2012-03-31

Kosova përgatitet për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë


Shënimi i 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë është ngjarje madhore e historisë së popullit shqiptar, e cila u takon të gjithë shqiptarëve kudo që janë, meqë Pavarësia është vepër e gjithë kombit. Prandaj, duhet përkujdesur për t'u organizuar sa më mirë që është e mundur, vlerëson Këshilli Organizativ i konferencës shkencore me temë: "Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas".

Në një takim me gazetarë akademik Hivzi Islami dhe Dr. Jusuf Bajraktari, në emër të Këshillit Organizativ thanë se institucionet e Republikës së Kosovës nëpërmjet këtij Këshilli të ngritur për këtë qëllim nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Instituti i Historisë në Prishtinë, do të përkujdesen në mënyrë profesionale për të hartuar Programin e Konferencës Shkencore - "Pavarësia e Shqipërisë dhe Kosova 100 vjet pas", - e cila do të mbahet në Prishtinë me dt. 13 14 shtator 2012.

Në këtë konferencë dyditore do të marrin pjesë studiues, të cilët me kumtesat e tyre do të trajtojnë dhe do të ndriçojnë shkencërisht rrethanat historike, politike, diplomatike dhe shoqërore përgjithësisht nga akti sublim i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 e deri më sot.

Duke u ndërlidhur me temën bosht do të trajtohen një varg çështjesh të cilat në mbështetje të rezultateve shkencore historiografike si dhe të burimeve të reja që do të plotësojnë tabllon e ngjarjeve dhe rolin e figurave të shquara në rrjedhat e periudhës një shekullore.

Këshilli Organizativ vlerëson se Vilajeti i Kosovës që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë ka qenë vatër e shumë organizimeve politike e shoqërore dhe i kryengritjeve të armatosura për çlirimin dhe bashkimin e trevave shqiptare. Gjithë periudha 34 vjeçare paraqet një mozaik të begatë të zhvillimeve historike, të cilat kanë kushtëzuar rrjedhat ekonomike, sociale, psikologjike, politike dhe ushtarake jo vetëm në Kosovë por në mbarë hapësirat kombëtare, rajonale dhe më gjerë. Të gjithë këta faktorë kompleks kanë lënë gjurmë dhe pasoja të cilat hetohen edhe në periudhat e zhvillimeve bashkëkohore.

Referuesit që do të marrin pjesë në këtë eveniment shkencor do të prezantojnë kumtesa me interes nga këndvështrime e fakte të reja për ngjarje e personalitete që kanë lënë gjurmë në historinë e popullit shqiptar.

Këshilli Organizativ i Konferencës ka miratuar edhe Kalendarin e veprimeve. Pritet që referimet e pjesëmarrësve do të botohet në një vëllim të veçantë.

Beqë Cufaj-Kultura politike gjermane

Kultura politike gjermane - Beqë Cufaj
Është një ngjarje e cila duhet të shënohet. Edhe pse politike deri në thelb, megjithatë ajo është një peizazh dhe leksion njëkohësisht, sesi politika, ose thënë edhe më saktë politikanët – qofshin ata edhe në postet më të larta të mundshme, nuk mund t'i rezistojnë asaj që quhet opinion publik. Me opinion publik mund të përmbledhim këtu: mediet dhe ndikimin e tyre te qytetarët (votuesit?), por edhe drejtësia, e cila e kryen punën e saj, sepse në bazë të asaj që mediet printojnë a emetojnë edhe reagojnë.

Rasti i Presidentit të Republikës Federale të Gjermanisë, Christian Wulff, i cili dje dha dorëheqje nga posti më i lartë shtetëror në këtë shtet, tregon sesi pikërisht roli i medieve jo vetëm që është esencial për shpirtin dhe para së gjithash funksionimin e një demokracie, por në pah nxjerr edhe një të vërtetë të madhe, e cila i ka dy anë të cilat mbase janë një dhe e vetmja gjë: sado që një shtet të ketë traditë dhe institucione të shëndosha, megjithatë politika dhe politikanët dinë të jenë të korruptuar.

Por ja që janë mediet, është dimensioni i "pushtetit të katërt"- pra i medieve, ai i cili, edhe pse jo i shkruar në kushtetutat e vendeve demokratike, megjithatë si aktorë qenësorë luan këtë rol kaq të rëndësishëm për të ruajtur shëndetin e shteteve nga sëmundjet e korrupsionit, joligjshmërisë e jokorrektësisë.

Pak a shumë e kësaj natyre mund të quhet historia e ngritjes dhe rënies së ish-presidentit të Gjermanisë, Christian Wulff.

I zgjedhur si President i Gjermanisë, post ky i cili ka më shumë karakter etik dhe reprezentativ dhe për këtë është edhe mëse i çmuar për çdo politikan, Wulff ishte i përzgjedhuri i kancelares Angela Merkel, por edhe partnerëve të saj të koalicionit nga liberalët. Me shtrëngime dhëmbësh-pse ishte i ri nga mosha, pse prapa vetes linte një post të Kryeministrit të Niedersachsen-it, pse ishte tepër afër Kancelares (para dy vitesh kishte deklaruar edhe vetë që nuk donte dhe nuk do të bëhej kurrë Kancelar i Gjermanisë, as pas Merkelit)… disi u arritën votat në Asamblenë Federale të Gjermanisë dhe Wulff fitoi.

Dhe kjo u bë pas turbulencave që ngjanë kur Horst Koehler, paraardhësi i tij, në mënyrë befasuese pati dhënë dorëheqje sepse ndihej i injoruar nga Kancelarja. Gjë kjo e cila dihej dhe deri diku edhe u kuptua si një ndërskamcë e kësaj gruaje me talente të jashtëzakonshme, si për politikë të brendshme ashtu edhe të jashtme. Wulff, pra, ishte i përzgjedhuri i saj dhe është vërtet larg mendsh që Merkel ishte prapa lojërave që Presidentit të saj dhe të Gjermanisë dalëngadalë por sigurt t'i nxirreshin në shesh afera të mëdha dhe pak më të vogla të cilat atë e detyruan që dje të jepte dorëheqje. Thjesht-politikanët jo rrallë dinë ta luajnë edhe mikun në publik dhe armikun në prapavijë. Këtë gjë e kemi ne, e kanë gjermanët, francezët e amerikanët. Por kauza Wulff, kjo gjë nuk vlen.

Natyrisht që për pikëshikimin tonë-ajo që Wulff kishte bërë, nuk ishte asgjë. Ose ishte diçka që nuk do t'ia vlente të përmendej sepse… sepse te ne politikanët bëjnë… e ç"nuk lënë pa bërë dhe janë aty ku janë. Edhe më të fortë sesa mund të imagjinojmë. Christian Wulff-in e kishte përcjellë me vete posti i Kryeministrit të Niedersachsenit. Atje, duke e mbajtur këtë post- ai kishte marrë një kredi private nga një ndërmarrës i madh gjerman dhe atë kredi nuk e kishte lajmëruar siç e do rregulli. Këtu-kur ky lajm u bë i ditur Wulff bëri gabimin e tij fatal.

Nga Arabia kishte kapur telefonin dhe i kishte thirrur një kryeredaktori të një gazete (asaj më të madhes dhe më të verdhës) "Bild Zeitung" dhe pas tij edhe shefit të krejt Imperiumit Axel Springer-dhe të dyve u ishte kërcënuar me "luftë" nëse do ta botonin lajmin në fjalë… Më pas, si në formë të një orteku bore… nuk u ndalën ngjarjet me dhe rreth presidentit. Përkundër mbrojtjes morale e publike që Kancelarja e koalicioni i bënin, mediat në formë sistematike zbuluan që kredia që e kishte marrë për kthimin e borxhit ishte kthyer me një kamatë shumë më të ulët sesa qytetarët e tjerë e paguajnë. Që kishte udhëtuar e pushuar me kostot e miqve të tij bujarë të biznesit në pjesë të ndryshme të botës… dhe ata për këtë kishin marrë privilegje nga ky sa ishte Kryeministër.

Një aferë, jo dramatike por për këtë sistematike ku dilte e qartë që të qenit politikan atij i jepte privilegje-të cilat ky ua kthente miqve të tij. Rreth 4 muaj luftë mediale dhe zigzage mes Presidentit dhe medieve të pavarura gjermane-të të gjitha ngjyrave.

