2021-11-22

FLORI BRUQI, INTELEKTUAL I SHQUAR I KOMBIT SHQIPTAR

 

NGA KOZETA NUSHI

Nëse mer në dorë librin publicistiko – shkencor “POLEMIKA SHQIP” , botuar në Prishtinë, në vitin 2009, librin e intelektualit të shquar të kombit shqiptar, Z.Flori Bruqi, i njohur nga mediet si shkrimtar dhe publicist, po nga unë, Kozeta Nushi, i njohur si shpirti, pasqyra e kombit, zbulon shumë të vërteta rrënqethëse mbi masakrën e Reçakut, aty ku më 1999 u krye krim kundër njerëzimit.
Sipas Z.Flori: KRIMI E KA EMRIN KRIM.
SHPIFJA E KA EMRIN SHPIFJE.
MASAKRA E KA EMRIN MASAKËR.
E KËSHTU ME RADHË.
Në këtë libër jepet gjithashtu një listë e gjatë emrash të të vrarëve shqiptar, me ditëlindje dhe vende ku janë masakruar, apo vrarë, në luftën e fundit më 1998-1999 në Kosovë, ngs ish ushtria, policia apo paramilitarët serb.
Në librin: “GUXIMI SHQIPTAR” – botuar në vitin 2008, në Prishtinë, Z.Flori Bruqi ringjall kombin etnik shqiptar, popullin e lashtë pellazgjiko – iliriko – shqiptar.
Shumë interesant është shkrimi:”NAPOLEON BONOPARTI DHE SHQIPTARËT”
Një mbresë të veçant të lënë shkrimet: ”HERO NË LUFTË, HERO NË PAQE, RAMUSH HARADINAJ.”
“RAMUSHI – VIKTIM E SITUATËS (NEO) KOLONIALE”; “ÇAMËRIA, EPIRI I VERIUT DHE GJENDJA SOT”- është një tjetër tem e fortë që Z.Flori Bruqi prek me penën e tij të fuqishme, duke bërë që t’ju erren sytë, t’ju merret goja dhe të skërmisin dhëmbët shumë shpifës e falsifikator të vërtetash historike.
Z.Flori Bruqi është shumë i drejtpërdrejt, sepse e thellë dhe e fortë është dashuria e tij për kombin. Me duart dhe penën e tij të fortë, Z. Flori Bruqi çan terrin dhe sjell Diellin.
“OLIMPI SHQIPTAR”(PIKËPAMJE, KRITIKË,VLERËSIME,POETIKË)- është një tjetër libër i nxjerrë në dritë.Përmendja e Z.Fatos Arapi në këtë libër, më sjell në mendje një kujtim të fshehur në sirtarin e mendjes sime:
Isha në një panair libri, në Tiranë, ku fatmirësisht merrnin pjesë shkrimtar shqiptar dhe kosovar. Para se të hyja tek porta e panairit të librit, Z.Fatmir Toçi, drejtor i shtëpis botuese “Toena” më fton të ulem së bashku me të dhe me Z.Fatos Arapi, në një tavolinë.
Në momentin që Z.Fatmir Toçi paguan për ne të tre,Z.Fatos Arapi me thjeshtësi më pyet se ku punoj aktualisht. Unë i përgjigjem se punoj si mësuese në Fitore.
- Të pëlqen të vazhdosh të shkruash? – më pyet sërish.
- Po, - i them. – Është një pasion i lindur tek unë dhe më i fortë se unë.
- Si je nga gjendja ekonomike? – më pyet pa më vënë në siklet.
- Jam shumë mirë, po jo aq sa për të paguar publikimin e librave të mi, - i përgjigjem me sinqeritet.
- Atëherë duhet t’i bësh nervat çelik,- vazhdon ai, po me sinqeritet. – Vetëm kështu, talenti yt, në atë mjedis ku jeton, nuk do të shuhet.”
– Këtu mbaron edhe ky dialog, që mua më kujtohet, ndërkohë që lexoj librin: “OLIMPI SHQIPTAR” Të z.Flori Bruqi.
“NËSE KAM DITUR TË GUXOJ” – është një tjetër libër shkronjë art, i këtij gjeniu të letrave shqipe.
Ndër kritikët e shumtë që përmend, gjej dy kritik të drejt e të rrept: - Z.Fatmir Terziu dhe Prof.Dr.Eshref Ymerin, të cilët i njoh më shumë se të tjerët. Ndjehem mirë nga ky fakt.
Shumë kumbon përshkrimi që Z.Flori Bruqi i bën figurës madhore të presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugovës.
Nënë Tereza, - nderi i kombit shqiptar, - ringjallet sërish në shkrimet e tij.
Z.Flori gjithashtu shkruan për Z.Naim Kelmendi, i cili më 25 Shkurt, 2014, në orën 2:27 të mbasdites më shkruan: - “Përshëndetje, e nderuara Kozeta! Lexova poezinë tuaj:” KU T’I GJEJ RRËNJËT E TUA KOSOVË?”
