2024-10-30

Donika Gërvalla-Schwarz : Aleksandar Vuçiq, nuk e ka problemin me asociacionin, porse ato e shqetëson vetë ekzistenca e Kosovës.


Donika Gërvalla-Schwarz 



Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk e ka problemin me asociacionin, porse ato e shqetëson vetë ekzistenca e Kosovës.

 Gërvalla duke folur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka thënë se gjitha pretendimet e Serbisë kinse për shkelje të të drejtave të minoriteteve janë gënjeshtra të kulluara. “Ta sqarojmë njëherë se nuk ka asnjë vend në botë, që quhet Kosovë e Metohi. 

Ka Kosovë, Kosova apo Republika e Kosovës...Të mos besohet asnjë nga gënjeshtrat se kinse qytetarët e Kosovës nuk kanë qasje në shëndetësi, arsim dhe llogari bankare. Realiteti është i qartë. Përfundimisht qytetarët po marrin frymë lirshëm dhe pa frikë nga bandat kriminale", ka thënë Gërvalla. 

 Gjatë adresimit të saj në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla ka thënë se sulmi terrorist i 24 shtatorit në Banjskë, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ishte test për perëndimin, test për ato që pritet të vijnë. 

 “Sulmi i Serbisë më 24 shtator të vitit të kaluar është planifikuar si invazion ushtarak dhe aneksim i një vendi paqësor me mijëra trupa të NATO-s. Për ta bërë të qartë këtë, ky ishte sulmi i parë i aleancës së Putinit ndaj një vendi me prezencë të NATO-s, është test për perëndimin, test për ato që pritet të vijnë”, tha gjatë fjalës së saj shefja e diplomacisë kosovare. 

 Tutje tha ajo se Vuçiqi e Putini nuk janë dorëzuar. Ajo i ka quajtur si kryeministrin serb Millosh Vuçeviq, zëvendëskryeministrin Aleksandar Vulin, antiperëndimorë dhe prorusë. 

 “Prandaj na duhet zmbrapsja e tyre pikë së pari e pastaj dialogu. Vetëm me zmbrapsje të tillë mund të kemi paqe e siguri, sepse kur Vuçiqi e Gjuriqi e të tjerë në Serbi thonë dialog, nuk e kanë këtë në mendje. Nuk kanë ndonjë interesim në dialog, thjesht kanë interes të shkatërrojnë Republikën e pavarur të Kosovës dhe atë me forcë. Askush nuk mund të mashtrohet, kjo është dëshmuar tashmë dhe do ta provojnë prapë.

 Kështu, Kosova është falënderuese për NATO-n për ngritjen e numrit të trupave për ta zmbrapsur Serbinë nga agresioni i radhës. Ministri i mbrojtjes i Serbisë që përgatiti sulmin paramilitar për më shumë se një vit, mori ngritje në detyrë nga Vuçiqi, tani ai është kryeministër i ri i Serbisë. Presidentja e KE-së refuzoi ta takonte për shkak të lidhjeve të tij aktive me Rusinë”, shtoi Gërvalla. Gërvalla ka tërhequr vërejtjen se "Vuçiqi po përgatitet pë më tepër".

 “Mos i besoni këta njerëz të rrezikshëm. Asnjë fjalë. Vuçiqi po përgatitet, është i gatshëm për më shumë. Ka murale gjigante nëpër Serbi që thonë se ushtria serbe do të kthehet në Kosovë. Murale të tilla në një vend të tillë autokratik, s’janë rastësi. Përditë e më shumë ekspertë paralajmërojnë se Serbia i ngjan Serbisë fashite të viteve ’90...

Problemi i Vuçiqit s’ka të bëjë me Asociacionin, por me vetë ekzistencën tonë. Për të Asociacioni nuk është vegël për të lehtësuar jetën e qytetarëve, është opsion për ta copëtuar një vend të territorit tonë”, tha Gërvalla. Ajo tha se duhet të flasin për rrezikun, e që disa sipas saj, kanë frikë ta përmendin, për luftën dhe si ta parandalojnë një luftë të ardhshme në Evropë. “E nderuara presidente duhet të flasim për rrezikun që disa kanë frikë ta përmendin e duhet të flasim edhe për luftën, se si ta parandalojmë një luftë të ardhshme në Evropë, për të cilën disa thonë Putini mund ta ketë Ballkanin shënjestrën e ardhshme. Dora e zgjatur e Putinit, Vuçiqi vazhdon të mbrojë terroristët që udhëhoqën sulmin paramilitar të Serbisë kundër Republikës së Kosovës vitin e kaluar. Lideri i tyre, Radoiçiqi një prej njerëzve më brutal e më të pasur në Serbi, jo i pasur duke trashëguar nga prindërit e tij pasuri, por me anë të krimit, është angazhuar në zhvatje e vrasje të qytetarëve serb të Kosovës”, shtoi Gërvalla, derisa bëri të qartë kërkesën që ai të ekstradohet në Kosovë. 

 “Kosova kërkon ekstradimin e tij, ai është përgjegjës për vrasjen e zyrtarit tonë policor, heroit tonë kombëtar, toger, Afrim Bunjaku. Këtë Gjuriqi e di shumë mirë nga vitet e tij të shumta si dorë e djathtë e Vuçiqit në luftën kundër Kosovës gjatë viteve 2013-2020. Gjuriq dhe Radoiçiq vrasësi ishin aleat në shtypjen e qytetarëve serb të ndershëm që dëshironin vetëm jetë normale. Gjuriqi ishte kryesori kur Radoiçiqi u angazhua në vrasjen e politikanit më të shquar serb Oliver Ivanoviq që u vra para derës së tij.

Dhe Gjuriqi takohej me të prapë, tash së voni duke pirë kafe në Beograd me të njëjtin kriminel e terrorist. E kjo tregon llojin e karaktereve me të cilët ballafaqohemi. Kush këtu është në rregull që të pihet kafe me një vrasës brutal”, tha Gërvalla derisa shpalosi edhe fotografinë e një takimi mes Gjuriqit e Radoiçiqit. 

 Para Gërvallës në Këshill të Sigurimit foli shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, e cila e paraqiti raportin gjashtëmujor. Ajo tha se situata në veri vazhdon të jetë e brishtë. Ziadeh tha se veprimet e autoriteteve të Kosovës në veri “reduktuan mundësinë e komuniteteve pakicë, mbi të gjitha serbëve, për të pasur qasje në nevojat elementare, përfshirë shëndetësi e arsim”. 

 Paralajmëroi edhe se për rrezikun që paraqet hapja e paralajmëruar e urës mbi lumin Ibër për qarkullimin e veturave. Ziadeh ka kërkuar po ashtu një hetim të plotë të sulmit terrorist në Banjskë më 23 shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku. Ajo e ka quajtur atë si “të papranueshëm dhe një incident të rëndë sigurie”. 

 E ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar veprim “të shpejtë nga Këshilli i Sigurimit”. “Kërkoj veprimin tuaj të shpejtë dhe të vendoset”, tha Gjuriq. Britania jep dy porosi: Kosova të ketë parasysh vendimet e veta – Serbia të luajë rol konstruktiv 33 min. më parë / 30 tet 2024 16:56 britania Përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar në Këshillin e Sigurimit ka shprehur shqetësimin se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur. 

Ai ka adresuar dy thirrje shteteve, teksa ka theksuar se ato duhet të zbatojnë marrëveshjet ekzistuese të dala nga dialogu. Ai u ka bërë thirrje palëve që të tregojnë përkushtimin në proces dhe të “demonstrojnë vullnetin politik por edhe guximin që t’i implementojnë marrëveshjet ekzistuese nga dialogu, përfshirë themelimin e Asociacionit”. 

