Lufta e Kosovës ishte një luftë e armatosur në Republikën e Kosovës (në atë kohë Republika Federale e Jugosllavisë) ndërmjet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së) dhe Ushtrisë së Jugosllavisë (JNA-së), e cila filloi më 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmit jugosllav në fshatrat Likoshan dhe Qirez në Drenicë të Kosovës, dhe përfundoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës më 11 qershor 1999. Ushtria Çlirimtare e Kosovës mori mbështetje ajrore nga NATO (nga 24 marsi i vitit 1999) dhe mbështetje tokësore nga Ushtria e Shqipërisë.
Në këtë luftë u dëbuan 848,000 shqiptarë nga Kosova, u vranë 15,000 persona, nga të cilët 1,500 luftëtarë të UÇK-së, 1,008 ushtarë dhe policë serbë dhe të tjerët civilë të thjeshtë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5,000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.
Kosova nën Jugosllavinë e Titos (1945–1980)
Tensionet ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve u rritën përgjatë shek. 20-të, veçanërisht gjatë Luftës së Parë Ballkanike, Luftës së Parë Botërore, dhe Luftës së Dytë Botërore. Qeveria socialiste e Josip Broz Tito shtypte sistematikisht çdo manifestim nacionalizmi në Jugosllavisë, duke u siguruar që asnjë republikë apo kombësi të mos krijojë dominancë mbi të tjerat. Në veçanti, fuqia e Serbisë—republika më e madhe dhe më e populluar—dobësohej nga krijimi i qeverive autonome të Vojvodinës në veri dhe Krahina Socialiste Autonome e Kosovës në jug. Kufijtë e Kosovës nuk ishin përcaktuar në bazë të popullsisë autonome shqiptare (shumë shqiptarë mbeteshin jashtë në Maqedoni, në Malin e Zi dhe Serbi. Autonomia formale e Kosovës, e krijuar me kushtetutën e 1945 së Jugosllavisë, ishte një gjë pa vlerë. Policia sekrete i goditi rëndë nacionalistët. Në 1956, shumë shqiptarë u gjykuan në Kosovë me akuzat e spiunazhit dhe pëmbysjes së regjimit. Kërcënimi i separatizmit ishte i ulët, shumë pak grupe kishin qëllim të bashkoheshin me Shqipërinë (për shkak të situatës në Shqipëri). Por impakti i tyre afatgjatë ishte shumë i kryqëzor, sidomos me Lëvizjen Revolucionare për Unitetin Shqiptar, e themeluar nga Adem Demaçi, të cilat do të krijonin bërthamën e UÇK-së. Demaçi u burgos në 1964 bashkë me shumë atdhetarë të tjerë.
Demonstratat dhe trazirat e studentëve në Beograd në qershor 1968 u shpërndanë edhe në Kosovë në nëntor të atij viti, por u shtypën nga forcat e sigurisë Jugosllave. Por shumë pak të drejta iu dhanë shqiptarëve nga Tito, përfaqësim më të madh në trupat shtetërorë të Serbisë dhe Jugosllavisë, dhe njohje më të madhe të gjuhës shqipe. U krijuaa Universiteti i Prishtinës në 1970 si një institucion i pavarur. Shqipërimi i edukimit në Kosovës vuante nga mungesa e materialeve edukuese në gjuhën shqipe në Jugosllavi, kështu që u firmos në marrëveshje me Shqipërië për furnizimin me libra.
Në 1969, Kisha ortodokse serbe urdhëron klerin të marrë të dhëna mbi popullsinë serbe në Kosovë, dhe rritjen e presionit të qeverisë së Beogradit të mbrojë më shumë interesat e serbëve.
Në 1974, statusi politik i Kosovës u përmirësua pas daljes së kushtetutës së re të Jugosllavisë. Bashkë me Vojvodinën, Kosova u deklarua krahinë dhe fitoi shumë nga fuqitë që kishte një republikë: një vend në presidencën federale dhe kuvendin e saj, forcë policore, dhe bankë kombëtare.[1]
Pas vdekjes së Titos (1980–1986)
Vdekja e Titos në 4 maj 1980 nisi një instabilitet të gjatë politik, i përkeqësuar nga nga kriza ekonomike dhe protestat nacionaliste. Protesta e parë madhore u bë në Prishtinë, demonstratat filluan si një lëvizje spontane e studentëve të Kosovës të cilat u mbajtën në Prishtinë me 4 mars 1981 për kushte më të mira në mensën e studentëve në Prishtinë, por ne fakt ishte shkendija në një zinxhir mbi mllëfin e akumuluar prej vitesh. Kjo shkaktoi demonstrata masive në mbarë Kosovën. Demonstratat u shtypën nga Presidenca e Jugosllavisë duke shpallur gjendjen e emergjencës, duke dërguar në demonstrata policinë dhe ushtrinë, të cilat shkaktuan shumë të vrarë.
