Cikë poetik nga Enkeljeda Kondi Masseboeuf
LOTIT TË NËNËS
Po ti mos derdh lotë moj nëna ime
pse rrugën e mora kokë ulur
S'jam e vetme në rrugën e gjatë
dhe malli që na ndan, s'ka për të humbur.
Fshije lotin nga syri moj nënë
se unë udhës kam dy yjet pranë
Njëri më ndriçon afër zemrës sime
Tjetri më ngroh shpirtin kur për ty kam mallë...
Po unë të kam thënë moj nëna ime
nuk të dua të trishtuar aspak
Kur këmbana e mallit të trokasë zemrën
dergomë mijëra puthje që nga larg...
Enkeljeda Kondi Masseboeuf - Lindur në qytetin e Maliqit në 29 prill të vitit 1972, nga një familje oficeri me origjinë gjirokastrite. Është marrë me poezinë që në moshë të vogël duke fituar disa çmime në konkurse midis shkollash dhe në shkallë rrethi. Mbasi mbaroi shkollën e mesme vazhdoi studimet në Universitetin “Eqrem Çabej” në degën Gjuhë Letërsi. Në vitin 1996 u diplomua si mësuese e gjuhës dhe letërsisë duke ushtruar profesionin e mësueses dhe drejtueses së një shkolle tetë vjeçare.
Është larguar nga Shqipëria dhe tani banon në Francë. Është e martuar me një nënshtetas francez dhe ka dy fëmije. Pas unifikimit të diplomës dhe studimeve përkatëse tani punon si mësuese. Enkelejda Kondi shkruan poezi dhe ka një stil tejet të veçantë në shprehjen e saj poetike . Poezitë e saj janë të mirëpritura nga lexuesit .Në korrik 2010 , ajo publikoi botimin e vëllimit të saj të parë të titulluar :Ëndrra e një vajze.
Bota pa mua.....
Dielli qe lind ç'do dite do na ngrohe
vesa e mengjesit si lote mbi lule do pikoje
kengen e embel bilbili prape do kendoje
rruget do te jene te zhurmshme njelloj.
Do te lindin foshnja, nena do gezohen
do vdesin njerez, do te derdhen lote
do perendoje dielli, do bjere nata e zeze
naten hena do te dali, gjysem ose e plote.
Do jene miqte e mij aty akoma bashke
do mblidhen me kitare e do kendojne
reth gotes se veres e tymit te duhanit
te kaluaren me mall dhe mua do kujtojne....
Do te mbushen lendinat plot lule eremire
dhe bora maleve butesisht do te shtroje
dhe pse une s'do jem bashke ketu me ju
gjthçka akoma si dikur do te vazhdoje...
Pa mua kjo bote dhe njehere pa ty
nje dite ç'do kush dhe pa ne te gjithe
jeta eshte e pa fund , pa limit pafundesi
ç'dokush nga ne ne jete la pas nje histori.
Prill 2010
Puthem.....
Merma fytyren nder duart e tua
dhe veshtrome embel drejt ne sy
Floket perkedheli, gishtat beji kreher
puthem plot me ndjenje ashtu siç di ti..
Peshperitem embelsisht tek veshi
thuami te dashurat fjale qe pres
dhuroma eren e trendafilave te kuq
puthem, qe dielli te shkelqeje mes resh..
Janar 2010
Mos me kerko...
Kerkome qe mos dashurohemi
mos me thuaj qe ty te harroj
nuk eshte e lehte gati e pamundur
jeta pa ty s'mund te vazhdoje...
Te dua ty qe kurre s'me deshe
dashuri qe me frike e perzure larg
per ty e huaj shpejt, sa shpejt u bera
si kale i bardhe me kujtime ne mjegull jam..
Mos me kerko kaq shpejt ty te harroj
nje jete te tere mos ma kerko
Mund te vraposh dhe vitet po deshe
ti do te jesh ne memorje i paprekur njelloj.
Ne stacionin qe ti me detyrove te zbres
pasagjere e merzise e vetme jam
me koken kthyer nga ty e kaluara
treni i kujtimeve do me ndjeke nga pas....
Prill 2010
Midis dy botesh
Presin rradhen te heshtur,
me pashaporta ne duar
Aty ne doganen cope toke
qe ndan dy bote
me lote....
Dogana.....
"Lendina e loteve" moderne
njerez te mbushur me mall
me ankthin te kalojne ne anen tjeter
"Parajse"
Eh" Purgator"i i tyre ky fat!
Nje qenie!
Dy sy qe me folen
ne çaste enderrimesh
ishin syte e tu.
Duar qe me perkedhelen
e lotin ma fshine
ishin duart e tu.
Dy zemra qe rrahen fort
nga ndjenja e dashurise
Ishim ne qenia"Ti-Une".
Kur vij aty!
Kur une vij aty tek ju
Me shume mall e dashuri
si femije ne krahet tuaj
Loti me ndriçon ne sy.
Ty nene te gjeta nje rrudhe
heren e pare ti nuk e kishe
Ti baba mendohesh shume
shtepia me duket ndryshe.
Nuk i themi dot te gjitha
te gjitha s’i themi dot
Kur per ju kam patur mall
kam derdhur edhe lot.
