2020-10-17

Rusia po shkaktonte “shpërthime moti të keq”, ndërsa Pekini “po ndryshon klimën”.

 



Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook

               Publikuar në : 11:05 - 15/10/20 |
 
 
 
 
 
  
mapo.al

Kreu i agjensisë britanike të kundërzbulimit bëri një përmbledhje të morisë së rreziqeve me të cilat përballet vendi, që nga militantët islamistë dhe deri tek ekstremizmi i djathtë në rritje. Por, ai theksoi se sfidën më të madhe afatgjatë e paraqet Kina.

Rusia aktualisht paraqet rrezikun më të madh shtetëror për Britaninë, por Kina do të bëhet më e rrezikshme në të ardhmen, tha Ken McCallum për gazetarët në Londër gjatë fjalës së tij të parë në publik si kreu i ri i shërbimit MI5. Ai tha se Rusia po shkaktonte “shpërthime moti të keq”, ndërsa Pekini “po ndryshon klimën”.


Drejtuesi 45-vjeçar i lindur në Glasgoë tha se synon të zgjerojë operacionet e agjensisë së tij për t’u përballur me aktivitetet klandestine kineze. Ai paralajmëroi se Pekini është përpjekur të vjedhë pronësinë intelektuale të bizneseve britanike, përfshirë kompanitë farmaceutike dhe universitetet.

“Mbretëria e Bashkuar dëshiron të bashkëpunojë me Kinën për çështjet e mëdha globale, si ndryshimet klimatike, por edhe duke qenë njëkohësisht aktivë në përballjen me aktivitetin e fshehtë armiqësor, kur e pikasim”, tha ai.

Zoti McCallum akuzoi vende armiqësore, si Kinën dhe Rusinë, se nuk janë më të fokusuara vetëm në aktivitetin tradicional të spiunazhit nëpërmjet vjedhjes së sekreteve qeveritare, por se tashmë kanë vendosur në objektiv ekonominë dhe infrastrukturën e Britanisë, si dhe po përpiqen të dëmtojnë demokracinë e saj.

Ai nënvizoi gjatë informimit të tij për gazetarët aktivitetin shqetësues të shërbimeve të huaja të zbulimit përqark punës kërkimore të Britanisë dhe prodhimit të vaksinave për koronavirusin. Ai tha se agjensia e tij po përpiqet të ndalë përpjekjet për të vjedhur apo sabotuar të dhënat e punës kërkimore për vaksinën. “Qartazi, është i madh çmimi global i të përftuarit të vaksinës së parë që mund të përdoret kundër këtij virusi vdekjeprurës”, tha ai.

“Janë dy aspekte për të cilat mbajmë sytë hapur: përpjekjet për të vjedhur pronësinë unike intelektuale që krijohet gjatë kërkimeve, apo mundësinë e manipulimit të të dhënave”, tha ai. “Rreziku i dytë përballë të cilit duhet të qëndrojmë të vëmendshëm është mundësia kur puna kërkimore është me integritet të lartë dhe qëndrueshmëri, por dikush përpiqet të mbjellë dyshime për integritetin e saj”, shtoi ai.

Tre muaj më parë, Qendra Kombëtare për Sigurinë Kibernetike të Britanisë tha se hakerë të mbështetur nga Rusia ishin përpjekur të vidhnin punën kërkimore për vaksinën nga universitete dhe firma farmaceutike.

“Në vitet 2020, një nga sfidat më të vështira me të cilat përballet MI5 dhe realisht qeveria është se sfidat në rritje dhe të ndryshme të sigurisë të paraqitura nga aktorë rusë, kinezë, iranianë dhe të tjerë, janë duke u rritur për nga rrezikshmëria dhe kompleksiteti – ndërsa kërcënimet terroriste vazhdojnë në masë”, tha ai.

“Shohim gjithashtu ndërhyrje në politikë: influencimin e dialogut për Bashkimin Evropian për shembull. Jo shumë larg, neutralizuam një aktivitet të spiunazhit kinez që duket se ishte pozicionuar kundër Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Zoti McCallum, i cili për 24 vjet ka qenë agjent i infiltruar për agjensinë që ai tashmë drejton, bën thirrje për krijimin e një regjistri të agjentëve të huaj, ku do të kërkohet që të regjistrojnë aktivitetin e tyre lobistët, këshilltarët e tregtisë, juristët etj, që paguhen nga fuqitë e huaja për aktivitetin e tyre. Regjistra të tillë ekzistojnë në Shtetet e Bashkuara dhe në Australi. Kjo do të ndihmonte për të luftuar “ndërhyrjet dhe influencimet e pandershme, që janë të dallueshme nga rreziku i spiunazhit”, tha ai.

Në një raport të botuar korrikun e kaluar, komisioni ndër-partiak për zbulimin dhe sigurinë i parlamentit britanik paralajmëroi se “ndikimi rus në Mbretërinë e Bashkuar është normaliteti i ri”. Komiteti kritikoi “mundësuesit dhe ndërmjetësit” britanikë, përfshirë anëtarët e Dhomës së Lordëve të Britanisë, të cilët kanë lehtësuar prurjen e parave ruse në Britani gjatë dekadës së fundit dhe u pasuruan ndërsa shndërruan Londrën në një “lavanderi” për paratë ruse.

