Aktualisht z. Lahi eshte Kandidat per Doktor Shkencash ne fushen e Komunikimit Politik
- Master ne shkencen e Komunikimit Europian Politik, Universiteti i Amsterdamit ,Hollande
- Studime pasuniversitare ne Shkolla Studimeve Politike, Keshilli i Europes (Tirane/Strasburg)
- Studime pasuniversitare per Marredhenie Nderkombetare dhe Diplomaci, Akademia Diplomatike Shqiptare
- Diplome universitare per “Gazetari”
- Trajnime per gazetari investigative ne Britani, France, Itali, Norvegji, Hollande, e Shqiperi
Pedagog ne Universitetin e Tiranes
Drejtor i Qendres Nderkombetare per Strategji Fushatash
Keshilltar per Fushatat Elektorale gjate Zgjedhjeve te 2011
Drjetor i Pergjithshem / Informacioni i SHTV
Gazetar i TV KLAN
Ka punuar per Departamentin Amerikan te Mbrojtjes (DTRA), OSBE /ODIHR, dhe disa organizma te tjere nderkombetare
Libri i pare i botuar eshte “COMMUNICATING POLITICS” botuar dhe shpërndarë në shumë studiues në shumë universitete në botë si në Universitetin e Florides, të Amsterdamit, LSE, Leeds etj.
Ne perpunim mbetet libri i dyte “NDIKIMI NE POLITIKE” ku ka ne fokuse komunikimin politik, reklamimin politik, spin – doctors (keshilltaret) dhe roli i tyre ne transformimin e mesazhit politik. Kapituj te tjere te ketij libri flasin per teknikat e krijimit te nje fushate elektorale te suksesshme ; roli i sondazheve , fokus grupeve ne percaktimin e nje strategjie triumfuese elektorale; sa e demton apo e ndihmon demokracine ”Marketingu Politik”.
Libri i trete qe pritet te dale ne Dhjetor 2012 flet per suksesin ne komunikim i pare tashme ne nje funksion me praktik sesa teorik (krahasuar me dy librat e pare). Per me teper analizon marredheniet mes meshkujve dhe femrave ne pikpamjen e komunikimit.
e-mail: rezartlahi@yahoo.com
Mobile contact: +355 69 54 82 582
Del në treg libri me autor Rezart Lahi, 'Communicating Politics': një guidë me ide dhe teori për mënyrat më të suksesshme të strategjive në fushata...
Rezart Lahi
TIRANE - Vështirë të bësh përcaktime prej fillimit, se ç’na sugjeron e në ç’kontekst shkruhet. Megjithatë një libër, mbetet kuriozitet për vëmendjen e publikut, aq më tepër kur vjen në një profil jo letrar. Në këto raste nuk mund të jesh relativ si në librat artistik, pasi për brendinë sugjerohen “leksione” përvojë dhe analizë. Kjo veçon edhe autorin, që për publikun e gjerë rezervon pak ose aspak njohje.
Communicating Politics e sjell Rezart Lahin në vëmendjen e lexuesit me një tjetër profil. E ka nisur rrugëtimin me gjurmë gazetareske, ndërsa ka ndërruar kah duke u përqëndruar tek politika. Ish Drejtor i Përgjithshëm në Shijak TV, momentalisht pedagog i Shkencave Politike në Universitetin e Tiranës, i sjell botës së librit, punën e tij të fundit. Dimensionet e librit, tregojnë qartë përmbajtjen e një retorike universale, që merr shpjegim nga autori. Ndër të tjera autori na tregon përmbajtjen e librit, arsyen pse vendosi të sillte diçka të tillë tek lexuesi dhe pasionin e nxehtë për politikën.
Z. Lahi, ju tashmë keni botuar një libër studimor të komentuar gjerësisht nga emrat më në zë akademikë nga universitete prestigjoze në botë. Cila është e veçanta e librit ?
