2012-03-31

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon për gjendjen në Maqedoni


KKSH reagon për gjendjen në Maqedoni
Këshilli Kombëtar Shqiptar i përbërë nga disa shoqata, degë të partive politike, asosacione të ndryshme, dhe intelektual të pavarur ka shprehur shqetësime lidhur me situatën e fundit të tensioneve dhe incidenteve në Maqedoni.
KKSH tre ditë më parë mbajti një protestë para selisë së Komisionit Evropian në Bruksel.
Bashkatdhetarët e tubuar sot këtu, me indinjatë të thellë janë duke e përcjellur situatën e krijuar nga dhuna shtetërore që po ushtrohet kundër popullit shqiptar nga rritja e shovinizmit agresiv sllavo-maqedonas.
Vrasja e dy të rinjve shqiptar në Gostivar nga polici sllavo-maqedon, dhe justifikimi i vrasësit kriminel nga autoritetet shtetërore të Maqedonisë, tregon qartë se prapa këtij terrori qëndrojnë institucionet shtetërore të FYROM-it. Rrahja e fëmijëve të pambrojtur shqiptar të fshatit Çiflig, dhe vazhdimi i dhunës, në Shkup, Kumanovë, Tetovë,Veles,  Manastir, e gjetkë, nga struktura të fshehta mafioze shtetërore, në asnjë mënyrë nuk mund të justifikohet si huliganizëm apo rast vandal i izoluar, por kjo buron nga aparati shtetëror i kryeministrit Nikolla Gruevski”, theksohet në referatin e organizatorëve të protestës.
KKSH ka shprehur të gjitha problemet dhe diskriminimin e shprehur ndaj shqiptarëve përmes disa pikave, që u janë dorëzuar Komisionit Evropian.
Ky këshill kërkon që partia shqiptare në pushtet BDI të braktisë menjëherë Qeverinë, të reagojnë Tirana dhe Prishtina me mekanizmat e tyre si dhe bëhet thirrje për protesta në trevat shqiptare dhe diasporë, për të shprehur revoltën mbi gjendjen e krijuar. KKSH thekson se për shqiptarët në Ballkan mëse e nevojshme është zgjidhja e problemit Nacional Shqiptar përmes ribashkimit.

Administrata e Trump-it ofroi një mundësi, por jo një zgjidhje për problemet që ekzistojnë mes Kosovës dhe Serbisë

  Search inside image Akademik  Mehdi Hyseni,PHD Profesor Dr. Mehdi Hyseni  , është Doktor i Marrëdhënieve Politike Ndërkombëtare dhe Bashkë...