Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/11/24

Kosova e Letonia nënshkruajnë marrëveshje ushtarake

 

 

Gjatë vizitës zyrtare në Letoni, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Letonisë, Artis Pabriks kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit bilateral në mes Kosovës dhe Letonisë, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Sipas njoftimit për media nga Ministria e Mbrojtjes, ky memorandum përcakton fushat e bashkëpunimit të dy shteteve në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Të dy ministrat po ashtu janë dakorduar që të intensifikohet bashkëpunimi në mes të dy ministrive dhe forcave, me shkëmbim të personelit, në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta, si dhe aktivitete të tjera, me interes të përbashkët.

Me këtë rast, Mehaj ka theksuar se Kosova dhe Letonia kanë histori të ngjashme dhe objektiva të ngjashëm për kontribut në paqen, sigurinë dhe stabilitetin kontinental dhe më gjerë.

Gjithashtu, ai theksoi se të dy vendet kanë përcaktimin e njëjtë euroatlantik dhe se Kosova mund të mësojë shumë nga Letonia, sidomos në eksperiencën për anëtarësim në NATO.

No comments:

Post a Comment

Mbi 47 mijë dokumente, fotografi dhe 175 orë video-incizime janë digjitalizuar dhe dorëzuar nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës

Shkruan : Flori Bruqi ,Akademik PHD. AAAS. Prishtinë   Një dosje gjigante me dëshmi tronditëse për krimet e luftës në Kosovë është dorëzuar...