2020-10-24

Arben Veselaj :Si e shkrova këtë libër

Ideja për ta shkruar këtë libër më ka lindur në qershor të vitit 2019 derisa po përgatisja një reportazh për gazetën Zëri të Prishtinës, në të cilin po përpiqesha t’i paraqisja përshtypjet e para prej gazetari për katundet arbëreshe të Kalabrisë, ku ende flitej gjuha shqipe e Mesjetës dhe ku rronte identiteti i vjetër arbëror. Reportazhin me titull Rrini mirë, arbëreshë! e botova menjëherë, por seç m’u duk se ai nuk mjaftoi për ta rrëfyer krejt atë që ndieja për të rrëfyer për botën arbëreshe. Takimi me atë botë për mua ishte sikur një udhëtim në kohë, një udhëtim historik dhe fantazist njëherësh. Udhëtimi në botën arbëreshe për një gazetar albanolog do të thotë më shumë sesa një udhëtim ekspeditiv sepse papritmas të zbulohet “i gjallë” trualli ku lindën idetë e qytetërimit modern shqiptar. Bota arbëreshe ka qenë gjithmonë një lloj ekzotizmi për çdo gazetar dhe udhëpërshkrues. Të rrallë kanë qenë ata që kanë mundur ta frenojnë yshtjen e të mos shkruajnë për të. Edhe mua më mahniti ajo botë. Ato vise të hirnosuara të gjeografisë kalabreze që i kisha kaptuar sa e sa herë në leximet e pionierëve të romantizmit shqiptar ma nxitën kureshtjen për të rrëmuar sërish në letërsinë arbëreshe, nëse do të mund ta gjeja një kuptimësi të re për ta nxjerr, mbase, edhe një interpretim të ri, ndryshe nga ai tradicional historik. Kësaj hyrjeje të këtij libri ndoshta mund t’i mungojnë fjalitë klishe të tipit: çfarë shërben ky libër, ose çfarë synon ky libër, por mund të them se disa pjesë të tij provojnë të sjellin një interpretim ndryshe të historisë së letërsisë dhe në përgjithësi të historisë së mendimit shqiptar. Gjatë shtjellimit të materies të librit mund të haset në një qasje jotradicionale dhe johistoriciste për disa autorë e vepra të letërsisë arbëreshe, si dhe në disa të pathëna rreth dialektikës historike të kësaj letërsie, por ky libër, në asnjë mënyrë, nuk pretendon të jetë kritikë për historinë e letërsisë. Më shumë se një reportazh nga toka kalabreze, ky libër është një “flashback” në disa faqe të historisë së letërsisë. Mbase mund të jetë edhe një “short history” për botën arbëreshe, por besoj se në një version alternativ më së miri do t’i rrinte titulli Tri rrëfenja arbëreshe, pasi substanca e tij rrëfen sfondin historik (kombëtar), estetik (letrar) dhe ikonik (religjioz) të botës arbëreshe. As krejt reportazh, as udhëpërshkrim i plotë, as rrëfim i pastër… por të gjitha nga pak, të shkrira në një triptikon gjithëpërfshirës dritëhijesh arbëreshe. Pasueset e këtij libri mund të jenë deskriptivë e eseistikë më shumë sesa që duhet, por ata janë shkruar kryesisht gjatë kohës së udhëtimit e, ndërkaq, vetë udhëtimi, në përvojën time jetësore e profesionale, ka qenë jo një vizitë e zakonshme, por një pelegrinazh i vonuar në Arbërinë e vjetër.

