2012-03-25

Gani Xhafolli : A rren princesha

Shkruan  Flori Bruqi 


Gani Xhafolli  u lind në fshatin Drenofc, afër Prishtinës, më 25 nëntor 1942. Punoi në arsim: në Drenofc, Barilevë, në Lipjan dhe në Magure, si mësues.

 Në Radiotelevizionin e Prishtinës/RTP/ prej vitit 1979 ishte redaktor në programin për fëmijë.





Në vitin 1990 pushtetarëte shtetit Jugosllavë e largojnë me dhunë nga puna së bashkume 1340 punëtorë të RTP-së. Xhafolli ka të kryer Akademinëpedagogjike në Prishtinë.

Jeton dhe vepron në Prishtinë.

Deri më tash ka botuar këto vepra letraro-artistike:


1. TE PORTA E EDHAVE.
2. ZOG SHIU (poezi) 1979.
3. ËNDRRA NË SHUPLAKË (poezi) 1981.
4. ZOGJËT FLUTUROJNË MBI LULE (poezi) Tiranë,1984.
5. VJERSHEN S’E ZË GJUMI (poezi) 1985.
6. LULE MA JEP DORËN (poezi) Shkup,1986.
7. KROI THËRRET DALLËNDYSHET (poezi) 1987.
8. SHTËPIA ME KULM TEPOSHTË (roman) 1988.
9. PLESHTI HA ME DY LUGE (poezi) 1990.
10. KUQ E ZI (poezi) Cyrih, Zvicër,1990.
11. LEJLEK I SYRIT (poezi) Shkup, 1992.
12. PO (roman) Shkup, 1996 (i shpërblyer me çmimin e dytë).
13. TË DUA (roman i shpërblyer me çmimin e parë,1997).
14. NUSE NËN MOLLË (dramë) 1997.
15. GJEOMETRIA E SYRIT (poezi) 1999 ( e shpërblyer për veprën
16. GISHTI IDIOT (poezi) 2000.
17. PRINCESHA E VOGËL (poezi) 2000.
18. SHTEPIA ME KULM TEPOSHTË (roman) Shkup, 1999 (ribotim) .
19. DIELLI ME TRI DRITARE (monogra letrare) 2000.
20. NË GOJË TE GJARPRIT (roman) 2000.

Etj.

Në dorëshkrim Gani Xhafolli ka këto vepra letrare:

MOLLA NË ARKIVOL (roman për të rritur).PRINCI PA KOKË (poemë me ilustrime kolazh nga autori).PLUS TRI ( përmbledhje me poezi për fëmijë).2 vëllime me poezi për të rritur.1 vëllim me pjesë skenike për fëmijë.1 roman për fëmijë: GISHTI ME SHTATË GERMA dhe 5 dorëshkrime tjera në korrigjim.

Autori i shquar Gani Xhafolli shpeshherë në regjimin mo-nist publikonte shkrimet e tij me pseudonimin Ylber Sokoli: Autori Xhafolli u nderua me këto shpërblime:LEJLEK I SYRIT, Shpërblimi (çmimi) kulturor “IsmailQEMAIL VLORA” nga Shoqata Mbarëshqiptare në Shqipëri, Tiranë.

Romani “PO”, është shpërblyer tri herë si vepër më e mirë në trojet shqiptare. Romani:” TE DUA”, fitoi shpërblimin e parë në konkursin letrar të LSHK në .

Jurinë profesionale : RexhepHoxha, Ymer Elshani dhe Arif Demolli. Vëllimi poetik”GJEOMETRIA E SYRIT”, u shpall librimë i mirë nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës

Më 1997, në Manifestimin tradicional për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, fitoi Çmimi letrar “Vehbi Kikaj”, juria shpalli librin më të mirë, romanin “PO”.Gani XHAFOLLI , është autor i më tepër se 100 shpërbli-meve në konkurse letrare, me poezi dhe tregime për fëmijë sidhe me pjesë skenike.Loja skenike “ LULJA PALESTINEZE “e përgatitur  nga Trupa Teatrale e Komunës së Gjilanit, është shfaqur parashikueseve më tepër se 40 herë.

Regjisorja prishtinase Melihate Qena ka dramatizuar lojënme kukulla të Romanit “Po”në Teatrin: DODONA,Prishtinë.Gani XHAFOLLI është redaktor dhe recensent i 100 veprave letrare për fëmijë dhe për të rritur.

Është fitues i PENËS së artë të revistës “Pionieri”.