Kur dhimbja me ka plagosur
une kam thirrur "nene"
Kur nevoje per keshille kam patur
Thirra fort,baba, ma degjove zene?
Ndaj kur jam aty tek ju
ç'mallem e nuk ç'mallem dot
kilometrat fjale i bej
dhe fjalet-mall i bej lot.
Endrra e nje vajze....
Ne krahet e Morfeut gjeti prehje
trupi me naten e embel u shkri
prehjen e puthjes lehtesisht gjeti
ne shtratin e enderrt e embla dashuri.
Syte u mbyllen jane nisur larg
te shohin se di seç mrekulli
te vij dhe une ne ate bote
ne shtratin enderr te fle me ty....
Para teje.....(Nga vizita ne Akropol tetor 2009)
Para teje ndihem e e heshtur
aty ku perendite paten folur
kollona te bardhe , te larte
dhe njerez moderne rrotull.
Aty ku Maratonomaku
solli lajimn legjendar te bekuar
Fituam: ate beteje te pergjakur
ne libra historie te shkruar.
Aty pak shume ka mbetur
nje pjese e jotja antikitet
statuja te bardhe, te akullta
kollona dhe gure pereth..
Dhe une para teje e heshtur
mendoj te kaluarin civilizim
te sotmen moderne kete kohe
ç'do leme ne valle si kujtim??!!.
Shkurt 2010
Pak naive...
I shkruaj gjerat ashtu si i ndjej
me fjale dhe shprehje te thjeshta
e ndiej poezine dhe vargun e fal
nga zemra i hedh neper fleta...
Kam shkruar per prinderit e mij
per jeten, buzeqeshjen, detin dhe lulet....
kam shkruar dhe me lot kam qare
per lypsarin e varfer te rrugeve.
Kam shkruar per ate qe me plagosi
per mallin qe pata kur shume me mungoi
Per jeten qe eshte aq e bukur dhe pa te
per deboren, serenaten e ate qe dashuroi..
Pak naive, te thjeshte si jam vete
vargjet i thura qe ju ti lexoni..
zemren e vura mbi vargje testament
ne ç'do fjale jam une me besoni..
Janar 2010
Frika
Pas si hije ajo te ndjek
shpirtin, mendjen ta pushton
Te brengos, te ben te qash
Lumturine ta shteron.
Jam e forte per shume gjera
jetes une i kam bere balle
Forca gjeta i thashe: "ik"
Frike enderr,frikes perralle.
Do te shkruaj!
Me the:shkruaj,
talenti s'te mungon
Une qe te desha si e çmendur
nuk e di pse valle sot te degjoj.
Kam shkruar vertet, e di
por isha une ne tjeter jete
si mund te rishkruaj perseri,
kur muza ime ishe ti?
A jam une ajo qe isha
dhe koha qe jetojme valle njelloj?
A mund te shkruaj akoma per ty?
Mbase e tashmja s'ma lejon... .
Vjeshta!
Gjethet kercasin nen kembet e mia
Erdhi vjeshta ne qytetin tim!
Rruga u zhvesh nga gjelberimi
syri im e sheh me permallim.
Po gjallerohem une
Kur mendoj pranveren prape
do çele sythi i ri dhe lulet ne fusha
Keshtu jane vitet me shi dhe vape.
Debora e pare!
Po bie debora e pare!
Floket e saj te bardhe
si kurore fluturash
ne floket tane do te ulen lehte.
Jam mesuar me deboren
keshtu vjen dimri ketu gjithmone
Mos u çudit aspak i dashur
do te mesohesh dhe ti heret a vone.
Na pelqen te dyve te ecim
mbi kete qilim te bardhe
midis bardhesise dhe heshtjes
Ky kujtim i pa pare...
Enkelejda Kondi Masseboeuf tashmë vjen para lexuesit me vëllimin e dytë poetik Shtegwtim Ndjenjash..
…..Në këtë vëllim ku pa dyshim në krijimtarinë e saj shihet një kurbë rritje, Enkelejda nuk bie në përsiatje, në praktikën e dublimit të mendimit, të temave, fabulës, tematikës. Ajo me poezinë e saj flet natyrshëm, plot ndjenjë, pastërti pa ekuivok. Ajo flet me shpirt si një fëmijë i çiltër duke rrugëtuar nëpër shtigjet e jetës si një udhëtare hulmutuese me qëllim të përcaktuar, të zhbirojë bukuritë, vlerat, problemet, shqetësimet por dhe të motivojë këtë rrugëtim. Jeta sipas saj është një ëndërr e bukur, një ëndërr ku sundon dashuria, ajo dashuri që të bën të mendosh, të respektosh, të çmosh, të reflektosh, të dish të gjesh veten. Ne jetojmë në këtë botë mister plot shpresë duke kërkuar të panjohurën, duke flladitur ndjesitë, duke respektuar veten, duke përkundur sedrën prej njeriu të vetëdijshëm. Vetëm me këto ide dhe tek kjo ndjesi shuhen vullkanet e hakmarrjes, rreshtin shirat e rrëmbyeshmërisë, zbuten demonët e zemëruar, thirret pranë oqeani i paqes. Duke jetuar larg atdheut, duke jetuar larg të afërmve, Enkelejda nuk mund të rri pa cekur plot ndjenjë hapësirat e ndarjes nga prindërit, të afërmit, miqtë. Ajo i quan bashkatdhetarët larg trojeve të shqipes zogjë mërgimtarë, që me krahë u nisën tufa-tufa drejt hapësirave të paanë të globit për një jetë më të mirë. Por me një ndjenjë të fuqishme ajo përshkruan kthimin qoftë dhe përkohësisht..