Derisa parmbrëmë, prokuroria e Hannoverit kërkoi nga Bundestagu që të fillonte me procedurën e heqjes së imunitetit të Presidentit të Gjermanisë. Për herë të parë në historinë e këtij shteti.

Nuk mjaftuan as 12 orë… dhe Wulff shkoi. Përgjithmonë dhe i përulur ndaj demokracisë, shtetit të së drejtës dhe… kulturës politike gjermane. Kaq.

Beqë Cufaj - E kaluara pa të ardhme



E kaluara nuk ka vdekur, bile ajo as që ka kaluar. Kështu është shprehur njëherë William Faulkner. Dhe kjo thënie nuk ka si të mos vlejë sidomos për politikën - dhe jo vetëm atë, ndër shqiptarët. Apo t’i harrojmë këtu „debatet“ për spiunët e vrasjet në atentatin ndaj Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës, akuzat për fondet e „Qeverisë Bukoshi“ apo „Vendlindja Thërret“, mosdërgimin e parave për (mbi)jetesën e Familjes Jashari dhe përgjithësisht tema të kësaj natyre, të cilat vetëm kur hapen, si një ortek i pandalshëm bore, në fillim të pranverës marrin çdo gjë me vete dhe zënë përfundi çdo frymë të jetës së qytetarëve të vendit.

Nëse dikush do t’i dijë arsyet se pse ngjet diçka e këtillë, atëherë përgjigja nuk ka si të mos jetë ndryshe pos ajo e atij mendimi për të kaluarën, e cila as që kaluar. E njëjta situatë nuk shfaqet aspak më ndryshe as në viset tjera shqiptare në Ballkan.

Në Tiranën e mbërthyer nga ngërçet e përjetshme mes „poleve“ të paafrueshme por edhe Shkupin gjithmonë të elektrizuar mes pyetjeve identitetesh (maqedonase) dhe dilemash (ndër)shqiptare. Krejt këto situata janë pasqyra e qartë e asaj që do të mund ta quanim kështu: personazhet politike dhe profilet janë të njëjtat dekada të tëra me radhë, kurse koha që ata jetojnë me neve nuk është gjë tjetër pos një manipulimi masiv që po këta bëjnë me floskulat për aspiratat për „integrimet europiane“.

Shumica absolute e tyre e dinë dhe punojnë bile kundër proceseve të integrimeve të shqiptarëve në familjen e Bashkimit Europian, i cili natyrisht që nuk është i gatshëm që në gjirin e vet të pranojë tipa profilesh si të Thaçit me kompani a doktorit me familje. E dinë, që të dy dhe shumë të tjerë si ata që janë të bëmat e tyre, parametrat që ata i plotësojnë, se i gjen fati i Sanaderit e Gjukanoviqit nëse duan të shohin shtetet e tyre në lëvizje drejt asaj që të gjithë themi që po duam por s’po mundemi: Brukselit.

Apo s’e keni shënuar se ku përfundoi Berisha me dhe në një vizitë të rëndësishme? Te njëra prej figurave më të urryera politike të Europës së sotme - në gjirin e Orban (krye)hungarezit prej ku na fliste për "postEuropën!". Po kjo puna e kasaphaneve ndëretnike rrugëve e shesheve, fshatërave e qyteteve të Maqedonisë nuk iu ngjet si një gjetje e bërje e bashkëpushtetarëve maqedonas e shqiptarë, në mënyrë që të kthehet pak “vëmendja” e Perëndimit drejt problemit të emrit të shtetit të shkronjave (FYROM)?!

Po me këtë shtetin tjetër të fusnotës si është puna? Aspak më mirë. Ose thënë edhe më ndryshe: më së keqi. E keni parë H. Thaçin se çfarë pritje kishte organizuar me rastin e 13 vjetorit të nisjes së sulmeve të NATO-s kundër serbëve? Një atmosferë mortore në një sallë hoteli, ku njeriu nuk mund të shihte as ndiente asgjë pos fjalëve të tij, të cilat në shesh nxirrnin vetminë e zgjedhur të një njeriu i cili nuk do të jetë pjesë e atij nënqielli.

Dhe për ta dëshmuar këtë e tregonte pikërisht të nesërmen kur tërë Kosova shënonte Epopenë e lufës për liri, kurse po ky Thaçi kishte zgjedhur të na çonte selame nga Rruga e Kombit të Kosovës “Europiane”. Do të ndahet. Dhe me këtë të bash si bashkëkombasit e tij - shefat në Tiranë e Shkup të na tregojë se veç me të dhe askënd tjetër do të shkohet në Europë... e cila jo vetëm që nuk do t’ia shohë as atij e as kolegëve të tij surratin, por thjesht po tallet duke pritur e pritur derisa populli, shqiptarët gjithandej në Ballkan ta kuptojnë që me këta politikanë, jo vetëm që janë larg Europës por edhe nëse do të plasin nga dëshpërimi e trishtimi, nuk do të bëjnë as hapin më të vogël drejt afrimit insticional me Bashkimin Europian.

Këtë gjë s’po e shpikim ne. Te ky konkluzion vinte në editorialin e së shtunës gazeta më e moçme dhe më me renome në Europë “Neue Zuercher Zeitung”, e cila fliste për atë sesi “faktori” shqiptar në Ballkan vazhdon të jetë larg familjes europiane, duke iu falënderuar pikërisht frymës së politikës e të bëmave të politikanëve shqiptarë në Prishtinë, Tiranë por edhe Shkup.

Puna është që ende s’e kemi kuptuar se çfarë të tjerët po e mendojnë dhe thonë atë që tashmë po e ndiejmë. Dhe derisa nuk e kemi kuptuar do vazhdojmë të shkojmë vërdallë kështu: mes të sotmes, e cila s'është gjë tjetër pos e kaluar. Por, gjithsesi pa të ardhme për të cilën vetëm mund të ëndërrohet me këto kasta politike.

Fahri Xharra :Kush janë Shqiptarët e Serbëve?

Kush janë Shqiptarët e Serbëve? - Fahri Xharra


Kush janë shqiptarët e serbëve? Pse ne ishim të atillë ,vetëm ashtu si donin serbët të na paraqisnin? Pse Europa iu besonte? Pse shqiptarët njiheshin në Europë vatëm ashtu dhe të tillë si ç`na përshkruanin serbët? A punonte koha për ne? Edhe kur punonte , a e dinim t`a çfrutëzonim atë kohë? A mos vallë Europa po i ribindet vetëm shkrimeve dhe përshkrimeve serbe për ne? Ku jemi ne? Pyetjet janë të panumërta,por edhe mundësia qe t`i përgjigjemi është e panumërt. Aq shumë ka shkrime serbe për ne ,kundër nesh dhe për përjashtimin tonë ; sa që

edhe nëse do të botonim përditë nga një libër si kundërpërgjegje dhe me fakte bindëse nuk do të mundnim t`i errësonim të gjitha ato që janë shkruar nga serbët për ne. Ku ishim ,dhe ku jemi? Me shkrime po mendoj.

Apo a ishim të tillë dhe a jemi sot të tillë si po duan të tjerët?

Në letrën e botuar me 3 janar 1913 ,në gazetën :Temps” dr.G.M. Jakshiqi në mënyrë shumë të “bukur” –sipas serbëve e ka paraqitur shtrirjen jonatyrore të shqiptarëve jashtë kufinjëve të” vërtetë” të Shqipërisë: në Sanxhakun e Novi Pazarit, në Fushën e Kosovës ,nëpër Sërbinë e vjetër dhe nëpër Maqedoni. Shrirja e shqiptarëve ,jashtë kufinjëve të Shqipërisë paraqitej si një lum vërshues , i cili del nga shtrati i tij ( sepse s` është kush t`ia rregullon shtratin); dhe se tani ( 1913) erdhi koha që ai lumi shkretues-vërshues të kthehet në lum të qetë dhtë plleshëm. Që të kthehet në shtratin e tij është detyra Shteteve të Mëdha të brengosura, të cilat e zgjidhin problemin e kufinjëve të Shqipërisë ,dhe ato do t`a bëjnë këtë nëse e vendosin Shqipërinë në ‘megjet “ e saja natyrale.

