2024-02-02

Departamenti amerikan i Shtetit tha se është thellësisht i zhgënjyer me planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë dinarin serb.

 Departamenti amerikan i Shtetit tha se është thellësisht i zhgënjyer me planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin e importit të valutave të huaja, përfshirë dinarin serb.


 DASH: Kundërshtojmë planet aktuale të Kosovës për të vazhduar me zbatimin e vendimit për kufizimin dinarit serb


“Ne bëjmë thirrje sërish që zbatimi i këtij vendimi të shtyhet menjëherë derisa të vendosen procedura të kënaqshme në përputhje me standardet evropiane dhe popullata të jetë edukuar mjaftueshëm se si do të vazhdojë periudha kalimtare. Vendimi u shpall pa përgatitje apo konsultim adekuat”, thuhet në një përgjigje të Departmetit amerikan të Shtetit për Zërin e Amerikës.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se ka kërkuar nga autoritetet në Kosovë të shpjegojnë se çfarë problemi urgjent synon të zgjidhë kjo rregullore dhe nëse nevojitet urgjenca.

SHBA paralajmëron Kosovën, reagimet pro dhe kundër masës së qeverisë për dinarin serb

Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër karshi vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren që largon nga qarkullimi në Kosovës valutën e Serbisë, dinarin

 Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë reaguar ashpër karshi vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për rregulloren që largon nga qarkullimi në Kosovës valutën e Serbisë, dinarin.


SHBA paralajmëron Kosovën, reagimet pro dhe kundër masës së qeverisë për dinarin serb

Foto ilustruese

Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar kufizim të avokimit për Kosovës e Ambasadori amerikan në Kosovës, Jeff Hovenier paralajmëron tensione për këtë vendim që e cilësojnë si të njëanshëm.

Por, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se nuk do ketë as sanksione e as tensione në Veri për shkak të këtij vendimi.

Kosova nuk është kritikuar për atë që euro të jetë valuta e vetme, por për mënyrën se si është miratuar vendimi.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Eric Mamer, ka folur sërish sot rreth Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme, duke thënë se Kosova nuk është kritikuar për atë që euro të jetë valuta e vetme, por për mënyrën se si është miratuar vendimi

Dinari serb, zëdhënësi i KE-së: Kosova nuk është kritikuar për vendosjen e euros si valutë të vetme, por për vendimin pa konsultime paraprake

Eric Mamer



Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Eric Mamer, ka folur sërish sot rreth Rregullores për Operacionet me Paratë e Gatshme, duke thënë se Kosova nuk është kritikuar për atë që euro të jetë valuta e vetme, por për mënyrën se si është miratuar vendimi.

Mamer në një konferencë për media u pyet pse duhet të kritikohet Kosova për përdorimin e euros si valutë e vetme zyrtare dhe vendimi i një institucioni të pavarur siç është Banka Qendrore e Kosovës.

"Nuk duhet të keqinterpretohet deklarata jonë. Nuk e kemi kritikuar Kosovën për vendosjen e euros apo vendimin se cila valutë duhet të përdoret. Ajo që kemi komentuar është vetëm fakti se ky vendim u miratua pa konsultime paraprake", tha ai.

Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb


Vendimi i Kosovës për heqjen e dinarit, reagon Varhelyi: Keqardhje

Komisiioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit serb.

Përmes një postimi në platformën X, Varhelyi shprehet se Komisioni Evropian shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës.

“Pikëpamja e Komisionit për rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës e cila ishte caktuar të hynte në fuqi më 1 shkurt 2024: Komisioni shpreh keqardhje që ky vendim është miratuar pa konsultim paraprak duke pasur parasysh ndikimin që ky vendim mund të ketë në jetën e përditshme të serbëve të Kosovës”, shkroi ai në X (ish-Twitter).

Europa po merr përgjegjësitë e saj, raportojnë mediat e huaja.

 Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha ditën e djeshme se miratimi i një marrëveshjeje të madhe ndihme për Kievin nga Bashkimi Evropian ishte një "sinjal i qartë" si për Rusinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara. Zelensky tha se ky ishte një sinjal i qartë se Europa po merr përgjegjësitë e saj

Zelensky: Vendimi për financimin e BE-së është një sinjal i qartë për Moskën, Shtetet e Bashkuara







Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha   më  1 Shkurt  2024) se miratimi i një marrëveshjeje të madhe ndihme për Kievin nga Bashkimi Evropian ishte një "sinjal i qartë" si për Rusinë ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.

Po ashtu, Zelensky tha se ky ishte një sinjal i qartë se Europa po merr përgjegjësitë e saj, raportojnë mediat e huaja.

“Është një sinjal i qartë për Moskën se Evropa do të qëndrojë e palëkundur dhe nuk mund të thyhet nga asnjë valë shkatërruese e krijuar nga Kremlini. Në të njëjtën kohë, është një sinjal i qartë përtej Atlantikut, një sinjal se Evropa po merr përgjegjësitë e saj. Përgjegjësitë e sigurisë. Përgjegjësi të forta. Ne presim vendime nga Amerika", tha Zelensky në fjalimin e tij.


Flori Bruqi 

Gazeta gjermane “Bild”: NATO po përgatitet për luftë me Rusinë

 


Gazeta gjermane “Bild”: NATO po përgatitet për luftë me Rusinë

NATO po përgatitet për një sulm rus në vitin 2025. Kështu shkruan gazeta gjermane “Bild”, teksa i referohet një dokumenti të klasifikuar të Ministrisë së Mbrojtjes së Berlinit.

Në tekstin e titulluar “Mbrojtja e Aleancës Atlantike 2025”, përshkruhet “hap pas hapi, muaj pas muaji”, si do të vepronte vendi agresor dhe si duhet të reagonte NATO.

Lufta mund të shpërthejë në verën e vitit 2025. Në pranverë, e inkurajuar nga "mbështetja e lëkundur perëndimore" për Ukrainën, Moska pritet të nisë një ofensivë në ish-republikën sovjetike, me "suksese të mëdha" deri në qershor.

Sipas dokumentit, Rusia më pas do të kryente sulme kibernetike dhe forma të tjera të luftës hibride në Estoni, Letoni dhe Lituani.

Në shtetet baltike, Moska do të nxiste përplasje midis pakicave ruse dhe pjesës tjetër të popullsisë, në mënyrë që të shfrytëzonte trazirat si pretekst për ndërhyrje. Kriza do të përkeqësohej me afrimin e stërvitjeve "Zapad 2024", të cilat Rusia do t'i mbajë në territoret e saj perëndimore dhe në Bjellorusi nga shtatori i ardhshëm. Në manovra, 50 mijë ushtarë rusë do të vendosen në kufijtë e Polonisë dhe Lituanisë”, thuhet në dokument, sipas Bild.

Po ashtu, sipas dokumentit, në tetor, Rusia pritet të vendosë trupa dhe raketa me rreze të mesme veprimi në enklavën e saj të Kaliningradit, midis Polonisë dhe Lituanisë, në një operacion propagandistik sipas të cilit NATO po përgatit një sulm kundër këtij territori.

Objektivi i Kremlinit do të ishte pushtimi i korridorit Suwalki midis Polonisë dhe Lituanisë, i cili ndan Bjellorusinë nga Kaliningrad. Por para kësaj, Moska do të thërriste një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të denoncuar planet e NATO-s për një sulm kundër territorit rus.

Në janar 2025 do të zhvillohej një takim i jashtëzakonshëm i Këshillit të Atlantikut, ku Polonia dhe shtetet baltike do të informonin vendet e tjera të NATO-s për "kërcënimin në rritje nga Rusia". Marsin e ardhshëm, Kremlini do të dërgonte më shumë trupa drejt Balltikut dhe Bjellorusisë, duke vazhduar të ngrinte spektrin e agresionit kundër tij nga Aleanca Atlantike për qëllime propagandistike. Në këtë pikë, Rusia do të kishte vendosur dy divizione të blinduara, një këmbësorie të mekanizuar dhe një komandë divizioni në Bjellorusi, për një total prej 70 ushtarësh.