Në avion,
Unë një grimcë e vogël e universit...
Me krahët e zemrës sime të përmalluar
Po shtegëtoj në Atdhe, drejt folesë sime
Të përjetësisë, të mallit dhe rrënjëve të mija
Aty ku ëndrra dhe shpresa marrin jetë…
Në këto vargje poetja tregohet shumë e sinqertë. Ajo me fluiditet përqas thekshëm atë që dikush edhe mund ta fshehë, atë që është si një e vërtetë reale e padiskutueshme dhe domethënëse që poetja e vë me mjaft sukses në pikëpamje poetike, MALLIN. Në këto vargje nxirret poezia e denjë, poezia e vlerës dhe qëndrueshmërisë me vizion të qartë mbi krijimin poetiko-artistik. Nga ana tjetër me anë të dy fabulave, Enkejleda kalon në kritikë të ashpër për mënyrën e sjelljes të disa njerëzve ku poetja prekë pjesët ekstreme të tyre, veset, mosmirënjohjen, intrigën, servilizmin, cmirën. Duhet thënë se poezitë e saj në këtë libër të dytë, krijojnë një atmosferë të bukur, flladitëse, ku vargjet për nga kuptimi dhe mesazhi ndryshojnë në konceptin ideor nga libri i parë, ku vargjet dhe tonalitetet e fjalës ndryshojnë prej poezie në poezi, varësisht nga disponimi i poetes në lidhjet koh’hapësirë nga kushtet dhe rrethanat dhe nga ndikimi i veprimit të faktorëve ekzistues në jetën e saj individuale dhe shoqërore. Ky vëllim poetik është një përpjekje serioze e poetes, për të hyrë natyrshëm, me besim, në kurorën e bukur të poetëve premtues shqiptarë./ Albert ZHOLI /
Do të iki ca kohë, se mos bota ndryshon/ Do të kthehem në fole, kur qielli të jetë larë/ Unë këngën do ta çoj në qiejt që dëgjojnë / Atëherë prej mallit dhe Toka do të jetë tharë.
Janë vargje të Enkelejda Kondi Masseboeuf. Katër vargje të shkëputura nga një vjershë që tregon po thuaj gjithshka , nga pena e poetes së re , dhe tejet të talentuar .. Gjithmonë kritike për shoqërinë por edhe adhuruese e flaktë e saj .
Çdo varg i saj rëndohet nga pesha u konturit artistik ,si një filtër nëpër të cilin ajo e shplan dhe e dërgon të kulluar tek syri dhe ndjenja e lexuesit .. Këto poezi që botojmë janë të këtyre dy tre muajve të fundit .. Duke i uruar suksese Enkelejdës , ju urojmë edhe juve kënaqësi nga leximi i këtyre poezive të bukura ..
MISTER?!
Ti mes yjesh më kërkon
Misterit të kësaj bote...
Unë jam flladi që me flokët e tua luan
Dhe dridhshëm puthem buzëve të tua...
Perëndimin e Diellit, si mister mos e shih
Se Dielli perëndon dhe lind kësaj bote
Kur mendon se je trishtuar kaq shumë
Dehu me aromën e artë të qënies sime..Unë jam flladi që me flokët e tua luan
Dhe dridhshëm puthem buzëve të tua...
Perëndimin e Diellit, si mister mos e shih
Se Dielli perëndon dhe lind përsëri
Kur i trishtuar pret lindjen e tjetrës ditë
Dehu me aromën, në gji më përfshi..
PËR TY...
Mbi gjoksin tënd
Kur kokën vura
U shuan vullkanet
Dhe shirat rreshtën
U mbytën mistershëm
Demonët e tërbuar..
Në oqean paqeje
Lundroi dashuria....
Se ti dhe djajtë
I bën të heshtin...
Më heshtjen që me dhuron mua
E bën të vijë pandrojtur ndjenja
Dhe kaq natyrshëm
Te thotë: Të dua.
52 ................
Pa titull
Mbrëmë ra shi...
Ndjeva gjethet,
Pas shpinës sime
Të putheshin me pikat qiellore.
Bari, kokëulur në gjurmët e tua...
Ikja jote, fjalë e fundit e mbrëmjes
Nga gjoksi më del një ofshamë
Si dallgë deti që don të gjurmojë
Nata
Rri e qetë nën shi
Ndryshe -si unë pa ty.
Ah, sot
Ah, sot…Sot!
Sa do të dëshiroja…
Që afshi yt të më tretej mbi lëkurë
Dhe unë të vallzoja nga zjarri i ndjenjës
Mes nesh…
Të shkriheshin akullnajat e pritjes.
Dëshiroja, që shikimi yt të më vidhej mbi buzë.
SHTEGËTIM NDJENJASH....
Fluturuan zogjtë mërgimtarë
U grumbulluan dhe u nisën tufa-tufa
Me krahët e tyre drejt hapësirave
Kilometra për të fluturuar......
Shtegëtimin e largët, në vende të ngrohta.....
