2021-11-22

Hasan Hasanramaj: Mjekët që shëronin plagët e luftës



Në spitalin e fshatit Krysheci dhe Isniq kishin mbetur disa të plagosur në xhamin e fshatit… Më vonë kam kuptuar- na tha në vazhdim të bisedës Sylë Bruçi se ata kishin rënë në dorë të ushtrisë dhe paramilitarëve serb. Pas tërheqjes se personelit mjekësor nga spitali i fshatit Krysheci i vetmi mjek vullnetar qe mbeti me pacientet ishte dr. Rrustem Gashi nga fshati Broliq dhe dy motrat: Bute Aliaj dhe Vjollca Kastrati, që ndoshta ishte ky njëri ndër aktet më humane që është treguar gjatë gjithë luftës sonë. Më vonë u njoftuam se dr. Rrustem Gashi kishte shpëtuar duke i falënderuar Zotit, trimërisë dhe gjeturinë së tij.

Mjekët kërkonin që të hynin në Kosovë sa më të përgatitur

Në ambulancën e fshatit Isniqit, një ditë para tërheqjes, numri i pacientëve në librin evidentues e kalonte shifrën 15 mijë, kurse në mbi tetë qind plagë kemi ndërhyrë, qofshin ato plagë të vogla apo të mëdha- na tha në vazhdim të bisedës dr. Sylë Bruçi.. Tërheqja nga spitali është bërë me nëntë shtator të vitit 1998, aty rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në Shqipëri kam arritur me 20 shtator të vitit 1998, duke u lajmëruar menjëherë në Ministrinë e Mbrojtjes. Në Ministrin e Mbrojtjes kishte arritur edhe ekipi Shëndetësor nga Spitali i Dobroshit (Reka e keqe). Aty menjëherë na lajmëruan të ministri i porsazgjedhur Halil Bicaj dhe zv.Ministri Agim Mehmetaj (në Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqi kishte disa ditë që ishte bërë atentat mbi të në Tiranë.

Në Shqipëri, pas një konsultimi u vendos që për koordinator për shëndetësi të zgjidhet dr. Haxhi Kamberi, veprimtar i dalluar dhe shef i spitalit të Dobroshit, zëvendëse u zgjodh dr. Ryve Loshaj, ndërsa dr. Sylë Bruqi shef për ambulancën ushtarake pranë Ministrisë në Tiranë. Detyra e jonë në ketë ambulancë ishte t´iu ndihmojmë të gjithë të plagosurve që vinin nga Kosova dhe ushtarët tanë qe ishin në përgatitje ushtarake në kufi. Këtu punonin mjekët: dr. Sylë Bruqi, dr. Haxhi Kameri, dr. Afrim Sylejmani, dr. Fazli Shala, dr. Skender Ahmetaj, dr. Ryve Loshaj, dr. Time Kadrijaj, dr. Iliriana Hasaj. Pastaj absolventët e mjekësisë: Ismet Avdimetaj, Miftar Zenelaj, Bajram Zeqiri, Edmond Shala, Resmije Ademaj, si dhe infermierja Sadije Ademaj.

Të gjithë të plagosurit në sptalin e Bajram Currit

Me njëzet shkurt të vitit 1999, ekipi i mjekeve në përbërje me dr. Sylë Bruqit, Haxhi Kameraj, Afrim Sylejmanit, Bajram Zeqirit shkuam në fshatin Papaj të Tropojës, ku stërviteshin brigadat tona 134 e 131 nën komandën e Rrustem Berishës, Sali Çekajt dhe Agim Ramadanit. Qëllimi i shkuarjes sonë atje, ishte që të përgatisim kuadrin për kohën që po vinte. E nesërmja tregonte se atje do të ketë luftë të ashpër. Edhe këtu pasi e