 “Inkurajojmë Kosovën që të marrë parasysh me kujdes ndikimin e vendimeve të saj mbi të gjithë qytetarët, përfshirë ata të komuniteteve joshumicë dhe të punojë me partnerët e saj. 

E inkurajojmë Serbinë që të luajë rolin e vet në përpjekje për sigurim të drejtësisë dhe llogaridhënie për kryesit e sulmit tronditës të vitit të kaluar në Banjskë dhe të luajë rol konstruktiv në uljen e tensioneve dhe promovim të marrëdhënieve pozitive në rajon”, ka thënë përfaqësuesi i Mbretërisë së Bashkuar. 

 Ai ka shtuar se Mbretëria e Bashkuar është përkrahëse afatgjatë e sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka përmendur edhe përpjekjet e Kosovës për rekrutimin e policëve nga komunitetet joshumicë dhe trajtimin e dhunës nga konflikti. 

 “Mbesim të përkushtuar të përkrahim një shoqëri gjithëpërfshirëse dhe shumetnike në Kosovë. Mirëpresim përpjekjen e Kosovës që të rekrutojë policë nga komunitetet joshumicë dhe përkushtimin e saj për trajtimin e dhunës nga konflikti. Por për shumë vjet mungesa e marrëdhënieve normale mes Kosovës dhe Serbisë ka ndikuar negativisht në jetët e individëve në të dyja shtetet dhe në stabilitetin rajonal. Në javët e fundit kemi parë hapa pozitivë drejt bashkëpunimi më të madh, kjo përfshin heqjen e kufizimeve ndaj importeve të Serbisë në Kosovë dhe marrëveshjen që siguron përfaqësimin e Kosovës në CEFTA”. 

 E ambasadori i Sllovenisë në OKB, Samuel Zhbogar, ka kërkuar themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, por edhe “fundin e izolimit ndërkombëtar të Kosovës”. Zhbogar tha se kërkon që të respektohet marrëveshja e Brukselit e Ohrit, dhe ka dënuar retorikën nxitëse dhe lëvizjes e pakujdesshme. “Lëvizjet e tilla nuk i kontribuojnë proceset integruese. I bëjë thirrje Serbisë që të ndihmojë në hetimin e ngjarjeve në Banjskë. Nëse duam të ardhme më të mirë duhet t’i drejtohemi promovimit të arsimit, trashëgimisë dhe tolerancës”, tha Zhbogar. E përfaqësuesi i Francës në Këshill të Sigurimit ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja bazë. 

Franca po vazhdu ka dënuar siç ka thënë veprimet e njëanshme të autoriteteve të Kosovës në veri. “Ato kanë ndikuar në jetën e komunitetit serb atje dhe nxisin tensione pa nevojë”, tha ai. Ndërkohë ai ka kërkuar nga Serbia që përgjegjësit e sulmit terrorist në Banjskë të vihen para drejtësisë. 

 “Autoritetet serbe e dinë se cilat janë obligimet e tyre...Normalizimi s’bëhet pa kërkim kompromisi mes palëve. S’bëhet pa guxim politik për të arritur këtë. 

U bëjë thirrje liderëve të Kosovës e Serbisë të punojnë në mënyrë të përgjegjshme”, tha ai.

Turpi ska të ndalur :Ministria “zgjidh” problemin: Portretet e shpërfytyruara të artistëve hiqen për të mos u rikthyer

Për 18 vjet muret e Ministrisë së Kulturës kanë qenë të veshura me portretet e 24 artistëve. U zbehën pak kohë pas inaugurimit, më 29 nëntor të vitit 2007, u intervenua vetëm një herë më 2010, e prej atëherë u lanë në harresë dhe u shpërfytyruan. “Intervenimi” i radhës është heqja e tyre .

 


Objekti i MKRS-se

(Foto: Driton Paçarada)



Përderisa shfajësohej se intervenimi në fotografitë e shpërfytyruara të artistëve në muret e objektit nuk është përgjegjësi e saj, Ministria e Kulturës i ka hequr ato dhe nuk e ka ndërmend t’i rikthejë. Zhveshja e mureve prej portreteve, është epilogu i një projekti që 18 vjet më parë nisi s’i nderim për 24 artistë dhe hap i parë i një nisme për muzeun e artistëve që s’u përmend më kurrë Ministria e Kulturës është kujtuar më në fund për portretet e shpërfytyruara të artistëve në murin ballor të objektit të saj. E, zgjidhja që ka bërë është heqja e tyre për të mos i rikthyer më. Shtatë muaj më parë heshtte nëse e ka ndërmend të intervenojë në 24 fotografitë e disa prej ikonave të artit, vendosur në dy muret e MKRS-së qysh në vitin 2007, të zbehura e të padallueshme se për kë bëhet fjalë. Ka heshtur edhe tash, nëse e ka ndërmend t’i rikthejë. Në nëntorin e sivjetmë bëhen 18 vjet prej inaugurimit të atij projekti. Portretet e emrave që shënojnë historinë e kulturës, letërsisë a të historisë së këtij vendi – në mesin e të cilëve Katarina Josipi, Melihate Ajeti, Besim Sahatçiu, Abdurrahman Nokshiqi-Abi, Rifat Kukaj, Faruk Begolli, Shani Pallaska, Ibrahim Rugova, Muslim Mulliqi, Malo Gami, Rexho Mulliqi, Agim Çavdarbasha, Ali Hadri e Muharrem Qena – ishin inauguruar më 28 nëntor të vitit 2007. Ishte paralajmëruar si hap i parë i një nisme për muzeun e artistëve. Nismëtare e këtij projekti qe piktorja Zake Prelvukaj. Muzeu s’u bë kurrë. Portretet u shpërfytyruan dita-ditës. Tash nuk janë më. Piktorja e njohur Zake Prelvukaj nuk flet me fort qejf për këtë çështje. Ka qenë e prerë dhe e shkurtër në përgjigje. “Fotografitë që kanë qenë të vendosura në objektin e Ministrisë së Kulturës nuk do të kthehen”, ka thënë ajo. Ministria e Kulturës nuk iu përgjigjet pyetjeve, ani pse kanë kaluar javë prej se portretet u hoqën prej aty. Në prillin e këtij viti, kur KOHA trajtoi çështjen e portreteve të shpërfytyruara në muret e saj, Ministria do ta bartte përgjegjësinë te një tjetër ministri. Ekipi i KOHËS pas një korrespodence të gjatë e-mailash dhe bisedash telefonike me Divizionin për Komunikim Publik kishte pritur përgjigje për këtë çështje. Disa ditë më vonë do të udhëzohej që për këtë t’i drejtohej një adrese tjetër, pasi që “Ministria e Kulturës nuk është përgjegjëse”. Sipas Divizionit, përgjigje adekuate do të duhej të ofronte Departamenti për Standarde dhe Politika të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Departamenti i MPB-së do të kthente përgjigje pas vetëm 29 ditësh. “Ju informojmë që kërkesën tuaj duhet ta drejtoni te Zyra e Informimit në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, kishte qenë përgjigjja me e-mailin e MPB-së në adresë të KOHËS. Nderimi i artistëve kishte qenë qëllimi parësor kur u inauguruan portretet “Ky projekt ka nisur si një lloj politike kulturore në atë kohë, për të shkuar deri te një muze për profile të artistëve të mediumeve të ndryshme, për të cilin besoj që kemi shumë nevojë. Pastaj është edhe si një lloj vetëdijesimi se nuk ka filluar arti në Kosovë pas viteve ‘90, por arti ka filluar shumë më herët këtu”, kishte thënë piktorja Zake Prelvukaj tetë muaj më parë duke e kujtuar nismën që ndërmori. Kishte thënë se asokohe kishte edhe një motiv parësor. Synonte që me ekspozimin e portreteve të rinjtë t’i njihnin këto figura, por që edhe të huajt të cilët e vizitojnë Prishtinën ta kishin një pasqyrë për emrat e shquar të artit. Në kohën kur ishin vendosur portretet, kompozitori Valton Beqiri kishte qenë këshilltar i ministrit të Kulturës, Skënder Hyseni. Më pas – prej vitit 2008 deri në vitin 2010 – ministër i Kulturës. Tash, kur portretet s’janë më aty, nuk pajtohet me këtë veprim. “Nuk e kam parë të udhës të hiqen, por ajo mendoj se është më shumë çështje e dizajnit dhe është edhe tjetër aspekt, jo vetëm kulturor”, ka thënë Beqiri. Sipas tij, do të duhej të gjendeshin forma të ndryshme të kujtimit dhe respektit të figurave të rëndësishme të artit, e jo domosdoshmërisht të jetë fotografia. “Ajo nuk e përcakton nderimin, por duhet gjetur forma konstante të nderimit të figurave të rëndësishme të kulturës dhe artit”, ka thënë ai. Lënia pas dore e atyre portreteve, nuk ka qenë formë nderimi. Përkundrazi. “Më së pari, duhet të them se ideja e atyre portreteve ashtu fasadë s’ka qenë ndonjë ide gjeniale, përkundrazi, ka qenë një ide e zbehtë, bash si kjo zbehja e zbardhëllimi që tash iu ka ndodhur fotografive prej kohës. E tash, çmimin e këtyre ideve duhet me e pagu institucionet, që natyrisht, s’kanë punë tjetër, përveçse të rrinë me brusha e furçe duke rinovuar e pastruar fotografi. Ato fotografi po duken keq, katastrofë, prandaj ose duhen me u heq, ose me u bë prej fillimi, veç me material më cilësor, e jo të lirë, kinez”, kishte thënë Neziraj në prill. Se materiali nuk ishte cilësor e dëshmon edhe fakti që njëzet e gjashtë muaj e dhjetë ditë pas inaugurimit u desh të intervenohej në dy portrete. U ndërruan ai i Abdurrahman Nokshiqi – Abit dhe i Besnik Sahatçiut. U paguan mjete për këtë intervenim – nga 300 euro për secilin, siç e kishte konfirmuar asokohe për “Kohën Ditore” Ministria e Kulturës. “Fotografitë e Abdurrahman Nokshiqi – Abit dhe Besnik Sahatçiut kanë rezultuar të dëmtuara. Kjo ka bërë që Ministria e Kulturës të ndajë mjete për projektin, i cili është inauguruar vetëm dy vjet më parë”, kishte raportuar “Koha Ditore” më 11 shkurt të vitit 2010. Vetëm plastifikimi i 24 fotografive kishte kushtuar gati tetë mijë euro. Por kjo kishte qenë vetëm nismë e projektit. Me kohë pos zbehjes ai humbi edhe në koncept. “Fotografitë kanë qenë një simbol. Për mua ka qenë ide e mirë e përkujtimit të figurave, por varet nga vullneti dhe vizioni i ekspertëve që merren me atë punë. Mua më ka pëlqyer si ide, por në anën tjetër duhet pasur parasysh se edhe në atë kohë ka pasur njerëz që nuk kanë qenë të përfshirë në ato fotografi, por se nuk ka pasur hapësirë për të gjithë në ato mure. Është bërë përzgjedhja e disave”, ka thënë Valton Beqiri. Sipas tij, duhet gjetur një vend ku duhet të këtë hapësirë për shumë më shumë emra që kanë kontribuar sesa ata që kanë qenë aty. Asnjë gjurmë fotosh nuk ka mbetur në muret e MKRS-së. Për të nderuar artistët, për kompozitorin Beqiri forma nuk çon peshë. “Është me rëndësi që institucionet t’i nderojnë ato figura edhe në forma të ndryshme me aktivitete të ndryshme, sepse vetëm fotografia e vendosur nuk nënkupton nderimin maksimal. Mendoj se në të ardhmen duhet të gjendet një formë që të përfshihen të gjithë, sepse mendoj se të gjithëve duhet t’iu respektohet kontributi në fushën e artit dhe kulturës”, ka thënë Beqiri.