“Ardhja e parave ruse rezultoi në një rritje të industrisë së mundësuesve – individëve dhe organizatave që menaxhojnë dhe lobojnë për elitën ruse në Mbretërinë e Bashkuar. Avokatët, llogaritarët, agjentët e pasurive dhe profesionistët e marrëdhënieve me publikun kanë luajtur një rol, me dashje ose pa dashur, në shtrirjen e ndikimit rus, i cili shpesh lidhet me promovimin e interesave të mbrapshta të shtetit rus”, thanë anëtarët e komisionit në raportin e tyre.

Qeveria britanike është aktualisht duke hartuar një projektligj të ri të Sigurisë Kombëtare dhe Investimeve që do të lejojë bllokimin nga autoritetet të blerjeve të bizneseve të infrastrukturës jetësore, nëse kanë frikë se ekziston një rrezik për pasuritë kryesore britanike.

Duke iu kthyer terrorizmit, zoti McCallum tha se ekzistonte një kërcënim në rritje nga ekstremizmi i krahut të djathtë. Që nga viti 2017, MI5 kishte ndërprerë 27 sulme të planifikuara terroriste, tetë prej tyre ishin të organizuara nga ekstremistët e ekstremit të djathtë. “Ky kërcënim nuk është, sot, në të njëjtën shkallë me terrorizmin ekstremist islamik. Por po rritet”, paralajmëroi ai.

Ai tha se pandemia e koronavirusit e kishte bërë më të vështirë ruajtjen e mbikëqyrjes fizike ndaj terroristëve të dyshuar, duke vënë në dukje se me më pak këmbësorë në rrugë, ishte më e lehtë të pikasen “vrojtuesit” nga njerëzit që ndjekin. Por një përfitim i pandemisë, shtoi ai, është se ka më pak aktivitete dhe më pak vende të mbushura me njerëz që mund të bëhen objektiv i sulmeve.

Zoti McCallum, drejtori i përgjithshëm më i ri ndonjëherë i MI5, mori detyrën në prill. Ai tha se shqetësohet thellësisht kur merr një telefonatë natën vonë, nga frika se mund të jetë për ta informuar për një sulm terrorist.

“Kur sulmet ndodhin, realitetet njerëzore janë të tmerrshme. Unë shpesh u them anëtarëve të rinj në MI5 se gjëja më e vështirë për të punuar këtu është se pavarësisht sa punë të madhe dhe novacion sjellim, nuk është e mundur që ne të ndalojmë çdo sulm. Sulmet terroriste janë gjithmonë, pa përjashtim, neveritëse. Kurdoherë që telefoni më bie vonë në mbrëmje, stomaku im shtrëngohet (nga ankthi) se mos është një nga ato momentet e tmerrshme”./MAPO,

2020-10-16

“Koronavirusi synon kontrollin e popullit, pas saj fshihet…”, teoria që po qarkullon në Gjermani

 

“Koronavirusi synon kontrollin e popullit, pas saj fshihet…”, teoria që po qarkullon në Gjermani

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 14/05/2020

Miti

Pak ditë më parë titulli: “Koronavirusi synon kontrollin e popullit, pas saj fshihet…”, teoria që po qarkullon në Gjermani”, vërshoi portalet në gjuhën shqipe. Titulli i zgjedhur nga disa portale të lë të nënkuptosh se “është se sigurt se pandemia është krijuar me një qëllim, por çfarë faktesh na jep një teori gjermane rreth kësaj çështje! Nëse e klikon lajmin shikon se titulli është në kontradiktë me përmbajtjen e artikullit.

ÇORIENTUES

Demistifikim

Artikulli në fjalë është marrë nga kanali global gjerman i lajmeve dhe informacionit “Deutsche Welle” (DW), versioni i përkthyer në shqip. Në realitet titulli i artikullit është “Corona: Teoritë konspirative kapin qendrën e shoqërisë!” Në artikull flitet për efektet negative të lajmeve të rreme rreth Coronavirusit tek populli gjerman.

“Disa politikanë gjermanë kanë shprehur shqetësimin, se teoritë konspirative mbi pandeminë e Coronës kanë mbërritur ndërkohë në mesin e shoqërisë gjermane. Ata kërkojnë kundërvënien ndaj informacioneve të rreme”, citohet në hyrje të artikullit, titulli i të cilit u nxorr jashtë kontekstit nga disa portale.

Përndryshe, mediat botërore bëjnë të ditur se lajmet e rreme kanë bërë që qindra gjerman të nxitur nga lajmet e rreme të ngrihen në protesta kundër vaksinimit. Autoritetet gjermane janë të shqetësuar nga përpjekja e ekstremistëve për të marrë në dorë protestat, ato druhen se ekstremistët e djathtë mundet ti keqpërdorin protestat me forcën e tyre antidemokratike.

