2021-11-21

Babai “monstër“ dhunoi në mënyrë të tmerrshme vajzën 6-vjeçare/ Del ekspertiza nëse ka abuzuar me të miturën

 


Detaje të reja janë zbuluar nga rasti i rëndë i ndodhur në Kamëz gjatë fundit të tetorit të këtij viti, ku babai dhunonte në mënyrë makabre vajzën e tij 6 vjeç.

Ndërsa në mediat shqiptare është raportuar se Rajmond Kunora jo vetëm e kishte dhunuar, por edhe përdhunuar vajzën, Top Channel nuk mbajti këtë qëndrim.

Sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, ekspertiza mjeko-ligjore tregon se nuk është abuzuar me të miturën.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës vendosi ta lejë në burg Rajmond Kunorën, i cili dhunoi vajzën, ndërsa 6-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Ndaj babait është ngritur vetëm akuza e keqtrajtimit të të miturës për të cilin institucioni i drejtësisë do t’i japë dënimin.

27-vjeçari u arrestua pas denoncimit të Spitalit Pediatrik “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi panë të miturën me shenja dhune.

Nëna e 6-vjeçares së dhunuar në Kamëz nga babai, në një intervistë ekskluzive në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ka treguar detaje nga ngjarja e rëndë.

 

Vajza kishte dëmtime të brendshme të organeve dhe të nxira në organet gjenitale, ndërsa tashmë ndodhet në shtëpi pas kurimit në spital.

“Janë të pavërteta, abuzimet që bëjnë mediat. Ai e ka torturuar, por për atë pjesë do t’ia lej ekspertëve, pa dalë ekspertiza nuk është e drejtë të aludohet me këtë pjesë. Unë kam qenë në punë më kanë marrë në telefon i ati më ka thënë që fëmijë është i sëmurë, është helmuar, kam ardh në shpi, e kam marrë në urgjencë, ka pasur gjakderdhje në trup. Para 6 viteve po ishte i dhunshëm, nuk më ka dhënë asnjë shenjë dyshimi. Më ka thënë që vetëm e kam kafshuar.

Sipas gruas, ata kishin 6 vite të ndarë prej dhunës që ai ushtronte dhe ishin bashkuar prej 1 muaji e gjysmë. Denoncimi i autorit është bërë nga Spitali Pediatrik Nënë Tereza në Tiranë dhe jo nga bashkëshortja.

“Nuk e kam kërkuar lirimin e tij. Nuk e kam denoncuar, e ka bërë spitali i pediatrisë tek Nënë Tereza. Kam pas përballje, më ka thënë se e ka rrahur me fishën e karikusit. Nuk më ka kthyer asnjë përgjigje. Është në gjendje të rëndë për jetën. Policia, kushdo që e ka shit këtë lajm që kam dashur të abuzoj me fëmijën tim do japin llogari një më një. Ishim 6 vite të ndarë, kam 1 muaj e gjysmë që jemi bashkë. AI i ka thënë që nëse do t’i tregosh mamit do të çoj në spital. Ai punonte në lavazh”, tha ajo.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...