Kosova duroi një prani të madhe të policisë sekrete gjatë gjithë viteve 1980, duke shtypur pa mëshirë çdo manifestim nacionalist. Sipas një raporti të reporterit Mark Thompson, rreth 580,000 banorë të Kosovës u arrestuan, u morën në pyetje, dhe u internuan. Mijëra prej këtyre humbën punën ose u përjashtuan nga institucionet arsimore. Gjatë kësaj kohe tensionet vazhdonin të rriteshin.
Në shkurt 1982, një grup priftërinjsh nga Serbia i bën peticion pëshkopëve të tyre se "pse Kisha Serbe është e qetë" dhe pse nuk bënte fushatë kundër "shkatërrimit, zjarrvënies dhe sakrilegjit të vendeve të shenjta në Kosovë". Këto fjalë tërhoqën interes në Beograd. Dolën histori se serbët dhe malazezët po persekutoheshin. Ndërmjet nacionalistëve serbë thuhej se serbët po dëboheshin nga Kosova.
Por në fakt situata ishte ndryshe, Kosova ishte rajoni më i varfër në Jugosllavi: të ardhurat mesatare vjetore për frymë ishin 795 USD, krahasuar me mesataren kombëtare prej 2,635 USD.
Serbia u përpoq të ulte fuqinë e shqiptarëve në rajon, me fushata popaganduese që pohonin se serbët po dëboheshin nga Kosova për shkak të rritjes së popullsisë shqiptare, dhe jo nga situata e keqe ekonomike.
Kosova dhe ngritja Sllobodan Millosheviçit (1986–1990)
Në 1987, ndodhi masakra e Paraćin pasi një ushtar shqiptar në Ushtrinë Kombëtare Jugosllave (UKJ) vrau katër ushtarë serbë, kjo ngjarje i rriti akoma më tej tensionet.[3] Pas këtyre ngjarjeve Sllobodan Millosheviçi, akuzoi Dragisa Pavlovic, si kryetar i organizatës së partisë në Beograd, se ishte paqësor me shqiptarët dhe ishte i butë me radikalët shqiptarë.
Sipas disa artikujve, Sekretari Federal i Mbrojtjes Kombëtare, Admirali i Flotës Branko Mamula, thoshte se "nga 1981 deri në 1987, 216 organizata ilegale shqiptare me 1,435 anëtarë u zbuluan brenda UKJ". Mamula thoshte se shqiptarët etnikë po pregatiteshin për të "vrarë oficerë dhe ushtarë, duke helmuar ushqimin dhe ujin, sabotim, hapjen e arsenaleve të armëve dhe vjedhjen e armëve dhe municioneve, dezertim dhe shkaktim i trazirave nacionaliste brenda njësive të ushtrisë".[3]
Në një memorandum iu kushtua vëmendje speciale Kosovës, duke thënë që në atë rajon serbët po përballeshin me "genocid fizik, politik, ligjor dhe kulturor" dhe ishin në një "luftë të hapur dhe totale" që vazhdonte nga vjeshta e vitit 1981. Në këtë propagandë thuhej se statusi i Kosovës në 1986 ishte humbja më e madhe historike e serbëve që prej çlirimit nga osmanët në 1804, duke e renditur si më të rëndë se pushtimi Nazist dhe se pushtimi i Serbisë nga Austro-Hungaria në Luftën e Parë Botërore. Autorët e Memorandumit pretendonin se 200,000 serbë janë larguar nga rajoni përgjatë njëzet viteve. Memorandumi kërkonte kthimin e serbëve të larguarve dhe rritjen e sigurisë dhe kushteve të serbëve në Kosovë.
Memorandumi SANU provokoi shumë reagime: Shqiptarët e shikonin si një përpjekje për rritjen e supremacisë serbe, duke thënë që ata pak serbë që u larguan (rreth 2000-5000) u larguan vetë për arsye ekonomike, ndërkohë që Sllovenët dhe Kroatët, e panë si kërcënim. Serbët e pritën mirë por disa prej komunistëve të vjetër e kundërshtuan ashpër.
Në nëntor 1988, kryetari i komitetit rajonal të Kosovës u arrestua. Në mars 1989, Millosheviçi prezantoi "revolucionin anti-burokratik" në Kosovë dhe Vojvodinë, duke ia zvogëluar autonominë dhe duke vendosur shtetrrethim dhe gjendje emergjente në Kosovë për shkak të protestave, ku humbën jetën 24 njerëz. Millosheviçi dhe qeveria e tij pretendonin se këto ndryshime ishin për të mbrojtur serbët e mbetur në Kosovë nga shumica shqiptare.
No comments:
Post a Comment