dhe ku dërgohen.

“Juli, ju e patë gjendjen tonë në kampion Al Hawl. Ne nuk folëm sepse ti ishe me shoqërues. Nuk jemi të lira të flasim për të vërtetën që është këtu. Ne kemi pritur dita-ditës se po bëni diçka për ne. I kemi kërkuar ndihmë shtetit shqiptar, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Ne kërkojmë ndihmë nga ju, nga çdo shqiptar që ka familje dhe fëmijë. Fëmijët tanë nga 11 vjeç e sipër, djem dhe vajza, po i marrin, nuk e dimë se ku i çojnë. Nuk kemi asnjë lajm për ata. Prandaj, mendoni për ne ashtu si për familjen dhe fëmijët tuaj. Bëni diçka për të na ndihmuar. Ne presim një përgjigje të saktë. Kemi që kur ti ke ikur, që rrimë me çantat gati, me shpresë se po na merrni. Fëmijët shqiptarë thonë, kur po vjen ai gazetari shqiptar që të na marrë. Duam një përgjigje nga shteti shqiptar”
7 familje, kryesisht nënat dhe fëmijët e tyre, prej 1 viti e gjysmë ndodhen në kampin Al-Haël në veri të Sirisë. Burgu prej 80 mijë personash kontrollohet nga forcat kurde. Sipas autoriteteve të kampit, e vetmja mënyrë për të tërhequr nënat dhe fëmijët është vendosja e kontakteve zyrtare nga pala shqiptare me administratën e kampit./A2 CNN

Blerim Shala: Grenell ka dalë nga dialogu Kosovë- Serbi, po merren Reeker dhe Palmer

Këshilltari i Presidentit të Kosovës, Blerim Shala ka bërë me dije se Richard Grenell nuk është më i përfshirë në dialogun me Serbinë.

Shala thotë se ky spostim ka ardhur pasi Grenell po merret me fushatën e Donald Trump në SHBA. Por gjithsesi kjo nuk do të thotë se SHBA nuk është e angazhuar apo se Grenell nuk do të rikthehet më.
Në një emision në Kosovë, Shala ka zbuluar se me dialogun Kosovë- Serbi nga SHBA po merren tashmë Philip Reeker dhe Matthew Palmer.
“Grenell sot për sot është jashtë procesit te dialogut, nuk do te thotë qe nuk kthehet me. Por ai po merret me fushatën dhe agjendën e Trumpit. Reeker dhe Palmer do te merren me dialogun. Kështu janë ndare punët”, ka thënë Shala

MARTTI AHTISAARI: SERBIA TA NJOHË KOSOVËN OSE TË SHKOJË NË RUSI

“Serbia nuk duhet lejuar të hyjë në Bashkimin Evropian pa e njohur Kosovën. Le të shkojë në Rusi”, ka thënë ish kryenegociatori për statusin e Kosovës Martti Ahtisaari.
“Serbia që moti e ka humbur të drejtën në Kosovën. Ajo me vite të tëra është sjellë keq ndaj kosovarëve”, ka thënë Ahtisari ne nje interviste per “Vecernji List” te Zagrebit.

Fituesi i çmimit Nobel për Paqe ka thënë se vendet që nuk e kanë njohur Kosovën e  kanë inkurajuar Serbinë në përpjekjet e saj, por ai është shprehur i bindur se kjo së shpejti do të ndryshojë.
Presidenti i sapozgjedhur serb Tomislav Nikoliq së fundi ka thënë se ai nuk do ta njohë Kosovën madje edhe me çmimin për të mos hyrë në BE.
“Nëse dëshiron Rusinë, të shkojë atje. Asnjë koncesion nuk është i pranueshëm, ka thënë ndër të tjera, Martti Ahtisaari.

