NATO është alarmuar dhe ka informuar anëtarët e saj se nëndetësja bërthamore e Rusisë Belgorod është larguar nga baza e saj dhe mund të jetë arma e fundit e Vladimir Putin mes përshkallëzimit të tensioneve në frontin e Ukrainës.
Belgorod është zhdukur nga baza e saj në Rrethin Arktik dhe mund të lundrojë në ujërat e Detit Kara për të testuar super-silurin e Neptunit, sipas një shënimi paralajmërues të NATO-s të dalë në mediat italiane gjatë fundjavës, raporton Daily Mail.
Kjo supernëndetëse është i aftë të udhëtojë në distanca të mëdha nën ujë përpara se të shpërthejë me forcë të madhe, duke shkaktuar kështu një “cunam bërthamor” që mund të mbyt qytetet bregdetare me valë rrezatimi.
Megjithatë, përfshirja e saj vihet në dyshim sepse – nëndetësja 180 metra e gjatë, një nga më të mëdhatë në botë – do të kishte qenë jashtëzakonisht e vështirë të kalonte pa u vënë re teksa hynte në Baltik. Është e paqartë nëse Belgorod do të kishte kohë për të arritur bazën e tij në Detin e Bardhë Baltik – një distancë prej rreth 3,000 miljesh – pa u zbuluar ndonjëherë.
NATO që atëherë ka njoftuar aleatët se nëndetësja mungonte nga baza, por tha se ende besohej se po operonte në Arktik. Është e paqartë saktësisht se kur është dërguar paralajmërimi, por ai u publikua për herë të parë dje nga gazeta italiane La Repubblica. Nëndetësja Belgorod është në funksion që nga korriku. Super-siluri i Neptunit ishte një nga katër armët e gjeneratës së re të shpallur nga Putin në 2018 dhe që besohet të jetë operacionale.
Kjo kokë bërthamore nuk u testua kurrë për shkak të ndalimeve ndërkombëtare për testimin e armëve bërthamore. Shkelja e këtyre marrëveshjeve duke testuar Neptunin – madje edhe në ujërat e largëta të Arktikut – do të ishte një veprim jashtëzakonisht provokues i Rusisë.