Agjencioni floripress.blogspot.com

2022/10/04

KIMISTI GJERMAN BENJAMIN LIST DHE DAVID MACMILLAN I LINDUR NË MBRETËRINË E BASHKUAR, JANË VLERËSUAR ME ÇMIMIN NOBEL NË KIMI.

“Shumë fusha kërkimore dhe industri varen nga aftësia e kimistëve për të ndërtuar molekula që mund të formojnë materiale elastike dhe të qëndrueshme, të ruajnë energji në bateri ose të pengojnë përparimin e sëmundjeve”,  tha Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave në një deklaratë.

“Kjo punë kërkon katalizatorë, të cilët janë substanca që kontrollojnë dhe përshpejtojnë reaksionet kimike, pa u bërë pjesë e produktit përfundimtar”, thuhej më tej në deklaratë.

Një ditë më parë u shpallën edhe 3 fituesit e çmimit Nobel në Fizikë.

Syukuro Manabe, Klaus Hasselmann dhe Giorgio Parisi fituan këtë çmim “për kontribute novatore në kuptimin e sistemeve komplekse fizike”.


No comments:

Post a Comment

Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”

Në rrjetet sociale (Facebooc)është hapur debat mbi origjinën e Nënë Terezës(Gongje Bojagjiut), ndërkohë diskutimi në komente devijon deri në...