A ishte kush që në atë kohë t`i kundërvihet kësaj letreje? Apo, a donte kush dhe a e kishte kush fuqinë,besueshmërinë dhe dëshirën që gjërat mos të shkojnë sipas dëshirës së serbëve; dhe që shqiptarët e serbëve të rahatoheshin një herë e përgjithmonë në “shtratin” e tyre naturor? Po, një farë pretendenti për karrikën mbretërore shqiptare i ashtuquajturi Arbanas ,princi Fuad me prejardhje nga Kavalla ,kurse i lindur në Egjipt, i cili sorrollatej nëpër hotelet e Romës. Zotërinjt e fatit të shqiptarëve si gjithmonë i fajsonin të tjerët për shpërndarjen aq të madhe të një numri aq të vogël të shqiptarëve nëper tokat serbe.

Shikoni se si i spjegohet Europës qështja shqiptare: Lumi shkretues-vërshues shqiptarë nuk është dalur nga shtrati për shkak të shpejtësisë së madhe të rrymimit që e ka e aq ma pak që është dalur nga shtrati i tij për shkak sasisë së madhe të ujit për të vërshuar.Por e tëra është përgaditur nga të tjerët duke ia ndërruar shtratin e “vërshimit” sipas nevojave të veta politike. Lumi vërshues i shqiptarëve iu nevojitej turqëve në mënyrë që turqit të mbajnë pushtetin mbi popujt që e kërkonin lirinë (?) Shtrirja e shqiptarëve jasht lumit të tyre nuk është e vjetër ,ia mbushin mendjen Europës. Kufinjtë e Shqipërisë si shtet i pavarur ( e ka fjalën për kohën e Skënderbeut) ishin shumë të vegjël , edhe shkurt në kohë; ashtu edhe më vonë si krahinë ndër Turkun. Ata kufinjë nuk ndërrohen as në dy shekujt e parë të pushtimit turk. Ata ishin në një hapësirë të vogël. Europa vetëm ndegjon. Serbët flitnin e nga ana e shqiptarëve dilnin esatpashatë. Por vetëm në kohën kur turqëve iu filluan të dalin dorësh popujt e krishterë e posaqërisht Serbët, atëherë shqiptarët e paskan pas kalur “megjen” e tyre. Shqiptarët qenkan përdorur nga Turqit për shuarjën e lëvizjeve për liri si dhe përhapjen e muslimanizmit.

“E vërteta “që është pak e njohur ,e të cilën Serbet mundohen ta plasojnë në Europë në kohën e thyerjeve të mëdha në kohën kur ne ende mundoheshim ta ruajmë gjumin pesëshekullorë ,në kohën e lëvizjeve vendimtare për një të ardhme shumë të rrezikshme për ne; serbet mundohen të “rregullojnë” shumë padrejtësi që iu paskan pas bër gjatë historisë. Ajo “ e vërtetë” ishte ,se shqiptarët kishin një rol të madh në përhapjen e muslimanizmit dhe shqiptarizimin me dhunë të srbëve të “ pastër” që ishin në kufijë me atë Shqipëri që s`paska pas egzistuar kurr.

Por thonë ata : “ që mos të na shihet se ne e kemi në shenjestër vetëm marrëdhënjet e serbëve me shqiptarë , ne do ta japim edhe historinë e shkurtër të vendbanimit shqiptar në Sanxhak, i cili nuk ishte muhamedan por i krishter. dhe dhunën ndaj tyre prej vetë shqiptarëve,me këte të tregojmë si plotësim se si shqiptarët muhamedanë ishin pa kurrfarë vetëdije kombëtare,por vetëm shërbyes të urdhërkryes të turqëve në muslimanizimimin e të krishterëve të robëruar.”



Pra ,po e shofim viktimën e terrorit shqiptarë ndaj serbëve të pastër në kufirin e ngushtë me Serbët.

E njejta lojë edhe tani,serbët viktima të shqiptarëve dhe përgjegjës historik për “vuajtjet” e tyre. Kurse ne prap s`mundemi të ndahemi nga ajo që” mëndja e robëruar është pasojë e shpirtit dhe e trupit të robëruar. Robëria i njef një mijë mënyra me të cilat e skllavëron mendjën e të robëruarit;dhe mendja si e tillë përkundër lirimit të saj fizik mbetet prapnë kthetrat e lartëmadhërisë së saj-ish robërisë.”

Edhe sot ka thyerje të mëdha, edhe sot nuk ka përfunduar asgjë Ende sot : “ Bac` s`u krye”.

Jo që po e them unë, por çka po shofim dhe çka po dëgjojmë e kemi vetëm një përsëritje të së kaluarës jo të largët; 100 vjeqare.

Të shofim se si spjegohen shqiptarët e serbëve,po e them shqiptarët e serbëve ,sepse vetëm ata kanë folur për ne,na kanë përhapur na kanë cunguar , na kanë sjellur nga malet na kanë paraqitur njerzë me bisht ; sepse ne nuk dinim të flisnim ,nu donim të flisnim apo nuk na lejonin të flisnim.:” Vendbanime të arnautëve të besimit të krishterë në terenin serb në kohët e kaluara kishte kryesisht nëpër qytete si Prishtinë, Vidin., Novi Pazar,Krushevac,Prokuplje ,Nish dhe Çupri ( Acta Bulgariae polissimum ecclesiastica (Monumenta spectantia historiam Slavorum Meridionalium, vol. XXIII, 339). Këta paskan pas qenë tregëtarë dhe zanatlinj që erdhën në qytete ku kishte karakteristika katolike dubrovnikase. por kishte edhe andej e këndej të shpërndarë nëpër fshatra të cilët qenkan larguar për ti ikur dhunës së bashkëfisnorËve muhamedan apo të shpërndarë nga vetë turqit për qëllime politike. Në të gjitha ato vende shqiptarët e krishterë si edhe të krishterët tjerë ishin të shkelurit e perandorisë. Pra largë kufirit të ngushtë të Serbisë me Shqipërinë paska pas pasur shqiptarë e edha të krishterë (Pohimi serbe i një të vërtete e cila sa do që tentohej të mëshifej ajo iu ikte nga klishetë e përgatitur për botën perëndimore) .

Shqiptarët në Kaqanik paskan pas ardhur si plaçkitës në shek XVI-të ,të cilët i zënin pritë karavaneve ,dhe vritnin e plaçkisnin vetëm e vetë për të plaçkitur e të përkrahur nga turqit.(?)”Fakte” ,”fakte” të atilla që edhe historianin më të kujdesshëm Europian e çojnë në drejtim të gabuar.

“ Muhamedan në gjysmën e shekullit XIX-të ia arrijtën të i muslimanizojnë Serbet Katolik (?) në rrethin e Prizrenit ,Gjakovës dhe në disa vende të Kosovës,si dhe Serbet ortodoks që u shqiparizuan dhe u muslimanizuan në shekullin e XVIII-të. Një shkrim i gazetës “ Novine Çitalishta Beogradskog” nr.12.12 Mars 1848 shkruan:” Peshteri dhe Biori janë dy vende të vogla në mes të Shkodrës, Bijelo Poljes dhe Novi Pazarit ,vende ku nuk ka pushtet ,por vetëm me anë të forces së fiseve jetojnë ,ka shtëpi ku janë nese janë dy vëllezër njëri beson në Krisht e tjetri në Muhamed,njëri falet e tjetri kryqohet. Në disa shtëpi janë nga tre vëllezër dhe që të tretë mbahen për turqë,kurse babën e kanë Serb.dhe kështu djemtë falën karsi i ati kryqohet “. Procesi i muslimanizimit të Serbëve ortodoks paska pas filluar vonë në këto anë dhe në kushte shumë të vështira

E vërejtë mënyrën e “vajtimit” serb karshi botës në shekullin e kaluar. Por sot ata çka flasin për ne? Zoti e di. Por e dijnë edhe bashkëbiseduesit e serbëve, të cilët vetëm se pohojnë me krye duke i dëgjuar çpifjet serbe të cilat ende janë aktuale për botën.