MKRS-ja do të përkrahë artistët dhe krijuesit e pavarur nga fondi emergjent 16 tetor

Në takim ministrja i njoftoi që MKRS-ja nga fondi prej 5 milionë euro, i shpërndarë për rimëkëmbje ekonomike nga Qeveria e Kosovës, në fazën e parë i ka vënë në dispozicion fondet përmes tri masave që kanë pasur për qëllim; fuqizimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës përmes mundësimit të angazhimit me punë praktike në kompani private, OJQ dhe institucione publike; mbështetjen e drejtpërdrejtë të klubeve të sportit në Kosovë të regjistruara sipas legjislacionit në fuqi; dhe subvencionimin e projekteve nga fusha të ndryshme të sektorit të kulturës dhe trashëgimisë kulturore. “Si MKRS kemi propozuar që fondi i mbetur prej 2.5 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike të dikastereve që mbulon MKRS t’i dedikohet mbështetjes së artistëve dhe krijuesve të pavarur”, ka thënë ajo. Rrjedhimisht takimi i sotëm shërbeu për të diskutuar këtë propozim në mënyrë që të identifikohen mënyrat se si mund të përkrahen krijuesit e pavarur. U diskutua për vendosjen e kritereve dhe mënyrën e zbatimit, gjithmonë konform nevojave dhe kërkesave që ata mund të kenë. Ministrja Dumoshi ka thënë që për MKRS-në dhe për të si ministre është kruciale që në këtë fazë të ketë bashkëpunim të ngushtë me gjithsecilin dhe që secili propozim do të trajtohet me kujdesin e duhur institucional.