Në RTP ka realizuar më tepër se 200 emisione si dheserialet televizive “POSTA – POSTA” ; NE NË TV “;ALO ALO 67.Gani XHAFOLLI në vitin 2001 është zgjedhur sekretari LSH të Kosovës.Librat dhe shkrimet e tij janë të përkthyera në shumë gjuhë: Arif Bozaxhiu, Bajram Rogovali, Hasan Merxhani, Enver Baki.(turqisht); Mirko Gashi dhe Ismet Markoviq-Plavnik (kroatisht).

Shkrimet e Xhafollit janë të përkthyera në shumë gjuhë të tjera,si maqedonisht, jevge (Ali Krasniqi), në polonisht, në slloven-isht, anglisht etj.Gani Xhafolli është origjinal në fushën e poezisë si dheromaneve për fëmijë tek ne. Shkrimet e Xhafollit dallohet nga tëgjithë shkrimtarët e tjerë.

 Mjaft interesante është toponomastikae librave të tij. Toponomastika shtrihet në tërë Dardaninë, qënga Toplica gjer në skajet e Çamërisë. Edhe gjuha e romanevetë Xhafollit është krejt origjinale.Gjuha, e Xhafollit është sa poetike aç edhe simbolike, përplot figura dhe reflekse e ndriçime origjinale dhe sugjestive
(SHTËPIA ME KULM TE POSHTË) cili tërheq vëmendjenpër shumë aspekte të reja, sidomos në punë të procedimitstilistik; i cili krijoi romanin e vërtetë të ri në letërsinë tonë përfëmijë.

Sa i përket poetikës së këtij romani e që kërkon një shkoq-itje më të hollësishme, vërehen disa risi që nuk i hasim më parënë prozën tonë për fëmijë, sidomos në aspektin e procedimit,teknikës së rrëfimit, të relacionit të syzheut dhe fabulës, pozitës së narratorit, organizimit jo të rëndomtë gjuhësor, etj.

Xhafolli pa dyshim se thyen disa konvenca, kallëpe tipiketradicionale të prozës sonë për fëmijë, duke treguar për mundësitë e reja në këtë lëmë, jo vetëm sa i përket procedimit, pasurimit të teknikës së rrëfimit me përdorimin e modeleve e të formave të ndryshme të shprehjes letrare...

Libri i poezive “Gjeometria e syrit” në tekstet e tij poet-ike shquhet për një interpunksion të veçantë me elemente tëshenjëzimit të ideve të shumta, që vargu si mikrostrukturë etekstit, si dhe teksti në tërësi i japin mundësi semantike. Libri Gjeometria e Syrit është një klithje metazike e shqiptarit të plagosur...

Marrë në përgjithësi, libri me vjersha “Gjeometria e Syrit” pasuron poezinë më të re, sidomos në formën e vargëzi-mit, që herë-herë pretendon të duket tepër moderne, por edheme qasjen origjinale dhe të transponimit krejt të mëvetësishëm.Gani Xhafolli është poet i risive.

Ai di t’i këndojë, në mënyrëne vet, dashurisë për atdhe, por edhe intimes.

Poezia e G. Xhafollit për shumë aspekte është specifik.

Gjeometria e syrit kapërthen dhe e lë të hapur unazën ehistorisë sonë që nga antika deri në ditët e sotme, kur “kemiharruar si dukemi kur dridhemi”.

Gani XHAFOLLI me përmbledhjen e vet “TE PORTAE EDHAVE”, dëshmoi se ka aftësi dhe fuqi ta çojë përpara poezinë shqipe për fëmijë, së paku në një intonacion specifik,të cilin nuk e kishim më parë.Bota poetike e Gani Xhafollit është e kamur dhe e larmi-shme.
Hida Halimi dhe Gani Xhafolli pas pranimit të çmimit: “RRAPI”, për vepër jetësore.  Shkrimtarja e ndjerë Hida Halimi dhe Gani Xhafolli pas pranimit të çmimit: “RRAPI”, për vepër jetësore.

Preokupimet e tij janë karakteristike, kurse mënyra eshprehjes poetike ka një intonim të mëvetësishëm dhe si e tillë veçohet nga krijimet e niveleve të ndryshme të autorëve tanë.