Pfizer, kërkesa për miratimin e vaksinës nga SHBA, pas zgjedhjeve



Pfizer

Kompania farmaceutike amerikane Pfizer njoftoi të premten se në fund të nëntorit mund të paraqesë kërkesën pranë autoriteteve amerikane për përdorimin e vaksinës kundër COVID-19, për të cilën po punon së bashku me kompaninë gjermane BioTech.

Pfizer tha se mund njoftojë nëse vaksina do të jetë e sigurtë deri në fund të këtij muaji, bazuar në provat klinike me 40,000 persona, por shtoi se ka nevojë për të dhëna të sigurta të cilat nuk do të jenë në dispozicion deri në nëntor.

"Më lejoni të jem i qartë, duke supozuar se kemi të dhëna pozitive, Pfizer-i do të aplikojë për të kërkuar autorizim për përdorim urgjent të vaksinës në SHBA menjëherë pasi të arrihet niveli i sigurisë, në javën e tretë të nëntorit", shkruante shefi Ekzekutiv i Pfizer-it Albert Bourla.

Presidenti Trump ka thënë në mënyrë të përsëritur se vaksina kundër COVID-19 do të ishte në dispozicion para zgjedhjeve, ndryshe nga pohimet e ekpertëve të shëndetësisë.

Mundësia e vonesave të mëtejshme në prodhimin e vaksinave u rrit pas pezullimit pak kohë më parë të provave klinike për dy vaksina rivale.

Njoftimi i firmës Pfizer e bën praktikisht të pamundur prodhimin e një vaksine para zgjedhjeve të nëntorit. Komentet e presidentit për nxjerrjen në treg të vaksinës kanë krijuar shqetësime se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave, e ndodhur nën presion, mund të nxitojë dhe të mos kryejë procesin e duhur të kontrollit për dhënien e autorizimit për vaksinën.

Zyrtarët amerikanë të shëndetësisë janë përpjekur të zbusin shqetësimet nga frika se shumë amerikanë mund të mos pranonin ta bënin atë. Në fillim të këtij muaji, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave u kërkoi zytarisht prodhuesve të vaksinave që të sigurojnë dy muaj të dhëna lidhur me sigurinë e vaksinës për gjysmën e pjesëmarrësve në prova klinike. /VOA

Panairi i Librit në Prishtinë dhe Panairi i Librit në Tiranë kanë thyer një traditë më se dydekadëshe. Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia, organizatorët e kanë parë të pamundshme realizmin e këtyre dy ngjarjeve me rëndësi kulturore.Shoqata e Botuesve të Kosovës fillimisht kishte pezulluar edicionin e 22-të në qershor, me shpresë që i njëjti të mbahej në vjeshtë. Të enjten është bërë e ditur se nuk do të realizohet. Shpresa s’e do ta vazhdonte traditën me edicionin e 23-të kishte pasur edhe Shoqata e Botuesve Shqiptarë, shkruan Floirpress.Por tashmë është zyrtarizuar se as Tirana s’do të ketë panair libri, i cili rëndom mbahej në nëntor. Organizatorët kanë dalë me vendim që këtë vit të mbajnë një edicion online, e një opsion i tillë mbetet i hapur edhe për Prishtinën.Mirëpo, me gjithë modifikimet në formatin e mbajtjes, botuesit kanë theksuar se janë drejt përmbylljes së një viti të vështirë.Ngjarja më e madhe e librit në vend që nga viti 2011 mbahej çdoherë në fillim të qershorit.Artin Ahmeti, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, për Floripress, e ka konfirmuar anulimin e Panairit.

“Sa i përket Panairit të Prishtinës, siç edhe dihet, tradicionalisht është mbajtur në fillim të muajit qershor, por për shkak të gjendjes në të cilën ishim dhe për shkak të hapësirës së papërshtatshme në të cilën zhvillohet Panairi – në Pallatin e Rinisë, ku mungon ajrosja, ne nuk e kemi parë të arsyeshme ta mbajmë panairin e sivjetmë”, ka thënë ai.Sipas tij, vendim të prerë për shtyrjen e panairit nuk ka pasur, por fillimisht ka qenë ideja që Panairi të mbahej në nëntor, mirëpo duke e parë që situata nuk po shkon drejt përmirësimit, Shoqata e ka konsideruar të pamundshme mbajtjen e panairit të librit për këtë vit.

Për dallim nga Kosova, organizatorët e Panairit të Librit në Tiranë kishin caktuar edhe datat. Kishin paralajmëruar që ky edicion do të mbahej prej 12 deri më 15 nëntor 2020. Mirëpo Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, në përgjigjen që ia ka dhënë Shoqatës së Botuesve Shqiptarë, ka thënë se mbajtja e Panairit nuk mund të bëhet për shkak të “rrezikshmërisë së lartë në përhapjen e COVID-19 gjatë këtij aktiviteti”.

