Është folur shumë për humbjet e mëdha që Italia pësoi një vit më parë për shkak të emergjencës së Covid-19.
Por, duket se mirënjohja për punën e atyre që luftuan në vijën e parë të frontit me pandeminë nuk është e mjaftueshme.
Nominimi për Çmimin Nobel 2021 dëshiron ta bëjë atë përmes drejtësisë.
“Ne dëshironim të nderonim vetëmohimin dhe sakrificën e tyre, pasi këta punonjës luftuan kundër pandemisë në mënyrë që të shpëtonin jetën e njerëzve. Nominimi shkon për të gjithë ata që në vendin tonë kanë bërë mrekulli”, u shpreh Marzio Dallagiovanna.
Në fillim, shumë menduan se kjo detyrë ishte thjesht e pamundur të kapërcehej.
Pak kohë për t’u pajisur dhe shumë pak pajisje mjekësore në dispozicion, e tëra çfarë mund të bënin ishte të mbështeteshin në ekspertizën e dhe talentet e tyre.
Të kujtosh ato ditë, është thellësisht prekëse sidomos për mjekët e parë që e përjetuan.
Njëri prej tyre është profesor Cavanna i cili është zgjedhur si përfaqësues i nominimit.
“Kam takuar infermiere që kanë fjetur në spitale për javë të tëra. Mjekë që nuk donin të linin pavionet sepse nuk nuk të çonin në shtëpi virusin, ose çonin larg të afërmit e tyre. Shumë të tjerëve jeta iu kthye përmbys por thjesht duhet të mësoheshin me të”, tha Luigi Cavanna.
Pasi panë që dhoma e urgjencës po mbushej, profesor Cavanna mori vendimin për të trajtuar secilin pacient në shtëpi përpara se simptomat e tyre të bëheshin më serioze.
Ai përfundoi duke vizituar mbi 300 pacientë dhe sot kujton se sa të vështira ishin ato kohë.
“Çdo ditë kthehesha në shtëpi dhe ndërsa isha duke parë listën e njerëzve që duhej të vizitoja ditën tjetër, kujtoj se ndieja një ndjenjë pasigurie. Dikur mendoja: shpresoj që nesër të jem në gjendje të mirë (në kuptimin e të qenit në gjendje të punoj) dhe të jem në gjendje të vazhdoj punën. Duke parë pacientët e mi që bëheshin më mirë më jepte një arsye për të vazhduar më tej “, tha ai më tej.
Por sipas z. Dallagiovanna nominimi për Nobel që përfshin çdo punonjës të kujdesit shëndetësor në vend, pavarësisht nga roli i tyre, ka një vlerë të rëndësishme.
U takon të gjithë atyre që kanë marrë pjesë në të njëjtën luftë në të gjithë botën.