Rajoni nuk do të jetë një prioritet as për një president Donald Trump dhe as për një president Kamara Harris



Daniel Serwer



Zgjedhjet e vitit 2024 në Amerikë në mes Donald Trump dhe Kamala Harris duken më afër se kurrë, ndërsa gara tashmë hyn në javën e saj të fundit. Anketuesit dhe parashikuesit thonë se Trump ka një avantazh të vogël ndaj kandidates demokrate, 


Kamala Harrsi, por shumica e sondazheve serioze ende e tregojnë zëvendëspresidenten përpara në përgjithësi. Sipas sondazheve, shifrat mesatare kombëtare të Trump janë përmirësuar paksa ndaj Harris që nga java e kaluar, por kjo e fundit ende “triumfon” para. Beteja midis Harris dhe Trump në 7 shtetet kyçe, që mund të vendosin përfundimisht zgjedhjet mbetet e fortë, me kandidatët ose praktikisht të barabartë ose vetëm pak përpara në sondazhe të ndryshme. Duke parë përmirësimet, lind pyetja se çka do të ndodhte nëse Trump do të fitonte? Për këtë në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur profesori amerikan, Daniel Serwer, i cili thotë se përgjigjja është e qartë. Sipas tij, nëse do të fitonte Trump do të ketë dorëzim i të paktën territorit ukrainas që Rusia tashmë e kontrollon, palestinezët do të kufizohen në zona edhe më të vogla të Bregut Perëndimor dhe Gazës dhe në Azi, Trump ka inkurajuar Japoninë dhe Korenë e Jugut të marrin armët e tyre bërthamore “Në shumë pjesë të botës, përgjigja është e qartë. Trump ka thënë se do të arrijë një marrëveshje me Putinin për Ukrainën. Kjo do të thotë dorëzim i të paktën territorit ukrainas që Rusia tashmë kontrollon. Në Lindjen e Mesme, Trump mbështet 100% kryeministrin izraelit Netanyahu. Kjo do të thotë se palestinezët do të kufizohen në zona edhe më të vogla të Bregut Perëndimor dhe Gazës. Perspektivat për një shtet palestinez do të reduktohen në zero. Në Azi, Trump ka inkurajuar Japoninë dhe Korenë e Jugut të marrin armët e tyre bërthamore. Kjo, ai shpreson, do të mundësojë tërheqjen e SHBA. Tajvani do t'i dorëzohet, herët a vonë, Kinës”, deklaron Serwer. ImageDaniel SerwerFoto galeri I pyetur se çfarë do të ndodhte me Ballkanin, Serwer thotë se rajoni nuk do të jetë prioritet as për Trumpin dhe as për Harrisin. “Por çfarë ndodh me Ballkanin? Rajoni nuk do të jetë një prioritet as për një president Trump dhe as për një president Harris. Ajo nuk ka thënë asgjë deri më tani për Ballkanin me sa di unë. Por ajo është një mbrojtëse e fuqishme e sundimit të ligjit të të drejtave të njeriut. Trump gjithashtu ka thënë pak për Ballkanin, por ne e dimë se çfarë bëri herën e kaluar. Ne duhet të presim më shumë nga e njëjta gjë”. “Politika ballkanike nën drejtimin e Harris shpresojmë se do të jetë në përputhje me angazhimin e saj për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Kjo nënkupton mbajtjen e hapur të anëtarësimit në NATO dhe BE, mbrojtjen e të drejtave individuale dhe luftimin e korrupsionit. Konsistenca do të kërkonte që diplomacia amerikane t'i kthehet nacionalizmit etnik kundërshtar dhe promovimit të demokracisë liberale. Zbutja e Presidentit Vuçiq duhet të bjerë, ashtu si edhe toleranca për HiRep-in aktual të Bosnjës. Ai ka mbështetur etnonacionalistët dhe ka kundërshtuar vendimin në pritje të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që minon kontrollin e tyre në Bosnjë. Interesi për zgjerimin e sovranitetit të Kosovës dhe luftimin e korrupsionit në Serbi dhe Shqipëri duhet të rritet”, shprehet profesori. Sapo opsioni i ndarjes së Kosovës të hapet përsëri, sipas Serwer, ai do të përhapet dhe popullata do të fillojë të lëviz dhe të rezultojë dhuna. “Në mandatin e parë të Trump, i dërguari i tij në Ballkan, Ric Grenell, favorizoi ndarjen e Kosovës. Unë nuk jam nga ata që besojnë se ai mund të bëhet Sekretar Shteti. Por ai mund të zërë vendin e Jim O'Brien si Ndihmës Sekretar për Evropën. Sapo opsioni i ndarjes të hapet përsëri, ai do të përhapet. Së pari në Serbinë jugore, por më pas në Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë jugperëndimore (Sanxhak). Popullatat do të fillojnë të lëvizin. Do të rezultojë dhuna. Trump/Grenell do të favorizojnë gjithashtu pasuritë ballkanike të dhëndrit Jared Kushner. Kjo do të thotë më shumë zbutje e presidentit të Serbisë Vuçiq dhe kryeministrit të Shqipërisë Rama. Të dy ata kanë kërkuar të lidhin xhepat e Trump me marrëveshjet e pasurive të paluajtshme. Pa dyshim që ata do të përfitojnë gjithashtu, politikisht nëse jo financiarisht”, nënvizon Serwer. Ai parasheh që edhe nëse fiton Harris të gjitha më sipër mund të ndodhin, por sipas tij, ato mund të ndodhin më vonë, nëse ajo nuk arrin të korrigjojë gabimet e administratës Biden. “Nëse Harris fiton, të gjitha sa më sipër mund të ndodhin ende. Por më vonë se sa më shpejt, nëse ajo nuk arrin të korrigjojë gabimet e administratës Biden. Një rishikim i plotë i politikës së Ballkanit është shumë i vonuar. Nuk do të jetë e vështirë të dallosh pse Biden nuk mund të merrte asgjë më shumë se municion për Ukrainën nga qetësimi i Serbisë. Vuçiq nuk po e përqafon Perëndimin dhe nuk do ta bëjë. Rusia ka infektuar shërbimet e tij të sigurisë. Ambicia e tij për një botë serbe është analoge me botën ruse të Putinit”, përfundon profesori.

