2012-03-31

10 vitet që ndryshuan CIA-n

10 vitet që ndryshuan CIA-n
Antonio Carlucci/L`Espresso

Fotoja mban daten e 22 janarit 2009. Barak Obama ndodhet prej vetem 48 oresh i ulur ne skrivanine e Dhomes Ovale te Shtepise se Bardhe, i rrethuar nga 16 gjenerale e admirale ne pension, te ftuar per te qene te pranishem ne firmosjen e nje urdhri ekzekutiv qe mbyll epoken Bush ne ceshtjet e terrorizmit, burgjeve sekrete, hetimeve te fshehta e torturave. Eshte akti i pare formal i Shtepise se Bardhe, ne pranine e atyre ushtarakeve qe ishin haptaz kunder metodave te administrates se meparshme: kerkohet te rifillohet nga baza krejt te ndryshme gjuetia ndaj Bin Ladenit, per “goditjen, cmontimin dhe mposhtjen” e Al Kaedes. Jane dashur dy vjet, tre muaj e nente dite qe presidenti i Shteteve te Bashkuara te shpallte eliminimin e Bin Ladenit, ne perfundim te nje sulmi rrufe ne token pakistaneze fale punes hetimore te CIA-s dhe kapaciteteve operacionale te Navy Seals.

Ate 22 janar filloi edhe procesi i riorganizimit te krejt inteligjences amerikane: Nje investim kaq i fuqishem ne njerez dhe mjete, saqe ne vitin e pare te presidences Obama, buxheti i 16 agjencive civile e ushtarake te spiunazhit kapi vleren 80.1 miliarde dollare, shifer kurre e arritur me pare, aq me teper ne kulmin e recesionit ekonomik. Ajo qe me shume se kushdo tjeter kishte nevoje per kurim, ishte Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, sherbimi i spiunazhit te jashtem amerikan, qe kishte akuzuar Al Kaeden per sulmin ndaj Kullave Binjake e pastaj ishte hedhur ne vijen e pare te luftes gjate presidences Bush, me porosine qe te sjelle sa me shpejt rezultate; duke pasur liri te plote veprimi, agjencia ishte ne qender te polemikave kombetare e nderkombetare lidhur me metodat e perdorura: Qe nga sekuestrimet e personave ne toke te huaj, tek burgjet sekrete, torturat ndaj te arrestuarve te dorezuar nga qeveri e sherbime te huaja policore…Dhe gjithmone, pa e kapur dot Bin Ladenin.

Barak Obama zgjodhi si shef te ri te CIA-s nje njeri qe nuk kishte patur kurre pervoje direkte per spiunazhin: Leon Paneta. Me plot 71 vite mbi shpine, nje karriere te gjate ne Kongres ne rradhet e demokrateve, ekspert aq i vleresuar i buxhetit, saqe u therrit nga Bill Klinton per drejtimin e stafit te Shtepise se Bardhe, Paneta u katapultua ne nje bote qe me siguri e kishte pare nga afer gjate viteve ne Uashington, por pa iu dashur te merrte vendime apo te drejtonte operacione. Me nje pamje prej profesori te rrepte por te drejte, nje punetor i palodhur, me prirje nga qendra e politikes (ne rini ishte republikan por u largua kur njerezit e Ricard Niksonit e kritikuan se ishte shume i fiksuar pas respektimit te te drejtave civile), ai e dinte se Obama e piketoi pikerisht per faktin se Paneta nuk kishte pasur me pare raporte me CIA-n, dhe per filozofine e tij: T’u vesh gjerave emrin qe kane dhe t’i perkufizosh situatat ashtu sic jane realisht.

Presidenti ishte i sigurt se Paneta do ta ndryshonte menyren e punes se agjencise te ketyre viteve te fundit: Thene ndryshe, kjo menyre i modifikonte te dhenat sipas deshirave te politikes (fjala vjen, faktet inekzistente qe justifikuan luften ndaj Sadam Huseinit), ne vend qe te mblidhte te dhena, te percaktonte shkallen e vertetesise se tyre, te ofronte parashikime dhe t’ja linte Kongresit dhe qeverise vleresimin dhe marrjen e vendimeve.

