2021-11-23

Kthimi për në shtëpi u kthye në tragjedi, itinerari i udhëtimit të turistëve shqiptarë në Stamboll

 Një udhëtim i nisur të premten e 19.11. 2021.nuk ishte menduar se do të kthehej në tragjedi për turistët e nisur nga Shkupi drejt Stambollit.

Agjencia Besa Trans ka ndarë në rrjetet sociale foto dhe video nga i gjithë itinerari i cili ka nisur pikërisht mbrëmjen e të premtes.


Gjatë udhëtimit, 50 turistët që ishin përfshirë në këtë tur kanë bërë edhe një shëtitje në det duke kërcyer ne ritmet e muzikës shqiptare.Kthimi ishte parashikuar mbrëmjen e djeshme nga Bullgaria, por diçka nuk ka shkuar mirë dhe autobusi ka shpërthyer në flakë në Bullgari.Për pasojë kanë ndërruar jetë 45 persona, shumica e të cilëve me origjinë shqiptare. Mes viktimave janë edhe dy shoferët e autobusëve.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tre ditë zie kombëtare, për të nderuar 45 viktimat e tragjedisë në Bullgari.

Kryeministri Zoran Zaev, në një postim në rrjetet sociale bën me dje se ditë zie janë shpallur 23, 24 dhe 25 nëntori, ndërsa flamuri do të jetë gjysmë shtizë. Kryeministri thekson se të gjitha ngjarjet publike do të shtyhen dhe mediat duhet të përshtatin përmbajtjen e programacionit të tyre.






“Qeveria në seancën e sotme të jashtëzakonshme shpalli tre ditore zie në territorin e gjithë vendit, për aksidentin tragjik në Bullgari, në të cilin humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë.Ditë zie janë shpallur 23, 24 dhe 25 nëntori (e martë, e mërkurë dhe e enjte), ndërsa gjatë ditëve të zisë flamuri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe përfaqësuesit diplomatik të vendit jashtë vendit, do të jetë gjysmë shtizë.

Të gjitha ngjarjet publike shtyhen dhe mediat duhet të përshtatin përmbajtjen e tyre në përputhje me zinë e shpallur tre ditore,” shkruan Zaev. 

Kompania “Besa Trans”, autobusi i të cilës u shkrumbua në rrugën Struma në Bullgari ku u dogjën 45 udhëtar nga Maqedonia ka katër padi penale për mos respektimin e protokolleve të Covidit në vitin 2021, transmeton Almakos.

Për mediat këtë gjë e vërtetuan nga Inspektorati shtetëror i transportit. Prej atje thuan se gjatë këtij viti në vendkalimet kufitare janë kryer katër kontrolle të inspektorëve në bazë të respektimit të masave ndaj autobusëve të kësaj kompanie dhe në të gjitha rastet janë dhënë padi penale.

Ligjërisht, veprat janë trajtuar penale pasi që gjatë kohës së pandemisë është kërkuar respektim i protokolleve kundër Covid 19, por në autobus gjithmonë ka pasur numër më të madh të udhëtarëve sesa ka qenë e lejuar, gjegjësisht e shënuar në momentin.Nga Inspektorati thuan se “Besa Trans” i ka të gjitha licencat dhe lejet e nevojshme për transport të lirë ndërkombëtar, ndërsa në mënyrë transit më shpesh e ka shfrytëzuar vendkalimin kufitar në Deve Bair.

Flori Bruqi

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...