humë persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve në Spanjë



Flori Bruqi


Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar për viktimat nga përmbytjet në Spanjë dhe tha se Kosova qëndron me popullin spanjoll në këtë kohë. “Lajm tronditës nga Valencia, Andaluzia dhe Murcia. Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga këto përmbytje shkatërruese. Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për ata që kanë humbur të dashurit dhe qëndrojmë me popullin e Spanjës në këtë kohë të vështirë, duke i uruar forcë dhe qëndrueshmëri të gjitha komuniteteve që punojnë për rindërtim”, ka shkruar Osmani. 


 Së paku 62 persona kanë vdekur si pasojë e vërshimeve më vdekjeprurëse që kanë goditur Spanjën në tri dekadat e fundit pas reshjeve të dendura që përmbytën rajonin lindor të Valencias të martën, duke zhytur rrugë dhe vendbanime të tëra në ujë, kanë bërë të ditur më 30.10.2024 autoritetet lokale, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë punuar tërë natën me gomone, duke shpëtuar dhjetëra persona të ngujuar, me pamjet televizive që kanë treguar gjendjen e qytezës së vërshuar të Utielit. Ekipet e emergjencave ende po punojnë për të arritur në vendet e thella e të goditura më së shumti,ka raportuar Reuters. “Për ata që në këtë moment ende po kërkojnë më të dashurit e tyre, e gjithë Spanja po qan me ju”, ka deklaruar kryeministri Pedro Sanchez në një adresim televiziv. “Fshatrave dhe qytezave të shkatërruara prej kësaj tragjedie, ua them të njëjtën: Bashkë, ne do të rindërtojmë rrugët, sheshet dhe urat tuaja”. Carlos Mazon, lider rajonal i Valencias, njëri prej rajoneve më të rëndësishme bujqësore të Spanjës, ka thënë se njerëzit kanë mbetur të izoluar në lokacione ku nuk mund të hyhet. “Nëse nuk do të arrinin ekipet e shpëtimit, nuk do të mund të qasej askush tjetër, për shkak të mungesës së qasjes”, ka deklaruar Mazon në një konferencë për media, duke shtuar se ka rajone ku qasja “është absolutisht e pamundshme”. Shumë xhirime të ndara në mediat sociale gjatë natës kanë treguar njerëz të ngujuar prej vërshimeve, me disa syresh që janë parë duke u ngjitur në drunj për t’iu shmangur përmbytjes. Ka pasur edhe gra që janë nxjerrë me buldozer prej zonave të vërshuara.

Kamala Harris dhe Donald Trump ofrojnë vizione të ndryshme në fjalimet e tyre përmbyllëse

 