KOSOVARËT PO I REFUZOJNË PRODUKTET SERBE – EDHE PAS HEQJES SË TAKSËS

SEFER ZOGAJ e Taksa 100% është larguar, por përkundër kësaj blerësit kosovarë 100% më pak po blejnë produkte serbe. Arsyet mund të jenë të ndryshme, por sociologu Labinot Kunushevci thotë se një nga to, mund të jetë edhe krijimi i një kulture të re konsumatore ku refuzohen vullnetshëm produktet e Serbisë. Kosovarët po i refuzojnë produktet serbe – edhe pas heqjes së taksës Ishte parë domosdoshmëri nga Qeveria e Ramush Haradinajt taksa 100% ndaj produkteve të Serbisë, një bllokadë tregtare që synonte të përmirësonte pozicionin e Kosovës në raport me Serbinë. Efekti i synuar i taksës – qoftë ai ekonomik apo politik – është kontestuar nëse është i realizuar apo jo. Por ajo që shihet në statistikat që Gazeta Online Insajderi i ka siguruar nga Dogana e Kosovës – taksa megjithatë ka pasur një efekt të pamohueshëm në krijimin e një kulture të re konsumatore në raport me produktet e Serbisë. Për të dëshmuar statistikisht këtë pretendime se taksa ka rezultuar në një kulturë të re blerëse mund të shihen të dhënat nga Dogana e Kosovës. Si referencë janë tri vjet; viti 2018 nga 1 prill deri më 6 korrik ( periudha kur nuk kishte taksë ) viti 2019 nga 1 prill deri më 6 korrik ( periudha ku kishte taksë ) dhe viti 2020 nga 1 prill deri më 6 korrik (periudha kur taksa largohet). Pikërisht më 21 mars të vitit 2020, Qeveria Kurti vendosi për largimin e taksës për lëndën e parë importuese nga Serbia, ndërsa pak javë vonë ishte vendosur parimi i reciprocitetit ( i cili nuk ka ndikuar në bllokadë tregtare), ndërsa më 6 qershor përfundimisht ishim kthyer në pikën ku ishim, para vendosjes së takes – liri e plotë tregtare sikur në vitin 2018. Në vitin 2018 periudha tre mujore e importeve serbe në total është 120.160.255.57 euro, në vitin 2019 vjen rënie drastike ku të hyrat totale nga Serbia janë vetëm 1.562.777.06 euro, ndërsa në vitin 2020 kemi të hyra tre mujore 54.862.675.86. Dallimi në mes vitit 2018 (kur nuk kishte taksë ) dhe në vitit 2020 (ku nuk kishte taksë pasi ishte hequr ajo) është mbi 65 milionë euro. Pra, përkundër faktit se më nuk ka barrierë tregtare për produktet serbe dhe ato mund të futen lirisht në Kosovë – prapë, këto produktet nuk po blihen sikur në të kaluarën. Kjo tregon se qytetarët e Kosovës tashmë i kanë zëvendësuar ato produkte me të tjera, qoftë prodhime vendore, qoftë prodhime që vijnë nga shtete të tjera. Se ka ndodhur ky zëvendësim tregojnë edhe disa të dhënë nga Aleanca Kosovare e Biznesit. Në një anketë të viti 2019, kur ishin pyetur bizneset kosovare se tash pas takës nga cili vend po furnizoheni? Ata kishin treguar se importimi është zëvendësuar 40 për qind nga vende të Bashkimit Evropian, 20 për qind nga Turqia, 15 për qind nga Shqipëria e Maqedonia dhe një përqindje tjetër nga vende të Azisë. No description available. Pas heqjes së taksës, siç tregojnë edhe të dhënat, ka rritje të importit serb, megjithatë, dukshëm më e vogël se sa në periudhën kur s’kishte taksë fare. As tash nuk ka, por shifrat më nuk po kthehen ashtu siç ishin. Statistikisht mund të vërehet qartë diferenca tre mujore në mes vitit 2018 dhe 2020, tregues se të hyrat totale nga importet serbe janë më shumë se 100% ulje. Për arsyet për këtë refuzim të vullnetshëm të produkteve serbe tash, ka edhe një shpjegim kulturor. Sociologu, Labinot Kunushevci, për Insajderi.com ka sqaruar fenomenin kur vendimet politike konsistojnë në një kulturë konsumatore. Kunushevci reflektimin blerës karshi një produkti si rezultat i një vendimi politik e sheh edhe si rritje graduale e besimit të shoqërisë ndaj institucioneve – sipas tij, kjo përbën tregues pozitiv. “Nëse institucionet kulturore zhveshën nga patriotizmi simbolik dhe ceremonial, folk-patriotizmi, dhe e orientojnë dhe prezantojnë atë – patriotizmin – si formë e cila shprehet përmes vetëdijes qytetare dhe refuzimit të produkteve serbe, atëherë kjo tregon shenjë emancipimi. Shoqëritë e zhvilluara, edhe sipas hulumtimeve të kryera, më së shumti u besojnë institucioneve. Ndikimi në rënien e blerjes dhe konsumit të produktit serb pas vendosjes së taksës është tregues pozitiv i besimit gradual të qytetarëve në institucione”, ka thënë Kunushevc. Transformimi i mendësisë ndaj produkteve të Serbisë ka ndikuar në mënyrë enorme që të blihen shumë më pak produkte luksi nga Serbia Nëse krahasojmë tre mujorin ( prill-korrik) të vitit 2018 dhe tre mujorin e vitit 2020 po të këtyre muajve, atëherë shohim se të hyrat nga akciza kanë rënie nga 13.111.700.10 euro në 727.742.86 euro. Edhe pse, në këtë rast, përpos kulturës blerëse në raport me produktet serbe, faktor mund të jetë edhe pandemia pasi produktet e akcizës kanë një çmim më të lartë – çmimet e larta në kohë regresi ekonomik janë të papërballueshme. Por, siç thotë edhe sociologu, dallimi kaq drastik tregon në të vërtet për një kulturë tjetër nga ajo që ekzistonte para vendosjes së taksës. Vendimi politik mbase edhe nuk ishte planifikuar që të kishte efekte të thella ekonomike, por ai si i tillë krijoi realitet të ri

