2022-11-25

Skandali në Katar, Kosova ankesë në FIFA ndaj Serbisë

Një foto është bërë virale në rrjetet sociale nga dhoma e zhveshjes e Serbisë në Katar në ndeshjen ndaj Brazilit. Një flamur serb ishte i hapur me një hartë në të ku Kosova ishte pjesë e Serbisë.

Për këtë ka reaguar menjëherë Komiteti Olimpik i Kosovës dhe Federata e Futbollit, të cilët kanë paraqitur një ankesë për një gjest të tillë.



“Komiteti Olimpik i Kosovës në koordinim të plotë me Federatën e Futbollit të Kosovës, ka dërguar sot ankesën në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, anëtare e së cilës është, por edhe në FIFA, anëtare e së cilës është FFK, në mënyrë që të dyja të marrin veprime të menjëhershme ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, konform kartës olimpike dhe rregullave të FIFA-s”.

Albin Kurti takon Javier Solanan, vlerëson rolin e tij në çlirimin e Kosovës



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar në Madrid ish–Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana.

Në takimin që është zhvilluar  në muzeun kombëtar Museo Nacional del Prado, u bisedua mbi gjendjen e Kosovës, të rajonit, por edhe të Evropës, përballë luftës ruse në Ukrainë.

close
volume_off

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e z.Solana gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimin tonë në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Përvoja e z.Solana, si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ish-Përfaqësues i Lartë i Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së  është e çmueshme për Republikën e Kosovës dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë.

Kryeministri Kurti të premten ka udhëtuar për në Spanjë, ku po merr pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në

T Vaksinë universale për gripin, shkencëtarët

 Një vaksinë universale e gripit që mbron nga të gjitha llojet e virusit mund të jetë e disponueshme në dy vitet e ardhshme, thonë shkencëtarët. 

Vaksina eksperimentale e bazuar në të njëjtën teknologji, mRNA, si vaksinat e Covid rezuloi e suksesshme në provat e para, duke hapur rrugën për provat klinike te njerëzit. 

Prof John Oxford, një virolog në Universitetin Queen Mary në Londër, , tha se vaksina e zhvilluar në Universitetin e Pensilvanisë mund të jetë gati për përdorim pas dy dimrash të tjerë. 

Studiuesit kanë punuar për vaksinat universale të gripit për më shumë se një dekadë, por zbulimi i fundit, i publikuar në Science, shihet si një hap i madh në mbrojtjen e njerëzve nga një pandemi potencialisht shkatërruese e gripit. 

Vaksinat e gripit sezonal, të cilat mbrojnë deri në katër shtame të virusit, përditësohen çdo vit për t'u siguruar që ato janë të përshtatshme për viruset e gripit në qarkullim.

 Vaksina e re është krijuar për të nxitur sistemin imunitar kundër të 20 nënllojeve të gripit A dhe B, duke armatosur potencialisht trupin për të luftuar çdo virus gripi që shfaqet.

 Bota përjetoi për herë të fundit një pandemi gripi në vitin 2009, kur një virus që kaloi nga derrat te njerëzit u përhap në mbarë botën. Ndërsa ai shpërthim ishte shumë më pak vdekjeprurës nga sa kishin frikë zyrtarët shëndetësorë, pandemia e gripit të vitit 1918 tregoi se sa shumë lloje të reja të rrezikshme mund të vrisnin miliona njerëz. 

2022-11-24

Flori Bruqi : Pse futbollistët pështyjnë në fushë? Shkenca ka një shpjegim

 




Nëse keni parë një ndeshje të Kupës së Botës, mund të keni parë disa futbollistë që pështyjnë në fushë ndërsa luanin. E keni pyetur veten pse? Është interesante se ata nuk e bëjnë këtë sepse janë të pasjellshëm, por ka një shpjegim krejtësisht të ndryshëm për këtë.


 


Sipas disa hulumtimeve, stërvitja rrit sasinë e proteinave të sekretuara në pështymë, një lloj i veçantë i mukusit të quajtur MUC5B, i cili e bën pështymën më të trashë dhe më të vështirë për t'u gëlltitur. Udit Kapoor i tha Indian Express se pështyma në gojë trashet gjatë aktiviteteve të vështira fizike, kështu që është më e lehtë për lojtarët ta pështyjnë atë.


