13 vjeçari nga Golemi i Lushnjes, i cili u gjet i vetëvarur në dhomë nga familjarët e tij dyshohet se ka humbur jetën për shkak të një video në Tik Tok.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, shokët e tij të klasës kanë treguar se adoleshenti ka qenë përdorues i rrjeteve sociale dhe një nga dyshimet për vdekjen e tij lidhet me realizimin e një videoje.
Jashtë kamerës, një nga shokët e 13-vjeçarit tregon se ka hipur në karrige, ka lidhur një spango në qafë dhe ka lëshuar karrigen. Sipas tij, thika nuk ka arritur të presë spangon e lidhur në qafë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Shokët e klasës dhe prindërit janë të tronditur nga kjo ngjarje dhe kërkojnë mbylljen e këtyre rrjeteve.
Një 13 vjeçar nga fshati Golëm i Lushnjes vendosi t’i japë fund jetës dukë u vetëvarë.
Prindërit e minorenit e gjetën trupin e pajetë të varur në dhomën e tij. Shokët e klasës këtë të dielë ishin në shkollë për të vendosur aty buqetën e lamtumirës. Ata thonë varësia ndaj rrjetit social TikTok e shtynë atë drejt vetëflijimit.
Ndërsa burime nga policia për Top Channel thonë se në telefonit e djaloshit janë gjetur të shkarkuara vetëm disa këngë. Për të zbuluar shkakun se përse 13 vjeçari i dha fund të jetës së tij policia do të marrë në pyetje mësuesit dhe shokët e tij. Nga ana tjetër familjarët dhe fqinjët e djalit të varur thonë se ai prej kohësh qëndronte i heshtur.
Ndërsa fëmijët e zonës thonë se 13 vjeçari sillej dhe luante me ta si normalisht.