FLori Bruqi(Cikël poetik)

 

                          Ura e Demës 



Poshtë urës së Demës Lumbardhi shkon
pse m’u kujtua vallë
dashuria jonë

pas hidhërimit gaz kishim gjithmonë
Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj

Kapur dorë për dore le të rrimë përballë
ndërsa poshtë
urës së krahëve tanë
e lodhur vështrimesh, vala para çan

Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj

Ikën dashuria si ky ujë që rrjedh
ikën dashuria si kjo jetë e qetë
dhe si shpresa që është kaq e sertë

Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj

Treten ditët, edhe javët treten
as kohë e kaluar
as dashuritë s’kthehen
poshtë urës së Demës shkon Lumbardhi

Le të bjerë nata ora të kumbojë
ditët seç po ikin, unë këtu qëndroj.



Pse më vjen ndërmënd!


Është një melodi për të cilën do jepja
Krejt Isufin, Mehmetin edhe Florën,
Një melodi e përzishme, lënguese, e vjetër,
Që veçse për mua ka sharme të fshehta.

Por përherë më ndodh kur mbaron dëgjimi,
Që shpirti më bëhet më i ri dyqind vjet:
Më kthen në kohën e Luigjit Trembëdhjetë…
Ku shoh një kodrinë që e zverdh perëndimi.

Pastaj një satujë me kënde të gurtë,
Me xhama të lyer me ngjyra të kuqe,
Rrethuar nga parqe të gjerë, dhe një lumë
Që themelet ia lag e rrjedh përmes lulesh.

Pastaj shoh një zonjë, në dritaren e vjetër,
Flokëverdhë e syzezë, me një fustan të rëndë…
Që, ka shumë gjasa, në një jetë tjetër
E kam parë tashmë – e që më vjen ndërmënd!

Shikimi lakmitar

Kushdo që ngultas diellin me sy ka vështruar
I duket se ka parë si fluturon me ngulm
Përreth tij, në ajër, një njollë e irnuar.

Kështu dhe unë, i ri, edhe më guximtar,
Një çast mbi lavdinë guxova sytë t’i ngul:
Një njollë e zezë m’i ngeli shikimit lakmitar.

Qysh aherë, mbi gjithçka, si shenjë ogurzezë,
Në çdo vend ku syri më ndalet ndonjëherë,
E shoh të qëndrojë dhe ajo, njollë e zezë! –

Pa reshtur mes meje dhe lumturisë! Përherë?
Oh! vetëm shqiponja – o kob, kobi ynë! –
Sodit e pandëshkuar Diellin dhe Lavdinë.



Humbasin emrat nëpër fotografi


Largësia kishte ngjyrë bari, pylli,
autostrada të lara nga shiu,
adresa të shkruajtura nëpër copa gazetash.

Kujtoj gjithashtu
mëngjese në makinën
e një të panjohuri të zakonshëm,
ndoshta mik i një miku tjetër,
një i panjohur që me zor i nxjerr fjalët,
dëgjon radio me lajme nga Jugu
e më pyet për diellin e marsit.

Largësia kishte ngjyrë vitrinash,
telefona tërë taksa sipër,

pas fanarëve të makinave,
ato fytyrat që më pas,
kur arrin në shtëpi
humbasin emrat nëpër fotografi.

Lokalet mbusheshin tërë njerëz
lindnin premtime, nën nxehtësinë e një takimi,
netë për t’u rrëfyer,
qytete të transformuara në anekdotë.

Pranë rrobave të pista letra për të mbështjellë dhuratat.

Por qysh kur udhëtoj pa mungesa
e marr çdo gjë me vete,
pyjet nuk mendojnë më për Jugun
largësia ka
ngjyrë fjalësh që përmbajnë,
ngjyrën e heshtjes sime,
udhëtimin tim.



I dhashë duart e mia që përngjajnë me dhjet lutje.


E dhashë pshertimën që është mbështjellja e zërit tim.
E dhashë zemrën që në fakt është një mollë e djegur.
I dhashë mushkritë e mia që në të vërtetë janë
pemë që kurrë nuk e kanë parë hënën.
E dorëzova kutërbimin tim që në të vërtetë
është udhëtim i ngurtësuar nëpër shi.
I dhashë duart e mia që përngjajnë me dhjet lutje.
I dhashë krahët që gjithmonë janë përpjekur të më ngrehin.
I dhashë kofshët që janë veçse dashnorë përgjatë natës.
I dorëzova mollëzt   e mia që në fakt përngjajnë
me hënëzat e fëmijërisë.
E fala palloshin tim që i dekurajuar zhduket
nëpër vrima.
I dhashë robat e mia që janë mure të hedhura në erë
duke dorëzuar fantazmën që jeton brenda tyre.
E dorëzova vetveten.
E dhashë vetveten.
Dhe ju nuk do të keni asnjë copë të saj
Sepse do ja rifilloj përsëri nga e para
Pa patur me vete asgjë.



Nuk ia kam besën.