“Tortura eshte e paligjshme, imorale, e rrezikshme dhe joproduktive”, shkruante Paneta kur ne Shtepine e Bardhe ishte ende Bushi i ri. Tashme duhej te kalonte nga teoria ne praktike. Sigurisht, Barak Obama i kishte anulluar me nje firme te gjitha artificet juridike te shpikura nga marifetcinjte e Bushit dhe Dik Cenejt, qe donin te justifikonin torturat si “mbrojtje e Amerikes”. Por Panetes i duhej te takohej me njerezit e CIA-s, shume prej te cileve druheshin se mos perfundonin ne gjykate. Nuk ka qene e lehte, dhe as e thjeshte puna e drejtorit te 21-te te CIA-s, Paneta, ato muaj te pare ne krye te sherbimit. Dy detyra ishin te domosdoshme: Nevoja per te nderruar metodat e punes, dhe moscenimi i makines gjigande te spiunazhit teksa SHBA ishte e angazhuar ne dy luftra, perballe nevojes per t’i treguar botes se gjerat po ndryshonin. Dhe nuk kishte ide me te mire per ta deshmuar epoken e re, sesa vizita e Obames ne seline qendrore te CIA-s ne Langlej: Aty presidenti tha se torturat dhe burgjet secrete kishin qene nje gabim i madh, por shtoi se duhej shikuar perpara, pa mbajtur syte nga e kaluara.

Nuk shkoi gjithcka vaj; pati muaj me konflikte te ethshme dhe dilnin rregullisht ne drite. Si ne rastin kur sekretari i Drejtesise Erik Holder hapi hetime per torturat e CIA-s dhe per shkaterrimin e videove qe demonstronin keto tortura, duke caktuar nje prokuror; ky ishte i fundit i shume hetimeve qe u hapen nen presionin e organizatave per te drejtat e njeriut, apo me kerkesen e personave qe gabimisht kishin perfunduar ne duart e CIA-s. Paneta protestoi ndaj Holderit dhe fitoi, por Obama i doli kunder kur vendosi te publikoje memot qe parashikonin “hetuesi te ashpra”. Rrugetimi i shefit te agjencise, ashtu si ai i shefit te Shtepise se Bardhe, ato muaj ishte kontradiktor. Te gjithe e kuptonin se nese makina hetimore fokusohej tek agjentet, atehere do te ngrihej pyetja e pashmangshme, perse nuk japin llogari ata qe i moren keto vendime ne nivel politik, duke filluar nga Bush dhe Cenej.

Nga ana tjeter, krejt organizata u vu nen tension pas zgjedhjes politike te Shtepise se Bardhe, qe ne qender te problemit te vihej Afganistani. Per CIA-n, kjo nenkuptonte kryesisht ndjekjen dhe kapjen e njerezve te Al Kaedes. Ne vitin 2009 u hapen baza te reja operative dhe CIA nisi nje proces militarizimi, per shkak te zgjedhjes per perdorimin e avioneve pa pilot per gjurmimin dhe pastaj goditjen e bazave terroriste. Ekspozimi ne vije te pare i agjenteve te sherbimit, nuk kaloi pa pasoja: Shtate agjente u vrane nga ai qe kujtonin se ishte informator i tyre, ne momentin kur personi hyri ne bazen sekrete dhe hodhi veten ne ere (ne Afganistan). Nje goditje shume e rende, qe nga njera ane deshmoi nje veshtiresi te madhe ne kryerjen e spiunazhit duke perdorur popullsine vendase ose te infiltruarit, e qe nga ana tjeter detyroi agjencine te shtonte edhe me teper perdorimin e avioneve pa pilot.

Paneta hodhi njerezit e tij ne frontin e pare, edhe permes anullimit te disa kontratave qe CIA kishte nenshkruar me agjenci private qe operonin perkrah agjenteve ne Afganistan. Ai bashkepunoi ngushte me Kongresin kur, ne maj 2009, shpalli se kishte hedhur ne kosh nje plan sekret fantazmagorik qe ishte hartuar si film hollivudian aksioni: Parashikonte ngritjen e skuadrave te vrasesve te stervitur, qe do te dislokoheshin ne vende te ndryshme dhe pastaj do te hynin ne veprim per eliminuar terroristet.

Por nese disa rezultate te kesaj pune nisen te dukeshin qarte, ajo qe dominoi skenen e brendshme te aktiviteteve te CIA-s ishte nje perplasje e fuqishme mes njerezve qe Obama kishte zgjedhur per te mbikqyrur ceshtjet e sigurise kombetare. Paneta hyri ne konflikt te hapur me admiralin Denis Bler, shef i National Intelligence, zyra qe koordinonte veprimtarine e 16 agjencive amerikane te zbulimit. Bler e konsideronte nje kompetence te veten, zgjedhjen e perfaqesuesve te spiunazhit amerikan jashte vendit, nje prerogative qe historikisht e kryente CIA. Paneta u dergoi nje email gjithe agjenteve, ku urdheronte ta injoronin Blerin derisa te zgjidhej kjo ceshtje. Cka nenkuptonte shtrimin e problemit para presidentit. Per muaj te tere, perplasja vazhdoi nendheshem (thuhet se asokohe Paneta ishte gati te largohej nga detyra). Ne fund, Shtepia e Bardhe i dha te drejte dhe brenda nje muaji, ishte admirali Bler ai qe dha doreheqjen.