2020-06-28

T: ORGANIZIMI I FORCAVE SERBE NË TERRITORIN E KOMUNËS SË ISTOGUT

Organizimi i njësive të Mbrojtjes Territoriale në Kuvendin Komunal të Istogut, kryesisht ka qenë nëpër fshatra të banuara me popullatë serbe.
Në Kuvendin Komunal të Istogut, në nivel të mbrojtjes territoriale ka qenë Aradha e Mbrojtjes Territoriale, e përbërë:
1 Tri kompani të këmbësorisë;
2 Togu përcjellës;
3 Skuadra e minahedhësve 82 mm;
4 Njësitë e logjistikës.
Me këto njësi ka komanduar Careviq Gojko, njëherësh edhe komandat i mbrojtjes për tërë komunën në Kuvendin Komunal të Istogut. Që thuhet se tashmë është deputet në këtë Kuvend Komunal.
Në Kuvendin Komunal të Istogut, përveç këtyre njësive të Mbrojtjes Territoriale kanë vepruar edhe njësitë e policisë, të cilat kanë qenë shumë mirë të organizuara dhe në shumë vende të vendosura në punkte kryesore për të bllokuar të gjitha rrugët rajonale dhe magjistrale.
Përveç këtyre njësive të lartpërmendura, duhet theksuar në mënyrë të posaçme edhe burgun e Dubravës.
Kryeshefi i sigurimit në KK të Istogut ka qenë Lubisha Desimir, komandant i policisë Momo Pantiq, zv/komandant Milivoje Gjurishiq.
Gjurica Veloviq, Radisav Babiq, i ashtuquajturi ekzekutues.
Policët, të cilët kanë qenë në formacionin e njësisë për operacione speciale:
Radiq Vesko nga Gjurakovci;
Zhivkoviq Toshko nga Brakova;
Lazareviq Vukashin nga Brakova – ka pasur të mobilizuar të dy vëllezërit.
Stojkoviq Millosh nga Zllaqi, kurse me detyrë ka qenë komandant i policisë në Gjurakovc.
Demë Muja punëtor në sigurimin shtetëror serb për regjionin e Pejës, i njohur për maltretime dhe zhvendosjen e popullatës. Tërë kohën e luftës në punë në detyrën e lartpërmendur. Tani jeton dhe punon prapë në sigurimin shtetëror serb në Novi Pazar (Tutin).

MST: Kush e torturoi deri në vdekje avokatin Mikel Markun?

Mikel Marku ka qenë një veprimtar i shquar për mbrojtjen e shqiptarëve dhe trojeve të tyre. Me veprimtarinë e tij i ka rënë në sy pushtetit serb, të cilët përmes linjave (agjentëve) të tyre i bien në gjurmë dhe vendosin ta likuidojnë në formën më mizore përmes torturës. Pjesëtarët e policisë të cilët e kanë arrestuar dhe torturuar Mikel Markun janë:
Srxhan Peroviq, ndihmëskomandant i policisë për Pejë, i njohur si snajperist në luftën e Bosnjës dhe Kosovës;
Aco Miriq, në fillim si automekanik në polici e pastaj i angazhuar në forcat për ekzekutim;
Momo Jovanoniq;
Rajko Radulloviq;
Mirko Radulloviq;
Llaboviq Zvonko;
Për vrasjen dhe maltretime kanë qenë të njohur edhe vëllezërit Niko Mishljen, Milorad Mishljen, Marko Mishljen.
Veçanërisht duhet të përmendim kryekriminelin Nebojsha Vojisllav Miniq – “Neno” i ashtuquajturi komandant i të vdekurve. I arrestuar në Argjentinë. Për krimet e tija kemi shkruar më herët.
Bashkëpunëtorët të tij kanë qenë edhe disa individ që kanë punuar si inspektor tatimmbledhës për regjionin e Pejës.