Në avion,
Unë një grimcë e vogël e universit...
Me krahët e zemrës sime të përmalluar
Po shtegëtoj në Atdhe, drejt folesë sime
Të përjetësisë, të mallit dhe rrënjëve të mija
Aty ku ëndrra dhe shpresa marrin jetë…
GJURMËVE TË KOHËS...
Asaj mbrëmje, të dy, rrugës ne ecnim,
Të drithëruar ishim, si në takimin e parë
Nata kishte fshehur, ç'do gjurmë Hëne
Por ne, na ndriçoi puthja....Ajo puthja MALL
Ishim ti dhe unë, si një udhë gënjeshtër
Koha mbeti prapa, një relike e vjetër
Si një gjeth’ i zverdhur, rënë nga dega e vjeshtës
Puthja mbeti pas......E kaluar, pa emër.
ERDHI.....( Kushtuar vëllimit tim të parë)
Erdhi,
Fluturoi qiejve
Si zogjtë shtegëtarë
Folezë më folezë..
Deri sa...
Në gjoksin e ëndrrave mbërriti
E shtrëngova.....E ledhatova
Veten time,
Që e buzëqeshur
Më vinte nga larg....
Sa shumë mall kisha
Për flladin e zemrës sime
Ëndrra e një vajze.....
Mirë se erdhe,
O ëndrra ime e bardhë....!
Pas teje,
Të tjerë zogj, do të fluturojnë
Në qiellin e poezisë sime
Si fluturojnë dallëndyshet
Në qiellin e paanë.
ZGJIM I ËMBËL...
I thashë Diellit,
Mirmëngjes!
I shijova dhe përkëdheljet
E rrezeve diellore
Mbi sytë e mij gjysmë të mbyllur
Ëndërrimtarë....
Dëgjova këngën e zogjve
Simfoni, larmishmëri, natyrë kënga e tyre magjiplotë
U zgjova.....
E dhashë dhe puthjen e parë
Sepse, dua që ditën me dashuri ta filloj
Afër, aty, në gjysmë-shtrat.....
E mora puthjen qe mendoj nga pëllumbat e mij
Shkarazi, nxitimthi, gëzueshëm....
Hodha këmbën e parë nga krevati
E piva dhe kafenë, ritualin e zakonshëm
E shijova erën e saj....
Dhe dita më buzëqeshi....
E filloj kështu....
Dit’Jetën time,
Kështu unë lodroj në vorbullën e saj.
U NDALA...
U ndala
Së shkruari për ty,
Se dhe jeta paska jetë
Si zemra, zemër.
Ndala kokën…
Më pas s’e kthej
Të gjykoj të kaluarën.....
E sotmja, me guxim
Ja la vendin të ardhmes...
Ndalova të numuroj ditët
Dhe natën me ankth ta pres
N.q.s, grija ka mbuluar të tuat kujtime
Si akull e sotmja do t'i tresë...
BUSULLA..
Kur humbas drejtimin e jetës
Dhe jam në udhëkryq
Kam një busull diku në zemër
I drejtohem asaj, pikërisht...
Edhe kur shigjeta e saj
Ndonjëherë gabon...
Një reze Dielli kërkoj
Lart, qiejve të pastër
Dhe detit me valë...
Dhe mjegullnaja
Kthehet në një natë me Hënë
Ku më buzëqeshin Arusha a Madhe
Dhe Ylli Polar....
Kur i pyes, ç'udhë të mar?
Ata më përgjigjen me dlirësi: Përjetësin!
PENELOPË..
Kur Uliksi ...
Ra në duart e tu...
Gjithçka u duk se mori fund...
Atë çast,
Legjenda kishte lindur,
Atë çast legjenda mori udhë...
.....Nëpër shekuj,
Misjonare e dashurisë....
Ditën,
Dashuria ndërton ëndrra
Natën,
Besa, pabesisht ja gris....
Penelopë...!
Odisea dhe magjia e dashurisë
MES DRITËS...
Më vrau...
Sa shumë më vrau..
Më shkuli rrënjët, si pemës Tufani
Më hodhi tutje e mëshirë s'pati
Këngën m'a ndali.....
Katili, i marri......
Më vrau, se i thashë TË DUA
Më vrau...!
Dhe prapë u pendua…
Errësirës më kërkoi e s'më gjeti
I shkreti!.....
Ç'të bëja unë natën, errësirës?!
Unë isha mes jush, mes dritës!
TY…
Sot e kuptova...
Se me puthjen e djallit që më helmove
Portat e ferrit hapur janë për ty
Ty, që kujtoja se më doje
Dhe kuptoje nga ndjenjat
Nga ajo që ti quaje dashuri...
Sot,
E kuptova,
Se kalendari i kujtimeve
Kish ndërruar faqen....
Në vitin HARRESË.
Gjithashtu,
Loti që derdha dhimbshëm për ty
Nga dashuria lëndesë...
Kalova dhe vendeve që bashkë ecëm
Njëlloj....
Kuptova që dita të çelë, për ty
S'kish nevojë.....
Jetoj …Në vitin HARRESË!
M'u duk kaq e largët ajo kohë
Kur ty të desha......
Puthjen e djallit mbaje kujtim
Sot,
Dije nuk të urreva
Koha më shëroi.....
