Maniela Hoxholli (Sota) |
Zbulim i heshtur
Vala e vështrimit tënd
mbi çdo siluetë kalon,
veç jo mbi mua.
Ujëvara e mendimit tënd
mbi çdo frymëmarrje rrëshqet,
veç jo mbi mua.
Spektri i ndjenjave të tua
te asnjë krijesë tjetër nuk duket,
veç mbi mua.
Por kjo vlen kaq pak.
Ndjenjat s’jetojnë dot vetëm
për një kohë të gjatë …
Ëndrrat romantike
na përkundin nën reflekset e natës,
qetësojnë stresin e imazheve,
treten në ngrohtësinë e misterit,
përçojnë pafundësisht harmoninë
e ndjesive…
Dhe në vorbullën që na ndan
lë figuracionin e saj më të bukur:
Realitetin në formë ëndrre …
Dashuria ime e parë
Dashuria ime e parë …
një dritë qiellore
pas një errësire të gjatë;
një dallgë ndjenjash
në brigjet e lumturisë njerëzore;
një melodi ngazëllyese
në sallonin e moshës së artë.
Dashuria ime e parë …
e mbetur në gjurmët e luginave të ngrira,
e mbytur në honet e errëta të oqeanit,
e perënduar në skllavërinë e panoramave
të krisura …
Dashuria ime e parë ….
ke kohë që ke vdekur.
Tani s’je më asgjëkundi.
Të urryen, të mohuan, të vranë …
Donte jeta …
Si morën fund kështu ditët tona?
Zgjoheshim nën vezullimet e ngrohta të diellit.
Ecnim në udhët e pafundme që koha formonte.
Luanim të lumtur në çdo park që jeta
na dhuronte.
Përqafoheshim ngrohtësisht si juga pranverore.
Si morën fund kështu netët tona?
Sodisnim vezullimet e yjeve pafund.
Vallëzonim në pistat e ndezura nga muzika.
Përkundeshim mbi balonat ëndrrimtare.
Putheshim furishëm si dallgët e detit.
Si mbaruam kështu së jetuari së bashku?
Ndoshta pa dashjen tënde,
ndoshta pa dashjen time,
ndoshta donte jeta …
Pa ty i dashur,
e vetmuar më tepër se çdo i braktisur
ndihem,
e trishtuar më tepër se çdo jetim jam,
e harruar sikur s’ekzistoj,
e mpirë si një trup në agoni.
Të pres ty,
dashuria ime,
ëndrra ime …
Pa ty,
as mund të vdes …
I druhem gjithmonë refleksit të syrit
Ai mund të më mohojë
dëshira të sapolindura.
Vazhdimisht i rri larg
vyshkjes së vështrimit
Ajo errëson romancat e emocioneve
të mitura.
Lotit i fshihem përherë
Ai është me ngjyra …
Vështrova fotografinë tënde,
të putha,
buzët m’u plasaritën.
Preka fytyrën tënde,
duart m’u rrudhën.
Të shikova ngultas,
lotët më trishtuan sytë.
Ti …
s’më doje më.
Mendoj për ty
Ditën …
mendoj për ty
dhe flakën e ndjenjave të mia
e shoh te dielli …
Natën …
mendoj për ty
dhe flakën e ndjenjave të mia
e shoh te yjet …
Mendoj për ty ditën
Mendoj për ty natën
Ti për mua …
s’mendon kurrë !…
E bardha na bashkoi, e zeza na ndau
Kështjella e ëndrrave ishte e bardhë,
pasqyrë e nisjes sonë të parë.
Kupola ishte krejt e zezë
si krateri i fundit që u ndez.
Dashuria – Enigmë
Molekulat e lotit zbritën shkallët
për t’u ulur nën fokusin e syve të mi.
Gjurmët e tyre ngritën kujtimet, dallgët,
që harresa i kishte murosur në vetmi.