Mua nuk më duhet një kuti e rëndomtë,
më duhet një sarkofag
Me lara tigri dhe me fytyrë sipër kapakut.
I rrumbullt, si hëna që ta shihnin të gjithë
ç’përposh.
Dua t’i shoh të gjithë ata, kur të vijnë,
Duke depërtuar përmes gurëve memecë dhe rrënjëve.
Tashmë i shoh, – fytyra të zbehta, të largëta,
si yjet.
Tanimë ata janë një hiç, madje as foshnja.
I përfytyroj pa nëna e baballarë, si zotat e parë.
Ata pyesin, në duhet t’isha vallë.

Prej fundjavës sime duhet të ziesh reçel, si
prej frutash!
Pasqyra ime mbulohet mjegullishtë.
Edhe një hukamë tjetër dhe në të nuk mbetet
pasqyrim.
Lulet dhe fytyrat lëbardhen asisoj, sa shndërrohen
në çarçafë.

Nuk ia kam besën. Ai zhduket, si avull
Në ëndrra përmes vrimës së syve ose gojës.
Unë nuk mund ta ndaloj.
Një dite të bukur ai nuk do kthehet. Gjërat janë
sajuar tjetërsoj.
Ata mbeten, madhështitë e tyre të veckla
Të ngrohura janë me përçikje të shpeshta.
Kur më mërdhijnë këmbët,
Syri blu i bruzit tim më ngroh.
M’i jepni kotruvet e bakërta, jepuni kutive me
pomadë
Të shpleksin rreth meje lulet kundërmuese të natës.
Ata do të më mbështjellin në fasha, ata do ta vënë
zemrën time
Në një bohçe të pastër te këmbët e mia.
Zor se do ta njoh veten. Ka me qenë errët.
Dhe drita e këtyre vogëlimave është më e mrekullt
se fytyra e Ishtar-it* .


Në Strellc plot mall e besim



Nga Strellci , në qytetin tonë,të vjetër
do kthehem me lavdi, patjetër.
Mos qaj, moj vajzë, kaq e njomë,
Atje do bëj një kryevepër!”
Dhe shkoi ai porsi i dehur
Në Strellc plot mall e besim,
Por shpesh dëgjonte, papandehur,
Në shpirt një vaj e një qortim.
Tek pikturonte pa pushuar,
Një brengë kish gjithmonë në zemër:
Kjo dashuri e pajetuar
Ishte e tija kryevepër.



Ankimet e shiut nëpër dhëmbë

Shiu mbi tjegulla bie butë, butësisht bie,
Mbi tokën ku e dashura ime e shkreta shtrihet
I trishtë zëri i saj më thërret mua, thirrje e trishtë,
Si një Diell i lindur ngjyrë gri.

Dashuri, dëgjomë
Kaq butë, kaq pikëllueshëm zëri i saj kurrë s’ka qënë,
Kurrë papërgjigjes, dhe i terrët shiu si tani,
Asnjëherë s’ka rënë.

Terr zemrat tona, oh dashuri, lermë të shtrihem i ngrirë
Si zemra e saj pikëllueshëm është shtrirë
Nën gjembat e hënës gri, mykut të zi
Dhe ankimeve të shiut nëpër dhëmbë.


Ajo shtrihet pranë meje në agim

E freskët posi gjethe të qullura
muzgjesh
Ajo shtrihet pranë meje në agim.

2020-10-15

Vdiç prof.dr.Nuri Dragoi(1951-2020)


Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 historiani dhe gazetari Nuri Dragoi. Referuar dëshmive të të afërmve të tij, Dragoi ka qenë prej disa javësh i infektuar prej Covid 19  dhe nuk ka mundur që të mbijetojë dot...


Covid merr sot  jetën e mikut tim Nuri Dragoi.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë gazetari dhe historiani i njohur shqiptar Nuri Dragoi. më njofton miku im gjenerali dhe profesori nga Tirana, zt. Bajram Ibraj.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije  edhe  familjarët dhe të afërmit e tij përmes postimeve të bëra në rrjete sociale.

Në një betejë dyjavore me këtë virus të mallkuar që po merr shumë jetë njerëzish, ti humbe miku ynë, bashkëpunëtor i mirë, studiues dhe publicist i njohur, Nuri Dragoi! 


Çfarë dhimbje për familjen tënde, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e ty.

 Pena jote do t'i mungojë studimeve, historisë dhe rrënjeve shqiptare, ashtu sikur ti dije ta gdhendje në letër. I paharrruar qoftë kujtimi yt! Qofsh i parajsës, miku im i shtrejtë.Për hrë të fundit pimë kafe në Tiranë para 4 mujave në Hotelin internacional Tianë.

Profesor Dr.Nuri Dragoi ,ishte anëtar i ASHASHA-së(AAAS-it)dega Tiranë si dhe ishte i përfshirë në "Leksikonin enciklopedik"të akademisë së Shkencave dhe arteve Shqiptaro-Amerikane ,me  autorit Flori Bruqi.