Rezart Lahi: E konsiderova të domosdoshme të trajtojmë komunikimin politik në Shqipëri dhe nga ana shkencore pra duke e studiuar per shembull se kush ka me sukses në fushatë, një gjuhë radikale apo fushata ku shmangen përplasjet me kundërshtarin. Pavarësisht se një libër shkencor përmban gjëra mjaft të thjeshta të jetës politike në vend. Pavarësisht se ne ankohemi shpesh për llojin e politikanëve që kemi, studimet treguan se të paktën në aspektin e komunikimit, ata ndryshojnë pak ose aspak me të gjithëpolitikanët e vendeve në zhvillim. Nga kjo pikë kemi zhvilluar dhe modelin teorik ku me pak fjalë niveli i demokracisë ndikon në mënyrën sesi flasin politikanët. Nëse Berisha, Rama apo Meta do ishin në një tjeter ambjent politik, fjala vjen në Gjermani apo Hollandë nuk do kishin mbijetuar gjatë politikisht, ose do ishin përshtatur me rolin e tyre në ato nivele demokracie. Pra do kishin reaguar ndryshe ndaj presionit të shoqerisë civile, ndryshe ndaj skandaleve për korrupsion apo konflikt e interesi apo edhe akuzave të pafaktuara.
Në vend të një formimi të mëtejshëm në gazetari ju zgjodhët një Master për komunikimin politik në Universitetin e Amsterdamit. Pse kjo zgjedhje?
Rezart Lahi: Pyetje e bukur, mendoj që gazetaria dhe masteri që kam përfunduar janë një ndërthurje e mirë mes komunikimit dhe politikës, pasi e shoh një problem shumë serioz mungesën e komunikimit politik në Shqipëri. Unë mendoj që nevojitet një eksperiencë shkencore për komunikimin mes politikaneve dhe ekzistojnë hapësirat e tregu për një gjë të tillë. Më tej do shtoja që dhe zgjedhjet janë çështje pasionesh. Interesin tim ndaj politikës e shoh shumë afër natyrës time.
Libri flet edhe per marketingun politik dhe spotet elektorale.Si është niveli i tyre në Shqipëri?
Rezart Lahi: Marketingu politik i afrohet shumë atij komercial, pra bën kërkim tregu për të kuptuar se çfarë kërkojnë më shumë klientet (pravotuesit) dhe përshtat strategjinë e vet me to. Në Shqipëri është vënë re një “Amerikanizim” i fushatave elektorale ku PD duke patur një lider mjaft jetëgjatë politikisht i kanë dhënë më tepër vëmendje arritjeve dhe projekteve, ndërsa PS kafoksuar fushatat tek kulti i individit pra tek lufta kundër Berishës dhe tek imazhi i Ramës si një menaxher i suksesshëm. Kanë qënë dy strategji të ndryshme që PD dhe PS kanë përdorur pas zgjedhjeve te 2005.
Cili është efekti dhe impakti i këtij libri?
Rezart Lahi: Libri përmban ide dhe teori mbi mënyrat më të suksesshme të strategjive mbi fushatat.Të dhënat e tij mund të jenë një guide absolutisht tepër e rendësishme për çdo të apasionuar pas politikës, militant politik, profesionistë të komunikimit e strategjive te marketingut.
….Por libri është në anglisht?
Rezart Lahi: …dhe kjo jo pa arsye. E para ky libër është botuar dhe shpërndarë në shumë studiues në shumë universitete në botë si në Universitetin e Floridës, të Amsterdamit, LSE, Leeds etj. Per pasojë një shpërndarje e tillë në shumë vende do të thotë që gjuha duhet te ishte anglisht. Gjithsesi se shpejti një version më i zgjeruar i këtij libri do të vijë në Shqip.
A do të këtë për lexuesin një libër të radhës me të njëjtën tematike?
Rezart Lahi: Po sigurisht, nuk do të ndaloj ketu, pasi kam në proçes dy libra Ndikimi në Politikë dhe Sekretet e Komunikimit të cilët do të vijnë për lexuesin në vitin 2012-të.
Koha per ndryshimin
Arroganca e pushtetit sidomos në mandatin e dytë qeverisës ka qënë një rrufe që shpesh ia kemi parë dritën para se ti degjonim zhurmën e humbjes së zgjedhjeve elektorale. Tashmë sholla e këpucës së drejtuesve të administratës po trashet duke shkelur përditë mbi dëshirën e shumë shqiptarëve për të patur ca zyrtarë që të shërbejnë dhe jo që sillen si rrugaçë, agallare e zotër të kësaj toke.
Nuk ka socialist, demokrat apo jo-politikë-dashës që nuk i shtërgon grushtat e mbllaçit si çamçakiz sharjet nën zë, për presionin, gjobvënien, sorollatjen apo në më të mirin rast indiferencen e shumë zyrtarëve që garojnë me njëri tjetrin kush ka futur më shumë shuka lekësh të zhubrosura në xhep.
