Eksperti i sigurisë Fatjon Softa, u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se për më shumë se 1 vit hakerat kanë qenë brenda sistemeve online, ku kanë marrë edhe të dhëna.
Ai tha se aktualisht jemi në fillimin e një luftë të gjatë me Iranin, sa i përket sulmeve kibernetike.
“Publikimi i të dhënave është diçka shumë negative. Qytetarët duhet të kërkojnë dëmshpërblim për të dhënat personale që u janë publikuar. Nëse kanë depërtuar në sistemim bankar, kjo është një e dhënë shumë sensitive. Ne jemi në fillimin e një lufte të gjatë me Iranin”, u shpreh eksperti.
Ai shtoi më tej se sistemi MEMEX është delikat, por ende nuk e dimë nëse hakerat kanë depërtuar në të.
“Ky sistem është një sistem delikat, nuk e dimë nëse është depërtuar apo jo, por këto të dhëna janë në kuadër të asaj që ne e quajmë luftë hibride”, u shpreh Softa, teksa shtoi se amerikanët kanë ofruar ekspertë për këtë çështje, por nga Shqipëria nuk ka përgjigje.
Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se hakerat iranianë kryen sulmet kibernetike ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare, teksa ndodheshin në territorin shqiptar.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mahmutaj u shpreh se ata kanë dalë nga Shqipëria përmes doganave, ndaj dhe sulmuan sistemin TIMS, për të fshehur gjurmët e tyre.
“Një pjesë e hakerave e kanë bërë sulmin, pikërisht në territorin shqiptar. Kanë përdorur doganat për të dalë. Për të zhdukur imazhet e tyre, sulmuan sistemin TIMS. E sulmuan, i fshinë pamjet, serverat dhe tani ata janë të paidentifikueshëm. Tani, bllofi që ata po luajnë akoma, është që po publikojnë listën e personave të shpallur në kërkim, të njohur për krime.
Vijmë te emrat e ministrave. Nëse ministrat do dyshoheshin për vepër penale, policia, emrat e politikanëve të përfshirë në krime të ndryshme i publikon nëpër media e komunikata shtypi dhe asnjëherë këto emra nuk hidhen në databazat e policisë. Kjo është bllof. Duam apo nuk duam, shteti shqiptar Gazetari Fatos Mahmutaj deklaroi se ka komunikuar me hakerat iranianë, pas sulmit kibernetik ndaj sistemeve digjitale dhe qeveritare në muajin korrik.
Në një intervistë për Euronews Albania, Mahmutaj u shpreh se hakerat i kërkuan para, në mënyrë që t’i jepnin materialet me të dhënat sekrete që kishin.
Mahmutaj tha se për këto materiale, ishin rreth 30 persona të cilët kishin shfaqur interes për t’i blerë.
“Në fillim, kur Homeland Justice nisi të publikonte të dhënat e para në muajin korrik, një nga ata të cilët i kontaktoi isha edhe unë. I kontaktova më tepër për kuriozitet, kurioziteti i gazetarit dhe më kërkuan para për të më dhënë materiale.
U thashë që nuk kam para dhe nuk më intereson. Më shkruajtën dhe më thanë që deri më tani kemi rreth 30 të interesuar. U thashë që mos të lodhen se nuk kanë për t’i blerë këto materiale. Shumicia e materialeve, ishin në kalendarin iranian, pra ishin të përpunuara dhe jo origjinale”, theksoi ai.u çmontua”, theksoi ai.
Gazetari Lavdrim Lita u shpreh në një intervistë për Euronews Albania se të dhënat që u publikuan dje nga hakerat, nuk janë të sistemit MEMEX.
Lita sqaroi se në sistemin MEMEX që disponon policia, të dhënat janë më të detajuara për personat që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitetet kriminale.
“Formati i të dhënave që dolën dje në telegram, nuk është i MEMEX. Në MEMEX të dhënat janë më të detajuara. Serverët e sistemit MEMEX nuk janë në Shqipëri, ato janë në Britani të Madhe dhe SHBA; ka një tjetër sistem sigurie. Sistemi MEMEX është grumbullimi i informacioneve mbi personat me precedent penalë ose të dyshuar për aktivitete kriminale”, u shpreh gazetari.
Një ditë më parë, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se listat e publikuara këtë të hënë nga hakerat iranianë me gjeneralitetet dhe fotot e personave me shtetësi shqiptare, nuk janë pjesë e bazës së të dhënave të sistemit MEMEX.
1.7 gigabyte material sensitiv u publikua nga hakerat e ashtëquajtur “Homeland Justice” mëngjesin e së hënës, në platformën e komunikimit Telegram.
Bëhet fjalë për 49 lista të gjata, ku pasqyrohet identiteti i personave, numri ID, mosha, vendlindja dhe foto e tyre e sistemit TIMS.