Harris dhe Trump ofrojnë vizione të ndryshme në fjalimet e tyre përmbyllëse


Nënpresidentja amerikane Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald Trump po bëjnë përpjekjet e fundit për të siguruar vota, më pas se një javë para ditës së zgjedhjeve. Demokratja Harris e mbajti fjalimin përmbyllës të martën në mbrëmje pranë Shtëpisë së Bardhë. Fjalimi i saj, 48 orë pas atij të zotit Trump, nxorri në pah vizionet diametralisht të kundërta që dy kandidatët paraqesin para votuesve. Zonja Harris premtoi se do të punojë për të përmirësuar jetën e njerëzve dhe se do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë me një listë detyrash, duke kritikuar kështu zotin Trump, i cili, siç tha ajo, është i fokusuar vetëm tek vetja dhe do të fillonte mandatin duke hartuar një listë armiqsh. “Unë premtoj se do të kërkoj një emërues të përbashkët dhe zgjidhje të arsyeshme për të përmirësuar jetën tuaj. Unë nuk po përpiqem të fitoj pikë politike, po përpiqem të shënoj përparim. Premtoj se do të dëgjoj ekspertët, të dëgjoj ata që do të preken nga vendimet e mia, si edhe njerëzit që nuk janë dakord me mua. Ndyshe nga Donald Trumpi, unë nuk besoj se njerëzit që nuk janë dakord me mua, janë armiq. Ai do që t’i fusë ata në burg. Unë do t’u jap atyre një vend në tryezën e vendimeve”, tha ajo. Ajo e mbajti fjalimin në të njëjtin vend ku në janar 2021 ish-Presidenti Trump iu drejtua mbështetësve të tij pak para se një turmë të sulmonte Kapitolin në përpjekje për të mos lejuar certifikimin e fitores së Presidentit Joe Biden. “Ne e dimë se kush është Donald Trump. Ai është personi që ishte në këtë vend gati katër vjet më parë dhe dërgoi një turmë të armatosur drejt Kapitolit të Shteteve të Bashkuara për të përmbysur vullnetin e popullit në zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha zonja Harris. Sondazhet tregojnë se dy kandidatët kanë mbështetje të barabartë në disa shtete vendimtare. Gati 49 milionë persona kanë votuar deri tani, në zgjedhjet e hershme, sipas Laboratorit Zgjedhor të Universitetit të Floridës. Numri total i votuesve në vitin 2020 ishte 155 milionë. Zoti Trump foli të martën nga shtëpia e tij në Mar-a-Lago, duke e cilësuar Nënpresidenten Harris si “shumë të paaftë”. Por zoti Trump nuk iu përgjigj pyetjeve dhe nuk komentoi rreth përshkrimit të Porto Rikos si një “ishull lundrues plehrash” nga një komedian mbrëmjen kur ai mbajti fjalimin përmbyllës në Nju Jork të dielën. Ekipi elektoral i zotit Trump po përpiqet të distancohet nga ky koment, që ka pushtuar shtypin amerikan që nga e djela. Vetë ish-Presidenti nuk ka komentuar publikisht, por i tha televizionit ABC News se nuk e njeh komedianin Tony Hinchcliffe, që bëri komentin. Ai tha gjithashtu se nuk e kishte dëgjuar shakanë. Ai nuk i ka denoncuar komentet dhe e quajti tubimin në Nju Jork “një festë absolute dashurie”. Portorikanët janë amerikanë, por nuk mund të votojnë në zgjedhje, sepse ishulli i tyre konsiderohet territor dhe jo pjesë e Shteteve të Bashkuara. Por qindra-mijëra portorikanë janë shpërngulur në SHBA dhe ata mund të votojnë në shtetet ku jetojnë. Duke qenë se qindra-mijëra vota nga portorikanët janë kritike për rezultatin në disa prej shteteve vendimtare, fushata e zonjës Harris nxorri me shpejtësi një reklamë ku ajo thoshte se votuesit latinë “meritonin më shumë” sesa vizioni që përfaqëson ish-presidenti. Vetëm në Pensilvani, të cilën të dy kandidatët e shohin si vendimtare, banojnë më shumë se 300,000 votues portorikanë, sipas Qendrës së të Dhënave për Hispanikët në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos. Edhe në Karolinën e Veriut, Viskonsin dhe Michigan, tre shtete të tjera vendimtare, ka një popullsi të konsidertueshme portorikane. Gjatë fushatës, zonja Harris dhe zoti Trump kanë shkëmbyer ofendime të shpeshta. Trump e ka përshkruar Harrisin si dikë jo të zgjuar dhe ka thënë se udhëheqësit e tjerë botërorë nuk do ta marrin atë seriozisht. “Ata do ta shkelin atë me këmbë”, ka thënë ai. Disa nga ish-ndihmësit kryesorë të zotit Trump, kur ai ishte në Shtëpinë e Bardhë, e kanë përshkruar atë si fashist që synon të qeverisë si autoritar në një mandat të dytë. Zonja Harris tha se ishte dakord me këtë karakterizim. Ish-Presidenti Trump e përshkroi Nënpresidenten Harris në të njëjtën mënyrë. Më shumë se 1,500 protestues u arrestuan lidhur me trazirat e 6 janarit 2021 në Kapitol, ku u plagosën 140 pjesëtarë të forcave të rendit. Më shumë se 1,000 vetë janë dënuar për një sërë veprash penale. Zoti Trump thotë se nëse ai fiton zgjedhjet, ai mund t’i falë ata. Sipas sondazheve, zonja Harris dhe zoti Trump kanë epërsi të konsiderueshme në 43 shtete, të mjaftueshme që secili të arrijë në 200 vota elektorale ose më shumë. Kjo do të thotë që rezultati do të mbetet për t’u përcaktuar në shtatë shtetet e mbetura Miçigani, Pensilvania, Viskonsin, Xhorxhia, Karolina e Veriut, Arizona dhe Nevada. Mbështetja për ta në këto shtete është pothuajse e barabartë me diferenca të vogla brenda kufijve statistikorë të gabimit, duke e bërë të vështirë për të parashikuar rezultatin.

Roli vendimtar e historik i UÇK-së në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës

 



Dr. Lulzim Nika


 Pas refuzimit kategorik që Millosheviqi bëri në Dejton, kërkesës për negociata me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Kosovës, e vetmja rrugë për të nxjerrë në tavolinën e bisedimeve çështjen e Kosovës ishte fillimi i rezistencës së armatosur në Kosovë, që në një mënyrë apo tjetër ishte si rezultat i veprimeve të diplomatëve ndërkombëtarë që nuk arritën ta bindin Millosheviqin për negociata paqësore me shqiptarët e Kosovës. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, zë vend qendror në historinë e re të Kosovës, jo vetëm për kthesën e madhe që i dha zhvillimeve të brendshme në terren, por edhe për angazhimin e diplomacisë ndërkombëtare për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Ishte diplomacia anglo-amerikane ajo që tregonte vendosmëri në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, diplomacia evropiane, në anën tjetër, manifestonte mosunitetin e saj kronik në veprimet e saj dhe ishte hezituese për një linjë të ashpër kundër Serbisë dhe diplomacia ruse me aleatët e saj që mbronte interesat serbe me fanatizëm në Kosovë. Kosova i nxori në sipërfaqe edhe dallimet e diplomacive ndërkombëtare në raport me Kosovën dhe interesat e tyre në Ballkan. Në planin e brendshëm, UÇK-ja, përbënte pikën kulmore në zhvillimin e lëvizjes për liri në Kosovën e pushtuar që paralajmëronte një kthesë historike në organizimin e shqiptarëve për liri dhe pavarësi nga Serbia. Për diplomacinë ndërkombëtare, UÇK-ja përbënte bazën kryesore që t’i bënte presion Millosheviqit për negociata me përfaqësuesit shqiptarë të Kosovës. Dalja publike e UÇK-së dhe reagimi i diplomatëve ndërkombëtarë ndryshoi skenën e Ballkanit përgjithmonë. Analizat e shërbimeve amerikane për UÇK-në kishin filluar nga paraqitja publike e disa personaliteteve të rëndësishme dhe mediave vendore dhe ndërkombëtare, duke qartësuar se nuk ishte vullneti i shqiptarëve dhe fuqia e tyre për t’i rezistuar forcave serbe, por ishin të detyruar t’u kundërvihen masakrave dhe gjenocidit të policisë dhe ushtrisë serbe në Kosovë. Paraqitja e strukturave dhe intelektualëve që përfaqësonin konceptin dhe vizionin e UÇK-së dhe idenë e qartë për lirinë e Kosovës, kishin filluar të kenë ndikim. Takimet me përfaqësuesit e UÇK-së në Kosovë dhe Perëndim me diplomatët perëndimorë, këta të fundit filluan që të marrin në konsideratë disa liderë politikë të UÇK dhe filluan që të mbështeten në marrëveshjet dhe përgjegjësitë e tyre. Profili i përfaqësimit politik të UÇK-së ishte në një mënyrë apo tjetër edhe përzgjedhje e diplomatëve perëndimorë, të shtyrë nga diplomacia anglo – amerikane që filloi të bashkëpunojë në të mirë të paqes në Kosovë. Në qershor të vitit 1998, amerikanët në mesin e shumë partnerëve për të arritur paqen në Kosovë e trajtonin edhe bashkëpunimin me UÇK-në si faktori më i rëndësishëm për një marrëveshje paqësore për Kosovën. Këtë e dëshmojnë shumë shkresa dhe dokumente të kohës, të bëra nga zyrtarë të qeverive të kohës, e të cilat i disponoj po ashtu. UÇK-ja mbetet bazamenti i themelimit të Republikës së Kosovës, pa i mohuar edhe gjithë ata breza që luftuan me penë dhe pushkë dhe nuk u pajtuan me robërinë serbo-sllave, duke qenë përjetësisht mirënjohës për kontributin dhe sakrificën sublime për liri..