Gani Xhafolli është emër që premton shumë. Me përmbledhjene parë: Te porta e edhave, ai jo vetëm që startoi me sukses nëfushën e letërsisë, por edhe solli risi në formë e tematikë.Në vargjet e këtij libri vërejmë atë orientimin e ngulmimittë autorit drejt shprehjes dhe vargut modern.


http://www.scribd.com/doc/64538117/39/Kush-eshte-Gani-Xhafolli

 
AH TA KISHA NJË KALË
TË ARTË
Ah ta kisha një kalë
të artë
që fluturon përmbi
lule dhe mbi pyll
dhe një mollë të Çamërisë
isha nisë drejt
kah Prekazi

MESAZH DJALIT
NË BERLIN
Mbille një lule
Shqiponje
Dhe rrite
Çdo mbrëmje
Dhe çdo mëngjes
thuaj JE E ATDHEUT
dhe sille
në OBORR TË ADEMIT
në oborr të ADEMIT
buzëqeshje syri

EDHE LUGËN
E MERR MALLI
Edhe gotat shumë
Mërziten
Kur askush nuk pi
çaj
dhe në kuzhinë
shpesh i shohin
ëndërr gishtat
edhe lugën e merr
malli për një dorë
që është larg
nga dritaret
dhe nga dhomat

FAQJA BËHET SHUMË
E BUKUR
Nuk ka më mirë
Se dikush
Të përqafon
Dhe të jep pemë
Edhe lule
E ti rritesh
Faqja bëhet shumë
e bukur
edhe vetullat

DORË ME KATËR GISHTA
Piruni është
dorë
me katër gishta
e luga
vetëm me një gisht
janë motër e vëlla

LOTI
Loti është krua
I syrit
Kur mërzitet
I lag faqet
I bukur është
Kur rrjedh
Për një kumbull

ULET SEPSE E KA MOTËR
Kur YLBERI ha pemë
Qeni i vogël FIFI
E kqyrë
Sytë i ka të bukur
+ qafën
KUR FLUTURA i thotë
Ulu
Ulet
Sepse e ka motër

MUND TË BËHEMI
EDHE NUSE
Krahët e fluturave janë
Piktura
Me ngjyra
Janë të bukura kur pinë
Ujë
+ kur fluturojnë
E vajzat i lajnë faqet
Te kroi e THONË
Mund të bëhemi edhe nuse

LETËR PJESHKAVE
Ju jeni të bukura
Ju jeni të ëmbla
Edhe për vjersha
Edhe për këngë
Jeni edhe skulptura
Nëpër degë
Jeni të mira
Edhe për gjyshe

KUR HËNA BËHET NERVOZE
Je e mirë
Kur luleve
U merr erë
Dhe i pyet
A DONI UJË
Më pëlqen HËNA
Kur bëhet nervoze
E më thotë
Nuk të kam kurgjë
Sepse është lule
E vogël

Gani Xhafolli
CURRICULUM VITAE 

First name: Gani
Last name: Xhafolli
Date of birth: November 25th, 1942
Place of birth: Drenofc Village, Kosova
Postal address: Rruga e Drinit No 33, Prishtina
Phone: 044 18 52 23; +381 239 105
E-Mail: ganixhafolli@hotmail.com

BACKGROUND: 

Pedagogical Academy (1979) in Prishtina

PROFESSIONAL EXPERIENCE:

1979-1990 - Editor of Radio-Television of Prishtina, Program for Children;
1994-2000 - Editor-in-Chief of “ZANORE” (Vowel) magazine;
2000-2004 - Editor of the Publishing House “Zef Serembe”;
1992-2004 - Chairman of the literary club “Hilmi Rakovica”;
1996-1998 - Editor of “Doruntina” literary magazine;
2001-2004 - Vice President of Kosova League of Writers


LITERARY WORK:

Poetry:

“At the gate of the kids”, Rilindja, 1977, Prishtina
“The Rain-Bird”, Rilindja, 1979, Prishtina
“Dreams on the palm of the hand”, Rilindja, 1981, Prishtina
“Birds fly over flowers”, N. Frasheri, Tirana, 1984
“The verse can’t sleep”, Rilindja, 1985, Prishtina
“Give me your hand, flower”, Skopje, Flaka e Vellazerimit, 1986
“Read and black, druck art”, Zurich, Switzerland, 1990
“The stork of the eye”, Flaka e Vellazerimit, Skopje, 1992
“The fountain calls the swallows”, Rilindja, 1985, Prishtina
“The idiotic finger”, Zef Serembe 2001, Prishtina
“The little princess”, Zef Serembe, 2003, Prishtina
“The geometry of the eye”, Rilindja, 1998, Prishtina
“The flea eats with two spoons”, Rilindja, 1990, Prishtina
“I am a small king”, Zef Serembe, 2003, Prishtina
“The prince without the head”, Rozafa, 2004, Prishtina
“The syntax of the tear”, Zef Serembe, 2004, Prishtina