Kjo është arsyeja pse futbollistët, lojtarët e kriketit dhe lojtarët e regbisë lejohen të pështyjnë në tokë, por lojtarët e tenisit dhe basketbollit ndëshkohen për këtë.


“Edhe pse nuk është e qartë pse prodhohet më shumë MUC5B gjatë stërvitjes, spekulohet se mund të jetë për shkak se bëhet më shumë frymëmarrje nga goja në mënyrë që mukusi të parandalojë tharjen e gojës”, vëren Dr. Kapur, transmeton Index.hr.


Ish-portieri nigerian Joseph Dasu tha një herë se "futbollistët pështyjnë sepse duhet të pastrojnë fytin disi".


“Ata vrapojnë shpejt dhe vrapojnë gjatë dhe kanë nevojë për ajër”, shtoi ai.


Megjithatë, futbollistët shihen shpesh duke pështyrë pasi kanë larë gojën me një pije. Është një shpëlarje e karbohidrateve. Një studim i botuar në Gazetën Evropiane të Shkencës Sportive në vitin 2017 tregoi se shpëlarja e karbohidrateve përmirëson performancën. Ai përfshinte 12 burra të shëndetshëm në të 20-at e tyre dhe zbuloi se ata mund të kërcejnë më lart, të bëjnë më shumë tërheqje dhe squats, të vrapojnë më shpejt dhe të jenë më vigjilentë pasi kanë larë karbohidratet.

Franz Kafka(3 Korrik, 1883-3 Qershor, 1924 )ikona në letërsinë e Perëndimit.


                                  Nga Flori Bruqi, PHD


Franz Kafka (i lindur më 3 Korrik, 1883 në Pragë të Austro-Hungarisë, sot Republika Çeke; vdiq më 3 Qershor, 1924 në Vjenë të Austrisë) ishte një nga shkrimtarët e historive të shkurtra, dhe modernistët më të mëdhenj të gjuhës gjermane të shekullit XX, trupi i shkrimit i të cilit ishte i vetëm në llojin e tij. 



Disa nga shkrimet e tij mbetën të pambaruara dhe u botuan pas vdekjes së tij, megjithëse dëshira e tij ishte që ato të asgjësoheshin - të cilat janë bërë ikona në letërsinë e Perëndimit. 

 Pjesa e tij më e njohur përfshin një tregim të shkurtër me emërtimin "Die Verwandlung" (Metamorfoza, Shëndërrimi) dhe romani i tij i pambaruar "Der Prozess" (Procesi) dhe "Das Schloß" (Kështjella).

 Mbiemri "kafkor" ka hyrë në përdorim të shënojë rrethanat e rëndomta të llojit absurd dhe surreal zakonisht të gjetura në veprat e Kafkës. 

 Kafka u lind në një familje hebre gjermano-folëse të klasës së mesme në Pragë, kryeqyteti i Bohemisë, një mbretëri që në ato kohë ishte pjesë e monarkisë së dyfishtë të Austro-Hungarisë. 




Disa nga veprat që mund të shtjellohen dhe të përkthyera në shqip janë: "Procesi", "Metamorfoza", "Kështjella" në formën e romanit por dhe nga proza e tij e shkurtër në formën e tregimit.

 Disa nga tregimet e tij janë "Një Leksion Akademik", "Populli i Minjve", "Barbarët", etj. 

Fatkeqësisht veprat e tij janë në shumicën e tyre të humbura dhe për më tepër nga vetë dëshira e autorit për t'i asgjësuar ato.





 Kryesorja ç'ka mund të fillojë një analizë për këtë shkrimtar, është vënia re e një ndryshimi rrënjësor të formës në veprën e tij dhe në përmbajtje. 

Ai shpesh përdorë një formë të veçantë dhe të thatë simbolike ku majmunët flasin, njerëzit transformohen, portretizohen në mostra etj, pra një realitet jashtëtokësor për të analizuar bujtinën tokësore në formën e saj më reale.

 Ky konstatim mund të duket kontradiktor në vetvete por nis nga një simbolikë surreale që kërkon vëmendje për problemet e mëdha universale që prezanton Kafka. 





 Në analizën e "Procesi"-it vihet re një e vërtetë tronditëse e realitetit me njeriun e thjeshtë brenda, dhe sistemet që ndryshojnë dhe e shikojnë ketë të fundit si një pengesë apo një të mirë për to.