Veprat e akdemik Rexhep Ferrit – freskia optimiste e kohërave të vështira

Rexhep Ferri, piktor, profesor e shkrimtar , u lind në Kukës (Shqipëri) në vitin 1937. Më 1958 mbaroi shkollën e mesme të Artit në Pejë. Më 1962 botoi poezitë nga cikli Shëtitësit e lodhur në revistën letrare Jeta e re në Prishtinë. Në vitin 1966 u diplomua në Degën e Pikturës Monumentale në Akademinë e Arteve në Beograd. Në vitin 1970 mbaroi studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Beograd. Më 1971 mori çmimin e dhjetorit të Kuvendit të Kosovës. Në vitin 1974 zgjedhet pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë. Më 1975 fiton çmimin e Sallonit Pranveror për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës. Në vitin 1999 zgjedhet sekretar i Seksionit të Arteve në ASHAK dhe në vitin 2000 zgjedhet anëtar i rregullt i ASHAK. Kritika i ka vlerësuar lartë veprat e tij në aspektin artistik. Ka botuar edhe disa përmbledhje të poezive, si dhe disa romane. Tituj e veprave Ndoshta ishte dashuri, Prishtinë: Gazeta "Rilindja", 1997 Atdheu im Torzo, Prishtine: Rilindja, 1998 Kuartet për harqe : partiturë, Autorët" Rauf Dhomi, Rexhep Ferri. Prishtinë, 2001 Frikë nga Guernika: roman, Tiranë: Onufri, 2004 Njeriu po kush tjetër: roman, Tiranë: Onufri, 2005 Shapo Albane: roman, Tiranë: Onufri, 2006 Humbës i lumtur, Tiranë : Toena, 2007 Mbi dyzet punime të bëra gjatë viteve të fundit janë bërë pjesë e ekspozitës personale të akademik Rexhep Ferrit, e hapur të martën mbrëma në Galerinë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës Janë dhjetëra profile njerëzish, çift dhe tek, që theksojnë një dinamikë mes ngjyrave ku spikat e kuqja, e zeza dhe e kaltra e butë. Nuk është një bredhje e pacak, por një kundrim prej udhëtarësh të zhytur në të thella për tri kohë: të djeshmen, të sotmen dhe të ardhmen. Me traditën e sublimuar anë e përtej, veprat e reja kondensojnë atë që më së shumti i mungon vitit të murtajës: optimizmit se ditë të mira do të vijnë. Të martën mbrëma, në Galerinë e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, është hapur ekspozita personale me mbi dyzet vepra të akademik, Rexhep Ferrit. Edhe një herë bota shumëngjyrëshe e piktorit 83-vjeçar përçon shpirtin e tij kërkues përballë aktualiteteve sfiduese. Ajo çfarë kritiku francez, JeanMarie Dunyer, e kishte shkruar 43 vjet më parë në “Le Monde” se vizatimet e tij krijojnë personazhe të shformuara e të zhveshura me “prani që të pushton”, kjo mori një pohim edhe kuptimplotë në ditëlindjen e 83-të të akademikut. “Ferri nuk flet kurrë për historinë derisa fytyra njerëzore i ka rezistuar prerjes së sëpatës, profilet e tij janë të tmerrshme, si çdo gjë nga një racë krenare”, kishte shkruar atëbotë Dunyer. “Jemi në një kohë të maskave dhe një shekulli që pret optimizëm. Është faji i njeriut dhe jo gjetkë”, ka thënë akademik Ferri për KOHËN. Në të vërtetë, ekspozita e mbrëmshme, e organizuar nga Seksioni i Arteve pranë ASHAK-ut, ka hapur siparin e të parit event të tillë në institucionin më të lartë akademik në vend prejse ka pllakosur pandemia. Me reputacionin e pranuar prej vitesh si një prej emrave që i është brendashkruar historisë së artit modern në Kosovë, punimet e paraqitura në ekspozitë kanë bartur shenjat e dukshme të një ndjeshmërie artistike përballë realiteteve në evoluim. “Gjatë tërë jetës po mësoj”, thotë akademiku 83-vjeçar, Rexhep Ferri, teksa vështron pikturat e ekspozuara në hollin e Akademisë së Shkencës e Arteve të Kosovës. Ekspozita personale e tij përmbledh mbi dyzet vepra të krijuara në katër vjetët e fundit.Në këto vepra paraqiten dhjetëra profile njerëzish, që theksojnë një dinamikë mes ngjyrave. Piktori, i cili vazhdon të mbetet i lidhur me traditën, nëpërmjet kësaj ekspozite sjell freskinë e optimizmit në kohë të vështira.Ekspozita personale e akademik Rexhep Ferrit është organizuar nga Seksioni i arteve të ASHAK-ut. Akademik Flori Bruqi,PH.D

Episkopi Amfilohije i fton serbët në luftë për ta riokupuar Kosovën.