Bedri Halimi
 Bedri Halimi

HORDET SERBE APO NJËSITË E CAR LLAZARIT

Shteti serb në aspektin demokratik edhe në dekadën e parë të shekullit XXI është ende i pandryshuar. Është për t’u habitur deri kur KB dhe Unioni Evropian do të binden për lëshimet “Serbisë demokratike” e sidomos kur shikohet aspekti i hegjemonizmit serb ndaj Kosovës.
Ndoshta tani është momenti i fundit për KB dhe UE që njëherë e përgjithmonë t'i mbajnë sytë hapur për ngjarjet që po ndodhin në Serbi. Është e mjaftueshme të rikujtojmë zgjedhjen e radikalit serb Nikoliq në krye të Kuvendit serb dhe pas dy ditësh dorëheqjen e tij. Për të dëshmuar se sa janë të paqarta politikat serbe, është manipulimi i nacionalistit Koshtunica, njëherësh dhe kryeministër – pjesëmarrës në luftë kundër shqiptarëve, në luftën e fundit të Kosovës.
Sjelljet e tanishme të “Serbisë demokratike” dhe institucioneve të saja, e sidomos kishës ortodokse serbe janë sikurse sjelljet e tyre në luftërat e zhvilluara gjatë viteve të ’90-ta duke filluar nga Sllovenia dhe përfunduar në Kosovë. Të gjithë botës mundohen t’ia imponojnë se luftërat janë zhvilluar në Beograd.

Mst: Hordet serbe

Njësitë e ashtuquajtura hordet serbe për opinionin kosovar datojnë prej viteve 1912, këto njësi kurrënjëherë deri më tash nuk e kanë ndërprerë aktivitetin dhe veprimin e tyre, sidomos, ndaj popullatës shqiptare në Kosovë. Prej vitit 1981 kanë vepruar në Kosovë si njësi speciale, të vendosura në malet e Gërmisë dhe në fshatin Hajvali, afër Prishtinës.

Box:
Kush e udhëhoqi aksionin kundër Tahir Mehës?

Më 13.05.1981, në ditën e festës së sigurimit, njësia speciale e vendosur në pozicione dhe gjendje gatishmërie në malet e Gërmisë e udhëhequr dhe komanduar nga komandanti i tyre Firc Kos mësynë fshatin Prekaz në Drenicë dhe likuidojnë Tahir Mehë dhe familjen e tij. Gjatë këtij veprimi kjo njësi ka pasur edhe humbje. Pas kryerjes së detyrës, kjo njësi, në krye me komandantin e lartpërmendur kthehet në malet e Gërmisë, në pozicionet e mëparshme dhe nuk është tërhequr deri në përfundimin e luftës në qershor të vitit 1999.

Legalizimi i njësive

Këto njësi të lartpërmendura janë të legalizuara nga shteti serb-resori i sigurimit shtetëror – sekret shtetëror 01nr.992/96 të datës 05.04.1996, ku në bazë të rregullores së brendshme caktohen vendet e punës në njësitë për operacione speciale. Kështu që hordet serbe, prej kësaj date me emër të legalizuar figurojnë si njësi për operacione speciale më detyra për operacione të posaçme.
Në bazë të rregullores të organizimit të brendshëm të sigurimit shtetëror serb – sekret shtetëror 01 nr.143 të datës 22.11.1989, këto njësi janë formuluar si njësi të veçanta për kryerjen e detyrave më karakter special. Me këto njësi, gjenerali i ish-APJ-së, mbas pensionimit, prej kryeshefit të shtatmadhorisë jugosllave emërohet ministër i punëve të brendshme të Serbisë dhe më datë 05.07.1990, në orën 15:15 minuta marshon me këtë njësi prej Beogradit- Merdare-Prishtinë, ku në mënyrë flagrante sulmon dhe uzurpon RTP-në. Veprimi i këtyre njësive, në krye me gjeneralin e famshëm ishte i njëjtë sikurse më herët i hordeve serbe.
Ky gjeneral ende nuk është përgjigjur para drejtësisë?
Kur Serbia do t’ia paguajë dëmshpërblimin RTP-së?

Mst: Ku ndodhet komanda e njësive të lartpërmendura?