 Kafka parapëlqen një të vërtetë të skajshme ku sheqerosjet artistike nuk janë më vlerë në veprën e tij. 

Personazhi përgjithësisht është njeriu i rëndomë, jo heroi që bën diferencën. Kafka injoron pa e marrë fare parasysh esencën romantike të letërsisë dhe hidhet i tëri në kërkim të shpëtimit universal të cilin e shpreh: "Vetëm kur shkrimtari rastësinë mund ta kthej në ligj dhe ta bëj njeriun të pavdekshëm, vetëm atëherë ai ka një rol në art dhe vetëm atëherë roli i tij është profetik".

 



Kafka nuk qëndron te ekzagjerimi dhe optimizmi emotiv, ai është ulur këmbëkryq dhe na shikon të gjithëve. 

Në personazhin e "Proces"-it zotit "K.", sistemi gjigant i pushtetit i bën grafikun e jetës pa e shpjeguar se për se e trajton ashtu deri në vendimin për ta vrarë pa i dhënë shpjegim.






 Nga ana tjetër kjo mund të analizohet dhe në të kundërt; vetë zoti "K." nuk ka aftësinë për të kuptuar sistemin, megjithëse përpiqet që të kuptojë diçka, përsëri është i mbytur në paqartësi. 

Në secilin kah vlerësimi, rezultati i kësaj marrëdhënie është një absurditet fatal ku qenia, ambienti, logjika, hapësira, ekzistenca në vetvete është tejet e pakuptueshme dhe pa mundësi për të pasur një debat ndërmjet tyre, gjithashtu e tmerrshme në efektin e saj. 









Zoti "K." mund të shikohet në disa drejtime të tjera, ai nuk është vetëm njeri por dhe ligjësi skolastike, e cila në një periudhe të caktuar humbet ekzistencën e saj pasi një ligj tjetër e nxjerr atë të pavlerë.





 Kjo është një e vërtetë jo e dëmshme në dukje por si do të justifikohen gjithfarë energjish dhe përpjekjesh njerëzore që qenë frymëzuar nga ajo që tashmë është e pavlerë dhe për tu fshirë.

 Një kuptim tjetër i përfolur për "Procesi"-in është dhe pyetja teologjike që ai përmban. 





Përgjithësisht dogma fetare është një përhapje e arsyes se jeta është një përpjekje për të merituar një perfeksion pas vdekjes. 

Feja përmban shumë rregulla që duhen ndjekur dhe pasojat që vijnë nga mosndjekja e tyre, por Kafka i bërtet këtyre arsyeve me faktin se jo të gjithë i njohin dhe i kuptojnë këto ligje. 

Pse do të duhet të kenë të njëjtin fat si mos-zbatuesit vullnetar e të vuajnë dënimin kapital. 





Kafka kërkon shtojcën "biblike" që duhet të përmbajë logjikën për fatin e këtij grupi. Ka dhe shume tematika të tjera më sekondare nga ato që u përmendën më sipër.

 Zoti "K" në disa rrethana që i krijohen kryen marrëdhënie intime me një vajzë pa modalitet klasik të njohjes, bisedës ose ndjesisë emocionale dhe kurse çfarë veprimesh paraprijëse për të kaluar në marrëdhënie seksuale, por e realizon atë në një forme apriori sikur të mos ketë vend për kushtëzime dhe justifikime. J. P. Sarter citon në një paragraf se: "Shpirti ka me shumë të drejtë se arsyeja" pasi kjo e fundit është e asgjesuesshme nga vet ajo kurse shpirti është një forme e qenësishme apriori. 

Por veprimi i zotit "K." mund të shihet dhe si një protestë e Kafkës me dy elementë. 

I pari sistemi (qoftë teologjik, politik, tradicional, etj.) që vepron në mënyre injoruese ndaj individit dhe ky i fundit i përgjigjet atij me të njëjtën monedhë duke krijuar kështu plotësimin instiktiv ndaj dëshirave rastësore. 





Në ketë logjikë Kafka është disi në atmosferën e Niche-s por me ndryshimin se nuk e ka qëllim në vetvete por një përgjigje e natyrshme dhe e rrjedhur nga kushtet. 