Studiuam gjendjen reale erdhëm në përfundim se për një spital ushtarak të mirëfilltë mungonte shumë çka. Na mungonte edhe lokali, por ishte pengese edhe kuadri profesional mjekësor, sepse këtu duheshin specialistë të kirurgjisë e ortopedisë. Pas disa bisedave që zhvilluam me spitalin e Bajram Currit- vazhdoi në rrëfimin e tij dr. Sylë Bruçi u dekoduam që ai spital të shërbej për nevoja të luftës. Thënë më shkoqitur, disa nga repartet e spitalit të Bajram Currit do të viheshin në funksion të luftëtarëve të Kosovës. Të gjithë mjeket e spitalit Bajram Curri na afruan ndihmë dhe gatishmëri për t´iu ndihmuar ushtarëve të plagosur. Koordinator të këtij spitali u zgjodh dr. Sylë Bruqi, kuptohet për mjekët nga Kosova, kurse koordinator për vijën e frontit u zgjodh dr. Afrim Sylejmani. Specialistet e spitalit të Bajram Currit i cili na priten mjaftë mirë duke na afrua shërbime në çdo kohë. Këtu nga Kosova u vendosën mjeket : dr. Sylë Bruqi, dr. Rifat Bajrami - kirurg, dr. Armend Agolli, dr. Hysen Demelezi, Rrahman Shala, Bajram Zeqiri. Pastaj teknikët Shpend Kuqi dhe Servete Llulluni. Një kohë të shkurtër këtu ishte edhe dr. Isa Kaliqani, pastaj Nexhat Rexha, Nexhat Myftari dhe anesteziologu Zekë Zeka dhe Halim Baxhaku, kirurg nga Prizreni.

2021-11-21

ASGJË TJETËR NUK DO TË KISHA DASHUR TË BËJ NË JETË

                               








                            



                                                     Nga Rexhep Shahu 

Nëse dashuritë shuhen e harrohen, atëhere nuk kanë ekzistuar kurrë.
Ndjenja e dashurisë për një shkak a një tjetër madhor mund të ndrydhet,
por nëse ka egzistuar vërtetë, kurrë s’mund të shuhet.
Sa më shumë përpiqemi t’i harrojmë dashuritë, aq më shumë mashtrojmë veten
dhe aq më shumë kujtimi i tyre fryn dhe na i ndez gacat e shpirtit,
rron gjithnjë si prush lisi i mbuluar me hi.
Shfaqjet që merr ndrydhja e një dashurie janë trishtuese dhe të dhimbshme,
pafundësisht të dhimbshme.
Kush beson dhe flet për shuarjen e ndjenjës së dashurisë, mashtron dhe
jeton vetëm me çerekun e qënies së tij, treçereku tjetër është lëngim.
Është e tmerrshme të ecësh gjithë jetën mbi shina… të shohësh burra
gjithmonë me pantallona, me model të njëjtë kostumi.
Është e tmerrshme, që duhet përgjithesisht të bëhesh i moshuar dhe pastaj të vdesësh.
Është dhe më i tmerrshëm detyrimi të përshëndesësh çdo ditë të njëjtat fytyra…
Është e dhimbshme që s’ke një këmbë vend të pashkelur prej vetes
në rrugen që të çon dhe të nxjerr nga shtëpia.
Po, po, e tmerrshme është, të jetosh ditën tip, punën tip, në shtëpinë tip,
në krevatin tip, në tryezë gjellët tip, të puthësh buzët tip,
të hysh në kafenetë tip, në nevojtoret tip, të shohësh pulpa këmbësh tip
e të mos jesh i lirë të kujtosh e të nderosh dashuritë që ke dashuruar…
Është shkak ankthi, që detyrohemi të flasim me fjalë, kur shpesh herë,
në mos gjithherë, më mirë flasin sytë.
Meqë kjo botë që prej fillimit i ka marrë shumë hua hipokrizisë, ne duhet
të përshtatemi që të jemi normalë se ndryshe damkosemi : të papërgjegjshëm.
S’kemi çfarë të bëjmë tjetër, por të mos harrojmë dashuritë
që të jemi të ndershëm sadopak me veten tonë të padukshme,
se me të dukshmen kjo s’ndodh,
kemi për detyrë, që pa droje, t’i kujtojmë e t’i pohojmë dashuritë.
Nderimi për dashurinë është nderimi për veten, është çlirimi i vetes
dhe njeriu kur çliron veten, kur është i çliruar, mund të shijojë lirinë
me të gjitha aromat e saj, në ato pak minutat e mbetura të jetës së tij.
Kur është i lirë njeriu plotëson detyrën e vet.
Në fund të fundit fare, njeriu ka për detyrë, të dashurojë dhe t’i kujtojë
e t’i nderojë dashuritë…
Asgjë tjetër s’do kisha dashur të bëj në jetë.
 
