“Koronavirusi synon kontrollin e popullit, pas saj fshihet…”, teoria që po qarkullon në Gjermani

 

“Koronavirusi synon kontrollin e popullit, pas saj fshihet…”, teoria që po qarkullon në Gjermani

cover image

Myth Buster: Shefkije Alasani

Post Link

Date: 14/05/2020

Miti

Pak ditë më parë titulli: “Koronavirusi synon kontrollin e popullit, pas saj fshihet…”, teoria që po qarkullon në Gjermani”, vërshoi portalet në gjuhën shqipe. Titulli i zgjedhur nga disa portale të lë të nënkuptosh se “është se sigurt se pandemia është krijuar me një qëllim, por çfarë faktesh na jep një teori gjermane rreth kësaj çështje! Nëse e klikon lajmin shikon se titulli është në kontradiktë me përmbajtjen e artikullit.

ÇORIENTUES

Demistifikim

Artikulli në fjalë është marrë nga kanali global gjerman i lajmeve dhe informacionit “Deutsche Welle” (DW), versioni i përkthyer në shqip. Në realitet titulli i artikullit është “Corona: Teoritë konspirative kapin qendrën e shoqërisë!” Në artikull flitet për efektet negative të lajmeve të rreme rreth Coronavirusit tek populli gjerman.

“Disa politikanë gjermanë kanë shprehur shqetësimin, se teoritë konspirative mbi pandeminë e Coronës kanë mbërritur ndërkohë në mesin e shoqërisë gjermane. Ata kërkojnë kundërvënien ndaj informacioneve të rreme”, citohet në hyrje të artikullit, titulli i të cilit u nxorr jashtë kontekstit nga disa portale.

Përndryshe, mediat botërore bëjnë të ditur se lajmet e rreme kanë bërë që qindra gjerman të nxitur nga lajmet e rreme të ngrihen në protesta kundër vaksinimit. Autoritetet gjermane janë të shqetësuar nga përpjekja e ekstremistëve për të marrë në dorë protestat, ato druhen se ekstremistët e djathtë mundet ti keqpërdorin protestat me forcën e tyre antidemokratike.

Comments

Popular posts from this blog

Libra të rinj - Shkarkim falas

Ese për Vitin e Ri

Poezi të zgjedhura nga GJERGJ FISHTA (23 tetor 1870 - 30 dhjetor 1940)