Kjo vepër dhe po ashtu vepra në tërësi e Kafkës me të drejtë është një ortek që sa me shumë thellohesh aq më i madh bëhet, deri sa orteku është vetë globi që banojmë. 

Letërsia e Kafkës është një ambient i ankthshëm; është një situatë e një zgjimi e njëkohësisht i një fataliteti. 

Kafka nuk është dekadent, ai bën një portret të gjërave por nuk mundohet të rrënojë, të mohojë apo të zgjedhë mjete për të asgjësuar, ai thjesht paraqet ftohtësisht acarin e absurditetit. 

 Shtëpia në Vjenë ku vdiq Franz Kafka më 1924 






Një kryevepër mund të cilësohet padyshim vepra "Metamorfoza".

 Si zakonisht tek Kafka dhe këtu ambienti është një natyre simbolike. Kafka e fillon veprën e tij me mëngjesin në të cilin një person ndjen që po shndërrohet në kandër.

 Mëngjesi është i zakonshëm në shkrimet e tij, zgjimi që personifikon shpresën e re, emocionet e reja, të gjitha këto turbullohen menjëherë sapo personi fillon kontaktin me botën, ai rrënqethet nga atdheu zhgënjyes. 





Grigori i transformuar tashmë krijon fillimisht një shqetësim të thellë në familje. Të gjithë ata në ketë moment janë të përkushtuar rreth tij. Gjenialiteti i Kafkës është se ai e paraqet Grigorin në ndryshimin fizik apo mekanik por jo shpirtëror dhe të ndërgjegjes. 

Grigori e kupton të gjithë situatën rreth tij dhe ka një pikëllim të madh që tanimë as mund ta shprehi nën petkun e kandrës.





 Por ç’është në të vërtetë "Kandra"? 

S'është gjë tjetër veçse krijesë e një natyre anti-njeri, e një natyre të tmerrshme dhe pa kthim. Ajo është më tepër, nuk është krijim i individit, por e një trysnie fati të cilin askush prej nesh nuk e zgjedh me vetëdije.





 Grigorit gjithë kjo gjëmë i vjen pasi ai është shumë i përkushtuar në punë, e cila e ka bërë efektin e saj të çuditshëm, jo duke i dhënë të mirat që çdo njeri pret por duke e shndërruar në një qenie të çuditshme dhe të trishtueshme që e pengon të realizojë natyrshëm dëshirat njerëzore qoftë dhe më minimalet. 

Në fund familjarët e lodhur dhe përfundimisht të bindur se krijesa që kanë përballë nuk është me djali apo vëllai i tyre por një "kandër", e trajtojnë si të tillë dhe Grigori vdes në ngashërimin e pashprehur dhe disi në pritje të "zgjidhjes" që do ti sjelli vdekja. 





Megjithëse përshkrimi i mësipërm i këtij romani është mjaft i shkurtër kemi mundësinë të analizojmë disa ide përmbajtëse në të. Shkrimet e Kafkës, në ndryshim nga tregimet e stërzgjatura, përgjithësisht zgjaten me përtesë vetëm për të thënë atë që duhet dhe pa ceremonira formale. 

Nëse do ta nisim nga fundi Grigorit i ka ardhur në maje të hundës por siç kemi thënë me lart Kafka nuk është dekadent (të gjejë mjete për të asgjësuar apo zhdukur situata) Grigori ndihet thellësisht i pa shpresë për momentin por ai nuk tenton vetëvrasjen.

 Ai zgjidhjen e merr si pasojë e një veprimi pasiv mbi situatën dhe e lë veten tërësisht të shkrihet në fatin që i racionoi Jeta.

 Vdekja është një zgjedhje e natyrshme e tij por jo me ekzaltim e për mundësinë e ndreqjes por duke çliruar pamundësinë përballë natyrës absurde që e rrethon. 

Kafka në vetvete është një protestues i madh; është vetë protesta.

 Ai nuk krijon arsyetime fatale por paraqet botën dhe në ketë drejtim protesta e tij nuk ka hierarki drejtuese, ajo lind apriori për të gjithë që nga momenti i zgjimit në absurd gjithashtu ajo nuk ka mjete lufte përveç reflektimit mbi situatën.

 Grigori jemi të gjithë ne të mekanizuar me elementë që fati arbitrar na etiketon çdo kohë dhe që janë të pa evitueshëm. 