E ne ,a mundemi që me ndërgjegje të plotë të dalim para botës e të themi :jo,nukështë e vërtetë se çka thonë serbet për ne.? Ku po e dijmë se çka po thonë serbët për ne? Po si me qenë aty:,sjelljet tona flasin dhe dokumentojnë dhe s`ka nevojë të jemi aty.


Fëmijët e dëbuar në Kosovë



Fëmijët e dëbuar në Kosovë
UNICEF-i ka hartuar dhe botuar një raport ku kërkohet ndalimi i dëbimit të fëmijëve kosovarë nga vendet perëndimore. Shumë prej fëmijëve të dëbuar vuajnë nga traumatizimi, thuhet në studim.
Organizata e Kombeve të Bashkuara për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve (UNICEF) kërkon ndalimin e dëbimit të fëmijëve në Kosovë. Çdo rast i familjeve, të cilëve u skadon e drejta e qëndrimit të mëtejshëm në Gjermani duhet të shqyrtohet në mënyrë të pavarur, sepse dëbimi i familjeve me fëmijë mund të ketë pasoja shumë të rënda shpirtërore dhe shëndetësore - në veçanti për fëmijët. Kështu u shpreh ekspertja për sociologji Verena Knaus, me rastin e prezantimit të mërkurën në Berlin të studimit të UNICEF-it "Vuajtja e Heshtur". Në të shumtën e rasteve dëbimi duhet të evitohet, sepse fëmijët dhe të rinjtë dëbohen në një vend të panjohur, ku  traumatizohen shumë shpejt.

Çdo i dyti fëmijë vuan

Në këtë studim janë marrë në pyetje gjatë verës së kaluar 164 fëmijë dhe të rinjë dhe 131 prindër, të cilët janë larguar në Kosovë në vitin 2010 nga Gjermania dhe Austria. Çdo i dyti fëmijë e përshkruan kthimin e tij në Kosovë si një prej përjetimeve më të rënda në jetë. Rreth 44 % e të rinjve të kthyer ka përjetuar depresione, ndërsa një e treta vuan nga simptomat post traumatike.

Më shumë se një e katërta e të anketuarve ka deklaruar madje se ka menduar të bëj edhe vetëvrasje. "Këto të dhëna i gjejmë vetëm në rastet ekstreme si për shembull menjëherë pas luftës apo pas katastrofave të rënda natyrore", thotë Knaus. Sipas një marrëveshjeje të miratuar mes Gjermanisë dhe Kosovës në vitin 2009, në Kosovë duhet të kthehen 12.000 pjesëtarë të minoriteteve, ndër ta 6.000 fëmijë. Ministria e Brendshme e Kosovës pohon se deri tani janë kthyer rreth 300 fëmijë. Në këtë studim thuhet se të kthyerit shumë shpesh kanë gjetur një gjendje të mjerueshme dhe kushte shumë të rënda për jetesë. Ata janë kthyer në një vend të panjohur.

Shumë kanë nevojë për trajtim mjekësor

Shumica prej fëmijëve të dëbuar kanë lindur në Gjermani, kanë shkuar këtu në shkolla dhe flasin vetëm gjuhën gjermane. Për shkak të traumave të përjetuara pas kthimit, shumë prej tyre kanë nevojë për trajtim mjekësor dhe terapi. Ndërkohë që në Kosovë ka vetëm gjashtë psikiatra për fëmijë, pohon deputeti ekologjist Tom Koenigs. Sipas tij, në Gjermani po ndodhin gjëra "absurde", sepse nga vendi largohen njerëzit që kanë dëshirë dhe janë të gatshëm për integrim.
Shumë prej tyre kanë ikur sërish nga Kosova dhe janë kthyer ilegalisht në Gjermani dhe nuk kanë mundur të integrohen në këtë vend. Ndërsa zëvendësshefi i UNICEF-it në Kosovë, Luciano Calestini, pohon se Gjermania ka investuar shumë para për shkollimin e kosovarëve të rinj, të cilët tani përpiqet t'i dëbojë nga vendi. Ai nënvizoi gjendjen shumë të rëndë ekonomike në Kosovë. Kosova ka aktualisht nivelin më të lartë të vdekjes së fëmijëve në Evropë, nivelin më të lartë të varfërisë dhe standardet më të ulëta të shkollimit. Edhe ai angazhohet për ndalimin e dëbimit të fëmijëve nga Gjermania. "Fëmijët në radhë të parë duhet të shikohen si fëmijë dhe jo si migrantë", theksoi Calestini.

Bahri Cani

10 vitet që ndryshuan CIA-n

10 vitet që ndryshuan CIA-n
Antonio Carlucci/L`Espresso

Fotoja mban daten e 22 janarit 2009. Barak Obama ndodhet prej vetem 48 oresh i ulur ne skrivanine e Dhomes Ovale te Shtepise se Bardhe, i rrethuar nga 16 gjenerale e admirale ne pension, te ftuar per te qene te pranishem ne firmosjen e nje urdhri ekzekutiv qe mbyll epoken Bush ne ceshtjet e terrorizmit, burgjeve sekrete, hetimeve te fshehta e torturave. Eshte akti i pare formal i Shtepise se Bardhe, ne pranine e atyre ushtarakeve qe ishin haptaz kunder metodave te administrates se meparshme: kerkohet te rifillohet nga baza krejt te ndryshme gjuetia ndaj Bin Ladenit, per “goditjen, cmontimin dhe mposhtjen” e Al Kaedes. Jane dashur dy vjet, tre muaj e nente dite qe presidenti i Shteteve te Bashkuara te shpallte eliminimin e Bin Ladenit, ne perfundim te nje sulmi rrufe ne token pakistaneze fale punes hetimore te CIA-s dhe kapaciteteve operacionale te Navy Seals.

Ate 22 janar filloi edhe procesi i riorganizimit te krejt inteligjences amerikane: Nje investim kaq i fuqishem ne njerez dhe mjete, saqe ne vitin e pare te presidences Obama, buxheti i 16 agjencive civile e ushtarake te spiunazhit kapi vleren 80.1 miliarde dollare, shifer kurre e arritur me pare, aq me teper ne kulmin e recesionit ekonomik. Ajo qe me shume se kushdo tjeter kishte nevoje per kurim, ishte Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, sherbimi i spiunazhit te jashtem amerikan, qe kishte akuzuar Al Kaeden per sulmin ndaj Kullave Binjake e pastaj ishte hedhur ne vijen e pare te luftes gjate presidences Bush, me porosine qe te sjelle sa me shpejt rezultate; duke pasur liri te plote veprimi, agjencia ishte ne qender te polemikave kombetare e nderkombetare lidhur me metodat e perdorura: Qe nga sekuestrimet e personave ne toke te huaj, tek burgjet sekrete, torturat ndaj te arrestuarve te dorezuar nga qeveri e sherbime te huaja policore…Dhe gjithmone, pa e kapur dot Bin Ladenin.

Barak Obama zgjodhi si shef te ri te CIA-s nje njeri qe nuk kishte patur kurre pervoje direkte per spiunazhin: Leon Paneta. Me plot 71 vite mbi shpine, nje karriere te gjate ne Kongres ne rradhet e demokrateve, ekspert aq i vleresuar i buxhetit, saqe u therrit nga Bill Klinton per drejtimin e stafit te Shtepise se Bardhe, Paneta u katapultua ne nje bote qe me siguri e kishte pare nga afer gjate viteve ne Uashington, por pa iu dashur te merrte vendime apo te drejtonte operacione. Me nje pamje prej profesori te rrepte por te drejte, nje punetor i palodhur, me prirje nga qendra e politikes (ne rini ishte republikan por u largua kur njerezit e Ricard Niksonit e kritikuan se ishte shume i fiksuar pas respektimit te te drejtave civile), ai e dinte se Obama e piketoi pikerisht per faktin se Paneta nuk kishte pasur me pare raporte me CIA-n, dhe per filozofine e tij: T’u vesh gjerave emrin qe kane dhe t’i perkufizosh situatat ashtu sic jane realisht.

Presidenti ishte i sigurt se Paneta do ta ndryshonte menyren e punes se agjencise te ketyre viteve te fundit: Thene ndryshe, kjo menyre i modifikonte te dhenat sipas deshirave te politikes (fjala vjen, faktet inekzistente qe justifikuan luften ndaj Sadam Huseinit), ne vend qe te mblidhte te dhena, te percaktonte shkallen e vertetesise se tyre, te ofronte parashikime dhe t’ja linte Kongresit dhe qeverise vleresimin dhe marrjen e vendimeve.