Serbia është kanceri i Ballkanit, e etshme për konflikte, luftëra, vrasje, masakra, dëbime dhe okupimë të trojeve të huaja, për ti zgjeruar kufijtë e Serbisë. Në historinë e Serbisë dhe të serbëve të ardhur në Ballkan nga Kaukazi, nuk mund të gjesh asnjë periudhë historike pa luftëra dhe pa sulme ndaj popujve autoktonë për tua okupuar trojet, dhe më së shumti nga serbët kanë pësuar shqiptarët. Serbia dhe Serbët me të njejtin opsion të luftës jetojnë edhe sot në shekullin e 21, kur tërë Bllkani bën përpjekje dhe është angazhuar për forcimin e paqes dhe të sigurisë. Në Serbi për fat të keq për opsionin e luftës dhe të hegjemonisë janë bërë një mendje, edhe udhëheqësit shtetërorë edhe udhëheqësit fetarë të Kishës Orthodokse Serbe. Episkopi Amfilohije, njëri nga krerët e Kishës Orthodokse Serbe, më 20 tetor 2020, në një fjalim të tij deklaroi se, “ Do të kthehemi në Kosovë, është toka jonë. Ajo Ushtri është e përkohshme, do ta shuajmë”. O Episkop Amfilohije, mos e mashtroni veten, sepse të dhënat historike flasin se serbët në Ballkan kanë ardhur nga Kaukazi, kështu që mos gënjeni se tokën, vendlindjen dhe rrënjët e serbëve duhet t’i kërkoni në Kaukaz, e jo në Kosovë. Kosova është denbabaden shqiptare dhe e larë me gjakun e shqiptarëve. Në të gjitha gërmimet arkeologjike në Kosovë gjenden vetëm relikte Dardane-Ilire, pasardhës të të cilëve janë vetëm shqiptarët. Kishat, manastiret dhe patriarkanat në Kosovë fillimisht kanë qenë objekte kulti të krishtera shqiptare të cilat serbët i kanë pushtuar, ndryshuar dhe përvetësuar. Për këtë ekzistojnë prova bindëse që i mbani të fshehura në arkivat kishtare. Episkopi Amfilohije, me tej deklaroi se, “ Ata që kanë harruar Car LLazarin, princin serb që u vra në Betejën e Kosovës , tashmë janë të mallkuar nga Zoti. Ka ardhur koha me bekimin e tij që të kthehemi përsëri në Kosovë”. O Episkop Amfilohije, mos e mashtroni veten, sepse historia e serbëve mbështetet në mitologji dhe gënjeshtra. E vërtetë është ajo që pasqyron kjo hartë e Enciklopesisë Ruse e vitit 1817 që po e botojmë bashkë me këtë shkrim, ku Serbia figuron si një shtet i vocër përreth Beogradit, dhe se është zgjeruar duke vrarë, djegur dhe dëbuar popujt e tjerë, e më së shumri shqiptarët. Si është e mundur që nje Serbi aqë e vocër siç e tregon harta e Enciklopedisë Ruse e vitit 1817, të ketë luftuar kundër Perandorisë Osmane në vitin 1389?! Ju thoni se, “ Ata që hoqën dorë ng Kosova pështynë në eshtrat e e martirëve , varret e këtyre dëshmorëve këtu dhe në të gjithë Kosovën deri në Gjakovë, të cilët luftuan për Zotin në vitin 1912, për të vërtetën dhe drejtësinë e Zotit., për lirinë”. O Episkop Amfilohije, shqiptarët historikisht kanë jetuar gjer përtej Nishi, mirëpo serbët e ardhur në Ballkan në shekullin e 6-të nga Kaukazi për t’i zgjeruar kufijtë e Serbisë me luftëra të pëgjakshme , me vrasje e masakra i kanë dëbuar shqiptarët nga trojet shqiptare. Shqiptarët janë populli më i vjetër autokton në Ballkan dhe populli më fisnik dhe më paqedashës në Ballkan. Nuk ekziston as edhe një