Komanda e këtyre njësive të lartpërmendura, është Bubajn Potok, afër Beogradit. Po në këtë vend, është edhe qendra e tyre e stërvitjes dhe aftësimit për kryerjen e detyrave. Në vitin 1991, në këtë qendër për stërvitjen e këtyre njësive, prej Australie vjen Dragan Vasiljeviq me pseudonimin kapedan Dragan, i cili ka udhëhequr dhe komanduar me njësi gjatë luftërave në Kroaci. Personi i lartpërmendur është i akuzuar edhe nga Tribunali i Hagës për krime lufte.
Më 15.01.2002. me rregullore të organizimit të brendshëm këto njësi, tash nuk janë nën komandën e sigurimit shtetëror, por udhëhiqen dhe komandohen nga ministria e punëve të brendshme në Serbi.
Për përdorimin e kësaj njësive urdhër mund të japë vetëm ministri i punëve të brendshme në bashkëpunim me kryeministrin.
Ekstremistët, radikalët serbë, të mbështetur nga socialisti Ivica Daqiq, e sidomos të mbështetur dhe përkrahur nga Kisha Ortodokse serbe, me në krye kryepeshkopin Artemije, në shek. XXI, gjegjësisht në pranverën e hershme të 2007, edhe njëherë ringjallin ‘hordet serbe’, por tash të ashtuquajtura ‘Hordët e Car Llazarit’. Këto njësi tash me emërim të ri, kurse gjatë luftës si njësi për operacione speciale, me të cilat drejtpërdrejt ka komanduar kreu politik serb, janë të njohura për masakrat siç janë:

1 Masakra e Reçakut;
2 Masakra e Korenicës;
3 Masakra e Mehjes;
4 Masakra e Krushës;
5 Masakra e Izbicës;
6 Masakra e Pollatës;
7 Masakra e familjes Berisha në Therandë, dhe shumë e shumë të tjera të kryera në territorin e Kosovës.

Me përfundimin e luftës në Kosovë, këtyre njësive duhet shtuar edhe formimin e xhandarmërisë serbe. Të gjitha këto njësi të përmendura më sipër, tash janë shumë aktive në vijën kufitare Kosovë - Serbi, ende të pazyrtarizuar.

MST: Cilat fshatra shqiptare janë në fokus të ‘hordeve serbe’?

Aktiviteti dhe veprimi i tyre gjatë vijës kufitare ka për qëllim frikësimin e popullatës, e sidomos rinisë shkollore fillore dhe të mesme që rezulton me dëbimin e tyre prej trojeve të veta. Vlen të përmenden fshatrat kufitare siç janë:

7 Tërnoci i Vogël;
8 Breznica e Poshtme;
9 Breznica e Epërme;
10 Karaçeva;
11 Krenidelli;
12 Sedlari;
13 Desivojca;
14 Tërstena.

Komanda e këtyre njësive në kufi me Kosovën në fshatrat e lartpërmendura Shën Ilia dhe fshati Qarr. Vendvëzhgimi i ushtrisë serbe është në territorin e fshatit Karaçevë – Mahalla Fere.
Duhet të shikohen malet e Muçibabës në kufi me Preshevën, e mos të flasim për veriun e Mitrovicës.

MST: Bashkëngjitja e njësive diversante dhe kundërdiversante

Këtyre njësive u bashkëngjiten edhe njësitë diversante dhe kundërdiversante, të cilat operojnë nën komandën e armatës serbe.
Për këto njësi gjatë ditëve në vijim do t’ju informojmë më hollësisht.
Njësitë e lartpërmendura (të Car Llazarit) mbështetjen kryesore e kanë në fshatrat e banuara me popullatë serbe në Kosovë, siç janë:
15 Suvidol;
16 Starogradsko;
17 Lapljeselo;
18 Gracanica;
19 Gorazdevc;
20 Shtërpce;
21 Shillovë (Në krye me kolonelin Xhakliq);
Për veriun e Mitrovicës dihet tashmë botërisht.

Mst: Udhëheqja dhe komandimi

Në Kosovë me këto njësi kanë udhëhequr dhe komanduar:
22 Radislav Staleviq;
23 Srgjan Peroviq;
24 Milojeviq Stanko;
25 Jovica Milaçiq;
26 Kosta Preleviq;
27 Dragan Petroviq;
28 Gjorgje Preleviq.