“Tortura eshte e paligjshme, imorale, e rrezikshme dhe joproduktive”, shkruante Paneta kur ne Shtepine e Bardhe ishte ende Bushi i ri. Tashme duhej te kalonte nga teoria ne praktike. Sigurisht, Barak Obama i kishte anulluar me nje firme te gjitha artificet juridike te shpikura nga marifetcinjte e Bushit dhe Dik Cenejt, qe donin te justifikonin torturat si “mbrojtje e Amerikes”. Por Panetes i duhej te takohej me njerezit e CIA-s, shume prej te cileve druheshin se mos perfundonin ne gjykate. Nuk ka qene e lehte, dhe as e thjeshte puna e drejtorit te 21-te te CIA-s, Paneta, ato muaj te pare ne krye te sherbimit. Dy detyra ishin te domosdoshme: Nevoja per te nderruar metodat e punes, dhe moscenimi i makines gjigande te spiunazhit teksa SHBA ishte e angazhuar ne dy luftra, perballe nevojes per t’i treguar botes se gjerat po ndryshonin. Dhe nuk kishte ide me te mire per ta deshmuar epoken e re, sesa vizita e Obames ne seline qendrore te CIA-s ne Langlej: Aty presidenti tha se torturat dhe burgjet secrete kishin qene nje gabim i madh, por shtoi se duhej shikuar perpara, pa mbajtur syte nga e kaluara.

Nuk shkoi gjithcka vaj; pati muaj me konflikte te ethshme dhe dilnin rregullisht ne drite. Si ne rastin kur sekretari i Drejtesise Erik Holder hapi hetime per torturat e CIA-s dhe per shkaterrimin e videove qe demonstronin keto tortura, duke caktuar nje prokuror; ky ishte i fundit i shume hetimeve qe u hapen nen presionin e organizatave per te drejtat e njeriut, apo me kerkesen e personave qe gabimisht kishin perfunduar ne duart e CIA-s. Paneta protestoi ndaj Holderit dhe fitoi, por Obama i doli kunder kur vendosi te publikoje memot qe parashikonin “hetuesi te ashpra”. Rrugetimi i shefit te agjencise, ashtu si ai i shefit te Shtepise se Bardhe, ato muaj ishte kontradiktor. Te gjithe e kuptonin se nese makina hetimore fokusohej tek agjentet, atehere do te ngrihej pyetja e pashmangshme, perse nuk japin llogari ata qe i moren keto vendime ne nivel politik, duke filluar nga Bush dhe Cenej.

Nga ana tjeter, krejt organizata u vu nen tension pas zgjedhjes politike te Shtepise se Bardhe, qe ne qender te problemit te vihej Afganistani. Per CIA-n, kjo nenkuptonte kryesisht ndjekjen dhe kapjen e njerezve te Al Kaedes. Ne vitin 2009 u hapen baza te reja operative dhe CIA nisi nje proces militarizimi, per shkak te zgjedhjes per perdorimin e avioneve pa pilot per gjurmimin dhe pastaj goditjen e bazave terroriste. Ekspozimi ne vije te pare i agjenteve te sherbimit, nuk kaloi pa pasoja: Shtate agjente u vrane nga ai qe kujtonin se ishte informator i tyre, ne momentin kur personi hyri ne bazen sekrete dhe hodhi veten ne ere (ne Afganistan). Nje goditje shume e rende, qe nga njera ane deshmoi nje veshtiresi te madhe ne kryerjen e spiunazhit duke perdorur popullsine vendase ose te infiltruarit, e qe nga ana tjeter detyroi agjencine te shtonte edhe me teper perdorimin e avioneve pa pilot.

Paneta hodhi njerezit e tij ne frontin e pare, edhe permes anullimit te disa kontratave qe CIA kishte nenshkruar me agjenci private qe operonin perkrah agjenteve ne Afganistan. Ai bashkepunoi ngushte me Kongresin kur, ne maj 2009, shpalli se kishte hedhur ne kosh nje plan sekret fantazmagorik qe ishte hartuar si film hollivudian aksioni: Parashikonte ngritjen e skuadrave te vrasesve te stervitur, qe do te dislokoheshin ne vende te ndryshme dhe pastaj do te hynin ne veprim per eliminuar terroristet.

Por nese disa rezultate te kesaj pune nisen te dukeshin qarte, ajo qe dominoi skenen e brendshme te aktiviteteve te CIA-s ishte nje perplasje e fuqishme mes njerezve qe Obama kishte zgjedhur per te mbikqyrur ceshtjet e sigurise kombetare. Paneta hyri ne konflikt te hapur me admiralin Denis Bler, shef i National Intelligence, zyra qe koordinonte veprimtarine e 16 agjencive amerikane te zbulimit. Bler e konsideronte nje kompetence te veten, zgjedhjen e perfaqesuesve te spiunazhit amerikan jashte vendit, nje prerogative qe historikisht e kryente CIA. Paneta u dergoi nje email gjithe agjenteve, ku urdheronte ta injoronin Blerin derisa te zgjidhej kjo ceshtje. Cka nenkuptonte shtrimin e problemit para presidentit. Per muaj te tere, perplasja vazhdoi nendheshem (thuhet se asokohe Paneta ishte gati te largohej nga detyra). Ne fund, Shtepia e Bardhe i dha te drejte dhe brenda nje muaji, ishte admirali Bler ai qe dha doreheqjen.

Presidenti nuk e ka thene kurre ate cka mendon realisht mbi veprimtarine e CIA-s. Nese pas operacionit per Bin Ladenin ai e lavderoi hapur sherbimin, gjate ketyre viteve ne detyre Obama e ka kritikuar gjithmone agjencine, sa here e ka pare te nevojshme. Kur nje djalosh nigerian deshtoi ne tentativen e tij per t’u hedhur ne ere bashke me avionin gjate fluturimit drejt Cikagos, Obama drejtoi gishtin kunder atyre qe “deshtuan ne mbledhjen e copave te informacionit qe ekzistonin, duke bere qe sikur sulmi te kryhej, sistemi te binte ne menyre katastrofale”. Pra Obama gjithnje e ka vene nen presion CIA-n, dhe e tregoi kete edhe 11 prillin e kaluar, kur ne nje takim ne Shtepine e Bardhe pohoi se CIA dhe agjencite e tjera nuk kishin qene ne gjendje te parashikonin asgje nga ngjarjet arabe, se pari ne Tuniz e pastaj ne Egjipt.

Kushedi nese Paneta, drejtori qe e mbylli epoken e Osama Bin Ladenit, nje dite do te shkruaje ndonje liber kujtimesh mbi pervojen e tij me CIA-n. Por kjo duket akoma dicka e pamundur, duke qene se Obama e transferoi ne Pentagon, si sekretari i ri i Mbrojtjes. Rrefimi tij do te sherbente edhe per te kuptuar nese ajo qe Paneta thoshte se qe filozofia e tij, u aplikua pastaj ne poltronen e shefit te CIA-s apo jo: “Ne demokracine tone, qeveriset ose permes kapacitetit udheheqes, ose i shtyre nga krizat. Ne qofte se ky kapacitet ekziston, vendi mund ta shmange ose ta kontrolloje krizen. Por nese udheheqja nuk eshte e afte t’i ndermarre ato rreziqe e sakrifica thelbesore per te qeverisur, te jeni te sigurte se do te jene krizat ato qe do na udheheqin dhe qeverisin”.



FBI, sa me spiunazh



Problemi i CIA-s u zgjidh. Leon Paneta largohet drejt Pentagonit, ndersa nga Afganistani mberrin menjehere gjenerali David Petreus. Por Barak Obama ka nje problem urgjent per te zgjidhur ne fushen e sigurise: Emerimin e drejtorit te ri te Byrose Federale te Hetimeve, FBI, meqe 10 vitet e Robert Mylerit, i emeruar vec nje jave para sulmit te 11 shtatorit, jane duke mbaruar.