FAKTORËT INTEGRUES DHE DEZINTEGRUES NË RSFJ DHE MENTALITETI NAIV I SHQIPTARËVE

                       
Prof. Dr. Hakif Bajrami: Argumentet shkencore janë të përjetshme - Radio  Kosova e Lirë



                         Akademik Prof Dr Hakif Bajrami -Prishtinë

 Nëse hulumton në arkivat jugosllave, pas një kohe e kupton se serbianët asgjë tjetër nuk kanë punuar, vetëm se kanë bërë palne se si me i shfarosur shqiptarët. Po, kam shkruar për 37 programet serbe, duke ua prezantuar edhe titujtë. Por, fshatari, mësuesi, profesori, nëpunësi, ministri dhe kreyepolitikani serbian sikur e kanë një brengë përmanente në çdo kohë historike, se: “shqiptarët duhet të shfarosën me fuqinë e ushtrisë”. Dhe, për çudi, shqiptarët serioz dhe naiv me të cilët bisedoje gjatë viteve sidomos më 1981-1999, pa dilema shpreheshiin se: “serbët e kanë ushtrinë e katërt në Evropë”. Nuk e di a e theksonin këtë fjali nga friga, apo nga bindja e tyre naive se: “serbianët janë të pathyeshëm”. E nëse i kundershtoje, zakonisht shpreheshin: “Ky ka luejt…”!. 

E ju pyes publikisht: ku jeni sokola të çlirimit me llafe dhe deklarata nepër gazeta dhe duke u konvertuar”, ku është sot “ushtria e katërt në Evropë” me katër luftëra të humbura më 1992-1999. 

