Ky është mesazhi i ministrit Latifi në rastin e dorëheqjes
“Me zhgënjim të thellë dhe keqardhje pas shumë reflektimesh për disa muajt e fundit po ju informoj se në mënyrë efektive iu ofroj dorëheqjen time nga posti i ministrit të Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, se që nga sot me datën 6 tetor 2022”, thuhet në letrën e dorëheqjes.
Ministri i Shëndetësisë në Kosovë Rifat Latifi, ka dhënë dorëheqje këtë të enjte.
Nga Zyra e Kryeministrit nuk është njoftuar nëse kanë pranuar dorëheqjen e tij.
Latifi u emërua Ministër i Shëndetësisë në nëntor të vitit të kaluar, pas Arben Vitisë i cili kishte garuar si kryetar i Prishtinës në zgjedhjet lokale.
Rifat Latifi që nga ajo kohë është kritikuar për punën e tij me këtë sektor.
Biografia e ministrit Rifat Latifi mund të lexohet në "Leksikonin enciklopedik" të autorit Flori Bruqi :
leksikonenciklopedigfb - Sa-Kra klikoni tek Literatura dhe kerkoni germen sipas alfabetit " R" gjegjsisht Rifat Latifi
Me respekt!
Shkruan: Flori BRUQI | |
LEKSIKON ENCIKLOPEDIK I AKADEMISË SHQIPTARE AMERIKANE
Librin e autorit Flori Bruqi "LEKSIKON ENCIKLOPEDIK..." mund ta shkarkoni falas në sektorin
(E falënderoj përzemërsisht autorin dhe Akademinë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve) |