2021-11-22

Hasan Hasanramaj: Mjekët që shëronin plagët e luftës



Në spitalin e fshatit Krysheci dhe Isniq kishin mbetur disa të plagosur në xhamin e fshatit… Më vonë kam kuptuar- na tha në vazhdim të bisedës Sylë Bruçi se ata kishin rënë në dorë të ushtrisë dhe paramilitarëve serb. Pas tërheqjes se personelit mjekësor nga spitali i fshatit Krysheci i vetmi mjek vullnetar qe mbeti me pacientet ishte dr. Rrustem Gashi nga fshati Broliq dhe dy motrat: Bute Aliaj dhe Vjollca Kastrati, që ndoshta ishte ky njëri ndër aktet më humane që është treguar gjatë gjithë luftës sonë. Më vonë u njoftuam se dr. Rrustem Gashi kishte shpëtuar duke i falënderuar Zotit, trimërisë dhe gjeturinë së tij.

Mjekët kërkonin që të hynin në Kosovë sa më të përgatitur

Në ambulancën e fshatit Isniqit, një ditë para tërheqjes, numri i pacientëve në librin evidentues e kalonte shifrën 15 mijë, kurse në mbi tetë qind plagë kemi ndërhyrë, qofshin ato plagë të vogla apo të mëdha- na tha në vazhdim të bisedës dr. Sylë Bruçi.. Tërheqja nga spitali është bërë me nëntë shtator të vitit 1998, aty rreth orës 03:00 të mëngjesit. Në Shqipëri kam arritur me 20 shtator të vitit 1998, duke u lajmëruar menjëherë në Ministrinë e Mbrojtjes. Në Ministrin e Mbrojtjes kishte arritur edhe ekipi Shëndetësor nga Spitali i Dobroshit (Reka e keqe). Aty menjëherë na lajmëruan të ministri i porsazgjedhur Halil Bicaj dhe zv.Ministri Agim Mehmetaj (në Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqi kishte disa ditë që ishte bërë atentat mbi të në Tiranë.

Në Shqipëri, pas një konsultimi u vendos që për koordinator për shëndetësi të zgjidhet dr. Haxhi Kamberi, veprimtar i dalluar dhe shef i spitalit të Dobroshit, zëvendëse u zgjodh dr. Ryve Loshaj, ndërsa dr. Sylë Bruqi shef për ambulancën ushtarake pranë Ministrisë në Tiranë. Detyra e jonë në ketë ambulancë ishte t´iu ndihmojmë të gjithë të plagosurve që vinin nga Kosova dhe ushtarët tanë qe ishin në përgatitje ushtarake në kufi. Këtu punonin mjekët: dr. Sylë Bruqi, dr. Haxhi Kameri, dr. Afrim Sylejmani, dr. Fazli Shala, dr. Skender Ahmetaj, dr. Ryve Loshaj, dr. Time Kadrijaj, dr. Iliriana Hasaj. Pastaj absolventët e mjekësisë: Ismet Avdimetaj, Miftar Zenelaj, Bajram Zeqiri, Edmond Shala, Resmije Ademaj, si dhe infermierja Sadije Ademaj.

Të gjithë të plagosurit në sptalin e Bajram Currit

Me njëzet shkurt të vitit 1999, ekipi i mjekeve në përbërje me dr. Sylë Bruqit, Haxhi Kameraj, Afrim Sylejmanit, Bajram Zeqirit shkuam në fshatin Papaj të Tropojës, ku stërviteshin brigadat tona 134 e 131 nën komandën e Rrustem Berishës, Sali Çekajt dhe Agim Ramadanit. Qëllimi i shkuarjes sonë atje, ishte që të përgatisim kuadrin për kohën që po vinte. E nesërmja tregonte se atje do të ketë luftë të ashpër. Edhe këtu pasi e

Studiuam gjendjen reale erdhëm në përfundim se për një spital ushtarak të mirëfilltë mungonte shumë çka. Na mungonte edhe lokali, por ishte pengese edhe kuadri profesional mjekësor, sepse këtu duheshin specialistë të kirurgjisë e ortopedisë. Pas disa bisedave që zhvilluam me spitalin e Bajram Currit- vazhdoi në rrëfimin e tij dr. Sylë Bruçi u dekoduam që ai spital të shërbej për nevoja të luftës. Thënë më shkoqitur, disa nga repartet e spitalit të Bajram Currit do të viheshin në funksion të luftëtarëve të Kosovës. Të gjithë mjeket e spitalit Bajram Curri na afruan ndihmë dhe gatishmëri për t´iu ndihmuar ushtarëve të plagosur. Koordinator të këtij spitali u zgjodh dr. Sylë Bruqi, kuptohet për mjekët nga Kosova, kurse koordinator për vijën e frontit u zgjodh dr. Afrim Sylejmani. Specialistet e spitalit të Bajram Currit i cili na priten mjaftë mirë duke na afrua shërbime në çdo kohë. Këtu nga Kosova u vendosën mjeket : dr. Sylë Bruqi, dr. Rifat Bajrami - kirurg, dr. Armend Agolli, dr. Hysen Demelezi, Rrahman Shala, Bajram Zeqiri. Pastaj teknikët Shpend Kuqi dhe Servete Llulluni. Një kohë të shkurtër këtu ishte edhe dr. Isa Kaliqani, pastaj Nexhat Rexha, Nexhat Myftari dhe anesteziologu Zekë Zeka dhe Halim Baxhaku, kirurg nga Prizreni.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...