Lotët tradhëtuan në padurim.
S’i rezistuan fshehtësisë,
asaj humbëtire.
Ndaj tretën zinxhirin e fundit që i mbante
për të treguar një histori të bukur dashurie…
Dielli shkrihet mbi buzët e tua
dhe u jep nuanca të veçanta fjalëve që thua.
Bota brilante fsheh ngjyrën në sytë e tu
dhe të jep optimizmin për të mbijetuar.
Errësira vegimtare rrëzohet mbi flokët blu
dhe të jep hijen qiellore prej perëndeshe.
Konstelacionet e yjeve bien në shpirtin tënd
dhe hyjnizojnë emrin:
NËNË!
Ç’ekuilibrim
Një zog i bukur sfidon stalagmitet e qiellit
dhe më pas vjen në dritaren time.
Ashtu papritur filloj miqësinë me të
e kjo lidhje mund të vazhdojë pafundësisht …
Ah, sikur të ndodhte kështu edhe me njerëzit!
Ndonjëherë, edhe vetë shpirtin po t’ua japësh,
të harrojnë përjetësisht …
Jeto me mua
Trenat e lamtumirës do të udhëtojnë
mbi gjurmët e plagëve.
Vetëtimat e keqardhjes do të burgosen
në enigmën e harresës.
Stacionet e përjetësisë do të zbukurohen
nga mëkatarët e talentuar
Atëherë ti do të zbresësh katet
në kullën e dashurisë …
Të lutem, jeto me mua edhe një orë,
edhe një ditë!
Të lutem të harrosh se ëndrrat s’realizohen!
Të lutem të besosh se
të dashuruarve s’ua mbyllin dot sytë! …
Maniela Hoxholli (Sota)
Maniela Hoxholli (Sota) lindi në 19 gusht 1978 në qytetin e Fierit.
Mbaroi studimet e larta në Bukuresht, Rumani në vitin 2001.
Mbaroi studimet e larta në Bukuresht, Rumani në vitin 2001.
Në vitet 1991 – 1996 ka botuar poezi në gazetën lokale “Fjala jonë” dhe disa ese në gazetën “Brezi 2000”.
Në vitin 1995, 16 poezi të Maniela Hoxhollit botohen në antologjinë letrare "Në krahët e ëndrrës", ndërsa në vitin 1996 botoi librin me poezi "Lotë me ngjyra".
Ne gusht 2009 boton vellimin me poezi "Kur flasin syte".
Në vitin 1995, 16 poezi të Maniela Hoxhollit botohen në antologjinë letrare "Në krahët e ëndrrës", ndërsa në vitin 1996 botoi librin me poezi "Lotë me ngjyra".
Ne gusht 2009 boton vellimin me poezi "Kur flasin syte".
Botime si autore e teksteve shkollore të gjuhes angleze:
Në vitet 2007 – 2008 - “Hello 1”, “Hello 2” dhe “English for you 2”
Botimet në fushën e perkthimit:
Në vitin 2004 botimin special “Të dashurosh dashurinë” – Botim i “Erik”.
Në shkurt 2010 albumin “Jeta e nje legjende” të shkrimtarit anglez Michael Heatley, Botim i “ELVE”.
Në Maj 2010 romanin bestseller “Majkëll Xhekson – Magjia, çmenduria, e gjithë historia 1958 - 2009” të shkrimtarit amerikan J. Randy Taraborrelli, Botim i “PLANET”.
Në vitin 2004 botimin special “Të dashurosh dashurinë” – Botim i “Erik”.
Në shkurt 2010 albumin “Jeta e nje legjende” të shkrimtarit anglez Michael Heatley, Botim i “ELVE”.
Në Maj 2010 romanin bestseller “Majkëll Xhekson – Magjia, çmenduria, e gjithë historia 1958 - 2009” të shkrimtarit amerikan J. Randy Taraborrelli, Botim i “PLANET”.