2020-10-14

Nëntë (9) ditë deri te konfirmimi ose hudhja poshtë e aktakuzës nga Specialja për Thaçin e Veselin, juristi shpjegon situatën

 


 

Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi

Kanë mbetur edhe 9 ditë deri te konfirmimi ose hudhja poshtë e aktakuzës ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Se cili do të jetë vendimi i Speciales, lidhur me këtë çështje ka folur juristi i njohur.

Njohësi çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim    ka thënë se çështja e ngritjes së aktakuzave për të parin e shtetit, Hashim Thaçi, dhe liderin e PDK-së, Kadri Veseli, varet nga prokuroria e kësaj gjykate speciale të Hagës.

Ai shpjegon se Specialja nuk do të ngutet në konfirmimin e këtyre aktakuzave, pasi sipas tij, aktakuza momentale ka shumë mangësi dhe mospërputhje.

Image
Blerim Burjani

“Kjo është çështje e prokurorisë. Gjykata mund edhe të mos deklarohet rreth aktakuzave edhe pas 6 muajve, pra mund të shtyhet ky afat sipas ecurisë së punës së provave dhe mbledhjes së fakteve nga kjo prokurori. Nuk ngutet konfirmimi sepse duhen prova sepse aktakuza momentale ka përplot mangësi dhe nuk përputhet, me provat dhe nuk ka dëshmitar, pra është vështirë një aktakuzë e tillë të ngritët në mungesë të dëshmive dhe provave”, shprehet Burjani, për gazetën “Bota sot”.

Krejt në fund, juristi e rithekson se Gjykata Speciale nuk do të ketë nxitim lidhur me konfirmimin e aktakuzave për Thaçin e Veselin.

“Pra, nga ana e Gjykatës Speciale nuk do të këtë nxitim rreth këtyre rasteve”, tha në fund, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani.

Kujtojmë se gjykatësi ka maksimum gjashtë muaj kohë për të konfirmuar ose hedhur poshtë aktakuzën. Kështu që aktakuza kundër presidentit Thaçi dhe Veselit e dorëzuar më 24 prill të këtij viti ka afat edhe 10 ditë (24 tetor 2020) që të konfirmohet apo të hudhet poshtë nga gjykatësi i procedurës paraprake.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...