Këto njësi (të Car Llazarit) janë të etura për gjak, hakmarrje, plaçkitje, dhunime, masakrime dhe luftë fetare, siç tregon edhe rasti i Novi Pazarit, kinse Serbia po e lufton Al-Kaidën, në brendi të shtetit serb.
Me rastin e Novi Pazarit “Serbia demokratike” e dëshmon edhe njëherë ringjalljen e ‘hordeve serbe’.
Ajo në emër të etnitetit serb në Kosovë, para botës tregohet se i mbron edhe etnitetet tjera joserbe në Kosovë, kurse etnitetin mysliman brenda në Serbi e lufton.

SHTABI LUFTARAK I ZONËS SË PËRGJEGJËSISË PËR PEJË

Në bazë të statistikës të regjistrimit të ish-Jugosllavisë të vitit 1981, Kuvendi Komunal i Pejës ka pasur 54.497 banorë. Prej tyre, serbë 3847, malazez, 7039, kurse shqiptarë 36660 banorë. Boshnjakë 4153 dhe romë 2272.
Duke shikuar përbërjen e KK Pejë, në bazë të nacionaliteteve dhe duke e ditur se pushtetin pas vitit 1981 e kanë mbajtur serbët dhe malazezët në Pejë, përgatitjet e popullatës serbe dhe malazeze për luftë kanë qenë në nivel, prandaj edhe masakrat e kryera në rrafshin e Dukagjinit janë shumë të rënda përkatësisht marramendëse. Vetëm qyteti i Pejës ka qenë i rrethuar apo më mirë të themi periferia e qytetit të Pejës ka qenë e banuar me etnitete serbe dhe malazeze siç janë fshatrat: Bellopolje, Gorazhdevac, Cigë dhe Brestovik. Në bazë të këtyre të dhënave qarkullimi shqiptarëve të qytetit të Pejës ka qenë gjatë luftës plotësisht i bllokuar. Në të gjitha këto fshatra të lartpërmendura dhe në fshatrat tjera të banuara me serbë dhe malazezë kanë ekzistuar njësitë e formuara të MT të armatosura nga ish APJ-ja dhe i gjithë populli serb dhe malazez i aftë për luftë i armatosur nga policia serbo-malazeze. Përveç kësaj, kur shtohet edhe njësia për operacione speciale me vetëkomandë në patriarkanen e Pejës shtohet pyetja: çka ka pritur popullata shqiptare e paarmatosur?

