2021-11-24

“Një hero i vërtetë”, serbët krenohen me shqiptarin që shpëtoi 6 turistë nga flakët



Lulzim Sulejmani nga Presheva është njëri nga shtatë të mbijetuarit e tragjedisë shqiptare në Bullgari. Ai arriti që të thyente xhamin dhe të hidhej nga autobusi në momentin që u përfshi nga flakët dhe dyert u bllokuan.

Sulejmani madje arriti që të ndihmonte edhe gjashtë persona të tjerë të që dilnin nga autobusi duke i shpëtuar. Veprimi i të riut me kombësi shqiptare dhe shtetësi serbe pasi jeton në Luginën e Preshevës ka bërë jehonë në media në Beograd, që i kanë kushtuar hapësirë të veçantë.

Lexo edhe: I riu që theu xhamin dhe doli nga dritarja: Shoferin e zuri gjumi, autobusi u mbush me tym, dëgjova britma…

 Me germa kapitale, “Blic” shkruan “NJË HERO I VËRTETË”. “Një shtetas serb, edhe pse i plagosur, ndihmoi në evakuimin e shtatë pasagjerëve në një aksident të tmerrshëm në Bullgari” vijon më tej artikulli.

Shkrimi në median serbe “Blic.rs”

Autoritetet serbe i kanë uruar shërim të shpejtë, ndërsa ambasadori e ka vizituar në spital në Bullgari. “Shtetasi ynë Lulzim Sulejmani, vetë i plagosur në një aksident të tmerrshëm në afërsi të Sofjes, ka ndihmuar në evakuimin e pasagjerëve” shkruan ministria e Jashtme serbe.