pëllëmbë tokë e huaj që të jetë e pushtuar nga shqiptarët. Leo Freundlich, hebre austriak, autor i librit me titull “Golgota Shqiptare”, paraqet protestën e tij si shkrimtar kundër zhdukjes masive të shqiptarëve nga ushtria serbe në vitet 1912-1913, duke dhënë fakte të gjalla se ushtria serbe vrau mbi gjysëm milioni shqiptarë të pafajshëm. Siç shkruan ky shkrimtar hebre në këtë libër, më shumë se 250 mijë shqiptarë u masakruan vetëm në veriun e Shqipërisë gjatë vjeshtës së vitit 1912. Shkrimtari hebre Leo Freundlich me banim në Vjenë, është njëri ndër intelektualët e paktë që ruajti koleksionin e të gjitha gazetave prestigjioze të kohës, që tregonin për shfarosjen e së paku gjysëm milioni të shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913. Po Ju paraqesim disa fragmente nga ky libër ku pasqyrohen mizoritë barbare serbe ndaj shqiptarëve. “Me qindra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve. Ata që mundën tu shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të altilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fsheheshin në shtëpite e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjendeshin lehtë dhe therreshin si delet. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, më pas lidheshin, bëheshin kapicë, mbuloheshinn me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se gratë ishin shtatzëna, u çahej barku me bajoneta dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku e vendosnin në maje të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mblidhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. Masakrat mizore serbe ndaj shqiptarëve Leo Freundlich i përshkruan si vijon: “Afër Shkupit, 2000 shqiptarë myslimanë dhe 5000 të tjerë jo larg Prizrenit u masakruan nga ushtria serbe. Shumë fshatrave u ishte vënë flaka dhe banorët e tyre ishin masakruar. Kur shtëpitë ishin kontrolluar për armë, shqiptarët vriteshin në mënyrën më të thjeshtë, edhe pse kurrfarë armë nuk kishin gjetur në shtëpitë e tyre. Serbët bënë të qartë se shqiptarët myslimanë duheshin zhdukur e çrrënjosur. Ata pohonin se kjo është mënyra më efektive për ta qetësuar vendin”, shkruan në këtë libër. Episkop Amfilohije, po Jua kujtojmë se vetëm në fund të shekullit të 20-të Serbia filloi dhe kreu lutërat gjenocidale në Kroaci, Bosnje e Hercegocinë dhe në Kosovë, duke bërë gjenocide trishtuese, duke vrarë, masakruar e dhunuar me mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm. Në agresionin gjenocidal që Serbia e kreu në Kosovë në vitet 1998/99, ushtarët, paramilitarët dhe policët e Serbisë vranë dhe masakruan më shumë se 13 mijë shqiptarë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe fëmije duke pi qumësht në gjoksin e nënës. Dhunuan në mënyrën më shtazarake e makabëre 20 mijë femra shqiptare. Rrëmbyen nga shtëpitë shqiptare 1650 shqiptarë të të gjitha moshave e gjinive, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur. E bënë shkrumb e hi Kosovën dhe shkaktuan eksodin e më shumë se 1 milion shqiptarëve. Po Ju paraqesim edhe disa nga rrëfimet autentike