Shkrimtari, publicisti, hulumtuesi shkencor, anëtar i rregullt i Akademisë Shqiptare Amerikane për Shkence dhe Arte, Flori Bruqi, kësaj radhe na paraqitet me një libër “Leksikon enciklopedik “,
shumë interesant si rezultat i hulumtueseve shkencor të kësaj akademie në fushat e tyre të thella për shkencën dhe artin.
“Leksikoni Enciklopedik”, i Akademisë Shqiptare-Amerikane të Shkencave dhe Arteve është një vepër kapitale që trajton shkencën si dhe artet në të gjitha hapësirat shqiptare në Shqipëri, në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi edhe në diasporë.
Leksikoni Enciklopedik, mbart elemente vlerësuese për rreth 300 autor që përfaqësohen me biografi dhe bibliografi të tyre që janë të përfshirë studiueit e gjallë si dhe studiuesit post mortum të cilët kanë lënë gjurmë në shkencë, letërsi dhe art.
Studiuesit janë përfshirë nga të gjitha fushat siç janë artet figurative, shkencat ekonomike, shkencat e mjekësisë, shkencat e historisë nga të gjitha trevat shqipfolëse, nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut, nga Kosova dhe Amerika. Por peshën kryesore do ta mbetet tek vetë autori.
Mendoj që ky ” Leksikon enciklopedik” është i ngjeshur me vlera të larta shkencore, letrare,artistike të autorëve të pakontestuar, tejet të përmbledhur, e shumë konciz.
Në ketë rast autori Bruqi ka patur një lloj përgjegjësie sepse kjo vepër është botim akademik, i cili është bër nga njerëz që kanë nivel të lartë studimor për këtë punë dhe çdo gjë është kaluar me përgjegjësi në një sitë profesionistësh duke bërë seleksionim deri në pikën përfundimtare për secilin krijues.
Të dhënat dhe botimet, suplementet e artit, të dhënat e reja që dalin edhe në shtypin periodik do të shfrytëzohen sigurisht me një përpjekje dhe saktësi duke i përfshirë në ketë vepër.
“Leksikoni enciklopedik” është një vepër me rendësi kombëtare,ku politika nuk ka patur vend dhe hapësirë për të vepruar, andaj kjo vepër kapitale është e begatuar dhe do mbetet shembull për gjeneratat e ardhshme se si duhet punuar dhe vepruar gjithnjë në interes të dijes dhe shkencë, pasi që një libër i kësaj natyre i ka munguar trojeve shqiptare me vite.
Lexuesi dhe studiuesi shqiptar dhe ai i huaj do ta lexon dhe studion këtë vepër, për dhembjen tonë, të autorit dhe të gjithë atdhetarëve, për të pasur mundësi të gjykoni…