Jo vetëm kandra por dhe vdekja është e njëjta gjë ashtu si Grigori nuk i bënte ballë dhe s’e kuptonte transformimin ashtu dhe vdekja e kaplon njeriun në vite e ndihmuar nga plagosjet e përpjekjes për lumturi dhe qetësi që i lakmojmë për ditë të gjithë ne.

 Kandra është i alkoolizuari që nëpërmjet alkoolit donte të prekte gëzimin por që endet i shkatërruar rrugëve, kandra është "At Sergei" (Tolstoi ) që duke u drejtuar vetëm nga shpirti i amshuar u kthye në një përdhunues.




 Ajo është gjithçka që prodhon absurdi dhe jeta pa pika referimi dhe që prezanton fytyrën e saj nëpërmjet këtyre fenomeneve. 

Nëse kemi hyre pak në esencën e fundit të veprës dhe në mesin e saj fillimi është ndryshe. Njerëzit tronditen nga transformimi, mortaja, burgosja, etj.



 Ata mbajnë një qëndrim ndaj halleve që u bien nga qielli. 

Mos vallë Kafka e merr njeriun si një qenie me manual të paracaktuar përdorimi të cilin e ka të stamposur në ndërgjegje dhe orientohet midis të mirës dhe të keqes? 





Vetë Kafka është një njeri që i dorëzohet trasendentes? Ai e lë hapur apo pa zgjidhur vetë ketë dilemë me dëshirën për të asgjësuar krijimtarinë e tij apo me saktë pyetjet e tij dhe si Grigori shikon nga ylli i mëngjesit, pas vdekjes. 






 Në vazhdën e krijimeve pikante të Kafkës me interes është tregimi "Një Leksion Akademik". 

 Këtu paraqitet një personazh shumë i përfolur, të transformimit majmun në njeri. Kafka nuk e shikon zhvillimin nga ana estetike por kuptimore. 





Majmuni tashmë njeri ndihet përballë lirisë së zgjedhjes. 

Ai nuk i referohet vetes në anën e cilësisë organike por të ndërgjegjes. Pikërisht, për shkrimtarin, njeriu ka koordinata arsyetive dhe jo të një problemi vizual dhe të lëvizjes. 

Për kuptimin tradicional të lirisë ajo çka deklaron Kafka për të është të paktën e çuditshme. Majmuni, tashmë njeri është i pikëlluar për lirinë e zgjedhjes pasi është përgjegjës për rrjedhën e gjërave ndërkohe që nuk është i sigurt për pasojat e zgjedhjes së tij. 






Bota tashmë ka formën që ai zgjedh por e tmerrshme pasi ai të vetmin vend ankimi dhe ndëshkimi ka veten. 

Kjo tek "Zarathuastra" (F. Niche) është një çlirim i qenies për tu perfeksionuar, tek Kafka është një fatalitet.

 Ai është thellësisht në kërkim të fesë, të para-projektit rruga e të cilit nuk do ta zhgënjente njeriun. J. P. Sarter mendonte se njeriu nuk është prodhim fizik dhe ndërgjegjësor i vetvetes, Kafka megjithëse më i hershëm pasi e kalon koshiencën e këtij postulati mendon se gjithashtu njeriu s’mund të projektojë veprimin e vetvetes. 

Ai është një qenie e trishtuar për pozicionin që ka. E gjithë kjo të bën ta mendosh mbase të pezmatuar ndaj zotit, natyrës por mbase si një nxitje drejt kërkimit të zotit të humbur ose të një depresioni të pashmangshëm nga kotësia dhe boshllëku që nuk japin shpjegim. Forma e tregimit është krijuar afërsisht si monolog e cila fatkeqësisht mund të interpretohet si një shprese e venitur për përgjigje, kurse fakti që ai e hedh në letër është një veprim i vetvetishëm siç është mendimi. 

 Kafka është një qenie gjeniu dhe pikëllues njëkohësisht, sikur të qe i pashmangshëm dëshpërimi i një shpirti të lartë në realitetin tokësor. Veprat na duhen.