Nga libri “Mali i hënës”
 
 
TI JE
 
Ti je
Ti je, ekziston, unë nuk të shpik
nuk të krijoj dot më të bukur se je
nuk të bëj dot më të magjishme, të ëndërrt e të prekshme
se je, më dritë se je nuk të bëj dot
nuk e shpik as e krijoj dot vështrimin e thellë të syve tu
pyetjen tënde “pse u vonove…” me timbër aq të ngrohtë
nuk dinë ta bëjnë e ta thonë aq ëmbël zotat
nuk dinë perënditë të shndrijnë si ti kur shfaq fshehtë merakun për mua.
 
Ti je
Je dhe nuk të krijoj dot kurrë më të ëmbël se je
më shpirt se je, më fantastike se je
nuk e krijoj dot buzëqeshjen tënde që m’i merr mendtë
as qeshjen e syve tu nuk e ndërtoj dot as unë as zoti vetë s’e ndërton kurrë
nuk e shpik dot dëshirën time që ta puth atë shenjën mes gjinjve,
atë shenjën e vogël tek gjiri yt i majtë, ta puth e të lodhem
e sa bëj të largohem i nginjur në puthje me ty
kthehem i babëzitur e të puth përsëri.
 
Ti je
Je dhe kurrë s’të ndërtoj dot kaq elegante sa je
kaq të dashur, tërheqëse, krenare, të brishtë e të sertë sa je
nuk ta shpik dot lotin që të mblidhet e s’rrjedh kur zemërohesh me mua
kur mendon se nuk të kuptoj unë ty
kur nuk “zhdukem” kur thua ti e ti turfullon me furi
kur unë këmbëngul të çmendemi e ti më shpon me sy
duke thënë me heshtje se don të çmendesh
por s’mundesh se gjithë bota pret me ankth ta duartrokasë
çmendjen tonë, të na vrasë e mallkojë
se nuk është e zonja bota të jetë e vërtetë
të dashurojë kështu çmendurisht si ne të dy.
 
Ti je, je pavarësisht meje, pavarësisht zotave
je qielli im, je zog në qiejt e syve të mi
je degë që mban më shumë zogj se gjethe
je anije ding me ëndrra, mal me cicërima
udhë që nuk hesht, lumë që më mbart
fllad që përkëdhel, erë që të fshin, shi i ngrohtë
dridhje që më çrregullon frymëmarjen kur të prek.
 
Ti je shpirt
Nuk po të shpik unë, edhe të dua nuk mund
nuk të tregoj dot siç je, nuk të shkruaj as të vizatoj
gjuhës së njerzve i mungojnë fjalët të të përshkruajë
edhe për ngjyrat që rrezaton ti nuk ka emra për to
nuri që të derdhet në fytyrë kur të puth nuk gjendet në ngjyrat e zotit
as drita e syve tu s’ka me kë krahasohet
detet e kanë zili ngjyrën e thellë të syve tu
dielli dhe hëna ka më pak ngjyra se drita e syve tu
kur më thua ik, ik shpejt e me vrap
ndërsa ma mban dorën e më shtërngon gishtërijtë.
Si ta them, ta shpik a krijoj këtë prekje, këtë shtërngim dore
që fatin e lidh nyje përjetë
nuk e them dot me fjalë më bukur se ndodh në të vërtetë
në ato çaste ky mbytem në sytë e tu

