Kur trupat e para izraelite hynë në Qytetin e Vjetër të Jerusalemit gjatë Luftës "Gjashtë-Ditore", në vitin 1967, ata u detyruan të mbështeten në të thënat e një kalimtari - një arabo-izraelit në moshë të thyer - për t'i udhëzuar drejt Murit Perëndimor, aty ku Herodi shkatërroi tempullin e shenjtë. Pra, si është e mundur që këta ushtarë çifutë nuk dinin rrugën që të çon në vendin më të shenjtë të të gjithë Judaizmit? Kjo ndodh sepse askush nuk e kishte vizituar atë më parë. Në kohën kur jordanezët sundonin Jeruzalemin, vizitorët hebrenj ishin persona "non grata" të padëshiruar dhe sinagogat ishin të ndaluara. I citova këto fakte në pritje të 30 Marsit, data e zgjedhur nga aktivistët, e quajtur si "Marshi Global në Jeruzalem". "Ky Marsh do të bëjë thirrje për lirinë e Jeruzalemit dhe të popullit të tij dhe për t'i dhënë fund aparteidit, spastrimit etnik dhe politikave të Judaizmit, të cilat "prekin" "Njerëzit, tokën dhe shenjtërinë e Jerusalemit" (ueb-site-i i caktuar na i ofron këto të dhëna). "Ne kemi si qëllim të nxjerrë në pah çështjen e Jeruzalemit (qytetin e Paqes), i cili prej shumë kohësh është konsideruar çelësi për paqen dhe luftën në rajon dhe në botë. Marshi do të konfirmojë faktin se politikat dhe praktikat "raciste" të shtetit Sionist të Izraelit kundër Jeruzalemit dhe popullit të tij janë një krim jo vetëm kundër palestinezëve, por kundër gjithë njerëzimit. "Me vetëm disa fjali, website-i përmbledh tensionet dominuese të anti-propagandës izraelite, të cilat qarkullojnë në botën arabe dhe myslimane (si edhe ato të Këshillit të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, i cili sapo ka miratuar pesë rezolutat e reja kundër Izraelit, duke përfshirë një rezolutë të shkruar nga Siria). Në mënyrë të veçantë ky marsh i drejtohet qytetit të Izraelit, organizatorët e këtij marshi global duan të theksojnë imazhin e këtij qyteti, dikur paqësor dhe një herë e një kohë i krahasuar me tolerancën e Edenit; por që kohët e fundit është korruptuar dhe përdhosur nga hebrenjtë e urryer. Dhe kështu, ia vlen që për një moment të kujtojmë Jeruzalemin dhe rrethinat e 45 viteve më parë, para se izraelitët të merrnin kontrollin e zonës. Pa marrë parasysh "ndryshimin" e qytetit nga Izraelitet, pra qendrën e lulëzuar të turizmit dhe atë shpirtëror, Jeruzalemi Hashemit kishte një pamje moçalore. Edhe Tempulli, atëherë, si edhe tani, i kontrolluar nga myslimanët, ka tërhequr pak vizitorë islamë. Lutja çifute në Murin Perëndimor praktikisht nuk ekzistonte: Besimtarët mjaftoheshin me një vend të vogël për t'u lutur. Po tani? Nga mënyra me të cilën armiqtë e Izraelit përshkruajnë shtetin hebre, çdokush do të mendonte se xhamitë u shkatërruan dhe u kthyen në stalla derrash. Dhe tani akoma, Al-Aksa dhe ndërtesat e shenjta myslimane dhe ajo çka përmbajnë, janë bërë një vend aktiv i adhurimit për myslimanët anembanë botës. Është mëse e vërtetë se myslimanët tashmë janë të lirë të luten në xhamitë e të gjithë Izraelit (dhe, ndryshe nga shumë vende myslimane, adhuruesit shi"itë dhe suni nuk duhet të shqetësohen të mos hidhen në erë nga njëri-tjetri). Në të njëjtën mënyrë të gjithë të krishterët mblidhen dhe adhurojnë lirisht në Kishën e Varrit të Shenjtë dhe në tembullin Bahá"í, ku mblidhen lirisht, pra në Qendrën Botërore Bahá"í në Haifa. Nëse nuk merrni parasysh një numër të vogël izraelitësh, grupin "Hebrenjtë për Jezusin", nuk ka asnjë besim fetar, i cili s"gëzon lirinë e plotë të adhurimit në Izrael. Dhe me përjashtim të një grupi të vogël militantësh hebrenj; i përbuzur gjerësisht, i cili kërkon të largojë Tempullin nga kontrolli ose kujdestaria e fesë myslimane. Pas largimit ose "përzënies" së jordanezëve në vitin 1967, arkeologë nga e gjithë bota erdhën në Jeruzalem, për të gërmuar thesaret, që sipas myslimanëve zbulimi i tyre do të dobësonte influencën dhe imazhin e tyre në qytet, ose më mirë le të themi se do të hidhte poshtë kërkesat e tyre afatgjata. Në dekadat e fundit, sipas rrëfimeve të Simon Sebag Montefiores në librin e tij të fundit, përveç "fortifikimeve Kanaanite, vulave Judeiste, zbulimeve Herodiane, muret Maccabean - edhe ato Bizantine, rrugët Romake, pallatet Umayyad-e, portat Ayyubid dhe kishat Crusader", të gjitha të tjerat kanë qenë të pazbuluara. Nga ana tjetër, kur liderëve myslimanë, ju dha mundësia për të gërmuar një zonë të Tempullit, në mes të viteve 1990, ata shfrytëzuan rastin për të hedhur tone të pa-inspektuara materialesh, së bashku me thesare të pathëna historike. Deri në ditën e vdekjes, Jaser Arafat "trafikoi" një teori të çuditshme konspiracioni, ku thuhej se Jeruzalemi nuk kishte qenë kurrë një qytet i shenjtë hebre. Injoranca të tilla përshkojnë propagandën palestineze deri në ditët e sotme. Por, qëndrimi tolerant i Izraelit ndaj pranisë së besimeve të tjera në Jeruzalem është mbikëqyrur dhe pasqyruar nga, le të themi, Arabia Saudite; aty ku jo-myslimanët nuk janë lejuar edhe të hyjnë në qytetet e shenjta myslimane, pa përmendur këtu ndërtimin e kishave ose sinagogave. Dhe ne, ende nuk kemi dëgjuar për një "Marsh Global në Mekë". Pak e habitshme apo jo? Hebrenjtë dhe arabët kanë gjasa të vazhdojnë të luftojnë mbi kontrollin e Jeruzalemit edhe për shumë vite. Duke na lënë ne me pyetjen se: Prania "raciste" e izraelit ka përdhosur një qytet të quajtur "paqësor". Nëse kjo betejë morale mes hebrenjve dhe arabëve do të luftohej në bazë të një qeverisje më tolerante dhe më të civilizuar të Jerusalemit ,atëherë nuk do të ishte e vështirë për të zgjedhur fituesin.
2012-03-31
Marshim global për Jeruzalemit

-
Genci Gora NË SHKOLLË TEK SHTRIGA Shkarko falas Begzat Rrahmani VALËT E GURRËS Shkarko falas Mehmet Bislim...
-
Akademik Prof. Kujtim Mateli Pak histori derisa nisa t ë shkruaj librin “E vërteta për Dodonën dhe Epirin” (Pjesa e parë e para...
-
"Zëra nga burime të nxehta" mbetet një libër i veçantë i shkrimtarit Sabri Godo . Ai vjen për të dëshmuar se ka autorë dhe vepr...