 Shkrime dhe përkthime (përzgjedhje) 1909: Një libër lutjesh grash (Ein Damenbrevier) 1909: Një bisedë me të luturin (Gespräch mit dem Beter) 1909:Një bisedë me të dehurin (Gespräch mit dem Betrunkenen) 1909:Aeroplani në Brescia (Die Aeroplane in Brescia) 1911: Rihardi dhe Samueli (Richard und Samuel) 1912: Zhurmë e madhe (Großer Lärm) 1913:Soditje (Betrachtung; me 18 tekste prozë) 1913: Gjykimi (Das Urteil) 1913: Fokisti (Der Heizer) 1915:
Metamorfoza (Die Verwandlung) 1915: Para ligjit (Vor dem Gesetz; pjesë i romanit "Procesi") 1918: Vrasja (Der Mord) 1918: Një doktor vendi (Der Landarzt) 1919: Në koloninë ndëshkuese (In der Strafkolonie) 1921: Kalorësi i kovave (Der Kübelreiter) 1924: 
Një artist i urisë (Ein Hungerkünstler)

Etj.

"Bleta shqiptare" e Thimi Mitkos( Historia e shqiptarëve të Egjiptit ose "Shqiptarët e Misirit" )

Nga Flori Bruqi




Historia e shqiptarëve të Egjiptit ose "Shqiptarët e Misirit" siç ishin njohur në traditë, është pjesë e historisë kombëtare nga se kolonia shqiptare e Egjiptit, që u formua aty qysh nga fillimi i shek. XIX dhe u zgjerua dukshëm në gjysmën e dytë të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, paraqet një nga vatrat më të rëndësishme të Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Mjafton të shënohet këtu "Bleta shqiptare" e Thimi Mitkos, e cila u botua në Aleksandri më 1878, e mjafton këtu të përmenden se sa rilindës shqiptarë jetuan krejtësisht ose pjesërisht në Egjipt, nga se disa u kthyen në Shqipëri pas 1912 për të kontribuar në ngritjen e shtetit kombëtar: Thimi Mitkoja, Spiro Dineja, Thoma Krei, Milo Duçi, Andon Zako Çajupi, Filip Shiroka, Athanas Tashkoja, Jani Vruhoja, Fan S. Noli, Aleksandër Xhuvani, Sotir Koleja, Loni Longori e të tjerë.



Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805 – 1952, Dr. Faruk Borova

Gjatë qëndrimit tim në Kajro (1993-1997) si Ambasador i Republikës së Shqipërisë për Lindjen e Mesme, pata privilegjin dhe mundësinë të shtoja njohuritë në lidhje me jetë dhe veprimtarinë, jo vetëm të themeluesit të Egjiptit Modern, Muhamed Ali Pashës, por edhe të krejt pasuesve të tij.

Titulli: Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805 – 1952
Origjinali: Dinastia shqiptare që sundoi Misirin 1805 – 1952
Gjinia: Histori
Autor: Dr. Faruk Borova
Shtëpia botuese: Gent Grafik
Fq. 145
Pesha: 0.214 kg.
ISBN: 978-99956-51-05-3


Gjatë qëndrimit tim në Kajro (1993-1997) si Ambasador i Republikës së Shqipërisë për Lindjen e Mesme, pata privilegjin dhe mundësinë të shtoja njohuritë në lidhje me jetë dhe veprimtarinë, jo vetëm të themeluesit të Egjiptit Modern, Muhamed Ali Pashës, por edhe të krejt pasuesve të tij. Ata ishin dhjetë persona në vijueshmëri dhe sunduan Egjiptin, jo pak kohë, por plot 147 vjet (1805-1952), duke formuar një dinasti të plotë shqiptarësh.

Pikërisht veprimtarinë e plotë të kësaj dinastie në Egjipt me vlerat dhe antivlerat e secilit përfaqësues, lidhjet e tyre me popullin vendas egjiptian, ndërvartësit e Egjiptit me Perandorinë Osmane dhe për më tepër influencën e fuqive të mëdha të kohës Francës, Britanisë së Madhe dhe të Rusisë janë objekt i këtij botimi.Ngjarjet nuk janë trajtuar në këndvështrimin e egjiptianëve vendi ku vepruan, apo të osmanlinjve prej nga erdhën, por si bashkëkombës shqiptarë.

