Pas incidentit të ndodhur gjatë spektaklit live të ‘Big Brother Vip’, kur Fifit i ra të fikët, pas një debati mes saj dhe opinionistes Balina, këngëtarja ka vendosur t’i shkruajë vetes një letër.
Këtë letër e shkruan teksa qëndron në privatësi, larg banorëve të tjerë dhe merr kohën që i nevojitet për të shkruajtur mendimet e saj.
Letra
E dashur Fifi,
Si je?
Uroj të të gjejë mirë kjo letër.
Kam diçka shumë të rëndësishme për të thënë.
A ke mendu ndonjëherë të bëhesh njeri pak më i ftohtë?
A ke mendu ndonjëherë të mos i marrësh gjërat aq përzemër?
A ke mendu ndonjëherë me e kuptu që jo çdokush do bëhet njish me atë që ti percepton?
A ke mendu ndonjëherë që nuk është e domosdoshme t’u pëlqesh të gjithëve?
A ke mendu ndonjëherë ta vlerësosh veten më shumë për atë që je ti, jo për atë çfarë duan të tjerët që ti të jesh?
A ke mendu ndonjëherë që jo të gjithë do të të respektojnë?
PSE I BËN DËM VETES?
A ke mendu ndonjëherë që duhet të strukësh mendimet dhe të fillosh mos të përkujdesesh për të tjerët më shumë se për veten?
Jo çdo kush do të të kuptoj.
Jo çdo kush do ta marrë mendimin për bazë.
Jo çdo kush do të të dojë.
Pak minuta përpara largimit Fifi e përlotur ka lënë për banorët porositë e fundit.
‘’Ju lutem ta shijoni këtë eksperiencë dhe të mos debatoni. Tregoni që jeni artista’’,- tha ajo.
Për njeriun më të afërt brenda shtëpisë, Sabianin ajo uroi që ta prekë finale.
‘’Dua të bësh lojën që nuk bëra dot unë. Tregoji njerëzve që je burri i besës, që je me zemër të madhe dhe që je zemërmirë’’,- tha ajo.
Përkundrazi, Antonelës i la një porosi të një tjetë lloji: Ngacmoji pak banorët.
Kujtojmë se këngëtarja la shtëpinë për shkak të një gjendjeje emocionale të rënduar.
Ilirit, me të cilin ka kaluar shumë kohë por ka pasur edhe disa debate i tha vetë një fjalë: Qetësohu!