Eshte fiks. Madje nuk mban më. Hiç. Ndoshta sllogani më i gjetur në komunikimin politik të demokratëve ka qënë “Koha për ndryshim”. Lindi në fund të mandatit të dytë të Nano-s. U përkrah. Kishin të drejtë. Administrata, ashtu si dhe tani, po lulëzonte në hajdutë e të paaftë. Por një lider që ka toleruar apo qoftë edhe ushqyer këto situatë, kur sheh që batërdia e ushtarëve të tij po i kërcenon pushtetin, sjell një ndryshim duke i kërcënuar ato në emër të pushtetit.
Gjëja që çalon më shumë tek shteti ynë është vetë shteti Në këtë kohë ndërrimesh qeverish rreth e rrotull , ky ekzekutiv duhet të merret me së pari me vetveten. Sa e pamundur është që të rikthehet konkureshmëria në administratën publike?. Kemi një administratë ku nuk gjen për be një drejtues të viteve të fundit që të ketë fituar një konkurs pune më një konkurencë të ndershme. Sa efiçentë do jenë këta njerëz që janë emëruar si zyrtarë pasi kanë ngjitur postera, janë miku i X, kusheriri I Y , kanë vjedhur një grusht votash apo janë dashnorë/e të mirë? A kanë kurajon këta njerëz që të na thonë një konkurs të vetëm ku fituesi nuk është I paracaktuar. Një të vetëm? Asnjë?
Perse duhet Departamenti i Administratës Publike të organizojë konkurse dhe të kemi qindra njerëz të burime njerëzore që paguhen të punësojnë në mënyrë të pandershme.
Kot që nuk I bien shkurt e të punosojnë drejtorat ke të duan, thjeshtë me emrime si një biznes privat …asgjë sdo ndryshonte. Të paktën do kursenim ca lekë nga ato dreq taksash tona që s’lëmë vend pa i përmendur dhe sa më shumë i përsërisim aq me tepër harxhohen ne njoftime gazetash dy muaj pasi vendi është zenë.
Të paktën që SOT duhet të fillojë konkurimi t ndershëm. Të paktën që sot duhet të fillojë penalizmi, shkarkimi e arrestimi I gjithë atyre ‘zotërucëve’ të administratës që vjedhin dhe rrjepin çdo copë mish që i del përpara. Efektet janë katër pas masash të tilla urgjente:
a) Hiqet rrjeta më e fortë e abuzuesve
b) Pjesa tjetër tulaten dhe mendohen dy herë para se të bëjnë presion për rryshfete,
c) krijohen vende te reja për konkureshmëri,
d) rikthehet pak nga pak besimi I nje shteti ligjor dhe administrate të besueshme. E mundur?
Po. E Mundshme. Vështirë. Pasi ajo rrjeta kryesore është ai grup që është emëruar nga vetë ata që duhet të bëjnë këtë reformë.
Si behet teknikisht?
1) Ndërtimi së pari i disa kritereve të qarta dhe me një standart të punësimit në institucion shtetëror.
2) Vlerësimi i dyfishtë në dy komisione të ndara për çdo candidature.
3) Ngritja e një task force për të monitoruar rastet e abuzimit të secilit punësim që nga ky moment e pas.
4) Ndërtimi i një sistemi të plotë transparence online ku çdo vend punë publikohet të paktën një muaj para konkursit dhe nëse nuk është publikuar shtyhet vetë konkursi.
5) Proçesi I fundit do jete ai i ankimimit që shqyrtohet deri ne kthimin e vendimit të mëparshëm.
6) Rritjen e masave ndëshkuese deri ne vepër penale eleminimin e padrejtë të konkureshmërisë në punësimin e administratës publike.
Kjo gje duhet te ndryshoje. Jo se më përpara nuk duhej por sepse tashmë gjella është trashur shume dhe po shkojmë në arrogancë ndëshkuese. Kjo sepse po zhgënjen rëndë gjithë atë rini që patën kurajo të ktheheshin në Shqipëri kur të gjithë i këshillojnë të mos kthehet se ky vend nuk bëhet më, të kthyer me besimin e ndërtimit të një administratë të re me koncepte europiane, me vullnet amerikan e kembëngulje gjermane.
