Nga Flori Bruqi
Qeveria e Maqedonisë ka marrë vendim që të shpallë tre ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona. Flamujt shtetërorë para qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.
Drejtori i përgjithshëm i policisë bullgare Stanimir Stanev në një prononcim për Deutsche Welle ka deklaruar se në autobusin e përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm po udhëtonin 52 pasagjerë.
Ai ka deklaruar se 50 pasagjerët kanë qenë me origjinë shqiptare ndërsa dy shoferët ishin me origjinë maqedonase.
“Sipas informacioneve të para 52 pasagjerë ishin duke udhëtuar me autobusë, përfshirë dy shoferë me kombësi maqedonase dhe 50 pasagjerë me kombësi shqiptare”, ka thënë ai.Kryekomisioneri nuk ka komentuar shenjat e rrugëve por thekson se deri më tani ajo që dihet është se zjarri mund të ketë nisur në tubat ose depozitat e naftës.
“Duket se ka informacione se ka pasur depozita apo tuba të naftës shtesë. Me shumë mundësi bëhet fjalë për një mosfunksionim teknik nëse ka ndodhur para aksidentit. Nëse është nga aksidenti, është krejt normale, duke pasur parasysh mungesën e disa parmakeve, të ketë shkëndija, për pasojë autobusi ka marrë flakë”, tha ai.
45 janë viktimat me origjinë shqiptare nga Maqedonia nga aksidenti tragjik që ndodhi në Bullgari. Mes tyre është edhe i riu Visar Aliti, ndërsa i ati i tij ka arritur që të shpëtojë. “Sipas informatave te familjareve ne aksidentin e tmerrshem qe ndodhi naten e kaluar kan qene edhe dy bashkfshatar tone njeherit edhe Mergimtar nga Belgjika.Edhe nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Bullgari kanë konfirmuar për bTV se shumica e pasagjerëve në autobusë ishin nga Maqedonia e Veriut.
Orhan Aliti i cili fatmirsisht i ka shpetuar aksidentit dhe eshte mire me shendet si dhe djali i tij Visar Aliti i cili per fat te keq nuk arriti te shpetonte.Lusim Allahun familjes tia shtoj sabrin” shkruan Zhurnal, që bazohet te postimet në rrjetet sociale të miqve dhe familjarëve të viktimave që janë tronditur nga tragjedia “Te Allahut jemi dhe tek Ai te gjith do te kthehemi”
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Siguria nga zjarri dhe mbrojtja e popullatës, kryekomisioneri Nikolaj Nikolov në një intervistë për mediat vendase është shprehur se dy janë shkaqet kryesore të tragjedisë me 45 viktima në Bullgari, ku dyshohet se shumica janë shqiptarë nga Maqedonia.
Sipas tij një ndër dyshimet kryesore është se ngjarja mund të ketë ndodhur pas përplasjes së autobuzit me pengesat pasi në një hapësirë prej 20-30 metrash mungojnë parmakët të cilat dyshohet se autobusi i ka marrë me vete rreth 100 metra larg, nisur nga gjurmët e frenimit.
Ndër të tjera ai thekson se deri më tani numri i viktimave është 45 dhe pse në disa raportime thuhet se numri shkon në 46, Nikolov thekson se numri i saktë i viktimave do të dalë pas largimit të trupave, pasi aktualisht duhet dhe të konfirmohet nëse gjatë udhëtimit ka pasur transferim të udhëtarëve nga një autobus në tjetrin. Drejtori i policisë bullgare: 50 pasagjerët në autobusin që u dogj ishin me origjinë shqiptare.Pasagjerët që arritën të largoheshin nga autobusi u larguan vetë. sipas tij disa nga viktimat janë gjetur grumbull në derën e autobusit si përpjekje për të shpëtuar, mes të cilëve dhe një nënë me dy fëmijë në krahë është gjetur para derës se autobusit.
Dyshimet e para janë se dy shoferët kanë humbur jetën të parët ndaj dhe nuk kanë mundur që të hapnin dyert e autobusit që të dilnin pasagjerët.
Meta shprehet se ndjen hidhërim të madh për humbjen e jetës së shqiptarëve nga Maqedonia e Veriut duke i uruar shërim të shpejtë të mbijetuarve.
“Hidhërim i madh dhe trishtim i thellë për humbjen aksidentale tragjike të jetës të bashkëkombësve tanë nga Maqedonia e Veriut.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Autobusi me targa nga Maqedonia e Veriut mori flakë në një autostradë bullgare dhe si pasojë humbën jetën 46 persona mes tyre 12 fëmijë.
“Autobusi ka udhëtuar me mbi 100 kilometra në orë dhe nuk ka shfaqur asnjë milimetër frenim, që do të thotë se shoferi nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. Aksidenti ishte absolutisht rezultat i gabimit njerëzor“, tha për BTV Sekretari i Sigurisë së Pernikut, Vasko Pirgov, i cili mbërriti në vendngjarje me policët dhe zjarrfikësit e parë.
Ai tha se autobusi nuk u përmbys dhe shoferi u përpoq të kthehej majtas, duke shtuar se ka video pamje “të cilat nuk janë të këndshme për t’u parë”.
Pamja është e frikshme. Autobusi është djegur pjesa e përparme, personat në (spitalin) “Pirogov” ndodheshin në pjesën e pasme të autobusit. Autobusit i është thyer xhami i djathtë dhe kanë dalë prej aty, tha Pirgov.

Sipas tij, rreth një orë e gjysmë para aksidentit, autobusi është ndalur në një pikë karburanti në autostradën “Struma”, ku pasagjerët kanë shkuar në tualet dhe kanë bërë pushim për rreth gjysmë ore. Ai beson se është e përjashtuar mundësia që shoferi të ketë rënë në gjumë, sepse pompa e karburantit ndodhet 15 minuta me makinë nga vendi i aksidentit.
“Rruga eshte ne gjendje perfekte. Ky është një gabim i shoferit. Nuk ka mundësi që autobusi të ketë rrëshqitur në rrugë, nuk ka shenja frenimi. Autobusi ka marrë flakë nga përpara. Vetë autobusi kishte tuba nafte”, tha Pirgov, duke shtuar se “zjarri ka filluar nga pjesa e përparme e autobusit, me shumë gjasa në sistemin e ngrohjes”.

Familjarët të cilat kanë pas të afërm në autobusin e shkrumbuar në Bullgari ndodhen pranë kompanisë Besa Trans dhe presin informacione për familjarët.
Një qytetar nga Tetova thotë se nuk ka asnjë informacion për bashkëshorten tij dhe bashkëshorten vëllait të tij, të cilat kanë qenë në autobusin e aksidentuar në Bullgari,ka thënë ai për TV21.
Ndërkaq njoftojnë se kanë kontaktuar edhe autoritetet bullgare, ku vetëm u është thënë se 7 pacientë po trajtohen në spital dhe shpresojnë se një nga to të jenë dhe familjaret e tyre.