Flori Bruqi, enciklopedist dhe autor i përmasave letrare të kohës

 




Bajame Hoxha 

Emocionuese janë faqet e librit të tij, kushtuar personazheve të njohur që ai i përmbledh dhe që hidhet sa te njëri te tjetri, duke u pasqyruar vlerat e të duket se ato vlera letrare të pa tjetërsuara, i fut brenda zemrës për t’i mbrojtur e për t’ju zgjatur sa më shumë jetën.

Ajo që të bënë përshtypje është se: Flori hedh dritë me dashamirësi mbi veprat e  personaliteteve më të shquara të kulturës shqiptare, pa mos harruar ata të shumtë të goditurit nga diktaturat.

Flori Bruqi mbetet krijues i vlerave të mëdha.


Enciklopedist do ta quaja me mendim të kthjellë Flori Bruqi, sepse, Flori është ai që shpalos e shpërndan,  jep njohuri të gjithanshme nga të gjitha sferat si askush tjetër. Dua të theksoj se kemi përballë një njeri titan e s’jemi te mitologjia greke, por te njeriu i shquar, që ka çarë jetën si vigan me shpatë në dorë. Ka çarë rrugë të reja në fushë të veprimtarisë shoqërore, të kulturës, të shkencës etj. Duke i sjellë shërbime të mëdha literaturës shqiptare, njeri që dallohet për dhuntitë e tij të jashtëzakonshme; titan me penë në dorë e me mendje të ndritur të mendimit njerëzor.

E me sa kam vënë re gjatë leximeve, Flori ka karakterin dhe fuqinë e një enciklopedisti këmbëngulës, që nuk i shpëton asgjë pa kapur, pa studiuar qoftë edhe një presje.
ka njohuri e dije të paskajshme, një kulturë shumë të gjerë,  është i gjithanshëm ndaj meriton të zërë vendin e ta ngremë lart aty ku e ka vendin dhe ku meriton.

Në veprimtarin e këtij gjeniu çdo vepër e tij është e bukur dhe e harmonishme, gjë që të bie në sy  menjëherë, ku pasqyron artistikisht gjithçka që përfshinë brenda krijimtarisë aq të pasur dhe të mrekullueshme.

Prandaj puna dhe krijimtaria e tij është shumë e larmishme, zotëron dije të thella. Florin e gjen kudo; pranë të bukurës, pranë dhimbjes, pranë lotit. Kudo  gjen shpirtin e tij të palodhur bujar. Pra, për ta përmbledhur e rrethuar në një fjalë të vetme që ka erudicion.

Në shpirtin e ndjeshëm si prej artisti dhe në veprimtarinë e tij jetojnë të gjitha. Të gjitha ato që ka brenda tërësia e përjetimeve të thjeshta e të paqëndrueshme herë, herë psikike të njeriu siç janë: gëzimi, zemërimi, mallëngjimi, ngashërimi, shqetësimi, turbullimi etj.

Të gjitha këto emocione që shkaktohen e shfaqen nën ndikimin e mjedisit të jashtëm a të faktorëve të brendshëm, Flori të duket se i ka përjetuar, pastaj i ka kaluar te personazhet e tij. Apo, apo ka veshur aq bukur shpirtin bujar e të pavdekshëm të krijuesve shqiptar që nuk u heq një presje nga vlerat e tyre.

Kjo madhështi qëndron mbi çdo krenari dhe ka një rëndësi të veçantë për njeriun e penës, mbi njeriun e punës. Ndaj ai qëndron i fortë si shkëmb edhe përballë furtunave që; hera, herës i zënë këmbët dhe në kohë me diell.