Autori dhe Departamenti për mardhënie me publikun i shpreh ngushëllime të sinqerta familjë së historianit të ndjerë Prof.dr.Nuri Dragoj-it.

prof.Dragoi ka qenë botues i disa librave dhe i njohur për qendrimet e tij publike ndaj çështjeve të ndryshme historike dhe të aktualitetit në vend...

2020-10-14

Dy-fjale-lexuesve-per-leksikonin-enciklopedik-te-akademise-se-shkencave-dhe-arteve-shqiptare-amerikane-

 

Dy fjalë lexuesve për “Leksikonin Enciklopedik” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane / Nga: Flori Bruqi

Dy fjalë lexuesve për “Leksikonin Enciklopedik” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane

https://www.mekulipress.com/dy-fjale-lexuesve-per-leksiko…/…

Botimi i parë i “Leksikonit enciklopedik ” për akademikët e Akademisë së Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane etj,shpresojmë që do të plotësojë zbraztësirat në zhvillimin e shkencës, kultures dhe letërsisë shqiptare, ngase një doracak të tillë nuk ka ekzistuar.
Pas tranzicioneve demokratiuke në trojet shqiptare dhe diasporë zhvillimi i shkencës,letërsisë, artit etj., mori hov si kurrë më parë.

28 Nëntori i vitit 1995 shënonoi këthesë historike për themelimin e Akademisë së Shkencave Shqiptaro-Amerikane në New York.Themelues të Akademisë janë Prof.Dr.Skendër Kodra,Dr.Ulvi Vehbiu,Dr.Adem Harxhi,Dr.Namik Shehu,Mentor Mata,Sanie Selita etj.
Akademia në fakt është një institucion mbarë kombëtar ngase ka anëtar nga Prishtina dhe Tetova e Presheva,nga Tirana,Shkodra
Gjrokastra…, dhe Diaspora.
Bashkarisht në këtë Akademi organizuam një së si aktivitetesh shkencore dhe kombëtaresi fjala vjenë Konferenca kushtuar 600 vjetorit të lindjës së Heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skenderbeut ,
70 vjetorit të lindjës së shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.
Konferenca për gjuhën e njësuar shqipe, ku senator i gjuhës dhe cultures kombëtare prof.Peter Prifti mbrojti me argument origjinale rëndësinë historike të Kongresit të Drejtëshkrimit në Tiranë 1972,kundër qëndrimeve subjective, politike dhe antishkencore të profesor Arshi Pipës.
…Akademia e Shkencave dhe Arteve Shqiptare Amerikane në Nju Jork punimet e tyre shkencore i kanë botuar në revistën shkencore të Akademisë “Dituria”.

Ndërsa në vitin 2019 kjo Akademi i botoi dhe përuroi në Prishtinë dy libra të autorëve nga Kosova: Dibran Fylli”Tokë e mbjellë në Varre”(Krimet Serbe në Kosovë 1998-1999) si dhe libri i Jahja Llukës “Përmbledhje shkrimesh”.
Është përgatitur për botim libri i parë “Leksikon enciklopedik”, i cili sadopak do ti plotësojë zbrazëtësirat që janë hetuar në zhvillimin e shkencës,letërsisë, artit, kultures etj.ngase një dorcak i tillë biografik dhe bibliografikë deri me tash nuk ka ekzistuar.
Shkencëtaret dhe shkrimtarë tanë etj., edhe pse jetuan dhe krijuan në rrethana të caktuara, ata identitetin e tyre kombëtar e dëshmuan me veprat e tyre,me përmbajtjet e veprave,me personazhet,me ambientin, e madje edhe me deklaratat e tyre së janë shqiptarë.
Gjatë shkrimit të këti doracaku për 4 vjet pandërprerë na kanë përcjellë edhe probleme të ndryshme në grumbullimin,verifikimin dhe sistemimin e të dhënave.
Rritja në numër e anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup, ka sjellë prej kohësh nevojën e një enciklopedie ku të pasqyrohet kontributi i anëtarëve të kësaj Akademie që jetojnë në trojet shqiptare dhe në Diasporë.
Libri “Leksikon enciklopedik” vjen si një kontribut i çmuar i kësaj akademie që nga themelimi i saj vitin 1995 e deri më sot.
Pas një pune të mundishme dhe të suksesshme autori më bashkëpunëtoret e tij ka arritur që t`i japë lexuesit Enciklopedinë biografike dhe bibliografike të akademikëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencës dhe Artit si dhe disa intelektualëve tjerë që kanë lënë gjurmë në shkencë,letërsi dhe art.
Në këtë mënyrë kemi një tablo të plotë të këtyre autorëve dhe veprave të tyre në Shqipëri dhe Kosovë, Maqedoni dhe Malin e Zi, në Luginën e Preshevës, Medvegjës, Bujanocit,Çamerisë dhe në Diasporë.
Autori së bashku me Stafin redaksional ka punuar me dashuri dhe përkushtim në mbledhjen e këty biografive dhe bibliografive të këtyre njerëzve të shquar të trojeve shqiptare dhe të Diasporës.
Shumë prej tyre nuk rrojnë më, ndaj dhe marrja e informacionit ka paraqitur vështirësi. Mirëpo këmbëngulja e tyre ka bërë që asnjë prej këtyre anëtarëve të Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve të mos mungojë, madje të mos mungojë asnjë vepër e tyre.
Kjo tregon seriozitet dhe përgjegjësi, kur merr përsipër të shkruash vepra të përmasave të tilla madhore.
Nuk kanë hyrë në “ Leksikon enciklopedik” ata që nuk kanë vepra shkencore, letrare etj., të botuara si dhe ata që nuk i kanë dërguar më kohë biografitë dhe bibliografitë e tyre.
Njerëzit e interesuar do të kenë mundësinë të njihen jo vetëm me shtrirjen gjeografike ku veprojnë këta autorë, por dhe prurjet shkencore që ata kanë sjellë në të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Ky libër enciklopedik do t`u vijë në ndihmë mësuesve dhe nxënësve, pedagogëve dhe studentëve, kërkuesve të rinj shkencor dhe gjithë atyre që janë të interesuar të thellojnë dijet e tyre.
Bashkëveprimi dhe shtrirja gjeografike ku veprojnë këta autorë ka sjellë një përbashkim të vlerave të krijuara, kanë nxitur njëri-tjetrin për t`u thelluar më tej në fushat ku ata krijojnë apo hulumtojnë.
Rezultatet kanë qenë të kënaqshme dhe lexuesi do të shohë prurjet e secilit autor në fushën përkatëse, sidomos në mjekësi,inxhinieri ,
shkenca ekzakte, letërsi dhe albanologji, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me identitetin e kombit tonë i cili në rrjedhë të mijëvjeçarëve ka lënë gjurmët e tij.
Ka qenë dhe është detyrë e anëtarëve të kësaj Akademie të thellojnë punën kërkimore shkencore në fushë të Shkencave ekzakte ,
mjekësisë ,teknologjisë , albanologjisë duke shkuar në thellëi të mijëvjeçarëve.
Kjo Enciklopedi është hartuar në mënyrë të tillë që nga lexuesi i zakonshëm e deri te studiuesit e fushave të ndryshme të kenë mundësinë që të njihen me arritjet e secilit autor dhe të përzgjedhin prej tyre atë që ata kërkojnë.
Ajo duke patur biografinë dhe bibliografinë e një numri të konsiderueshëm autorësh ka përfshirë të gjitha fushat e dijes duke filluar me arritjet në shkencat natyrore dhe veçanërisht në fushën e mjekësisë, në albanologji dhe gjuhësi, në histori dhe filozofi, në art dhe letërsi, në ekonomi dhe në çdo sferë tjetër të dijes njerëzore.
Artikujt dhe studimet e këtyre autorëve përfshijnë figurat më të rëndësishme historike që u kanë dhënë emrin e tyre ngjarjeve më kulmore të historisë sonë.
Kjo enciklopedi përfaqëson një vepër shkencore. Në kumtesat dhe studimet e këtyre autorëve do të gjesh botën shqiptare në të gjithë dimensionin e saj historik nga lashtësia deri në ditët e sotme.
Kjo vepër ka identitet të spikatur kombëtar. Autorët që përfshihen në këtë botim enciklopedik kanë sjellë kontribute të rëndësishme në shkencë dhe arte, sidomos arritjet në fushë të mjekësisë, teknologjisë , jurispondencës ,ekonomisë , albanologjisë etj.
Një nga figurat qendrore të kësaj akademie ka qenë kryetari i saj prof. dr. Skëndet Kodra,Ph.D i cili mundi të përbashkojë dijen shqiptare dhe më gjerë, të shtrirë në pesë shtetet ballkanike ku shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e tyre dhe në Diasporë dhe që ky kontribut shqiptar po ngrihet vazhdimisht drejt nivelit botëror.