Të lumtë për një poezi të arrirë artistikisht. Të përshëndes me përzemërsi Naimi, botues i Rugova Art, Prishtinë, duke ju uruar gjithë të mirat.
Më mbas mar një tjetër urim: - “Suksese në të tjera poezi”,- nga Z.Vladimir Rama. Midis të tjerash ai shkruan:- poezia juaj ka një kuptim të gjerë, atë të një kombi dhe të një flamuri të përbashkët. – Dhe kështu ai më përshëndet fort, sepse sipas tij, është një kontribut i veçantë në realizimin e kësaj dëshire të përbashkët.
Urimet për këtë poezi, që Albania Press e publikoi me flamurin e shtrenjt shqiptar, duke ngazëllyer shumë shpirtin tim të brishtë, janë të shumta.
Në një kohë që Z.Ferhat Ymeri më dhuron një urim shumë fisnik: - “FLUTURIM TË MBARË NË UDHËTIMIN TËND ARTISTIK DHE ATDHETAR!”,- unë ndjehem keq, si një fëmijë i zënë në faj për këtë shkrim të padërguar tek TRIBUNA SHQIPTARE, - ku pashë të publikuara për herë të parë dy tregimet e mia të para internetike.
Mirëpo duke qenë se si tip, kam nevojë për mbështetje, për një urim, për një fjalë të ngrohtë, nga këto urime ndjehem me të vërtet shumë mirë. Lotët e dhimbjes për padrejtësitë këmbehen me lotë gëzimi, nga përkujdesi i fjalëve të zgjedhura nga mirësia e shpirtit në lidhje me personin tim.
Dhe meqenëse mendoj se në jetë është shumë e rëndësishme, ta ndash si bukën ashtu edhe gëzimin me ata që kanë nevojë, po pa e tepruar, se gjella me kripe e kripa me karar- thotë populli ynë i mençur.-
Unë kam dëshir të ndaj me ju, që do të keni mirësinë të lexoni këtë shkrimin tim edhe një mesazh të dërguar nga vëllai im Z.Lirio Nushi: -
- “ E shtrenjta motërza ime e vogël! Më krenon çdo moment, kur shoh që zemra jote fluturon me shqipet, edhe pse je kaq larg atdheut tënd. E di shumë mirë se lutjet e shkrimeve të tua të fundit, janë një forcë universale që bekojnë Shqipërinë tonë të “mizëruar” nga “errësira e padijes” mbi të vërtetat e mëdha të kombit tonë. Dhe krahët e shqipes tënde në Fluturim, janë të vogla të mbështjellin brengat e mëdha të një kombi të tërë që “rënkon i heshtur”. Sepse shqipet e vërteta janë të vetmuara...!
Po jam i sigurt se forca e zemrës tënde, do të marrë fuqi kur t’i bashkohen miliona të tjera në ajri.
Të përqafoj me mall dhe e di sa pak kohë të ngelet për t’i shkruar këto rrjeshta, sepse vogëlushët e tu William e Cesare(Uiliami dhe Çezare) të shpejtojnë frymëmarrjen nga përkujdesja e madhe që duhet t’ju japësh.
Ti je kranaria më e madhe e jetës sime...
Duke dashur të shkëputem nga fjalët e vëllait tim, tre vjeç më të madh se unë, po vazhdoj të shkruaj me pak fjalë për një tjetër libër te Z.Flori Bruqi. Për librin “TRIUMFI SHQIPTAR” .- të botuar në Rugova Art, i cili sjell mjaft të dhëna për krimet dhe tmerret serbe ndaj shqiptarëve autoktonë që nga Sanxhaku i Nishit, deri ku shtriheshin shqiptarët në trojet e tyre etnike.
Shumë i fuqishëm është shkrimi: “ARDHACAKËT SLLAVË, ARMIQ TË PËRBETUAR TË KOMBIT TONË”, apo “PËRPJEKJET SLLAVE PËR SHFAROSJEN E SHQIPTARËVE”
Mirëpo Z.Flori shkruan: “PUTHJA PËR FEMRAT, MË E RËNDËSISHME SE SEKSI”. – Për këtë, si femër, i jap të drejtë.
Me një interes të jashtëzakonshëm për çdo lexues është shkrimi:” KUVENDI I ISNIQIT, NJË SHEKULL MË PARË, SOLLI BESËLIDHJEN SHQIPTARE”.
Ja, kjo është një përmbledhje shumë – shumë e vogël për Z.Flori Bruqi.
Po unë e respektoj më tepër, për respektin njerëzor që tregon ai ndaj kujtdo, që për një arsye ose tjetër, lidhet me të. Pasi, nëse në jetën e përditshme nuk di të sillesh me fisnikëri ndaj personave që të rrethojnë, gjithë ato që shkruan, sado vlerë që të kenë, shumëzohen me zero.

BRESCIA- ITALY

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...