Zemra të harroi,
Dashuria,.........
Ah, ajo (jo unë) të mallkoi...!
Servilit (Fabul)
Tërë jetën......tërë jetën duke vrapuar
Si ti jargosësh të tjerët me lëvdata
Fjalën gati, të kapësh momentin
Pas hije njerëzish mbete, lajka.
Këpucët gati, furçën ke në xhep
Lajkën gati në majë të gjuhës
Brylin gati të shtysh i pari kush të del
Pa le të të shkelin si balta e udhës.
KUR FUTET KRIMBI
Fshehtas, mola dalëngadalë
Më përpara vendin zuri
Zu të hajë pak nga pak
Grimca e pluhur druri.
Ditë për ditë e ca nga ca
Strukur krimbi në harresë
Hapi guva e tynele
N’mes drurit ndërtoi qytezë.
E dëgjuan dhe e panë
Kur vajti puna tek fundi
Të çuditur pastaj thanë
Bukuri e ç'puar druri.
EJA...
E ndiej nevojën për ty
Si jeta për Diellin
Si qielli për këngën e zogjve
Si fëmija për puthjen e nënës.
.
Të të puth në buzët e ëndrrës
Të gërmojmë të kaluarën antike
Mbuluar nga furtunat e kohës
T'i gjejmë tonat relike.
T'u bëjmë magji...
T'i zgjojmë nga letargjia
E gjumit ku kanë rënë..
Eja, të kam lënë takim në Hënë...
Sa e marrë që jam
Të ftoj në Hënë, kur të kam kaq pranë..
Sa e marrë që jam...
PËR TË SHKRUAR...
Pak paqe.....pak ngrohtësi
Pak Diell...
Një këngë zogjsh..
Pak çiltërsi...
Dhe ja.....E bëra një poezi..
Pak fishkëllimë ere,
Pak det të egërsuar,
Pak kaltërsi,
Një ledhatim i yti,
Një dridhje e turbullt, kurmi...
Dhe ja, unë i bëra dy poezi..!
Po ku ta gjej një jetë të vërtetë
Që unë ta shkruaj si poezi përjetësie?
Dua që ta shkruaj një jetë të tillë
Që në peozi të mbetet madhërisht e bukur!
2 Korrik 1990
Unë isha 18 vjeç,
Kur uria dhe dhimbja
Përmbi kangjella
U turr në kafazet "Ambasada"
Për të shpërthyer kafazin e madh..
Lutje e mallkime në eter...
Veç zogjtë,
E kishin fluturimin.....Atë verë....
Unë isha tetëmbëdhjetë vjeç!
DIMRIN
Më kërkove zemrën nga akulli ta nxirja
Nga dimri ku kish veç acar e ftohtë
M'u lute pranverës mes lulesh të vija
Aty ku dashuria derdh rrezen e ngrohtë.
Sa shumë vështirë e pata të shkoj
Te lija pas dimrin e akullt, ftohtësinë
Kisha mësuar zemrën në dimër ta shoh
Kurajo s'kisha ta ndëroja këtë stinë.
Eja, më the, ka dhe stinë të tjera
Aty ku Dielli buzëqesh e ngroh ç'do ditë
Lere zemrën te hazdiset, moj e mira
Mes dallgëzash të kaltra....të luajë me stuhitë.
Erdha e ndrojtur...në dritën e Hënës
Dimrin e lashë në kujtimet e harresës
Të pushtova....dhe shkrinë akujt e viteve
U bënë lotë....në lëndinën e kujtesës.
KOHËS..
M'u dhimbse ti- fjala ime e bardhë
Në këtë kohë pa kohë
Errësirës strukur
Enzimë pandjeshmërirash njerëzore
Dhe ti e imja fjalë
E brishta, e ëmbla
E lehta, krahëflutur...
M'u dhimbse zemra ime,
Në lumin e gjakut të turbullt
Filtron.....
Pasqyrash të shëmtuara, shëmbëlltyrash
Ti me mirësinë përqafuar
I tregon kësaj bote
Se ajo ekziston.
ËNGJËJVE (Kushtuar 4 fëmijëve, viktimave të mjerimit)
Sot,
Më lini...
Mos më flisni..
Dhimbja shpirtin, ka pushtuar
Vështrimet e ëngjëjve që sot puthën qiejt
Zemrën,
Oh, zemrën, zot, ma kanë drithëruar..
Sot,
Heshtni!
Se vetëm heshtja ka vlerë..
Fjalët ATA, i morën me vete
Dhe nëse lulet do të çelin një ditë
Pranvera do t'i sjellë me të tyren dhimbje....
Sot,
Mos këndoni!
Në vaj është kthyer dhe kënga
Buzëqeshja e ngrirë buzëve të njoma
Nota trishtim-dhimbje, dalë nga zemra.
TRISHTIMIT...
Më pushtoi, gllabëri, sundoi
Injoroi.....
Buzëqeshjen m'a mohoi
Lumturinë m'a shkatërroi!
Botën e errët ku vetë jetonte
M'a imponoi...
Por prapë, prapë më dashuroi.
Nga dhimbja, zhgënjimi, i sfilitur
I drobitur
Nga strofulla e erët pa jetë
Drejt qiellit më lëshoi..
Më në fund më harroi...