nga libri me titull “ Rrëfimet e femrave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë” (1998/99) i autores kosovare Luljeta Selimi: “ Ma pushkatuan nënën e vëllanë, kurse mua më dhunuan dhe trupin tim e masakruan për së gjalli me cigare”. Një nga mjeket deklaron se,”Vajzës së dhunuar i ishte shqyer mitra dhe se në organet gjenitale i kishin futur rërë, këmbët e gërvishtura dhe mes dy gjinjëve me majën e thikës kishte të vizatuar kryqin serb”. Ose rrëfimet e tjera,” Fëmijët vajtonin mbi trupin e përgjakur të babait të tyre të vrarë, e mua më çnderonin vetëm disa metra larg tij”, ” Pasi ma vranë djalin, mua më çnderuan disa ditë me radhë”, “Djalit dy vjeçar ia prenë veshin dhe tre gishtërinj, e pastaj më dhunuan”, “Cigaren e ndezur e fiki në gjinjtë e mi”, “ Më dhunuan dhe me thikë shkruan fjalë mbi trupin tim”, “Më detyronin t’i shiqoja femrat që po i dhunonin me radhë”, “Pasi më dhunuan, m’i hoqën thonjtë me dana”, “Motrën e mbytën me kundak të pushkës”, “14- vjeçarja u dhunua në borë”, “Pasi e dhunuan 13-vjeçaren e hudhën në pus”, “Më çnderuan para syve të babait dhe nënës”, “Në muajin e tetë të shtatzanisë më përdhunoi para vjehrës dhe burrit, e pastaj më goditi në gjoks e në bark dhe linda fëminë e vdekur”, “ Më dhunuan dhe në krah ma vizatuan kryqin serb”, “Pasi i çnderuan tri vajza, ua prenë organet gjenitale…”, O Episkop Amfilohije, Ju dhe tërë klerikër e Kishës Orthodokse Serbe besimin fetar e paskeni kuptuar krejtësisht gabim e mbrapsht. Pas të gjitha këtyre mizorive që Serbia i kreu në Kosovë, as nga Ju dhe as nga ndonjë klerik tjetër nga Kisha Orthodokse Serbe nuk dëgjuam as edhe një fjalë dënimi, pendimi apo mëshire për këto krime që serbët i kryen në Kosovë ndaj shqiptarëve, e që ishte obligimi i Juaj parësor shpirtëror, nëse me të vërtetë besoni në Zot. Ju klerikë të Kishës Orthodokse Serbe, kujtojeni Zotin, dhe mos nxitini urrejtje dhe luftëra kundër shqiptarëve, sepse në jetën e përtejme vendin e keni në Xhehenem. Në Kosovë jeton një grusht i vogël i serbëve që i gëzon të drejtat dhe liritë e njeriut më shumë se çdo pakicë tjetër në botë. Episkopi Amfilohije, në fjalimin e tij theksoi se, “ Ushtria e Kosovës është e përkohshme dhe do ta shuajnë”. O Episkop Amfilohije, Ushtria e Kosovës është nga më modernet në Ballkan dhe trajnohet sipas kritereve të NATO-s. Në Serbi sot jeton një numër i vogël i serbëve, sepse hungarezët e Vojvodinës dhe muslimanët e Sanxhakur nuk mund t’i konsideroni si serbë, sepse këto dy krahina i keni okupuar. Sot gati i tërë Ballkani është në NATO. Sot në Ballkan jetojnë afër 6 milionë shqiptarë dhe në rast të ndonjë sulmi eventual nuk do të rijnë duarkryq. Shqiptarët që i dëboi Serbia me presione të ndryshme në Turqi në kohën e Titos dhe të Rankoviqit, tani janë bërë më shumë se 6 milionë, dhe këto shqiptarë mbajnë lidhje të ngushta me vendlindjen. O Episkop Amfilohije, shkilni me këmbë në tokë dhe shikojeni realitetin. Nëse Serbia eventualisht e sulmon Kosovën, ky do të jetë edhe fundi i Serbisë luftënxitëse dhe ekspansioniste.