Në maj të vitit të ardhshëm, NATO do të miratonte “Masat për parandalim të besueshëm” për të parandaluar agresionin rus kundër korridorit Suwalki nga territori bjellorus dhe Kaliningrad.

E pyetur nga "Bild" për "Mbrojtjen e Aleancës Atlantike 70", Ministria gjermane e Mbrojtjes nuk komentoi në detaje, megjithatë ministria njoftoi se "marrja në konsideratë e të gjithë skenarëve, përfshirë ato jashtëzakonisht të pamundura, është pjesë e aktivitetit të përditshëm ushtarak, veçanërisht në stërvitje".

2024-02-01

Grupi Ndërkombëtar i Krizave (ICG) ka përfshirë Kosovën dhe Serbinë në një raport i cili përfshinë dhjetë shtete apo regjione që rrezikojnë luftë apo eskalim të situatës në vitin 2024.

ICG-ja në raport ka përmendur mosarritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, si dhe refuzimin e Serbisë për të njohur statusin e Kosovës si shtet i pavarur.

Sipas ICG-së, meqenëse këto mosmarrëveshje kanë mbetur pa zgjidhje “Kryeminstri i Kosovës zt.Albin Kurti qartazi e ka humbur durimin”.


“Ndër të tjera, ai ka vendosur policinë e armatosur rëndë në rajon; ka vendosur një embargo ndaj mallrave serbe që u duhen banorëve; ka dëbuar institucionet serbe dhe ka ndaluar përdorimin e monedhës serbe. Qeveria e tij i ka justifikuar këto hapa pjesërisht duke përmendur kërcënimet e sigurisë, më së fundi në formën e paraushtarakëve serbë të cilët zbuloi se sillnin armatim të nivelit ushtarak nga Serbia, në shtator 2023”- thuhet në raport.

Nën këtë presion të vazhdueshëm, siç është konstatuar nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, mbi 10 për qind e serbëve të Kosovës kanë emigruar gjatë vitit të kaluar.

“Emigrimi i serbëve të Kosovës është shqetësues në të dyja anët, si për atë që thuhet- nivelin e tyre të zhgënjimit, ashtu edhe për shkak se minon rrugën më të besueshme drejt normalizimit, në të cilën Kosova do t’u jepte serbëve të saj një vetëqeverisje të konsiderueshme në këmbim të njohjes de facto nëse jo de jure nga Serbia”- vlerëson ICG-ja.

Në këtë rast, për të lehtësuar një dinamikë më të mirë ndërmjet Kosovës dhe popullsisë së saj serbe, Grupi Ndërkombëtar i Krizave ka disa rekomandime për Bashkimin Europian.


Pika e parë, që sipas ICG duhet ta ndërmarrë BE-ja është që të inkurajohet Prishtina që të rifokusojë policinë në komunat veriore në përmbushjen e nevojave të komunitetit. Në veri, sipas ICG-së, duhet të dërgohen më shumë oficerë serbisht folës me qëllim që të angazhohen në përmirësimin e  marrëdhënieve me banorët në atë pjesë.

Në pikën e dytë, raporti vlerëson se duhet punuar më shumë për të siguruar që të përmbushen nevojat e pakicës serbe në veri të Kosovës, veçanërisht në punësim, kujdes shëndetësor dhe shkollim.

“Nëse kjo nuk mund të bëhet brenda kornizës për autonomi të pjesshme që ka qenë në diskutim për komunat me shumicë serbe (të cilat serbët i quajnë “komunitet” dhe kosovarët “asociacion”), atëherë BE-ja dhe shtetet anëtare duhet t’i bëjnë presion partive që të zhvillojnë mënyra alternative për të arritur të njëjtin qëllim”- thotë ICG-ja.