Më mirë kështu
Tashmë kalimthi
Kujtesës pas shiut kaloi
Uni-ylber gjithë ngjyra
Gëzueshëm doli
Jeta hareshëm gjalloi.
DO TË VIJ....
Po bie shi, por unë do të vij se të thashë
Me zemër të pastër e flokët e lagur
Pa makiazh, e bardhë si skulpturë e ngrirë
E akullt.....
Do të vij me mendimet që më sillen rrotull
Si fluturat luleve në pranverë
Nga malli dhe shiun do ta harroj
Kokën do ta vë në gjoksin tënd do shplodhem
Paqen dhe dashurinë aty do të gjej.
PELEGRINAZH..
U nisa me këmbë pelegrin
Të kërkoja lumturinë
Pata etje, u lodha
Mundimi s'ma shuajti urinë.
U nisa me të tashmen
Me një trastë
Të mbushur me miq e fjalë
Rrugës së gjatë, m'u bënë shokë të pandarë.
U nisa drejt së ardhmes
Së panjohurës enigmë
Dhe numurova ditët
Javët, muajt, vitet....
U lodha......
Se kërkuari lumturinë.
Më fund e brengosur
Pashë një dritë
Së largmi
Më verboi sytë...
Ish ajo LUMTURIA
S'isha e vetme që e kërkoja
Pas kisha miliona njerëz
Vite e ëndërronin.
Dorën zgjata drejt saj, i kërkova
Qesha me të kaluarën
Me të sotmen u lumturova.
EPITAF MBI VARIN E NJË POETI.
Dhe po vdiqa, mos më qani
Lotët i kam zëne zët
Malli për mua kur t'ju marri
Blirit këndojini këngë.
Dhe këndoni se ju desha
Ju urreva kur më vratë
Thellë zemrën ma plagosët
Ulurini .....dot po s'qatë.
RINGJALLJE....
E vranë .....
Ata të erësirës, e vranë
E vranë natën,.....ja zunë dritën...
Pa mëshirë, ......ja zunë dritën...
E vranë....
Po Dielli nuk pranoi
S'e lejoi të vdiste
E shkundi...
E zgjoi..
Me rrezt e ngrohta e mëkoi
I dha ngrohtësi e i dha jetë
E zgjoi...
E solli në jetë......vërtetë
E panë....
Buzëqeshën tuafët të hutuar
Dhe vdekja vallë i kish tradhëtuar?!
Hiopkritët me zë meiti
Dhimbje e mall
I pëshëpëritën njëri-tjetrit ...
Ajo u Ringjall
Sinqeriteti, e vërteta, puna
Zhyten një kohë
Por koha i çon në piedestal….
NË RËRËN E NXEHTË....
Njësh me rërën e nxehtë
Ngrohtësi deri në djegie
Trupi i shtrirë mbi rërë
I pacipë, gjysmë i zhveshur
I bardhë si aspirinë
I ekspozuar në rejone diellore...
Afshi i nxehtë ç'më ngjitet
Deri në mendime të paguxuara
Të paciptat fantazma më shfaqen
Djalli shpirtin më ka gllabëruar...
Më mirë që sytë si hapa
Skuqte fytyra nga turpi dhe vapa.
MË KE MUNGUAR.
Më ke munguar
Oh, tmerësisht më ke munguar...
Të kërkoj në lotët e qiellit
Afshin përvëlues të Diellit....
Në puthjen e nxehtë të Hënës
Në prehërin e ngrohtë të ëndrrës..
Në rimat e vargut që puthen
Në valët që lehtë përkunden.
Në flladin që më sjell frymëzimin
Dhe larg m'a çojnë trishtimin..
Të pres që të vsih ti,
Të më sjellësh Dashuri...
Ti je zjari në dimër
Je ajri im në gji…
Je freskia e verës
Je vala e detit MAGJI..
HAPËSIRË...
Hapësirën kërkoja, moj dritë e bardhë
Dhe një Diell që shpirtin tim ta mbante ngrohtë
Hapësirat e deteve kërkoja, moj e bukura valë
Që të më sillte dashuritë e mbytura nëpër botë...
Hapësirat kërkoja dhe gjeta ëndrrën
Jam gruaja dhe nëna që kisha ëndërruar...
Tani unë jam...
Një ëndërr e tre fishuar.
ZGJOMË..
Eja në ditët e mija dhe ......zgjomë
Me fëshfërimën e erës
Me zhurmën e dallgëve mbi shkëmbinj
Qëllomë.....!
Por zgjomë....!
Edhe sikur të më vërvisësh
Përralla me kuçedra
Që tmer e flakë nga goja lëshojnë...
Prapë zgjomë...
Plagët do m'i shërojë Jeta!
Zgjomë miku im, zgjomë!
Dua të jetoj, të eci....
Mbi kuaj vargjesh
Të kalëroj....
Zgjomë.
KUR TË SHOH..
Më vjen të rend pas teje
Të bëhem erë e tërbuar
Dhe kohën ta ndal.....
Veç të vij.....
Me krahët e mallit
Të pushtoj dhimbjen
Shpërbërë në mijëra
copëra-thërimesh, ndjenash
Moziaku i kohës së kaluar...
