
Në vitin 1936 Greqia krijoi një komision që ndërroi emërtimet e huaja për ta, emërtime që shumë prej të cilave deri në atë kohë ishin shqiptare në shumë prej fshatrave dhe qyteteve në Greqi duke i zëvendësuar ato me emërtime neo-greke.
Një Qeveri normale duhej të krijonte një dekret për ndryshimin e emërtimeve sa më parë, por kemi 30 vjet që po ecim mbrapa edhe në këtë drejtim..Është absolutisht e papranueshme krijimi nga asgjëja dhe ruajtja e emërtimeve të huaja, kjo punë është një nga treguesit e tradhtisë kombëtare të politikanëve të kombit tonë.
Ndërrimi i emërtimeve të fshatrave apo qyteteve shqiptare që kanë emërtime të huaja, kurrsesi nuk mund të quhet ekstremizëm, emrat e fshatrave, të cilat janë ndryshuar para 100 vjetësh duhet të kthehen në emrat e tyre të identitetit.
Ata që krijuan shtetet artificiale mund ta quajnë supernacionalizëm apo ku e di unë se çfarëdo epiteti tjetër, që mund ta etiketojë ndonjë "internacionalist".
Është më se e natyrshme dhe legjitime që të shqipërohen emrat dhe toponimet e qyteteve ku banojnë shqiptarë e jo të vazhdojë asimilimi i tyre përmes varfërisë dhe presioneve të tjera. Kjo në se qeveritë tona janë vërtetë pro shqiptare e jo të tërhequra hundësh prej sakatuesve të kombit tonë.
No comments:
Post a Comment