2022-10-19

Vetëm ultimatumi Serbisë, i jep fund bisedimeve / S’ka dialog derisa Serbia angazhon forca ruse në veri!


NGA: IDRIZ MORINA 
KFOR-i duke patrulluar në veri

Vetëm një ultimatum mund t’i jap fund pretendimeve serbe për luftë apo agresion në veri të Kosovës.

Për SHBA-të Kosova “një mike shumë, shumë e ngushtë”

close
volume_off

Realisht, Serbisë si edhe kemi shkruar në disa raste, thjesht duhet t’i thuhet se nuk ka vend më për dialog. Kosova nuk e ka asnjë detyrim ndaj Serbisë, për dallim prej saj, që ka lloj-lloj detyrimesh, si zbulimin e varrezave masive dhe të mbi 1600 të zhdukurve shqiptarë, shumë prej të cilave, Serbia ua nxori fillimisht organet, dhe pastaj i la të vdesin ashtu, madje duke i shitur shumë shtrenjtë.

Pra, përtej një raporti të tillë është vërtetë të shkohet apo edhe të pretendohet të krijohet. SHBA-ja, është autorja e mbështetjes së të gjitha proceseve në Kosovë dhe për Kosovën.

E mbështetjes së lëvizjes paqësore dhe të përpjekjeve për pavarësi të udhëhequra nga Ibrahim Rugova, udhëheqëse e luftës ajrore me Serbinë, duke goditur caqet ushtarake serbe, dhe të shtetbërjes së Kosovës.

Prandaj, ai e rithekson, thuaja si ta kish qëllim këtë, që interpretuam: “Është një miqësi dhe partneritet i bazuar jo vetëm në interesa të përbashkëta, por edhe në ndarjen e vlerave të njëjta”.

Pra, diplomatët amerikan, po e thonë pa hezitim, se Kosova ndan të njëjtat vlera me SHBA-të.

Ku Kosova si në rastin e Ukrainës, e shpreh hapur mbështetjen, dhe madje duke i vënë sanksione Rusisë dhe duke deklaruar para botës se ajo po kryen krime të ngjashme, sikurse bënte Serbia në Kosovë, është zgjidhja e duhur.

Image
KFOR-i duke ndihmuar në zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e sigurisë pas provokimeve nga serbët
FOTO GALERI

 Kërcënimi në veri

Atëherë, a nuk është ky fakt i mjaftueshëm, që Kosova të mos bisedojë fare me Serbinë!? A nuk është fakt i mjaftueshëm, që Perëndimi t’ia jap ultimatum Serbisë, për t’i dhënë fund bisedimeve.

A nuk kemi biseduar dhe a nuk i kemi bërë lëshime mjaftueshëm serbëve, në bisedimet në Vjenë, dhe tashmë mbi një dekadë në Bruksel.

A nuk i hodhën poshtë gjithmonë këto bisedime, duke afirmuar tezën e rrejshme historike, se “Kosova është Serbi”?!Nisur nga ky postulat serb, edhe pse gjithmonë i rrejshëm, asnjë palë bisedime nuk mund t’i japin fund kërkesave serbe. Pavarësisht se çfarë lëshime të reja iu bën në Bruksel, ata vetëm sa i rritën kërkesat, përfshirë edhe shkëmbimin e territoreve, ku ajo llogariste të përfitonte 5-10 % së paku.

Por, Serbia siç po rezulton, nga disa informacione të publikuara së fundi në Tiranë, për vizitën e papritur të bërë nga kryeministri Kurti, kur u takua me Edi Ramën, thuhet se ajo ndodhi pasi ‘strukturat e sigurisë kishin marrë informacione për organizimin në Veri të Kosovës të një grupi mercenarësh të njësisë famëkeqe ruse “Vagner”’.

Pra, si mund të bisedosh me një palë, derisa ajo brenda territorit tënd kryen subversione të tilla, madje duke angazhuar struktura të ushtrisë private të Rusisë, e cila ndodhet tashmë 8 muaj në luftë në Ukrainë, dhe Perëndimi po e bën të pamundurën për ta përkrahur Ukrainën, që ajo të fitojë. Dhe këtë ajo aktualisht është duke e arritur.

Atëherë, si ka mundësi që Perëndimi, nëse këto informacione janë kredibile, të mos e sanksionojë Serbinë, se po e përgatit të njëjtin skenar ndaj Kosovës, sikurse Rusia në Ukrainë.

Këtë akuzë e tha botërisht edhe ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Atëherë, Kosova duhet të lihet e lirë nga pretendimet serbe, dhe se ato po shterojnë dhe do të shuhen, sapo Rusia të marrë goditjen përfundimtare.

Serbia duhet të respektojë shtetin e Kosovës në tërësinë e tij, për qëllimet e tyre politike duhet të flasin vetë serbët e Kosovës.

Nuk ka më kohë bota, të merret me privilegjet e fituara dhe pretendimet e reja, të një komuniteti kaq të vogël, siç janë serbët në veri, prej rreth 50 mijë vetash, që mban të okupuar pjesën më të madhe të Kosovës, ku shqiptarët as nuk mund të lëvizin si turistë, dhe aq më pak të bëjnë ekspedita kërkimore arkeologjike për të hetuar të kaluarën e tyre, mbi 10 mijë vjeçare në këto troje.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...