Kjo gjë duhet të ndryshoje sepse kjo pjesë intelektuale e përgatitur që janë gati të konkurojnë por jo të përlyhen në llucën e borxheve për punësime është më mirë të jenë brënda sistemit se jashtë tij. Në fund të fundit brënda tij janë më të vlefshëm dhe më pak të dëmshëm. Jashtë tij………………
Libri i Politikes – Dera e Partise
Lëvizja e beftë Rames për një hapje të partisë habiti shumëkënd. Duke parë sesa u mundua për 6 vjet ta mbyllte dyert dhe të monopolizonte çdo qelizë të parties, ftesa për të gjithë të larguarit ky ndryshim e kapërcim tipik për Ramën ngjau i fortë dhe mediatikisht interesant.
Rama u mirëkëshillua apo e kuptoi mire se nuk duhet konkuruar me levizje radikale pa ide e strategji por me alternativa përkundrejt çdo lëvizjeje të qeverisë. Per here te pare gjate “presidences” se Rames , PS do te kete nje program qe do mund ta prezantoje, debatoje dhe shpjegoje me qetesine e perditshme cdo qytetari (permes medias).
Nese kjo pikpamje e vonuar do te lihej per 30 ditët e zhurmës se fushates elektorale nuk do kishte kohë të mjaftueshme qe programi te kuptohej e bluhej në kokën e seciles mendje te ftohte dhe racionale. Ajo që nuk duhet të vonojë ai është që ky program të bie në duart e çdo shqiptari që tani duke filluar që nga publikimi i tij on-line.
PS duhet të shpjegojë me avash pse mendon se ka altërnativë më të mirë se Berisha dhe jo pse Berisha qënka e keqja e madhe.
Duhet të shpjegojë si do të bëjë që të mos dështoje e për më tepër të ketë sukses me taksën e pershkallëzuar (qe do eficence te larte ne mbledhjen e saj) kur dihet niveli militantesk dhe aspak professional i administratës publike.
Duhet të shpjegojë se si do të ketë rotacion politik për të sjellë figura të pastra dhe jo ato ish-ministra ku ska akuzë për korrupsion me të cilën nuk janë përlyer dhe shfrytëzime seksuale ku nuk janë ndotur.
Kalimi i një programi majtas llogjikisht duhet të sjellë edhe ndryshimin mediatik të përfaqësimit. Pra idetë politike për një taksë të vogël për të varfrit dhe të lartë për të pasurit duhet ta prezantojnë ekonomistë apo politikanë që njihen si të majtë dhe jo individualitete të tipit Ngjela, Zogaj apo Ndoka.
Pra kalimi i PS nga “pertej te djathtës e të majtës” në një pozicion qartësisht social duhet të shoqërohet me një mesazh që përsëritet deri në limite se kemi tashmë një përplasje politike shtresash dhe jo individesh.
Nga kjo rrjedh që komunikimi politik I Ramës duhej te theksoj se tashme duhet te kete nje perplasje mes politikave sociale (PS) kunder atyre që mbështeten në vetrregullimin e tregut (PD) dhe jo ne batuta të tipit “Fajin e ka Saliu” “Kurrë më”. Për pasojë strategjia e komunikimit do zhvendosej nga një përplasje imazhi “Sala kunder Edit” ne konkurim pikpamjesh mbi mbështetjen ndaj kompanive te mëdha apo familjeve te vogla.
Pas debatit mbi taksat, PS do mund te zhvilloje idetë sociale duke venë në pikëpyetje se sa e ka demtuar apo permiresuar liberalizimi “akut” sistemin e shendetësisë, arsimit apo dhenia e çdo pasurie shtetërore në duart e ca kompanive privatë që në ca raste rrisin cilesine e ne te tjera ne mos abuzojnë të paktën investojmë në “shkaterrimin” e sistemeve shtetërore.
Lista e debateve te ceshtjeve duhet te mbeshtetet mbi “marketingun politik” pra cfare prek sensibilitetin e klientit (politikisht te votuesit) të shndërrohet në tryeze alternativash. Ketu ka vend të flitet që nga çështja e importit të plehrave e deri tek drejtesia mbi çdo padrejtesi.
Në çdo sektor një “qeveri hije” me “ministra” të tillë, që kundër vepron dhe monitoron çdo shkrese apo projekt të ekzekutivit do të fliste më një opsion zgjidhjeje “alla majtas” duke e shndërruar përplasjen politike në mundesi zgjedhjeje.
Kreu i PS duhet të luftojë shumë që kjo lëvizje të mos ngjajë si ecejaktet që ai bëri disa herë pas humbjeve elektorale por si ide që do prodhojnë një alternative qeverisjeje për të mirën e secilit shqiptar.