Agjencioni floripress.blogspot.com

2021/11/24

OBSH-JA: RAJONI I EVROPËS PËRBALLET ME 700.000 VDEKJE TË REJA DERI NË MARS

 Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se 700.000 vdekje të reja nga Covid-19 mund të regjistrohen deri në mars në Evropë dhe në disa pjesë të Azisë.

Shifra e të vdekurve tashmë është në mbi 1.5 milion në 53 shtetet që Organizata Botërore e Shëndetësisë i cilëson si rajon i Evropës, shkruan BBC.

OBSh-ja paralajmëroi për trysni të lartë ose ekstreme në repartet e kujdesit intensiv në spitalet e 49 shteteve të rajonit të Evropës deri në marsin e vitit të ardhshëm.

Evropa po përballet me rritje të numrit të rasteve me Covid-19, duke e nxitur Austrinë që të kthehet në izolim, ndërsa vendet tjera po shqyrtojnë hapa për ashpërsimin e masave kufizuese.

Disa shtete – përfshirë Francën, Gjermaninë dhe Greqinë – së shpejti mund ta bëjnë dozën përforcuese të kërkuar për qytetarët e tyre në mënyrë që ata të cilësohen si persona plotësisht të vaksinuar.

“Vdekjet e përgjithshme të raportuara janë parashikuar të shkojnë në mbi 2.2 milionë deri në pranverën e vitit të ardhshëm, duke u mbështetur në trendet e tanishme”, tha OBSh-ja të martën.

Vdekjet e konfirmuara të lidhura me Covid-19 së fundi janë dyfishuar në rajonin evropian në gati 4.200 në ditë, thuhet në deklaratë. Vetëm në Rusi, shifra ditore e viktimave së fundi ka qenë rreth 1.200.

No comments:

Post a Comment

Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”

              Aka demik Prof.dr. PHD. Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv ka...