Akademik Prof. Nijazi Halili,Ph.D: Vitiasit të pikëlluar për lajmin e trishtë të vdekjes së Prof. Ramadan Musliut!

Ramadan Musliu ishte poet, gazetar dhe studiues i lindur në Beguncë të komunës Vitisë, më 31 maj 1954 dhe jeton në Prishtinë Kosovë. Studioi Letërsi dhe gjuhën shqipe në Fakultetin Filologjik të Universiteti i Prishtinës ku mbaroi edhe studimet pasuniveristare. Krijimtarinë letrare dhe publicitike (gazetareske) e filloi herët. Jeta profesionale, 1977 - 1980 Ramadan Musliu, fillimisht punoi arsimtar i lëndës gjuhë dhe letërsi shqipe në Qendrën Shkollore që quhej "Boro e Ramizi", kurse tani "Kuvendi i Lezhës". Gjatë viteve 1981 - 1993 punoi si gazetar i kulturës në gazetën e përditshme Rilindja (gazetë) të Prishtinës dhe ishte anëtar i redaksisë së Revistës së përdyjavshme për kulturë "Fjala" të Prishtinës. Gjatë viteve 1993 - 2004 punoi si redaktor kulture e pastaj edhe si drejtues i të përditshmes "Rilindja", botimi i Tiranës. Gjatë kësaj periudhe drejtoi Shtepinë botuese "Eurorilindja". Me 2003 - 2004 ishte Drejtoi revistën letrare "Kalendari letrar". Në periudhën kohore 2004 - 2007 ishte deputet i Kuvendit të Kosovës. 2008 - 2010 Punoi si këshilltar politik i ministrit të kulturës në Qeverinë e Kosovës. Ishte botues i pesë libra me studime dhe kritikë letrare: 1990 - "Mbindërtimi poetik", Prishtinë; 1998 - "Konfiguracione narrative", Tiranë; 2005 - "Estetikja e dallueshme", Prishtinë; 2010 - "Ekskurs në letërsinë për fëmijë", Shkup; 2012 - "Tangjenta letrare", Prishtinë; 1997 - "Vetëripërtëritja e totalitarizmit", Tiranë, libër publicistik Krijimtaria Autor i pesë librave me poezi: 1981 "Parodia e trupiut", Prishtinë; 1985 "Shqisa e gjashtë", Prishtinë; 1987 "Pasqyra e të rrëfyerit", Prishtinë, 1996 "Kënga e sibilave", Tiranë, 2004 "Në zemrën e gjërave", Prishtinë. Krejt për fund sot morëm lajmin të trisht për vdekjes e tij, me 22 tetor 2020 në Prishtinë, i cili do mbetet kujtim dhe i paharruar për punë dhe veprimtarin e tij, të pavdekshme. Preu i qete miku im Prof. Ramadan Musliu!

Hoxha: Qalaj u shkarkua nga hakmarrja e LDK-së për Haki Rugovën

Kryeministri I Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ditë më parë ka bërë disa shkarkime në disa pozita kyçe, duke përfshirë edhe drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, që ishte i emëruar nga Partia Demoktarike e Kosovës. Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Sejdi Hoxha, ka mbështetur qëndrimet e partisë së tij, duke thënë edhe njëherë se shkakrkimi i Qalajt, ishte një hakmarrje e pastër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pas arrestimit të Haki Rugovës. “Çështja e shkarkimit të drejtorit të Policisë lidhet kryekëput me arrestimin e nënkryetarit të LDK-së, gjegjësisht kryetarin e Istogut z.Haki Rugova. LDK-ja në këtë rast ka bërë veprim inatqorë, jo të ligjshëm dhe është munduar të përçoj mesazhe te drejtësia në Kosovë, që në çoftë se dikush merret me ne jemi në gjendje të marrim veprime politike”, ka thënë Hoxha.. Shkarkimi Qalajt nga ana e Hotit, ishte arsyetuar për mungesë perforamnce

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...