Kur të shoh,
Zgjohen kujtimet
Strukur në dritare mbresash
Qosheve të zemrës së lënduar
Kur të shoh kam mall
Dhe u derdh bojë
Vargjeve mbi fletën e bardhë.
FLASH....
Më vijnë mendimet.......Flash
Mëngjeseve,
Tek zgjohem me nxitim.....
Flash,
Nëpër fjalë që i mbeten kujtesës,
Në kujtime që ju dorëzuan harresës...
Flash,në embrionin
Ku zë fill tradhëtia
Flash,
Në magjinë e puthjeve
Ku heshtjen drithëruese, lë dashuria....
Flash...
Buzëqeshje ëndrrash të ndezura
Që derdhen në pambarim
Flash,
Mendimeve që enden.....Meteorë
Orbitave të kapin përjetësinë
Flash....Flash....Flash......
BESIMI
Gjithmonë kam patur besim besim...............Gjithmonë
Dhe kur shpresa drejt së panjohurës më shpuri
Edhe kur në dallgët e jetës më mbytën ëndrrat
Edhe kur kënga e mallit për ty....lotët përzuri.
Besimin e pata dhe ditën kur unë ty të humba
Edhe kur mendova se kthim mërgimtari më s'pati
Sepse atë e rrëmbeva prej zemrës time të dlirë
Kur shpresat e mija humbën në monopate të ngushta fati.
Dhe e derdha besimin në udhët që para më çojnë
Si Dielli të më ndrijë dhe honet të më ngrohë
Të kem si mik e shok të zemrës, shpirtit tim
Atje ku unë do shkoj, aty ku unë po shoh
KORIDORI I JETËS
Në koridorin e jetës eca
Plot dyer e dritaresh muresh-vitesh
Ca mu hapën e ca mu mbyllën
Kapituj librash plot kujtime.
Dhe rrugën e gjeta dhe kur dritë s'pati
Se besova se për mua Dielli do ndriçojë
Me Hënën dritën e saj u ngazëlleva
Depërtova erësirën ne sytë shqiponjë.
Disa herë eca dhe me sytë mbyllur
Fati nëpër hapa të nxituara më ndihmoi
Me grushta në zemër godita heshtjen
Në gjoks vetminë e çorra me thonj.
BOTA PA MUA
Dillei që lind ç'do ditë do na ngrohë
Vesa e mëngjesit si loti mbi lule do pikojë
Këngën e ëmbël bilbibi prapë do këndojë
Rrugët do të jenë të zhurmshme njëlloj.
Do të lindin foshnja nëna do gëzohen
Do të vdesin njerëz do të dershen lotë
Do perëndojë Dielli do të bjerë nata e zezë
Natën Hëna do të dalë gjysmë ose e plotë.
Do të jenë miqtë e mij aty akoma bashkë
Do të mblidhen me kitarë dhe do këndojnë
Rreth gotës së verës dhe tymit të duhanit
Të kaluarën me mall dhe mua do të kujtojnë.
Do të mbushen lëndinat plot lule erë mira
Dhe bora maleve butësisht do të shtrojë
Dhe pse unë s'do jem bashkë këtu me ju
Gjithçka akoma si dikur do të vazhdojë.....
Pa mua kjo botë dhe njëherë pa ty
Një ditë ç'do kush dhe pa ne të gjithë
Jeta është e pafund palimit, pafundësi
C'do kush nga ne në jetë, lë pas një histori.
LOTIN
E mora lotin mes duarve të mija
E ngroha....Përkohësisht i bëra folenë
Frymën time harxhova
...që të jetonte, ekzistonte...
Ndërsa ti më ktheje shpinën..
Ja fala shiut të vjeshtës
Dhe u derdh strehëzave butësisht
Kur malli për ty më mori...
Por kurrë syve të mij
çmëndurisht të dashuruar
Shpresa se një ditë ti do të kthehesh
S'e lejoi....
Ja fala Hënës
çuditërisht ajo nurin tënd mori
Dhe unë u çmalla...
U putha sot me Hënën.
Ja fala verës së nxehtë
Dhe e bëri grimcë rëre, pasioni
Zagushi trupash të pështjellura
Plot mall apo afsh
Ngashërime nga ndarja e gjatë..
Ja fala dimrit
Dhe e bëri flokë dëbore
Thëngjill u shua
Faqeve dhe buzëve të etura
Për puthjen time...
Ja fala fjalës, shpirtit
Dhe e di se ç'farë?
U bë përjetësi qënia jote
Në UN
MOS U MËRZIT
Mos u mërzit, fletë e bardhë
Që mbeta pa shkruar
Me pak mërzi e trishtim
...Kohës humba si e huaj
Rimat dhe fjalët i paskam harruar..
Mos u mërzit, o zemra ime
Ka pak kohë s'të kam dëgjuar
Shëtita udhëve pa udhë
Ëndërrova larg teje,
Qiejt e praruar...
Mos u mërzit, o ëndrra ime
Fjeta dhe ty s'të kam parë
Më zuri gjumi në prehërin e Hënës
U putha ëmbël me dritën e saj...
Mos u mërzit, dashuri
Të lashë mënjanë larg zemrës,
Pushova e gëzova beharit
Në ishullin e vetmisë, harresës...
Mos u mërzit, jeta ime
U riktheva sërish e etur
Kujtimet e mira vargje ti solla
Koha që shkon, s'ka për ti tre
DO TË DESHA...