Presidenti nuk e ka thene kurre ate cka mendon realisht mbi veprimtarine e CIA-s. Nese pas operacionit per Bin Ladenin ai e lavderoi hapur sherbimin, gjate ketyre viteve ne detyre Obama e ka kritikuar gjithmone agjencine, sa here e ka pare te nevojshme. Kur nje djalosh nigerian deshtoi ne tentativen e tij per t’u hedhur ne ere bashke me avionin gjate fluturimit drejt Cikagos, Obama drejtoi gishtin kunder atyre qe “deshtuan ne mbledhjen e copave te informacionit qe ekzistonin, duke bere qe sikur sulmi te kryhej, sistemi te binte ne menyre katastrofale”. Pra Obama gjithnje e ka vene nen presion CIA-n, dhe e tregoi kete edhe 11 prillin e kaluar, kur ne nje takim ne Shtepine e Bardhe pohoi se CIA dhe agjencite e tjera nuk kishin qene ne gjendje te parashikonin asgje nga ngjarjet arabe, se pari ne Tuniz e pastaj ne Egjipt.

Kushedi nese Paneta, drejtori qe e mbylli epoken e Osama Bin Ladenit, nje dite do te shkruaje ndonje liber kujtimesh mbi pervojen e tij me CIA-n. Por kjo duket akoma dicka e pamundur, duke qene se Obama e transferoi ne Pentagon, si sekretari i ri i Mbrojtjes. Rrefimi tij do te sherbente edhe per te kuptuar nese ajo qe Paneta thoshte se qe filozofia e tij, u aplikua pastaj ne poltronen e shefit te CIA-s apo jo: “Ne demokracine tone, qeveriset ose permes kapacitetit udheheqes, ose i shtyre nga krizat. Ne qofte se ky kapacitet ekziston, vendi mund ta shmange ose ta kontrolloje krizen. Por nese udheheqja nuk eshte e afte t’i ndermarre ato rreziqe e sakrifica thelbesore per te qeverisur, te jeni te sigurte se do te jene krizat ato qe do na udheheqin dhe qeverisin”.



FBI, sa me spiunazh



Problemi i CIA-s u zgjidh. Leon Paneta largohet drejt Pentagonit, ndersa nga Afganistani mberrin menjehere gjenerali David Petreus. Por Barak Obama ka nje problem urgjent per te zgjidhur ne fushen e sigurise: Emerimin e drejtorit te ri te Byrose Federale te Hetimeve, FBI, meqe 10 vitet e Robert Mylerit, i emeruar vec nje jave para sulmit te 11 shtatorit, jane duke mbaruar.

Gjate kesaj periudhe Mylerit iu njoh aftesia qe pervec kapacitetit te FBI-se per ndjekjen e krimineleve dhe zgjidhjen e ceshtjeve te renda, ai shtoi edhe shnderrimin e Byrose ne nje agjenci spiunazhi te brendshem per SHBA-ne. Duke zbuluar kesisoj te gjitha rastet e tentativave terroriste brenda vendit. Myler, te cilit revista Time i beri se fundi homazh me nje kopertine te titulluar “Gjuetari i terroristeve”, ja ka dale te kaloje pa incidente transferimin nga administrata e Bushit ne ate te Obames.

Prej shume javesh, nje grup pune i udhehequr nga zv.presidenti Bajden dhe prokurori i pergjithshem Erik Holder, po vlereson kandidaturat e mundshme. Kater jane emrat me te perfolur: Xhejms Komi, prokuror i Nju Jorkut dhe me pas zv.sekretar i Drejtesise, fitoi fame kur ne mars 2004 ngriti ne kembe gjithe prokurorine amerikane per te penguar pergjimet e paautorizuara nga gjykatat. Patrik FicXherald, prokuror ne Cikago, eshte autor i hetimit qe solli ne fajesimin dhe denimin e ish shefit te kabinetit te zv.presidentit Cenej, i akuzuar se dekonspiroi emrin e nje agjenteje sekrete te CIA-s pasi ajo deklaronte se Sadami nuk kishte arme te shkaterrimit ne mase. Emri tjeter eshte Rejmond Kelli, shef i policise se Nju Jorkut. Por edhe Ronald Nobell, ish shef i hetuesve te ministrise se Thesarit dhe sot ne Interpol.

Biznismeni dhe investitori Elon Musk parsheh reduktimin e rrezikut të zhdukjeve të njerëzimit duke bërë jetën multi-planetare" duke i vendosur -koloni njerëzore në planetin Mars.

    Kërko brenda në imazh                                                           Nga Flori Bruqi ,PHD Elon Reeve Musk ( 28 qershor, 1971)...