Gjate kesaj periudhe Mylerit iu njoh aftesia qe pervec kapacitetit te FBI-se per ndjekjen e krimineleve dhe zgjidhjen e ceshtjeve te renda, ai shtoi edhe shnderrimin e Byrose ne nje agjenci spiunazhi te brendshem per SHBA-ne. Duke zbuluar kesisoj te gjitha rastet e tentativave terroriste brenda vendit. Myler, te cilit revista Time i beri se fundi homazh me nje kopertine te titulluar “Gjuetari i terroristeve”, ja ka dale te kaloje pa incidente transferimin nga administrata e Bushit ne ate te Obames.

Prej shume javesh, nje grup pune i udhehequr nga zv.presidenti Bajden dhe prokurori i pergjithshem Erik Holder, po vlereson kandidaturat e mundshme. Kater jane emrat me te perfolur: Xhejms Komi, prokuror i Nju Jorkut dhe me pas zv.sekretar i Drejtesise, fitoi fame kur ne mars 2004 ngriti ne kembe gjithe prokurorine amerikane per te penguar pergjimet e paautorizuara nga gjykatat. Patrik FicXherald, prokuror ne Cikago, eshte autor i hetimit qe solli ne fajesimin dhe denimin e ish shefit te kabinetit te zv.presidentit Cenej, i akuzuar se dekonspiroi emrin e nje agjenteje sekrete te CIA-s pasi ajo deklaronte se Sadami nuk kishte arme te shkaterrimit ne mase. Emri tjeter eshte Rejmond Kelli, shef i policise se Nju Jorkut. Por edhe Ronald Nobell, ish shef i hetuesve te ministrise se Thesarit dhe sot ne Interpol.

