nga Fran Buzhala
ESSE
Pickime dhimbje maxhije ,po i mëson vetit kodin! Në të gdhirë trokitën në derë, ëndrra ime ende s´ka përfunduar, duhet të largohuni nga çerdhja që zogu te mësoi te fluturoi...“Moment i kthjesllsis” pse ma përgjon jetën time. Unë jam një pemë qe flas, nga fuqia e shpirtit nuk plaket kurrë. Mora rrugën e shërimit qielli me zbriti në tok , e kam pranuar me shumë lot vdekjen tende , po ti s’kishe pas vdekur...Magjistari u shfaq me një vizion nga një Shpirt djallëzor i natës. Përrallat fantastike kanë marr mendjen, na vëzhgojnë çmendurit. Te ai gur do ta ndal dhimbjen tende do të rezistoi urrejtjeve, aty ku fjala e juaj mbron pragun. Një zog i vogël po përpiqet te fluturoi, për një moment me zëri gjumi me një moll të kuqe në gojë ndihem i zhveshur e shpifur. Një vogëlush i vogël ti ka ngulur sytë, po të pret këtu larg te një lis i burgosur me jetën nga dallgët e detit që po paralajmëronin edhe një stuhi tjetër. Bëhuni gati edhe një herë të provosh botën e dhimbjeve të harruara. Në postën ajrore mergerimtaret i dërgojnë një puthje, i pushton një dëshirë shumë të fort. Dikush i kërkoi maxhin e atyre të thashethemeve, i ëmbël si një përbindësh. Nuk duam qe edhe arti të ketë përkthyes të gabuar nga politikani i magjisë në krizë nervore. Udhëtime shpirti me ulërime primitive a është larguar ende mallkimi? Unë s´kam fjetur qe 2000 vjet. Nëse me besoni duhet te jemi të kënga ne at kohë edhe ne ketë kohë, te përralla e gomarit me kostume majmunesh. Çka the more gomar kur su mbushe mend! Gomar mbete dhe vazhdon të bëhesh shok shtratit të vdekjes, për çdo histori me dy versione. Mallkimet kanë shumë mënyra, koha po zemërohet nga këto mallkime...! Ta gjejmë thesarin e mallkimeve te Kujtesa se paku nuk e din se janë vdekur. Zëri saj s’mund të flas me botën tuaj, bota e atyre do te falënderoi këtu te ai gjaku Kastriotit qe na mbajti gjallë. Jam i humbur tingëllon si çmendur, toka jon po vdes, bota jon e pa shpresë po pret vetëm pranverën to shoh një Pëllumb i vdekur të pragu i shtëpisë. Zgjohu o pëllumb është pranvera, duroi dhimbjet nga shpirti i të harruarit, janë horrat mashtrues thesar të ngritur më ligësi. Ata vajtojnë tërë kohën do ta marrin botën ton në dorë. Po te falim ne këta horra do te gënjejmë, sepse shpirti si fal. Pse ju njerëzve po ju pengoni ti afrohemi dritës, një ushtri me shpirtra qe feston tërë kohen, aty ku po zbaviten shpirtrat gënjeshtari natyrë, është një klub për zemrat e vetmuara.
Ne jemi një shpirte i ngjashëm për monedhat ilire!
Ne jemi një shpirte i ngjashëm për monedhat ilire, një njeri tha: jam bërë një gurë i forte me pëlqen qe kam miq te vdekurit! Shum miq çmenden se kanë dritaren e fantazive, Kan shokët e vdekur të luftës fantazmat e tyre...Loja torturues nga një fantazmë e krisur prej xhelati, nga truri i shpërblyer prej ferrit kamxhikut. Bota e shpirtrave po behet me fortë, diçka po i pengon për te kaluar ne boten tjetër, me marr territorin me veti Tha: Një fantazmë problematike kam udhëtuar ne çdo cep të botës duke mbajtur sekrete deri te gjethi i fundit qe po binte ne tok tha: Kure te bie gjethi fundit kësaj peme s’do të ekzistoi më, S’do ti shoh me ata gur qe gjendeshin pran lisave me dhimbjen e dhimbjeve...dallgët e detit sa e nxirrnin jashtë edhe një fantazmë që ishte mbytur gjatë arratisjes duke marr rrugën e perëndimit, sikurse kisha parë këtë fytyrë të kësaj fantazme gjatë viteve te 90,ta me një shikim si mu drejtua: Përshëndetje Mik, aje aty? Oh, po u përgjigja me buzëqeshje, gëzohem. E ndihesha veten të gjallë brenda kësaj fantazme kur rrëfente nga frika, shqetësimi, urrejtja, egoizmi, paaftësia për të u përshtatur me realitetin. Këtë lloj përkujdesje se gjeta kurrë si te Nëna ime ku do qe me dërguan dallgët e detit. E ndihesha vetën shumë të ligë ku do edhe në Shqipëri, pak me u sëmur kisha frik se po vdes se kërkush s´ka me kujdes për mua, me falje ndër lutje më kërkua Nënës falje, se at lloj dashurie se gjeta kërkund si te Nëna, andaj një dit mos me kujtua me duket se po tradhtoi. Ishim të vegjël jemi rrit fukarenj vazhdonte dhe jam krenare kur hanim të gjithë në një pjatë, vazhdonte të rrëfimin e vuajtjeve kësaj radhe një mike ku komunikonim në internet, duke i shtrydhur sakrificat, si behëm tash me gjakun e dikujt tjetër. Jetojmë në mizori, edhe pse jam në botën e largët, ku edhe buzëqeshja blihet me para, edhe shfrytëzimin e dikujt, me gjakun e dikujt ku me i kënaq epshet e pasanikeve, në Shqipëri më këta virus ekstrem nga paraja që është bërë prostitutë. Vazhdo rrëfimin i thash, pyetje shumë e çuditshme me tha heshti! Isha shumë me fat pasi bëra dëshmitarë i një ngjarje të veçantë, për këto tensione qe ushqehen nga shqetësimet nga fenomenet e ikjeve te kohëve..si duket fantazma, e mikja ime ishin nga veriu i Shqipërisë, nga i vend ku me kishte rrëfyer gjyshi edhe mua për prejardhjen e familjeve gjatë sundimeve të perandorisë Turke ku la hakmarrje imponime këto pasoja po i vuan me shekuj populli ynë. kështu vazhduam me fantazmën,miken time nga veriu, dhe unë kosovari, dis herë me ngacmoi me këtë fjalë kosovari, me ngacmime dhimbje maxhije, drejtë shërimit shpirtëror. Ndër kohë vazhdoja të lexoja te Libri që botoi Kadare në vitin 2006 "Identiteti evropian i shqiptarëve - sprovë"pjesë e të cilit u botuan edhe nga gazeta Shekulli ka shkaktuar një polemikë në mes të tij dhe Rexhep Qosjes. Kështu përderisa Kadare e karakterizon identitetin shqiptar si të krishterë - perëndimor, një identitet. Qosja në librin e tij të quajtur "Realiteti i shpërfillur", thotë se identiteti shqiptar është një miks i atij perëndimor dhe lindor, krishterë dhe mysliman, e ndan kombin në dy identitete. Zogjtë e bjeshkëve kreshnike nuk çajnë, i kam qmuar prindërit e mijë edhe gjatë pushtimeve, edhe kur isha në izolim i vetmuar duke kënduar mistereve në pushtim pa deshmitarë?! "Ne duhet të mësohemi: në kryqëzimet më të rëndësishme të rrugëve të jetës sonë, nuk ka asnjë tabelë treguese." Ernest Hemingway