Më tej, Grupi i Krizave i rekomandon BE-së që të inkurajojë qeverinë që të zbusë masat saj “të ashpra” të sigurisë në veri, duke përfshirë tërheqjen e dislokimeve të Policisë Speciale, duke premtuar lehtësim nga sanksionet dhe masa më të vogla në këmbim

Ndërsa në pikën e katërt, thuhet që BE-ja duhet të shtyjë Serbinë që të bashkëpunojë plotësisht me përpjekjet e KFOR-it, forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO në Kosovë, për të mbyllur kufirin ndaj kontrabandës së armëve dhe për të gjetur armët e rënda që i ka furnizuar paraushtarakëve serbë të Kosovës.

Raporti vë në pah se taktikat e “presionit të Kosovës në veri mund të gjenerojnë kundërvajtje të mëtejshme të dhunshme”, duke shtuar se ato gjithashtu paraqesin një rrezik tjetër: mund të prishin rrugën më premtuese drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjeve të gjata midis Beogradit dhe Prishtinës.

Në lidhje me këtë, Grupi i Krizave argumenton se rruga më e mirë drejt marrëdhënieve të mira Kosovë-Serbi është një kompromis me të cilin Serbia pranon pavarësinë e Kosovës në këmbim që Kosova t’i japë minoritetit serb një vetëqeverisje të konsiderueshme.

Së fundi, ICG thekson se për të kundërshtuar rrezikun e sigurisë, BE-ja duhet ta shtyjë Serbinë që të bashkëpunojë me Kosovën dhe KFOR-in në bllokimin e kontrabandës së mëtejshme të armëve përtej kufirit dhe të ndihmojë KFOR-in të neutralizojë çdo sasi të armëve të nivelit ushtarak që mund të gjejë tashmë në vend.

“Brukseli ka ndikim: nëse Beogradi bën ashtu siç i kërkohet, BE-ja nuk do të ketë arsye të vendosë sanksione ose  masa më të vogla ndëshkuese si ato që vendosi (dhe ende mban) ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023 si përgjigje ndaj refuzimit të qeverisë së Kurtit për të zbatuar zotimet e saj në lidhje me formimin e Asociacionit të komunave serbe dhe veprimet e saj të ashpra ndaj serbëve të veriut”- thuhet në raportin e ICG-së.

Sa i përket masave të BE-së kundër Kosovës, sipas Grupit të Krizave, BE-ja duhet gjithashtu të ofrojë heqjen e tyre nëse Kosova tërheq gradualisht policinë e saj speciale nga zonat me shumicë serbe dhe riorienton oficerët e mbetur, për të ofruar siguri publike siç rekomandohet më lart.

Situata në veri të Kosovës është përcjellë me tensione një pjesë të madhe të vitit 2023. Ato nisën më 26 maj të po atij viti, kur kryetarët e rinj shqiptarë të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut, hynë në ndërtesat komunale me asistimin e Policisë. Për të kundërshtuar këtë, qytetarë të komunitetit serb kanë mbajtur protesta.

Më 29 maj, nga përplasja e protestuesve me pjesëtarët e KFOR-it disa prej tyre mbetën të plagosur e të lënduar. Protestuesit gjithashtu patën sulmuar edhe policët, gazetarët dhe qytetarë.

Ndërkaq, në orët e para të 24 shtatorit 2023, një patrullë e Policisë së Kosovës ishte sulmuar me mjete shpërthyese. Rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, ishte vrarë, një polic tjetër ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar në këtë sulm.

Në kundërpërgjigjen e Policisë, disa terroristë u vranë, disa u plagosën, e disa u arrestuan, kurse shumica e anëtarëve të grupit iku në Serbi.

Katër muaj pas këtij sulmi, hetimet ende po vazhdojnë. Nga Bashkimi Europian është thënë se hetimet po i kryejnë individualisht disa vende anëtare, për rezultatet e të cilave ende nuk është finalizuar ndonjë raport.

Sulmin ndaj Policisë së Kosovës e kanë dënuar shumë shtete e organizata ndërkombëtare, disa prej të cilëve e kanë cilësuar edhe si terrorist.

Millan Radoiçiq, i cili ka pranuar publikisht se i ka prirë grupit që ka organizuar sulmin terrorist në Banjskë, tashmë ka zënë vend në listën e personave të cilët kërkohen nga INTERPOL-i.



Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...