Esat Pashë Toptani dhe marrëveshjet me Serbinë



Esat Pashë Toptani dhe marrëveshjet me Serbinë
Nga Frymzim DAUTI
Shkrimet për Esat Pashën që i kanë shkruar historianët komunistë të Shqipërisë, kanë pasur qëllime propagandistike, pasi Esati ka shërbyer si përfaqësues i klasës bejlere në Shqipëri.
Nëpërmjet nxirjes së personalitetit të tij, makineria propagandistike komuniste shërbehej për luftën e klasave në shoqërinë shqiptare. Esat Pasha po ashtu ishte dhe daja i Ahmet Zogut, prandaj dhe historianët e Shqipërisë përpiqeshin që dajën dhe nipin t’i quanin bashkëpunëtorë të Serbisë. Për mendimin tim shkrimet e tyre nuk kanë asnjë vlerë shkencore dhe nuk i ia vlen që të komentohen.
Një ndër historianët që ka shkruar një punim shkencor për aktivitetin politik të Esat Pashës për periudhën 1914-15 është historiani nga Maqedonia prof. dr. Shukri Rahimi. Punimi i tij është mjaft serioz dhe në dallim nga kolegët e tij nga Shqipëria, nuk ka patur qëllim propagandistik; prandaj dhe vlen që të komentohet. Historiani Shukri Rahimi vjen në përfundim se aktiviteti politiko-ushtarak i Esatit ishte tradhti. Ai vjen në këtë përfundim duke i interpretuar marrëveshjet dhe telegramet. Por puna e historianit nuk është që të interpretojë marrëveshjet dhe të japë përfundime në bazë të tyre se kush është i poshtër apo tradhtar.
Historiani duhet t’i mbledhë të dhënat dhe të japë sqarime lidhur me ta. Shukri Rahimi në konkluzion të punimit të tij mes të tjerave shkruan: Qeveria serbe duke vlerësuar karakterin e prishur të këtij pashai (Esatit), i premtoi që do ta ndihmojë financiarisht dhe ushtarakisht që të marrë pushtetin në Shqipëri[...]. Kjo është një pasqyrë shumë e qartë se Esat Pasha dhe ushtarët e tij, nuk kanë nguruar para kurrfarë tradhtie, për t’i arritur qëllimet e veta personale (Shukri Rahimi ”Gjurmime historike të rilindjes kombëtare” faq. 318-9. Prishtinë 1986).
Kuptohet që konkluzioni i historianit Shukri Rahimi është ndikuar nga kolegët e tij në Shqipëri, dhe ky historian si një patriot i dëshmuar ka dashur që të jetë në një vijë me librin “Historia e Popullit Shqiptar” të botuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë.
Edhe historiani i ri kosovar Isa Blumi, në një libër të botuar në gjuhën angleze në Stamboll, ka shkruar pak edhe për Esat Pashën. Por te libri i tij vërehet se autorit i mungon guximi që të japë mendimin e vet, edhe pse atë libër e shkruan pas një studimi të gjatë që e bën në arkiva të ndryshme. Isa Blumi të paktën nuk e quan Esat Pashën tradhtar, apo as dhe politikan kontravers.
Pasi fillon Lufta e Parë Botërore, Princ Vidi i pafuqishëm dhe duke qenë i rrethuar nga kryengritësit, të dëshpëruar pas largimit të Esat Pashës dhe nga pakënaqësia e imponimit të mbretit të krishterë, në shtator të vitit 1914, me një anije ushtarake italiane largohet prej Shqipërisë; pas 5 muajve qeverisje të pasuksesshme.  Me të marrë vesh për këtë dhe për shkak të rrethanave të reja të krijuara, Esat Pasha vendos që të kthehet në Shqipëri. Ndërkohë qeveria e Serbisë filloi të mendojë thellë për pasojat që do të paraqiteshin për të, nëse dhe Perandoria Osmane hyn në luftë kundër saj, sikurse Austro-Hungaria dhe Gjermania. Serbia në atë rast do të duhej të luftonte në dy fronte, gjegjësisht në frontin verior kundër Austro-Hungarisë dhe Gjermanisë dhe në atë jugor kundër Shqipërisë. Për shqiptarët besohej se do t’i përgjigjeshin pozitivisht kushtrimit të Perandorisë Osmane për luftë- xhihad. Serbia kuptohet që nuk do të kishte kapacitet që të mbrohej në atë rast, prandaj dhe e ftoi Esat Pashën që të negociojë.
Serbia vendosi që të lidhë marrëveshje me Esat Pashën dhe i verifikoi me shkrim, që e pranonte popullin shqiptar, shtetin e Shqipërisë, kufijtë e saj dhe ushtrinë shqiptare. Me këtë rast, më 17 shtator 1914 në Nish (Serbi) pas negociatave të Esat Pashës me kryeministrin e Serbisë, nënshkruhet marrëveshja e parë e Shtetit të pavarur Shqiptar nga një shqiptar në emër të popullit shqiptar; pra nga Esat Pasha dhe përfaqësues të Qeverisë së Serbisë. Esat Pasha me këtë rast kishte në dorë një dokument që dëshmonte njohjen e Shqipërisë nga armiku kryesor i Shtetit Shqiptar, jepte mundësinë për ta legjitimuar pretendimin e tij për të qenë në krye të Shqipërisë para faktorëve të brendshëm dhe ndërkombëtarë, si dhe jepte mundësinë për riorganizimin e ushtrisë shqiptare dhe përgatitjen e saj nga rreziku që i kanosej nga lufta e përgjithshme dhe veçanërisht nga rreziku i okupimit të Shqipërisë nga vetë Serbia apo Austro-Hungaria.
Serbia, para nënshkrimit të këtij “traktati”, shqiptarët e krishterë i konsideronte serbë të asimiluar, ndërsa shqiptarët muslimanë i quante turq. Por pas kësaj marrëveshjeje, qëndrimi zyrtar i Serbisë ndaj Shqipërisë ndryshoi. Ja disa nga artikujt e asaj marrëveshjeje: “Artikulli 10: Kufiri definitiv midis Serbisë dhe Shqipërisë do të caktohet nga një komision që do të përbëhet nga një numër përfaqësuesish serbë e shqiptarë. Artikulli 13: Ushtria serbe nuk guxon të kalojë kufirin serbo-shqiptar, po ashtu edhe ushtria shqiptare, ose njerëz të armatosur, nuk guxojnë të kalojnë në tokë të Serbisë”.
Pas kësaj marrëveshjeje, Esati kalon kufirin për në Shqipëri. Pasi mobilizon me mijëra përkrahës trima të tij, pa asnjë plumb të krisur, hyn si triumfues në Durrës, ku dhe merr qeverinë e Shqipërisë në dorë. Esat Pasha nuk gjen aspak ambient të qetë në Shqipëri pasi pakënaqësitë ende vazhdonin në Shqipëri, sidomos pas situatës së përkeqësuar ekonomike si pasojë e kolapsit të Perandorisë Osmane në Ballkan dhe për shkak të pasigurisë permanente si rezultat i luftërave të klaneve për pushtet. Qeverisja e Shqipërisë në këtë periudhë ishte një sfidë e madhe, prandaj dhe Esatit iu shtuan armiqtë edhe nga radhët e veta.
Pas pavarësisë së Shqipërisë, Esat Pasha bëri gjithë të mundshmen që të detyrojë të largohet një mbret i huaj i krishterë, i cili ishte injorant për çështjet e shqiptarëve dhe që i ishte imponuar Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha. Vendimi arbitrar i të huajve i irritoi në masë të madhe shqiptarët, të cilët u ngritën në kryengritje kundër Vidit. Një pjesë e tyre kërkuan zyrtarisht, pasi morën pushtetin e cunguar në dorë, që djali i Sulltan Abdulhamidit të shpallet mbret i Shqipërisë. Esat Pasha pasi mori pushtetin, përpiqej dhe luftonte që Shqipërinë ta udhëhiqte vetë ai, pasi e njihte më mirë dhe kishte forcën dhe vendosmërinë që ta mbronte Shqipërinë kur ishte në rrezik për të ekzistuar, ashtu sikur e dëshmoi atë në luftën për mbrojtjen e Shqipërisë më 1912/13. Esat Pasha ishte e vetmja forcë në këtë periudhë që mund të stabilizonte vendin.
I vetëdijshëm për rrethanat botërore dhe për interesat e Shqipërisë, edhe pasi Perandoria Osmane hyn në Luftën e Parë Botërore, Esat Pasha radhitet në anën e Antantës. Me hyrjen e Perandorisë Osmane në LPB, me pretendim që t’i kthejnë edhe territoret e humbura në Evropë, që i kishte humbur para dy viteve, ata po ashtu i ofrojnë bashkëpunim Esat Pashës, që në atë kohë kryesonte qeverinë e Shqipërisë. Por, Esat Pasha i refuzon ata. Për këtë qëndrim të tij Gjykata Ushtarake e Perandorisë Osmane në Stamboll e dënon Esat Pashën me vdekje në mungesë dhe më vonë me një vendim të Ministrisë së Luftës ia marrin titullin ushtarak. Kuptohet që këta kundërshtime mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Perandorisë u reflektuan dhe te populli shqiptar dhe prandaj u shfaqën lëvizje opozitare kundër qeverisë së Shqipërisë. Një nga lëvizjet e rëndësishme opozitare në këtë periudhë shndërrohet dhe lëvizja e myftinive të Tiranës dhe Krujës, të cilët kërkonin me çdo kusht që të kthehet rendi i vjetër shtetëror. Ata u inkurajuan sidomos pas fillimit të Luftës së Parë Botërore duke shpresuar që të rikthejnë dominimin osman në Shqipëri, apo së paku që Shqipëria të udhëhiqet nga një mbret i familjes mbretërore osmane.
Tentativa e tyre për të arritur këtë qëllim rezultoi në rebelim të armatosur, e që përbëhej nga mijëra luftëtarë të Shqipërisë së Mesme, dhe të cilët arritën që t’i marrin nën kontroll shumë qytete të Shqipërisë. Por kjo lëvizje e tyre dështoi pasi që Esat Pasha jo që nuk i përkrahi ata por edhe i luftoi ata deri në fund. Kjo lëvizje u shtyp edhe me ndihmën e ushtrisë serbe të cilët erdhën në Shqipëri për ta përgatitur terrenin që të iknin nga ushtria e Austro-Hungarisë që ishte në avancim.
Liderët shqiptarë të kësaj lëvizje pro-osmane pasi që u arrestuan më 1915 u dënuan me vdekje dhe më pas u ekzekutuan pas vendimit të gjykatës ushtarake të udhëhequr nga vëllai i Ahmet Zogut. Ky rebelim i dështuar e që u udhëhoq nga njerëz me ndikim dhe luftëtar trima si Haxhi Qamili, është një dëshmi më shumë se shumë shqiptarë e patën vështirë që të pajtoheshin me realitetin e largimit të Perandorisë Osmane nga trojet shqiptare. Marrëveshja tjetër ndërmjet kryeministrit Esat Pasha me ministrin e Punëve të Brendshme të Serbisë lidhet në Tiranë më 28 qershor 1915. Kjo marrëveshje duhet analizuar më thellë dhe atë nuk mund ta interpretojë secili historian apo jurist i së drejtës ndërkombëtare publike, e që nuk i ka tejkaluar manipulimet që janë bërë gjatë shkrimit të historisë së popullit shqiptar. Nëse  marrëveshja e vitit 1915 në mes Shqipërisë dhe Serbisë lexohet pa i njohur thellë rrethanat e kohës, formohet përshtypja se bëhet fjalë për një tradhti të nivelit më të lartë. Por gjatë negociatave nuk bëhet tradhti, por bëhet politikë.