Vajtone se ka mbetur për inmemoriam. Mjerim i thonë filozofisë suej prej bajraktarit katundit, mjerim ky që po shprehët edhe sot jo vetëm në torjet shqiptare, por edhe në Gjykatën Speciale që e imponoi Evropa, për të na kthyer në kohën e Kongresit Berlinit! Lexoni edhe: Musliu: Hamzës kanë fillu me ja pa hajrin qytetarët ende pa e marrë mandatin e Kryeministrit I vetmi popull në Jugosllavi (1918-1999) që mund të quhët se ishte në robëri të thellë ishin shqiptarët. Armiku më i egër kundër tyre, me argumente mund të vërtetohet se ishte hapësira unike jugosllave. Këtë armiqësi ndaj shqiptarëve e forconin: 1. shovinizmi serbomadh; 2. limanet e Detit Afriatik dhe 3, Hekurudha Beograd-Tivar, që lidhët me vijën më të fuqishme gjeostrategjike në Evropë-Rajnë- Danub- Deti Adriatik. Lidhur me këtë realitet, shqiptarët do ta luftojnë me pendë dhe me armë çdo lloj Jugosllavie ashtu si e kam shprehur më 1992 në Librin e Bardhë, se pa luftë nuk ka çlirim. E vërteta, këtë aksiomë e forcova, kur Sllovenët dhe Kroatët nuk mundën për t` u çliruar pa fuqinë e luftës së armatosur, sepse serbianët lunin në kartën integruese: Tito, PKJ-LKJ dhe APJ. Kur këta faktorë integrues jugosllav u shporrën nga funksionaliteti agresiv, shqiptarët në mënyrë evolutive përmes Lëvizjës Popullore të Kosovës, ia kthyen pushkën okupatorit dhe më 10 qershor 1999 e kurorzuan luftën e drejtë me çlirim. E vërteta, kundër Projektit më sublim kombëtar shqiptar (UÇK), qysh më 10 qershor 1999 do të ngritën shumë armiqë dhe tradhtorë, dhe ata edhe sot janë në ofienzivë. Por lufta e drejtë e shqiptarëve nuk ka të ndalur, edhe pse siç po shihët në Gjykatën Speciale në Hagë po tentohët terthorazi lufta e UÇK-ës të “diplomatizohët dhe letrarizohët”, madje edhe të provohët e të quhët luftë qytetare, se “qenkan vrarë shqiptarët në mes veti”! Shqiptarë, gjykimi ndaj katër drejtuesëve të UÇK-ës në Hagë është akuzë dhe gjykim ndaj Kosovës së çliruar. Mendoni më thellë e me kokë të ftofur e jo me nerva politik kush ishte: “i majtë e kush i djathtë”. Po jeni vllazër more të mjerë, dhe faktet nuk mund të abortohën, sepse Gjykata Speciale është krijesë e Rusisë dhe Serbisë nazifashiste. Si e luftuam integrimin e Jugosllavisë Federata Jugosllave është ide e iluministëve sllavë gjatë shekullit XIX. Kjo federatë u themelua me forca të jashtëme më 1 dhjetor 1918 në sarajët e Versajit. Por popujtë që u pagzuan në te nga fillimi ishin të paknaqur, sidomos: sllovenës dhe Kroatët, do t` i mprehin shpatat nga fillimi për sistem ekonomiko shoqëror dezintegrues shumëpartiak, madje nuk e votuan as Kushtetutën e Vidovdanit. Por, me monarkinë serbiane në ball dhe me përkrahjën nga jashtë, Jugsllavia pati shkuar shkumë largë duke ngritur famë dhe respekt, sidomos në Botën e Tretë, ku dominonin shtete islame. Serbët që e kishin gëlltitur (rëbëruar) mbi gjysmën e Kombit shqiptar dhe në tërësi kombin e dymendësisë që quheshin maqedon, në vend të “bullgarizimit”, njëherit e kishin gëlltitur kombin malzez më 16 nëntor 1918, duke ia humbur: kombësin, gjuhën, kulturën, shtetin dhe dinastinë. Kështu brenda Jugosllavisë serbianët në çdo etapë histrike do të konfrontohën për fron, me të gjithë. Siç dihët më 1941 Mbretëria Jugosllave kapitulloi brenda shtatë ditëve, para fuqisë së Rajhut Tretë të Adollf Hitlerit. E vërteta, kapitullimi i prillit 1941 është debatuar dhe hulumtuar gjatë gjithë pjesës së mbetur të shekullit XX-të nga historianët shqiptar sidomos, por kurrë asnjëri historian sllavë nuk ka provuar ta thot se Mbretëria SKS (Jugosllave) ishte sajesë e imperializmit francez, gjithnjë për ta krijuar një barierë “respektive” kundër kapitalizmit gjerman dhe austriak në Ballkan. Gjatë Luftës Dytë Botërore Jugosllavët do ta gjenë fuqinë politike integruese në rrolin e Kominternit sepse PKJ ishte filialë e saj. Madje, përmes autoritetit Kominternit (1919-1943), sidomos serbianët do të provojnë të “eksportojnë” ide rrevolucionare prapa së cilave ide maskoheshin brifingjet integrale hegjemoniste, të cilat në vend të Dinastisë serbiane, sajuan Politbyronë e KQ të PKJ-ës dhe përmes saj provuan ta eksperimentojnë një sistem socialist, që do të lëvizë mbi shoqërinë e jo brenda saj, si deshirë e shumëfisht e popujve të barabartë. Lufta çlirimtare 1941-1945 në Jugosllavi është zhvilluar gjithëmonë në një trekëndësh qendror, por që brenda tij nuk dihej sa trekëndësha janë brenda sajesës që u quajtë Federatë në Bihaq (1942) dhe sidomos në Jajcë (1943). Sidomos në Mbledhjën e Dytë të AVNOJ-it për ndërtimin e shtetit të rinjë do të identifikohën tre faktor: PKJ, Tito dhe Ushtria. Faktori PKJ ishte mbiçmuar Nga Kongresi i Parë e PKJ-ës i mbajtur në Vukovar më 1919 e deri më 1935 ideologjia e kësaj partie do të diktohët nga Kominterni. Në përgjithësi konsiderohej se elemti më eklatant i PKJ në lidhje me zgjidhjën e çështjës nacioanle në vned është dezintegrimi i Mbretërisë dhe themelimi i shteteeve nacionale. Por më 1935 Kominterni do të imponojë filiozofi të re plotike në rrafshin nacional për shtetin jugosllavë. Dhe nga viti 1935 në vend të shteteve nacionale, do të propogandohët ruajtja e Jugosllavisë, por në vend të shteteve të ndara filozofia e PKJ u përqëndrua në krijimin e partive komuniste nacionale, brenda shtetit unitar. Aty do të konceptohët se PKJ si tërësi duhet të ruhët, që do të thot edhe kufijtë shtetëror të pranuar në Versaj më 1919 për Jugosllavinë, do të ruhën. Por, brenda atyre kufijëve, propogandohet se do të themelohën partit nacioanle komuniste, të cilat do të simbolizojnë dhe do të luftojnë për ndërtimin e pushtrtit republikan socialsit, ku “të drejtat nacionale janë të garantuara”. Në këtë frymë më 1937 u krijuan: Partia Komuniste e Kroacisë dhe Partia Komuniste e Sllovenisë. Ndërsa Partia Komuniste e Serbisë mbeti në dilemë por në luftë për shtet dhe parti komuniste unitare. E vërteta, popujtë që nuk mundën të ndertojnë PK nacioanle ishin serbianët (qëllimisht deri më 1945), Malazezët dhe Boshnjakët (deri më 1948) dhe Maqedonët, deri më 1943. Shqiptarët si popull i tretë për kah numri brenda Jugosllavisë, “i mbetën si detyrë prioritare Serbisë”, që t` i: shpërngulë, t` i denacionalizojë dhe shfarosë me Konventë obligative Ndërkombëtar, e cila u lidhë me Turqinë më 11 korrik 1938 në Stamboll. E vërteta, deri më 1944 me këtë konventë parashihej që në Jugosllavi mos të mbetët asnjë familje shqiptare. Dhe, për këtë shfarosje do të përkujdesët edhe PKJ dhe drejtuesit e saj kulmor. Sa i takon politikës shtetërore Jugosllavia deri më 1937, ai shtet do të mbajë qëndrim: antigjerman dhe antikominternë (antirus), me instruksione të francezëve dhe britanikëve përmes Shoqatës Kombeve. Këtë politikë e diktonin kuptohet Franca dhe Britania. Por, me forcimin e Rajhut gjerman Mbretëria Jugisllave do të kthehet tnizisht kah Berlini nga viti 1937e tute përmes Milan Stojadinoviqit. Madje, në prag të kapitullimit pushteti mbretëror jugosllavë, do ta nënshkruaj edhe kalimin në Paktin: Romë-Tokio-Berlin, të cilin demonstratat e zbuluan se populli serbian sidomos nuk e pranonte për legjitimitet ndërkombëtar. Por, me tradhtinë që e dëshmoi Dinastia serbiane në prill 1941 duke u larguar nga vendi, ajo i hapi të gjitha shasat opozitës majtë politike-PKJ që përmes luftës çlirimtare t` i bashkohët koalicionit antihetlerian, duke shpalluar më 4 korrik 1941 luftën e pakompromis kundër okupatorit nazifashist dhe bashkëpuntorëve të tij. Lidhur me këtë, edhe pse shumë çka është e diskutuashme, kryengritjet e armatosura do të fillojnë nepër viset e republikave të ardhëshme, të cilat u promovuan në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it në Jajcë më 29 nëntor 1943. Në këtë luftë të drejtë antifashiste, J. B. Tito dhe PKJ do të promovohën si kulmi i rreshtimit antifashist integrues jugosllavë, jo vetëm në vend. E vërteta, për ata popuj që duhej të mendonin për ardhmëri qysh në tetor të vitit 1943 në Teheran, kur treshjna: Ruzvelt (SHBA), Stalin (BRSS), Cherchill (Britani), muarën vendim që me rastin e kapitullimit të Rajhut Tretë (kishte kapitulluar Italia më 7 shtator 1943), Gjermania të demilitarizohët, kurse ata popuj që kanë shprehur aleancë qoftë me pakte apo pa te, të fitohët e drejta që të “demisionohën”, të shpopullohën ose shkatrrohën fare. Dhe deri te kjo informatë shumë me rëndësi për rreshtim të popujve-kombe, një ndër të parët do të vijnë jugosllavët. Kështu me kohë, tinzisht pala serbiane do të përpilojë Elaboratin për likvidimin e shqiptarëve derisa të zgjasin operacionet luftarake”. Këtë elaborat do ta përpilojë kush tjetër përpos Vasa Çubrilloviq, i cili pas çlirimit do të promovohet si historian në Ministër të bujqësisë. Elaborati i tij shumë shpejtë do të lexohet nepër koluarët politike sernbiane dhe më 3 nëntor 1944, do të shndërrohet në dokuemnt “gjysëm zyrtar”. Lidhur me këtë, në dokuementet e AVNOJ-it figuron se nuk pranohet coptimi i vendit, nuk pranohet dinastia, nuk pranohet asnjë lloj padrejtësie ndaj kombeve dhe pakicave kombëtare. Por, nëse hulumtohën dokuemntet mbi të cilat është ndërtuar federata kuptohet se aty nuk figuron Kosova me shumicë apsolute shqiptare. Madje, për Vojvodinën thuet se; Duhët t` i mketë 9 deputetë në AVNOJ-in e ardhshëm, sepse popullsia gjermane që vlerësohej se është më e madhe se e shqiptarëve në Jug “, duhët të shfaroset. Dhe pasi që në ato dokuemnete numrohën të gjitha republikat: Sllovenia, Kroacia, Serbia, Maqedonia. Në proces nepër koluare do të bisedohet që: “Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina të ndahën”. Por, për këtë çështje arbitruan Tito dhe Millovan Gjillasi, prandaj në prag të çlirimit Beogradit me 20 tetor 1944, u vëndos definitivisht që fedratën ta ndërtojnë këto njësi: Sllovenia, Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia. Gjithashtu u pranua të nominohet për çështje principiele si Krahinë autonome e tipit sovejtik të jetë Vojvodina dhe Sanxhaku. Madeje u cuaktuan se sa antarë do t` i ketë në AVNOJ-in e ardhshëm seicila njësi federative: Sllovenia me 1 150 000 baorë duhej t` i ket 38 përfaqsues; Kroacia me 3 335 000 banorë duhej t` i ketë 77 përfaqsues; Serbia me 3 350 000 banorë t `i ketë 82 përfaqsues; Maqedonia me 1 000 000 banorë t` i ketë 40 përfqasues; Mali i Zi me 293 000 banorë t` i ketë 17 përfaqsues; Vojvodina si krahinë me 1 695 000 banorë t` i ketë 9 përfaqsues, sepse parashihej shfarosja e gjermanëve dhe hungarezëve që kishin bashkpunuar me nazifashizmin. Sanxhaku si krahinë specifike me 205 000 banorë parashihej t ` i ketë 11 përfaqsues. Kurse, Kosova me 530 000 banorë parashihej t` i ketë 0 përfaqsues, sepse ishte në fuqi kulifikimi i Gjillasit dhe Rankoviqit se: “ shqiptarët kanë qenë bashkëpuntorë të nazifashizmit”. (Shiqo: Zakonodavni rad Predsetnistva AVNOJ-a, Beograd 1951, f. 51. Pra, në të gjitha dokuementet për krijimin e Jugosllavisë federative mungon Kosova, sepse ishte cilsuar se: “Shqiptarët duhet likuiduar si bashkpuntorë të nazifashizmit”. Për këtë fakt drejtuesit e LANÇ në Kosovë as që kishin ide se çka do të ndodhë dhe çka projektohej, prapa shpinës tyre në Beograd. Por, me aplikimin e mbobilizimit gjatë janarit 1845, kur Kosova i kishte bërë realitet të gjitha provat me qeta, batalone, aradha dhe 7 brigada antifashiste, atëherë e vërteta për palën serbiane nuk mund të qëndronte në “thes” por u çpik se në Kosovë: “Duhët vëndosur diktatura ushtrake, pati nevojë ose jo”. Dhe me që historia shqiptare nuk mund të shlyhej, sepse në Kosovë ishin edhe dy brigata antifashiste nga Shqipëria, atëherë u vëndos një realitet tragjik: “që në Kosovë të instalohën divizionet serbiane, dy brigadata malazeze dhe një brigadë maqedone, me të drejtë që Kosova të ndahët në tri, prkatsisht në dy pjesë”. (A. KQ PKJ dok. 05/45, s. pov, në 3 faqe çirilicë, shkrimi del se ishte i Vllada Zeqeviqit (pop), që u zgjodhë Ministër i Punëve të Brendëshme). Kosova sipas dokumenteve që i sajuan Gjillas-Rankoviq më 1 shkurt 1945 Nga 1 shkurti e deri më 31 mars 1945 kur Kosova defaktorizohët politikisht duke e sjellë Millovan Gjillasi një analfabet malazez në krye të PKJ-ës për Kosovë, në Londër në adresën e Vinston Cherchillit do të dergohën katrumbdhjetë (14) raporte konfidenciale se: “shumica dërmuese e shqiptarëve të Kosovës të drejtuar nga Xhafer Deva, kanë qenë dhe janë kah luftojnë në favor të Gestapos dhe Abverit, që drejtoheshin nga Eberhart dhe Herman Nojenbaher”. Së këndejmi, çdo njësi antifashiste shqiptare ishte një grancion se qarqet serbiane dhe malazeze të përqëndruara në rikolonizimin e Kosovës, do të dështojnë. Pra, lufta antifashiste ishte fitore e dyfisht për shqiptarë, sepse me një anë bllokohej rikolonizimi, në anën tjetër prapsohej vendimi i Ruzvelltit, Stalinit dhe Cherchillit për deportimin e çdo populli që ka bashkpunuar me nazifashizmin siç ngjau në Vojvodinë me gjermanë dhe në Çamëri me shqiptarë. Pra, skenarët serbiane për “likudimin e shqiptarëve deri sa të zgjasin operaxconet luftarake” ishin në kulmin e rrealizimit në pjesën e parë të vitit 1945. Megjithë këto qëndrime, Kosova sipas dokuementeve që i sajuan në konfidencë nga Gjilasi dhe Rankoviqi më 1 shkurt 1945, duhej të ndahej në vijën hekurudhore Mitrovicë-Kaçanik. Pra, derisa Vasa Çubrilloviqi me Elaboratin e tij jepte koncepte nazifashiste deduktive (të përgjithëshe për shqiptarë), se si duhet të shfarosën, dueti Gjillas-Rankoviq, sajoi porgram konkret për shfarsje nëse nuk përfshihën me vendimin e Teheranit (1943), atëherë coptimi i Kosovës do të krijojë kushte për shfarosje kolektive, në proces, përmes shpërnguljës. Pra, ai koncept vizatohët në këtë mënyrë dhe Tito e ndihmoi me Marrëveshjën Xhentelemene më 3 mars 1953. Në fakt, në elaboratin konfidencial thuhet: “ Pjesa lindore e Kosovës, duhet` i takojë Serbisë Federale, kurse pjesa perendimore duhej për t` i takur Malit Zi federal. Vija ndarëse ishte hekurudha Mitrovicë-Kaçanik” E vërteta, ky projekt u plasua në shansë më 8 shkurt 1945, kur u vëndos diktatura ushtrake nga J. B. Tito, me serbianin Sava Derleviq në krye. Madje edhe më herët, më 2 shtator 1944 Tito, Shtabin Kryesor i AP të Kosovës e kishte degraduar në Shtab Operativ nën drejtimin e Shtabit Kryesor të Serbisë. Madje, e tërë kjo ndërmarrje për DEFAKTORIZIMIN e LNÇ-ës në Kosovë, u vertetua edhe më 19 shkurt 1945 kur në Beograd vajtën Miladin Popoviq dhe Fadil Hoxha, për t` u ankaur se diktatura ushtrake është totalisht e panevojshme në Kosovë”. Por në Beograd ankesa do të refuzohet nga Millovan Gjillas, i cili e zbulon planin ogurzi duke iu drejtuar Miladinit: “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovën, ashtu si do ta ndajmë Sanxhakun (u nda më 29 mars 1945) në mes Malit Zi dhe Serbisë, me çka krahina historike e Sanxhakut e humbi tërë historinë e vet popullore josllave. Kuash e fakturizoi Kosovën që mos të ndahët dhe popullsia shqiptare mos të deportohët? Në bazë të dokuemnetve arkivore vërtetohët se Kosovën e FAKTORIZOI Brigada e VII-të Nacionalçlirimtare e Kosovës, të cilën e drejtonte Shaban Haxhia-Komandant dhe Qamil Brovina-Komesar Politik me 7500 luftëtarë, të cilët luftuan në Frontin e Sremit për një gjysëm viti. Gjithnjë në bazë të dokuemneteve që i ka botuar Vlladimir Dedier, si dhe atyre që nuk janë botuar (shiqo: A. CK SKJ; AVIIIB, koleksioni Tito), del katercipërisht se J. B. Tito ishte ai që defaktorizimin e Kosovës në veçanti dhe të shqiptarëve në Jugosllavi si antifashista në përgjithësi e ka shpëtuar Lufta Nacionalçlirimare e drejtur fillim e mbarim nga Fadil Hoxha. Por që për defaktorizim janë përkujdesur me intriga Gjillasi dhe Rankoviq në fillim dhe Lazar Kolishevski më vonë, pra seicili sipas mundësive duke bashkpunuar përmes OZN-ës, përkatësisht UDB-ës më vonë, deri më 1953 kur u burgos Gjilasi dhe deri në Plenumin e Brioneve më 1966, kur u largua nga çdo funkson A. Rankoviqi. E vërteta, J. B. Tito vdes më 1980 dhe Rankoviqi vdes më 1983.Pikërisht në kohë për Kosovën fillon një fushatë e egër shoviniste serbo-malazeze, për defaktorizimin e saj në plotëni, qëllim ai që vërtetohet më 23 mars 1989. Faktori ushtri serbiane u shkri si fluskë sapuni në Kumanovë LKJ pushon së ekzistuari në Kongresin e XIV të saj në Beograd me largimin e komunistëve slloven. Dhe për këtë “shprasëti” serbianët pozicionohën se: “Jugosllavinë do ta mbrojnë me APJ- me Ushtri”. Por,Ushtria serbiane do t` i humbë betejat një nga një, deri më 10 qershor 1999, kuptohet para luftës së UÇK-ës dhe bombardimeve të NATO-s. 