Që ka veti shumë të shquara dhe të mahnit me veprat e tij, kjo është evidente, sidomos punët shkencore etj. Kështu të imponon respekt, të bën ta admirosh e ta nderosh, që pa ndrojtje më bën të besoj në fjalët e mia dhe, besoj se shquhet ndër  më të mirët.
Vetia e cilësia e të quajturës; poet, shkrimtar, apo arritjeve për të qenë i tillë, i merituar është dhe qëndron midis njerëzve me zemër të madhe dhe dukurive të shoqërisë, që u përgjigjen në mënyrën më të plotë, në shkallën më të lartë me përmasa e me forcë të jashtëzakonshme idealeve tona shoqërore e estetike; kësaj i thonë të quhesh i madhërishëm.

Këtu ndahen më së miri; e madhërishmja dhe e bukura apo dhe heroikja.

“Thika pa gjak” e Zija Çelës, ndër librat më të shitur në panair

 Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Fifi- i Big Brotherit,është personalitet më strukturë konversive.

 


Fifi- i Big Brotherit,është personalitet më strukturë konversive.Duket se Fifi e ka ndjerë goxha mungesën e Granitit që pas largimit të tij nga shtëpia e “Big Brother”.

Sarah në një bisedë me Fifin dhe Antonelën e pyet ate nëse ajo e ka menduar Granitin gjatë këtyre ditëve.

Ajo u përgjigj duke thënë se kur ajo shikon atë me Pm i kujtohet çdo moment që ka kaluar me Granitin.

“Ti me Pm më kujton marrëdhënien time që kisha me Granitin.Kur ju shoh ju,shikoj veten edhe pyes veten se a kam qenë dhe unë kaq mirë me Granitin.E mendoj atë gjith kohës,më mungon shumë,”-tha këngëtarja.

“Nuk je vetëm ti e bukur”, Beniada imiton dhe ironizon Antonelën

 


Edhe pse vetëm pak ditë si banore e shtëpisë, Antonela duket se ka qenë në shënjestër të Beniadës.Ajo e ka ironizuar shkodranen për vëmendjen e madhe që i kushton paraqitjes fizike.

“Edhe ne jemi të bukura. Pse nuk kemi trup ne? Nuk kemi sy ne? Nuk dimë të vishemi ne?”,- tha ajo teksa bisedonte me Fifin.

Më tej ajo nuk u kursye edhe ta imitonte Antonelën për orët e gjata dhe gjestet e bëra përpara pasqyrës.

“Të gjithë shihemi në pasqyrë por nuk bëjmë ashtu. Shihemi 2 minuta dhe kaq, nuk rrimë dy orë. Nuk ka nevojë të bëjmë veprime kot”,- shtoi ajo.

Beniada gjithashtu iu drejtua vetë Antonelës me këto fjalë: Ke ardhur dhe po na tregon se je e bukur? Prit se ke rrugë përpara.

“Kthehu në vendin tënd”/ Beniada rrëfen diskriminimin e përjetuar gjatë pjesëmarrjes në konkursin e bukurisë

 


Beniada është ndjerë e diskriminuar teksa ka ngjitur shkallët e karrierës në Itali.

Këtë gjë ajo e ka treguar për Sarën gjatë një bisede të ngrohtë me njëra-tjetrën.

Modelja u shpreh se gjatë pjesëmarrjes në një konkurs bukurie është përballur me bullizëm online për shkak të orgjinës së saj.

“Unë isha pjesëmarrëse dhe poshtë emrit tim shënohej që isha nga Shqipëria. Online kam pasur komente pafund, njerëzit shkruanin komente të tipit ‘kthehu në vendin tënd’, ‘ ky është spektakël italian dhe jo shqiptar’ etj. Kam patur pafund komente edhe më të rënda. Unë kam ikur 3 vjeç në Itali dhe prap më quanin të huaj”, – tha ajo

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...