Do të desha që puthja që më dhe
Të vazhdonte më gjatë
Që unë të ndieja ty, më pranë...
Do të desha që trupin tim ta shihje
Në intimitet, e në ç'do detaj
Dhe aty ku Evën e dënoi zoti
Mëkatin e hijeshisë femërore...
Do të desha që të më përqafoje
Dhe të ndieje të dridhurat e trupit tim
Aromën e gruas....
Deri në agoni ndjenjash, çmënduri..
Por, mungoi ai çast intim...
Pas më ndoqi shikimi yt
Puthja jote..rrënqethje
Sille dhe gjeje të, lutem, atë çast intim..
DJALIT TIM
U rrite biri im.....U bëre burrë.
Vitet ikin....
Dhe unë si vura re...
I kuptova vetëm,
Kur u ngrita në majë të gishtave,
Dhe të putha
Dhe ndjeva një tjetër parfum....
E turpëruar, puthja ime,
Mbi faqen tënde
Si zog i trembur fluturoi....
Dhe iku u ndal,
Mbi degën e një ëndrre.....
U rrite djali im, u bëre burrë.....
MENDOHU....
Mendohu mirë para se të hapësh portën
Kollaj është sytë dhe kurizin të m'a kthesh
Zemrën ta marrësh me vete në bagazhe
Me ndjenjat e sfilitura kthim s'do të kesh.
Mendohu mirë para se hapin ta hedhësh
Është vendimi fatal i gjithçkaje që mer fund
Me gjethen e njomë do ti mbledh po deshe lotët
Ti bëj perla gjerdani, për inatin e botës.
Mendohu para se të thuash gjithçka mbaroi
Në terr’ fjalët dhe kujtimet do të mbeten aty
E plagosura zemra ime do mbledhë copa-çikat
Pastruar memorjen nga ç'do kujtim me ta
RUTINA..
Të kisha lënë si pa kuptuar mënjanë
Dhe thonë që Dielli ngroh botën njëlloj
Po ti kishe mbetur gjithnjë gjysmë Hënë
Natën, dëshpëruar, zemra jote më kërkoi.
Ishe aty pranë meje dhe unë s'të shihja
Transparent, para shikimit tim indiferent
Të vrau kaq shumë nga unë largësia
Me ndrojtje erdhe dhe në portën-zemër po troket.
Eh, rutina, që kish zënë vënd si pa u ndjerë
Mes nesh akulli na ftohu lumturinë
Kaq shumë kisha harruar që ti ishe gjysma ime
Rigjetja na solli mes kujtimesh dashurinë.
PËRKOHËSISHT
Përkohësisht, mos më kërkoni......Po shkoj
Pak larg ku zemra ime të gjejë dlirësi
U mërzita me intrigën e mëshiroj
Se shpirti im i brishtë s'lëndon njeri.
Do të iki larg, nuk do të jem
Do nisem me zogjtë shtegëtimeve të lira
Në qiejt kaltërosh, kush do vjen e më gjen
Sa herë që të trokasë, portën ja hap e mira.
Do të iki ca kohë, se mos bota ndryshon
Do të kthehem në fole, kur qielli të jetë larë
Unë këngën do ta çoj në qiejt që dëgjojnë
Atëherë prej mallit dhe Toka do të jetë
KUR MË SHFAQESH TI...
M'u shfaqe si agim mëngjesi
Me sytë e bukur ......lyer
Makiazhi i ylbertë i Hënës
Ngjyrat e dashurisë i ngjeu
Me penelin e ëndrrës....
M'u shfaqe skulpturë
e mermertë e bardhë
Nga rënojat antike
Kur dashuria brengosur
Kohërave ju qëndroi stoike.
M'u shfaqe si zanë mali
Nga bjeshkët e larta
Shqiponjave ju more shikimin
krahëve zemra ju dha forcën
Drej meje nise fluturimin.
M'u shfaqe kur kisha etje,
burimeve të shterpa
Gjinjëve të tua piva
e më s'u ndala
Dhe ja......m'u përtëri jeta.
Duaji poetët
Lexoje poetin dhe vargun e tij
Në ç'do gërme e rimë buzëqesh jeta
Dhimbja dhe gëzimi derdhin melodinë
Këngën këndon zemra.
Kuptoje poetin dhe vargun e tij
Që të ndjesh se jetës ke jetuar
Është ujvarë që shkon në pafundësi
Është një fllad i ngrohtë për t'u shijuar.
Poezia është kitara e shpirtit
Pikë loti të jep melodinë
Vargu i saj dritë që ndriçon maja
Është djepi që përkund lumturinë.
Duaje poetin o njeri....
PATJETËR
M'u godit një ëndërr
U thye në ter......
U bë mijëra copa...
M'u gjakos një ëndër
Gjak të kuq nxori
Dalë ngadalë u shua...
M'a mbuloi koha,
Në var të HARRESËS,
Do ta gjej një tjetër....
Patjetër....
PARFUM DASHURIE..
Më mbeti në mëndje parfumi yt
I asaj mbrëmje si vegim
Me vete e mora, e bëra pa ndrojtje
Lëkurë të dytë mbi trupin tim.
I mbajta erë kur isha vetëm