Novels:

“The home with the roof downwards”, Rilindja, Prishtina, 1984
“Yes”, Asdreni, Skopje, 1996
“I love you”, Rilindja, Prishtina, 1997
“In the mouth of the snake”, Renesansa, Prishtina, 2000

Plays:


“The bride under the apple”, Gutemberg, Prishtina, 1997

Monography:

“The sun with three windows”, Zef Serembe, Prishtina, 2001

Awards:

Golden Pen, Pionieri Magazine, 1984
The Cultural Albanian-wide “Ismail Qemal-Vlora” Award, Tirana, Albania
Second Prize for the novel “YES” in the Literary Contest of Asdreni, Skopje,
1996;
First Prize for the novel “I Love You”, Rilindja, 1996;
First Prize for the novel “Geometry of eye”, for the best work for the Annual
Traditional Gjakova Litterary Meeting (2000) of Kosova League of Writers
The Prize for the best work “Vehbi Kikaj”, Podujeva, 1998, for the novel “I love
you”)

DORA E VOGËL
KA TJETËR BUKURI
Kur të rritet
Dora
e vogël
ka tjetër bukuri
kur të rritet
vetulla
e butë
ka tjetër ngjyrë
syri i ëmbël
ka tjetër
buzëqeshje
është princ i kaltër

KUR KËSULKUQJA
E HA UJKUN
Përrallat janë me mjaltë
Kur në mbrëmje i tregon
Zemra
E dora nuk i harron lulet
Pa ujë
E hëna qepë xhaketë me
Ngjyra
E gjyshja i puthë katër
Faqe
Pak para se të nisen
Ëndrrat
Përrallat janë të mira
Kur në çdo fjalë ka mjaltë
E rriten duart e buta
PËRRALLAT janë të mira
Kur edhe Kësulkuqja e ha
U J K U N

LIRISË I PËLQEN DORA
Lirisë i pëlqejnë
Duart e buta
Me lule
Dhe nënat që i mbushin
Djepat me diell
Liria I pëlqen çdo zogu
Dhe çdo syri
U pëlqen këmbëve dhe të
Gjitha faqeve
Liria e ka aromën e dashurisë
Lirisë I pëlqejnë dora e bardhë
Që skruan për hënën dhe vajzat
Që rriten të lira
I pëlqen loja me përqafime
Çdo ditë

NIP E KA AKULLIN
Dimëri e do borën
Sepse e ka motër
Vera e do shiun
Sepse e ka vëlla
Bora është vjershë
E bardhë
Që fluturon shkurt
Në SHKURT
Gjysh e ka dimrin
Nip e ka akullin

POETI I THOTË: FLUTURO
Është mirë çdo fjalë
Të ketë liri
Të banon edhe në vershë
Edhe nëse nuk është e bukur
Poeti e ujitë me sherbet
Dhe e bën të mirë si nuse
I jep krah
Dhe i thotë: fluturo e fluturo

LOJË ËSHTË EDHE RRENA
Lojë është edhe biseda
E gishtit me gisht
Dhe përqafimi I dorës
Me dorë
Lojë është edhe rrena
Dhe vrapimi me shkop
Në vend të kalit
Lojë është edhe një vajzë
Shumë e vogël kur bëhet
Nuse
Lojë është edhe rrena
Kur rrenë rrenë syri
NË BLLACË E KISHTE
LAGUR LOTI
Të marten u shkundën
Plakat
Një ditë më vonë
E vizatova diellin
Me katër dritare
Të enjtën i shkrova
Letër një zogu
Që kishte ikur
Gjatë luftës prej korbave
Në BLLACË E KISHTE
Lagur LOTI

ËSHTË MOTËR E PROZËS
Poezia e bukur është
Kopsht me pemë
Është dallëndyshe shiu
Është flutur me ngjyra
Është edhe zog bore
Është edhe mollë me aromë
Poezia është motër e prozës
Merre për dore dhe rritu


Shkruan : Flori Bruqi : Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme e shqiptarëve

Kërko brenda në imazh                     Vrasja e Haki Tahës dhe heshtja e turpshme                                     Haki Taha, u lind n...