Peticioni ‘S’ka më turp’ është ndërmarrë nga një grup personalitetesh që kanë perceptimin se TV me një grup programesh po e çedukon publikun.
Armand Bora regjisor tha në emisionin Sot në Euronews Albania se peticioni nisi për të kuptuar nëse ky është perceptim i shumicës apo pakicës.
Ai shpjegoi se qëllimi i peticionit nuk është që ato të zhduken nga ekrani, por të jepen pas orës 24 me një logo paralajmëruese për publikun.
“Duke i futur në fashat e transmetimit gjatë ditës tendenca është të bëhet normale diçka që nuk është e tillë”, tha Bora.
Ai theksoi se kjo është edhe një betejë ligjore që i drejtohet Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) që sipas regjisorit është në shkelje të detyrimeve dhe etikës.
“Do të jetë një betejë e gjatë nëse AMA nuk do ta kuptojë që është në shkelje të detyrimeve të saj. Nuk arsye pse AMA të mos reagojë, nëse nuk ka reagim do t’i drejtohemi Komisionit të Edukimit dhe Medias”, tha regjisori.
Edhe ne Kosove duhet te fillon nje aksion i tille.
No comments:
Post a Comment