Ms Formimi i shtabit luftarak në komandën e Dushko D. Antiqit

Në bazë të urdhëresës së komandës supreme të gjendjes luftarake në Kosovë dhe në bazë të komandës së seksionit të Pejës tepër sekret nr. 6/ 2-1, të datës 30. 03. 1999, urdhërohet formimi i shtabit luftarak të cilin e kryeson nënkolonel Dushko D. Antiq. Anëtarët tjerë të shtabit janë: zv. Jovo Popoviq – kryeshef i qarkut të Pejës dhe Simon Radoviq, kryetar i Qeverisë të KK Pejë. Bjeliq Tomo, drejtor i “17 Nëntorit” dhe ndihmësi i tij Toviq Nebojsha (kryeshef i inspekcionit)- përgjegjës për furnizimit e popullatës serbo- malazeze në komunën e Pejës.
Dr. Vujosheviq Dragutin, drejtor i shëndetësisë së Pejës dhe zv. i tij Vojisllav Popoviq përgjegjës për çështje shëndetësore.
Vllahoviq Sllobodan, drejtor i sipërmarrjes komunale dhe ndihmësi i tij Zdravkoviq Milivoje, drejtor i drejtorisë për ndërtimtari, përgjegjës për sanimin e territorit të KK Pejë.
Dr. Sllobodan Jokiq, drejtor i shëndetësisë, kurse ndihmësi i tij Medenica Danillo, drejtor i fabrikës së birrës në Pejë përgjegjës për çështje bujqësore. Knezheviq drejtor i Jugopetrolit dhe ndihmësi i tij Lazoviq Branko udhëheqës i pompës së benzinës “Jugopetrol”, përgjegjës për furnizim me derivate të naftës dhe ndarjen e tyre.
Zeqeviq Dragana, kryeredaktor përgjegjës për Radio Metohi, kurse ndihmësja e saj Deniq Vesna, gazetare e RTS-së, përgjegjëse për informimin e popullatës. Gojkoviq Radomir, kryetar i gjykatës së qarkut në Pejë, kurse ndihmësi i tij, Miladin Popoviq, prokuror i qarkut përgjegjës për drejtësi dhe për dënimet e shqiptarëve me procedurë të shkurtër.
Branisllav Vukoviq, koordinator i policisë financiare dhe ndihmësi i tij Neboshja Deviq, kryeshef i inspekcionit të tregut të qarkut të Pejës. Te dy emrat e lartpërmendur, kryesor dhe përgjegjës për tubimin e të mirave materiale, plaçkitjen e të gjitha lokaleve të shqiptarëve në territorin e përgjegjësisë, dënimin dhe plaçkitjen e qytetarëve.
Radosh Radulloviq, drejtor i “DD Autoprevoz”, kurse ndihmësi i tij Novica Antiq, inspektor republikan për komunikacion, përgjegjës për komunikacion dhe transport, njëherësh përgjegjësit kryesorë për bartjen e kufomave dhe të masakruarave për varreza masive në Serbi.
Tomislav Lakiqeviq, sekretar i organizatës komunale të SPS-it, kurse ndihmës Olga Obradoviq, drejtoreshë e qendrës për punë sociale, përgjegjëse për përkujdesin e të shpërngulurve. Agjitatorët kryesorë për dëbimin e popullatës shqiptare nga territori i KK Pejë për Shqipëri dhe Mal të Zi. Për sigurimin e rendit publik, përgjegjës është kryeshefi i Ministrisë së PB të Pejës, nënkoloneli Dushko D. Antiq, njëherësh dhe komandant i shtabit të lartpërmendur, është përgjegjës për të gjitha veprimet e kryera ndaj popullatës shqiptare në Zonën e përgjegjësisë së KK Pejë dhe për komunat Istog, Klinë, Deçan dhe Gjakovë. Shtrohet pyetja: do të përgjigjet ky njeri ndonjëherë para drejtësisë apo jo?
Veprimet e policisë serbo-malazeze në zonën e përgjegjësisë së KK të Pejës:
Boro Vllahoviq,  kryeshef i sekretariatit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për regjionin e Pejës, përgjegjës për të gjitha krimet e kryera në zonën e përgjegjësisë së Kuvendit Komunal të Pejës nga forcat e policisë serbo-malazeze dhe njëherësh bashkëpunëtor i ngushtë i komandantit të njësive për operacione speciale (Beretat e kuqe) me vetëkomandë në patriarkanën e Pejës.
Sërgjan Peroviq, zv i Boro Vllahoviqit, luftëtar në Bosnje, snajperist i dalluar, luftëtar në Kosovë, i vrarë në betejën e Loxhës.
Branko Gjukiq, kryeshef i sigurimit publik.

Mst; Kush ishin pjesëtarët e ‘Tigrat e Arkanit’?

