2012-03-27

Historiografia e ‘të tjerëve’ për Kosovën




Nga Flori Bruqi

Punimi shkencor “Historiografia serbe për Kosovën, XIII-XIX”, është libri më i ri i autorit Enver Rexha, i cili sjell një periudhë të gjatë kohore, duke filluar nga mesjeta për të përfunduar me vitin 1912.

“Historiografia serbe për Kosovën, XIII-XIX”, është libri më ri i autorit Enver Rexha, njëkohësisht ushtrues i detyrës së drejtorit të Institutit Arkeologjik të Kosovës. Një vepër, e cila i ka munguar bibliotekave të vendit tonë, pasi që nxjerr në sipërfaqe fakte dhe dëshmi të reja që hedhin poshtë ato që janë thënë deri më sot nga kundërshtarët. Autori në parathënien e këtij libri citon, “Mbështes fuqishëm një luftë ballkanike kundër falsifikuesve në histori-historiografi e përgjithësisht në shkencë. Pasqyra e rrejshme-falsifikimi për të kaluarën e vetë popullit-kombit, na çon në një rrugë qorre të historisë”.

Ky punim shkencor që i po i ofrohet studiuesve dhe opinionit të gjerë publik, është një përmbledhje e studimeve të shumë artikujve, punimeve dhe botimeve shkencore që kanë të bëjnë me historinë e Kosovës dhe popullit shqiptar. Punimi përfshin një periudhë të gjatë kohore, duke filluar nga mesjeta për të përfunduar me vitin 1912. Vet autori ka pohuar se në këtë vepër është munduar të përfshijë ato studime dhe dokumente që trajtojnë disa nga problemet më të rëndësishme të historisë sonë nga ana e historiografisë serbe dhe në rendin e dytë, ato të historiografisë vendore e ndërkombëtare.


Kjo shihet në ndërtimin e projekteve të mëdha nacionale e shtetërore, në argumentimet e tezave të dyfishta të etnogjenezës, autoktonisë dhe paraqitjet e së drejtës natyrore ose asaj historike, jo vetëm për territoret, por edhe për kulturën. Autori sjell fakte interesante rreth historiografisë serbe, që në fillimet e saj, e mbështetur nga qarqet shtetërore duke shfaqur qëllime imperiale në raport me jo të tijën, historinë, historiografinë dhe trashëgiminë kulturore të fqinjëve. Vepra në fjalë do të tregojë se çfarë nuk është shkruar dhe çfarë nuk është thënë, pothuajse në të gjitha veprat dhe shkrimet e historiografisë serbe deri më tani, për historinë e Kosovës dhe popullit të saj, shqiptarët.

Vdiç shkrimtari dhe avokati i njohur dardan Zeqir Berdynaj (1934-2025)

Zeqir A. Berdynaj, u lind më 6 qershor 1934, në Firzë, ish katundi i Ri i komunës së Pejës.  Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendli...