2020/10/15

Vdiç prof.dr.Nuri Dragoi(1951-2020)


Ka humbur jetën si pasojë e Covid-19 historiani dhe gazetari Nuri Dragoi. Referuar dëshmive të të afërmve të tij, Dragoi ka qenë prej disa javësh i infektuar prej Covid 19  dhe nuk ka mundur që të mbijetojë dot...


Covid merr sot  jetën e mikut tim Nuri Dragoi.

Bëhet me dije se ka ndërruar jetë gazetari dhe historiani i njohur shqiptar Nuri Dragoi. më njofton miku im gjenerali dhe profesori nga Tirana, zt. Bajram Ibraj.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije  edhe  familjarët dhe të afërmit e tij përmes postimeve të bëra në rrjete sociale.

Në një betejë dyjavore me këtë virus të mallkuar që po merr shumë jetë njerëzish, ti humbe miku ynë, bashkëpunëtor i mirë, studiues dhe publicist i njohur, Nuri Dragoi! 


Çfarë dhimbje për familjen tënde, për miqtë, bashkëpunëtorët dhe dashamirësit e ty.

 Pena jote do t'i mungojë studimeve, historisë dhe rrënjeve shqiptare, ashtu sikur ti dije ta gdhendje në letër. I paharrruar qoftë kujtimi yt! Qofsh i parajsës, miku im i shtrejtë.Për hrë të fundit pimë kafe në Tiranë para 4 mujave në Hotelin internacional Tianë.

Profesor Dr.Nuri Dragoi ,ishte anëtar i ASHASHA-së(AAAS-it)dega Tiranë si dhe ishte i përfshirë në "Leksikonin enciklopedik"të akademisë së Shkencave dhe arteve Shqiptaro-Amerikane ,me  autorit Flori Bruqi.

Autori dhe Departamenti për mardhënie me publikun i shpreh ngushëllime të sinqerta familjë së historianit të ndjerë Prof.dr.Nuri Dragoj-it.

prof.Dragoi ka qenë botues i disa librave dhe i njohur për qendrimet e tij publike ndaj çështjeve të ndryshme historike dhe të aktualitetit në vend...

No comments:

Post a Comment

Urrejtje dhe protesta anti Tesla

Qindra protesta në dealershipet dhe ekspozitat e Tesla në të gjithë botën u zhvilluan të shtunën, duke shfaqur një rezistencë globale kundër...