Zharko Pejoviq, i mobilizuar në njësi policore, i njohur për dëbimin e shqiptarëve prej shtëpive, plaçkitje, vjedhje dhe dhunime ndaj familjeve shqiptare dhe njëherësh shtëpia e tij ka qenë e banuar me policë të ardhur nga Serbia.
Milan Protiq, po ashtu i mobilizuar, i njohur për armatimin e popullatës serbe dhe malazeze në Pejë, dhe njëherësh ka plaçkitur, djegur dhe dëbuar shqiptarë nga shtëpitë e tyre.
Mitko Seniq (i afërt familjarisht me Zheljko Razhnjatoviq – Arkanin), pjesëtar i luftës në Bosnje në njësi “Tigrat e Arkanit”. Në Kosovë tërë kohën i gatshëm për përdorimin e armëve. U është kërcënuar sidomos fqinjëve të vet, kurse me djalin e tij Miodragun kanë marrë pjesë në djegien e shtëpisë së Muhamet Belegut dhe fqinjëve të tij, plaçkitjen e shumë e shumë vepra të tjera kriminale.
Miodrag Seniq, familjarisht i afërt me Mitko Seniqin, përgjegjës për vrasjen dhe krimet e shqiptarëve në lagjen “Dardania” në Pejë.
Dushko Gjukiq, Milovan Gjukiq, Vesha Gjukiq, Rade Gjukiq. Të gjithë këta me mbiemër Gjukiq, janë pjesëmarrës në çdo veprim, aksion në plaçkitjen e pasurisë së shqiptarëve.
Radoslav Vuqeliq, mbështetësi kryesor i të gjitha veprimeve të ndërmarra nga njësitë e policisë serbe kundër shqiptarëve. Me kryerjen e veprimeve ky njeri, në shtëpi të tij ka festuar me udhëheqësit e SPB-së.
Ranko Vllahoviq, Shtëpia e Vllahiviqit, ka qenë depoja kryesore e armatimit dhe municionit të këmbësorisë, kurse ky ishte distributori kryesor për ndarjen e armatimit dhe municionit me automjete ushtarake. Ky person ka qenë nënoficer rezervë.

Mst; Kush ishte famëkeqi i njohur si ‘Komandant i të vdekurve’?

Raka Vllahoviq, me gjithë djalin e vet bashkëpunëtor të sigurimit serbo-malazez në Pejë, kërcënues, dhunues dhe plaçkitës me gjithë djalin e vet.
Sveto Dakiq, polic në SPB të Pejës, së bashku me punëtorin e SPB të Pejës Dragan Lakiqeviq, me vëllezërit e tyre dhe kushërinjtë kanë dëbuar shqiptarë prej shtëpive të tyre, kanë plaçkitur, djegur, kurse më së shumti janë të njohur për plaçkitjen e veturave të shqiptarëve në regjionin e Pejës.
Rade Nikoliq, i njohur si kriminel dhe veprimet e tija kryesisht kanë qenë vrasjet dhe dëbimet.
Andra Jovanoviq, i mobilizuar në policinë serbo-malazeze, i njohur për vrasje.
Stevica Gjurgjeviq, punëtor në SPB të Prishtinës.
Igor Gjurgjeviq, pjesëtar në njësi për operacione speciale.
Dragan Vllahoviq, kryesor i bandave që kanë vepruar në regjionin e Pejës.
Srgjan Gjudoviq, komshi i Mujo Seferoviqit, ka vepruar në fshatin Qyshk të Pejës, bashkëpunëtor i ngushtë i Dragan Vllahoviqit.
Dragan Qoroviq, punëtor i SPB-së.
Milovan Pavlloviq, një nga më famëkeqët që kanë vepruar ndonjëherë në Pejë.
Dragan Dragojeviq, gjyqtare në gjykatën për kundërvajtje në Pejë, organizatori kryesor për shpërnguljen e shqiptarëve, dëbimin e tyre, i korruptuar deri në skajshmëri.
Të gjithë këtyre të lartpërmendurve duhet shtuar edhe Nebojsha Miniq- “Neno”, i quajtur “komandant i të vdekurve”, i arrestuar në Argjentinë. I lindur në fshatin Rosuja KK Pejë, ka banuar në Pejë në lagjen “Dardania”, rruga “Urosh Gjudoviq” nr. 22.

Ndërrimi i motmoteve, ripërtëritje e dashurisë vëllazërore

                   Kërko brenda në imazh                 Nga :  FLORI BRUQI  Për të festuar Viti i Ri 2025 , ja disa urime që mund të ndani ...