 Megjithë këto argumente, duhet theksuar se fillimi i fundit të APJ si faktor ushtrak integrues në RSFJ ishte Marrëveshja Millosheviq-Tuxhman në Karagjorgjevë 15 mars 1991, për ndarjën e Bosnjës dhe për kolonizimin e Kosovës me serbian. 

Kjo marrëveshje me çdo kusht duhet hulumtohet dhe të botohën, për ta mësuar populli të vërtetën. Aq më parë sepse me këtë marrëveshje, do të shuhët edhe shansa e fundit e Velko Kadijeviqit dhe Bllagoje Axhiqit që Jugosllavinë do ta “shpëtojë Rusia”, dhe populli serbian, i cili i humbi katër luftëra, njërën pas tjetrës si në: Slloveni, Kroaci, Bosnje Hercegovinë dhe Kosovë. Por, definitivisht Jugosllavia pushon së ekzistuari kur Badinteri do të konkludojë më 4 korrik 1992 se: “Jugosllavia më nuk ekziston”, por de fakto fundi i saj shënohet me kapitullimin e Ushtrisë Jugosllave në Kumanovë më 10 qershor 1999. Njëherit pushon së trumpetuari se “shqiptarët do t` i nënshtrojmë me pushkë gjuetie”. 

Por, tani, me që është mbushur Serbia fashiste me derra nga Rusia, pushkët e gjuetisë si duet i kanë shti turshi dhe janë prishur përbrenda, sepse mizoritë ua kanë thyer çafën(Floripress).

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...