 Dr. Faruk Borova








2022-11-23

Prof Dr Eshref Ymeri, ose Filozofi modern mes dy kohёve




Prof dr Fatmir Terziu,PHD

Teksa pija njё gotё raki Shqipёrie nё kryeqytetin shqiptar, Tiranё, pas disa vitesh larg saj, me tё ndjerin, njё nga penat qё bёri mjaft pёr letrat shqipe, shkrimtarin Siri Sulejmani, natyrisht dhe njё nga shёndetet tona, do tё shkonte pёr Prof. Dr Eshref Ymerin, (tё cilin fizikisht ende nuk e kam takuar asnjёherё). Nё bisedё e sipёr ai mё tha fjalё pёr fjalё kёshtu: “Eshrefi ёshtё njё “antioksidant” ideologjik i ditёve tona qё jetojmё”. E thellova pyetjen time dhe kurreshtja ime dёgjoi me vёmendje se “Eshrefi, pra pёr njeriun tё cilin e dёgjoja nё atё bisedё nga njё shkrimtar si Siriu, mjaft rebel nё mendime, ishte dhe mbetej njё intelektual mjaft i rrёndёsishёm, fisnik, i kompletuar dhe mjaft didakt. Pra, i saktё, i qashtёr, i rreptё nё mendimet e tij.”

Akademik Prof.dr.Eshref Ymeri,PHD(AAAS)




E kёshtu fillova tё lexoj ngadalё dhe me vёmendje, hap pas hapi njeriun qё kishte lindur nё fshatin Mesaplik të Vlorës mё 25 dhjetor 1938. Ndёrkaq nё jetёrrugёtimin e tij do tё gjeja edhe shkollimin e tij qё fillonte me arsimin fillor nё Mesaplik, shtatё vjeçaren nё fshatin Ramicё dhe me Gjimnazin “Ali Demi” tё Vlorёs qё e kishte mbaruar në vitin 1959 me rezultatin “shkёlqyeshёm”.

Nga ky rezultat i përpjekjeve të para për t’u pajisur me dije dhe kulturë, i ishte dhёnё e drejta pёr tё studiuar nё Leningrad të ish-Bashkimit Sovjetik pёr gjuhёn ruse. Kur u prishёn marёdhёniet me B.S, nё qershor tё vitit 1961 ai ishte kthyer në Shqipëri dhe kishte vazhduar Universitetin e Tiranёs pёr gjuhё letёrsi ruse nё fakultetin “Histori Filiologji”, të cilin e kishte mbaruar me rezultate të larta nё vitin 1966. Emёrimi pedagog nё katedrёn e gjuhёs dhe letёrsisё ruse dhe mё pas shef të redaksisё sё botimeve nё gjuhё tё huaja deri nё vitin 1990, e kishin formёsuar mё tej figurёn komplekse tё Profesor Ymerit. Gjatё kёsaj periudhe ai kishte drejtuar redaksinё pёr pёrkthime nё gjuhё tё huaja. Mё pas viti 1992 sërish me punёn si pedagog pёr gjuhёn dhe letёrsinё ruse, deri mё 31 gusht 2003, e mbajti nё vёmendjen e madhe dhe pasionin e tij intelektual deri kur doli nё pesion. Dhe vёrtet ka dalё nё pension Prof Dr Eshref Ymeri? Kёtu qёndron enigma e njё intelektuali tё tillё “antioksidant” ideologjik, qё nё leximin e filozofit tё kohёve moderne, Slavoj Žižek ёshtё i lidhur jo thjesht me reklamёn, por me punёn qё jep dhe merr Tjetri nga njё “benefit” i tillё i mjaftёdobishёm mendimi, filozofie dhe intelektualizmi nga mё tё radhёt nё shoqёrinё e sotme shqiptare.

Ndёrsa Slavoj Žižek e lidh kёtё me paketёn e çajit “Çaj qiellor”, ku ka një shpjegim të shkurtër të përfitimeve të tij: ‘Çaji jeshil është një burim natyror i antioksidantëve, të cilat neutralizojnë molekulat e dëmshme në trup të njohura si radikalet e lira. Duke zbutur radikalet e lira, antioksiduesit ndihmojnë trupin të mbajë shëndetin e tij natyror.” Ky lloj “çaji qiellor” nё kuptimin filozofik, është nocioni i pastёr qё lufton me rrёnjё aspektualitetin e totalitarizmit dhe ёshtё një nga antioksidantët kryesorë ideologjikë, funksioni i të cilit gjatë gjithë funskionit jetik ёshtё të zbusё radikalët e lirë dhe kështu të ndihmojё trupin social që të ruajё shëndetin e tij politiko-ideologjik. A nuk e bёn njё tё tillё Prof Dr. Eshref Ymeri me tё gjitha shkrimet dhe veprat e tij? A nuk e ka treguar dhe me analizat e thelluara, apo dhe me komentet e thjeshta?

