Skenaristi italian Tonino Guerra, i cili nisi të shkruajë në një kamp burgu gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka vdekur në moshën 92-vjeçare. Guerra është më së shumti i njohur për bashkëpunimin e tij të gjatë me regjisorin Michelangelo Antonini. Ai ka shkruar më shumë se njëqind skenarë dhe tri herë ka qenë i nominuar për “Oscar”, duke përfshirë punën për filmin “Blow Up” të Antoninit dhe filmat “Amarcord” e “Casanova 70” të Frederico Fellinit.
“Tonino ka jetuar për gati një shekull në kulturën italiane. Ne kemi humbur një poet, gjeni dhe person të mrekullueshëm”, ka thënë ish -ministri italian i kulturës, Walter Veltroni. I lindur më 1920, Guerra, i cili ishte po ashtu poet dhe skulptor, nisi të shkruajë skenarë në kohën e Luftës së Dytë Botërore, kur ndodhej në një kamp përqendrimi në Gjermani. Ai ka qenë bashkautor në disa nga filmat më të njohur italianë të viteve ‘60 dhe ‘70, që janë realizuar nga regjisorët italianë Frederico Fellini, Vittorio de Sica dhe Luchino Visconti. Karriera e tij shtrihet në më shumë se katër dekada dhe kohëve të fundit ka bashkëpunuar me regjisorë bashkëkohorë italianë duke përfshirë vëllezërit Taviani dhe yllin e kinematografisë, Giuseppe Tornatore. Filmi “Stanno Tutti Bene” i Tornatores në të cilin Guerra ishte bashkëskenarist, ishte rirealizuar edhe në gjuhën angleze në vitin 2009 me titull “Everybody’s Fine”, në të cilin me role kryesore luajnë Robert de Niro dhe Drew Barrymore.
“Tonino ka pasur një dhunti unike për të krijuar imazhe. Ai nuk ka qenë skenarist teknik”, ka thënë regjisori Marco Bellocchio, që kishte bashkëpunuar me Guerran në filmin “Henry IV” të realizuar në vitin 1884. “Në vend se të ishte teknik, ai ishte një artist i vërtetë me imagjinatë pjellore dhe një gjeni për të rrëfyer, gjë që e kanë bërë një ndër skenaristët më të rrallë të filmit të ditëve të sotme”, ka thënë ai. Guerra po ashtu ka punuar me regjisorë të huaj duke përfshirë Steven Soderbergh dhe regjisorin grek Theo Angelopolis, me të cilin kishte fituar çmimin për skenarin më të mirë në festivalin e Cannes, për “Voyage To Cythera” të realizuar në vitin 1984. Ai ishte nderuar me çmim për arritje jetësore në “Venice Film Festival”, në vitin 1994.
- Piece of the Sky (1959)
- L'avventura (1960)
- La notte (1961)
- The Assassin (1961)
- L'eclisse (1962)
- The Red Desert (1964)
- Blow-Up (1966)
- Catch As Catch Can (1967)
- Ghosts - Italian Style (1968)
- In Search of Gregory (1969)
- A Quiet Place in the Country (1969)
- The Voyeur (1970)
- Zabriskie Point (1970)
- The Mattei Affair (1972)
- Lucky Luciano (1973)
- Amarcord (1973)
- Illustrious Corpses (1976)
- Caro Michele (1976)
- The Night of the Shooting Stars (1981)
- Identification of a Woman (1982)
- Voyage in Time (1983)
- Nostalghia (1983)
- And the Ship Sails On (1983)
- Henry IV (1984)
- Voyage to Cythera (1984)
- Ginger and Fred (1985)
- The Beekeeper (1986)
- Chronicle of a Death Foretold (1987)
- Landscape in the Mist (1988)
- Burro (1989)
- Dimenticare Palermo (1989)
- The Sun Also Shines at Night (1990)
- The Suspended Step of the Stork (1991)
- Eternity and a Day (1998)
- Ulysses' Gaze (1995)
- Tierra del fuego (2000)
http://en.wikipedia.org/wiki/Tonino_Guerra