Tashmë Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave dhe e Artit me seli në Nju Jork, Tiranë, Prishtinë e Shkup është bërë epiqendra e mendimit akademik që prodhohet në trojet shqiptare duke sjellë gjallëri dhe freski në fushë të artit dhe shkencave.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve është mbështetur fort mbi arritjet e deri tanishme të dijetarëve shqiptarë, i ka parë kontributet e tyre akademike si arritje të çmuara dhe i ka vlerësuar vazhdimisht.
Por çdo arritje është njëkohësisht pikënisje nga ku fillon e ngrihet një arritje tjetër. Në këtë kuptim, duke ruajtur vlerën e arritur, janë bërë përpjekje për arritje të reja dhe që këto kontribute akademike janë të rëndësishme sidomos në fushë të Mjekësisë ,Albanologjisë etj.
Albanologjia ende nuk e ka thënë fjalën e saj përfundimtare, sepse kërkohen studime të thelluara në gjuhësi dhe antropologji, në histori dhe arkeologji, në besimet pagane që emërtohen pellazgjike dhe që kanë bashkëjetuar me shqiptarët deri në ditët e sotme.
Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, si akademi e trojeve shqiptare dhe e Diasporës u ka dhënë një ndihmesë të çmuar shkencave ekzakte dhe atyre shoqërore, veçanërisht në fushë të Albanologjisë, ku gjithnjë e më shumë, anëtarët e kësaj akademie kërkojnë të depërtojnë në atë histori që nga historianët quhet parailire.
Nëse për grekët historia para helene apo pellazgjike është e dokumentuar prej autorëve të antikitetit dhe helenët nuk kanë patur asnjë lidhje gjenetike me pellazgët; shqiptarët e sotëm ruajnë tradita dhe zakone që e kanë zanafillën nga ajo periudhë që autorët e antikitetit i emërtojnëpellazgjike siç është adhurimi për lisin e shenjtë apo adhurimi për malin e Tomorit që kanë qenë rite që kanë përcaktuar identitetin e asaj popullsie që quhej pellazgjike.
Disa nga studimet që janë marrë me periudhat para ilire janë të nivelit akademik dhe përbëjnë arritje të këtij institucioni në botën akademike shqiptare.
Disa nga arritjet e Akademisë Shqiptare Amerikane të Shkencave dhe Arteve, kanë prekur në thellësi sferat e dijes njerëzore, aty pasqyrohet qartë identiteti ynë kombëtar, autoktonia e shqiptarëve në trojet e veta, marrëdhëniet me popujt e tjerë prej të cilëve ka dhënë dhe ka marrë çfarë shoqëria njerëzore ka arritur në shkencë dhe arte dhe që kanë shërbyer për një ecje të sigurt të njerëzimit drejt progresit dhe përparimit shoqëror.
Aty do të gjesh të pasqyruara marrëdhëniet e popullit tonë nga qytetërimet e lashta mesdhetare deri në ditët e sotme.
Në studimet e autorëve që janë marrë me historinë e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre del në dukje se uniteti i shqiptarëve ka patur në themel tolerancën dhe harmoninë midis tyre, tipare që janë manifestuar në të gjitha fushat e jetës.
Në këtë enciklopedi do të gjesh autorë me veprimtari të gjerë dhe me vlera të spikatura në fushën e mjekësisë, teknologjisë ,biznesit , gjuhësisë të cilat konsiderohen studime të mirëfillta shkencore duke i dhënë një shtysë të mëtejshme shkencës shqiptare në veçanti .
Raportet e gjuhës shqipe me gjuhët e popujve fqinj, që nga antikiteti deri në ditët e sotme janë dëshmi e sigurt e ekzistencës së shqiptarëve në trojet ku jetojmë sot që nga kohët parahistorike. Këto studime gjuhësore janë shoqëruar me një dokumentacion të pasur dhe me burime të drejtpërdrejta nga autorë shqiptarë dhe të huaj që janë marrë me origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës shqipe.
Letërsia shqipe është gjetur në këto vitet e fundit në kuota të lartësuara që qëndrojnë denjësisht përkrah letërsisë botërore. Ajo shkruhet brenda trojeve shqiptare, por dhe jashtë tyre në Diasporë.
Pavarësisht se ku shkruhet dimensioni i saj artistik ka rrokur gjithë dimensionin e hapësirës botërore.
Ajo troket në çdo portë ku brenda saj ka një qënie njerëzore që lufton për ta bërë botën më të bukur dhe më të mirë.
Letërsia shqipe i ka kapërcyer kufijtë e trojeve të saj, çmohet e vlerësohet ngado, në çdo veprimtari që ka brenda saj përmasën botërore.
Personazhet e letërsisë shqipe aq sa individualizojnë njeriun e shtrirjes gjeografike ku ata veprojnë, po aq lehtësisht u përgjigjen vlerave universale që mbart njeriu i kohëve moderne.
Veprat e artit, sidomos piktura, kanë shtegtuar anë e kënd botës dhe kanë përcjellë botën e pasur shpirtërore të shqiptarit, model nëpër kohra i shpirtit paqësor dhe liridashës.
Në këtë leksikon enciklopedik ku përfshihen më shumë se 300 autorë të trojeve shqiptare dhe Diaspora janë përfshirë të gjitha fushat e dijes njerëzore.
Do të gjesh personalitete të spikatura me kontribute shkencore dhe artistike që janë ngritur vazhdimisht drejt nivelit evropian dhe botëror.
Duke lexuar bibliografitë e këtyre autorëve lexuesi do të gjejë fushën e interesit të tij, do t`u drejtohet lehtësisht biliotekave dhe librarive.
Ky botim do ta bëjë më të lehtë punën e studentëve dhe pedagogëve, të studiuesve dhe kërkuesve shkencorë.
Duke lexuar këtë libër enciklopedik do të vijë më e plotë pamja e gjithë arritjeve shkencore dhe artistike të deritanishme të realizuara nga Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe e Arteve dhe të gjithë atyre shkrimtarëve dhe studiuesve që kanë bashkëpunuar me këtë institucion prestigjioz të trojeve shqiptare dhe në Diasporë.

 

Nga: Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...