Gjatë ditës së sotme në vendin tonë ka qëndruar për vizitë Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi.
Varhelyi ka takuar të parin kryeministrin,prof.dr. Avdullah Hoti, për të vazhduar më kryeparlamentaren Prof.dr. Vjosa Osmani.
Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, përveç dy krerëve të shtetit, ka takuar edhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin dhe atë të PDK-së, Kadri Veseli.
Por, ajo që ka rënë në sy është mos takimi i Komisionar Varhelyi me presidentin e vendit, Hashim Thaçi, të cilin nuk e përfshiu fare në agjendë.
E për këtë të fundit, në media sot është raportuar se është nisur për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por ky lajm ende nuk është konfirmuar nga presidenca e Kosovës.
E që nga propozimi i aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit, ai ka qenë në izolim total nga ndërkombëtarët, duke u refuzuar në takime edhe nga ambasadorët e vendeve mike në Kosovë.
E kjo sipas analistit politik, Faton Mehmeti është shenjë se Bashkimi Evropian e konsideron Thaçin si njeri të kaluarës.
“Besoj se është e qartë se BE dhe asnjë diplomatë nuk takon një person, të cilit pritet t'i konfirmohet aktakuza. Kështu që, kjo është krejtësisht brenda parimeve të BE dhe sie tillë apelohet edhe ndaj Thaçit. Për më tepër që Thaçi tashmë konsiderohet si njeri i të kaluarës, duke pasur parasysh se karriera e tij politike ka praruar. Thaçi i takon së kaluarës, andaj nuk e takon asnjë njeri”, thotë Mehmeti për “Bota sot”.
Ai shprehet se tashmë ka ndodhur rënia e presidentit Thaçi.
“Duket se këtë gjë po e ndjen edhe presidenti aktual, i cili kurrë nuk ka qenë në një situatë më të rëndë politike, se sa këtë kohë. Rënia e Thaçit tashëm ka ndodhur, më saktë vdekja e tij politike ka ndodhur, pritet vetëm varrimi i tij politike”, përfundon analisti politik, Faton Mehmeti.