Shkrimet e tij, thellimet nё mendime, sigurisht që janë jo thjesht një lexim stimulues, por dhe njё morfologji dhe sintaksё mё vete pёr mjaft udhёrrёfime nё fusha tё ndryshme, pёrfshirё historiologjike, gjuhёsore, inter-kёrkuese, nacionaliste dhe mё tej artdashёse. Në stilin tipik të tij Profesor Dr Eshref Ymeri, prezanton tёrёsinё e tematikave qё trajton si një meditim mbi përdorimin e nocionit logjik të shprehjes. Ajo që Ymeri shërben, është një diskutim i çuditshëm rreth temës sё sotme tё shqiptarit tё kudogjendur, rreth angazhimeve dhe mendime intelektuale dhe politike, rreth tёrёsisё sё vlerave dhe mangёsisё qeveritare, duke u mbështetur në interesin e gjerë akademik, duke filluar nga psikoanalizmi deri te materializmi dialektik dhe studimet moderne kulturore.

Por për të gjitha këto, ai të bën të mendosh. Seksioni i shkrimeve tё tij mbi tё sotmen dhe tё djeshmen shqiptare sfidon lexuesin të reflektojë nëse ekziston një shpjegim i thjeshtë dhe çfarë mund të thotë një kompleks. Ai si njё njohёs didakt dhe mjaft profesional nё shkrimet e tij shfaq atё qё kundërshtohet nga një analizë e spastrimeve dhe shkrimet dhe faktet e tij tregojnë sprovat e BRSS-së staliniste të bazuara në psikoanalizë dhe çfarë do të thotë kjo për natyrën e shtetit sovjetik.

Në esetё e tij, nё reagimet e hershme e nё ato tё mëvonshme të publikuara shumicёn edhe tek “Fjala e Lirё”, stili i Ymerit bëhet shumё më i çuditshëm dhe intelektual, dhe më i vështirë për t’u ndjekur jo-akademikët, apo dhe nga ata qё mbeten ende tek leximi didakt i mendimit. Tёrsia e mendimit tё profesorit, mbetet nё njё udhё qё rrreket e thellohet me këmbëngulje dhe e bёn lexuesin tё jetojё me të.

Profesor Dr Eshref Ymeri nё tё gjitha shkrimet e tij përfundon duke diskutuar “mënyrën e tretë” dhe ngritjen e shoqërisë sё destinuar tё mbetet nё role mbikqyrëse. Me vetëm një rimeso të liberalizmit, kufizimi i debatit të vlefshëm politik rreth terrenit të qendrës dhe përdorimi i një shansi “tjetër” të së djathtës për të siguruar kredencialet demokratike pavarësisht nga mungesa e zgjedhjes, do të thotë se mendimi i tij shkon teka ajo qё nё si shqiptarё prej mendimit tё tij, po rritemi dhe po bёhemi të gatshëm për të parë zgjidhje radikale jashtë kësaj “anti-totalitar” qё ёshtё dhe konsensusi liberal i propozuar dhe lexuar nё mjaft shkrime tё tij. Kam nisur tё skruajё dhe kam tentuar tё rishkruaj për këtë më parë dhe gjithnjё shkrimi i bazuar nё mendimin e kёtij njeriu tё mençur e tё kulturuar mbetet një argument bindës se e meriton njё mijё herё mё shumё. Mbështetur nga një thirrje grumbulluese e shpirtit intelektual, për të marrë përgjegjësinë për mundësitë e ofruara nga stili dhe mendimi i kёtij profesori tё vlefshёm shqiptar, natyrisht edhe dita e sotme qё pёrkon me ditёlindjen na jep njё rast urimi mё tё fortё e mё tё ndjeshёm qё tё na afrojё akoma mё shumё vlera dhe mendime qё na mbeten tё pavdekshme nё jetё tё jetёve. Jetё tё gjatё Prof Dr Eshref Ymeri!

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...