Esati, si politikan i kalibrit të lartë dhe si ish deputet i Perandorisë i zgjedhur në dy mandate, nuk e kishte prioritet përmbajtjen e marrëveshjes, por shuarjen e rebelimit pro-osman, të cilët iu përgjigjën pozitivisht kushtrimit të Perandorisë Osmane për xhihad. Por që për atë kohë, lëvizja e tyre, sipas Esatit ishte në dëm të interesave gjeopolitike të Shqipërisë. Prandaj dhe ai ishte i përgatitur që të lëshonte pe vetëm që të ndërronin rrethanat politike në Shqipëri pas rebelimit.
Gjatë marrëveshjeve nuk është me rëndësi përmbajtja, por interpretimi juridik që i bëhet marrëveshjes. Se ky parim është real në diplomaci, si shembulli më të freskët e kemi  Marrëveshjen e Ohrit, ku u parapa që gjuha shqipe në Maqedoni të jetë gjuhë zyrtare, mirëpo më vonë gjatë interpretimit të saj, shqipja u kufizua si zyrtare vetëm në komunat me shumicë shqiptare. Esati, me siguri që gjatë negociatave për lidhjen e marrëveshjes së dytë me Serbinë, është përpjekur dhe i ka dhënë më shumë rëndësi që neni 1 i marrëveshjes të jetë sipas insistimit të tij, përderisa për të tjerat është përkujdesur më pak.
Për shkak të hapësirës së kufizuar për këtë shkrim nuk mund t’i interpretojmë të gjithë nenet e kësaj marrëveshje veç e veç.Neni 1 i kësaj marrëveshje thotë: “Qeveria mbretërore serbe do të veprojë në atë drejtim, që asnjë fuqi e jashtme mos ta pushtojë Shqipërinë, dhe nuk do ta lejojë coptimin e saj, por ajo do të mbetet si tërësi shtetërore, e cila për jetë në aleancë dhe bashkësi në bazë të marrëveshjes së mëparshme, si dhe në bazë të dispozitave të këtij protokolli”. Ndërsa neni 14 i këtij protokolli, parasheh që ndihmat në para konsiderohen borxhe. Kjo është shumë me rëndësi që të theksohet, pasi nëse Esati do të punonte vetëm për interesat e Serbisë, ai nuk do të merrte obligim që t’i kthente borxhet.
Me rëndësi po ashtu është që të analizohet periudha kur lidhet kjo marrëveshje; gjegjësisht kjo është nënshkruar pas traktatit sekret ndërmjet Italisë dhe Antantës, që parashihte zhbërjen e Shqipërisë. Kuptohet që Kryeministri i Shqipërisë në atë kohë kishte burime nga informohej për përmbajtjen e këtyre traktateve që parashihnin zhdukjen e Shqipërisë nga harta politike; së paku nga diplomacia e Serbisë apo dhe ndoshta të ish kolegëve të tij në Perandorin Osmane. Serbia ishte kundër prezencës së Italisë në bregdetin shqiptar, pasi ia humbte shpresat asaj për dalje në det apo okupimin e Dalmacisë.
Po ashtu për Serbinë ishte e papranueshme që një shtet i fuqishëm si Italia të kufizohej afër me Serbinë, pasi kjo nënkuptonte mosimplementim e vendimit nga Konferenca së Londrës më 1913, për ndërtimin e linjës hekurudhore që nëpërmjet Shqipërisë i garantonte dalje Serbisë në Detin Adriatik. Kjo marrëveshje në aspektin juridik ka shumë mangësi. Duhet patur parasysh që nuk nënshkruhen traktatet, ndërsa trupat ushtarake gjenden në territor të një shteti; pasi në këto raste mund të formohet përshtypja se marrëveshja imponohet.
Traktate të karakterit të rëndësishëm lidhen në shtete neutrale siç është p.sh. Zvicra. Këta lloje të traktateve zakonisht lidhen në konferenca ndërkombëtare apo ku së paku gjatë lidhjes së traktatit të ketë një shtet të fuqishëm që do të garantojë implementimin e tij, apo të luajë rolin e arbitrazhit nëse vjen në kontestim të traktatit nga njëra palë nënshkruese e traktatit. Arbitrazhi nuk është paraparë në “traktatin” mes Serbisë dhe Shqipërisë, që do të thotë se atë nuk kishte se kush e interpretonte. Një mangësi e madhe e këtyre dy marrëveshjeve të nënshkruara nga vetë Esat Pasha është se tek ata, nuk parashihen afatizime. Kjo do të thotë se implementimi i detyrimeve që dalin nga këto marrëveshje me shkrim mund të shtyheshin në pafundësi. Në nenet e tjera të marrëveshjes përmenden vetëm situata hipotetike që duhet të ndodhnin por që ishin shumë larg realitetit dhe që nuk ka asnjë garanci se mund të ndodhnin.
Të gjitha këto mangësi në formë dhe përmbajtje, pa dyshim që mund t’i shpallte ato nul apo të pavlefshme. Marrëveshje e dytë ishte vetëm një veprim politik i mirëmenduar si për interesat e Shqipërisë ashtu dhe për ato të Serbisë, prandaj dhe u quajt procesverbal. Pastaj ushtria e Serbisë në kohën e lidhjes së kësaj marrëveshjeje thuajse veç ishte shpartalluar nga ushtria austriake, ndërsa qeveria e Serbisë ishte dislokuar prej Beogradi në Nish. Ndërkohë përgatitej dhe Bullgaria që të hynte në luftë kundër Serbisë, çka e bënte të pamundur ekzistimin e Serbisë në ato rrethana. Duhet patur po ashtu parasysh që Serbia në këtë kohë ishte shumë më e vogël me territor dhe popullsi.
Në përbërje të saj nuk ishte Bosnja, Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Vojvodina. Në Serbi po ashtu pas Luftërave Ballanike ishin të okupuar bullgarët në Maqedoni si dhe boshnjakët në Sanxhak. Serbia përbëhej nga një numër prej më pak se 3 milion serbë që brenda shtetit të Serbisë kishin afër 1 milion shqiptarë dhe që me bashkimin me pjesën tjetër të Shqipërisë, popullsia e këtij unioni të Shqipërisë me Serbinë do të përbëhej me popullatë që do të ishte gjysma shqiptare dhe gjysma tjetër serbe.
Prandaj dhe do të ishte absurde të besohej se serbët do të mundeshin t’i mbanin të okupuar shqiptarët në një situatë të tillë dhe me një ushtri të shkatërruar nga lufta. A thua Parlamenti i Serbisë do të aprovonte një marrëveshje të tillë për aleancë mes Shqipërisë dhe Serbisë në ato rrethana? Kjo është shumë e pabesueshme. Qeveria e Serbisë vetëm tentonte që të ekzistonte dhe prandaj përpiqej që të shfrytëzonte Shqipërinë dhe të afrohej me qeverinë e saj, për ta përgatitur terrenin në rast se do të duhej që të tërhiqej ushtria e saj e thyer nga lufta nëpërmjet territorit të shqiptarëve. Esati vetëm sa i shfrytëzonte ata që të siguronte pushtetin e tij, afrimin e Shqipërisë me Anglinë dhe Francën, si dhe të komplikonte situatën me qëllim për të parandaluar implementimin e traktatit për zhbërjen e Shqipërisë (mes Italisë dhe Antantës) dhe okupimin e saj nga Italia. Po ashtu ai tentonte të komplikonte situatën reale në terren, pasi Greqia kishte okupuar Shqipërinë Jugore me mbështetjen e Anglisë, ndërsa Italia (që kishte okupuar Vlorën) apo Franca nuk e ndihmonin financiarisht qeverinë e tij, pasi kishin plane tjera për Shqipërinë.
Më e rëndësishmja është që me këtë marrëveshje, Shqipëria fitoi mbështetjen e një shteti fqinj për deligjitimimin e Princ Vidit, pasi parashihej që Esat Pasha të zgjidhej në krye të Shqipërisë.Në aspekt juridik ky “traktat” me Serbinë mund të interpretohet me fjalën e urtë popullore: Tava në zjarr, peshku në det. Kjo është dhe arsyeja se pse Kryeministri i Serbisë, edhe pse negocionte me Esatin, nuk firmosi në asnjërën marrëveshje, por që në vend të tij dërgonte përfaqësues të qeverisë serbe që ta nënshkruanin atë.
Duhet patur parasysh që Esat Pasha jo vetëm që ishte edhe një diplomat dhe që i dinte të gjitha intrigat diplomatike, por ai këshillohej me diplomatët më të lartë botërorë, gjerësisht me diplomatët apo ish diplomatët e Perandorisë Osmane, që ishin kryesisht shqiptarë. Kjo situatë hipotetike e përshkruar në marrëveshje, u dëshmua vetëm pas 4 muajsh se ishte e parealizueshme, pasi ushtria e Serbisë bashkë me kryeministrin dhe mbretin e saj ikën në Greqi nëpërmjet Shqipërisë për të shpëtuar kokën.
Por Esati u largua nga Shqipëria pasi nuk kishte forcë të mbronte atë nga okupimi i Austro-Hungarisë; mirëpo para se të largohej në emër të qeverisë së Shqipërisë ai i shpalli luftë Austro-Hungarisë. Pas kësaj, ai nuk ndejti duarkryq duke pritur përfundimin e luftës. Duke parë rrezikun se shumë faktorë politikë në Shqipëri u lidhën me okupatorin Austro-Hungarez dhe me këtë veprim të tyre rrezikohej që pas luftës në rast të fitimit të Antantës të konsideroheshin shqiptarët si kolaboratorë të Boshtit Qendror, ai e dha atë çka dinte më mirë dhe për çka Evropa e çmonte më shumë. Ajo ishte aftësia e tij ushtarake, për të udhëhequr luftë.
Fakti që Esat Pasha e njihte territorin e Maqedonisë shumë mirë, pasi kishte vepruar aty, në dallim nga gjeneralët francezë, e bëri atë figurën udhëheqëse ushtarake dhe vendimtare të përpilimit të strategjisë së betejës së Frontit të Maqedonisë; e që përfundoi me fitore të plotë. Për këtë pozicionim diplomatiko-ushtarak të Esat Pashës, më shkurt 1916 shkruan dhe njohësi i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare Fan Noli: “Ay i cili lëfton sot për Shqipëri të lirë, sipas vendimeve të Konferencës së Londrës, është Esat Pashë Toptani![…] Esat Pasha pra po lëfton për Shqipërinë, posa që u bashkua me Fuqitë të cilat zotohen për lirinë dhe tërësin e saj. Shqiptarët që u bashkuan me austriakët, gjermanët dhe bullgarët nuk dinë pse lëftojnë,…(Fan Noli “Vepra 2” faq. 434. Tiranë 1988). Pikërisht dhe në përmbajtjen e memorandumit që i dërgon Noli presidentit Vilson në vitin 1918, përmendet pjesëmarrja në luftë e shumë ushtarëve shqiptarë në anën e Antantës dhe lavdërohen për civilizimin që treguan shqiptarët me trajtimin e ushtrisë së thyer serbe që ikte nëpërmjet Shqipërisë; edhe për shkak të këtyre veprimeve kërkonte që të njihej pavarësia e Shqipërisë.